Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 104
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Nuk dimë kujt t'i marrim lejë kur të bëjmë ndonjë kritikë majtas!
    Grevën nuk po e mbështet asnjë nga ndërkombëtarët ndaj nuk kemi faj ne!
    A thua vallë të gjithë personalitetet e artit e të letrave ta kenë gabim që nuk e mbështetin?!

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2009
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    O njeri, lexon te zezen ne te bardhe apo te kunderten?
    Ditke dhe te ofendosh aty ku logjika te ngec per debat me kulture.
    Nuk mbrojta as qeveri, as Berishe, por te thashe qe e keqja vjen nga anarkia e organizuar ne te dy krahet e politikes. Nese ti je militant i nje krahu puna tende, qofsh shendoshe e mbaje me shendet, sepse mua s'me intereson asnjeri krah, pasi te dy me degdisen ketej nga jam qe me 1997-en.
    Sa per derrase, e kam shfrytezuar ciklin prodhues te drurit ne leter dhe dicka kam arritur te shkruaj e botoj ne jeten time, qofte dhe i pelqyer nga nje lexues i vetem.
    Shqiptar je e jam dhe c'duf e ofendime u dashka te degjoj, pa ta patur as nje perqind borxh.
    Shendet fizik e shpirteror te uroj, duke e mbyllur ketu biseden me ty.
    Miqesisht, Edmond Shallvari
    Dakord, e pranoj se ishte e tepruar pak.

    Nuk ka gje anarkie ketu. Edhte shume e thjesht, hap kutite. Neqoftese qeveria do e coi deri ne anarki per te hapur kutite, kerekese per transparence te votes time, atehere kush eshte fajtor? Vertetoje ti fitoren ose humbjen e PD's. PS's? Smundesh! Se jan te futur ne kuti votat. Jan shpik numera. Keshtu qe mos hidh terma si "anarki" si nje militant i Berishes kur ketu kerkohet trasparence. Ta dish ti, anarki e shumices se populit eshte revolucion.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kikirik : 13-05-2010 më 17:54
    Me behet cici

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2009
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Nuk dimë kujt t'i marrim lejë kur të bëjmë ndonjë kritikë majtas!
    Grevën nuk po e mbështet asnjë nga ndërkombëtarët ndaj nuk kemi faj ne!
    A thua vallë të gjithë personalitetet e artit e të letrave ta kenë gabim që nuk e mbështetin?!
    Besoja, nderkombetaret kerkojn qetesi. S'interesohen ato per demokraci, mbreteri te pashpallur, diktator, etj. Kerkojn vetem qetesi.

    Nje ane thojne Shqiperia ka hecur para e nga ana tjeter thojne qe korrupcioni eshte rritur. Jan ne kundeshtim keto te dyja.
    Me behet cici

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Një gjë di të them, që nuk ka pastërti absolute në njerën gjysmë të së tërës, nëse gjysma tjetër qenka e qelbur. Për mua, e tëra mban erë dhe nuk më intereson se cila pjesë qelb më shumë. Vendit tone i duhet një e tërë pa gjysma të qelbura e kjo nuk mund të arrihet duke qëruar gjysmën më të qelbur(sic pretendohet nga gjysma tjetër), pasi dhe tjetra kundërmon qelbërsillëk.
    Flasim kikirik herë tjetër, nëse dëshiron më shumë bisedë, për anarkinë dhe revolucionin, pasi dalim jashtë teme dhe besdisim miqtë e tjerë forumistë.
    Faleminderit për mirëkuptimin.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #65
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Citim Postuar më parë nga kikirik Lexo Postimin
    Besoja, nderkombetaret kerkojn qetesi. S'interesohen ato per demokraci, mbreteri te pashpallur, diktator, etj. Kerkojn vetem qetesi.
    Kurse ne vendalinjt nuk duam qetesi? Ne na intereson me shume e verteta e kuties, le te bllokojme kete vend deri sa te dali e verteta.
    Jam i bindur qe pjesa derrmuese e popullimt inteligjent allvanez kerkon QETESI.
    As i rruhet nga rama apo berisha.
    Cdo gje eshte relative...

  6. #66
    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Kurse ne vendalinjt nuk duam qetesi? Ne na intereson me shume e verteta e kuties, le te bllokojme kete vend deri sa te dali e verteta.
    Jam i bindur qe pjesa derrmuese e popullimt inteligjent allvanez kerkon QETESI.
    As i rruhet nga rama apo berisha.
    Cfare eshte qetesi per ty?

  7. #67
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    E kunderta e kesaj
    http://bw.balkanweb.com/TV/index.php...salive=3782://
    Ose kur kalon me makine dhe ndonje alabak te godet makinen sepse ti nuk je pro protestave (apo kunder tyre).
    Kunder rremujave tip `97.
    Por jam i bindur qe e di shume mire se cfare eshte qetesia per dike qe nuk ka interes direkt as tek te majtet as tek te djathtet.
    Cdo gje eshte relative...

  8. #68
    Si mund te mendosh qe nje popull te cilit i ka shkuar thika ne palce se as me buke te thate nuk po ngopen dot thjesht te jete OK me qetesi?!

  9. #69
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Pra ka me shume llogjike shkaterrimi i vendit? Do jete me mire pasi opozita e tanishme te kape ME DHUNE ne qeverine?
    Pastaj, mendon ti se opozita pasi te mari pushtetin do ti shperndaje dhe pak djathe barkthareve qe te shtyjne buken?
    Jam i qarte qe situata nuk eshte e mire ne vend por aq kaq gri sa e bejne keta nuk eshte. Personalisht kam qe prej vitit 2006 ne Shqiperi dhe mund te them nga pervoja se eshte me mire tani, ne krahasim me cfare ishte 2-3 vjet me pare, dhe nuk kam ASNJE interes direkt, e perseris.
    Nuk behen gjerat me dhune o pipëll por do ju vine mend kur te jete shume vone.
    P.S.: mos shkaterroni pronat publike dhe private sepse do na ktheni ne mesjete perseri!
    Cdo gje eshte relative...

  10. #70
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Postime
    129
    Elsa Lila: Ramës i kërkova vetë të futem në grevë urie

    Nga: LORENC VANGJELI

    Të dielën, shumë mbas mesnate, gati në të gdhirë, ndodhesha tek ura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Më bëri përshtypje semafori i kryqëzimit. Si në të gjithë semaforët e botës, ngjyrat, e kuqja, jeshilja dhe portokallia zëvendësonin njëra-tjetrën. Vetëm pak dhjetëra metra më tej ishin çadrat e grevistëve të urisë së opozitës. Sapo kisha dalë nga çadrat ku kisha takuar grevistët. Dola prej çadrave shumë më e dobët sesa hyra. Ata njerëz ishin më të fortë se unë dhe ndoshta shumë më të fortë se gjithçka kisha besuar më parë. Dhe pastaj, dy imazhet krejt të ndryshëm, semafori dhe sakrifica njerëzore që kisha parë, befasisht, krejt befasisht më dhanë vullnet e besim për të qenë me vullnetin tim pjesë e bindjes për të hyrë në grevë, pjesë e sakrificës njerëzore”. Elsa Lila, këngëtarja e njohur shqiptare, banuese në Romë prej shumë vjetësh, të dielën në mëngjes foli përpara një mase të madhe protestuesish të opozitës dhe një çast më pas, hyri në çadrat e grevistëve të urisë. Jashtë kishte lënë lot të njerëzve të prekur, brenda në grevë gjeti gjithashtu lot. Dhe minuta më pas, kur edhe kryetari i PS-së, Edi Rama mbaroi fjalimin e tij në protestë, në të gjithë sheshin jehoi kënga e saj e hershme, po me “pikë loti që pikon”. Organizatorët e mitingut e kishin gjetur atë këngë në momentin e fundit, sepse edhe ata vetë i kishte gjetur në befasi të plotë vendimi i këngëtares së famshme.
    Elsa, në ç’moment vendosët që të hyni në grevë urie?
    Pothuaj gjithë prillin e kam kaluar në Shqipëri. Një fatkeqësi familjare më bëri të qëndroj gjatë në shtratin e gjyshes sime të mirë, të shtruar në spital. Ikja e saj më ktheu sërish në Shqipëri. Unë nuk jam një krijesë laboratori apo një krijesë televizive. Jam larg, shumë larg modelit të Make Up-it që shitet shpesh nga ambientet artistike. Nuk jam një vajzë e rritur me përkëdhelje, me jetën jam ndeshur si me një mike dhe armike të betuar, shpesh herë dhe herë kam fituar, herë jam dhembur prej saj. Por, dhembja që kam provuar nga shumë e shumë fate njerëzore në netët e gjata që kam kaluar në spital, dhembja që kam provuar kur kam qenë dëshmitare në ato duele të njëanshme të jetës dhe vdekjes, më ka treguar një anë dramatike të vetë jetës. Sidomos, të asaj shqiptare. Kam respekt pafund për ata mjekë e infermierë që i qëndruan gjyshes sime në kokë dhe kam dëgjuar prej tyre histori dhembjesh pafund. Kur shkova në Vlorë, kur vajta në Babicë, në atë “qytet” të madh mermeri të njerëzve të heshtur, kur në çdo cep të Vlorës flitej vetëm për grevën e urisë, jam prekur. Në kthim, në Tiranë, do të ndaloja vetëm dy ditë. Të martën do të fluturoja sërish në shtëpinë time në Romë. Biletën e kisha në çantë, por doja vetëm të prekja me dorë dhe të shihja në sy grevistët. Me shumë vështirësi, leja m’u dha vetëm në mbrëmjen e së shtunës, mbas protestës. Pata leje të hyja vetëm për pak minuta, por ndenja brenda disa orë. Ajo çfarë ndodhi aty ishte dhe vendimi im i pakthyeshëm. Jam vlonjate, jam shqiptare dhe nëse ju pëlqen, jam dhe kokëshkretë si çdo artist në këtë botë. Kur po dilja nga çadrat, me erdhi turp për dobësinë time; brenda kisha gjetur njerëz, të cilët bindja, zemra dhe vullneti i kishte bërë pabesueshmërisht të fortë. Ky ishte momenti im i parë që vendosa të hyj në grevë. Pastaj semafori mbi urë, lokalet në Bllok, muzika, të rinjtë që bënin jetën e tyre normale, e madje edhe indiferentët dhe kundërshtarët e grevës, të gjitha gjërat e tjera, aq të zakonshme në Tiranë, si në çdo qytet tjetër normal të botës, ndërkohë që pak metra larg tij konsumohej një dramë e jashtëzakonshme njerëzore, më bënë të hedh këtë hap. Fola me Edi Ramën dhe i thashë vendimin tim. Ai më njeh si artiste. Nuk më tha “Po!”, por unë i thashë që nuk prisja që të më thoshte askush “Jo!”. Askush nuk do të mundte të më pengonte në këtë vendim timin.
    Me kë e diskutuat këtë vendim tuajin dhe si e pritën familjarët?
    Me askënd. Vetëm me veten. Thjesht vura në dijeni motrën time, Enin, babain në Itali dhe mbasi hyra në grevë, u thashë të tjerëve. Doja të isha një dëshmitare e asaj çfarë po ndodhte, ndodhi që bindja ime më bëri të jem tani edhe pjesë e saj.
    Pse vendosët të hyni në grevë dhe çfarë mendoni se do të arrini në përfundim të saj?
    Unë nuk jam në politikë. Nuk më tërheq politika. Unë jam artiste. Dhe tani, nëse do të donit, më quani dhe artiste e angazhuar. Më mirë akoma, jam një qytetare e angazhuar. Natyrisht, si një shqiptare që i dhemb zemra për vendin, unë di mirë se çfarë po ndodh, di çfarë kërkon opozita dhe çfarë mohon ta japë pozita. Por unë nuk jam në grevë për të bërë politikë. Unë jam në grevë, sepse si qytetare e dua vendin tim ndryshe. E dua pafundësisht për ta dashur atë më të mirë. Sakrifica krejtësisht e vërtetë e atyre njerëzve të gatshëm për vetëflijim dhe ajo mirësi e pambarimtë që ata dëshmonin në dhembjen e tyre, ishin shtysa për të mos u kthyer pas. Jashtë kam dëgjuar shumë për urrejtjen. Brenda në grevë dëgjova të flitej për dashurinë.
    Në këto 24 orët e para, cili ishte momenti më i bukur dhe më i keq i grevës?
    Nuk kam përgjigje për këtë pyetje. Nuk është as bukur, as keq. Është luftë. Një luftë e ndershme, dinjitoze, e urtë për të vërtetën individuale dhe kolektive të protestuesve. Dua të jem një shpirt më shumë në këtë luftë në krah të dashurisë.
    Cili është mesazhi më i bukur që keni marrë?
    Edhe për këtë pyetje nuk kam një përgjigje të vetme. Nuk mund të bëj hierarki mesazhesh, ky është i bukur, ky është më i bukur a ku di unë. Sapo hyra në grevë dhe uria ime nisi të konsumonte minutat e para, pashë grevistë që qanin. Është e rrallë të shohësh një burrë shqiptar që qan. Nuk është turp që një burrë të qajë, turp do të ishte për atë që nuk e sheh lotin, që e përbuz lotin, që e urren lotin. Loti nuk është dobësi. Ndodh që dobësitë më të mëdha fshehin forcën më të paimagjinueshme. Siç ndodh e kundërta. Arroganca dëshmon pafuqi. Nëse loti ju duket mesazh, më besoni, rrallë ndodh që një artist të marrë një lot kaq të vërtetë sa ai që mora, kaq të madh sa loti që dhashë brenda në grevë.
    Si ju pritën grevistët?
    Me lot. Me lule. Më dhanë rrobat e tyre. Qeshën me mua. Më thanë se mund të më gostitnin vetëm me ujë. Gostia zgjati shumë, por ndërkohë nuk e dija që duhet t’u nënshtrohesha rregullave të hekurta të grevës. Një vlonjat si unë, Fatmir Xhafaj ma bëri të qartë shpejt një gjë të tillë. Duhet të shtrihesha dhe të mos vija shumë rrotull, por unë doja të takoja çdo grevist. E përqafova çdo grevist. Pastaj, me vajzat e grevës, me Shegën, Oltën, Ledin, Florën, Anilën, Ermonelën, vajzat e tjera të stafit, vazhduam të bisedojmë deri shumë vonë nën zë. Ishte ftohtë, por rrallë di ndonjë kohë tjetër që të kemi qeshur aq shumë. Tani ato i kam motrat e mia dhe gjithë këta që janë rrotull janë vëllezërit e mi. Tani jam një familje shumë e madhe.
    Si është gjendja në kampin e grevistëve?
    Duhet të hysh brenda për të kuptuar se çfarë force të pabesueshme jep besimi. Sot, kanë dalë për të shkuar në spital disa vëllezër. E di që fjalët “motra, vëllai” janë nga fjalët më të përdorura në Vlorë? Kështu e thërrasim këtu njëri-tjetrin. Unë e di që do të kthehen sërish vëllezërit që kanë ikur në spital. Mezi po pres të rikthehet edhe Elisa. O zot, sa e tretur ishte kur iku! E nxorën me barelë pak përpara se të flisja unë në miting. Këtu ka dhembje, këtu ka kurajë. Këtu, kam bindjen se njerëz të fortë po shkruajnë një histori, para së gjithash, njerëzore. Një histori kuraje evropiane. Shpejt ne shqiptarët do të krenohemi për këto ditë kur vetë shoqëria jonë po përjeton evolucion dhe emancipim. Evolucioni dhe emancipimi shoqërohen me dhembje. Jam krenare që jam pjesë e kësaj dhembjeje, e kësaj force.
    Momenti i hyrjes suaj në grevë, a shënon një afrim me politikën dhe më konkretisht me PS-në?
    E kuptoj që kjo është një pyetje tipike shqiptare. Kur bën një veprim, secili nga ne sheh se cili është fitimi i llogaritur mbas tij. Po saktësoj diçka. Kam një jetë evropiane në Itali, kam pasaportë italiane. Kam shtëpinë time dhe njerëzit që i dua dhe më duan, si në Tiranë, si në Romë. Kam një jetë timen, që e kam krijuar gjithashtu me sakrifica, që edhe në Itali nuk e bën dot kushdo. Kam artin tim, koncertet, miqtë, dritat, lulet, udhëtimet nëpër botë. Kam gjithçka për të quajtur se është e mjaftueshme që dikush të më konsiderojë të lumtur. Por, unë jam shqiptare dhe kur vendi im dridhet, kur vendi im ka temperaturë, edhe mua më dhemb shpirti. Politika është profesion. PS-ja është një parti politike, kurse unë jam artiste. Përtej të gjitha këtyre, qëndron qytetari për të cilin, i majtë apo i djathtë, buka, uji, puna, liria, demokracia e dinjiteti, janë ushqim i domosdoshëm. Nëse do të mundja, në mënyrën time të deritanishme, të bëja diçka sado modeste për bukën, ujin, lirinë, demokracinë, dinjitetin dhe pasaportën evropiane të qytetarit shqiptar, unë do të isha krenare.
    A e sheh Elsa Lila veten nesër si politikane apo deputete?
    Prapë e njëjta pyetje? Unë jam shpirt i lirë. Dikush në grevë më quajti Gavrosh. Dikush tjetër edhe Zhan D’Ark. Unë nuk jam as njëri, dhe as tjetra. Unë jam një vajzë shqiptare, një artiste. Nga e diela, jam edhe një qytetare e angazhuar që dua të jem e shërbyer nga qeveritë e vendit tim, që dua të shërbej me çfarë të mund për këtë vend që më dhemb.

    Gazeta Shqiptare

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •