Close
Faqja 24 prej 24 FillimFillim ... 14222324
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 236 prej 236
  1. #231
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Frederik Rreshpja

    Vdekja e Lores

    Rri ne muzg sikur te jane rrezuar koherat persiper,
    gati per perjetesi.
    Nuk me flet. I ke premtuar vdekjes, e kuptoj.
    Por ti ne kete bote erdhe per mua, jo per qiejte.
    Kemi qene perhere bashke, qe te rinj,
    dhe tani me le!
    Mua me trishtojne stinet. Ti e ke ditur,
    dhe me boten me ndan nje udhe me kilometra vetmi.
    Kemi thene gjera qe s'kane per t'u kuptuar kurre.
    Kemi ecur ne tere shekujt, para piramidave.
    Emrat tane kane qene gdhendur
    edhe kur nuk kishim shkembinj.
    Por keto s'kane per t'u perseritur me kurre.
    Si ungjijte.
    Te dy kemi qene gjithmone te bukur, por ti tani,
    je akoma me e bukur, keshtu, me pak vdekje ne sy.

    Frederik Rreshpja.

  2. #232
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Frederik Rreshpja

    Lerme te vij me ty

    Ne fushe ecin ciganet dhe mbi supe
    daullet u varen si kufoma,
    ku shpirtrat e shkretetires
    s'kane per t'u zgjuar kurre.

    Nga cerdhja e shiut fluturoi
    kenga e reve tere gjeme.

    Lerme te vij me ty!
    Ky eshte muzgu im i fundit.
    Une vij tek ti te vdes, s'e ke kuptuar?

    Me duhet te vdes dhe me duhet pastaj
    te shperndaj gjakun tim mbi trendafilat.

    Frederik Rreshpja.

  3. #233
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Frederik Rreshpja

    DASHURI E HUMBUR

    Dola nga guernika e kesaj nate
    I vrare egersisht,
    Kali i zi i pikellimit
    Ne shtegun e vjeter me priste.

    Kali i zi i pikellimit ē’me rrezoi
    Dhe rashe si ne ballada;
    Gdhendur ne gravurat e vjetra,
    Permbys mbi shqytin e nates.

    I vrare nga nje pranvere e kote,
    Braktisur nga bota e tere,
    Vetem kali i zi i pikellimit vjen rrotull
    Dhe qan per te zotin e vjeter.

    Rreshpja.

  4. #234
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Frederik Rreshpja

    imzot,
    si me kembeve me nje qytet,
    ti qe s'me kembeje as me zotat?

    Rreshpja.

  5. #235
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Frederik Rreshpja

    Testament

    Qe femije e kam kuptuar se kisha lindur
    i mallkuar me art.
    Gjerat i shihja ndryshe:
    Neper shirat e vdekur
    peshqit fluturonin drejt cerdheve, te yjet.
    Ne vend te bores binin zogj ne cdo dru.
    Era si keter brente deget.
    Qante mbi mua nena, shenmeria ime. Ave nena ime!
    Mos e paste njeri kete fat!

    Kam dashuruar nje Aferdite ne Olimpin e trendafilave.
    Pastaj erdhe ti tere ikje.
    Me vone vije vetem neper endrra, si perendite ilire.
    Keshtu iku dhe rinia, filigrami i djalerise,
    i mallkuar me art.
    Mos e paste njeri kete fat!

    Tani qe po vdes enderroj vetem nje kryq te koka,
    dhe te harrohem, se nuk dua qe edhe pas vdekjes
    te me ndjeke mallkimi i artit.
    Mos e paste njeri kete fat!

    Po kur te vdes, portreti im ka per t'u shfaqur neper gjethe,
    Se une kam patur miqesi me cdo dru.
    Ne stinen kur bien gjethet
    do te bien edhe syte e mi.
    Tani e tutje shirat do te jene lotet e mi.
    Mos e paste njeri kete fat!

    Frederik Rreshpja.

  6. #236
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2019
    Postime
    25

    Pėr: Frederik Rreshpja

    Me rri nen yjet me shpaten e ndarjes ne dore;
    A mos valle kerkon t'a vrasesh kete nate?

    Shkoi dhe marsi i kesaj nate!
    Jo, ne kete bote nuk do kete me mars.

    Me rri me shpaten e luftes se klasave ne dore.
    Nata e prere ra tek kembet e mija,
    dhe shpirti i henes kullon yje si teh celiku.

    Pranvera qe rron mbi shelgjet,
    vdes dhe shnderrohet ne vjeshte.

    Frederik Rreshpja.

Faqja 24 prej 24 FillimFillim ... 14222324

Tema tė Ngjashme

  1. Frederik Ndoci
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 21-12-2024, 17:10
  2. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  3. Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 00:28
  4. Frederik Rreshpja
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:35
  5. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 06:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •