Close
Faqja 54 prej 126 FillimFillim ... 444525354555664104 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 531 deri 540 prej 1258
  1. #531
    ¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa Lexo Postimin
    Kur ke telashe (jo probleme) me zemër, më mirë mos e hap këtë faqe, sepse ta rëndon gjendjen. Është e vështirë kjo gjuha jonë. Ka fjalë "të gjata" që s'kemi durim t'i flasim as t'i shkruajmë, siç është kjo "të (ju) falemnderit!"
    *me zemrën
    *o zemër


  2. #532
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Akoma s`u mësuat të shkruani pa gabime ju?

    Love has no limits

  3. #533
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar më parë nga SinFoni@ Lexo Postimin
    Akoma s`u mësuat të shkruani pa gabime ju?

    Une U lava. Une U mesova me ty.
    Por jo 'U mesova te shkruaj'.
    Jo?

  4. #534
    Citim Postuar më parë nga SinFoni@ Lexo Postimin
    Akoma s`u mësuat të shkruani pa gabime ju?

    Mbase kjo do te ishte me e drejte

    Akoma nuk mësuat të shkruani pa gabime ju?

  5. #535
    ¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Citim Postuar më parë nga ChuChu Lexo Postimin
    Une U lava. Une U mesova me ty.
    Por jo 'U mesova te shkruaj'.
    Jo?
    E drejte! Trajta e shkurter u eshte e tepert ne ate fjali.

  6. #536
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga eldushka Lexo Postimin
    E drejte! Trajta e shkurter u eshte e tepert ne ate fjali.
    Te të dy fjalitë u lava;Unë u mësova - u-ja është pjesëz trajtformuese e foljeve të diatezës pësore e vetëvetore. Por në rastet si: u thashë, u tregova(kujt? atyre, u)etj., u-ja është trajtë e shkurtër e përemrit vetor.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Vesel Hysa : 24-06-2010 më 15:32

  7. #537
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa Lexo Postimin
    Në(Te) të dy fjalitë: Unë u lava;Unë u mësova - u-ja është pjesëz trajtformuese e foljeve të diatezës pësore e vetëvetore. Por në rastet si: u thashë, u tregova(kujt? atyre, u)etj., u-ja është trajtë e shkurtër e përemrit vetor.
    Shume e drejte kjo qe thote Veseli, por ju kujtoj se ne po diskutojme per nje fraze, e cila nga ana gramatikore eshte e persosur:
    Akoma s`u mësuat të shkruani pa gabime ju?
    Folja "mesohem" ka nje kuptim tjeter nga "mesoj"(qofte edhe ne rastin e autodidaktit) edhe pse ne dukje eshte forma pesore!!
    Gjeja e vetme per te vene ne dukje ne kete fraze, eshte fakti se e perdorur ne kete kontekst, te vret pak veshin, pasi njeriu nuk mesohet(krijon zakonin) me pagabueshmerine.Ajo eshte pasoje e mesimit(ne kuptimin e drejte)!
    Jarigas

  8. #538
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro
    Apostulli yne i dashur
    Ky eshte Kryepiskopi yne i derguar nga Jisu Krishti per te shpetuar popullin tone.
    "...Pema duket nga frytet. Nje peme e mire nuk mund te jape fryte te keqia....".
    Shikoni frytet e Apostullit tone. S`ka nevoje te flasim. Gjithcka duket vete. Mbi te gjitha ngjallja dhe forcimi i besimit Orthodhoks ne masen e njerezve tane pa dallim pasurie, race, kombesie. E KOASH sa vjen e ngrihet gjithnje e me shume.
    Per 17 vjet. Duke filluar nga zeroja. C`them? Nga minus.......
    Arritem deri ketu. Le te perpiqemi te shkojme me tej duke perhapur driten qe nuk perendon, me hirin hyjnor, ne shpirtrat e shqiptareve.
    A nuk jane mrekulli keto? Dhe mrekullia vazhdon...........

    Hiri i Zotit Tone Jisu Krisht qofte mbi ju te gjithe!

    http://www.forumishqiptar.com/showth...18#post2769218
    Më tërhoqi vëmendjen kjo temë e Ilia Spiros i cili është një njohës i mirë i shqipes zyrtare, por që në këtë temë ka bërë disa gabime. Ai i ka shkruar fjalët ashtu siç lexohen greqisht.

    Kryepiskopi - kryepeshkopi
    Jisu Krishti - Jezu Krishti
    Orthodhoks - ortodoks

    Nëse ndjekim këtë logjikë, atëherë edhe Krishtit duhet t'i themi Hristos, apostullit duhet t'i themi apostoleas, e kështu do të vazhdonim me një listë të gjatë fjalësh. Me sa shoh, ka besimtarë ortodoksë që pëlqejnë më tepër gjuhën greke se atë shqipe!

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 25-06-2010 më 06:32

  9. #539
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Une do te shtoja edhe "race" ne vend te "rrace" dhe "minus" ne vend te "minusi"(vazhdon mendimin duke ndryshuar trajten)!!
    Jarigas

  10. #540
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa Lexo Postimin
    Po shkojmë drejt Evropës (jo Europës), sepse kemi të drejtë.
    Atehere edhe valuta duhet te quhet Evro, e jo Euro. Une mendoj se Shqip eshte Europe e jo Evrope.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •