Close
Faqja 12 prej 20 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 194
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    20 vjet nga tani, ndonje gjynafqar do kete 'nderin' te jete kryeminister kur te plasi dhe kjo bomba jone e borxhit, dhe atehere do e kete marre lumi dhe Shqiperine. Te pakten keta te tjeret gezuar ca vite pasuri para se te zhyteshin prape, ne as aq nuk po i lejojme vetes. varja, do na duhet te emigrojme te gjithe ne zvicer

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    A mendoni se duke mare borxhe per te shlyer borxhet,rrezikojme te perfundojme si fqinji yne jugor,Greqia?
    Sikur te harrime te perfundojme si Greqia,do te thote se kemi perparuar...
    (Gabelet grek,kane dhe çfare te shesin.Ne skemi me asgje,jemi ne zero.)

  3. #113
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Ne e kemi provuar edhe te qenit nen zero por ideja eshte,perse vazhdojme te bejme serish te njejtat gabime?

  4. #114
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga Zoti Basha Lexo Postimin
    20 vjet nga tani, ndonje gjynafqar do kete 'nderin' te jete kryeminister kur te plasi dhe kjo bomba jone e borxhit, dhe atehere do e kete marre lumi dhe Shqiperine. Te pakten keta te tjeret gezuar ca vite pasuri para se te zhyteshin prape, ne as aq nuk po i lejojme vetes. varja, do na duhet te emigrojme te gjithe ne zvicer
    Nuk te kisha pare kurre kaq disfatist,zoti Basha!
    Nuk ben te demoralizohesh kaq shume,per me teper ne nje kohe kur kryeministri yne i nderuar po na injekton perdite doza entuziasmuese optimizmi.Mos harro se ne daten 1 korrik,rrogat dhe pensionet do te rriten aq sa nuk jane rritur kurre deri me sot,megjithese shperblimi prej 2500 lekesh,akorduar per pensionistet ne fund te vitit te kaluar,shkaktoi nje grope te madhe ne buxhetin e shtetit,por kjo u superua fale exportit te energjise,dhe importit te ujit,dhe tashme qeveria eshte e gatshme per rritjen e radhes..
    Zoti Berisha premtoi qe brenda ketij viti prodhimi i naftes bruto ne vend do te 5-fishohet fale heqjes se Cac kontrabandistit,dhe futjes se Tac punetorit,gjithashtu edhe fale ndihmes se shtetit Grek ne lidhje me shfrytezimin e rezervave te naftes dhe te gazit ne veri te detit Jonian.
    Tokat e helmuara te Porto Romanos,shume shpejt do te shnderrohen ne toke buke ne saje te fondit prej 2 mln eurosh,akorduar nga Banka Boterore per pastrimin e kesaj zone nga mbetjet toksike.Pas miratimit te ligjit,fermeret e Porto Romanos,me nderhyrjen e shtetit mund t'i shfrytezojne keto toka te lena djerre nga pronari i tyre,Damir Fazllic,duke i mare me qera dhe duke shporrur nje here e mire nga tezgat tona,pataten,lakren,patellxhanin Francez,te cilat jane ulur kembekryq ne to,dhe na sfidojne me cmimet stratosferike..
    Turizmi do te kete nje zhvillim te pakrahasueshem me vitet e meparshme pasi plus resurseve te mrekullueshme natyrore,turistet e huaj do te kene fatin te shikojne edhe perleshje trup me trup te ish pronareve,me policite private e shteterore,do te kene mundesine te shohin rivieren e mrekullueshme Vlonjate ku bashkejetojne ne harmoni te plote me njera tjetren,petrolifera,teci i qymyrit,pylli i gjymtuar i sodes dhe bregdeti i virgjer.
    Keshtu pra,i nderuari,zoti Basha.Beni mire te mos tregoheni kaq skeptik ne lidhje me te ardhmen tone ekonomike pasi me gjithe keto resurse qe zoterojme,dhe me kapacitetet prodhuese te vena ne dispozicion nga qeveria,ne vitin 2010 e ne vazhdim,te jesh i bindur se do thyejme edhe rekordin e Kines...

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Citim Postuar më parë nga Zoti Basha Lexo Postimin
    20 vjet nga tani, ndonje gjynafqar do kete 'nderin' te jete kryeminister kur te plasi dhe kjo bomba jone e borxhit, dhe atehere do e kete marre lumi dhe Shqiperine. Te pakten keta te tjeret gezuar ca vite pasuri para se te zhyteshin prape, ne as aq nuk po i lejojme vetes. varja, do na duhet te emigrojme te gjithe ne zvicer


    Apo zvicerra eshte duke ju priture juve jeni vonuare shume

  6. #116
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Ne e kemi provuar edhe te qenit nen zero por ideja eshte,perse vazhdojme te bejme serish te njejtat gabime?
    Deri sa cdo lloj fitimi te vazhdoje te futet ne xhepat e pushtetareve tane dhe miqve te tyre, Shqiperia do te vazhdoje te fundoset. Pse shteti duhet t'i jape ndihme bisneseve te vegjel kur dihet qe keto bisnese nuk do te mbijetojne? Pse ndodh kjo? Oh ndoshta ngaqe kompetitori me i fuqishem qe do e nxjerr kete bisnes te vogel nga loja eshte nje bisnes ne pronesine e nje politikani apo mik te tyre.

    Persa i perket prodhimtarise ne vend, kjo nuk i intereson pushtetareve tane sepse thjesht mund te bejne nje tender apo nje marreveshje me nje te huaj dhe fitimi i tyre eshte shume me i madh. Fatkeqesia e shqiptareve eshte se jane mesuar te genjehen me nje cope buke dhe vazhdojne te udhehiqen nga bark-pa-fryre qe vazhdojne me premtimet e tyre boshe. Dhe sa kohe do te vazhdojne keshtu? A nuk eshte i lodhur ky popull apo me te vertet injoranca eshte aq e tejskajshme sa nuk ka kurim?

  7. #117
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    A nuk eshte i lodhur ky popull apo me te vertet injoranca eshte aq e tejskajshme sa nuk ka kurim?
    Edhe kjo qendron...

  8. #118
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    A mendoni se duke mare borxhe per te shlyer borxhet,rrezikojme te perfundojme si fqinji yne jugor,Greqia?
    Greqia eshte ne ate gjendje qe eshte sot pasi eshte nje shtet socialist, ku shteti ka 100 progame sociale qe ua ofron qytetareve te tyre, edhe pse buxheti i shtetit nuk i perballon dot koston e ketyre programe sociale marramendese. Pra shteti grek eshte ne gjendje kolapsi financiar jo se mori borxh ne tregjet financiare, por se nuk ka nje buxhet te balancuar: te ardhurat vjetore te buxhetit te shtetit jane me te uleta se sa detyrimet financiare te shtetit ndaj buxhetore, pensionisteve e gjithe shoqerise.

    Shqiperia jo vetem qe nuk eshte ne gjendjen e Greqise, por eshte nga ana financiare shume here me mire se te gjitha vendet ballkanike. Vetem ne keto 5 vjetet e fundit, qeveria ka ndjekur reforma si ulja e numrit te ministrive dhe nenpunesve te administrates publike; privatizimin e gati gjithe ndermarjeve publike; futjen e takses se sheshte per biznesin; sheshimin e burokracive per investimet private te vendit apo te huaja; ndermarrja e nje fushate te gjere sensibilizuese per afrimin e investimeve te huaja; reforma ligjore qe kane per qellim lehtesimin e thithjes se investimeve te huaja; rritjen e ndjeshme te transparences se qeverise me qytetaret dhe investitoret e huaj duke i hedhur te gjitha tenderat e veta edhe ne Internet.

    Teksa Greqia ne 5 vjetet e fundit rriste shpenzimet e veta dhe frynte akoma me shume burokracine e vete shteterore, qeveria shqiptare po e lehtesonte veten nga burokacia e tepert dhe nga korrupsioni i tepert. Vetem shitja e ndermarrjeve te medha publike te shtetit si Albtelekom, ARMO, INSIG, etj, dhe kalimi i tyre ne duart e kompanive private, eshte nje hap i madh gjigang i Shqiperise ne ekonomine e tregut dhe ne uljen ndjeshme te korrupsionit qeveritar: pushtetaret nuk kane se cfare te vjedhin kur shumica e ketyre ndermarrjeve jane ne duart e privatit e jo te shtetit. Ana tjeter pozitive e privatizimeve ishte rritja e ndjeshme e te ardhurave te buxhetit te shtetit, duke krijuar buxhete shtese qe jane investuar ne infrastrukturen e vendit, ne ndertimin e shtrimin e rrugeve te vendit.

    Fakti qe shteti shqiptar po e nxjerr borxhin e vete ne shitje, eshte nje ngjarje historike shume pozitive qe deshmon se sa shume ka ndryshuar niveli dhe imazhi i ekonomise e shtetit shqiptar ne bote. Ky hap as qe nuk behej fjale te nderrmerej 4 vjet me pare pasi asnje investitor i huaj nuk do te dilte te blinte bonot e thesarit te shtetit shqiptar. Fale reformave te suksesshme te qeverise shqiptare, fale edhe rritjes se ndjeshme te investimeve te huaja ne vend ne keto vitet e fundit, ka ardhur koha qe shteti shqiptar te mos mbeshtetet me vetem tek FMN e Banka Boterore, por te perdori tregjet e lira financiare.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-05-2010 më 00:51

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752
    .nuk dua te ofendoj asnje.

    Po kur degjoj fjalet;qe Shqiperia ka perparuar keto vitet e fundi(dhe eshte 20 vjet qe degjoj kete refren)"Me shkon dora te pistoleta".(thoshte nje nazizt gjerman...)

    Po te kisha gje ne dore,do te çoja keta optimist te jetojne ne Shqiperi,me pensionin 120 leke o sa eshte,ose me nje roge private etj.....Po te jetoje verte e ne menyre te ndershme...
    Pastaj do desha ta degjoj,refrenin;Qe shqiperia keto vitet e fundit ka perparuar.

  10. #120
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Ky hap as qe nuk behej fjale te nderrmerej 4 vjet me pare pasi asnje investitor i huaj nuk do te dilte te blinte bonot e thesarit te shtetit shqiptar.
    Kam pershtypjen se edhe sot,asnje investitor i huaj nuk ka shprehur deshiren te bleje bonot e thesarit tone pasi rrisku eshte shume i larte...

Faqja 12 prej 20 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •