Close
Faqja 57 prej 118 FillimFillim ... 747555657585967107 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 561 deri 570 prej 1175
  1. #561
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Kosovar2006 Lexo Postimin
    Deshta me ta hjek veretjen ne privat se boll mo, HORR u bone e prishe forumin krejt u myte tu fol sende banale, fyese ne shum raste, sharje , rena , manipulime shpifje. BOLL MO se je bo per tu qeshur. Argumentet brishta, pa-edukative, pa baz, pa lidhje,. Boll mo, Shuj mo,mshele, Pushoj gishtat, lodhe pak trurin, lexo pije ni kafe, Mendo

    Liria dhe shamia
    A cenon të drejtën e lirisë së besimit ndalimi në mjediset shkollore i femrave me shami, si një shprehje kjo e dëshmisë së tyre ndaj besimit Islam?

    E shtune 19 Qershor 2010 14:00

    Nga: FRANCESC DE CARRERAS

    A cenon të drejtën e lirisë së besimit ndalimi në mjediset shkollore i femrave me shami, si një shprehje kjo e dëshmisë së tyre ndaj besimit Islam? Kjo çështje, qysh prej boll vitesh, shpërfaqet e fashitet kohë pas kohe. Pikërisht në këto çaste, në Francë debatohet për një ligj që synon të ndalojë “mbulesën tërësore”, me fjalë të tjera mbulimin tërësor a të pjesshëm të fytyrës së femrës. Së fundmi, nxënësja spanjolle Najva Malha u përjashtua nga Instituti “Camilo José Cela” në Pozuelo de Alarcón (rrethinat e Madridit), pasi nuk hoqi dorë nga mbajtja e shamisë në mjediset shkollore. Pak kohë më parë, në mjediset e Universitetit Publik të Barcelonës, u mbajt një seminar disaditor e që ngjalli mjaft interes, me temë: “Liria fetare dhe qytetaria myslimane”, nën përkujdesjen e z. Alex Seglers - profesor me zë në këtë Universitet - i cili njihet edhe si një specialist i kësaj fushe. Rrjedhimisht, për këtë çështje nuk duket se po vënë ujin në zjarr qeveritarët, por qytetarët e thjeshtë dhe qarqet akademike. Për të dhënë zgjidhjen e duhur, duhet të shkoklafiten disa çështje të ngërthyera tok: të identitetit, ruajtjes e respektimit të traditës e politikave të të gjitha llojeve. Ndërkohë që, në të vërtetë dhe po sipas mendimit tim, bëhet fjalë thjesht për konceptimin e lirisë dhe kufizimeve të saj.
    Në fakt, çështja në fjalë nuk duhet as të ngatërrohet dhe as të përqaset me atë të mbrojtjes të së drejtës së barazisë gjinore, madje as edhe me çështjen e identitetit kulturor. Ajo ka të bëjë, sipas meje, me përqasjen e gabuar të qeverisë franceze ndaj kësaj çështjeje, së cilës ajo do t’i nxjerrë fundin. “Jemi një komb i vjetër dhe të bashkuar si një trup i vetëm rreth idesë së respektimit të dinjitetit të individit dhe në veçanti të dinjitetit të gruas, rreth mënyrës së konceptimit të jetës së përbashkët”, shprehet presidenti francez Nicolas Sarkozy. Nga ana e tij, z. Eric Besson, ministri francez i Emigracionit, Integrimit dhe Identitetit Kombëtar ka deklaruar: ”Mbulesa tërësore nuk është problemi kryesor i Francës në këto çaste dhe kjo është e qartë, por ajo cenon identitetin francez dhe identitetin perëndimor”. Dinjiteti i gruas! Identiteti francez dhe ai Perëndimor! Unë nuk besoj se këto janë argumente të qëndrueshme për të ndaluar mbulesën myslimane.
    Trualli në të cilin duhet të shtrohet çështja, sipas arsyetimit tim, është e drejta e lirisë së shprehjes së besimit fetar, një ide të cilën shteti laik (apo shteti që nuk ka një fe të vetme zyrtare) e ka të sanksionuar në Nenin 16 të Kushtetutës spanjolle. Saktësisht, shtet laik nënkupton që institucionet e tij, synimet dhe aktivitetet e tij nuk duhet të pasqyrojnë asnjë parapëlqim fetar ndaj atyre të pranishme në vend; të gjitha pushtetet publike duhet të jenë asnjanëse rreth kësaj çështjeje. Për shembull, kryqi, si simbol identifikues i fesë kristiane, nuk duhet të jetë i pranishëm në shkollat publike apo mjedise të tjera shkollore. Nga ana tjetër ky simbol nuk paraqet asgjë të panatyrshme të mbahet në shkolla private, si një mjet po i tillë identifikimi i besimit kristian.
    Sa i takon qytetarëve, ata gjenden në pozita krejt të ndryshme nga shteti dhe pushtetet publike në përgjithësi. Ata janë njerëz të lirë, të cilëve kushtetuta ua lejon dhe ua njeh të drejtën e lirisë së besimit, që do të thotë, mundësinë e përzgjedhjes së njërës apo tjetrës fe, apo edhe asnjërën prej tyre. Njëherazi, u garanton edhe ta shprehin besimin e tyre lirshëm në publik, përfshirë këtu edhe prozelitizmin, gjithmonë duke respektuar edhe të drejtat e të tjerëve dhe rendin e sigurinë publike në vend. Shteti, duke qenë laik, është i detyruar të shfaqë paanshmërinë e tij, por nga ana tjetër, qytetarët janë të lirë të përzgjedhin besimin e fetar apo bindjet e tyre jo-fetare, gjithmonë brenda kornizave që përcakton Kushtetuta e vendit.
    Mbështetur në parashtrimet e mësipërme, natyrshëm që lind pyetja: A mundet vallë që t’u ndalohet grave myslimane shamia në mjediset publike, thjesht dukë germëzuar shprehjen ‘shteti është laik’. E në këtë kuptim, të lëshohet ‘receta’ se si duhet shpërfaqur besimi fetar i individit? Është e qartë se përgjigja në këtë rast është vetëm një fjale: JO. Individët (subjektet) që gëzojnë të drejtën kushtetuese të lirisë së besimit, mund ta shpërfaqin besimin e tyre fetar ballë individëve të tjerë të besimeve e bindjeve të ndryshme. Në këtë rast, përdorimi i shamisë është një shembull i tillë, mbrojtur e mbështetur saktësisht në të drejtat themelore të njeriut. Tjetër gjë është rasti kur mbulesa pamundëson identifikimin e individit dhe mund të vërë në rrezik sigurinë publike. Në këtë rast, mos-identifikimi i individit duke përdorur mbulesë, duhet të përjashtohet nga suaza e të drejtave të lirisë së besimit.
    Ligji që është gatitur në Francë, synon ndalimin e mbulesës tërësore (velo integral), me fjalë të tjera të burqas që fsheh tërësisht fytyrën e femrës apo të nikabit që lejon vetëm dallimin(identifikimin) e syve. Kjo lloj ndalese nuk bie ndesh me lirinë fetare për arsyet e përmendura nga Sarkozia dhe ministri tij Besson...”dinjiteti i gruas apo identiteti francez dhe ai perëndimor”, por për shkaqe të rendit e sigurisë në vend. Një përjashtim klasik ky i rregullit të së drejtës së lirive themelore.
    Në rastin e nxënëses spanjolle Najva Malha, rrethanat janë krejt të ndryshme, pasi ajo nuk përdor ‘mbulesën tërësore’. Ajo u përjashtua nga Instituti ““Camilo José Cela””-s për shkak të rregullores së brendshme disiplinore të shkollës, vetëm e vetëm se përdori hixhabin, që do të thotë shaminë që mbulon kokën. Kjo është një zgjedhje individuale që nuk vë aspak në rrezik rendin e sigurinë në vend, aq më tepër kur fytyra e saj është plotësisht e dallueshme(e identifikueshme). Duke përdorur hixhabin, qytetarja spanjolle Najva Malha ka ushtruar të drejtën e saj të lirisë së besimit që ia garanton kryeligji (kushtetuta), një e drejtë themelore e njeriut që mbizotëron ndaj çdo lloj ligji, aq më tepër ndaj çdo lloj rregulloreje. Kështu, përjashtimi i saj nga Instituti nuk mbështetet aspak në të drejtën kushtetuese./fri/
    (Prof.Dr. i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin Publik të Barcelonës)
    Përktheu: Zamir Gjurgji
    shum mir more qe po dini kaq shum me shkru
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 23-06-2010 më 06:57

  2. #562
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Don't Lexo Postimin
    ju jeni njerez kot ......... po tisha sikur nxenesit e shkollave do beja kshu: "Sdo bej ore mesimi pa ardh selvija te cilen e keni larguar ngase mbante mbulese".


    Dhe shifni pastaj se ca nodh ?????? kush mtregon ?
    Vllacko po mundohemi me metoda paqesore sepse fundi i fundit po protestojm kunder "vllezerve" shqiptar.

    Mirpo per ta deshmu keta se vertet jan vllezer nuk diskriminojn keshtu ne kete menyre d.m.th vllau me vllaun nuk sillen keshtu.

    Mirpo nese per kete pederra institucional vlen ajo thenja "Vllau si shkau dhe Motra si Mrtva", ateher do perkujdesemi per peshqeshe edhe per keta.

    Ne do mundohemi me keto mjete paqesore derisa te humbin efektet, mirpo nese edhe keto deshtojn continju me mjete predatoresh

    Keta pederra institucional mendojn vetem per veti, e rregulluan me kushtetut martesen e homoseksualeve dhe tash deshirojn ta ndalojn shamin-historin e nenave tona.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #563
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Nuk besoj qe dikush ka thene ketu qe muslimanet martojne vellaun/motren, besoj qe e kane pasur fjalen martese farefisnore (vajzen e dajes/tezes/halles etj).

    Dhe disa vende arabe vitin e kaluar mbi 60% e popullates kane pasur martesa farefisnore, dhe nese deshiron te dish se nga e kane marr kete frymezim atehere lexo Biografine e profetit Muhamed.

  4. #564
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    po deshet "te miratohet lejimi i mbuleses ne institucione publike" atehere duhet te shkoni simbas menyres time (te lartepermendur).

    Imagjino ..... shko i nx. dhe u thote nx. te tjere: "Te dalim jashte te gjithe ne oborrin e shkolles per arsye se nuk na lejojne motrat tona te mbuluara ne shkolle" dhe "urrrrra te gjithe nx. jashte ke oborri i shkolles" ashtu dhe ne shkollat tjera ....... "poashtu ne cdo shkolle shqiptare" dhe shif o vllacko se ca do nodhi .


    Do i dergoni dhe ultimatum pastaj.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  5. #565
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Fisnik ,keto protesta nuk jane per te lejuar shamine si-"histori te nenave tona" mirepo si diqka fetare,perndryshe nese keto protesta jane per historine e nenave tona atehere pse nuk protestohet edhe per historine e baballareve tane-per shkuarjen ne shkolle edhe me tirqe

  6. #566
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    I nderuari administrator,per hir te unitetit te kombit ju kisha lutur qe ket debat ta mbyllini,gjdo debat ne ket teme esht jo produktiv ne gjdo aspekt.
    Ne e dim se gjdo kush ka te drejten ne proteste ,dikujt nuk i pelqen forma apo arsyeja e protestes ,kurr dikush mendon se i behet e pa drejt ne nje gje ai e ka te drejten e protestes por pa fyerje te pales tjeter.
    Po ju kerkoj ne temiren ton qe ket debat ta mbyllni ,sepse debati shkon kah ana negative e jo pozitive ,me rrespekt ne emer te kombit dhe ne te mirren e forumir.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  7. #567
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2010
    Postime
    56
    Nuk duhet e as kam kerkuar qe te besoni se dikush ka thene qe muslimanet martohen moter e vella, mjafton ti lexoni postimet e mesiperme. Une di te lexoj cka shkruan dikush e nuk merrem me ate se cka deshti te thot. Kerkova nese mund t ma gjeni nje ajet kuranor ku e lejon martesen moter e vella e jo cka ka bere Nuhamedi para 1450 viteve.Kur fola per martesat ne perendim, fola per kohen e sotme, e edhe ata jene te krishtere.

  8. #568
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Fisnik ,keto protesta nuk jane per te lejuar shamine si-"histori te nenave tona" mirepo si diqka fetare,perndryshe nese keto protesta jane per historine e nenave tona atehere pse nuk protestohet edhe per historine e baballareve tane-per shkuarjen ne shkolle edhe me tirqe
    Pse jan ndalu edhe tirqet ??
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #569
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    JASHTËTOKËSORËVE U NDALOHET HYRJA NË KOSOVË!

    - Edhe një herë rreth shamisë, laicitetit dhe hipokrizisë -


    Në një debat në TV Klan Kosova, Nehat Mustafa zyrtar i MASHT-it sqaron se urdhri administrativ me ‘uniformë fetare’ nuk nënkupton ndalimin e bartjes së shamisë së vajzave muslimane në shkolla por bartjen e uniformës së hoxhës, priftit dhe rabinit! Hajde mençuri hajde! A keni parë ndonjëherë në ndonjë vend të botës nxënës me uniformë hoxhe, apo arsimtar të veshur si rabin, ose drejtor shkolle të futur në kollare prifti? Siç duket dikush në Ministrinë e Arsimit nuk e lexon drejtë akronimin e institucionit ku punon por e kupton në ndonjë gjuhë tjetër duke e kthyer kështu në Ministri të Fantazive dhe Imagjinatës. Kë tentojnë ta mashtrojnë?



    Në Diznilend dhe në botën e Hari Poterit gjithçka mund të ndodhë: shtrigat mund të fluturojnë mbi bishta fshesash, autobusët mund të hyjnë nëpër vrima gjilpërash dhe jashtëtokësorët mund të jetojnë vetëm me ajrin e Tokës. Duke vrojtuar zhvillimet e përditshme sociale, ekonomike dhe juridike në vendin tonë, nuk ke si të mos stepesh kur e sheh se Kosova jonë fort e dashur fatkeqësisht është shndërruar në një shoqëri fantastiko-shkencore ku nuk të çuditë më as lajmi më i pazakontë. Në vazhdën e ngjarjeve të fundit rreth përjashtimit të nxënëseve shqiptare muslimane nga shkollat për shkak të shamisë prapë nuk ke si të mos e konsiderosh Kosovën në të njëjtin nivel me Diznilendin, Hari Poterin apo Shoqërinë e Unazave.

    Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë me aferën rreth ndalimit të shkollimit për nxënëset muslimane në Kosovë e ka kthyer vetveten në një shoqatë magjistarësh ku lejohet edhe fantazia edhe hipokrizia edhe budallakia. Fillimisht MASHT-i duke dashur të ndalojë bartjen e shamisë së vajzave muslimane në shkollat publike doli me një urdhër administrativ ku e ‘ndalon ndalimin e bartjes së uniformës fetare’. Kjo ishte e mjaftueshme për të kuptuar se çfarë njerëzish kemi zgjedhur për të na udhëhequr dhe për ta përparuar e menaxhuar jetën tonë të përditshme. Në vend që urdhri administrativ të ndalonte bartjen e uniformës fetare siç ishte koncipuar nga krijuesit, ai e bënte të kundërtën; e ndalonte ndalimin e bartjes së uniformës fetare. Gafa të tilla mund të bëjnë vetëm palo-zyrtarë të cilët direkt nga kopetë e lopëve kanë ardhur për të udhëhequr kopetë e njerëzve pa kaluar asnjë ditë kalimthi nëpër bankat e shkollave. Kjo i bie njësoj sikur ligji i cili ndalon vrasjen e fëmijëve të shkruhet si ‘ndalim i ndalimit të vrasjes së fëmijëve’ që do të thotë se është e ndaluar të ndalosh vrasjen e fëmijëve, pra të gjithë ata, qofshin zyrtarë shteti apo qytetarë, që mëtojnë të parandalojnë vrasjet do të jenë të ndaluar nga ligji dhe jo vetë vrasësit.

    Nuk kaluan ditë dhe MASHT-i e korrigjoi gabimin e bërë duke e treguar fytyrën e vërtetë antihumane, antinjerëzore dhe kundër të drejtave e lirive individuale. Në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe me kushtetutën e vendit ata ua shkurtojnë të drejtën e shkollimit femrave të cilat kanë zgjedhur që të përmbajnë një të drejtë fetare njësoj siç kanë bërë me shekuj të tërë edhe gjyshet e stërgjyshet tona, qofshin katolike apo muslimane. Është rrenë nga më banalet se bartja e shamisë së vajzave muslimane është futje e ndonjë tradite të re tek shqiptarët. Nëse jo nënat, atëherë definitivisht gjyshet e partizanëve që marrin vendime kundër shkollimit të vajzave shqiptare muslimane kanë bartur shami në kokat e tyre.

    Kur çështja e shamisë u bë e madhe, pas protestave të qytetarëve të Kosovës, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për ta hequr barrën e përgjegjësisë nga vetvetja del me një tjetër fodullëk edhe më të madh. Në një debat në TV Klan Kosova, Nehat Mustafa zyrtar i MASHT-it sqaron se urdhri administrativ me ‘uniformë fetare’ nuk nënkupton ndalimin e bartjes së shamisë së vajzave muslimane në shkolla por bartjen e uniformës së hoxhës, priftit dhe rabinit. Libri i shenjtë i këtij të fundit e ka një thënie të mençur “Mund ta edukosh të marrin por nuk mund ta bësh kurrë të mendojë”. A ka menduar ndonjëherë para se ta lëshojë këtë margaritar z. Mustafa se çfarë marrëzie ka nxjerrë në publik? Sipas pohimit të këtij zyrtari të MASHT-it del se ndalohet që nxënësit dhe arsimtarët në shkollat publike të bartin veshjen e hoxhës, priftit, rabinit apo liderit hindus? Hajde mençuri hajde! A keni parë ndonjëherë në ndonjë vend të botës nxënëse vajza me uniformë hoxhe, apo arsimtare femra të veshura si rabin, ose drejtoresha shkolle të futur në kollare prifti? Unë jo dhe nëse z. Mustafa ka parë ndonjëherë në Kosovë diçka të tillë bën mirë të na tregojë sepse do të ishte një kuriozitet i rrallë ekzotik. Me gjasë në katundin e z. Mustafa, drejtori i shkollës qe veshur me mbështjellësen budiste, ose mësuesja e tij ia mësonte Abetaren me çallmën e hoxhës! Siç duket dikush në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nuk e lexon drejtë akronimin e institucionit ku punon por e kupton në ndonjë gjuhë tjetër duke e kthyer kështu në Ministri të Fantazive dhe Imagjinatës.

    Kë tentojnë ta mashtrojnë? Kaq të pamençur iu dukemi zyrtarëve tonë shtetërorë? Kjo është njësoj si të thuash se mbishkrimi “Ndalohet hyrja për të papunët” në ndonjë institucion shtetëror nënkupton ndalimin e hyrjes për jashtëtokësorët apo për të vdekurit, sepse fundja edhe të parët edhe të dytët janë të papunë. Çka mund të presim në vazhdim nga zyrtarë të tillë të cilët i kemi votuar e zgjedhur vetë! Të na tregojnë se urdhri “Ndalohet parkimi i veturave jozyrtare” në ndonjë parking nënkupton ndalimin e qilimave fluturues apo të raketave të jashtëtokësorëve? Nuk është për tu çuditur edhe nëse ndodhë!

    Laicizmi është keqkuptuar skajshmërisht kur tentohet që shamia të futet në kthetrat e tij. Një shtet sekular apo laik nuk nënkupton luftim të çfarëdo vlere fetare në kufijtë e tij por vetëm neutralitet dhe barazi të të gjitha besimeve fetare. Feja përherë ka qenë burim dhe brum i ngjarjeve më të rëndësishme në historinë shqiptare. Ndodhitë më të mëdha kanë qenë të bartura nga njerëz me virtyte dhe ndikime të qarta fetare dhe kjo as nuk e ka prishur ndonjëherë harmoninë fetare e as që ka pasur ndonjë ndikim të keq. Nëse laicizmi nënkupton flakje të gjithçkaje fetare nga shqiptarët atëherë historia jonë e kaluara dhe e tashmja ngelin lakuriq fare. Pjesa më e mirë e letërsisë klasike shqiptare duhet të ndalohet, njerëzit më eminentë të kulturës, politikës dhe përpjekjes shqiptare duhet përjashtuar dhe ngjarjet më frymëzuese duhet retushuar. A mund ta imagjinojmë dot kulturën dhe historinë shqiptare pa Sami Frashërin, Qerbelanë, Lulet e Verës, Mesharin, Fishtën, Ismail Qemalin, Haxhi Zekën, Lidhjen e Prizrenit apo Adem Jasharin!

    Në anën tjetër është hipokrizi mënyra se si është trajtuar veprimi i shtetit laik në Kosovë duke u nënkuptuar nga aparati shtetëror vetëm si luftë karshi shqiptarëve myslimanë. Nëse një vajzë myslimane nuk mundet të hyjë në shkollë me shami si ka mundësi që Gonxhe Bojaxhiu po me shami në kokë është prezente jo vetëm nëpër shkolla, libra zyrtare shkollore, zyre shtetërore por bile edhe rrënohen shkolla për tu ngritur shtatore të kësaj gruaje me kokën mbuluar.

    Zyrtarët shtetërorë bëjnë mirë që sa më parë të fillojnë të mendojnë për qytetarët që i kanë votuar si qytetarë të denjë me të drejta të mirëfillta sepse këta të fundit nuk janë aq foduj sa të besojnë në përjetësi përralla me magjistarë dhe kuaj fluturues. Sepse vetëm kur ta zbulojnë Gonxhe Bojaxhiun, kur ta rruajnë Sami Frashërin dhe kur të heqin gjithçka fetare nga Qerbelaja ose Lulet e Verës së Naim Frashërit, ne qytetarët e Kosovës do të pajtohemi me palaçot e Ministrive apo Komunave tona për të na kufizuar të drejtat njerëzore më elementare. Deri atëherë, mirupafshim në zgjedhjet e ardhshme!

    Halil IBRAHIMI
    BAC, SU KRY

  10. #570
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Ti kosovar2006.Pse debaton me mu ne pjesen private,ju vehabistat jeni te llojit te veqant,pas perdes dhunoni femij ne emer te islamit,vrani,e te gjitha te zezat i beni,ku te dilni haptas me shami ne koke si ndonje engjell,por nese shamin qe e mbeshtjellni koken per me i mbulu marret e juja jav hjekim del haptas koka e djallit.
    kete postim qe po jav sjelli koh pas kohe eshte si nje kuran per ju,me te mundeni te orjentoheni paksa,e ndoshta mos ju kujtohet se jeni ata topat e bilardos,e ndoshta pendoheni per marrit e juja qe i keni bere dhe po i vazhdoni prap,me mire te pendohesh vone se kurre.
    DIJETARI PER LIBURRNIN
    O ti liburn,qka po mgatrohesh me nje qeshtje qe nuk ka te bej me ty,kjo qeshtja e shamis i perket vetem atyre te fes islame , ejo ty qe me sa duket qenke i pa fe ashtu kot,ti mundesh vetem me u largue nga ky forum se vetem fyerje po bejshe,ti nuk paske trurin ne vende por dikun tjeter lol,po te them mos posto e mos u be jashtoksor,e.....mos u anko kurr te shkrujn privat se ti po e meritojsh me te shkrue privat lol.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •