
Postuar më parë nga
leci
-Janë mbi 1 mijë biznese që kanë mbyllur aktivitetin vetëm në Tiranë, për shkak të kalimit në skemën e TVSH-së. Sipas sipërmarrësve të këtyre ndërmarrjeve, ata nuk munden që të paguajnë tatimet Pas idesë për të tatuar fitimin neto të biznesit të vogël si të ardhur personale, qeveria është tërhequr, duke e vlerësuar këtë ligj si një gabim i bërë nga ana e specialistëve të financave.Tatimet bëjnë të ditur se barra e aplikimit të Tatimit të Vlerës së Shtuar bie mbi konsumatorin, ndërkohë që bizneset do të përballen vetëm me kosto administrative. Edhe në logjikën e taksimit vlerësohet se në këtë rast pjesa që do të tatohet është vetëm ajo që i përket vlerës së shtuar në këtë hallkë të tregtimit.
-ARMO. Sipas traditës ajo furnizohet prej “Albpetrol”, e cila është ndërmarrje shtetërore, kurse ARMO tani është ndërmarrje private. Sipas të dhënave publike që faturon ARMO, duket se ka një rënie të madhe të furnizimit, ndërkohë që e vërteta është se ajo e ka rritur furnizimin nga “Albpetrol”. Skandali i madh, me sa duket, qëndron te fakti që rrjeti i ri korruptiv i krijuar mes ARMO-s dhe “Albpetrol”-it bën që të mos deklarohet sasia e naftës që furnizon ARMO-n dhe si rrjedhim mosdeklarimi i sasisë së naftës i krijon asaj epërsi fiskale në treg.
Siç dihet, si kompanitë që importojnë, dhe ato që prodhojnë naftë, duhet t’i paguajnë shtetit 37 lekë për litër akcizë dhe 20 për qind TVSH mbi çmimin e blerjes, si dhe një lek për litër taksë karboni.
Të gjitha këto prodhojnë një detyrim rreth 556 lekë për litër.
Për katër muajt e parë kjo kompani ka kapur rreth 70 për qind të tregut të shitjes së naftës në vend, pra ka një bum të rritjes dhe si rrjedhim duhet të kishte një rritje të akcizës, por në tatime nuk ka shifra për këtë.
Skandali me tatimet dhe Ministrinë e Financave qëndron se ato me këtë shitje ilegale të naftës nga ARMO mund të kenë krijuar një deficit rreth 30 milionë euro në arkën e shtetit për katër muajt e parë.
-1. Ulje e ritmeve të rritjes ekonomike (pavaresisht që ritmet e rritjes ekonomike janë kthyer një nje element gjëegjeze në ambjentin shqiptar)
2. Perkeqesim i bilancit tregëtar – rënia e eksportve
3. Renie e importve / Renie e kerkese agregate
4. Renie e depozitave
5. Rrudhje e kreditimit
6. Renie e të ardhurave buxhetore dhe rritje galopante e deficitit buxhetor
7. Rënie e dërgesave të emigrantëve
8. Presione të medha zhvleresimi ndaj kursit të kembimit të lekut kundrejt monedhave të huaja
Nëse do t’i numëronim të gjitha këto në një debat ekonomik, nuk besoj se do të kishte dyshim se sot ne kemi një problem me zhvillimin e ekonomise shqiptare. Opozita shqiptare, duke e pare me realizem situaten, kerkoi vleresimin e efekteve negative të krizes globale dhe pergatitjen e një plani anti-krize. në fakt duhet të themi se situata ku gjendet sot ekonomia shqiptare nuk është shkak vetem i efekteve të krizes globale, por në një shkalle të madhe është rezultat i keqmenaxhimit të situates dhe papergjeshmerise elektorale të qeverisë. Qeveria shqiptare neglizhoi të gjitha paralajmerimet duke pasur vetem një qëllim në mendje – fitoren e zgjedhjet parlamentare pavaresisht kostos për ekonomine, biznesin dhe konsumatoret. Ekonomia shqiptare po e vuan kete pasoje!
-Thellimi i deficiti tregtar
Tendenca e ketyre viteve për thellimin e deficiti tregtar po konfirmohet edhe në fund të vitit 2009 (Shih grafikun 1).
Viti 2009 karakterizohet nga një renie e eksporteve dhe një renie e importeve (nga të dhenat e deri në fund të Tetorit 2009). për kete periudhe sipas INSTAT vlera e eksporteve ra me 14% nga viti i kaluar , kurse vlera e importeve me 3%.
Mbulimi i importve nga eksportet ka pesuar një renie të ndjeshme dhe është sot në nivelet e fillimit të viteve 2000 (me vetem 23.2% mbulim). Ky indikator i eksporteve tregon shkallen e dobet të konkurueshmerise se ekonomise shqiptare, shkalle e cila u konfirmua edhe nga Indeksi Global i konukureshmerise se vitit 2009 publikuar nga World Economic Forum. Ky indeks e paraqet Shqiperine në vendin e 108 nga 134 vende, persa i perket konkurueshmerise. Pervec se është në nivelet me të ulta në bote, Shqiperia është njekohesisht edhe e fundit në rajon. Renia e importeve gjithashtu në kete situate (kur edhe eksportet kanë rene) është tregues negativ pasi reflekton renien e kerkeses agregate, renien e konsumit.
-Deficiti buxhetor dhe kostoja e borxhit
Megjithese në programin e qeverisë , permendet se ruajtja e stabilitetit makroekonomik është qellimi kryesor i saj, në shifra situata është krejt tjeter. Kjo qeveri e mori vendin me një deficit buxhetor në nivelet e 3,5% të GDP-se dhe po e con në nivele të rendit 7-8% duke rrezikuar seriozisht stabilitetin makroekonomik. në grafikun e meposhtem duket qarte trendi i rritjes se deficitit buxhetor nga 3,5% në 2005 në 6,4% në 2009. Rritja specifikisht në vitet 2008 dhe 2009 tregon edhe njehere me shifra papergjegjshmerine elektorale të qeverisë , papergjegjshmeri që duhet ta vuajne të gjithe shqiptaret. (Shih Grafik 3)
Nderkohe një shikim me i thelle i buxhetit të vitit 2009 dhe buxhetit të rishikuar të fundvitit nxjerr në pah edhe paaftesine por edhe shpenzimet marramendese elektorale të qeverisë pa marre parasysh asnje të dhene persa i perket nivelit të te ardhurave.
Ne kushtet kur të ardhurat ulen dhe shpenzimet rriten, në vitin 2009, deficiti rritet nga 50 në 75 miliard leke,ose nga 4,6%te PPB në 6,4%te PPB sipas buxhetit të rishikuar. Ky nivel i larte i deficitit ndodh kur perspektiva e eurozones për të cilen flet me gezim kryeministri kushtezon disa kritere një nga të cilet është niveli i deficitit 3% të PPB. Ky është modeli Berisha, i cili po i kthehet fenomeneve të vitit 1996, kur abuzonte me deficitin buxhetor, duke bere që nga njera ane të influenconte në vendimarrjen e zgjedhesve dhe nga ana tjeter të mbuloheshin shpenzimet marramendese të fushates elektorale.
Keto jane faktet,dhe vijne nga analiste qe jetojne jashte jetes politike shqiptare.
Meqe kemi rritje ekonomike 9% jemi katandisur keshtu,imagjino sikur te kishim rritje 2%.
Krijoni Kontakt