Pune don me dal me perce.
Kan me mbete shume plane dhe projekte pa u kryer, duke u marr njerezia me feregje.
Insan halli.
Pune don me dal me perce.
Kan me mbete shume plane dhe projekte pa u kryer, duke u marr njerezia me feregje.
Insan halli.
Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.
Po une po i postoj se po e shofe se ka fillu me ndiku ne te mire,kryesorja eshte qe po e shifni se qfare dami jeni duke i ber popullit,kjo qe po e them eshte nje terapi e mire per keta te mjere qe dojn ta fusin xhihadin dhe me von martesat vella e moter,nese ty te pelqen kjo qka po e kerkojne ke vehabistat,mundesh te fillosh ta aplikosh ne familjen tande lirishte por mos u mundoni qe kete te ja impononi popullit.Sa i perkete besimit une nuk shikoj kisha e xhamija se feja ime eshte shqiptaria.
Deshta te ju sjell edhe ket Artikull per hir te kthjelljes se kesaj teme ne nje tem te paster. Po prap ky SHerri e paska ndermend me terapin e tij ta prish. po nejse po vazhdojm me mirsi ne, se budalles men mei dhon zor asht
Autor: Albinot Maloku
E marte 22 Qershor 2010 11:50 AM
Republikën tonë, përveç telasheve shumë të mëdha e reale të cilat i ka, herë pas herë po e godasin edhe disa telashe të panevojshme, e të cilat më irritojnë pa masë. Për shtetin tonë, anipse ende të pakonsoliduar e të mospranuar në OKB e instanca tjera, janë të padobishme rastet e largimit të vajzave të mbuluara nga institucinet edukativo-arsimore apo shtetrore të Republikës së Kosovës. Vendimi i disa drejtorëve të shkollave të mesme apo fillore, i bazuar gjoja në një vendim të MASHT-it për të larguar nxënëset të cilat bartin shamin, është skajshmërisht johuman. Bartja e shamisë në institucine edukativo-arsimore apo shtetrore, nuk e kërcënon karakterin laik të Republikës së Kosovës. Arsytimi i njërit prej drejtorëve që kishte larguar një nxënëse me shami nga bankat shkollore, se gjoja ai po respektojka Kushtetuten e vendit, është shumë qesharak. Qesharak nga se, respektimi i saj na paska ngelur tek ky filan drejtori, ndërsa që kjo Kushtetutë shkelet me dy këmbët nga pushtetarët tanë, as që bëhet llaf. Nejse, kjo nuk është ajo për të cilën dua të komentoj tani.
Pavarësisht faktit se Kushtetuta jonë nuk është aq për mashalla, ajo nuk ofendon bindjet e asnjërit nga besimet fetare në vendin tonë. Për të pas një pozicion të tillë neutral, në një formë apo tjetrën komunitetet fetare e kanë dhënë agremanin e tyre, dhe kjo është për tu lavdëruar. Mirëpo, të largosh një nxënëse nga procesi mësimor, për faktin që respekton obligimin e besimit të saj, është shkelje e rëndë, jo vetëm e Kushtetutës, por së pari e të drejtave të njëriut. E dimë se të drejtat e njëriut janë të garantuara nga shumë dokumente të rëndësisë globale, e qe besa edhe evropiane, destinacion të cilin ne po e synojmë. Domethënia veprimit të këtyre drejtorëve të frustruar, të thirrur në vendimin e MASHT-it, është që vajzat të cilat mbajnë shamin së pari duhet të zgjedhin mes besimit të tyre apo arsimimit. Kësi llojë pozicioni nuk kanë përjetuar as gjeneratat e Xhordano Brunos nga inkuizicioni katolik.
E shtyrë nga këto llojë marifetllëqesh, Christiane Amanpour kishte përgaditur, para disa kohësh, një tregim për CNN mbi “vendimet” e disa shteteve të BE-së për largimin e vajzave të mbuluara nga institucinet edukativo-arsimore apo shtetrore. Ajo në emisionin e saj kishte ftuar edhe profesorin e Universitetit Oxford, Tariq Ramadan. Profesori Ramadan i kishte thënë gazetarës Amanpour se “Duke ua ndaluar shamit, u mohoni të drejtën njerëzve që të vishen si të duan, në fakt jeni kundër vlerave tuaja. Realisht, me këtë gjë ushqehet frika dhe do të mungojë debati konstruktiv. Islami është religjionë i Evropës dhe pjesë e shoqërisë”. Pa mëdyshje dhe me të drejtë profesori Ramadan porosit, se me këto gjëra ushqehet frika dhe jorehatia.
Për dallim nga këto marifetllëqe të Evropës, shqiptarët kurrë nuk kanë pasur dhe kurrë nuk duhet të kenë probleme të pavend, siç mund të jenë çoftë edhe ngacmimet më të vogla të natyres religjioze. Shqiptarët janë i vetmi popullë autokton i Evropës i cili mund ta shikojë me ballë hapur edhe lindjen edhe perëndimin. Janë tre kolosë të mëdhenj shqiptarë që duhet jenë “yrrnek” për disa filan drejtora e profesora. Është ortodoksi Fan S. Noli, katoliku Gjergj Fishta e myslimani Naim Frashëri, për të cilët nuk ka qenë kurrë kufi besimi i tyre, por fuqia e diturisë dhe e mëndjes ka qenë fundamenti që i ka udhëhequr ata. Për veç këtij fakti eklatant, edhe thënia e babait të Universitetit të Virgjiniasë dhe autorit të Statutit të Virgjiniasë për lirinë fetare, ish-presidentit të SHBA-ve, Thomas Jefferson, ështa ajo e cila për mua paraqet parimin tek i cili duhet të mbështetet filozofia, sidomos, e shtetit tonë. “Nëse fqiu im ka njëzet zota ose asnjë Zot, kjo mua nuk me pengonë. Me këtë ai as nuk më ka thyer këmben, as nuk më ka marrë të hollat nga xhepi im”. – thotë autori i Dekleratës së pavarësisë të SHBA-ve, ish-presidenti Jefferson. Përfundimisht, me shami apo pa shami, vajzat shqiptare duhet të arsimohen.
Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar2006 : 23-06-2010 më 08:12
BAC, SU KRY
C fare gjuhe eshte ''XHUMAJA''? dhe perse thuhet''NDIHMONI NEVOJTARIN''kur ajo nuk eshte nevojtare, por eshte nena dhe motra juaj.......
Dija eshte injorance e mesuar.....
a thu valle qfar interesi kan keta qaveritar qe ne te revoltohemi dhe ti qesum pastaj gjerat ne binar, sna ka mbet tjeter rruge vetem se mu ekstremizu por jam i bindur qe nga kjo kan me pesu vetqeveritart dhe islamofobistet se kur te fillon zjarri mu digj nuk ka mu ndal ma..............eshte mire me dal protesta edhe mos mu hjek prej rruges deri te plotesohen kerkesat tona, inshaAll-llah do jem aty perseri.
View Full Version : Islami Radikal - Vehabizmi, po e demton Pavarsine e Kosoves
Arbri
16-10-2006, 04:44 PM
Islami Radikal - Vehabizmi
Po e demton
Pavaresine e Kosoves!
Gjersa me qendrimin mosperfilles dhe neglizhent te institucioneve e partive dhe OJQ-ve vendore dhe nderkombetare ne Kosove, qarqet politike antikosovare, po i ofrojne publikut evropian e boterore nje pasqyre te "popullit te padeshiruar", percjellur me propaganden per "rrezikun e krijimit te nje pyke myslimane ne brinjet e Evropes".
Qe nje vend i ndare te perkufizoj identitetin e tij qyteterues, duhet te permbushe kriteret: vullnetin e elites politke dhe ekonomike per ndryshim, gadishmerine e komunitetit per riperkufizim identiteti, dhe vullnetin e qyteterimit prites.
I ploteson Kosova keto kritere per aterim ne njerin apo tjetrin qyteterim? Cili qyteterim do ta gelltise a te fus Kosoven ne gjirin e vet? E gjendur ne udhekryq te qyteterimeve dhe si amallgam kulturor, Kosova perballet me sfiden e identitetit qyteterues dhe shteterore.
Ringjallja islame edhe tek ne paraqitet si perpjekje qe islami te perceptohet jo vetem si religjion por dhe si menyre e te jetuarit. Ne boten islame po ndodhe nje levizje e gjere kulturore, sociale dhe politike qe predominon mbi qendrimet gjithnje e me te zbehta sekulare. Tregues te nje ngjallje islame edhe tek ne, jane: vemendja e shtuar per ritet fetare, falja ne gjami dhe jasht saj, axherimi, shperndarja e publikimeve religjioze, perqendrimi ne veshjen islame, kerkesa gjithnje e me e madhe e futjes se menyres se jetes islame ne jeten publike sic eshte kerkesa e faljes ne institucione publike, futja e mesimit te fese ne institucionet shkollore, etj. Te gjitha mediat pa dallim si dhe subjektet politike ne Kosove mundohen te joshin klientelen duke ofruar atmosfere krejt orjentale. Me kete paraprijne televizionet lokale.
Qe nga clirimi i Kosoves e ketej bashkebiseduesit tone per ceshtje te ndryshme, miq dhe te tjere, duke filluar nga temat me te thjeshta e deri tek negociatat per statusin final te Kosoves, ne mes tjerash kane krijuar nje percepcion te turbullt sa i perket elementeve te qyteterimit. Perpos mangesive ne qeverisje, brenda kompetencave te ofruara, dhe guximit e vullnetit per te nderhyre ne keqmenaxhimin e UNMIK-ut, institucionet dhe kasta politike shqiptare paraqiten kinse te shurdher para vershimit me te ri nga Lindja. Kjo dosido ngiti cmimin per te fituar besimit per njohjen e shtetesise me te gjitha atributet. Identiteti i Kosoves eshte ne nje sprove serioze. Popujt e besimit mysliman ne Ballkan kaluan ne Islam nga trysnite e violencat Otomane, me crast pranuan verzinon me pragmatik, racional e logjik, si dhe ate mistik, apo dimensionin psiko-spiritual te islamit.
Kesi soji kosovaret se bashku me te gjithe te islamizuarit tjere ne Ballkan kultivuan versionin e shkolles Hanafi apo Sufi. – tasawwuf te islamit.
"Luftetaret e islamit te paster", sic kane deshire te quajn veten wahabinjte, filluan aktivitet e tyre ne Kosove qe ne fillim te viteve '90, pa u penguar fare nga sundimtaret e ideologjise simoter neo-nazi-fashist te Millosheviqit. Sot e asaj dite ata ne menyre eksplicite kundershtojne cdo ndikim te jashtem kulturore duke imponuar mesimin ekskluziv me pranine e patjetersueshme neper kryeshnoshe, syneti a ndonje tubim te ngjashem, kundershtojne teorite shkencore mbi dukurit natyrore a shoqerore duke ofruar si zevendesim shpjegime nga Sheriati a Kurani, sic bene, fjala vjen, ne Peje djaloshi i quajtur Elvis Goga i perfolur si krye muxhahidini vendor ne Peje. Çfare kerkoj ne Peje Arfan Qadeer Bhati, pakistanezi me nenshtetesi norvegjeze?
OJQ-te qe ende veprojne nen ombrellen e Komitetit te Perbashket Saudit per Ndihme Kosoves dhe Çecenise e qe erdhen ne Kosove pas luftes se fundit 1999, po nxjerrin perfitime nga varferia ne paralagjet e qyteteve te Kosoves, por ne mase te madhe edhe neper fshatrat perreth. Dhe e tere kjo sipas qeverise saudite, "jo per disa muaj apo vite, por derisa ekziston nevoja..." Modus operandi i levizjes wahabite ne Kosove eshte indoktrinimi fetar i popullates se varfer shqiptare, boshnjake dhe egjiptiane e te ashkalive. Raste te tilla jane me se te dukshme p.sh., ne: Shipol paralagje e Mitrovices, ne Kodren e Trimave apo ne Vranjevc te Prishtines, ne Prizren dhe Peje, ne Radavc te Pejes, ne Voksh te Junikut, ne Ferizaj e Kacanik etj, etj. Te rekrutuarit nga qendrat anti-kosovare (Arabia Saudite dhe SigurimiShteterore i Serbise) ata po e hapin rrugen per forcat globalizuese te islamit nderkombetare duke tentuar te mposhtin traditen
islame tolerante, te larmishme, qe i beri balle centralizimit dhe hegjeminozmin te
"Islamska Zajednices" te dirigjuar nga Beogradi i para dhe pas Luftes se dyte
Boterore. Ështe mu kjo qender qe e jetesoj marreveshjen Tito-Kypyrli per dergimin e 300.000 shqiptareve ne shkretetirat e Anadollit. Wahabizmi arab i perkrahur nga sherbimi inteligjent serb ne Kosove, ne vazhden e "Islamska Zajednices" eshte duke tentuar te ndryshoj ne galop shoqerine kosovare dhe marredheniet ndernjerezore. Dhe kete po e bene deri ne nje mase, sepse qytetaret kane filluar te siellen me shperefillje ndaj tyre, apo po i frikesohen atyre?
Rast, ne morine e rasteve qe flet per futjen e "islamit global" thelle ne shpirtin e ashtuquajtur "intelektual" eshte ceremonia e varrimit te artistit te mirenjohur kosovar, Muharrem Qena. Asgje kunder lirise se te shprehurit te familjes, po te mos ishte bere pompozitet arkivolit te mbeshtjellur me flamur te gjelber me shkrim arab, ngjarje kjo e mbuluar nga te gjitha mediat relevante te Kosoves..
Fondacioni Bamires Islamik (IEF) sipas te dhenave te ofruara ne web faqen zyrtare saudite, i ofron femijeve kosovare "arsimimin" ne mbi 30 shkolla kuranike neper Kosove. Femijeve u ofrohen shuma fillestare prej 50 euro per te mesuar kendimin e ajeteve dhe surave te vecanta nga Kurani. Ne shkollat e ndertuara nga fondet e Komitetit te Perbashket Saudit per Ndihme Kosoves dhe Çecenise ndihmuar nga Fondacioni Bamires Islamik, po punohet ne krijimin e gjenerates se re te myslimaneve lojale, jo ndaj Kosoves, por ndaj Internacionales Islame.
Gjithnje ne sherbim te ketij projekti, prane xhamive te identifikuara si te "tyre", aktivistet wahabi kane hapur internet kafet per te joshur femijet e moshave te ndryshme qe pas seancave te internetit te degjojne "naslihatet" kunder Skenderbeut dhe Rilindjes Kombetare Shqiptare, (kunder Kadares, Nene Terezes) kunder civilizimit perendimor dhe vet islamit tradicional kosovar.
Perpos faktit te lartpermendur aktivistet muxhahidin si cak kane perzgjedhur edhe shtresat tjera te popullates kosovare. Te vejat, te larguarit nga puna, fshataret, te rinjte e papunesuar, disa "intelektual" marrin mjete financiare (150 euro dhe ndihma te tjera) per te deshmuar stilin krejt islam te jetes, te formave me radikale.
Ne web faqet e partive politike me te medha ne Kosove, apo ne ato te intelektualeve shqiptare si Dr. Milazim Kransniqi & Company, ne linket e web faqeve te tyre kane ikonen Religjioni me hapjen e te cilit aktivizohet automatikisht ilahija orientale kenduar nga Adem Ramadani. Shihni web faqen AlbaNur.net.
Gjersa me qendrimin mosperfilles dhe neglizhent te institucioneve, apo prtive e OJQ-ve vendore dhe nderkombetare ne Kosove, qarqet politike antikosovare, po i ofrojne publikut evropian e boterore nje pasqyre te "popullit te padeshiruar", percjellur me propaganden per "rrezikun e krijimit te nje pyke myslimane ne brinjet e Evropes".
Kuluaret politike shteterore te Serbise me te tjere, ne bashkepunim te ngushte me muxhahedinet vendor e nderkombetare parashohin, apo po pergatisin nje "rebelim" te mundshem mu ne prag te zgjedhjes se statusit te Kosoves. Figurat karakteristike wahabi te civilizimit islam do te fiksohen vetetimthi nga kamerat e reportereve te shtepive te medha mediale boterore. Dhe, " te padeshiruarit", do te fundosin edhe per nje kohe te gjate endrren e kultivuar qe moti. Ëndrren per te jetuar te lire, pa frike, ne harmonie tolerance te vendosur qe moti nekete pjese te Evropes.
Institucionet vendore dhe nderkombetare, partite politike dhe OJQ-te duhet te shpallin mesazhe te qarta ndaj kesaj dukurije vetevrasese ne Kosove.
Suretu Esh Shura - Kaptina e Marreveshjes
Ajeti 40. Ndeshkimi i te keqes, behet me nje te keqe ne te njejten mase, e kush fale e bene pajtim, shperblimi i tij eshte te Allahu. Vertete Ai nuk i do zollumqaret.
Shkruan, Genc Morina
Ruprecht Karls Universitat Heidelberg
Philosophische Fakultat
Veq po shikojme. Fisniku ne fillim nau ka kercnuar. Nuk gozojme me komentuar agje. Veq nje po e themi;
KY FISNIKU I HOLL E I GATE,
DON ME I DHANE QEVERIS
DAJAK.
Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.
http://stopinjorances.blogspot.com/2...-e-demton.html
lexoni se u jan mbyllur syte prej parave te pista qe po ju japin gabelosllavet
Ballkani në rrezik nga vehabizmi i importuar saudit
Publikuar: , më 28 mars 2010
Ballkani në rrezik nga vehabizmi i importuar saudit
Artikuj të ngjashëm
* Nis ndërtimi i zonës së lirë ekonomike të Pollogut
* Përurohet stacioni i rinovuar i policisë në Tetovë
* Tentativa për unifikim të platformës së BDI-së e DR-së në Maqedoni
* Ministri Manevski harroi premtimet për meremetimin e burgjeve
Londër, 28 mars – Arabia Saudite shpenzon qindra milionë dollarë në mënyrë që nëpërmjet grupeve të reja të islamike radikale të zgjerojë urrejtjen ndaj Perëndimit dhe për të rekrutuar luftëtarë të rinj për xhihadin në Afganistan, shkruan Sunday Times.
Gazeta transmeton pohimet e zyrtarëve të Mqedonisë se islamikët fundamentalistë kërcënon të destabilizojë Ballkanin. Po ashtu, kjo gazetë konstaton se fraksionet fanatike të vehabive, që financohen nga sauditët, hyjnë në konflikt me komunitetin e matur tradicional mysliman.
Fundamentalistët financojnë ndërtimin e xhamive dhe madje japin nga 400 dollarë në muaj ithtarëve të tyre, nga të cilët pritet të lëshojnë mjekra, kurse gratë e tyre të bartin ferexhe.
Sipas kësaj gazete, autoritetet e Maqedonisë pohojnë se janë duke mbikëqyrur deri në 50 vullnetarë të Al Qaedas, të rekrutuar për të shkuar në luftë në Afganistan.
Dokumentet e besueshme, të cilave u referohet gazeta londineze, tregojnë se disa organizata humanitare islamike, për të cilat dyshohet se merren me shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit, po zgjerohen në Ballkan në mënyrë aktive.
Krerët e Bashkësisë Islame në Maqedoni kanë konfirmuar se disa xhami u janë marrë dhunshëm nga ana e grupeve radikale, kurse në to janë vendosur imamë të rinj, duke shtuar se mësimi vehabist është krejtësisht i huaj për traditën lokale myslimane.
Autoritetet maqedonase vlerësojnë se BE-ja dhe Amerika nuk e kanë kuptuar se çfarë problemi paraqet fundamentalizmi islamik në rritje në Ballkan, shkruan më tej gazeta, dhe shton se gjatë bastisjeve të fundit në Bosnjë e gjetiu janë gjetur disa arsenale armësh.
ju liburn jam i bindur qe e doni fen islame meqense aq shum po de baton, te kisha lut shko meso edhe pak per feh dhe eja na u bashko ne islam se ky ehste shpetim per ty si ne kete bote por edhe tjetren.........
Krijoni Kontakt