Close
Faqja 60 prej 118 FillimFillim ... 1050585960616270110 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 591 deri 600 prej 1175
  1. #591
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Kosovar2006 Lexo Postimin
    Por kta artikull qka kan lidhje me ket tem kta shpifje e propagnada qka poi qet ktu?
    kto nuk kan lidhje me kete teme? Ozotni ju nuk keni lidhje per kend jeni duke punuar,kto te gjitha kan lidhje me kete tem,sepse pas kesaj qe eshte ne kete teme,do vijne kto tjerat qka po i shef,ju a qorra jeni apo nuk po doni me pa????

  2. #592
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Shkrim me vlera per te verteten !

    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Vehabizmi fenomen botëror


    "Të rinjtë, të cilët me pamjen e tyre na sjellin në mendje talebanët e ardhur nga kampet e Bin Ladenit në Afganistan, për disa janë sekt islamik, ndërsa për disa të tjerë janë fondamentalistë të rrezikshëm, që kërcënojnë institucionet ekzistuese të bashkësisë islame. Vehabitë ka sot në të gjithë Ballkanin. Ata janë me mjaft ndikim edhe mes myslimanëve në Evropën Perëndimore e Amerikë".

    Për ta çdo përmendje e njeriut në lutje, përfshirë dhe profetin Muhammed a.s., paraqet formë të shumëbesimit (idhujtarisë), sepse myslimanët e vërtetë mund t'i luten vetëm Allahut xh.sh..

    Drejtuesi i parë, Muhammed ibn Abdulvahab (1703-1792), emrin e të cilit mori lëvizja, e quajti të ashtuquajturin islam turk të tipit sufij, si devijacion dhe largim nga feja e pastër. Abdulvahabi thotë se: "Kurani është mjaft i thjeshtë dhe gjithkush mund ta kuptojë dhe shpjegojë vetë". Kjo do të thotë se gjithkush duhet të marrë vendime vetë për veten. Kjo ishte lëvizje revolucionare për të gjithë botën sunite, që atëherë jetonte e muruar në katër shkolla të pranuara juridiko-fetare.

    Zgjidhja kryesore është ndarja e besimit nga dhuna. Vehabizmi, si lëvizje fetare, është legale dhe legjitime. Sipas Kushtetutës, ligjit për kishat dhe bashkësitë fetare, por dhe sipas dokumenteve ndërkombëtare. Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut dhe Deklaratës së OKB të vitit 1981 për lirinë e besimit, atë nuk mund ta ndalojë askush. Liria e besimit është e drejtë e çdo njeriu, që do të thotë se është i lirë të besojë në çfarë dëshiron dhe si të dëshirojë. Ndërsa gjithkush që u drejtohet armëve për të realizuar synimet e veta është terrorist. Tigrat e Tamilit përdorin dhunën, sikurse dhe El-Kaida, por askush nuk thotë se të gjithë hindutë janë kamikazë.

    Vlerësohet se Arabia Saudite, ku vehabizmi është mësim shtetëror, në 25 vitet e fundit ka harxhuar gati 100 miliardë dollarë për propagandimin e kësaj lëvizjeje në botë. Pjesa më e madhe e mjeteve është drejtuar për ndërtimin e xhamive, shkollave fetare e zgjerimit të ndikimit në media. Nga kjo janë ndërtuar më shumë se 1700 xhami, 230 qendra islamike, 220 universitete islame e më shumë se 2000 shkolla në vendet jo islame. Ndërsa sipas vlerësimeve të Ambasadës Amerikane në Riad, vetëm në vitin 1994 organizatat saudite kanë dërguar në Bosnjë-Hercegovinë 200 milionë dollarë. Këtu nuk janë përfshirë donacionet financiare të shtetit saudit.

    Lëvizja vehabiste është zgjeruar në disa valë në këtë rajon. Kështu, sot ka rreth 20% vehabitë në mesin e besimtarëve myslimanë në Bosnjë e Hercegovinë. Në fund të viteve '70 e fillim të viteve '80 të shekullit të kaluar, Husein ef. Xhozo dhe Ahmet Smajloviq përkthyen veprat e Muhamed abdul Vahabit "Libër për monoteizmin" dhe "Tri parimet themelore dhe dëshmitë e tyre". Për rrezikun e vehabizmit, flet i pari Hasan Sushiq (1982-1983), kur në një këshill në Reka (Kroaci) tha se: "Vehabizmi përpiqet të keqpërdorë pozitën shoqërore ku ndodhen pakicat myslimane, për të arritur pranimin mes tyre". Zgjerimi befasues filloi me luftën qytetare në Bosnjë-Hercegovinë, kur erdhën muxhahedinët në mesin e të cilëve edhe një numër vehabitësh, si dhe kur u rrit numri i studentëve që shkojnë për shkollim në Arabinë Saudite, veçanërisht në Universitetin Islamik në Medinë.

    Në një seminar të KFOR-it me drejtuesit e Shërbimit Policor të Kosovës, ekspertët amerikanë vlerësuan se vehabizmi është në rritje të madhe në Kosovë dhe për pesë vjet "Kosova do të bëhet vatra më e rëndësishme e këtij sekti islamik" në Evropë. Komiteti Saudit i Ndihmës për Kosovën dhe Çeçeninë dërgon çdo vit për shkollim dhe qëndrim në Arabinë Saudite 200 shqiptarë, studentë dhe nxënës të shkollës së mesme. Në Kosovë sot janë 30 shkolla vehabite.

    Pasuesit e Muhammed ibn Abdulvahabit e kanë përdorur depërtimin e Napoleonit në Egjipt dhe Palestinën si pikëmbështetje për zmbrapsjen e osmanllinjve turq nga Gadishulli Arabik. Për t'u mbrojtur, turqve u duhej të sillnin forca nga Ballkani e Azia e Vogël. Largimi i këtyre forcave nga Ballkani krijoi hapësirë për kryengritje në Serbi e Greqi. Por që nga viti 1807, Turqia u konsolidua dhe i zmbrapsi me sukses vehabitët.

    Por në Kosovë shfaqet dhe problemi tjetër. Imamë të veçantë shqiptarë mendojnë se vehabizmi është bërë kundërshtar më i madh se sa nacionalizmi serb, sepse ky është mësim direkt për mohimin e nacionalizmit shqiptar! Vehabizmi nuk e pranon kombin. Myslimanët nuk mund të ndahen sipas kombit, gjuhës e ngjyrës së lëkurës. Ky është thelbi i shpjegimit kuranor të barazisë së myslimanëve.

    Vehabizmi "musliman" shqiptar është (antikombëtarizëm) antishqiptarizëm, muslimanizëm joproduktiv, muslimanizëm i rrejshëm, ujitë dhe ushqen sllavizmin!

    Unë mendoj se të gjitha këto të këqia burimin e vet e kan nga: Arabia Saudite , Egjipti dhe Jordania.


    Shkroi: F. SH.
    PO, Vehabizmi eshte antishqiptarizem edhe me i rrezikshem se antishqiptarizmi serb!

    Kush nuk te njeh se kush je pse duhet ta pranosh per Zot? rrymat e reja fetare ne Kosove, Maqedoni por edhe ne Shqiperine Administrative jane te frikshme dhe lusin shume nena shqiptare sot ja keshtu: "Zoti mi ruejt femijet nga droga dhe nga fete" ja keshtu nuk eshte nje sajim kam ndegjuar nenat shqiptare ne Maqedoni te luten keshtu.

    Ta citoj qe te perseritet edhe nje here qe ta lexojne kete shkrimin me lart qe e ka sjelle Sharri-Liburna, shume i tejdukshem dhe i lehte per ta kuptuar. Kronologjia eshte e vertete qe nga lindja zhvillimi dhe perhapja e Vehabizmit ne Ballkan.
    Shume e thjeshte eshte kjo qe permblidhet ne nje fjali te vetme:
    "Vehabizmi nuk e pranon kombin" pra Vehabizmi eshte nje Komunizem internacionalist fetar.
    Kur disponon me nje popullate te pa ngritur,dhe fukara , nje ideologji cfardoqoft thithet ashtu si ajri nga popullata e thjeshte dhe e patakat,kuptohet se interesi personal eshte mbi ate te pergjithshem dhe kombetar( biles kjo eshte e vertete edhe ne pergjithesi per sojin njerezor eshte natyrale kjo).Pra bilionat qe derdh Arabia Saudite gjejne vend dhe shkulin rrenje fisnike dhe ngulin rrenjet e veta atje ku gjejne vend.Eshte turp per ne shqiptaret te lejojme nje gje te tille, te lejojme te perqafoje soji yne primitivizmin corr mesjetar vetem pse vjen i mbeshtjellur me Euro dhe Dollar, te ishte i mir nuk do te ishte ne bisht te civilizimit nje regjion nga e ka themelin civilizimi.Nga ajo qe ne nje perqindje e kemi perqafuar perpara ne jemi ne bisht te Ballkanit, pikerisht nga ai mentalitet.
    Shqiptaret dihet se si e kane marre Islamin, me vetedijesim dhe me kohe duhet ti kethehen rrenjes kombetare qe nenkupton rrumbullaksimin e zhvillimit te nje kombi te bashkuar modern dhe pastaj ne baza individuale ne nje kohe tjeter shpresoj se shumica do te dij ne cka duhet dhe s;duhet besuar.
    Perfundimisht cdo fe e huaj qe hy dhe perqafohet ne trojet tona eshte si nje kancer per kombin shqiptar qe e con ne vdekje te sigurt por vetem nuk mund te parashikohet koha e sakte e vdekjes.
    Institucionet shqiptare duhet te merren seriozisht me kete pune perpara se qytetet shqiptare te shendrrohen ne Felluxha dhe Kandahara.
    Trojet Shqiptare i krijoi Zoti Shqiptar per Shqiptaret ,te tjeret e dine ku e kane vendin ne mos e ditshin duhet t'ua tregojme!


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 23-06-2010 më 09:17
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #593
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene dhe "Xhihadi therret "
    Vasil Qesari rrogozhina at hotmail.com
    Tue Jun 24 01:52:13 EDT 2008

    * Previous message: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene dhe "Xhihadi therret "
    * Next message: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene
    * Messages sorted by: [ date ] [ thread ] [ subject ] [ author ]

    Zoteri,
    Nuk behte fjale as per Francen,as pe Khomeinin,por per Shqiperine.
    Ismail Kadareja,"myslymaneve te gjore u bie kot ne qafe" ( thoni ju ),por ne shenimin tim s'behej per muslimane por per grupe terroriste teper te rrezikeshme.Per organizaten kosovare " Xhihadi therret".Prit kur ndonje dite,ndonje prej kamiakazeve diku ne bote,te gjendet cope e çike nga eksplozivi e te jete nga Kavaja apo Peqini.


    To: alb-club at alb-net.comDate: Mon, 23 Jun 2008 19:51:37 -0400From: dritan68 at aol.comSubject: Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene dhe "Xhihadi therret "
    E pyeta Ismailin, ne se ai mendonte se mund te eksistonte ndonje rrezik radikal musliman ne Shqiperi dhe ai m'u pergjegj se nje gje e tille he per he nuk ekzistonte, por ne te ardhmen mund te ishte real dhe teper i rrezikshem. Dhe ai zuri ne goje, rastin e ambasades iraniane ne Tirane, se ciles aty i behen mjaft ndere e privilegje, nderkohe qe ne Europe perfaqesive te Iranit, me te drejte u eshte bere bojkot i plote. Kjo mbeshtetje e ambasades ne fjale, tha nder te tjera ismaili, ne Shqiperi, nuk behet thjesht prej "nostalgjikeve bektashinj" shqiptare por ne rradhe te pare nge shteti, nga personalitete politike e pas tyre, sigurisht, nga nje aradhe intelektualesh te cilet per nje darke ne "Sheraton" apo nje Edhe franca nuk mbetet pas .amerikanet p.sh derdhen gjak per te cliruar francen gjat WWII ajo si shperblim mbante te strehuar Ajatollah khomeinin i cili nga parisi dirigjonte revolucionin islamik qe mori peng diplomatert amerikane.Kadareja eshte personalitet i madh etj po jo cdo gjykim i tij duhet marre per flori safi.myslymaneve te gjore u bie kot ne qafe.para do kohesh u ngaterrua me R Qosen ne nje diskutim te tipit ' e lagu s'e lagu" mbi ceshtjen e islamit ne Shqiperi.-----Original Message-----From: Vasil Qesari To: alb-club at alb-net.comSent: Mon, 23 Jun 2008 1:46 amSubject: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene dhe "Xhihadi therret "
    *** AlbClub Discussion List ***






    Eshte per tu çuditur, por kolegu D.Kokonozi ne shenimin e tij "Nje ngjarje per Kadarene" ka harruar te kujtoje se ne takimin me te ne Paris, ne darken e 29 majit qe shkoi, ishim gjashte vete e mes tyre edhe une bashke me nje miken ime, shkrimtare franceze. Kjo harrese besoj se spjegon fare mire, pse ne kolokiumin kushtuar Kadarese, kishte mungesa shqiptaresh nga Parisi, intelektuale apo jo e po ashtu dhe franceze. Besoj se kjo gje nuk ka nevoje per spjegime te tjera, perveç faktit te paster e te qarte se shqiptaret nuk e duan njeri-tjetrin e ne rastin ne fjale e me gjere ( ate te kolokiumit te Kadarese ), kjo gje ishte me se e dukeshme. Ja pra, ti merr pjese ne kolokium me nje koleg shqiptar, referon per nje teme, fle ne nje hotel, ha e pi, shetit me te dhe ai as qe ta ze emerin ne goje ... Eshte per te qeshur kjo gje apo per te vajtuar ? Nejse, kjo s'ka ndonje rendesi te madhe, perveç fakti qe thashe me lart: Me sa duket shqiptaret e kane mjaft te zhvilluar deshiren, kenaqesine apo "dhuntine" t'i shohin shtrember bashkeatdhetaret e tyre. E kete, s'jam une i pari qe e them. Per fat te keq! Ajo qe mua me beri pershtypje ne kete kolokium, nuk ishte prania prane nesh, aty ne barin "Royal Louxembourg" te dy puntoreve tuniziane ( dhe jo libaneze ) te cilet edhe pse me kominoshe me njolla gelqere njohen Kadarene por mungesa e pjesmarresve te jashtem, pra te ftuarve apo njerzve qe deshironin te ndiqnin punimet e tij. Aty pashe qe lektore te ndryshem "folen me vetveten", treguan punimet e tyre dhe rrefyen mes tyre, rreth vepres se Kadarese. Pra, te krijohej pershtypja sikur te ishte nje "mbledhje pune" mes "kadarelogeve" e jo nje kolokiumi me pjesmarrje qe duhej te ishte e gjere. Pra asnje i "jashtem" ( i vemi person i ftuar - prej meje e jo prej organizatoreve te kolokiumit - ishte mikja ime franceze ), asnje gazetar ( edhe nje gazetare e RFI qe na premtoi se do te vinte te bente nje emision diten e fundit, nuk u duk me), asnje dashamires apo "fans" i Kadarese, asnje nga ambasada shqiptare ne France. Nuk arrita te marr vesh, ne se ishte nje mungese thjesht organizimi, nje rit absurd studjuesish apo thjesht nje "bojkotim" i paramenduar... Lidhur me takimin me Kadarene, une do te doja te flisja per ate çka me beri pershtypje e me la mbrese te veçante. Se pari, modestia, qetesia dhe dashamiresia e Kadarese per te biseduar me ne. Nje njeri qe nuk shprehte ne asnje çast, ndonje gjest fodulleku apo rrembimi. Qe fliste per vepren e tij, pa ndonje ekzaltim, por thjesht si te behej fjale per gjera me se te zakoneshme. Kjo sa per hyrje, sepse ne fakt deshiroja te thoshja diçka tjeter. E pyeta Ismailin, ne se ai mendonte se mund te eksistonte ndonje rrezik radikal musliman ne Shqiperi dhe ai m'u pergjegj se nje gje e tille he per he nuk ekzistonte, por ne te ardhmen mund te ishte real dhe teper i rrezikshem. Dhe ai zuri ne goje, rastin e ambasades iraniane ne Tirane, se ciles aty i behen mjaft ndere e privilegje, nderkohe qe ne Europe perfaqesive te Iranit, me te drejte u eshte bere bojkot i plote. Kjo mbeshtetje e ambasades ne fjale, tha nder te tjera ismaili, ne Shqiperi, nuk behet thjesht prej "nostalgjikeve bektashinj" shqiptare por ne rradhe te pare nge shteti, nga personalitete politike e pas tyre, sigurisht, nga nje aradhe intelektualesh te cilet per nje darke ne "Sheraton" apo nje "rruge" ne Iran ( pse jo edhe per ndonje zarf te "majme" ) nuk e kane per gje te behen zedhenes te "lirise, demokracise, perparimit dhe mireqenies" aktuale te Iranit. Ne Shqiperi, mund te thuhet pa me te voglen rezerve se kjo ambasade, gezon nje respekt te veçante si edhe lehtesira te dukeshme per te organizuar veprimtari, intervista, takime me shkrimtare, botime, projektime filmash etj. Bile ajo eshte e vetmja ambasade qe me influencen e saj, ka krijuar edhe nje shoqate, nje organ letrar e ku dihet se çfare tjeter gje ...( dhenie me bollek bursash per teologji, pa dyshim ). Nderkohe ( keto jane komentet e mia ) ne Kosove, me sa duket, punet jane edhe me keq. Me ndjeni se do te dale nga tema per kadarene, por mendoj se ndofta kjo gje do te mund te jape shtyse per ndonje debat, ndaj edhe po "zgjatem". Me sa duket islamiket radikale ne Kosove e gjetke, kane me teper terren e bile kane edhe organizata te tilla si ajo e quajtura "Xhihadi therret" e cila pak dite me pare, paska bere nje "Thirrje", ku nder te tjera thuhet se : Duke parë shtrurazi se kohëve të fundit është bërë e tëpërt edhe jeta me të krishterët në Kosovë sepse dihet se muslimanizmi është mbizotrues në shtetin e Kosovës deshëm që me këtë letër të paraqesim disa projekte të shoqatave islame ne Kosovë të cilat janë duke e përcjellë gjendjen në Kosovë me mjaftë interes dhe se ata dëshirojnë që Kosovën ta shohin si vend me traditë të vërtete islame dhe kjo ështën një gjë shumë e mirëpër popullin shumicë muslimane.Në kuadër të kësaj ne jemi edhe duke hulumtuar që rasti i para ca kohëve në lidhje me autorinë e disa shkrimeve kunder mulsimanizmit dhe të konvertuarin e para disa viteve Gjon(Aliadem ) Keka i cili duke përdorur mendjen e tij ka bërë disa gabime që nuk i falen në shkrimet e tij tepër të dhe me rastin e konvertimit ku në K`uran thuhet se duhet zhdukur ai person për shkak të konvertimit dhe mohimit të Muhamedit . Ne kemi masivizuar disa organizata islamike që janë në Kosovë që ky person të gjindet dhe ta ekzekutohet sipas asaj që Kurani famëlart e thotë ngase ai ka mohuar drejpërsëdrejti mulsimanizmi dhe se rasti i konvertimit të tij dhe shkrimet eë tij janë tepër të pafalshme në Kosovën e pavarur dhe me shumicë muslimane . Edhe Forumi Musliman i Kosovës si organizatë është tepër e prekur me këto ndodhi që po e dëmtojnë shumcën silame në Kosovë sic është rasti me Gjon(Aliadem) Keken i cili është një turp i madhë konvertimi i tij në Krishterizëm , ne jemi të obliguar sipas Kuranit që ai të ekzekutohet në qoftë se nuk dëshiron të kthehet në islamizëm dhe kjo është e ditur ngase ai e ka ofenduar shumë fenë islame si dhe traditën e popullit shumicë mulsimane në Kosvë dhe normalishtë se edhe familjen e tij e cila është muslimane .Organizatat që janë në veprim për ta gjetur dhe ekzekutuar në mënyrën kuranore Gjon(Aaliadem) Keken sipas asaj që thotë edhe Muhamedi .a.s.do të jenë në të gjithë territorin e Kosovës deri sa të kryejn këtë veprim të shenjët Kuranor sepse është obligim i i muslimanëve të vrasin të pafetë dhe ata që janë konvertuar ne krishterizëm nga muslimanizmi. Gjon(Aliadem) Keka është një antislamist dhe një njeri që deri dje ishte musliman e sot është bërë një i krishter i zjarrët ngase duke u konvertuar dhe duke e mohuar muhamedin ai bënë mëkatë të pafalëshën dhe ne duhet ta ekzekutojmë sa më shpjetë sepse do jete vonë sepse ai ka pretendime që të kthej edhe të tjerë në krishterizmin e idhujtarive të mëdha kështu që duke e vrarë Gjon (Aliadem )Kekën në kryejm një obligim dhe i ndihmojmë Allahut në rrugën e tij për ta pastruar terrenin nga të pafetë sic është Gjon(Aliadem ) Keka mohues i islamizmit.Prandaj lusim të gjithë se kush e gjenë vendndodhjen e Gjon(Aliadem) Kekes do te ketë merita dhe shpërblim si nga organizata jone islamike ashtu edhe nga Allahu.
    Ne emër të Allahut mëshiruesit mëshirbërësit dhe në thirjen për Xhihad ne duhet realizuar këtë obligim që Gjon(Aliadem) Keka të ekzekutohet sa më shpjet të jetë e mundur .
    Allahu qoftë me ne dhe na ndohmoftë në rrugën tonë .

    Organizata islamike "Xhihadi thërret "
    21.06.2008
    Prishtinë


    Date: Sun, 22 Jun 2008 13:37:46 -0700From: mirelabogdani at yahoo.comTo: alb-club at alb-net.comSubject: Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene



    Z. Kokonozi, s'e kuptova mire, Kadareja ishte ne Paris diteve te kolokjumit mbi vepren e tij dhe nuk erdhi te ndiqte asnje nga seancat, ndonese aty kishte lektore e studiues te njohur sic thoni ju te ardhur qe nga Australia, Amerika, Anglia etj? -----Original Message-----From: D. Kokonozi To: alb-club at alb-net.comSent: Sun, 22 Jun 2008 3:30 amSubject: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene
    *** AlbClub Discussion List ***



















    Sebep per kete mesazh u bene dy emaile te dy kolegeve te kesaj liste per nje informacion me te zgjeruar per Kolokiumin Nderkombetar qe Universiteti Paris 10 organizoi ne fund te muajit maj 2008 per Ismail Kadarene.

    Ne te vertete pjesmarres te tjere te ketij kolokiumi kane dhene informacion te mire e te bollshem. Me tej une do te shtoj vetem ndonje detaj, por pa dyshim duket sikur gjeja me e mire qe do te beja ishte te sillja ketu temen qe mbajta.

    E verteta eshte se kam dyshime te forta nese nje gje e tille paraqet interes per te gjithe. Ndodhi qe drejtuesja e seances, ku mu dha fjala, Anne Marie Autissier estete, profesoreshe e Universitetit Paris 8 dhe ish diplomate ne Ambasaden Franceze ne Shqiperi ne fillim te viteve 80, ne fund te nderhyrjes me pergezoi per frengjishten e shkelqyer, sipas saj, por ne shenimet qe mbajta une nuk kam asnje te dhene qe ajo te kete folur per idete e shkelqyera e qe shpreha aty.

    Gjithsesi kjo nuk me pengoi te krijoj respekt te thelle per njohjen e jashtezakoneshme qe kishin per shkrimtarin shqiptar qarqet akademike dhe studiuesit e njour qe kishin ardhur nga Australia, Amerika, Anglia, profesoret franceze, por edhe shqiptaret qe mbronin doktoranturat ne France.

    Po ashtu ishte kelthitese e deshperuese mungesa e publikut shqiptar, megjithse ne Paris jetojne intelektuale, artiste e gazetare te njohur. Madje nje studiues e filozof shqiptar, gjate pushimit te seancave e pashe qe hyri ne ndertesen e quajtur Shtepia e Maks Weber,ku zhvillohej kolokiumi, por vetem sa na parshendeti e iku, thua se u kryqezuam te Xhamlliku dhe se ky nuk ishte evenimeti i pare qe Parisi organizonte per nje shkrimtar te gjalle.

    Ai u ngjit ne katin e dyte dhe nuk zbriti kurre aty poshte te shihte cpo ndodhte, edhe pse debatet ishin nganjehere te ashpra, por ne kuader te nje respekti reciprok.

    Gjithsesi kjo mospjesmarrje nuk ishte entuziazmuese per asnje nga ne. Se nuk eshte fjala per te qene fans i Kadarese, qe te vish aty. Debatet dhe analizat e thella ishin objektive dhe ne nje veshtrim te panjohur per ne, qe shpesh e gjykojme vepren e tij ne sektore bardhe e zi. Personalisht nderhyja kur verejta nje tendence te rekuperimit te Kadarese nga ana e trockisteve te gjashtedhjete e tetes.

    Pra, duke iu rikthyer problemit tone, se pari ngurroj ta postoj temen time sepse nuk kam asnje siguri se ajo eshte ne lartesine e kesaj liste, e cila nga ana tjeter, me sa kuptoj, nuk ka prirje te vecanta ti futet mesimit te gjuhes frenge. E dyta eshte problemi i perkthimit. Nuk ka gje me te bezdisur se te rrish e te perkthesh ate qe ke shkruar vete. Qe ne rreshtat e para bindesh se ajo qe ke thene eshte marrezi e plote dhe nis e perpunon frazen e idete nga te mundesh e ne fund sheh se ajo qe ke nxjerre nga duart eshte ende me kot se versioni i pare.

    Kjo me shtyn qe te dal me qejf nga Kolokiumi e te flas per nje ngjarje qe ndodhi jashte dyerve te tij e qw mw la mbresa te thella.

    Diten e parafundit, rreth oren 19.30, isha duke pritur afer Kopshteve te Luksemburgut ambasadorin shqiptar, qe kisha takuar ne mengjes ne kolokium e qe me kishte lene takim aty ne ate ore. Ai erdhi bashke me te shoqen dhe nderkohe qe une po i njihja me nje pjesmarres tjeter te kolokiumit, qe po kalonte aty ne kerkim te nje hoteli per kolegen e tij, ambasadori thote se aty ku ishim ndodheshim shume afer shtepise se Kadares. Pak me pas ai i telefonoi dhe i dha emrin e barit ku ishim, Royal Luxemburg.

    Nuk vonoi shume dhe ne pame Kadaren se largu te vinte. Ndenjem pothuajse deri ne mesnate duke biseduar me te dhe kur po ndaheshim bashkeshortja e ambasadorit me thote se rralle e kishte pare aq te celur e pasionant ne bisede. Ambasadori, per te cilin Kadareja fliste me respekt e ndaj te cilit shprehte mjaft besim, tha se pergjithsisht ne takimet zyrtare ai i shte disi i mbyllur, por jashte tyre ishte krejt tjeter gje.

    Tani nga e gjithe kjo bisede dua te sjell vetem nje ngjarje. Pasi e kisha pyetur nese kishte ndermend te dilte ndonje dite andej nga salla e Kolokiumit dhe Kadareja po thoshte se, ndryshe nga perurimi i ndonje libri, e kishte fort bezdi te ishte i pranishem ne nje salle ku flitej apo analizohej vepra e tij, ne verejtem dy burra rreth 30- 40 vjec me fizionomi jo evropiane, qe kishte qendruar pak me tutje e po veshtronte me kersheri nga ai.

    Ne nje cast reshtjeje te bisedes, me kujdes ata levizen koken per te terhequr vemendjen e ne te tjereve dhe pyeten: Shkrimtari shqiptar? Po i thame. Ata tunden koken te kenaqur e me admirim e shkuan e zune vend pak me tej.

    Ketu kane rendesi disa detaje, qe dua te ve ne dukje. Thashe se ishin me fizionomi te huaj dhe nuk qe e veshtire te kuptoje se ishin nga Magrebi. Vec kesaj ishin veshur me kominoshe, ne te cilat kishte njolla te dukeshme llaci e allcije dhe ora kur u shfaqen aty ishte rreth dhjete e darkes. Per ata qe e njohin disi Parisin dhe legjislacionin francez e dine mire rolin e sindikatave dhe e kane te qarte se askush nuk te le te punosh ne ndertim deri ne ate ore te nates. Kjo do te thote se ata ishin puntore te huaj, pa kontrate te rregullt. Vec kesaj duhej te ishin edhe pa letra, per ndryshe nuk do te qene te detyruar te punonin ashtu ilegalish. Te detyrosh nje punonjes te rregullt francez te punoje deri ne ate ore ne nje sektor te tille, CGT organizon tre dite greve kombetare.

    Duke marre me mend te gjitha keto i them Kadarese, se nuk me cuditi ne vetvete fakti se e njohen, por identiteti i presonave qe e njohen, pra as intelektuale e as studente franceze, thjeshte dy emigrane arabe. Kadarese nuk i beri asgje pershtypje, sikur te mos e besonte fare nje gje te tille, se ne fakt i pa se cilet ishin e si ishin veshur dhe mbase ju duk si gjesendi e sajuar a kurdisur.
    Mundet edhe se kishte kujtuar se ishim ne te tjeret qe u kishim terhequr vemendjen meqe e kishim vene ate ne mes e te gjithe i drejtoheshim atij. Dhe ata, puntoret ilegale pastaj, kishin bere ndonje hamendjeje se cili mund te ishte ai. Nuk e di e nuk e mora vesh kurre cila ishte arsyeja e flegmes se tij.

    Pak caste me tej dy puntoret u ulen me tutje nesh. Me pas ne morem vesh se ishin me origjine libaneze.

    Pikerisht pasi kamarieri u la nga nje birre perpara, njeri prej tyre, sikur te kishte kuptuar dyshimet e Kadarese, ktheu koken nga une, e duke zgajtur pak qafen tha: Le général de l'armée morte, non?

    Kjo ishte, thashe me vete! Tunda koken me admirim e respekt per ata dy fakire aq te thjeshte, por verejta se edhe Kadareja nuk e kishte me ne fytyre ate dyshimin e pare.
    Ishte prekur qe ata kishin cilesuar me emer nje veper te tijen, gje qe do te thoshte se nuk kishin pyetur rastesisht per nje fytyre te pare diku, por kishin nje njohje me esenciale per te.

    Te nesermen i fola Veronique Gely-se , organizatores se Kolokiumit per kete ngjarje dhe profesoresha e sapo emruar ne Sorbone, kerkoi tja perseris edhe nje here ngjarjen dhe per disa caste mbeti krejt e mahnitur. PAstaj me tha se mbase kjo ka ndodhur me qe Kadareja ka emer musliman. Ata nuk e permenbden fare emrin e tij, i thashe, cituan kombesine dhe nje veper te tijen. Nuk arrij dot ta besoj , me tha, eshte krejt e pabesueshme dhe e jashtezakoneshme kjo qe me thua! Jam shume e prekur, shtoi pastaj dhe jam i sigurte se ata nuk do te kishin aq njohje edhe per shkrimtaret franceze me te perkthyer te diteve tone.

    Per ke thashe me vete, per Houellebecq -un dhe pershkrimet e turizmit seksual apo per fantazmat e gjendjet komatike te Marc Levit?

    Natyrisht, fola me vete.



    D. Kokonozi

  4. #594
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-06-2010
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Po keshtu um thanë edhe mua dje, me gjasë sot kemi një mbledhje dhe do të shohim për më të rejat rreth kësaj proteste
    selam alejkum
    o vlla meqense ishit edhe ju njeri prej organizatorve mundesisht bejeni nje protest qe mos mu hjek prej rruges deri te plotesohen kerkesat tona e jo si keto dy te fundit se qafirat nuk i marrin parasysh bile sod me nje zotri bisedova eh ai me tha protestat paqesore kurre nuk kan dobi per ata qe jan qu protesta se edhe kjo eshte pjes e demokracis edhe keshtu protestohet por kinse sipas tyre ma nuk protestohet ndoshta keta vedisohen ateher kur ne qendrojm aty 24 ore beso qe edhe bota kan mu qu ne kemb dhe do na i japin drejtat tona.alejkum selam

  5. #595
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga evev Lexo Postimin
    selam alejkum
    o vlla meqense ishit edhe ju njeri prej organizatorve mundesisht bejeni nje protest qe mos mu hjek prej rruges deri te plotesohen kerkesat tona e jo si keto dy te fundit se qafirat nuk i marrin parasysh bile sod me nje zotri bisedova eh ai me tha protestat paqesore kurre nuk kan dobi per ata qe jan qu protesta se edhe kjo eshte pjes e demokracis edhe keshtu protestohet por kinse sipas tyre ma nuk protestohet ndoshta keta vedisohen ateher kur ne qendrojm aty 24 ore beso qe edhe bota kan mu qu ne kemb dhe do na i japin drejtat tona.alejkum selam
    vAll-llahi o vlla unë mas pari jom kan kundër me ba këtë protestë, shkaku se le të kalon një kohë, pastaj duhet fillimisht me qu rastin në gjykatën Kushtetuese para se me ba protestë, ngase protesta është gjysëm-luftë, por masi po bëhët duhet të bëhën disa korigjime dhe disa sende të reja duhet të futen.
    Ka pas metoda tjera para se me ba protesten, gjykata, peticioni eh tek në fund protesta, por ja që kështu u vendos. Vlla i nderum unë përfaqësoj vetëm një OJQ nga ato 20 sa janë pjesëmarrëse, përveç kësaj ka edhe OJQ Protestante që na kanë përkrahur edhe nuk vendos 1 njeri ketu mirpo duhet edhe të tjerët të pajtohen me ato ide.

    P.S Folim në privat për keto sene
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  6. #596
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    hej cili eshte moderatori edhe per qfar arsye po i fshin arsyetohi
    Komuniteti musliman Besimtarët myslimanë shqiptarë mblidhen në këtë forum për të diskutuar dhe ndarë me njëri-tjetrin mësimet fetare dhe eksperiencat e tyre të jetës.

    Anëtarët qe nuk i perkasin ketij komuniteti nuk lejohen në këtë nënforum dhe çdo postim tash e tutje pa asnjë arsyetim do fshihen.

    Anëtarët që nuk e rrespektojnë rregulloren e ketij nenforumi, do përballen me masa ndeshkuese.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 23-06-2010 më 11:00
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  7. #597
    Gjithcka e mire ka Fund!! Maska e Warning
    Anëtarësuar
    21-09-2008
    Vendndodhja
    Prishtine!!
    Postime
    504
    me cfare logjike minstri i arsimit iu ndalon vajzave me shamia hyrja neper institucione , pse cojne pluhur kot se koti,pse nuk e ndalojne ato qe jane gjysem te zhveshura neper keto instucione,per kete lloj nuk ka asnje pengese,tjetra askujt nuk ia zene rrugen se ca bejne me veten mbulohen zbulohen ky nuk eshte problem i askujt e aq me pak i ministrit te arsimit,dhe tjetra dhe murgeshat mbajne mbulesa per to nuk qenka e ndaluar apo si eshte halli i ketij njeriu.Poshte komunistat
    Une muslime jam mirepo kjo qe thirreni vella musliman moter muslimane mi hip nervat :@ kaqurrel mi bene.

    Hajt me te mira shpresoje te zgjidhet kjo qeshtje e minstri i arsimit te mos beje pluhur palidhje
    !Gjeja me e mire dhe me e keqe e njeriut eshte gjuha!

  8. #598
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Po sikur te nisen prej shqiperise 50 autobusa me besimtare, dhe 50 prej Maqedonise dhe 50 prej malit te zi per mbeshtetje ndaj protestesh keni ndonje kundershtim ju shqiptaret e Kosoves? Bashkimi ben fuqi thote populli.
    "Shoku Mjekesise"

  9. #599
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    Përshëndetje moderatorëve
    Kam dy pyetje që më mundojnë prej kohësh
    1. Kush vendos se çfarë feje i përket një forumist gjysmë anonim që shkruan në një nënforum fetar?
    2. Mbi çfarë bazash?

    Sa për temën, nëse moderatori gjykon se më lejohet… po abuzoni pa masë me shamitë e gjysheve që kishin të bënin shumë pak me mbulesat islamike që janë në modë sot në disa rryma të islamit (asnjë fije floku, asnjë cm katror qafë…). Çfarë do bëni kur të ketë besimtare që do pretendojnë se kanë obligim të mbulojnë dhe fytyrën në shkollë? A do e meritojnë protestën tuaj dhe besimtaret që pretendojnë se kanë obligim të mbulojnë fytyrën pa u diskriminuar?

    Për djemtë dhe vajzat që mbushen me entuziazëm dhe mllef dhe vrer e urrejtje për çështje shamije dhe feje
    Kam përshtypjen se këta trimat e OJQ-ve fetaro-politike me financime të huaja po përpiqen t’ju tërheqin për hunde, t’ju largojnë nga problemet e vërteta dhe t’ju fusin në telashe të panevojshme që mund të rezultojnë shumë të rrezikshme për ju që i keni për zemër këto çështje, por dhe për ne të tjerët…

    Shëndet, kulturë dhe paqe gjithë shqiptarëve

  10. #600
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2007
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Vllacko po mundohemi me metoda paqesore sepse fundi i fundit po protestojm kunder "vllezerve" shqiptar.

    Mirpo per ta deshmu keta se vertet jan vllezer nuk diskriminojn keshtu ne kete menyre d.m.th vllau me vllaun nuk sillen keshtu.

    Mirpo nese per kete pederra institucional vlen ajo thenja "Vllau si shkau dhe Motra si Mrtva", ateher do perkujdesemi per peshqeshe edhe per keta.

    Ne do mundohemi me keto mjete paqesore derisa te humbin efektet, mirpo nese edhe keto deshtojn continju me mjete predatoresh

    Keta pederra institucional mendojn vetem per veti, e rregulluan me kushtetut martesen e homoseksualeve dhe tash deshirojn ta ndalojn shamin-historin e nenave tona.
    Fisnik jarani, zakonisht paraqitesh me argumente te forta e nuk e perdore metoden e te ligut - kercenimin. E humbe durimin o vlla?

    Edhepse jam absolutisht kunder ndaleses se shamise ne shkolle apo kudoqofte,dhe ka argumente te panumerta per te,duhet ta kemi parasysh nje gje tjeter. Ajo eshte baza e te gjithave, dhe e shoh qe shpesh injorohet.
    Komuniteti gjithmone e vendose ne baze te shumices se si deshiron te jetoje per vehte, keto tash rregullohen ne menyre ligjore. Qeveria e Kosoves(qe ti i ofendon) e ka legjitimitetin e popullit te Kosoves, na pelqeu kjo apo jo. Kjo do te thote qe shumica e popullit e ka autorizuar ate grup njerezisht qe te marrin vendime per ne. Kjo brenda kornizave te sistemeve ne fuqi.

    Tani, ne momentin qe autoritetet e sjellin nje vendim fatkeq i cili nuk iu pershtatet shume njerezve, sic eshte gabimi i madh me ndalesen e shamise, pakenaqesite jane te natyrshme.
    Por duhet ta kemi parasysh se cdo dhune, cdo "vllau si shkau, motra si mrtva" na rreshton ne anen kunder vet popullit tone ose vullnetit te tij, perderisa nuk jemi te gatshem ta faktojme qe shumica jane kunder vendimit te autoriteteve.

    Duhet te behet dallimi ne mes te rregullimit shoqeror, edhe besimit individual.

    Paramendo sikur te gjithe 2 miljon kosovare(Serbet, Malazezet, Vetevendosja, AAK, organizatat krishtere, besimtaret e besimeve te ndryshme) te mendojne se ajo qka besojne ata eshte mbi te gjitha(pra edhe mbi rregullimin shoqeror), lufta do te shperthente cdo moment.

    E kuptoj sa situate e veshtire eshte kjo, por me dhune e me mjete radikale vetem do ti forconim argumentet e Islamofobeve qe sigurisht ekzistojne edhe brenda qeverise. Gjithashtu e forcon vet pozicionin e Serbise e cila shpeshhere mundohet ta paraqese kosoven si vend i rrezikuar prej Vehabisteve e ekstremeve fetare.

    Pra, duhet te kemi kujdes se kujt po i sherbejme.

    Duhet pase kujdes fjalorin, per shkak se cdo fjale e ngutur mund te nxise nje veprim dhe kjo pastaj te materializohet ne diqka qe askush nuk e deshiron.
    Ndryshuar për herë të fundit nga A_C : 24-06-2010 më 04:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •