Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 104
  1. #41
    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    shigjetke, dallon gje ke fotoja ti?

    Edhe sikur te jene leke me nje 10 i genjeka minatoret? Se te ishte ndonje tufe hajde de...

    E me siper smu pergjigje...
    Komenti i pare me la pa fjale nga njohuria jote e thelle ndaj ketyre artisteve dhe artit te tyre, ndaj nuk shtova gje

    Mua leke me duken, 10 a me shume e di ai qe po i jep dhe ata qe po i marrin Di gje ti mos po u shperndan ndonje gje tjeter pervec lekeve t'ju mbaj lart moralin gjate protestes? lol
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    njeri nga artistet dje tha ne TV keshtu.

    para disa vjetesh tha kur edvin ruci ishte minister i kultures.. na beri ca padrejtesi ne si TOB , teatri operas e baletit, dhe ne tha u futem ne greve urije.
    erdhi tha edvini e na nxorri me shkelma nga greva.. ne mes te nates tha ..

    ki eshte qenefi edvin..

    tani ja ka zen rrugen kryesore tiranes e nuku del mileti te protestoje..

    dmth se ne tirane.. akoma ky pis e ka mbeshtetjen e atyre banoreve.. ish cobenet e hysni kapos e rite markos e llumit qe solli ppsh ne tirane per 50 vjet rresht..

    nejse po.. mileti po e njeh mir e me mire kte zhapik bllokmenesh..

  3. #43
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Nuk kane c`bejne me shume intelektualet se sa nje peticion, i cili nuk flet shume ne te miren e tyre personale se sa ne te miren e shqiptareve te varfer, nje pjese e te cileve perdoren si mish per top ne mitingjet PS. Kujt me shume se ketyre te varferve do t`ju interesonte liberalizimi i vizave, i cili se paku do ta ulte dicka papunesine, sepse do te kishin mundesi te dilnin e te ktheheshin nga Evropa lehtesisht, qofte edhe per pune sezonale.
    Fatkeqesisht, milioneret s`e kane per gje te "vdesin" (ne big-brother) per te shtuar milionat e tyre te paligjshme, ose te tjere qe duan t`ju zene vendin.
    Cmenduria e veteflijimit varferor (mesa duket me origjine masonike), i ka bare keta intelektuale te bejne kete thirrje, duke bere ne kete menyre detyren e tyre para vendit dhe popullit, duke sfiduar keshtu milionat qe hidhen paradhenje ne luften per pushtet (alias=pasurim i paligjshem), me te cilat kerkohet nga masonet qe te genjehen njerezit e varfer(qofte dhe brenda cadrave). Dhe me kercenimin (gjoja) per jeten e tyre prej milioneresh, kjo genjeshter arrin ne nivele te perbindshme.
    Liria, demokracia, pasurimi (i ndershem) i shqiptareve nuk ka nevoje per veteflijime (fallco) milioneresh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 11-05-2010 më 03:30
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir po flet o Ilia ..

    pergezime per kto mendime..

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Artistët,në çdo kohë kanë të drejtën e tyre të shprehen për problemet që kalon vëndi.Por ka një gjë që komunistët me origjinë shqiptare që banojnë nëpër Europë,nuk e kurptojnë që në një konflikt,njëra pjesë ka të drejtë dhe atyre nuk ju vjen mirë që kjo e drejtë shkon në favor të PD-së.
    Ore zotërinj!
    Artistët nuk mund t'i përdorë njeri.Ata kanë arsyen dhe gjykimin e tyre për çdo problem.E si mund të rrinë ata pa u shprehur kundër grevës kur ajo po cënon dhe pengon integrimin dhe liberalizimin e vizave?!
    Pse këta komunistë me origjinë shqiptare që banojnë në perëndim të Europës nuk thonë një fjalë për artisten Elsa Lila?!A po e përdor atë Edi Rama?Pse more shokë komunistë jetoni me dy standarte?!
    Si more, ajka e artistëve tanë qënkan lecka pa vlerë pse nuk i dalin në krahë Edi Ramës?!Po ata more shokë komunistë me origjinë shqiptare që jetoni në perëndim të Europës,kanë më shumë mënd se ju e se Edi Rama.
    Si guxoni dhe fyeni këta artistë?!
    Ju shkruani çfarë të doni por,koha e atij nuk ju kthehet më.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Komenti i pare me la pa fjale nga njohuria jote e thelle ndaj ketyre artisteve dhe artit te tyre, ndaj nuk shtova gje

    Mua leke me duken, 10 a me shume e di ai qe po i jep dhe ata qe po i marrin Di gje ti mos po u shperndan ndonje gje tjeter pervec lekeve t'ju mbaj lart moralin gjate protestes? lol
    AI mund te jete duke dredh cigare, aty sdallohet kokrra e gjese.

    Mos me thuj se shef gje, se asigjo sduket lol

  7. #47
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Kam qeshur kur lexova qe Rama i ka quajtur sazexhinj )
    Ej, te pakten ka pak humor ne gjithe kete katrahure.
    Cdo gje eshte relative...

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Nje kllouni si Edi Rama ja vlen ta ndiqni te ky linku


  9. #49

    Profesor Edmond Tupja,
    një nga firmëtarët kundër grevës së urisë shprehet për Gazetën se, "është kryekëput një maskaradë".
    Përse keni dalë kundër grevës së urisë? Sepse është një maskaradë, sepse është një manipulim mendor i këtyre njerëzve që i binden një supershefi që ka një problem me veten e tij dhe do t'i rregullojë problemet e tij personale me pushtet. Është një njeri që drogohet me pushtet, tërë jetën ka dashur të drogohet me pushtet. Unë e njoh që prej kohësh dhe ai do të bënte mirë të shkonte të bënte një psikanalizë, por psikanaliza do 5 vjet që të shkosh tek psikanalisti dhe të pastrohesh nga të gjithë mllefet dhe nga të gjitha ndjesitë negative që janë grumbulluar në subkoshiencën e tij.
    Ç'mendim keni për personat që janë futur në grevë, ata janë të detyruar sipas jush, apo kanë hyrë me vullnetin e tyre të lirë?
    Jo, ka nga ata që janë futur me dëshirën e tyre. Ka që janë futur më dëshirën e tyre sepse janë të manipuluar mendërisht nga kryetari. Kryetari ka një rrymë të veçantë, ka një karizëm, është një fjalë interesante, sidomos në fillimin e saj, ka një karizëm që u prek zonat e subkoshiencës njerëzve dhe i detyron më pas ata të veprojnë si robotë. Një pjesë e mirë e atyre që janë futur në grevë kanë idealin e tyre, por një pjesë tjetër janë futur vetëm sepse i ka futur kryetari.
    Cili është mesazhi juaj për këta njerëz sot?
    Mendoni me kokat tuaja, mos mendoni me kokën e kryetari dhe veproni si t'ju thotë logjika juaj, dhe mos veproni si të thotë ndërgjegjja e kryetarit dhe aq më pak subkoshienca e kryetarit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 11-05-2010 më 14:46

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja si e shpjegon edia e edvinit variantin "rruga"

    -

    Qytetarët përplasen me policët, paralizohet trafiku
    » Dërguar më: 12/05/2010 - 14:23





    Anëtarët e simpati zantët e PS-së bllokojnë 8 akset kryesore të rrugëve nacionale të Shqipërisë. Në orën 13:00, protesta për bllokimin e rrugëve, si pjesë e mosbindjes civile nga ana e opozitës, ka sjellë paralizim të trafikut, ndërsa policia ishte e pranishme për të menaxhuar situatën. Në disa akse, si në autostradën e Lezhës, Durrës-Tiranë dhe në kryeqytet tek ‘Ura e Peshkatarit’ pati konfrontime mes protestuesve dhe policisë. Në Tiranë, dhjetëra e qindra protestues nën drejtimin e deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia dhe Dashamir Peza, kanë bllokuar ‘Urën e Peshkatarit’ që lidh rrugën nacionale mes kryeqytetit dhe Elbasanit. Në këtë tubim ka pasur prani të shumtë të forcave të policisë, ku prezent ka qenë edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i cili ka tentuar të ndërmjetësojë me protestuesit për t’i larguar.
    Përleshja e Durrësit
    Në hyrje të qytetit të Durrësit, pranë rrethrrotullimit te ‘Ura e Dajlanit’, pranë mbikalimit të zonës së ish-Kënetës, protestuesit bllokuan rrugën për rreth 30 minuta. Në këtë protestë ka pasur dhe konflikte mes policisë dhe protestuesve. Ndërhyrjet e deputetit socialist, Hazir Gashi dhe përfaqësuesve të tjerë të opozitës kanë shmangur përplasjet me njerëzit e tjerë. Sipas deputetit Gashi, persona me makina me targa të huaja kanë tentuar të ndalojnë grevën e përfaqësuesve të opozitës me qëllimin për të lejuar kalimin e automjeteve. Ndërsa grevistë të pranishëm pohuan se ithtarë të PD-së, siç njihet dhe Sali Lusha, ka provokuar turmën gjatë kalimit me makinën e tij.
    Bllokimi i rrugës në Vlorë e Fier
    Në fillimin e protestës, simpatizantët e PS-së në qytetin e Vlorës kanë zgjedhur të ulen në shesh dhe pas kësaj kanë nisur fjalimet. Rruga në hyrje të qytetit është bllokuar për më se 30 minuta. Përpos autoriteteve lokale të PS-së, prezent ka qenë dhe deputeti Fatmir Toçi. Për rreth 20 minuta është bllokuar edhe superstrada Fier-Lushnjë, në rrethrrotullimin e Kolonjës. Qindra simpatizantë socialistë janë drejtuar nga deputetët Bashkim Fino dhe Arben Çuko, si dhe kryebashkiakët e Lushnjës, Fierit, Patosit. Protestuesit u vendosën në shtratin e rrugës, duke u ulur dhe duke penguar lëvizjen e mjeteve.
    Shkodra dhe Lezha
    Socialistët e qarkut Shkodër bllokojnë për rreth 30 minuta aksin rrugor Shkodër–Tiranë. Paradrekën e ditës së martë, rreth 100 persona, mes të cilëve edhe deputetë socialistë të qarkut Shkodër kanë dalë duke protestuar në shenjë solidarizimi me 202 grevistët e urisë në Tiranë. Protesta e tyre është shoqëruar me bllokimin e aksit rrugor Tiranë –Shkodër, në vendin e quajtur Kryebushat. Protestuesit janë ulur në tokë mbi trupin e rrugës duke protestuar kundër qeverisë Berisha dhe duke thirrur pro kryetarit socialist, Edi Rama. Rreth orës 13:00 është bllokuar edhe autostrada Lezhë-Tiranë, tek mbikalimi në kryqëzimin e Patokut. Në krye të mbështetësve të PS-së që qëndruan për 30 minuta “këmbëkryq” në superstradë, ishin deputetët e qarkut të Lezhës, Gjokë Jaku dhe Armando Prenga.


    balkanweb GSH

    --------------------------



    ja se cthote 55-sa

    -
    AKTUALITET
    Njësitet guerrile të Ramës marrin urdhër të përleshen me policinë. Edvini s’ndalet, kërkon të shkatërrojë edhe sezonin turistik të shqiptarëve
    12-05-2010 / Gazeta 55




    Tashmë është zyrtare se njësitet guerrile të Edi Ramës s’ndalen më para asgjëje dhe synojnë paralizimin e vendit dhe shkatërrimin e sezonit turistik. Provokimet me kritere skizofrenike të deputetëve Pandeli Majko e Alfred Dalipi në Korçë dhe gënjeshtrat ditën për diell të deputetes tjetër Mimi Kodheli, sikur gjoja qenka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Edhe pse përdorimi i gazit lotsjellës parashikohet tek Kodi që rregullon aktivitetin e policisë, shpifja ka mbërritur doza komike pak më vonë, kur mediat e Edvinit u detyruan të shpallin se s’është përdorur gaz lotsjellës, por njëfarë sprajti që mund të ketë të njëjtin efekt.

    Vendimi për të paralizuar vendin ka tronditur jo vetëm opinionin publik vendas, por edhe aleatët e BE dhe të SHBA-së.

    Përballë bojkotimit që ata po i bëjnë Edi Ramës, duket se shefi i njësiteve guerrile s’ka rrugë tjetër veç të ngujohet edhe vetë, por s’është shumë e qartë, nëse ai do ta kryejë atë gjatë ditës së nesërme, siç edhe raportojnë burime të brendshme nga kryesia e Partisë Socialiste

    Kronika

    Situata më e rënduar është informuar në qytetin e Korcës. Korrespondetët informojnë se protestuesit nuk i janë përgjigjur apelit të policisë për të mos bllokuar aksin kombëtar dhe nën nxitjen e deputetëve Majko, Dalipi e Kodheli, janë shtyrë të kryejnë veprën penale, që në sajë të ndërhyrjes së forcave speciale ka mbetur vetëm në tentativë. Drejtori i Policisë së Korçës Bernard Çaushaj ka deklaruar për mediat se policia ka ndërhyrë konform ligjit per lirimin e rrugeve te bllokuara dhe se nuk është prekur deputeti Pandeli Majko.

    Protesta e opozitës vënë në rrezik sezonin turistik

    Pamjet e grevave të urisë dhe bllokimit të rrugëve kurrsesi nuk mund të nxisin turistët që të na vizitojnë. Në drejtim të kundërt me atë që po ecën Ministria e Turizmit, e cila ka gati një fushate promovuese si brenda ashtu dhe jashtë vendit për reklaminim e Shqipërisë turistike, ngërçi politik dhe protestat e opozitës duket se do ndikojnë negativisht në ecurinë e këtij sezoni veror. Vetë operatorët dhe shoqatat turistike pohojne se një situatë e tillë, nuk përkrah aspak biznesin e tyre, përkundrazi mund të frenojë grupet e turistëve që të na vizitojnë. Bizneset turistike i kërkojnë polikës që të dalë sa më parë nga kjo situatë për të mosdëmtuar mbarëvajtjen e sezonit turistik veror nëpërmjet prishjes së imazhit të vendit

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 13-05-2010 më 00:44

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •