http://koha.net/repository/images/21...10110922_1.jpg


Azem Syla, i pazëshëm në Kuvend

Publikuar: 21.10.2011 - 09:16
Prishtinë, 21 tetor - Partia Demokratike e Kosovës e ka lënë tërësisht joaktiv në punët parlamentare ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla.

Doktori i shkencave natyrore, që njihet si një ndër figurat kyç në ndërtimin e partisë që aktualisht është më e madhja në vend, është i vetmi shqiptar në mesin e 119 deputetëve të Kosovës që nuk është përfshirë në asnjë komision parlamentar.

Syla është anëtar i Kryesisë së PDK-së dhe i katërti në parti për nga fuqia e votës. Në zgjedhjet e fundit parlamentare ai ka arritur të sigurojë mbi 30 mijë vota, duke u renditur menjëherë pas kryetarit aktual të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Para tetë muajve, kur kanë filluar të krijohen komisionet e legjislaturës së katërt, ai nuk ka qenë i vetmi në grup parlamentar që kishte mbetur jashtë çdo liste.

Më gjerësisht lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”