Shamitë në Shqipëri?!
Shamitë në Shqipëri?!
Shamia dhe zgjedhjet parlamentare në Kosovë !!!
Deri dje me shumë patriotizëm këtij vendi i thoshim Vatan ndërkohë sot ironizojmë me këtë shprehje edhe kur e dëgjojmë tek e thonë në filmin “Nëntori i II’’.
Shkruan: Gentian Jetishi - Ferizaj
Deri dje me shumë patriotizëm këtij vendi i thoshim Vatan ndërkohë sot ironizojmë me këtë shprehje edhe kur e dëgjojmë tek e thonë në filmin “Nëntori i II’’.
Dje tempin aktiv të ngritjes së moralit kombëtar e mbanin të gjallë liderët fetar myslimanë – imamët, nëpërmjet mediumit të vetëm të kohës, pra ligjëratës së ditës së premte por edhe gjatë takimeve me masën.
Por, sot këta imam jo vetëm që u harruan nga shteti i Kosovës duke u lënë jashtë çdo skeme buxhetore të shtetit por edhe parimet më të shenjta që këta imam i konsiderojnë për të tilla dhe i ligjërojnë sot po ua nëpërkëmbin, nënçmojnë dhe ngulfasin në mënyrë institucionale.
Shamia (mbulesa e zakonshme dhe tradicionale islame-shqiptare) sikur deri dje që prezantonte nderin dhe moralin e lartë të femrës shqiptare-myslimane, një gjë të tillë pa dyshim e bënë edhe sot. Ndryshimi nga trajtimi i të kaluarës është se dje kjo mbulesë i pengonte okupatorit dhe armikut tonë të hapur në procesin e asimilimit të shqiptarëve të Kosovës. Ndërkohë që sot një gjë e tillë po ju pengon ‘armiqve të pashprehur’ të cilët nuk e ndjejnë nevojën të ekspozohen në publik me që politikanët shqipfolës e kanë çmimin shumë të lirë. Veprimi i këtyre të fundit pa dyshim është ‘tradhti kombëtare’ dhe s’ka dyshim se kur të vij koha do ta marrin vesh të gjithë. Eh sa ditë turpi do të jetë ajo ditë për ta, familjet e tyre dhe përkrahësit e verbër të tyre.
Pastaj nuk është vetëm koalicioni qeveritar PDK-LDK që kundërshton (nëpërmjet dikastereve të tyre) mbajtjen e shamisë në shkollat publike, por, jo larg këtyre qëndrimeve duken të jenë edhe disa parti opozitare e që, këtë fare lehtë mund ta vëresh nga opinionet dhe qasja e analistëve për mbulesën dhe gjithçka rreth saj në ndonjërën nga mediat e këtyre partive.
Në pranverën dhe verën që po i lëmë pas, u zhvillua në fushat e panivel nga gazeta ‘Zëri’, e njohur për të gjithë si gazetë përkrahëse e partisë AAK. Pastaj një logjikë të tillë e ndoqi edhe gazeta ‘Kosova Sot’ e cila nuk ua lëshonte udhën aspak gazetës ekstremiste ‘Express’ dhe brumit të njëjtë por pak më të kulturuar ‘Kohës Ditore’.
Kur flasim edhe për mediat që llogaritet edhe si ‘pushteti i katërt’ për impaktin që kanë jo gjithsesi i shohim fajtore ato sa fajin ua vëmë edhe myslimanëve fetar që nuk veprojnë edhe aq sa, fjala vjen për të krijuar media paralele ose të paktën për të depërtuar në këto ekzistueset.
Nëse ata që shkruajnë kundër islamit dhe konkretisht kundër mbulesës islame janë njerëz që po u paguakan, atëherë pse nuk provojnë myslimanët që të tillët të i paguajnë ose të tjerë të iu kundërvihen këtyre. Pse çdo herë myslimanët arsyetohen vetëm për buxhetin, e ndoshta faji nuk u shlyhet kur nuk punojnë që ta kenë buxhetin. P.sh.; me profitin që e ka për vetëm një minutë në ditë Princi i Dubait apo ndonjë prej sheikëve arabë mund t’i paguajë të gjithë këta gazetaruca e pseudo-analistë.
Në çka duhet të bëhemi më të vëmendshëm që është edhe porosia e këtij shkrimi. Është se, fakti pse vajzat me mbulesë përjashtohen është nga vet myslimanët fetarë të cilët i sollën në krye të shteti këta njerëz që tani po ua kthejnë “si është më mirë”.
Nuk është afër mendsh mendimi se, për myslimanët fetarë është hallall që të votojnë njerëz të tillë që nxjerrin vendime të tilla, që prekin parimet më thelbësore të fesë, që i nxjerrin, i ekzekutojnë dhe nuk pyesin për atë se çfarë mendon e si ndjehet ai që e vuri në atë pozitë.
Duke votuar partinë e babës, mixhës e dajës, partinë që do të na gjej vende pune e blla blla blla, ne legalizuar një grup kuçedrash të kulturuara por që më shumë u ngjajnë dhelprave në publik. Prandaj në kohën kur në botë diskutohet për Objektivat e Mijëvjeçarit, ku askush të mos ngelet pa edukim elementar, në Kosovë, në vendin tonë po ndodh e kundërta e kësaj;- vajzave me shami u mohohet arsimimi.
Të rinjtë e Kosovës falen nëpër rrugë, trotuare sepse politikat e mëdha ose parafinancuesve të politikës kosovare po ua prish planin ndërtimi i Qendrave Islame një, dy dhe tre se për të katërtën nuk bëhet fjalë.
‘Është e vërtet që e pohon edhe Kurani që njeriu i bën dëm vetvetes’
Kush e dëshiron heqjen e shamisë?
Shkruan: Xheladin Leka
"Ata që jepen pas epsheve dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë”
Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar, i Cili i dha secilit atë që meriton. Përshëndetjet qofshin mbi Muhamedin, të dashurin e Allahut, i cili e barti amanetin e Allahut me përpikëri, ishte udhëzues për gjithë njerëzimin, përgëzues për të gjitha mirësitë dhe begatitë dhe qortues për të gjitha gjërat e këqija dhe të dëmshme për individin dhe shoqërinë.
Allahu dëshiron që njeriu të pendohet tek Ai, të pendohet për veprat e këqija që ka vepruar dhe të mos bëhet pesimist ndaj mëshirës së Allahut dhe në të njëjtën kohë të mos i përsërisë mëkatet. Kurse ata të cilët jepen pas epsheve dëshirojnë që muslimani të largohet nga rruga e drejtë krejtësisht, në mënyrë që shokët e tij të shtohen, rruga e së keqes të zgjerohet dhe kështu të bëhet më e lehtë për të ecja në këtë humnerë të sigurt. Allahu thotë: “Allahu dëshiron që t’jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë.” (Nisa, 27)
Po a thua kush janë këta që “jepen pas epsheve”?
Ibën Xheriri Et-Taberiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Është thënë se këta janë lavirët, por thuhet gjithashtu se ata janë çifutët dhe të krishterët”[1], ndërsa imam Kurtubiu thotë: “Kanë rënë në mospajtim dijetarët në lidhje me përcaktimin e atyre që pasojnë epshet (që janë përmendur në këtë ajet). Muxhahidi thotë se ata janë lavirët, kurse Suddiju thotë se ata janë çifutët dhe të krishterët. Disa dijetarë thonë se për qëllim janë veçanërisht çifutët, ngase ata kanë tentuar që muslimanët t’i pasojnë ata në martesën me motrat që i kanë pasur vetëm nga babai[2].” Ndërsa Ibën Zejdi thotë: “Ky ajet është i përgjithshëm (d.m.th. përfshin lavirët, çifutët, të krishterët etj.) dhe këtë mendim e përkrah edhe Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë.[3]”
Të njëjtin mendim kanë edhe imamët Taberiu dhe Ibën Kethiri. Imam Taberiu thotë: “Allahu i ka përshkruar këta njerëz se ata jepen pas epsheve të tyre të neveritshme dhe nëse çështja qenka kështu, atëherë kuptimi i parë i këtij ajeti është ai kuptim që shfaqet sipërfaqësisht dhe jo ndonjë kuptim i brendshëm, për të cilin nuk dëshmon ndonjë argument apo analogji. E, nëse është kështu, atëherë në këtë ajet, në fjalinë “të cilët jepen pas epsheve”, bëjnë pjesë çifutët, të krishterët, lavirët dhe çdo pasues i së kotës, ngase çdo pasues i asaj që ka ndaluar Allahu është pasues i epshit të tij. E pasi çështja është kështu, atëherë komentimi që i bëmë këtij ajeti patjetër është komentimi primar dhe i saktë.”[4]
Kurse Ibën Kethiri thotë: “Fjala e Allahut “por ata që jepen pas epsheve dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë” do të thotë se pasuesit e djajve nga radhët e çifutëve, të krishterëve dhe lavirëve dëshirojnë që të largoheni nga e vërteta në të kotën, me një largim të plotë.”[5]
Dijetari i madh bashkëkohor Abdurrahman Es-Sa’di, Allahu e mëshiroftë, gjatë komentimit të këtij ajeti thotë: “Fjala e Allahut “ata që jepen pas epsheve” domethënë se anojnë nga shkojnë epshet dhe u japin përparësi epsheve në mënyrë që ta kënaqen, madje i adhurojnë epshet e tyre. Këta njerëz janë mosbesimtarët dhe mëkatarët, të cilët u japin përparësi epsheve të tyre ndaj respektimit të Allahut. Këta njerëz dëshirojnë “që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë”, d.m.th. të devijoni nga rruga e drejtë dhe të shkoni në rrugën e atyre, me të cilët Allahu është i hidhëruar dhe në rrugën e të humburve. Këta njerëz dëshirojnë që t’ju largojnë nga respektimi i të Mëshirshmit, që të respektoni shejtanin e mallkuar, t’ju largojnë nga përkushtimi ndaj urdhrave të Allahut, e cila është e gjithë lumturia, që të pasoni atë që ju sjell vetëm mjerim. Nëse e kuptuat që Allahu ju thërret në atë që është në të mirën tuaj, në atë që është shpëtim dhe lumturi dhe këta të cilët jepen pas epsheve ju thërrasin në atë që është humbje dhe mjerim i thellë, atëherë merreni në konsideratë thirrjen më të mirë dhe zgjidhni rrugën më të mirë nga këto dy rrugë.”[6]Nga këto fjalë të dijetarëve gjatë komentimit të këtij ajeti të madh u bë e qartë se kë po e pengon shamia dhe kush mundohet ta heqë atë. Personat të cilët nuk njohin udhëzimin, ata që e kanë humbur dritën në mesin e ditës, ata çdoherë do të jenë kundër çdo iniciative të përmirësimit të kësaj shoqërie, ngase përmirësimi është fitim i madh për popullin, mirëpo humbje e madhe për ata të cilët ecin pas epsheve të tyre.Është shumë logjike që ata mundohen ta ndalojnë shaminë, ngase kështu i sigurojnë vetes dhe epsheve të tyre atë që dëshirojnë, përndryshe nuk do të kishin mundësi të luanin me vajzat e reja e të ndershme. E, dihet shumë mirë se mbulesa simbolizon nderin.
Por ata nuk mjaftohen me kaq. Ata dëshirojnë, siç ka treguar Allahu në këtë ajet, që edhe ne të bëhemi si ata, në mënyrë që të gjithë të jemi njësoj në punë të pista djallëzore dhe të gjithë të jemi në gradën e kafshëve apo edhe më ulët. Për të arritur këto qëllime, ata mundohen të shfaqin çdo të keqe dhe amoralitet në popull, ndërkohë që me mish dhe shpirt luftojnë çdo të mirë dhe nder.
Këta janë ata që kanë luajtur dhe akoma luajnë me qenie njerëzore dhe këta janë ata të cilët trafikojnë qeniet njerëzore. Këta janë shkaku kryesor i përhapjes së SIDA-s dhe sëmundjeve të tjera në këtë popull. Po ashtu këta janë ata të cilët luftojnë çdo nder dhe çdo gjë që e ruan atë.Motra ime, shamia është nder për ty dhe për gjithë popullin, kurse lakuriqësia është mjerim për këtë botë para botës tjetër. Lakuriqësia lë pasoja të rënda në veten tënde dhe në shoqëri.
Pa e zgjatur më shumë, motër e nderuar, dije që metoda më e mirë për t’u dhënë atyre mundësi që t’i pasojnë epshet je ti dhe përmjet teje ata arrijnë çdo fëlliqësirë që sillet në kokat e tyre, prandaj mos u bëj pre e ujkut të pangopur. Allahu na mjafton, sa ndihmës i mirë është Ai!
edhe une e perkrahi protesten , pasi qe ne Gjermani kan drejt vajzat me shamija te shkollohen ku shumica dermuse jan te Krishter , pse mos ta gezojn kete te drejt edhe vajzat e Kosoves te cilat jan te mbuluara me shamija ... e ne Kosovë shumica dermuse jan musliman...
p.s. me duket e pa logjikshme kjo qka po ndodh tek ne ...
Hixhabi - zbulimi i misterit -
Saulat Pervez
Sot gratë muslimane janë duke zbuluar Islamin origjinal ashtu si është shpallur nga All-llahu, tek i Dërguari Muhammed [alejhis-salatu ues-selam], më shumë se 1400 vjet më parë, por pa ndonjë kundërshtim me kulturën trashëgimore. Si rrjedhojë, ato janë të tërhequra para së gjithash nga një ushtrim jetëgjatë i rizbulimit të vetvetes të tyre – çka nënkupton të jesh njeri, musliman dhe, për më tepër, një grua muslimane. Veshja e mbulesës (hixhabit) është një pjesë e rëndësishme e udhëtimit të tyre shpirtëror.
Një nga pyetjet më të shpeshta të sotme, të pyetur si nga muslimanët, ashtu edhe nga jomuslimanët, është: “Pse gratë muslimane i mbulojnë kokat e tyre?” Përgjigja është shumë e thjeshtë - Gruaja muslimane e vë mbulesën, sepse All-llahu u ka thënë të bëjnë kështu: “O ti i Dërguar, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen...” (el-Ahzabë, 59).
Muslimanët besojnë se qëllimi i tyre i vetëm në jetë është të adhurojnë Zotin e vetëm, në pajtim me udhëzimet e Tij, siç janë shpallur në Kur’anin fisnik, dhe përmes mësimeve të të Dërguarit Muhammed, lavdërimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të. Si e tillë, edhe veshja e hixhabit është një akt i bindjes ndaj Zotit, prandaj përbën bazën kryesore të veshjes së saj. Mediet e sotme janë mbushur me përgjithësime rreth Islamit dhe muslimanëve. Gratë muslimane në mbulesë vazhdimisht janë damkosur padrejtësisht. Ato shihen në njërën anë si të shtypura dhe, në anën tjetër, si fanatike dhe fundamentaliste. Të dy përshkrimet janë tmerrësisht të gabuara dhe të mallkuara. Portretizime të këtilla, jo vetëm që keqinterpretojnë këto ndjenja të forta të grave muslimane ndaj hixhabit, por dështojnë gjithashtu për të pranuar kurajën e tyre dhe identitetin që u jep hixhabi. Madje, ka edhe ndalime të veshjes së hixhabit në disa vende. Kur u pyet për këtë, Aminah Assilmi, një e krishtere e konvertuar në Islam, tha: “Të më kërkohet mua të dal jashtë pa hixhabin tim do të ishte sikur t’i kërkohej një murgeshe të dilte pa pjesën e sipërme të veshjes. Kjo më habit mua, dhe unë nuk mund të ndihmoj por pyes, nëse ata do të urdhëronin Marinë, nënën e Jezusit [alejhis-salatu ves-selam] të zbulonte flokët e saj”.
Një keqkuptim tjetër është besimi se gratë muslimane janë të detyruara me forcë të veshin hixhabin. Për pjesën më të madhe të grave muslimane, asgjë nuk mund të jetë më detyruese sesa e vërteta. Në të vërtetë, vendimi final për të veshur hixhabin është shpesh i vështirë.
Hixhabi, një formë e sistemit moral të brendshëm
Ditët e meditimit, frikës së pasojave negative dhe reagimet nga familja apo shoqëria e gjerë, dhe përfundimisht, nevoja për kurajë të mjaftueshme e kanë rënduar shumë marrjen e vendimit. Veshja e hixhabit është një vendim personal dhe i pavarur, që vjen nga vlerësimi i urtësisë që ndodhet nën urdhrin e All-llahut dhe nga një dëshirë e sinqertë për ta kënaqur Atë.
“Për mua, ardhja deri te vendimi për të veshur hixhabin ishte më i vështirë nga sa është tani veshja e tij. Kam kuptuar, el hamdulilah, se megjithëqë kam pranuar komente negative nga njerëzit, unë kam vlerësuar ndjenjën e modestisë që më jep veshja e hixhabit dhe, për ironi, përpjekja negative më bëri të ndjehem më krenare që të identifikohem si një muslimane,” vëren Katherine Bullock, një kanadeze e konvertuar në Islam.
“Për mua hixhabi është një dhuratë nga All-llahu. Ajo më jep mundësinë të jem sa më afër All-llahut. Gjithashtu është me rëndësi, se më siguron rastin për të qëndruar dhe për t’u njohur si një muslimane,” thotë Fariha Khan nga Rockville, Maryland.
Përderisa hixhabi identifikon gratë si pasuese të Islamit, me të vjen një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe. Hixhabi nuk është vetëm një veshje mbuluese, por çka është më me rëndësi, është një sjellje, zakon, mënyrë e të folurit dhe paraqitjes në publik. Shamia është një manifestim i jashtëm i përkushtimit të brendshëm për të adhuruar All-llahun – pra simbolizon një përkushtim në devotshmëri. Vetë morali i brendshëm është ajo çfarë nënkupton shamia e jashtme. Kjo mund të kuptohet nga sjellja e përgjithshme e çdo gruaje muslimane si sillet, vishet, flet etj. Në një vend ku keqinformimi rreth Islamit dhe muslimanëve është shumë i madh, motrat muslimane kanë mundësinë për të paraqitur Islamin në dritën e tij të vërtetë.
Saba M. Baig, e diplomuar në Rutgers University, Nju Jork, ishte 17 vjeç kur me seriozitet filloi të veshë hixhabin. Ajo ndjen se është akoma në proces të mësimit të brendësisë së hixhabit. “Kuptimi im më i madh ishte se hixhabi nuk ishte vetëm rreth vënies së shamisë në kokë, por më shumë (një vello) në zemrën time,” thotë Baig. “Hixhabi është më shumë se një mbulesë e jashtme. Ajo pjesa më e lehtë e saj. Ajo më shumë ka të bëjë me modestinë dhe mënyrën se si e paraqet ti veten.”
Imaan, një e konvertuar në Islam, shton: “Fatkeqësisht, ajo ka edhe anën e saj të “trishtuar”: diskriminohesh, trajtohesh sikur je e shtypur... Unë e vesh atë për All-llahun, dhe sepse unë dëshiroj. Pikë”.
Katherine Bullock vëren se “pasi fillova të vesh hixhabin, u lajmërova se njerëzit shpesh do të sillen më me kujdes me mua, sikur mbrohen ngase janë betuar. Unë e vlerësova atë. Unë ndjej se duke veshur hixhabin më është dhënë hyrja në një stil jete të drejtë dhe të hijshëm”.
Hixhabi është një akt i modestisë
Veshja modeste dhe hixhabi janë masa mbrojtëse për të shmangur dhunimet shoqërore. Ajetet pasuese të Kur’anit theksojnë se kjo nuk është e kufizuar vetëm për gratë:
“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet...” (en-Nurë, 30 dhe 31).
Sipas Xhabir Ibën Abdullahut, kur e ka pyetur të Dërguarin [alejhis-salatu ves-selam], rreth shikimit të hedhur pa qëllim mbi një grua të huaj, i Dërguari është përgjigjur: “Largoje shikimin tënd.” (Muslimi). Në një transmetim tjetër, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të, qortoi për përsëritjen e shikimit në një grua – ai tha se shikimi i dytë është nga djalli.
Pra, përkundër besimit të përhapur, muslimanë dhe jomuslimanë, hixhabi nuk është veshje për t’u ruajtur nga meshkujt, për t’i mbajtur dëshirat e tyre të paligjshme në frenim - çka është përgjegjësia e tyre personale, siç na tregojnë ajetet dhe thëniet profetike. Për më tepër, gratë muslimane e veshin atë për All-llahun dhe veten e tyre.
Islami është një religjion i përmbajtjes dhe drejtpeshimit midis ekstremeve. Prandaj, ai nuk pret vetëm prej grave për të përkrahur moralin dhe drejtësinë e shoqërisë. Për më tepër, Islami kërkon nga burrat dhe gratë reciprokisht të përpiqen për të krijuar një mjedis shoqëror të shëndetshëm, ku fëmijët të rriten me vlera dhe koncepte pozitive, të bukura, konstruktive dhe praktike.
Në fakt, për shumë gra hixhabi është një kujtesë konstante se ato nuk duhet t’i projektojnë jetët dhe trupat e tyre për meshkuj. “Para se të filloja mbulimin, mendoja se unë vetë bazohem në atë çfarë të tjerët mendojnë për mua. Gjithashtu, e shoh atë shpesh te vajzat, lumturia e tyre varet nga ajo se si të tjerët i shikojnë ato, veçanërisht meshkujt. Që prej atëherë, mendimi im mbi veten ka ndryshuar shumë; kam fituar shumë vetë respekt. Kam kuptuar se nuk ka fare rëndësi nëse të tjerët mendojnë për mua si bukuroshe. Mendoj, sa këndshëm për mua dhe duke ditur se All-llahu më sheh të bukur më bën të ndjehem e bukur”, rrëfen Baig.
Koncepti i modestisë dhe hixhabit në Islam është i shenjtë, dhe përfshin të dy gjinitë, burrat dhe gratë. Synimi përfundimtar është të mbajë stabilitet shoqëror dhe të kënaq Zotin. Prej se gratë muslimane janë më të spikatura për shkak të dukjes së tyre, është më e lehtë për njerëzit t’i lidhin ato me pamje të shtrembëruara që vërejnë në mediat e shtypura dhe transmetuese. Që këtej, stereotipat janë përjetësuar dhe gratë muslimane shpesh shihen si “misterioze” prej atyre që nuk e njohin kuptimin fetar të hixhabit.
Kjo atmosferë e “misterit” nuk mund të largohet derisa të zbulohen me të vërtetë stilet e tyre të jetesës, besimet dhe sistemet e mendimit. Dhe kjo nuk mund të arrihet derisa të mos frikësohen t’i trajtojnë me respekt burrat – apo gratë muslimane për këtë çështje. Kështu që, herën tjetër, kur të shihni ndonjë musliman, ndaluni dhe bisedoni me të – do të ndiheni, me ndihmën e Zotit, sikur po hyni në një botë krejt tjetër, botën e Islamit: të mbushur me përulje, devotshmëri dhe, sigurisht, me modesti!
Ne kete proteste duhet te flitet,edhe per Mitrovicen,korrupsioni,pa punesin,decentralizimin,si dhe per gjendjen aktuale e cila eshte duke mbreteruar ne Kosove.
1000 zogj pula,kunder nje LUANI.
Kjo proteste nuk duhet te mbahet kurrsesi. Shteti i Kosoves duhet te angazhoj Policine dhe nese eshte nevoja te perdoret forca, per ndalimin e kesaj proteste, e cila nese mbahet ka per te pasur pasoja per te ardhmen europiane te Kosoves.
Surprizë zyrtare në Turqi
Vendim zyrtar: “Ndalohet dëbimi i të mbuluarave... si dhe hetime ndaj profesorëve që nuk respektojnë vendimin”.
Në një surprizë e cila nuk pritej, me fillimin e vitit të ri shkollor në Turqi, kryetari i Këshillit për arsim të lartë Jusuf Zija Ozxhal, publikoi vendimin me të cilin iu dha fund periudhës kur profesorët universitarë dëbonin vajzat e mbuluara nga mësonjëtoret dhe laboratorët universitarë.
Ky organ, njoftoi rektorin e Universitetit të Stambollit, se që tani ndalohet rreptësisht dëbimi i vajzave nga mësonjëtoret për shkak të mbulesës se tyre, dhe se mjafton të shënohet vërejtje për shkak të kundërshtimit të rregullores.
Po ashtu, në vendim qëndron edhe kërkesa për hapjen e hetimeve ndaj çdo anëtari të këshillit mësimdhënës që kundërshton këtë vendim.
Vlen të përmendet se një studente e cila ishte dëbuar nga mësonjëtorja pranë fakultetit të mjekësisë kishte ngritur aktpadi para Këshillit për arsim të lartë për privimin nga arsimimin dhe marrja e të drejtës së garantuar me kushtetutë. Në baze të kësaj padie, kryetari i Këshillit për arsim të lartë, vendimi në lidhje me këtë çështje e kishte dërguar në rektoratin e Universitetit të Stambollit. Pritet që ky vendim së shpejti të publikohet edhe në universitetet tjera.
Ky vendim konsiderohet një zhvillim i veçantë në drejtim të zgjidhjes së çështjes së mbulesës në Turqi, ngase siç dihet, me vite të tëra vajzat e mbuluara ishin privuar nga hyrja në mësonjëtoret e universiteteve dhe shkollave, dhe se çdo anëtar i këshillit mësimdhënës mbante të drejtën që të dëbonte vajzat e mbuluara nga klasat. /fri/
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Krijoni Kontakt