Close
Faqja 59 prej 118 FillimFillim ... 949575859606169109 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 581 deri 590 prej 1175
  1. #581
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Vehabizmi ne trojet shqiptare
    Kujdes: “Vehabitët” parakalojnë nëpër trojet arbërore
    21 November, 2005 nga Vehbiu

    Shkruan: Zekerija IDRIZI-teolog, Stolberg (Aachen)

    Një kohë të gjatë kam hezituar t’i qasem fenomenit të “vehabizmit” e “vehabistëve” tanë shqiptarë (heu shqiptarë u thënçin!), që ka afro dy dekada që kanë lëshuar rrënjë në trojet tona ilire-dardane-shqiptare. Kam hezituar thjesht nga fakti se kam menduar që me këtë problematikë merret aktualisht Uashingtoni, alias administrata e Bushit. Por ama fenomeni “vehabizëm” veç ka filluar të marrë vërtet përmasa jashtëzakonisht të mëdha dhe alarmuese në të gjitha trojet tona arbërore në vend dhe jashtë, në botën perëndimore. Ata kudo që t’i shohësh të bien në sy me excentrizmin e tyre në çdo pikëpamje: me mjekra të gjata, me fustanella aziatike o me pantallona (shallvare) të shkurtra, gratë dhe vajzat e tyre të veshura në të zezë-me perçe (që kallëzojnë imazhin e kalluxherkave sllavo-ortodokse), si edhe jashtëzakonisht radikalë e vulgarë në fjalorin e tyre. O Zot, vetëm edhe devetë u mungojnë t’i marrin nga shkretëtira, kuptohet për të plotësuar, sipas tyre, besnikërisht e pikë për pikë “synetin” e Profetit! Prandaj edhe me të drejtë shkupjanët i quajnë “mjekroshë“, selamalejkimë”, “muxhahedinë”, “talebanë” etj. Excentrizmi i tyre vërtet është jashtëkohor e jashtëhapësinor për rrethanat tona evropiane, madje edhe për rrethanat e traditat tona kombëtare. Fundja, komplet doktrina, ideologjia dhe praktika e tyre radikale e ekstreme fetare bie ashiqare ndesh me doktrinën dhe praktikën tonë fetare, që ndër shekuj është rrënjosur në trojet tona qysh kur gjyshërit tanë pranuan fenë islame. Vehabistët tanë kanë për synim të çrrënjosin ndër të tjera doktrinën tonë tradicionale fetare, alias mezëhebin hanefit (medh-heb: shkollë juridike fetare), duke implementuar kështu në universin tonë fetar doktrinën rigjide të “vehabizmit”. Shih absurdin, dëshirojnë të zhdukin mësimet jashtëzakonisht tolerante e racionale të mezëhebit tonë hanefit, e t’i zëvendësojnë ato me mësimet tepër ekstreme, bajate, infantile e irracionale të vehabizmit saudit. Kështu ata me paraqitjet e tyre të përçudnuara dhe propagandën e tyre janë duke krijuar një pështjellim, tollovi e rrëmujë të paparë kudo trojeve tona: nëpër xhami, rrugëve, kuluareve, nëpër ceremoniale e kremte fetare, në media elektronike e të shkruara, nëpër faqe interneti etj.
    Pashë Zotin po çfarë na duhet neve shqiptarëve vehabizmi saudit, që si rrymë ideologjike-fetare mohon të studiuarit e filozofisë së përgjithshme dhe asaj islame nëpër Universitetet e Arabisë Saudite? Mohon racionalizmin, moderacionin dhe intelektin njerëzor? Kjo sepse sipas tyre na qenkësh “haram” myslimani të mendojë me kokën e vet! (Ç’mjerim, o Zot!). Çfarë na duhet “talebanizmi” afganistanez që edhe stadiumet sportive i shndërronte në gjykata krimi e ndëshkimi për femra dhe ndalonte rreptësisht mbajtjen e radiove, televizorëve dhe kompjuterëve nëpër shtëpitë myslimane në prag të mileniumit të tretë ?! Ç’na duhet ky sekt që kudo që është futur ka mbjellë përçarje, hasmëri dhe luftë vëllavrasëse? Ç’na hyn në punë kjo ideologji fetare nihiliste që mëton të zhdukë çdo gjurmë të kulturës dhe qytetërimit të popujve; kjo ideologji që mohon çdo vlerë kombëtare, që mohon çdo thesar të trashëgimisë historike të fesë dhe të kombit?
    Alarmi veç është ndezur: aty-këtu në Kosovë vehabitët tanë maskarenj përdhosin “në emër të fesë” varrezat tona, përmendoret tona! Kjo është vërtet tmerruese dhe brengos shumë. Nëse s’ndërmerret gjë në parandalimin e këtyre akteve vandale nga institucionet tona, druaj se nesër do të bëhet shumë vonë.
    Për mendimin tim, ka shumë faktorë që stimulojnë shtrirjen dhe masovizimin e ideologjisë vehabite te shqiptarët. Me këtë rast do përmendi, kuptohet nga këndvështrimi im, ca nga faktorët më kryesorë.
    Së pari: indolenca, amullia, pasiviteti herë-herë i skajshëm dhe mosuniteti i teologëve dhe parive fetare islame tek ne kanë shkaktuar të çara dhe vakuum të madh, të cilin po e shfrytëzojnë me takt, racionalisht dhe në kohë vehabitët tanë. Së dyti: njohja e dijet tepër sipërfaqësore dhe shumë të cekëta të besimtarëve tanë shqiptarë rreth doktrinës së shkollës sonë juridike hanefite (se lëre më edhe për tri shkollat tjera juridiko-fetare tradicionalisht të mirënjohura në botën myslimane: shafiite, hanbelite dhe malikite), në veçanti, dhe fesë islame, në përgjithësi. Shih në këtë drejtim rryma vehabite më së shumti ka pasur dhe akoma ka sukses në Shqipëri, pasi që atje pas një periudhe të gjatë ateizmi gjeti terren më të përshtatshëm për të vepruar dhe për të ndikuar njëkohësisht me propagandën e vet sofistike.
    Së treti: antivlerat e sekularizmit modern, pasojat e materializmit vulgar e ekstrem, si p.sh., narkomania, prostitucioni, pedofilia, kanibalizmi, lëvizja hipite, pornografia, ekzibicionizmi e shumë e shumë pseudovlera të tjera kanë shpënë shumë të rinj tanë në kaos, në labirint, në theqafje. Ata për çdo ditë kërkojnë rrugëdalje nga ky kaos. Çuditërisht shumë prej tyre shpëtimin e gjejnë në religjion. Në cilin religjion? Natyrisht në atë religjion, apo thënë më drejt, në ato sekte religjioze që kanë instruksionet më rigoroze, që janë më dogmatike e më ekstreme. Mjerisht, shikuar nga këndi psikologjik, meqenëse kanë qenë rast patologjik në shoqëri në të kaluarën e tyre të mjerë, ata të tillë ngelin, prandaj, edhe kur involvohen në rrethe religjioze, janë patologjikë. Ekstremizmi, sikundër thuhet rëndomë, cyt ekstremizmin tjetër. Së këndejmi ne, prandaj, për çdo ditë e më shumë vërejmë shumë narkomanë, hajdutë e bashibozukë të djeshëm te predikojnë sot fe, islam, madje-madje edhe “xhihad” rrugëve të Ilirisë, me turlifarë veshjesh arabo-aziatike dhe me një fjalor tejet brutal. Për më tepër ky fenomen nuk gjen shprehje vetëm në botën shqiptare. Ky është një fenomen universal. Në botën perëndimore numri i sekteve satanike dhe ekstreme dhe i anëtarësisë së tyre sa vjen e shtohet për çdo ditë. Veçmas janë të ditura vetëvrasjet kolektive nëpër tempuj fetarë dhe orgjitë kolektive seksuale të hedonistëve “religjiozë”.
    Dhe, së katërti: faktori socio-ekonomik. Me shembjen e sistemit soc-realist komunist, veçanërisht pas përfundimit të luftërave, në trojet tona etnike u infiltruan shumë shoqata humanitare arabe-islame, që nën petkun e humanizmit e bujarisë propagandonin idetë e tyre sektare, duke ua kushtëzuar varfanjakëve shqiptarë ato pak ndihma që shpërndanin me kalim “në një fe të re” (!?), me kalim nga, sipas tyre, një “fe e devijuar” (nga mezëhebi hanefit) në “islamin burimor ortodoks” (në vehabizmin binladenian)! Në këtë kontekst ata kanë themeluar qindra objekte kulturore-arsimore islame gjithandej viseve tona etnike, nëpër të cilat organizojnë kurse të ndryshme edukativo-arsimore islame gratis për rininë tonë. Në këtë rrafsh ata po ushtrojnë ndikim të madh në binladenizimin e të rinjve shqiptarë. Shto këtu edhe pozitën e mjerueshme ekonomike të administratave fetare-islame tek ne dhe të stafit të tyre kadrovik (pagat e ulëta të imamëve, myezinëve dhe mësimdhënësve të fesë). Për rrjedhojë, mjerisht një numër jo i vogël i teologëve e imamëve tanë janë bërë viktimë e propagandës vehabite. Paguhen me rroga të majme nga qarqe vehabite të botës arabe me qëllim të shtrirjes së ideologjisë së tyre në botën shqiptare. Ky pohim imi nuk është thashetheme a frazë kuturu, porse është një vërtetësi e kulluar dhe e dokumentuar mirë. Jo rrallë herë më ka rastisur t’u them troç vehabitëve laikë shqiptarë (që mendojnë se janë bërë më “myslimanë” se profeti vetëm me të lëshuar të një mjekre të llahtarshme e me të lexuar të dy a tri broshurave fetare!): “Ju jeni ca “puçrra” të vogla në krahasim me megabosët tuaj, në krahasim me ca çallmaxhinj – tradhtarë këta të fesë së tyre stërgjyshore, të cilëve ua zë fajin më së shumti. Kjo thjesht sepse ata janë shkaktarë të gjithë kësaj rrëmuje e dramaciteti që është krijuar në universin tonë fetar”.
    Alarmi veç është ndezur: dhjetëra xhami trojeve të Ilirisë janë uzurpuar nga vehabitët! O Zot, kjo është tmerr! Xhamia monumentale historike në Shkup “Jahja Pasha” ka rënë në duart e tyre. Xhamia e re pitoreske në lagjen e Dizhonit (komuna Çair) veç kundërmon erë “vehabizmi”, qysh nga themelimi. E, shumë e shumë xhami të tjera.
    Pikësynimi i tyre nuk përfundon këtu. Kjo është vetëm një nga objektivat e aktivitetit të tyre për të kulmuar me marrjen nga brenda të kështjellave islamike, përkatësisht të administratave fetare në Gadishullin Ilirik. Qysh herët kam paralajmëruar rrezikun e shndërrimit të bashkësive tona fetare në “butik” shallvaresh e fustanellash a, ruana Zot, në ahure a grazhd devesh! Në këtë drejtim estabilishmenti ynë fetar-islam duhet të tregojnë syçeltësinë dhe përgjegjësinë më të lartë për të mos rënë në grackat e tyre perfide.
    Qysh në vitin 1995 më qe ndaluar me një censurë të hekurt prezentimi i referatit tim “Sektarizmi fetar ndër shqiptarë myslimanë në dobi të pansllavizmit”, në seminarin shkencor “Feja Islame në Shqipërinë post-komuniste”, organizuar në Durrës nga një shoqatë kulturore-islamike. Këtë e kuptova pasi mora vesh se ky seminar organizohej nën patronazhin e një shoqate “vehabite” arabe. Këtë rast po e përmendi thjesht për faktin se qysh në atë kohë pata theksuar të gjitha rreziqet që prodhon në hapësirën shqiptare fenomeni “vehabizëm”. Dorën në zemër, s’është e rastësishme paraqitja e “vehabizmit” tek ne pikërisht në kohën më të pakohë për kauzën tonë kombëtare, kur na kanosej rreziku, madje, edhe deri në zhbërje biologjike. Fare normale, se këtë fenomen të pështirosur do ta tolerojë estabilishmenti politiko-ushtarak e policor sllavo-ortodoks kudo trojeve tona etnike, për arsye se “vehabizmi” i bën argatinë prej djalli pansllavizmit, duke bërë, nga njëra anë, që shqiptarët të çajnë kokën mes vete me cikërrima e dokrra fetare të llojit binladenian, dhe, nga ana tjetër, duke u veshur shqiptarëve imazhin e “fundamentalizmit islamik” në agjendat ndërkombëtare. Kjo s’do mend, meqë kështu ka qenë qysh në fillimet e para të paraqitjes në skenë të kësaj rryme në shkretëtirën saudite në fillim të shekullit XVIII nga themeluesi i saj Muhamed bin Abdul-Vehab. Qysh këtë periudhë kohore, ky farë alamet dijetari pati dhënë “fetvanë” e lejimit së bashkëpunimit politiko-ushtarak në mes myslimanëve sauditë dhe të krishterëve anglo-francezë për të luftuar me Perandorinë Osmane. Është me relevancë të theksohet fakti se pikërisht këso periudhe në ndihmë ushtrisë së Sulltanit, kuptohet me kërkesë të tij, do t’i vihet Valiu i Egjiptit, Muhamet Ali Pasha, ky burrë i madh shqiptar, i cili me një trimëri të rrallë me ushtrinë e tij do të shuajë me gjak kryengritjen e vehabitëve të fanatizuar sauditë.
    Vehabitët shqiptarë janë punëtorë të zellshëm. Ata i zbatojnë me pedanteri të gjitha urdhëresat që i marrin nga sheikët arabë. Themelojnë shtëpi botuese, në të cilat botojnë tituj librash me tematikë vehabito-selefiste, madje dhe gazeta e revista të këtij lloji; prodhojnë videokaseta e CD të ndryshme, hapin faqe të veçanta interneti dhe një varg aktivitetesh të tjera me qëllim të masovizimit të anëtarësisë së tyre. Ah! Edhe ajrin na e kanë ndotur, se lëre më tjerat!
    Optimizmi im qëndron në faktet vijuese: Të gjitha organet administrative fetare-islame në trojet tona kanë ligjësuar në mënyrë decidive nëpër kushtetutat e statutet e tyre të praktikuarit përjashtimisht të mësimeve të shkollës juridiko-fetare HANEFITE; shumica absolute e inteligjencies islame tek ne, teologët pra, është e rreshtuar në këtë vijë; nga mësimdhënësit fetarë nëpër medresetë dhe fakultetet teologjike tek ne predikohet e favorizohet doktrina jonë mezëhebore – kështu qëndron edhe me shumicën e mejtepeve mësonjëtore të xhamive tona (përjashto këtu ato që gjenden nën kthetrat e “mjekroshëve”); si dhe shumica e besimtarëve tanë shqiptarë, kudo në vend dhe jashtë në diasporë, ritet fetare i praktikon, pa dilemë, konform doktrinës sonë hanefite. Së këndejmi, të gjitha veprimet jashtë kësaj, të gjitha veprimet vehabito-selefiste janë, në fakt, veprime subverzive, jashtinstitucionale, herë-herë mbase edhe të nëndheshme.
    Sikundër theksova edhe më parë, mezëhebi ynë është më tolerant, më racional dhe më pedant. Besa mirë, po vallë toleranca, racionalizmi, pedanteria nuk janë tipare dalluese të etnopsikologjisë së nacionit tonë?
    Shyqyr Zotit që jemi “hanefitë”. Të këtillë jemi shumë më afër Evropës e Amerikës dhe përgjithësisht më afër vlerave kulturore-qytetëruese botërore.
    __________________

  2. #582
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Vehabizmi fenomen botëror


    "Të rinjtë, të cilët me pamjen e tyre na sjellin në mendje talebanët e ardhur nga kampet e Bin Ladenit në Afganistan, për disa janë sekt islamik, ndërsa për disa të tjerë janë fondamentalistë të rrezikshëm, që kërcënojnë institucionet ekzistuese të bashkësisë islame. Vehabitë ka sot në të gjithë Ballkanin. Ata janë me mjaft ndikim edhe mes myslimanëve në Evropën Perëndimore e Amerikë".

    Për ta çdo përmendje e njeriut në lutje, përfshirë dhe profetin Muhammed a.s., paraqet formë të shumëbesimit (idhujtarisë), sepse myslimanët e vërtetë mund t'i luten vetëm Allahut xh.sh..

    Drejtuesi i parë, Muhammed ibn Abdulvahab (1703-1792), emrin e të cilit mori lëvizja, e quajti të ashtuquajturin islam turk të tipit sufij, si devijacion dhe largim nga feja e pastër. Abdulvahabi thotë se: "Kurani është mjaft i thjeshtë dhe gjithkush mund ta kuptojë dhe shpjegojë vetë". Kjo do të thotë se gjithkush duhet të marrë vendime vetë për veten. Kjo ishte lëvizje revolucionare për të gjithë botën sunite, që atëherë jetonte e muruar në katër shkolla të pranuara juridiko-fetare.

    Zgjidhja kryesore është ndarja e besimit nga dhuna. Vehabizmi, si lëvizje fetare, është legale dhe legjitime. Sipas Kushtetutës, ligjit për kishat dhe bashkësitë fetare, por dhe sipas dokumenteve ndërkombëtare. Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut dhe Deklaratës së OKB të vitit 1981 për lirinë e besimit, atë nuk mund ta ndalojë askush. Liria e besimit është e drejtë e çdo njeriu, që do të thotë se është i lirë të besojë në çfarë dëshiron dhe si të dëshirojë. Ndërsa gjithkush që u drejtohet armëve për të realizuar synimet e veta është terrorist. Tigrat e Tamilit përdorin dhunën, sikurse dhe El-Kaida, por askush nuk thotë se të gjithë hindutë janë kamikazë.

    Vlerësohet se Arabia Saudite, ku vehabizmi është mësim shtetëror, në 25 vitet e fundit ka harxhuar gati 100 miliardë dollarë për propagandimin e kësaj lëvizjeje në botë. Pjesa më e madhe e mjeteve është drejtuar për ndërtimin e xhamive, shkollave fetare e zgjerimit të ndikimit në media. Nga kjo janë ndërtuar më shumë se 1700 xhami, 230 qendra islamike, 220 universitete islame e më shumë se 2000 shkolla në vendet jo islame. Ndërsa sipas vlerësimeve të Ambasadës Amerikane në Riad, vetëm në vitin 1994 organizatat saudite kanë dërguar në Bosnjë-Hercegovinë 200 milionë dollarë. Këtu nuk janë përfshirë donacionet financiare të shtetit saudit.

    Lëvizja vehabiste është zgjeruar në disa valë në këtë rajon. Kështu, sot ka rreth 20% vehabitë në mesin e besimtarëve myslimanë në Bosnjë e Hercegovinë. Në fund të viteve '70 e fillim të viteve '80 të shekullit të kaluar, Husein ef. Xhozo dhe Ahmet Smajloviq përkthyen veprat e Muhamed abdul Vahabit "Libër për monoteizmin" dhe "Tri parimet themelore dhe dëshmitë e tyre". Për rrezikun e vehabizmit, flet i pari Hasan Sushiq (1982-1983), kur në një këshill në Reka (Kroaci) tha se: "Vehabizmi përpiqet të keqpërdorë pozitën shoqërore ku ndodhen pakicat myslimane, për të arritur pranimin mes tyre". Zgjerimi befasues filloi me luftën qytetare në Bosnjë-Hercegovinë, kur erdhën muxhahedinët në mesin e të cilëve edhe një numër vehabitësh, si dhe kur u rrit numri i studentëve që shkojnë për shkollim në Arabinë Saudite, veçanërisht në Universitetin Islamik në Medinë.

    Në një seminar të KFOR-it me drejtuesit e Shërbimit Policor të Kosovës, ekspertët amerikanë vlerësuan se vehabizmi është në rritje të madhe në Kosovë dhe për pesë vjet "Kosova do të bëhet vatra më e rëndësishme e këtij sekti islamik" në Evropë. Komiteti Saudit i Ndihmës për Kosovën dhe Çeçeninë dërgon çdo vit për shkollim dhe qëndrim në Arabinë Saudite 200 shqiptarë, studentë dhe nxënës të shkollës së mesme. Në Kosovë sot janë 30 shkolla vehabite.

    Pasuesit e Muhammed ibn Abdulvahabit e kanë përdorur depërtimin e Napoleonit në Egjipt dhe Palestinën si pikëmbështetje për zmbrapsjen e osmanllinjve turq nga Gadishulli Arabik. Për t'u mbrojtur, turqve u duhej të sillnin forca nga Ballkani e Azia e Vogël. Largimi i këtyre forcave nga Ballkani krijoi hapësirë për kryengritje në Serbi e Greqi. Por që nga viti 1807, Turqia u konsolidua dhe i zmbrapsi me sukses vehabitët.

    Por në Kosovë shfaqet dhe problemi tjetër. Imamë të veçantë shqiptarë mendojnë se vehabizmi është bërë kundërshtar më i madh se sa nacionalizmi serb, sepse ky është mësim direkt për mohimin e nacionalizmit shqiptar! Vehabizmi nuk e pranon kombin. Myslimanët nuk mund të ndahen sipas kombit, gjuhës e ngjyrës së lëkurës. Ky është thelbi i shpjegimit kuranor të barazisë së myslimanëve.

    Vehabizmi "musliman" shqiptar është (antikombëtarizëm) antishqiptarizëm, muslimanizëm joproduktiv, muslimanizëm i rrejshëm, ujitë dhe ushqen sllavizmin!

    Unë mendoj se të gjitha këto të këqia burimin e vet e kan nga: Arabia Saudite , Egjipti dhe Jordania.


    Shkroi: F. SH.

  3. #583
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga ajzberg Lexo Postimin
    C fare gjuhe eshte ''XHUMAJA''? dhe perse thuhet''NDIHMONI NEVOJTARIN''kur ajo nuk eshte nevojtare, por eshte nena dhe motra juaj.......
    Ka nevoj te perkrahet dhe ti mbrohet e drejta e saj per ta mbajt shamin ne shkoll, sikur qe ka te drejt neper shkolla te shkoj femra si porche kabriolet e cila eshte aq e ndyt sa qe eshte ne gjendje ti infektoj me AIDS te tjeret edhe pa kontakt fizik.
    ylli_pr
    Veq po shikojme. Fisniku ne fillim nau ka kercnuar. Nuk gozojme me komentuar agje. Veq nje po e themi;
    KY FISNIKU I HOLL E I GATE,
    DON ME I DHANE QEVERIS
    DAJAK.
    Nuk kercenova askend, mirpo kjo teme eshte vetem per muslimanet, thirrja i behet muslimaneve dhe te tjeret skan cfar kerkojn ne kete teme.

    Ndersa sa i perket dajakit ndaj qeveris , kete ja jep populli sepse eshte populli qe i mban kete dhe jo ata veten.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #584
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    V

    Suretu Esh Shura - Kaptina e Marreveshjes
    Ajeti 40. Ndeshkimi i te keqes, behet me nje te keqe ne te njejten mase, e kush fale e bene pajtim, shperblimi i tij eshte te Allahu. Vertete Ai nuk i do zollumqaret.
    Ta vazhdoje pak kete Sure qe mos komentohet jasht kontekstit

    41. E kush hakmirret për padrejtësitë i janë bërë, ndaj të tillëve nuk ka ndonjë përgjegjësi.
    42. Përgjegjësia (ndëshkimi) është vetëm kundër atyre që u bëjnë padrejtë dhe kundër atyre që pa farë arsye bëjnë çrregullime në tokë. Për të tillët është një dënim i dhembshëm.
    43. Kush bën durim dhe fal, s;ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm)

    E pash se ku i more kta artikull te Enveristat qe deshten ta zhdukin fene po deshtun dhe u zhduken vet. Dhe prap nuk prune artikull apo koment kthjelles reth temes
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar2006 : 23-06-2010 më 08:44
    BAC, SU KRY

  5. #585
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Ajet Nuro

    Montreal, Kanada

    anuro@albemigrant.com


    Organizata islamike “Xhihadi thërret “ Prishtinë

    Thirrje

    Duke parë shtrurazi se kohëve të fundit është bërë e tëpërt edhe jeta me të krishterët në Kosovë sepse dihet se muslimanizmi është mbizotrues në shtetin e Kosovës deshëm që me këtë letër të paraqesim disa projekte të shoqatave islame ne Kosovë të cilat janë duke e përcjellë gjendjen në Kosovë me mjaftë interes dhe se ata dëshirojnë që Kosovën ta shohin si vend me traditë të vërtete islame dhe kjo ështën një gjë shumë e mirëpër popullin shumicë muslimane.Në kuadër të kësaj ne jemi edhe duke hulumtuar që rasti i para ca kohëve në lidhje me autorinë e disa shkrimeve kunder mulsimanizmit dhe të konvertuarin e para disa viteve Gjon(Aliadem ) Keka i cili duke përdorur mendjen e tij ka bërë disa gabime që nuk i falen në shkrimet e tij tepër të dhe me rastin e konvertimit ku në K`uran thuhet se duhet zhdukur ai person për shkak të konvertimit dhe mohimit të Muhamedit . Ne kemi masivizuar disa organizata islamike që janë në Kosovë që ky person të gjindet dhe ta ekzekutohet sipas asaj që Kurani famëlart e thotë ngase ai ka mohuar drejpërsëdrejti mulsimanizmi dhe se rasti i konvertimit të tij dhe shkrimet eë tij janë tepër të pafalshme në Kosovën e pavarur dhe me shumicë muslimane . Edhe Forumi Musliman i Kosovës si organizatë është tepër e prekur me këto ndodhi që po e dëmtojnë shumcën silame në Kosovë sic është rasti me Gjon(Aliadem) Keken i cili është një turp i madhë konvertimi i tij në Krishterizëm , ne jemi të obliguar sipas Kuranit që ai të ekzekutohet në qoftë se nuk dëshiron të kthehet në islamizëm dhe kjo është e ditur ngase ai e ka ofenduar shumë fenë islame si dhe traditën e popullit shumicë mulsimane në Kosvë dhe normalishtë se edhe familjen e tij e cila është muslimane . Organizatat që janë në veprim për ta gjetur dhe ekzekutuar në mënyrën kuranore Gjon(Aaliadem) Keken sipas asaj që thotë edhe Muhamedi .a.s.do të jenë në të gjithë territorin e Kosovës deri sa të kryejn këtë veprim të shenjët Kuranor sepse është obligim i i muslimanëve të vrasin të pafetë dhe ata që janë konvertuar ne krishterizëm nga muslimanizmi. Gjon(Aliadem) Keka është një antislamist dhe një njeri që deri dje ishte musliman e sot është bërë një i krishter i zjarrët ngase duke u konvertuar dhe duke e mohuar muhamedin ai bënë mëkatë të pafalëshën dhe ne duhet ta ekzekutojmë sa më shpjetë sepse do jete vonë sepse ai ka pretendime që të kthej edhe të tjerë në krishterizmin e idhujtarive të mëdha kështu që duke e vrarë Gjon (Aliadem )Kekën në kryejm një obligim dhe i ndihmojmë Allahut në rrugën e tij për ta pastruar terrenin nga të pafetë sic është Gjon(Aliadem ) Keka mohues i islamizmit.Prandaj lusim të gjithë se kush e gjenë vendndodhjen e Gjon(Aliadem) Kekes do te ketë merita dhe shpërblim si nga organizata jone islamike ashtu edhe nga Allahu.

    Ne emër të Allahut mëshiruesit mëshirbërësit dhe në thirjen për Xhihad ne duhet realizuar këtë obligim që Gjon(Aliadem) Keka të ekzekutohet sa më shpjet të jetë e mundur .

    Allahu qoftë me ne dhe na ndohmoftë në rrugën tonë .



    Organizata islamike “Xhihadi thërret “ 21.06.2008

    Prishtinë

  6. #586
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Po me siguri duket se eshte i pa nevojshem,pasi qe ty cdo gje shqiptare te pengon,
    per video gjegjesisht per faqen tane ne internet,nuk eshte me rendesi autori i faes sate qe e ke,eshte interesante dhe me randesi qe ne favor tandin eshte qe ta kthejsh ksoven ne "REPUBLIKA ISLAMIKE E KOSOVES"ky eshte qellimi i yte,dhe pas keti qellimi,vjen favoriti tjeter,me thirr xhihad,(me thirr vllavrasje)pastaj te bejshe thirrje ne emer te islamit,qe te martohen shqiptaret me motra te veta,etj,etj.
    Më shpif mos shpif, lexoji komentet e mia, shikoji qendrimet e mia dhe si janë ato në raport me shqiptarinë.
    I nderuar, Egjipti që sa kohë është shtetë dhe ka 9 milion tituj shkencor, e nuk po arrinë të bëhët republikë Islamike, e po arrinë Kosova.
    Asnjëherë nuk kam synuar as nuk synoj që Kosovën ta bëjë republikë Islamike, deshira ime është sikur Kosova të ishte Islamike, mirëpo konsideroj se kemi edhe shumë punë për të bërë, edhe shumë gjëra për t'i ndritur para se të mendojmë rreth republikës Islamike.
    Republika Islamike nuk bëhët derisa ende kemi problem me shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës (pra ende kemi treva të okupuara nga serbët), republika Islamike nuk vie në shprehje përballë problemeve të shqiptarëve në luginë të Preshevës, Malsi, Çamëri dhe Maqedoni.
    Republika Islamike nuk bëhët për derisa kalueshmëria e testit të matures është 45% dhe popullata edhe më shumë po zhytet në injorancë, po mbetet pa njohuri shkencore, e lërë më ato fetare (që janë bazë e krijimit të shtetit Islamik) nuk ekzistojnë fare.
    Për derisa nuk kemi popullatë me njohuri të larta fetare e Islame, republike Islamike është ide paradoksale.
    E përmenda Egjiptin e cila ka universitete nga më të njohurat në botë dhe ka 9 milion tituj shkencor, ngase njohurit fetare (Islame) në atë vend janë të larta dhe prapë se prapë nuk ka gjasa të bëhët shtet Islam, po ne me një injorancë fetare?! apo edhe me vetëdije të ultë fetare?!
    Andaj të këshilloj të mos përhapësh propaganda, personalisht nuk jam duke u munduar rreth shtetit Islam, jam duke u munduar rreth protestës së rradhës që pritet të bëhët për çështjen e shamisë, ku po tentoi t'i fus edhe disa gjëra tjera aktuale dhe që preokupojnë shoqërinë shqiptare, ndërsa problemi i shtetit Islam, nuk figuron tek problematikat e shoqërisë shqiptare, e ju betohem se as në mendjen time nuk figuron.
    Të mundohemi t'i ndihmojmë njëri-tjetrit, dikush në rrafshin e arimit, dikush në mjekësi, dikush në ekonomi dhe t'i eleminojmë problemet tona që i kemi, është pothuajse sikur ta kemi arritur shtetin Islam të cilin aq "shumë" po pretendojmë "ta kemi".
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  7. #587
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Shkruan Artan Hoxha (GSH)

    Emisioni investigativ “Xhungël”, i transmetuar dje në mbrëmje nga NEWS 24, solli dëshmi dhe fakte që hedhin dritë mbi mënyrën sesi arritën të penetronin në Shqipërinë e viteve ’90, disa organizata dhe eksponentë të dyshuar për lidhje me terroristët islamikë. Bamirësit dhe misionarët arabo-myslimanë, përveç ndihmës kolosale prej dhjetëra milionë dollarësh që dhanë në ndërtimin e 203 xhamive të reja, ndihmuan dhe në shkollimin e klerikëve të rinj. Por mes turmës së vëllezërve myslimanë që vërshuan për të rimëkëmbur islamin në vendin më të varfër të Evropës, pati dhe disa personazhe të njohur të terrorizmit fundamentalist ndërkombëtar.

    “Përpara se të mbërrinin te përballja me armë e 24 tetorit 1998, terroristët e “Xhihadit Islamik Egjiptian” dhe eksponentë të tjerë të organizatave islamike, të dyshuara se kishin lidhje me Al Kaeda-n, punuan në heshtje të plotë dhe me durim, për të krijuar në Shqipëri një strehë të sigurtë ku mund ti shpëtonin ndëshkimit. Synimi i tyre ishte që të krijonin një bazë nga ku më pas të hidheshin në veprim sapo të merrnin urdhërin nga sheikët e terrorit, Osama Bin Laden dhe Ayman Al Zavahiri. Rënia e sistemit komunist dhe fundi i diktaturës gati gjysmëshekullore kishte lënë pas një tokë të djegur për besimtarët fetarë në Shqipëri.

    Kishte kaluar afro një çerekshekulli qysh nga momenti kur diktatura komuniste vendosi të shëmbte nga themelet objektet e kultit, xhami, kisha e teqe në gjithë vendin. Klerikët u vranë, u burgosën apo u përndoqën. Në fillimin e viteve ’90, besimtarët myslimanë donin të faleshin, por nuk kishin ku ti kryenin ritet fetare. Kërkonin që dikush ti drejtonte lutjet e tyre drejt zotit, por nuk kishte kush ta kryente një mision të tillë.

    Misionarët
    Pjesa dërrmuese e popullsisë së Shqipërisë deri në vitin 1967, përbëhej nga besimtarë myslimanë. Sipas statistikave zyrtare të kohës, numri i tyre kapte shifrën e mbi 70 përqind të popullsisë së gjithë vendit. Të mbetur si në shkretëtirë, pa xhami dhe klerikë, besimtarët myslimanë shqiptarë ishin të uritur për fjalën e zotit. Shqipëria hapi dyert për të gjithë bamirësit dhe misionarët myslimanë që vërshuan nga çdo cep i botës. Në krye të bamirësve, investitorëve dhe misionarëve që u erdhën në ndihmë vëllezërve të të njëjtit besim në Shqipëri, qëndronin myslimanët me origjinë nga vendet e botës arabe. Ata sapo kishin ngulur piketat e para në Bosnje. Por ndryshimet politike në Shqipëri u krijuan mundësinë e një destinacioni të ri, ku sigurisht kishte shumë nevojë për ndihmën e tyre. Problemi qëndronte në faktin se besimi mysliman në Shqipërinë e islamizuar shumë vonë nga Perandoria Osmane, ishte më liberal se ai që predikohej në vendet arabe.

    Mikpritja
    Sapo erdhi në pushtet, në vitin 1992, presidenti Sali Berisha dhe mazhoranca politike e drejtuar prej tij, u hapën dritën jeshile të gjithë misionarëve dhe bamirësve myslimanë nga Afrika dhe Azia. Shqipëria hodhi një hap të madh, duke u bërë një ftesë të sinqertë të gjithë myslimanëve që kërkonin të ndihmonin vëllezërit e tyre në vendin më të varfër të Evropës. Më 18 nëntor 1992, Shqipëria u antarsua në Organizatën e Konferencës Islamike. Ky akt gjeti reagimin e opozitës së majtë që kundërshtoi haptazi, duke thënë se Shqipëria e ka vendin në Perëndim dhe jo në Lindje. Hyrja në Konferencën Islamike u shoqërua me një veprim konkret, duke hequr rregjimin e vizave të hyrjes në vend për të gjithë qytetarët e botës islame. Mes qindra dhe mijëra arabo-myslimanëve që vërshuan për të ringritur më këmbë besimin mysliman në Shqipëri, pati dhe elementë të dyshimtë apo të identifikuar si terroristë fondamentalistë nga shërbimet sekrete. Pasi kishin tentuan të përmbysnin me dhunë pushtetin në Egjipt dhe ndihmuan me armë në dorë popullin afgan ti jepte fund pushtimit sovjetik, për eksponentët e Xhihadit dhe militantë të organizatave të tjera radikale islamike, ishte hapur një terren i ri, ku fillimisht mund të fshiheshin, e më pas të vendosnin krijimin e celulave të tyre.

    Ndihma
    Pa ndihmën financiare të ofruar nga bamirësit e botës arabe, pjesa dërrmuese e besimtarëve myslimanë në Shqipëri do të vazhdonin ende ti kryenin ritet fetare në qiell të hapur. Fondet prej dhjetëra milionë dollarësh të dhuruara kryesisht nga Arabia Saudite, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara, Egjipti, Turqia etj, bën që të ndërtoheshin në kohë record, mbi 400 xhami të reja. Në një raport zyrtar të Komitetit Shtetëror për Kultet në vitin 2005, konstatohet se numri i xhamive të ndërtuara nga themelet që janë krejtësisht dhurata të shoqatave dhe fondacioneve të ndryshme arabe është 203. Por burime nga Komuniteti Mysliman Shqiptar deklarojnë se numri i xhamive të ngritura me fondet e dhuruara nga arabo-myslimanët është dy herë më i madh. Me fondet e këtyre dhuruesve u bë i mundur dhe ndërtimi i tetë medreseve dhe dy instituteve për përgatitjen e klerikëve të rinj. U ndërtuan spitale, qëndra shëndetësore dhe ujësjellësa. U financuan kurse disa mujore dhe ndihma për jetimët apo njerëzit pa përkrahje. U përballuan shpenzimet për një pjesë të mirë të klerikëve në gjithë vendin dhe personelin mësimdhënës në medresetë dhe institutet fetare. U siguruan bursa dhe u mundësua shkollimi i studentëve në universitetet e botës arabe për të përgatitur klerikët e rinj shqiptarë me arsim të lartë.

    Konflikti
    Bashkë me diplomat e marra në universitetet teologjike të botës Arabe, studentët shqiptarë sollën dhe një kulturë të re fetare, që ndryshonte nga besimi tradicional si vendit. Pikërisht ky fakt shërbeu për të nxitur një konflikt mes klerikëve të vjetër dhe klerikëve të rinj që ishin lidhur me islamin pas viteve ’90.
    Klerikët e rinj nisën të kërkojnë radikalizimin dhe arabizimin e fesë islame në Shqipëri. Të përhapnin ato sekte islame radikale që më pas mund të krijonin shtratin për lindjen e terrorizmit islamik. Shqipëria e mbetur me një grusht klerikësh të vjetër në prag të vdekjes, që mbështeteshin te islami tradicional, u gjend nën presionin e fortë të klerikëve të rinj të saposhkolluar. Ata sollën ritet dhe kulturën e re islame që e mësuan në vendet arabe, e cila në shumicën e rasteve binte në kundërshtim me islamin liberal që ishte praktikuar prej pesë shekujsh në Shqipëri.

    Rreziku
    Në turmën e mijëra misionarëve dhe bamirësve islamë që u vendosën në Shqipëri nga vendet e botës arabe, penetruan dhe një numër mjaft i kufizuar elementësh problematikë, pjestarë të organizatave terroriste të njohura në gjithë botën si “Xhihadi Islamik Egjiptin”, “Grupi Islamik Egjiptian”, “Fronti i Shpëtimit Islamik Algjerian”, “Grupi i Armatosur Islamik Algjerian”, që më vonë do të viheshin nën komandën e Osama Bin Laden dhe Al Kaeda-s. Në vitet 1994-1996, lëvizja e islamikëve u shtua sëtepërmi. Shqipëria nisi të përdorej si trampolinë për vullnetarët muxhahidinë që vinin nga Afganistani dhe donin të shkonin në Bosnje për të luftuar ndaj ushtrisë sllavo-ortodokse sërbe. Gjatë viteve 1997-1998, pas përfundimit të luftës në ish-Jugosllavi, luftëtarët muxhahidinë bën përpjekje që të futeshin dhe në Kosovë me pretekstin për të mbështetur rezistencën e vëllezërve myslimanë. Drejtues dhe financues të organizatave dhe fraksioneve islamike radikale nga bota arabe, tentuan që ta kanalizonin luftën çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë, në një luftë fetare, por nuk ia arritën qëllimit”.

  8. #588
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Konflikti


    Rreziku
    Por kta artikull qka kan lidhje me ket tem kta shpifje e propagnada qka poi qet ktu?
    BAC, SU KRY

  9. #589
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Re: [Sterkala] Xhihadi ne shqip, zbulohet faqja e internetit Topic List < Prev Topic | Next Topic >
    Reply < Prev Message | Next Message >
    I nderuar Lipe Shtogu;

    Besoj se jeni dakord me mua qe Shqiptaret kane vyrtyte te lidhura direkt me zotin dhe jo me disa klerike percares qe ecin ne kunddershtim me theniet e librave te shenjta "Te gjithe njerzit jane te Perendise"
    Kuptohet vetiu, se shkruesit dhe shperndaresit e ketyre thirrjeve per terror islamik, nuk jane as islamike dhe as fetare, bile aq me shume as Shqiptare.. Asnje klerik ne bote nuk bene thirrje te tilla per terror. Asnje Shqiptar nuk ve nje fe mbi tjetren, sepse ndryshe do te nxiste percarjen fetare.
    . Edhe me djallin te ishin lidhur keta shkrues nuk do te benin thirrje te tilla peer masakra pa adrese. Thirrje per te vrare njerez ne rradhe! Shprehje inatesh kunder demokracise dhe pararojes se zhvillimit, perparimit dhe demokracise botrore. Njerez te tille vet kurani i konsideron xhahila. Edhe bolshevizmi gjakatr i Stalinit shpetimin nga sulmi Hitlerian e gjeti ne aleancen Anglo-Amerikane. Prapa qendrimeve te tilla antinjerezore, por te motivuara si antiimperialiste e antiamerikane, jane klika politike qe perpiqen per pushtet ne shtetet islamik. Keto klika perdorin si maske islamin dhe antiamerikanizmin per gjoja prapambetjen. Me kete shprese per pushtet, me parrulla ne emer te Perendise se drejte ne anen e tyre, mashtrojne masat, terheqin vlera monetare, zhvillojne kontrabanden dhe
    nxjerrin fitime kolosale nga gjaku i viktimave te tyre kamikaze. Nje i mashtruar i futur ne organizate edhe me pagese nuk mund te dale i gjalle. Ne qoftese nuk bene aksione si kamikaz dhe te shpallet njeri i perndise dhe i Islamit, vritet nga vet organizata terroriste si tradhetar.Keto metoda ne shume vende e mbajne popullin islam ne nje injorance te papare te dhunshme fizike dhe psiqike.
    Perkthysi i ketyre materialeve antinjerzore me siguri duhet t'a ket bere kete per para. Por ai qe i perhap ne menyre te organizuar duke u futur ne internet eshte krimineli kryesor.
    Une shpreh bindje te plote se me keto pislleqe nuk merret asnje Shqiptar mysliman apo jomyslyman. Ata qe veprojne ne perkrahje te ideve te terrorizmit nuk jane as myslimane te vertete. Nuk jane as me kuranin qe citatet i ka teresisht paqesore.
    Keto shkrime neveriten nga te gjtha fete e Shqiperise dhe te botes.
    Atehere si ka mundesi qe te perhapen keto pislleqe qe s'u takojne Shqiptareve?
    Pergjigja eshte e qarte. Shqiptari vepron haptazi. Fshehurazi, veprojne antishqiptaret. Une kam shume dyshim se keto perkthehen dhe perhapen ne Shqiperi nga forcat e erreta shovene antishqiptare qe perpiqen te prishin imazhin e Shqiptareve per simpatin qe kane fituar ne bote me vyrtytet e tyre te pastertise, diturise, beses dhe te bujarise.
    Vedat Shehu


    --- On Sun, 2/15/09, Lipe Shtogu wrote:

    From: Lipe Shtogu
    Subject: [Sterkala] Xhihadi ne shqip, zbulohet faqja e internetit
    To: sterkala@yahoogroups.com
    Date: Sunday, February 15, 2009, 1:23 AM

    Xhihadi ne shqip, zbulohet faqja e internetit

    Kenge per luften e shenjte, foto te terroristeve dhe materiale mirefilli te lidhura me terrorizmin, te gjitha ne shqip. Kush fshihet pas ketyre mesazheve ekstreme dhe te panjohura me pare per Shqiperine?

    Mes dhjetera faqeve islame shqip te internetit dallon njera prej tyre, e cila eshte e krahasueshme per nga permbajtja vetem me faqet elektronike te organizatave terroriste me te medha ne bote. Forum-islamik. com, e gjitha ne shqip, e gjitha e perqendruar ne vazhdimin e luftes se shenjte dhe nderimin e personaliteteve qe rendom njihen si terroriste me fame boterore. Me shume se gjithçka tjeter spikat nje kenge e kenduar nga nje person i vetem e cila i ben thirrje te gjitheve qe te bashkohen ne luften e shenjte. Mes vargjeve te kenges jane lehtesisht te konstatueshme thirrjet per arme dhe per gjunjezim te armikut me te madh: Amerikes. Nga sa kuptohet, del qarte se dikush ka financuar mirembajtjen e nje faqeje elektronike dhe sponsorizimin deri edhe te kengeve qe hymnizojne levizjen e Xhihadit, por kesaj here sikunder askush nuk e kishte menduar gjithçka eshte ne shqip dhe vetem ne shqip. Porsa faqja shfaqet, permbajtja e saj eshte e pabesueshme per cilindo shqiptar. Dokumente, diskutime dhe materiale muzikore e filmike qe lidhen me Afganistanin e Irakun. Nese germon mes materialeve te kesaj faqeje elektronike, perveç hymnizimit te figures se terroristit Osama Bin Laden dhe Al-Zarkauit, papritmas gjenden dhe dokumente qe jo çdo fillestar do te mund te shtinte ne dore.
    Leterkembimi
    Vemendja ndaj seksioneve te ndryshme te kesaj faqeje elektronike te njeh dhe me disa dokumente qe zor se mund t'i hasesh ne faqe klasike qe flasin per terrorizmin. Mes tyre eshte dhe leterkembimi mes kreut te vrare te Al-Kaedes ne Irak Al-Zarkaui dhe dijetarit Muhammed al-Makdisi. Ky i fundit njihet si nje dijetar me shume autoritet ne boten islame qe ka denuar haptazi ekstremizmin islamik dhe aktet terroriste. Sikunder eshte tradite ne komunikimin mes myslimaneve, ndonese dy bashkebiseduesit perfaqesojne rryma krejt te kunderta ata i drejtohen njeri-tjetrit me shume respekt dhe kortezi. Por nuk eshte ky thelbi i ketij leterkembimi, por shtenia ne dore e tij. Duke qene se asokohe Al-Zarkaui ishte nje nder personat me te kerkuar ne bote, ishte e qarte se dhe mesazhet e tij duhet te transmetoheshin ne menyre krejt sekrete. Kesisoj, keto mesazhe ishin te ditura vetem per nje grup te ngushte njerezish, ndaj dhe renia ne dore e per me teper perkthimi ne shqip ngre pikepyetje mbi prapavijen e themeluesve te kesaj faqeje interneti. "Ketu gjendet pergjigjja e Al-Zarkauit (RahimehuLlahi Alejhi) ndaj dijetarit Muhammed al-Makdisi", - shkruhet ne nje nga seksionet e faqes Forum-islamik. com, ndersa ne fund te kesaj letre nuk gjendet kurrkund vendi nga i cili eshte marre. Por perveç leterkembimit vihet re se disa anetare shume aktive te faqes elektronike ofrojne materiale ose bejne diskutime qe reflektojne nje nivel te kenaqshem njohurish teologjike, çka te ben te mendosh se ata kane studiuar diku.
    Anetaret
    Ne debatet teologjike spikat nje personazh i vetequajtur Behar Beqiri. Nisur nga permbajtja e tezave te tij, duket se ky personazh ka njohuri te zgjeruara lidhur me debatin teologjik dhe problemet me te medha te islamizmit sot. Por jane me dhjetera anetare te tjere, te cilet perkthejne materiale dhe bejne debate lidhur me domosdoshmerine e terrorizmit. Nga terminologjia dhe dialekti i perdorur eshte e lehte te dallosh se nje pjese e anetareve dhe artikullshkruesve flasin gjuhen gege ndersa nje pjese tjeter ate toske. Nderkohe qe nje anetar i forumit, i prezantuar me pseudonim, ka ofruar nje artikull te quajtur "Synimi i Xhihadit ne rrugen e All-llahut te Madheruar". Por ne fund te ketij shkrimi behet nje sqarim domethenes ku jepen te dhena mbi autoresine dhe perkthimin e materialit ku shkruhet: "Marre nga libri "Terbijetul xhihadije fi dev'il kitabi ue sunneh" me autore: Abdul Aziz ibn Nasir el-Xhulejl, e perktheu dhe e pershtati: Shukri Aliu, 28 shkurt 2007". Perkthyesi i quajtur Shukri Aliu korrespondon me nje hoxhe shume problematik ne Kosove veprimtaria e te cilit eshte denuar shpesh here nga Komuniteti Mysliman i Kosoves.
    Teksti i kenges ne shqip qe ben thirrje per Xhihad
    Do ta marrim boten ne te gjithe
    Kemi zotin, fuqine mbi gjithesine
    S'lusim njerezit, s'lusim Amerike
    Jo, jo, jo, prej askujt ne nuk kemi frike
    Jo, jo, jo, prej askujt ne nuk kemi frike.
    (Perseritet strofa e pare)
    Mos mendo Amerike qe na frikeson
    Se fitorja neve na takon
    Muxhahidet jo nuk i frikeson
    Se kane bindje ne zotin qe i ndihmon
    Se kane bindje ne zotin qe i ndihmon.
    (Perseritet strofa e dyte)
    Merre armen vella me Bismilah
    Se qafirave plumbi ka me u ra
    Me Tekbih dhe La-ilahe-il- Allah
    Do ta marrim ne kete dynja
    Do ta marrim ne kete dynja.
    (Perseritet strofa e trete)
    Kur ben Tekbir Allahu Ekber
    I betohem zotit si çdo here
    Islamine do ta mbrojme me nder
    Se eshte e paster dhe me vlere
    Se eshte e paster dhe me vlere.
    (Perseritet strofa e katert)
    FUND

  10. #590
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Po keshtu um thanë edhe mua dje, me gjasë sot kemi një mbledhje dhe do të shohim për më të rejat rreth kësaj proteste
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •