Close
Faqja 53 prej 126 FillimFillim ... 343515253545563103 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 530 prej 1258
  1. #521
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    barasvlerësi + i barazvlefshmi = kanë vlerë të barabartë.

    E folmja / e folura = kanë të bëjnë me dialektin përkatës gjuhësor.

    Love has no limits

  2. #522
    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa Lexo Postimin
    Fjala "gjikundi"mund t'i përkasë ndonjë nëndialekti a të folmeje. Barasvlerëset normative të saj janë: diku dhe ndokund.
    Korrigjim i drejtë.

    Sa per "të folme" edhe mua me duket ne dialekt. Une ashtu e them, por me duket e cuditshme që te jete ne fjalor. Mund te thuhet edhe "të shkrujtme", "të thënme", "të punume"?


    P.S. Vesel, kë fjalor ke?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 22-06-2010 më 07:59

  3. #523
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    me duket se i thone "cilin" fjalor ke*




    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 22-06-2010 më 14:25 Arsyeja: Nuk lejohet komunikimi anglisht

  4. #524
    Citim Postuar më parë nga ChuChu Lexo Postimin
    me duket se i thone "cilin" fjalor ke*
    Korrigjim i drejte.




    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 22-06-2010 më 14:29

  5. #525
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga SinFoni@ Lexo Postimin
    barasvlerësi + i barazvlefshmi = kanë vlerë të barabartë.

    E folmja / e folura = kanë të bëjnë me dialektin përkatës gjuhësor.

    "Barasvlerës" dhe "i barasvlershëm" kanë ngjashmëri kuptimore, por jo vlera të njëjta gramatikore: fjala e parë është emër, e dyta mbiemër.

    "E folmja" është term gjuhësor që përfshin të folurit e një krahine, qyteti a fshati: e folmja e Drenicës, e Rugovës, e Shkodrës, e Mallakastrës, e Ulqinit, e Gostivarit, e Rahovecit, e Opojës,e Kalabrisë, e...,e...,e... .Pra "e folmja" është nënkategori e dialektit.

    "E folura" (emërzim i mbiemrit (i,e) folur ) ka të bëjë me ligjërimin gojor në komunikimin e përditshëm.

  6. #526
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa Lexo Postimin
    "Barasvlerës" dhe "i barasvlershëm" kanë ngjashmëri kuptimore, por jo vlera të njëjta gramatikore: fjala e parë është emër, e dyta mbiemër.
    E para e punes mendoj se fjala "baras" shkruhet "baraz"m me z dhe jo me s!!!
    E dyta,jo "barazvlershem", por ""barazvlefshem!!!!
    E treta, nuk egziston emri "vleres", prej nga ku mund te rrjedhe emri i perbere "barazvleres"!!
    "E folmja" është term gjuhësor që përfshin të folurit e një krahine, qyteti a fshati: e folmja e Drenicës, e Rugovës, e Shkodrës, e Mallakastrës, e Ulqinit, e Gostivarit, e Rahovecit, e Opojës,e Kalabrisë, e...,e...,e... .Pra "e folmja" është nënkategori e dialektit.
    Une kujtova se po diskutonim per shqipen letrare dhe jo per nenkategori te dialekteve!!!!
    "E folura" (emërzim i mbiemrit (i,e) folur ) ka të bëjë me ligjërimin gojor në komunikimin e përditshëm.
    Vesel, po vendose mor burre:"eshte emer apo emerzim"?!!
    Jarigas

  7. #527
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    E para e punes mendoj se fjala "baras" shkruhet "baraz"m me z dhe jo me s!!!
    E dyta,jo "barazvlershem", por ""barazvlefshem!!!!
    E treta, nuk egziston emri "vleres", prej nga ku mund te rrjedhe emri i perbere "barazvleres"!!

    Une kujtova se po diskutonim per shqipen letrare dhe jo per nenkategori te dialekteve!!!!

    Vesel, po vendose mor burre:"eshte emer apo emerzim"?!!
    Jarigas i dashur, unë po flas për lisa, kurse ti për fshisa. Dukesh joserioz, ose...(po të kursej nga epiteti që më shkoi ndërmend ta përdor). Megjithatë, më duhet të them se çdo person që e ka mbaruar tetëvjeçaren në gjuhën shqipe duhet t'i ketë të qarta çështjet e diskutueshme për ty. Me gjasë nuk i paske kuptuar sqarimet e mia, ndonëse jam përpjekur t'i jap të thjeshta. Qenkemi larg njëri-tjetrit për t'u kuptuar, prandaj këtu unë po i vë pikë kuvendimit tonë, sepse s'kam kohë për të humbur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Vesel Hysa : 23-06-2010 më 11:27 Arsyeja: Ndryshimi

  8. #528
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga ChuChu Lexo Postimin
    ne vend te vetë*
    ChuChu e pa VETË në fjalorin e VET se si duhet të shkruhet drejt kjo fjalë.
    E ke të qartë tani?

  9. #529
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa Lexo Postimin
    ChuChu e pa VETË në fjalorin e VET se si duhet të shkruhet drejt kjo fjalë.
    E ke të qartë tani?
    U sqarua me lart, fmners. Mos me bertit se kam probleme zemre sot.

    Drejt apo drejtë? "Po shkojme drejt Europes, keshtu shkruhet drejtë, apo jo?"
    Vetem mos bertit.


  10. #530
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga ChuChu Lexo Postimin
    U sqarua me lart, fmners. Mos me bertit se kam probleme zemre sot.

    Drejt apo drejtë? "Po shkojme drejt Europes, keshtu shkruhet drejtë, apo jo?"
    Vetem mos bertit.

    Më vjen keq, ChuChu i(e) dashur, dhe kërkoj falje nëse pyetjen time"E ke të qartë tani?" e ke marrë si qortim. S'e paske kuptuar ende drejt.
    Po shkojmë drejt Evropës (jo Europës), sepse kemi të drejtë. Pra, fjala "drejt" që është ndajfolje, shkruhet pa "ë", ndërsa fjala "i(e) drejtë" është mbiemër dhe shkruhet me "ë". Analogjikisht me këtë kemi: shpejt - i(e) shpejtë; vërtet - i(e) vërtetë etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Vesel Hysa : 24-06-2010 më 05:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •