Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 61
  1. #41
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1

    Apostulli yne i dashur

    Ky eshte Kryepiskopi yne i derguar nga Jisu Krishti per te shpetuar popullin tone.
    "...Pema duket nga frytet. Nje peme e mire nuk mund te jape fryte te keqia....".
    Shikoni frytet e Apostullit tone. S`ka nevoje te flasim. Gjithcka duket vete. Mbi te gjitha ngjallja dhe forcimi i besimit Orthodhoks ne masen e njerezve tane pa dallim pasurie, race, kombesie. E KOASH sa vjen e ngrihet gjithnje e me shume.
    Per 17 vjet. Duke filluar nga zeroja. C`them? Nga minus.......
    Arritem deri ketu. Le te perpiqemi te shkojme me tej duke perhapur driten qe nuk perendon, me hirin hyjnor, ne shpirtrat e shqiptareve.
    A nuk jane mrekulli keto? Dhe mrekullia vazhdon...........

    Hiri i Zotit Tone Jisu Krisht qofte mbi ju te gjithe!

  2. #42
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    “Nuk ėshtė njė ēėshtje “a mundemi?”, por ėshtė njė urdhėrim i detyruar “ne duhet”: “Shkoni, pra, dhe mėsoni tė gjithė kombet! Shkoni nė tė gjithė botėn dhe predikojini Ungjillin ēdo krijese!”

    Kjo fraze eshte nje ringjallje e urdhrit te Zotit. Fillon, me kete fraze nje kapitull i ri ne historine e njerezimit. Riapostullimi. Satanai ka arritur qe shekujt e fundit ta zbehe shume besimin tone orthodhoks, nepermjet dyndjeve te osmaneve por edhe te ashtuquajturit "iluminizem" dhe kohet e fundit "sekularazim".
    Apostullimi i ri fillon ne vendin me mekatar ne bote. Aty ku si askerrkund tjeter, u nxorr besimi jashte ligjit. U nderhy deri ne zemrat e njerezve per te shkulur prej aty besimin dhe per te shpelare trurin, si askund tjeter.
    Pikerisht ky eshte edhe misioni i madh i apostullit tone te dashur. Jo vetem per vendin tone per mbare globin e racen njerezore. Le ta ndihmojme me sa mundemi kete misionar te shenjte ne rrugen e tij te caktuar nga Zoti yne Jisu Krisht.
    Le te behemi edhe ne, te vegjlit, nxenesit e tij, me apostullimin e ri ne vendin tone te shumevuajtur.
    E c`eshte konvertimi per te cilin flitet shpesh? Eshte pikerisht bindja se vetem nepermjet Jisu Krishtit kemi shpetimin te gjithe ne shqiptaret. Ky eshte roli i misionarit te Shenjte +Anastas dhe e neve nxensve te fundit te tij.
    Le te jete i pari vendi yne i cili merr kete rruge drejt se vertetes. Pas te cilit vijne te tjeret dhe vete populli i Izraelit.

    Le te besojme ne mrrekulline ashtu si apostulli yne!

    Hiri i Zotit tone Jisu Krisht qofte mbi ne te gjithe!

  3. #43
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1

    Patriarku i ri i Rusise u takua me Kryepiskopin Anastas

    Me 2 shkurt 2009, ne rezidencen e Patriarkanes, u zhvillua takimi i Patriarkut te Shenjte te Moskes dhe te gjithe Rusise Kirillit me Fortumturine e Tij, Kryepiskopin e Tiranes dhe gjithe Shqiperise Anastasin.

    "Ju pershendes nga zemra Ju dhe delegacionin e Kishes se Shenjte Shqiptare qe ju shoqeron. Per ne eshte nje gezim i madh pjesemarrja Juaj ne fronezim", tha Patriarku i Shenjte Kirilli. Ai theksoi se me Fortlumturine e Tij Anastasin njihet prej 41 vjetesh. "Gjate ketyre viteve te gjata, se bashku shume here kemi dale ne mbrojtje te Orthodhoksise dhe kemi deshmuar perpara botes vlerat tona orthodhokse", theksoi Fortlumturia e Tij, duke permendur dhe pjesemarrjen e perbashket ne zhvillimin e dialogut ndermjet Kishave Lokale Orthodhokse, ne takime te ndryshme mbareboterore, dhe gjithashtu ne veprimarine e Lidhjes Mbareboterore te Rinise Orthodhokse "Sindesmos".

    "Kur u zhvillua Asambleja Mbareboterore e Rinise Orthodhokse une pata rastin te vizitoja Kishen Orthodhokse te Shqiperise",-nenizoi Patriarku Kirill.
    .................................................. .................................................. .............

    Fortlumturia e Tij shprehu besimin se edhe ne te ardhmen Kishat Orthodhokse, ajo Ruse dhe ajo Shqiptare, do te punojne, "....qe deshmia orthodhokse te forcohet gjithnje e me teper..."

    Patriarku Kirill u shpreh se "...Kisha sot i drejtohet botes, e cila ne me te shumten e rasteve i ka humbur rrenjet fetare....".
    .................................................. .................................................. ..............

    Fortlumturia e Tij Anastasi nder te tjera tha: "Un jam i gezuar serish qe po vizitoj token ruse e cila ka lindur kaq shume shenjtore, mes te cileve dhe misionare te shenjte".

    Gjate bisedes Fortlumturia e Tij shfaqi vizionin e tij per vazhdimin e konsultimeve mbarorthodhokse pas takimit te tetorit te krereve te Kishave Orthodhokse ne Fanar.

    Ne takim moren pjese edhe klerike ruse, si dhe anetaret e delegacionit te Kishes Orthodhokse te Shqiperise.

    (marre me shkurtime nga gazeta "Ngjallja", e muajit Shkurt 2009)

  4. #44
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    A. Kuadri dhe vėshtirėsitė
    1. Nga fundi i shekullit tė 19-tė u bėnė pėrpjekje
    pėr njė njohje sa mė tė mirė tė ndėrsjellė
    dhe pėr pėrafrimin e njerėzve tė feve tė ndryshme,
    me anė tė kongreseve dhe organizmave
    ndėrkombėtarė ndėrfetarė. Por pėrpjekjet pėr
    krijimin e strukturave mė tė qėndrueshme nuk
    patėn sukses. Pėrafrimi u krye mė tepėr nė njė
    terren negocimi, kur u pėrcaktuan ēėshtje dhe
    qėllime konkrete, duke iu referuar ēėshtjeve
    bashkėkohore me tė cilat pėrballet i tėrė qytetėrimi.
    P.sh. “Konferenca Botėrore pėr Fetė dhe
    Paqen (World Conference on Religion and
    Peace), qė mė vonė u quajt “Konferenca Botėrore
    e Feve pėr Paqen (World Conference of
    Religions for Peace), gjeti njė jehonė mė tė
    madhe nė shumė vende dhe vazhdon tė ketė
    ende aktivitetin dhe ndikimet e saj. Pas 11 shtatorit
    2001 u shėnua njė shpeshtim i konferencave
    ndėrfetare, me shpresėn se kjo do tė ndihmonte
    nė luftėn kundėr terrorizmit dhe nė forcimin e
    paqes. Kėrkimi pėr vlera mbarėnjerėzore tė pranuara
    bashkėrisht, po merr ritme tė shpejta nė
    forma nga mė tė ndryshmet.
    Nė epokėn tonė, gjithnjė e mė shumė po bėhemi
    tė ndėrgjegjshėm pėr sfidėn dhe pėrgjegjėsinė
    historike tė komuniteteve fetare ndaj
    njerėzimit si njė njėsi e vetme. Intelektualė qė
    bėjnė pjesė nė fe tė ndryshme, edhe pse mund
    tė shtyhen nga predispozita tė ndryshme, bėjnė
    pėrpjekje pėr tė rėndė dakord nė disa teza thelbėsore
    tė caktuara. Pranohet se shumė nga parimet
    e disa feve, u formuan nė epoka tė mėparshme
    brenda kushteve tė ndryshme. Dhe sot,
    si rrjedhojė, nė tharmimet e reja qė kryhen nė
    rrafshin ndėrkombėtar, ofrohen mundėsi tė reja
    tė rishpjegimit tė bėrthamės bazė tė ēdo feje.
    Pėr dialogun e sotėm ndėrfetar mbeten me
    vlerė dhe me rėndėsi paqja globale, procedura
    e globalizimit, kufizimi i dhunės dhe pėrballimi i
    ndotjes sė mjedisit. Megjithatė, duhet tė
    shmangen thjeshtėzimet. Para disa kohėsh, njė
    i njohuri im, profesor universiteti, mė telefonoi
    qė tė mė nxiste tė merrnim njė nismė pėr paqen.
    Propozimi i tij ishte tė mblidheshin liderė dhe
    intelektualė tė feve tė mėdha dhe tė vendosim
    tė fshijmė nga tekstet tona tė shenjta ēdo gjė qė
    i kundėrvihet paqes dhe nxit luftėn. U pėrpoqa
    t’i shpjegoj se njė gjė e tillė ėshtė e paarritshme,
    sepse shkrimet e shenjta tė feve tė ndryshme
    VLERAT MBARĖNJERĖZORE TĖ FEVE
    kanė pėr pasuesit e tyre njė autoritet tė padiskutueshėm
    dhe nuk mund t’i nėnshtrohen rishikimit
    siē bėhet me kushtetutat e shteteve. E as mund
    tė ekzistojė ndonjė lloj organizmi, njė lloj OKBje
    fetare, qė mund tė ndėrmarrė dhe tė kryejė
    diēka tė tillė. Mėnyra e vetme e fuqizimit tė
    pėrpjekjes pajtuese nė lėmin ndėrkombėtar
    ėshtė kultivimi i njė klime tė butė midis pėrfaqėsuesve
    tė feve, fuqizimi i bėrthamės paqėsore
    tė ndjesisė fetare.
    2. Fetė e ndryshme, aty ku mbizotėruan,
    kanė ndikuar mė sė shumti nė mbarė jetėn e
    njeriut. Dhe ėshtė e logjikshme tė lidhen, nė
    mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose tėrthorazi, me tė
    gjitha aspektet e vlerave tė ndryshme logjike,
    estetike, etike dhe ato metafizike. Kjo, sepse
    fetė nuk vihen nė lėvizje thjesht si njėsi tė pavarura.
    Ato janė nė ndikimin dhe varėsinė e ndėrsjellė
    tė shumė faktorėve tė tjerė: etnikė, politikė,
    kulturorė, ekonomikė. Ndikojnė dhe ndikohen.
    Ēdo fe e zhvilluar ka: a) njė orientim transhendental,
    qė drejtohet drejt njė tė vėrtete absolute,
    drejt njė qėllimi sublim dhe b) njė sistem tezash
    dogmatike e aksiomatike tė shpjegimit tė botės.
    Kėto pėrcaktojnė dhe vlerat metafizike e logjike,
    tė cilat i mbėshtet feja.
    Siē dihet, konvertimi i pikėpamjeve nė zonat
    e sė vėrtetės absolute dhe tė orientimit transhendental
    qė ato pėrcaktojnė ėshtė shumė i vėshtirė.
    Fetė qė ndikojnė nė pėrgjithėsi mbi gjysmėn e
    popullsisė sė dheut (Krishterimi dhe Islami), si
    edhe Judaizmi qė i ka paraprirė ato, janė fe qė
    pasuesit e tė cilave besojnė nė zbulesėn hyjnore.
    Vlerat themeltare qė i pėrshkojnė mbi tė vėrtetėn,
    tė mirėn, tė shenjtėn konsiderohen si tė dhėna
    “qė lartazi”. Ato i pasojnė analizat filozofike
    dhe rregullimet ligjvėnėse.
    Rryma tjetėr fetare, qė buron nga kėrkimi
    indian dhe kinez i Transhendentes, nė pamje tė
    parė nuk ėshtė e ndėrvarur tėrėsisht nga zbulesa
    e dhėnė qė lartazi. Megjithatė, lulėzuan shkolla
    dhe teori tė ndryshme pėr tė vėrtetėn absolute.
    Nga ana tjetėr, ēdo fe ka traditat e veta
    ceremoniale dhe shumė elementė simbolikė tė
    njė pėrvoje kolektive. Brenda tyre janė zhvilluar
    letrat, artet (arkitektura, muzika, piktura, skulptura,
    artizanati etj.) e shumė vlera tė tjera estetike.
    Arritjet mė mbresėlėnėse tė artit mbajnė vulėn
    e frymėzimit fetar. Si rrjedhojė, fetė lidhen dhe
    me shumė vlera estetike. Krijimtaria kulturore
    e ēdo feje konsiderohet si pasurim i trashėgimisė
    kulturore tė njerėzimit.
    Nė kėrkimin modern pėr arritjen e njė pike
    konvergimi tė feve nė ēėshtjen e vlerave mbarėnjerėzore,
    theksi i vihet kryesisht “vlerave morale”.
    Por, nuk duhet tė lihet mėnjanė fakti se vlerat
    logjike, estetike, etike e metafizike gėrshetohen
    dhe ndikohen nė mėnyrė tė ndėrsjellė, si sistemet
    e ndryshme tė organizmit tė njeriut: sistemi
    nervor, muskulor dhe i qarkullimit tė gjakut.
    3. Nė kėrkimin dhe nė qartėsimin e vlerave
    mbarėnjerėzore kontribuon sigurisht studimi
    objektiv shkencor dhe dialogu ndėrfetar. Por
    kėrkohet shumė durim, sepse rruga ėshtė e vėshtirė
    dhe me tė tatėpjeta. Entuziazmi i parė, nė
    vitet e fundit ia la vendin ngurrimeve serioze
    dhe dėshpėrimeve. Shumė kanė frikė probabilitetin
    e sinkretizmit dhe tjetėrsimit gradual tė
    besimit, si dhe ndarjet e brendshme. Pra, ėshtė
    e nevojshme tė bėhet me gjykim tė thellė pėrafrimi
    dhe bashkekzistenca paqėsore, pa u sakrifikuar
    personaliteti i veēantė i grupimeve dhe i
    popujve. Tė kėrkohet njė shteg i ndėrmjetėm
    dhe tė qartėsohet “pėrsėri dhe pėrsėri” karakteri,
    qėllimi dhe shpresa e kėtij dialogu.

  5. #45
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Liturgji Hyjnore ne diten e shenuar te zgjedhjes se Kryepiskpit Anastas

    - Pas kerkeses se besimtareve orthodhokse te Shqiperise, me vendimin e Patriarkanes Ekumenike, do te niste ringjallja e jashtezakonshme nga germadhat e Kishes sone -

    Ne daten 24 qershor, kur kremtohet lindja e Shen Joan Pagezorit, ne Kishen "Ungjillezimi i Hyjlindeses", ne Tirane, u be nje liturgji e vecante, ne te cilen moren pjese 7 episkope.
    Perkujtohej dita kur 17 vjet me pare, Sinodi i Shenjte i Patriarkanes Ekumenike zgjodhi, pas kerkeses se besimtareve orthodhokse te Shqiperise, Eksarkun, Mitropolitin e Andruses Anastasin, si Kryepiskop te Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise. Ishte vepra e tij e jashtezakonshme si pionier i ringjalljes se hierapostolizmit, qe e gjykuan te denje per t`i ngarkuar nje veper kaq te veshtire e plot te panjohura. Dhe ishin rezultatet me ngjyrimet e nje mrekullie ne krye te Kishes se Shqiperise, qe i sollen besimin dhe mirenjohjen e besimtareve orthodhokse te vendit tone, por edhe te gjithe komunitetit te krishtere boteror e me gjere.
    Liturgjia Hyjnore Sinodike dhe arkihieratike me kete rast, u drejtua nga Kryepiskopi Anastas, i ndihmuar nga Hiresia e Tij Ignati, Hiresia e Tij Joani, Hiresia e Tij Dhimitri, Hiresia e Tij Nikolla, Hiresia e Tij Andoni, si dhe Hiresia e Tij, Episkopi i Filomilit Ilia. Merrnin pjese edhe perfaqesues nga te gjithe Mitropolite, te rinj te kampingjeve orthodhokse etj.
    Ne fund te Liturgjise Hyjnore, Kryepiskopi Anastas iu drejtua besimtareve te pranishem:

    "..........per fat te keq, shohim se edhe pas 18 vjetesh, jane disa qarqe, qe per arsyet e tyre duan te lene ne heshtje te verteten e historise se kishes. Ne disa botime zyrtare te qarkulluara kohet e fundit, pame me habi se ne vend qe t`i referoheshin 23 vjeteve te persekutimit, kur korcat ateiste e kishin shkaterruar deri ne themel Kishen, nuk flisnin per ringritjen nga themelet te Kishes ketu, duke thene se pas viteve `90-te jane ngritur vetem disa kisha!
    ................
    Ka edhe nje hollesi tjeter teper te rendesishme. Lexuam me habi, qe zgjedhja u be ne shkelje te nenit 16, te Statutit te vitit 1929. Dhe kete e shkruajne njerez qe duan te konsiderohen intelektuale. Ky statut reshti se ekzistuari ne vitin 1951, kur u zevendesua nga nje tjeter. Po keto statute nuk bejne kishen. Ato thjesht percaktojne marredheniet midis dejtuesve te kesaj kishe dhe shtetit....
    Dhe keta vijne sot, ne vitin 2009 dhe na thone se eshte shkelur neni 16, i statutit te vitit 1929. Dhe kane pafytyresine dhe marrezine edhe t`i shkruajne keto gjera. Eshte nje tekst qe nuk ekziston me qe nga shekulli i kaluar.
    ..Te gjithe sa ndodhen ketu, nga me i madhi deri tek me i vogli, jane gjymtyre te pergjegjshme te Kishes Orthodhokse, kane pergjegjesi dhe ze, dhe kane detyrimin te mbrojne te verteten e Kishes.
    ............para disa muajve....Gjykata e Tiranes e njohu me ne fund personin juridik te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise.
    .................
    Te dini te verteten dhe kur degjoni persona qe duan te kultivojne genjeshtra te keni guxim te mbroni shtepine tuaj. Ketu ne Kishen tone askush nuk ka te drejte te jete vezhgues a pasues i thjeshte. Te gjithe, nga Kryepiskopi e deri tek me i vogli, i cili sapo eshte pagezuar, jemi anetare te pergjegjshem te Kishes.Ne kete periudhe duhet ta perforcojme kete unitet.
    Le te falenderojme Perendine dhe te vazhdojme rrugen tone me me guxim dhe vendosmeri.

    (marre me shkurtime nga gazeta "Ngjallja", Korrik 2009)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 26-07-2009 mė 05:59
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #46
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Jete te gjate Kryepiskopit Anastas ne krye te Kishes Orthodhokse, vazhdues i denje i vepres se Shen Kozmait!
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #47
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Vizitė baritore e Kryepiskopit Anastas nė Mitropolinė e Gjirokastrės 13-17 gusht 2009

    Ishte njė bekim i madh pėr tė gjitha trevat e Mitropolisė sė Gjirokastrės vizita qė bėri Kryepiskopi Anastas nė kuadrin e tė kremtes sė Fjetjes sė tė Tėrėshenjtės Mari, nga 13-17 gusht.

    Vihet Guri i Themelit pėr kishėn e Lukovės

    Lukova ishte ndalesa e parė e Kryepiskopit Anastas. Tė enjten pasdite, 13 gusht, nė sheshin nė qendėr tė fshatit qindra banorė, por edhe pushues, ishin mbledhur nė njė pritje tė ngrohtė dhe plot respekt pėr kryepiskopin. Aty u krye Shėrbesa e Vėnies sė Gurit tė Themelit pėr ndėrtimin e kishės sė re tė Shėn Nifonit dhe Shėn Athanasit. Kisha e vjetėr e Shėn Athanasit ishte prishur dhe nė vend tė saj qe ndėrtuar njė godinė e vogėl dhe qė ishte kthyer nė vatėr kulture. Pas njė maratone tė gjatė gjyqėsore, ajo u shemb pėr tė liruar sheshin pėr rindėrtimin e kishės.
    Nė shėrbesė ishin tė pranishėm Kryeplaku i Lukovės z. Vasil Nasti si edhe autoritete vendore etj. Kryepiskopi u prezantoi besimtarėve projektin e kishės qė do tė ndėrtohet, duke u bėrė thirrje tė jenė pjesėmarrės edhe ata nė kėtė pėrpjekje dhe jo thjesht shikues. Nė vazhdim ai iu foli pėr Shėn Nifonin, me emrin e tė cilit do tė kujtohet kisha e re e Lukovės, i cili jetoi nė shekullin XIV, ishte murg dhe asket i dėgjuar dhe se ishte nga ky fshat. Kryepiskopi u foli gjithashtu edhe pėr pėrpjekjen qė ēdo besimtar orthodhoks duhet tė bėjė qė t’u ngjajė shenjtorėve.

    * * *

    Tė premten, Kryepiskopi pati rastin tė vizitojė dhe kontrollojė punimet e pėrfunduara tė rikonstruksionit tė plotė tė Manastirit tė Shėn Gjergjit, nė Ēukė tė Sarandės, si dhe kambanoren e re dhe punimet rregulluese nė mjedisin rrethues tė Kishės “Ungjillėzimi i Perėndilindėses”, nė Delvinė.

    * * *

    Hapet kisha e re e fshatit Aliko me Shėrbesėn e Hapjes sė Dyerve

    Nė tė kremten e Fjetjes sė tė Tėrėshenjtės Mari, kryepiskopi meshoi nė kishėn e re madhėshtore tė Dyzet Shenjtorėve dhe tė sė Tėrėshenjtės Mari, nė fshatin Aliko, nė Sarandė. Besimtarė tė shumtė nga fshati dhe gjithė zona pėrreth, autoritete lokale dhe tė politikės, qė herėt nė mėngjes kishin mbushur sheshin e bukur para kishės nė njė pritje tė pėrzemėrt pėr kryepiskopin.
    Fortlumturia e Tij kreu Shėrbesėn e Hapjes sė Dyerve tė kishės sė re dhe mė pas bashkėmeshoi me Mitropolitin e Gjirokastrės, Hirėsi Dhimitrin. Atmosfera adhuruese ishte prekėse nė njė kishė tė tejmbushur. Kryepiskopi predikoi pėr personin e Nėnės sė Perėndisė, duke i ftuar tė gjithė ta imitojnė atė nė pėrulėsi dhe bindje. Duke pėrcjellė edhe njė herė mesazhin e shpresės, kėmbėnguli se ne tė krishterėt edhe nė periudha tė tilla pasigurie, krizash ekonomike dhe tronditjesh shoqėrore, guxojmė tė shpresojmė dhe se shpresa jonė ėshtė e bazuar nė besimin te Perėndia i gjithėsisė. Kryepiskopi iu kujtoi tė pranishmėve pėrpjekjet e mėdha tė Kishės sonė pėr ta bėrė konkrete kėtė shpresė nė tė ardhmen me akte konkrete nė vite tė vėshtira pėr Shqipėrinė, me veprimtarinė ndėrtuese dhe shpirtėrore, por edhe me zbatimin e shumė punimeve infrastrukturore nė fshatrat dhe enoritė tona.
    Pėr tė gjitha kėto dhe nė veēanti pėr kishėn shumė tė bukur tė ngritur nė fshatin e tyre, kryepiskopin e falėnderuan pėrfaqėsues tė pushtetit lokal, por edhe pėrfaqėsues nga vėllazėria qė banorėt e Alikos kanė krijuar nė Athinė, ku shumica e tė rinjve jetojnė dhe punojnė.

    * * *

    Kryepiskopi - “Qytetar Nderi” i Mursisė

    Po atė ditė kryepiskopi shkoi nė Mursi, njė qytezė e vogėl, ndoshta enoria mė e skajshme nė jugperėndim tė Mitropolisė sė Gjirokastrės. Mbi 2000 besimtarė kishin mbushur sheshin e fshatit dhe gra dhe vajza e shoqėronin me hedhje petalesh lulesh ēdo hap tė kryepiskopit pėr nė kishėn e Shėn Theodhorėve nė qendėr. Aty u krye Shėrbesa e Mbrėmėsores. Mitropoliti i Gjirokastrės i uroi mirėseardhjen Kryepiskopit Anastas. Kėtu ai pati rastin tė pėrmendė punėn e madhe tė kryer nė kėtė zonė nga Kisha Orthodhokse, nėn kujdesin dhe financimin e drejtpėrdrejtė tė Kryepiskopit: Kisha tė reja, dy priftėrinj qė meshojnė, rikonstruksione tė kishave, programe tė zhvillimit agrar, vepra sociale dhe nė veēanti mbėshtetja pėr studime e tė rinjve tė zonės. Pėr tė gjitha kėto besimtarėt e zonės sė Mursisė dhe Xarės e urojnė nga zemra.
    Kėshilli i Komunės sė Xarės e kishte shpallur kryepiskopin “Qytetar Nderi” tė saj 3 vjet mė parė. Me kėtė rast, nė sheshin e madh tė qytezės, Kryetari i Komunės, z. Dh. Kote i uroi mirėseardhjen kryepiskopit dhe lexoi vendimin e sipėrpėrmendur.
    Ne vazhdim pati edhe njė ēast tjetėr shumė emocionues: Sheshit tė qytezės iu dha emri i Kryepiskopit Anastas. Aty u zbulua edhe guri me emrin e Fortlumturisė sė Tij. Nxėnėsit dhe nxėnėset e Mursisė dhanė njė program tė pasur artistik.
    Nė kėtė festė tė bukur popullore ishin tė pranishėm Prefektja e Sarandės znj. E. Gjini si edhe autoritete tė tjerė vendorė etj. Gjithashtu kishte miq tė ftuar edhe nga vendi ynė fqinj, Greqia.

    * * *

    Hapet kisha e re e Tepelenės me Shėrbesėn e Hapjes sė Dyerve

    Tė dielėn, 16 gusht, Kryepiskopi Anastas kreu Shėrbesėn e Hapjes sė Dyerve tė kishės sė re tė Apostull Thomait dhe Shėn Joan Theologut, nė Tepelenė. Nė vazhdim, tė gjithė besimtarėt e pranishėm qė kishin mbushur kishėn dhe oborrin para saj, morėn pjesė nė Liturgjinė Hyjnore ku bashkėmeshuan kryepiskopi dhe mitropoliti i Gjirokastrės. Merrnin mjaft besimtarė si edhe autoritete lokale si Kryetari i Bashkisė sė Tepelenės z. Sevo Mici, Prefekti i Gjirokastrės z. Spiro Ksera etj.
    Kisha, njė dhuratė e bukur e kryepiskopit pėr komunitetin orthodhoks, por edhe pėr gjithė qytetin e Tepelenės, e ndėrtuar me gurė tė skalitur, ėshtė nė harmoni tė plotė me gjithė qendrėn e qytetit, ku ndodhet, dhe me kėshtjellėn e tij historike. Kryetari i Bashkisė sė Tepelenės, z. S. Mici, qė ishte i pranishėm nė tė gjitha veprimtaritė e ditės, falėnderoi pėr kėtė stoli arkitektonike pėr qytetin. Njė besimtar i bėri dhuratė kryepiskopit njė maketė, punim artistik, tė kishės sė re tė qytetit. Kryepiskopi edhe njė herė tjetėr pati rastin tė pėrsėrisė se njė kishė orthodhokse kudo qė tė ndodhet duhet tė shndėrrohet nė njė vend tė lutjeje, paqeje, tė kohezionit social, tė solidaritetit, tė reflektimit tė dashurisė vėllazėrore, duke shprehur urimin qė edhe kjo nė Tepelenė tė jetė pikėrisht njė qendėr e tillė. Prandaj dhe kryepiskopi e priti pozitivisht kėrkesėn e njė grupi nėnash tė reja tė qytetit qė nė ambientet ndihmėse tė kishės tė hapet njė qendėr e pėrkujdesjes ditore pėr fėmijė.

    * * *

    Tė hėnėn, 17 gusht, nė Gjirokastėr, nė ambientet e Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar”, kryepiskopi u takua dhe bisedoi me tė rinj - anėtarė tė Konfederatės Orthodhokse Ballkanike tė tė Rinjve (BOYA), qė ato ditė po vizitonin Shqipėrinė.

    Fotografi
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  8. #48
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Sot kremtohet 18-vjetori i ringritjes kanonike
    tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė


    24 qershori 1992, me zgjedhjen e Kryepiskopit Anastas nė krye tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe 2 gushti, me Fronėzimin e Tij, shėnuan rikthimin e Autoqefalisė tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Kėto ngjarje historike shpallėn, brenda dhe jashtė vendit, lajmin e mirė se: Kisha e Shqipėrisė jetonte dhe askush nuk do tė mundte mė t’i ndalonte veprėn shpirtėrore tė ndriēuar nga Perėndia nė dobi tė gjithė shoqėrisė shqiptare. Kisha kishte pėrsėri njė kryebari tė shquar nė krye tė saj, i cili jo vetėm do ta rilindte, por edhe do ta bėnte tė barabartė dhe tė pranuar nga tė gjitha Kishat simotra. Qė kur erdhi si Eksark Patriarkal, nė verėn e vitit 1991, Episkopit (i hirotonisur si i tillė mė 1972), Mitropolitit tė Andrusės Anastasit, i ishte shfaqur pėrpara njė imazh apokaliptik i besimit: Pa kisha, pa objekte administrative, pa klerikė dhe sidomos, me disa breza njerėzish tė mbajtur me dhunė larg besimit dhe tė edukuar qė tė mohonin Perėndinė.
    Shumėkush do tė ishte dekurajuar, por jo veprimtari i dalluar apostullor i ditėve tona, qė kishte kaluar mė pėrpara me vėshtirėsitė e Afrikės dhe tė Lėvizjes Ekumenike botėrore. Ai e nisi punėn pikėrisht atje ku kishte ndalur, tek formimi i klerit dhe ringritja e tempujve, pėr ta shtrirė gjithmonė e mė tepėr edhe nė fushat e tjera dhe sidomos nė atė tė ndihmės sociale. Ishte pikėrisht kjo kėmbėngulje, pėrkushtim dhe aftėsi e rrallė, e cila bėri qė besimtarėt orthodhoksė tė vlerėsonin se ai ishte personi i pėrshtatshėm pėr ta vazhduar veprėn e saponisur. Ky vlerėsim iu shpreh Patriarkanės Ekumenike nė mars 1992, nga njė delegacion i gjerė zyrtar kleriko-laik i Kishės, qė bėri njė vizitė pranė saj. Mė pas, mė 30 maj 1992, Kėshilli i Pėrgjithshėm i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė i drejtohej me njė kėrkesė zyrtare nė emėr tė besimtarėve orthodhoksė tė Shqipėrisė, Tėrėshenjtėrisė sė Tij, Patriarkut Ekumenik Vartholomeut I.

    Nė tė, pasi lavdėrohej e vlerėsohej lart puna e jashtėzakonshme e Eksarkut, theksohej, se, qė Kisha t’u pėrgjigjej nevojave tė shumta, qė tė shpejtohej riorganizimi i saj mbi baza kanonike, qė tė rikthehej e barabartė nė gjirin e Kishave motra, ishte nevoja qė tė ngrihej sa mė shpejt njė hierarki e aftė pėr tė pėrballuar kėto detyra. Ndaj, si Kisha mėmė, qė kishte dhėnė autoqefalinė, i takonte Patriarkanės Ekumenike tė pėrdorte tė drejtat e detyrat e saj pėr plotėsimin kanonik tė strukturave tė Kishės sonė, duke nisur nga Kryepiskopi, ku vlerėsohej se Prof. Dr. Anastasi ishte personi mė i pėrshtatshėm pėr tė marrė kėtė detyrė.

    Sinodi i Shenjtė i Patriarkanės Ekumenike, pasi shqyrtoi kėtė kėrkesė, duke pasur parasysh se nuk kishte mbetur i gjallė asnjė episkop me origjinė shqiptare, dhe duke marrė nė konsideratė punėn e shkėlqyer tė Imzot Anastasit, vendosi mė 24 qershor zgjedhjen e Tij Kryepiskop i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Ndėrsa mė 2 gusht u bė ceremonia e Fronėzimit, nė kishėn “Ungjillėzimi i Hyjlindėses Mari”, nė Tiranė.

    Me kėtė rast, mė 24 Qershor dhe mė 2 Gusht, kremtohet pėrvjetori i zgjedhjes dhe i Fronėzimit tė Fortlumturisė sė Tij, Kryepiskopit tė Tiranės, Durrėsit dhe tė gjithė Shqipėrisė Anastasit, nė krye tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Liturgjitė Hyjnore festive do tė kryhen nė Kishėn “Ungjillėzimi i Hyjlindėses”, nė Tiranė, me pjesėmarrjen e gjithė Sinodit tė Shenjtė tė Kishės.
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #49
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Kėshilli Bashkiak i qytezės sė Kėlcyrės ruante njė surprizė tė kėndshme pėr Kryepiskopin Anastas: me vendim njėzėri tė tij njė nga rrugėt nė qendėr tė qytezės mori emrin e Kryepiskopit Anastas. Nė ceremoninė e vendosjes sė pllakės sė mermertė me emrin e rrugės mori pjesė edhe vetė Fortlumturia e Tij.
    Shumė besimtarė, sė bashku me priftėrinjtė e tyre, si dhe autoritetet lokale tė qytetit organizuan njė pritje tė ngrohtė pėr Kryepiskopin. Nė kishėn e Ungjillėzimit tė Perėndilindėses dhe Ngjalljes sė Zotit u bė njė lutje e shkurtėr dhe Kryepiskopi, i shoqėruar gjithmonė nga Hirėsia e Tij Dhimitri, bėri njė pėrshėndetje tė ngrohtė, duke iu referuar si pėrparimit tė jashtėzakonshėm qė ėshtė shėnuar nė Kishėn Orthodhokse nė pėrpjekjen pėr ringjalljen e saj pas persekutimit ateist shumėvjeēar, ashtu dhe pėrpjekjes qė duhet tė vazhdojė secili besimtar nė veēanti qė tė rinovohet shpirtėrisht dhe tė pėrforcojė besimin e tij te Perėndia.
    Kryetari i Bashkisė sė Kėlcyrės, z. Agron Tahiri, nė sheshin para Bashkisė lexoi vendimin lidhur me nderimin e Fortlumturisė sė Tij. Ky nderim bėhet nė personin e Kryepiskopit Anastas pėr punėn dhe veprėn e tij shumėdimensionale pėr ringjalljen e Kishės Orthodhokse, promovimin e bashkekzistencės paqėsore dhe bashkėpunimit mes komuniteteve fetare nė vend, por nė veēanti pėr kujdesin e Tij pėr Kėlcyrėn.
    Nė Kėlcyrė kisha madhėshtore nė qendėr tė qytetit, qė nderon Ungjillėzimin e Perėndilindėses dhe Ngjalljen e Zotit, ka qenė ndėr veprat e para qė realizoi Kryepiskopi. Gjithashtu, ndėr klerikėt e parė qė ai hirotonisi ėshtė prifti famullitar i Kėlcyrės. Nė vazhdim, Fortlumturia e Tij u kujdes edhe pėr pajisjen e brendshme dhe zbukurimin e kishės. Me kujdesin dhe burimet financiare tė Kryepiskopit gjithashtu u ble nė krah tė saj njė godinė, qė shėrben si qendėr rinore dhe shpirtėrore. Shumė afėr me qytezėn, nė Grykėn e Kėlcyrės, nga ana e Kryepiskopit u ngrit nga themelet manastiri i ri i Shėn Nikollės, i cili ishte shkatėrruar plotėsisht. Ai pėrbėn vend lutjeje pėr banorėt e zonės (jo vetėm pėr tė krishterėt).
    Mė e rėndėsishme ndėr tė gjitha kėto pėr Kishėn Orthodhokse dhe Kryepiskopin Anastas mbetet ndihma qė ėshtė dhėnė nė mbėshtetje tė rinisė. Shumė tė rinj dhe tė reja nga zona kanė vazhduar ose vazhdojnė shkollėn me bursė tė dhėnė nga Kryepiskopi nė vatrat arsimore tė Kishės, ndėrsa dhjetėra tė tjerė vit pas viti marrin pjesė nė kampingjet rinore.
    Nė vazhdim vijoi njė pritje simbolike nė qendrėn shpirtėrore, ku u shkėmbyen pėrshėndetje dhe u dha njė program i shkurtėr me saze popullore tradicionale nga tė rinjtė e Qendrės Shpirtėrore Orthodhokse tė Kėlcyrės.
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,234
    Postimet nė Bllog
    22
    “Aktet e terrorizmit dhe ndėrgjegjja fetare”

    Ceremoni e shkėlqyer nė Universitetin e Qipros pėr nder tė Kryepiskopit Anastas, i cili u nderua me titullin “Doktor Nderi”

    Mė 17 qershor, Universiteti i Qipros organizoi njė ceremoni tė shkėlqyer me rastin e dekorimit “Doktor Nderi” (Doctor Honoris Caussa), i Fakultetit tė Shkencave Sociale dhe Shkencave tė Edukimit, tė Kryepiskopit tė Tiranės, Durrėsit dhe tė gjithė Shqipėrisė, Imzot Anastasit.
    Duke i uruar i mirėseardhjen Kryepiskopit, nė fjalėn e tij Rektori i Universitetit tė Qipros, Profesor Stavros Zenios, tha: “...Listės sė personaliteteve tė shquara qė nderojnė Universitetin tonė i shtohet sot edhe Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, gjė e cila pėrbėn nder tė veēantė pėr Institucionin tonė”.
    Dekani i Fakultetit tė Shkencave Sociale dhe Shkencave tė Edukimit, Profesor Athanasios Gagatsis, lexoi vendimin e Senatit tė Universitetit pėr dhėnien e titullit mė tė lartė tė Universitetit, atė tė shpalljes “Profesor Nderi”, duke iu referuar mes tė tjerave faktit qė vendimi ishte i njėzėshėm. Vendimi, pėrtej referencave pėr arritjet nė sektorin e hulumtimit shkencor nga ana e Kryepiskopit, thekson edhe faktin se “...Kryepiskopi u shqua pėr prurjen e tij tejet tė rėndėsishme nė kultivimin e ndėrgjegjes fetare dhe nė forcimin e unitetit mbarėbotėror”.
    Me njė fjalim plot emocione pėr personalitetin dhe veprėn e Kryepiskopit foli Profesori i Asociuar i Departamentit tė Edukimit, Stavros Fotiou, i cili mes tė tjerash tha: “...nė jetėn dhe veprėn e Fortlumturisė bashkekzistojnė harmonikisht dhjakonia hieratike, hulumtimi shkencor dhe dėshmia sociale. Si njė figurė kulmore e Kishės, e shoqėrisė, e arsimit, si shėrbėtor i denjė i Kishės Orthodhokse, mėsues i dalluar akademik, bashkėbisedues ekumenik i shquar, Kryepiskopi i Shqipėrisė Anastasi kontribuon nė dialogun mbarėbotėror pėr mirėkuptimin dhe solidaritetin mes njerėzve dhe popujve…”.
    Mė pas u vazhdua me shfaqjen e njė materiali tė shkurtėr filmik, ku jepeshin ēaste nga puna hierapostolike e Kryepiskopit Anastas, veēanėrisht nė Shqipėri, pėr rilindjen nga hiri i persekutimit ateist tė Kishės sonė Orthodhokse Autoqefale. Pasi veshi timvanin akademik dhe iu dorėzua pergameni i vendimit, Fortlumturia mbajti ligjėratėn e tij me temėn tepėr bashkėkohore: “Aktet e terrorizmit dhe ndėrgjegjja fetare”.
    Fillimisht Kryepiskopi shprehu pėrgėzimet e tij pėr Universitetin e Qipros, pėr zhvillimin e tij tė shpejtė, aktivitetin e tij shumėplanėsh, duke mbėshtetur nė mėnyrė tė qenėsishme shoqėrinė qipriote nė pėrparimin e saj. Nė vazhdim, u fokusua nė trajtimin e temės mbi terrorizmin, qė mbizotėron nė diskutimin mbarėbotėror, nė mėnyrė tė posaēme nga grupime ekstremiste islamike, nė emėr tė besimit fetar. Ligjėrata ishte nė sinkron tė plotė dhe me informacionin e pėrditėsuar lidhur me trajtimin e fenomenit nga pikėpamja e informacionit, trajtimi shkencor dhe teologjik. Mes tė tjerave, Kryepiskopi tha: “...ēdo krim qė bėhet nė emėr tė fesė ėshtė krim ndaj vetė besimit fetar. Ēfarėdo lloj dhune nė emėr tė besimit fetar dhunon, nė tė gjitha kuptimet e fjalės, vetė besimin. Asnjė konflikt luftarak nuk ėshtė i shenjtė. Paqja, vetėm ajo, ėshtė e shenjtė”.
    Pėrveē autoriteteve drejtuese dhe tė profesoratit tė Universitetit tė Qipros, ceremoninė e nderuan me praninė e tyre Kryepiskopi i Qipros, Krisostomos II, ish-Presidenti i Qipros, z. Jorgos Vasiliou, deputetė, diplomatė etj.
    Vlen tė theksohet, se Ligjėrata e Kryepiskopit u mbajt nė kuadėr tė Ligjėratės sė Vitit nė kujtim tė Dinos Levendis, qė organizon ēdo vit Universiteti i Qipros nė bashkėpunim me Fondacionin “A. J. Levendis”.
    Me rastin e vizitės dhe qėndrimit nė Lefkosia, Kryepiskopi Anastas pati disa takime tė tjera.

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Apostujt Petėr dhe Pavėl - 29 qershor
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 09-07-2024, 17:16
  2. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  3. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 01:22
  4. Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-08-2007, 09:57
  5. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •