Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 104
  1. #71
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    sa u mallengjeva.shkoni bone cicin

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Edhe unë u impresionova shumë shumë shumë!!!
    Lere lere!
    Këngëtarja e madhe paska hyrë në grevë me qefin e vet!!!
    Kur do dalë?

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Na e sillni ju lutem listen e NJERZVE Tan te Mrekullueshem.. Artiste e Sportiste e profesore.. qe jan deklaruar kunder Monstrave ne bulevard qe udheheq edvin Ruc krokodili..
    plzz..

    Ata duhet te njihen se jan tashme Pjese e Historise.. e Asaj faqes se Mire te Historise tone kombetare..
    Deri mbreme ishin bere 400 e ca Emra te shquar te Ajkes se Kombit..



    --

    lorenc vangjeli eshte nje stalinist enverist ruco polpotist.. qe mezi pret te shohe shqiperine ne flake..
    nga eshte ki monster?

    nuk e lexova fare cthot per elcen por ja di menjen ketij..

    ne 2006 u soll albenc AGO ..vrasesi i ish - mamase se kesaj enveristes elca lila nga italia.
    qe do te thote se sa ish PS e lorenc vangjelit ne pushtet vrasesi i ish mamase se elces ishte i pa besdisur nga shteti.
    edhe se e ngrata u be cope per at selin roze qe militon elca sot.

    Pra gati 9 vjet Media socialiste nuk u ndje te thote.. dale mo ku humbi ai qe vrau mamane e elces tone.

    As ki Lorenci vangjel nuk u ndje. As Anile Bashat e Bolinos. as Ruc super dedektivi. As edvin Altin Arapi.
    erdhi PD ne pushtet dhe krimineli Benc Ago u soll ne byzyluqe nga italia.

    Normalisht nje vajze tregon nje mirnjohje qoft simbolike.. per pushtetin qe ve ne pranga dhe e fut ne burg vrasesin e mamase.
    Mirpo Elca jo vetem nuk tregoj mirnjohje per Pushtetin PD-ist por vate u fut ne shpellen -Greve ku farketojne tutoret e Benc Agos vrasjen e shtetit e te Shqiptareve e te lirise se levizjes ..
    Pra eshte e qarte. Ose Ajo eshte ladri compagni me vrasesin ose.. dicka e felliqur eshte ne mes..
    Moti e kisha dyshuar kte se mbas maskes engjellore te fytyres Elc-ore.. kemi nje monster.
    Dhe monstrat..interesant.. qo pune.. e gjejn njeri jatrin me nuhatje..
    Monster Edvini.. Monster Ruc gjoleka.. monster i biri bahriut.. monster i biri muslimit.. (mik i vrasesve te Kosoves) monster hamit beqja krimbi i enverit.. monster ramizi.. monstra dhe kto bishat me fytyre femrash ne seli roze.. e keto ne Cadrat jenicere enveriste..

    I ka ardhur koha Kadarese qe te ndahet perfundimisht nga ..

    Ne 97 ten nuk u ndje..pra nuku vuri ujet ne zjarr se qarte u duken shenjat se do bloze-zohej shqiperia nga envero-laberia..
    Hajde se ahere nuku kish shum informacione se ndoshta Shahini nuk i tregonte..
    Po nashi.. botuesi i tij.. fatmiri Toc.. patjater e celularon.. e Emailozon.. per te rejat nga Shqiperia..

    pak hamendje..


    Allooo e mo Fatmir mir ini o?
    Mir Zoti Kadare mire..
    Po ceshte nje zallamahi qe degjoj nga celua it mo Fato.. thot Kadarja..
    E mo ja se jam ne detire ketej na Vlora duke psonisur Causher.. e duke bllokuar rrugë..
    uë..e ci do mo Caushet i thot ki.. nga Parizi..
    Po ja se ti e di se jam deputet i PS-se... e kryetari na ka shperndare te mbledhim llumin e tu a dergojme partise ne bulevard te rrezojme malokun Sali..

    Pra nje muhabet i tille patjeter benet ne mes ketire..
    E pra koha te deklaroc se je per Stabilitet ne Atdhe apo per Kasaphane enveriste.. ka ardhur.. bile eshte vone..

    U lumte artiste te Tiranes..

    Vladimir prifti dje.. foli si Njeri si atdhetar si intelektual..
    ooo sa njerez te mir kemi.. e cfar plehrash kan fuqi te na e percellojne at dy gisht Atdhe qe kemi.. ne kte Glob te madh..

    u duhet dhene dru ketyre nje here e mire.. per tera pocaqite qe kan bere nga dizet e dija deri nashti..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 14-05-2010 më 09:40

  4. #74
    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Pra ka me shume llogjike shkaterrimi i vendit? Do jete me mire pasi opozita e tanishme te kape ME DHUNE ne qeverine?
    Pastaj, mendon ti se opozita pasi te mari pushtetin do ti shperndaje dhe pak djathe barkthareve qe te shtyjne buken?
    Kush tha qe shkaterrimi i vendit ka me teper llogjike apo u gezove nga fakti qe po shkruan dy rreshta pro Sales dhe te duken te gjithe si armiq?
    Per mua si pozita dhe opozita jane te perbere nga ca pseudo-politikane te cilet nuk duan t'ja dine fare per Shqiperine dhe shqiptaret por thjesht per xhepat e tyre. Shqiperia ka nevoje per POLITIKANE te rinj, qe nuk jane te babezitur.

    Jam i qarte qe situata nuk eshte e mire ne vend por aq kaq gri sa e bejne keta nuk eshte. Personalisht kam qe prej vitit 2006 ne Shqiperi dhe mund te them nga pervoja se eshte me mire tani, ne krahasim me cfare ishte 2-3 vjet me pare, dhe nuk kam ASNJE interes direkt, e perseris.
    Ku e bazon ate qe ne Shqiperi qenka me mire tani se ne 2006? Mos ndoshta pse eshte me mire per ty do te thote qe eshte me mire per te gjithe?

    Une flas me te aferm te mi cdo jave te cilet edhe pse kane pasuri me bollek se e kane filluar tregetine qe ne 90-ten, prape thone qe Shqiperia ka mbaruar. Kur thone keshtu keta qe kane, mendo se c'mund te thone ata qe mezi sa ushqejne femijet.

    Pozita dhe opozita do te vazhdojne ta shkaterrojne ate vend deri sa te kene nje tufe delesh qe ju shkon nga mbrapa.

  5. #75
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Nuk po shkruaj pro sales, po shkruaj kunder rames.
    Sala&co, me termena te thjeshte, vjedh dhe do vazhdoje, ashtu si do bejne shume qe do t'i zene karrigen.
    Them qe eshte me mire sepse, nje rast i thjeshte, une punoj ne nje firme private, para 3 vjetesh duhet te rrija 3 ore ne radhe tek Tatim-Taksat per te mare nje m.ut formulari qe te paguaja ca taksa. Tani mund ta bej nga zyra kete gje.
    Dhe kushdo qe eshte ne brendesi te biznesit shqiptar e di shume mire qe "jane shternguar gjerat". Normal qe nuk jane te kenaqur biznesmenet, tani po i kerkohet te shtypin ne kase fiskale dhe 1 akullore kur ta shesin. Me pare ishte qejf. Dhe tani behen pazarlliqe PLOT por, te rrime shtrember e te flasim drejt: po kerkohet pak llogari.
    Edi eshte thjesht i cmendur, mer vendime prej skicofreni, nuk ka asnje arsye per te bllokuar rruget kryesore te vendit, mos ja fut kot tani.
    Oburra te bllokojme rruget dhe te godasim makinat qe kalojne, ne shenje solidariteti me grevistet.
    Ata qe nuk kane buke te hane..me vjen keq per ata por mos t'i genjeje mendja se kutite nuk jane mbushur me buke per te gjithe, kutite jane me embelsira per pushtetaret.
    Ka shume gjere per te thene o miku im, te shohim ku do na coje kjo gje.
    Une dua nje dreq vize te shkoj te motra ne Itali. Pike.
    Cdo gje eshte relative...

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Na sillni ju lutem Listen e Vipave anti-greve..

    Po gjetet dhe liste te pisave pro greve silleni gjithashtu.

    Jan shum interesante kto lista.

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga shah_isti Lexo Postimin
    Elsa Lila: Ramës i kërkova vetë të futem në grevë urie

    Nga: LORENC VANGJELI

    Të dielën, shumë mbas mesnate, gati në të gdhirë, ndodhesha tek ura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Më bëri përshtypje semafori i kryqëzimit. Si në të gjithë semaforët e botës, ngjyrat, e kuqja, jeshilja dhe portokallia zëvendësonin njëra-tjetrën. Vetëm pak dhjetëra metra më tej ishin çadrat e grevistëve të urisë së opozitës. Sapo kisha dalë nga çadrat ku kisha takuar grevistët. Dola prej çadrave shumë më e dobët sesa hyra. Ata njerëz ishin më të fortë se unë dhe ndoshta shumë më të fortë se gjithçka kisha besuar më parë. Dhe pastaj, dy imazhet krejt të ndryshëm, semafori dhe sakrifica njerëzore që kisha parë, befasisht, krejt befasisht më dhanë vullnet e besim për të qenë me vullnetin tim pjesë e bindjes për të hyrë në grevë, pjesë e sakrificës njerëzore”. Elsa Lila, këngëtarja e njohur shqiptare, banuese në Romë prej shumë vjetësh, të dielën në mëngjes foli përpara një mase të madhe protestuesish të opozitës dhe një çast më pas, hyri në çadrat e grevistëve të urisë. Jashtë kishte lënë lot të njerëzve të prekur, brenda në grevë gjeti gjithashtu lot. Dhe minuta më pas, kur edhe kryetari i PS-së, Edi Rama mbaroi fjalimin e tij në protestë, në të gjithë sheshin jehoi kënga e saj e hershme, po me “pikë loti që pikon”. Organizatorët e mitingut e kishin gjetur atë këngë në momentin e fundit, sepse edhe ata vetë i kishte gjetur në befasi të plotë vendimi i këngëtares së famshme.
    Elsa, në ç’moment vendosët që të hyni në grevë urie?
    Pothuaj gjithë prillin e kam kaluar në Shqipëri. Një fatkeqësi familjare më bëri të qëndroj gjatë në shtratin e gjyshes sime të mirë, të shtruar në spital. Ikja e saj më ktheu sërish në Shqipëri. Unë nuk jam një krijesë laboratori apo një krijesë televizive. Jam larg, shumë larg modelit të Make Up-it që shitet shpesh nga ambientet artistike. Nuk jam një vajzë e rritur me përkëdhelje, me jetën jam ndeshur si me një mike dhe armike të betuar, shpesh herë dhe herë kam fituar, herë jam dhembur prej saj. Por, dhembja që kam provuar nga shumë e shumë fate njerëzore në netët e gjata që kam kaluar në spital, dhembja që kam provuar kur kam qenë dëshmitare në ato duele të njëanshme të jetës dhe vdekjes, më ka treguar një anë dramatike të vetë jetës. Sidomos, të asaj shqiptare. Kam respekt pafund për ata mjekë e infermierë që i qëndruan gjyshes sime në kokë dhe kam dëgjuar prej tyre histori dhembjesh pafund. Kur shkova në Vlorë, kur vajta në Babicë, në atë “qytet” të madh mermeri të njerëzve të heshtur, kur në çdo cep të Vlorës flitej vetëm për grevën e urisë, jam prekur. Në kthim, në Tiranë, do të ndaloja vetëm dy ditë. Të martën do të fluturoja sërish në shtëpinë time në Romë. Biletën e kisha në çantë, por doja vetëm të prekja me dorë dhe të shihja në sy grevistët. Me shumë vështirësi, leja m’u dha vetëm në mbrëmjen e së shtunës, mbas protestës. Pata leje të hyja vetëm për pak minuta, por ndenja brenda disa orë. Ajo çfarë ndodhi aty ishte dhe vendimi im i pakthyeshëm. Jam vlonjate, jam shqiptare dhe nëse ju pëlqen, jam dhe kokëshkretë si çdo artist në këtë botë. Kur po dilja nga çadrat, me erdhi turp për dobësinë time; brenda kisha gjetur njerëz, të cilët bindja, zemra dhe vullneti i kishte bërë pabesueshmërisht të fortë. Ky ishte momenti im i parë që vendosa të hyj në grevë. Pastaj semafori mbi urë, lokalet në Bllok, muzika, të rinjtë që bënin jetën e tyre normale, e madje edhe indiferentët dhe kundërshtarët e grevës, të gjitha gjërat e tjera, aq të zakonshme në Tiranë, si në çdo qytet tjetër normal të botës, ndërkohë që pak metra larg tij konsumohej një dramë e jashtëzakonshme njerëzore, më bënë të hedh këtë hap. Fola me Edi Ramën dhe i thashë vendimin tim. Ai më njeh si artiste. Nuk më tha “Po!”, por unë i thashë që nuk prisja që të më thoshte askush “Jo!”. Askush nuk do të mundte të më pengonte në këtë vendim timin.
    Me kë e diskutuat këtë vendim tuajin dhe si e pritën familjarët?
    Me askënd. Vetëm me veten. Thjesht vura në dijeni motrën time, Enin, babain në Itali dhe mbasi hyra në grevë, u thashë të tjerëve. Doja të isha një dëshmitare e asaj çfarë po ndodhte, ndodhi që bindja ime më bëri të jem tani edhe pjesë e saj.
    Pse vendosët të hyni në grevë dhe çfarë mendoni se do të arrini në përfundim të saj?
    Unë nuk jam në politikë. Nuk më tërheq politika. Unë jam artiste. Dhe tani, nëse do të donit, më quani dhe artiste e angazhuar. Më mirë akoma, jam një qytetare e angazhuar. Natyrisht, si një shqiptare që i dhemb zemra për vendin, unë di mirë se çfarë po ndodh, di çfarë kërkon opozita dhe çfarë mohon ta japë pozita. Por unë nuk jam në grevë për të bërë politikë. Unë jam në grevë, sepse si qytetare e dua vendin tim ndryshe. E dua pafundësisht për ta dashur atë më të mirë. Sakrifica krejtësisht e vërtetë e atyre njerëzve të gatshëm për vetëflijim dhe ajo mirësi e pambarimtë që ata dëshmonin në dhembjen e tyre, ishin shtysa për të mos u kthyer pas. Jashtë kam dëgjuar shumë për urrejtjen. Brenda në grevë dëgjova të flitej për dashurinë.
    Në këto 24 orët e para, cili ishte momenti më i bukur dhe më i keq i grevës?
    Nuk kam përgjigje për këtë pyetje. Nuk është as bukur, as keq. Është luftë. Një luftë e ndershme, dinjitoze, e urtë për të vërtetën individuale dhe kolektive të protestuesve. Dua të jem një shpirt më shumë në këtë luftë në krah të dashurisë.
    Cili është mesazhi më i bukur që keni marrë?
    Edhe për këtë pyetje nuk kam një përgjigje të vetme. Nuk mund të bëj hierarki mesazhesh, ky është i bukur, ky është më i bukur a ku di unë. Sapo hyra në grevë dhe uria ime nisi të konsumonte minutat e para, pashë grevistë që qanin. Është e rrallë të shohësh një burrë shqiptar që qan. Nuk është turp që një burrë të qajë, turp do të ishte për atë që nuk e sheh lotin, që e përbuz lotin, që e urren lotin. Loti nuk është dobësi. Ndodh që dobësitë më të mëdha fshehin forcën më të paimagjinueshme. Siç ndodh e kundërta. Arroganca dëshmon pafuqi. Nëse loti ju duket mesazh, më besoni, rrallë ndodh që një artist të marrë një lot kaq të vërtetë sa ai që mora, kaq të madh sa loti që dhashë brenda në grevë.
    Si ju pritën grevistët?
    Me lot. Me lule. Më dhanë rrobat e tyre. Qeshën me mua. Më thanë se mund të më gostitnin vetëm me ujë. Gostia zgjati shumë, por ndërkohë nuk e dija që duhet t’u nënshtrohesha rregullave të hekurta të grevës. Një vlonjat si unë, Fatmir Xhafaj ma bëri të qartë shpejt një gjë të tillë. Duhet të shtrihesha dhe të mos vija shumë rrotull, por unë doja të takoja çdo grevist. E përqafova çdo grevist. Pastaj, me vajzat e grevës, me Shegën, Oltën, Ledin, Florën, Anilën, Ermonelën, vajzat e tjera të stafit, vazhduam të bisedojmë deri shumë vonë nën zë. Ishte ftohtë, por rrallë di ndonjë kohë tjetër që të kemi qeshur aq shumë. Tani ato i kam motrat e mia dhe gjithë këta që janë rrotull janë vëllezërit e mi. Tani jam një familje shumë e madhe.
    Si është gjendja në kampin e grevistëve?
    Duhet të hysh brenda për të kuptuar se çfarë force të pabesueshme jep besimi. Sot, kanë dalë për të shkuar në spital disa vëllezër. E di që fjalët “motra, vëllai” janë nga fjalët më të përdorura në Vlorë? Kështu e thërrasim këtu njëri-tjetrin. Unë e di që do të kthehen sërish vëllezërit që kanë ikur në spital. Mezi po pres të rikthehet edhe Elisa. O zot, sa e tretur ishte kur iku! E nxorën me barelë pak përpara se të flisja unë në miting. Këtu ka dhembje, këtu ka kurajë. Këtu, kam bindjen se njerëz të fortë po shkruajnë një histori, para së gjithash, njerëzore. Një histori kuraje evropiane. Shpejt ne shqiptarët do të krenohemi për këto ditë kur vetë shoqëria jonë po përjeton evolucion dhe emancipim. Evolucioni dhe emancipimi shoqërohen me dhembje. Jam krenare që jam pjesë e kësaj dhembjeje, e kësaj force.
    Momenti i hyrjes suaj në grevë, a shënon një afrim me politikën dhe më konkretisht me PS-në?
    E kuptoj që kjo është një pyetje tipike shqiptare. Kur bën një veprim, secili nga ne sheh se cili është fitimi i llogaritur mbas tij. Po saktësoj diçka. Kam një jetë evropiane në Itali, kam pasaportë italiane. Kam shtëpinë time dhe njerëzit që i dua dhe më duan, si në Tiranë, si në Romë. Kam një jetë timen, që e kam krijuar gjithashtu me sakrifica, që edhe në Itali nuk e bën dot kushdo. Kam artin tim, koncertet, miqtë, dritat, lulet, udhëtimet nëpër botë. Kam gjithçka për të quajtur se është e mjaftueshme që dikush të më konsiderojë të lumtur. Por, unë jam shqiptare dhe kur vendi im dridhet, kur vendi im ka temperaturë, edhe mua më dhemb shpirti. Politika është profesion. PS-ja është një parti politike, kurse unë jam artiste. Përtej të gjitha këtyre, qëndron qytetari për të cilin, i majtë apo i djathtë, buka, uji, puna, liria, demokracia e dinjiteti, janë ushqim i domosdoshëm. Nëse do të mundja, në mënyrën time të deritanishme, të bëja diçka sado modeste për bukën, ujin, lirinë, demokracinë, dinjitetin dhe pasaportën evropiane të qytetarit shqiptar, unë do të isha krenare.
    A e sheh Elsa Lila veten nesër si politikane apo deputete?
    Prapë e njëjta pyetje? Unë jam shpirt i lirë. Dikush në grevë më quajti Gavrosh. Dikush tjetër edhe Zhan D’Ark. Unë nuk jam as njëri, dhe as tjetra. Unë jam një vajzë shqiptare, një artiste. Nga e diela, jam edhe një qytetare e angazhuar që dua të jem e shërbyer nga qeveritë e vendit tim, që dua të shërbej me çfarë të mund për këtë vend që më dhemb.

    Gazeta Shqiptare
    Shume prekse,,,por me prekse eshte momenti kur bertiste hapni kutit te shohe voten time,,,,pa c ka se ajo s paka votuar ,,,

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Elsa si eshte sot,i kan dhene per te pire...te pakten....po ne banjo a mund te shkoje?.

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Na sillni ju lutem Listen e Vipave anti-greve..

    Po gjetet dhe liste te pisave pro greve silleni gjithashtu.

    Jan shum interesante kto lista.
    TIRANE – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama iu përgjigj sot një letre të drejtuar nga 41 artistë të cilët i kanë kërkuar të ndalojë grevën e urisë të deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste në bulevradin kryesor të Tiranës.
    Rama tha se ndjen keqardhje që këta emra të artit dhe të kulturës, janë bërë pjesë e haremit mediatik që rrethon oborrin e Kryeministrit Sali Berisha.
    Kryetari i Partisë Socialiste përshëndeti në fjalën e tij grevistët që janë detyruar të lënë grevën si pasojë e problemeve shëndetësore, siç tha ai në kufijtë e mundësisë.
    “Dua të përshëndes një nga ideatorët e kësaj proteste, deputetin Blendi Klosi i cili shumë mirë e përshkroi këtë sakrificë, kur tha se këtu në këto çadra janë 200 trupa për të cilat rrah një zemër e vetme”, tha Rama.
    Në letrën e tyre, artistët i kanë bërë thirrje Edi Ramës të ndërpresë grevën e urisë duke mos i penguar më tej shqiptarët në rrugën e tyre drejt liberalizimit të vizave dhe hyrjes së vendit në BE. (Lajmifundit)
    LISTA E ARTISTEVE QE FIRMOSEN LETREN PER EDI RAMEN
    1. Mirush Kabashi Artist i Popullit (Durres)

    2. Agim Krajka Mjeshter i madh

    3. Irini Qiriako Kengetare, Mjeshtre e Madhe

    4. Skender Kamberi Piktor, Artist i Popullit (nga Vlora)

    5. Fatos Kongoli Shkrimtar (nga Elbasani)

    6. Agron Aliaj Koreograf, Artist i Popullit

    7. Drita Pelingu Aktore, Mjeshtre e madhe

    8. Nestor Jonuzi Piktor, Artist i Popullit (nga Vlora)

    9. Tinka Kurti Artiste e Popullit

    10. Luiza Papa Artiste e merituar

    11. Edmond Tupja Perkthyes, Profesor (Tirane)

    12. Dhimitraq Orgocka Regjizor, Artist i merituar (nga Korca)

    13. Margarita Xhepa Artiste e Popullit

    14. Guljem Radoja Artist

    15. Ali Oseku Piktor i popullit

    16. Armaldo Kllogjeri Tenor i njohur në skenat botërore

    17. Marjana Leka Soprano

    18. Etleva Golemi Soprano

    19. Gerti Vaso Solist i TOB

    20. Lili Cingu Mjeshtre e madhe

    21. Anila Zajmi Piktore

    22. Genc Shkodrani Piktor

    23. Buron Kaceli Piktor

    24. Rexhep Çeliku Mjeshter i madh

    25. Orjon Shima Piktor

    26. Zerina Kuke Artiste (Tirane)

    27. Zhani Ciko Mjeshter i madh

    28. Elvira Diamanti Aktore (Tirane)

    29. Xhelal Tafaj Artist, urdheri “Naim Frasheri i Arte”

    30. Lajla Agolli Kompozitore

    31. Ylber Gjini Bariton

    32. Myfarete Laze Kengetare

    33. Suela Konjari Aktore

    34. Perikë Gjezi Aktor (nga Korca)

    35. Helga Saraçi Valltare

    36. Genc Permeti Piktor

    37. Sabahet Vishnja Kengetare

    38. Donika Çili Pianiste

    39. Manjola Konjari Mezo soprano

    40. Ardian Isufi Piktor

    41. Amik Kasaruho Shkrimtar, perkthyes

    http://www.lajmifundit.com/lajmet/po...qardhje-per-ta
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kam qene ne vlore thote elca ne muajin prill e aty ne babice eshte frymezuar.
    mirpo me sa di une ne vlore ka fituar ps-ja pra nuk u jan vjedhur votat.
    e pra edhe se votat nuk u jan vjedhur socialistet e vlores kan perpunuar miletin sikurse elcen qe te urrejne qeverine e pd-ne e berishen.
    kan 20 vjet qe e bejne kete sojet envero -caushiste zabito kanbaliste.

    kjo greve eshte grev e hajdutve e krimineleve dhe as elca e as anil basha e as lorenco vangeli e as edvin demagogu e as zabit "mjeku" e as kerkush nuk ja u a zbardh dot misionin e zi ketyre grevisteve..

    inteligjencia e Tiranes po dhe e korces u a dha noten dysh atyre qenefave nen cadra.



    --


    o .. 2065..

    po munde sill listen se jan bere nja 400 e ca..

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 15-05-2010 më 00:57

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •