Kush mund te na gjeje poezi te ketij shkrimtari?
Kush mund te na gjeje poezi te ketij shkrimtari?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 17-01-2006 mė 17:18
Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!
Korrigjoje titullin e temes se quhet:
Frederik Rreshpja e jo "Reshtja".
Pėr njė vjollcė
Ēeli vjollca e vogėl mbi gurishte
si njė ylber mbi planete tė panjohura
Kėshtu kam ėndėrruar edhe unė dikur
tė bėhem ylber mbi akuafortėn e kohės vizatuar egėr
po tėrė ato qė thashė
u tretėn nė kujtesėn e palexueshme tė ajrit.
Mė me fat janė perėnditė
qė kthehen tek toka tė skalitur:
Ti s'ke pėr t'u skalitur kurrė
e veē ndoshta nė kujtesėn e palexueshme tė ajrit
Ky qe fati yt prej ylberi
me njė kryq shiu te koka
Por fati sundon tėrė popujt e zotave
tė shumtė si rėra,
vjollcė e vogėl, o shpirt.
Ave, nėna ime!
Rri nė shi. Kjo ėshtė e vetmja gjė qė dua.
Ē'ėshtė ky? Pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim
Kėshtu kam dėgjuar zėrin e shiut
Njė ditė vere rrėzė lisit plak
Te porta lėnė hapur pėr zogjtė.
Ah, kur isha i ri dhe i bukur kujtonja
se tėrė shirat e botės binin pėr mua
po tani qė kanė kaluar kaq shumė vite
e di se s'ka asnjė kuptim qė bie shi
Iku dhe nėna ime nėn njė shi prej mermeri
nga arkeologjia e perėndive qė rrėzoheshin
Ave, nėna ime!
Vetėm tek ti kam besuar
Zot tjetėr nuk kam patur kurrė. Amen
PERGJITHMONE
O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.
Kur te mbyllen syte e mi, nuk do te kete me det
Dhe varkat e loteve kane per te ngecur ne stere.
Shkoj dhe shirat po i le te kyēura
Por do te ktherm perseri ne ēdo stine qe te dua.
Une kam qene trishtimi i botes.
O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.
KENGE LAHUTE
Me zuri gjumi i balladave
Dalin etrit pleq ne prag te rapsodive
Dhe nate e dite nje zog me rri te kryet.
O ti zogu i zi i amanetit,
Per ku vrapon te besh shi, o zog?
Dy tre shira rane e u be dimer,
Dy tre net u deshem dhe u harruam.
Do te ngrihem e do te marr dynjane
Por gjumi i balladave nuk me le.
Dy tre shira rane e u be dimer,
Dy tre net u deshem dhe u grindem.
Faleminderit shume, eshte i mrekullueshem. Vargjet e tij jane vargje perlash.Postuar mė parė nga Labeati
Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!
Manula,
Rreshpja eshte poeti lirik me i madh shqiptar i gjalle
Nuk di pse kur bera serch ne forum nuk gjeta nje artikull me nje vjershe te tij te botuar me pare.
kam postuar nje interviste te tij
ka nje jete shume te dhimbshme.
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=59558
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 17-01-2006 mė 17:45
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
faleminderit xhuxhu, me te vertete e dhimbshme, nje gjeni si ky, me varg te paperseritshem.Postuar mė parė nga Xhuxhumaku
Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!
(Nje perle tjeter e F.Rreshpjes)
Ku ishe ti?
Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hënë?
Në ç'hënë barisnje vallë?
Ku ishe ti kur vizitova profilin tënd
Në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?
Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde
Pastaj erdhi prap nata
dhe kështu ka për të qenë deri në ditën e fundit të netëve.
Zbrita tek kroi
duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit
Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave.
Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës
Si një sovran që abdikon.
Ani, mua më zuri ky mallkim.
Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta?
A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë?
Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet?
Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët?
Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët!
Krijoni Kontakt