Close
Faqja 11 prej 20 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 194
  1. #101
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Rrezik falimenti nga borxhi në 2012-n

    07/02/2010
    Gjergj Erebara

    Gazeta Shqip


    Financat: Do të shpenzohen 683 milionë euro për pagesat e borxhit dhe interesat

    Ministria e Financave ka parashikuar se Shqipëria mund të përballet me probleme serioze në shlyerjen e interesave dhe të borxhit publik të brendshëm e të jashtëm në vitin 2012. Sipas programit ekonomik e financiar të Shqipërisë për vitet e ardhshme, shlyerja e kredisë së marrë gjatë krizës së vitit 2009, si dhe interesave të zakonshme të borxheve ekzistuese, do të kërkojë një shumë të përgjithshme parash prej 90.4 miliardë lekësh, ose rreth 700 milionë euro, sipas kursit ekzistues. Nga këto, 32.7 miliardë lekë ose 250 milionë euro, do të duhet të paguhen si principal dhe interesa për kredinë e shtrenjtë të marrë në maj të vitit të kaluar, për të paguar rrugën Durrës-Kukës.

    “Portofoli i borxhit të qeverisë ka një përbërje me risk të lartë. Huamarrja e brendshme afatshkurtër dhe huamarrja në monedhë të huaj përbën një pjesë të rëndësishme të borxhit. Simulimet kosto/risk tregojnë rëndësinë e reduktimit të borxhit, veçanërisht të riskut të rifinancimit të brendshëm. Përndryshe, efekti i shok-eve financiare do të ishte i lartë, duke shkaktuar jo vetëm pagesa borxhi të larta. Një risk rifinancimi i lartë mund të shkaktojë dhe/ose të zmadhojë një krizë të përgjithshme financiare”, shkruhet në Programin Ekonomik e Financiar të qeverisë.

    “Meqenëse pjesa më e madhe e borxhit konsiston në borxhin afatshkurtër të brendshëm i ekspozuar ndaj ndryshimeve të normave të interesit, ose nga borxhi i jashtëm i ekspozuar ndaj ndryshimeve të kursit të këmbimit, risqet ekzistuese të borxhit janë të mëdha. Kjo pritet që të çojë në luhatje të mëdha në shërbimet e borxhit”, thuhet në programin ekonomik që u miratua nga qeveria në janar.
    Rreziku i falimentit në vitin 2012 u shkaktua nga kriza e vitit 2009. Qeveria mori përsipër të shpenzonte rreth 300 milionë euro (mbi 15 për qind të të ardhurave të veta), për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, ndërsa nuk hoqi dorë as nga rritja e pagave dhe pensioneve para zgjedhjeve. Në këto kushte, qeveria iu drejtua bankave ndërkombëtare për të marrë borxh. Kriza e buxhetit u kalua për momentin, por problemi është se borxhi duhet të shlyhet së bashku me interesat dhe afati i kredisë qe vetëm tre vjet.
    Skenarët e shpëtimit

    Shuma prej 700 milionë eurosh është praktikisht e papërballueshme për buxhetin e shtetit dhe për këtë arsye Ministria e Financave ka menduar të emetojë eurobonde, një borxh i ri për të shlyer atë të vjetrin, në mënyrë që të shtyhet në kohë pagesa e principalit. Por rreziqet janë të shumta dhe Banka e Shqipërisë nuk duket shumë e bindur se plani i qeverisë mund të funksionojë. Rreziku i parë është që qeveria ndoshta nuk arrin të tërheqë blerës për eurobondet që synon të emetojë në maj 2010, ndërsa rreziku i dytë është zhvlerësimi i mëtejshëm i lekut kundrejt euros.
    “Ky skenar tregon sesa i ndjeshëm është raporti borxh/PBB kundrejt zhvillimeve makroekonomike dhe fiskale të vendit.

    Sipas vlerësimeve të deritanishme, në fund të vitit 2009, raporti i borxhit në total parashikohet 59,5% kundrejt PBB (rritja reale 3%) krahasuar me 54,9% në fund të vitit 2008,” thuhet në programin e qeverisë.

    Në rast se qeveria nuk do të ketë para për të shlyer borxhin më 2012, sipas kontratës, interesat do t’i shtohen dhe afati do t’i zgjatet edhe për dy vjet. Rrugëzgjidhja e zakonshme në një rast të tillë quhet “programi i rregullimeve strukturore”. Qeveria shqiptare ka të drejtë t’i drejtohet Fondit Monetar Ndërkombëtar për ndihmë dhe të zbatojë një program stabilizimi që mund të kërkojë disa vite kursim kombëtar dhe vuajtje, i ngjashëm me atë që Shqipëria vuajti gjatë viteve ‘90-‘2000.
    Banka e Shqipërisë, nga ana e saj, i ka kërkuar qeverisë të përgatisë një “PLAN B” për të paguar borxhin e vitit 2009, por deri më sot, së paku zyrtarisht, asgjë nuk është bërë. Qeveria mund të detyrohet të kursejë shumë gjatë dy viteve që mbeten, me qëllim që të bëhet më e besueshme përballë kreditorëve ndërkombëtarë.
    Borxhet e Shqipërisë

    Borxhi i brendshëm dhe i jashtëm i Shqipërisë, sipas asaj që zyrtarisht klasifikohet si borxh, është aktualisht rreth 60 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në Programin Ekonomik, qeveria pranon për herë të parë se gjatë vitit 2009 stoku i borxhit u rrit me 4.6 pikë përqindjeje të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pavarësisht kësaj, struktura e borxhit të jashtëm tregon se në pamje të parë situata nuk është kaq dramatike. Me përjashtim të kredisë së marrë në vitin 2009, e gjithë pjesa tjetër e borxhit është lehtësisht e pagueshme, pasi shumica janë kredi të dhëna nga Banka Botërore me interesa të ulëta. Por sipas ekspertëve, problemi qëndron në faktin se qeveria shqiptare nuk i klasifikon detyrimet që janë krijuar dhe vijojnë të krijohen nga skema publike e sigurimeve shoqërore.

    Çdo shqiptar që paguan sigurime shoqërore e shëndetësore sot, i “jep borxh” brezit pasardhës, por ky borxh nuk llogaritet dhe as nuk klasifikohet si borxh publik, duke krijuar një panoramë të rreme dhe të paqartë për të ardhmen.

  2. #102
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Deklarata
    Kryeministri nuk përmendi se çfarë ka mbetur pa u privatizuar

    Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se ka ndër mend të shesë çfarëdolloj prone publike që disponon, por nuk tha se çfarë ka mbetur pa u privatizuar në Shqipëri. Në takimin me disa ministria dhe ekspertë, Kryeministri tha se “armiku numër një i privatizimit është korrupsioni. Ai përpiqet të bëjë çdo gjë për ta bllokuar atë, sepse status quo-ja u leverdis atyre, i mjelin si lopën dhe i fusin në xhepat e tyre aksionet publike të qeverisë apo sipërmarrjet e tjera më radhë. Armiku i dytë është burokracia jonë, e cila zvarrit këtë proces që duam të eci me shpejtësi të madhe”.
    Sipas tij, ky vit do të jetë përcaktues për pothuajse çdo gjë që ka mbetur pa privatizuar përveç shkollave, spitaleve, digave dhe ndonjë gjë krejtësisht të parëndësishme.

    Shqipëria ka shitur të gjitha ndërmarrjet e sektorit strategjik dhe shumicën dërrmuese të ndërmarrjeve të mesme e të mëdha jashtë sektorit strategjik. Nën pronësinë e qeverisë kanë mbetur disa ndërtesa publike, si dhe sipërfaqe të ndryshme toke të shpërndara në të gjithë vendin.

  3. #103
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395

    Shteti shqiptar nxjerr në shitje borxhin në tregjet financiare

    Ngjarja mund të jetë historike, por jo të përfundojë domosdoshmërisht me sukses;
    Për herë të parë Shqipëria si një shtet modern do të marre hua drejtpërdrejt në tregjet financiare botërore, pa i shtrirë dorën bankës botërore, FMN-së, apo bankave vendase. Plot 300 milionë euro borxh «Made in Albania» do të shitën në forme eurobondesh. Për qeverinë ky është një progres. Për shqiptarët, fatura mund të jetë e kripur. Ky shkrim do të përpiqet të japë disa çelësa leximi që shqiptarët të dinë çfarë huazohet në emër të tyre. Do të shohim origjinën e këtij operacioni financiar që e lëshon vendin në krahët e një kazinoje botërore, realizimin dhe pasojat e tij të mundshme.

    Nga Rruga e Kalimashit tek Eurobondet

    Ajo që po i ndodh sot qeverisë shqiptare, e cila ka një nevoje akute për disa qindra milionë dollarë në tregjet botërore ishte e parashikueshme nga ekspertët e huaj përveç atyre qeveritare. Në fund të vitit 2006, shefi i misionit të FMN-së në Tiranë, Istvan Szekely, i binte ziles së alarmit. Atë e informonin se qeveria shqiptare sapo kishte nënshkruar një kontratë me grupin Beshtel - Enka që ky të fillonte punimet në segmentin Rrëshen-Kalimash. Çmimi i marrëveshjes: 418 milionë euro! Veçse Shqipëria, sipas parimit "t'i shtrish këmbët sa ke jorganin", nuk mund ta tejkalonte kufirin e 50 milionë eurove borxh në vit kur bëhet fjala për borxhe tregu. FMN-ja ia bën të qartë këtë gjë qeverisë shqiptare, por kjo e bën veshin të shurdhër. Pala shqiptare nuk denjoi, bile të japë sqarime sesi do ta financonte ketë projekt rrugor, i cili, me kalimin e muajve do të kalonte kufirin mendor të 1 miliard eurove. I gjithë buxheti i Shqipërisë nuk i kalon 3 miliardë euro, me të cilat duhen paguar shkolla, spitale, pensione dhe ndihmë sociale, ushtri e polici, gjykata dhe ambasada, pa llogaritur administratën, institucionet e pavarura partitë politike e deri të parlamentaret. Një të tretën e buxhetit e gllabërit bitumi i rrugës së re, që instalohet për një kohë të gjatë në kontabilitetin publik të shqiptarëve pa u kompensuar me fshirjen e shpenzimeve në fusha të tjera. Përkundrazi në prag fushatash, qeveritë premtojnë dhe me shumë shpenzime. Borxhi i Shqipërisë thellohet në një qetësi relative të debatit publik përveç FMN-së që "shkul flokët". Me shifra, grafikë e tabela, institucioni i regjur u mundua t'i tregojë qeverisë shqiptare se kjo po shkon në mur nëse nuk vë në lëvizje një nga dy levat e mundshme në këto raste: të rrisë të ardhurat fiskale për të përballuar shpenzimet e reja, apo të ul shpenzimet. E bllokuar nga premtimi elektoral i uljes së taksave, e kapur mat nga ulja e rendimentit fiskal të TVSh-së dhe taksës se sheshtë për shkak të krizës, e lidhur këmbë e duar nga kontrata e shpenzimeve shtesë për rrugën e re, qeveria zgjodhi një opsion të tretë: dëboi përfundimisht FMN-në nga Shqipëria në mënyrë që mos t'i jepte llogari për atë ç'kishte ndërmend të bënte. Plani mbante emrin sa "chic" për opinion por aq "choc" për ekspertët: Eurobond.


    Shqipëria shet borxhin, por a ia blejnë dhe sa ia blejnë?


    Për një firmë private apo për një shtet, më e thjeshta për të marrë një borxh të madh ku të mos u kërkohen raporte të panumërta e verifikime pa fund, është tregu financiar botëror. Një mega - fajde, ku investitorët individualë apo institucionalë, nga ShBA -të deri në Kinë, duke kaluar nga Europa, Rusia dhe Japonia, luajnë si në kazino. Me një mijë euro, një francez nga kompjuteri i tij, blen aksione në mbarë botën në funksion të përqindjeve të interesave që i japin. Sa më i madh është interesi, aq më i madh është rreziku për të. Nëse ai pretendon të fitojë 20% interesa, ai është i ndërgjegjshëm se 1000 eurot që hedh nuk mund t'i shohë më kurrë. Për qeverinë shqiptare, kjo mundësi financimi, është thjesht «gjeniale». Ajo i jep sigurinë se deri diku do të gjejë «të çmendur» nga Europa deri në Australi që t'ia blejnë borxhin, nëse qeveria shqiptare ve interesa të majme. E meqenëse ky borxh do të lahet pas pesë vitesh, kur kjo qeveri nuk do të jetë ndoshta me në fuqi, «mina me sahat» i ngelet në dorë qeverisë mbrapa e deri tek gjenerata më e re. Paçka, gjatë kësaj kohe, Beshtel - Enka është paguar dhe kjo është më e rëndësishmja...
    Më 2009-ën, qeveria shqiptare vendosi kështu t'i hyjë kësaj aventure financiare. Ajo lëshoi një borxh në euro në tregun botëror (nga ku dhe emri Eurobond), dhe priti duke fërkuar duart sesa peshq do t'i binin në rrjetë. Zhgënjimi qe i thellë, pasi borxhi shqiptar, nuk tërhoqi vëmendje të madhe. Vend i panjohur, rrezik i lartë, spekulatorët preferonin më mirë të blinin borxh brazilian apo indian, apo polak sesa shqiptar. E panikuar, qeveria shqiptare, duke mos pasur me përkrahjen e FMN-së që e kishte dëbuar, detyrohet të tërhiqet nga operacioni i erubondeve, dhe të lypë pranë bankave klasike. Kësaj here, ishin këto që fërkuan duart. Sot të gjithë i qajnë hallin Greqisë, sa asnjë bankë a investitor në botë nuk pranon t'i huazojë asaj për më pak se 7% interesa. Dhe me ketë interes, Greqia është e falimentuar. Qeveria shqiptare pa i dredhur qerpiku mori vjet borxh pranë dy bankash 250 milionë euro borxh me më shumë se 10% interesa! Nje aventurë financiare për një shtet liliput. E ndërgjegjshme për ketë manovër të shtrenjtë, qeveria vendos në fillim të këtij viti të bëjë një tentative të dytë për shitje borxhi me eurobonde në tregjet botërore, aty ku ajo dështoi vjet. Plani i qeverisë: të mbledhë me eurobonde, 300 miliard euro me interesa nga 6 deri në 7% dhe me këto para të lajë borxhin që ka marrë vjet me më shumë se 10%. Një koncentrat i proverbit «pse ta bëjmë të thjeshtë kur mund ta bëjmë të komplikuar». Për t'u garantuar se kësaj here, kinezet, europianët a argjentinasit, do ta hanë karremin e borxhit shqiptar, qeveria vendos që këtë borxh ta hedhë në treg nëpërmjet dy bankash të mirënjohura. JP Morgan në ShBA, dhe Deutche Bank mandatohen të tregtojnë këstin e ri të borxhit shqiptar prej 300 milionësh. Sigurisht që qeveria u paguan këtyre dy bankave honorarë për plus interesave që ajo do t'u paguajë atyre që do t'ia blejnë borxhin. Hapi i dytë që bën qeveria për të garantuar se borxhi do t'i shitët, është marrja e një notë nga agjencitë e pavarura të vlerësimit të rrezikut të borxheve. Kur një indian blen me aksione një pjesë të borxhit të një firme lituaneze, apo të qeverisë shqiptare, dy vende që as dhe në hartë ndoshta ai nuk di t'i gjejë, ai ka vetëm një mundësi për t'u informuar se çfarë rreziku ndërmerr. Të lexoje notën që i kanë dhënë këtij borxhi agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit të rrezikut. Ka katër nota, nga më e mira që është A deri tek më e keqja D (baras me atë të piramidave financiare). Pa një notë Shqipëria nuk mund ta shesë borxhin. Nota që i kanë dhënë tani është pak a shumë B (me disa simbole mbrapa) që në gjuhen financiare, do të thotë se është një borxh për atë investues që duan të spekulojnë. Rezultati pritët pas disa ditësh, kur eurobondet e para shqiptare në historinë e financave do të afishohen në kompjuterët e trader-ve. Të gëzohemi a të hidhërohemi?

    Pasojat për shqiptarët dhe ekonominë e vendit


    Nga dy të këqijat: dështim i opëracionit Eurobond që e lë qeverinë pa kacidhe për të mbyllur mandatin dhe administratën tonë pa rroga, apo shitje e borxhit, por me interesa të rënda për shqiptarët, sigurisht që e dyta është më e preferueshme. Veçse, ky opsion është si ai i tokës së djegur, me kosto të lartë për qeveritë e ardhshme dhe xhepat e shqiptareve, sidomos atyre më të rinjve që do të mbajnë borxhet mbi shpatulla. Le të japim disa shifra. Kur qeveria shqiptare nuk e «dëgjoi » FMN-në që e këshillonte të mos hynte në borxhe aq të thella për rrugën Durrës-Kukës, ajo e kishte një arsye «fudullëku». Shqipëria me 2007 regjistronte një rritje ekonomike prej 6% dhe më 2008 rritja kapi thuajse nivelin 8% të prodhimit të brendshëm bruto. Kjo është një shifër pozitive marramendëse. Vetëm Kina na e kalonte. Me një rritje të tillë ekonomike, jo një, por dy rrugë Durrës-Kukës mund të financohen pa shumë droje. Kur ke një prodhim të brendshëm bruto prej 10 miliard eurosh në vit (pak a shumë rasti i Shqipërisë ) dhe një rritje ekonomike 8%, kjo do të thotë se çdo vit ekonomia e vendit rritët me 800 milionë euro më shumë. Brenda një dekade vendi bëhet dyfish më i pasur, dhe po në atë masë rritën të ardhurat për kokë. Kjo ndodh në teori, por realiteti i dhamë shumë të drejtë FMN-së me 50 vjet përvojë, sesa ministrit tonë të Financave që kujtonte se rritja ekonomike është e përjetshme.
    Më 2009, rritja ekonomike e Shqipërisë ra në 2,8 % nga 8% pothuajse një vit më parë. Një katastrofë e vërtetë për financat e vendit, pasi planet e shpenzimeve publike duke përfshirë dhe «rrugën e famshme», ishin bërë mbi bazën e një rritje ekonomike shumë me të lartë. Kur qeveria mburret se jemi nga vendet e rralla në botë që kemi rritje ekonomike, kjo është e vërtetë në raport me botën e jashtme, por një miopi serioze në raport me vetveten. Krahasuar me një vit më parë kemi dy herë e gjysmë më pak rritje ekonomike. Është njësoj sikur një familje arrinte të sillte në shtëpi në 2008 rroga për 500 euro në muaj, dhe më 2009 vetëm 200 euro. Sigurisht që rrogë ka, por ajo është e pamjaftueshme për të paguar shpenzimet e parashikuara në rastin e 500 eurove rroge. Familja do të detyrohet të hyjë në borxh, nëse nuk do të ulë menjëherë shpenzimet në nivelin e asaj që fiton. Kjo i ndodhi qeverisë shqiptare. Kur zvogëlohet rritja ekonomike, automatikisht bien të ardhurat fiskale dhe zmadhohet deficiti.

    Në fund të nëntorit 2008, deficiti publik i Shqipërisë ishte minus 23,5 miliardë lekë (ose mbi 160 milionë euro). Një vit më vonë, në fund të nëntorit 2009, deficiti fryhet thuajse trefish në minus 63,5 miliardë lekë (ose mbi 450 milionë euro). Më pak rritje ekonomike për shkak të krizës botërore, me pak të ardhura fiskale, dhe me shumë shpenzime për shkak të projektit rrugor, bënë që Shqipëria të njohë në 2009 deficitin e saj me të lartë publik të viteve të fundit ose 7% të prodhimit të brendshme bruto. Qeveria mbrohet duke thënë se kudo në Europë deficitet publike kanë shpërthyer për shkak të krizës. Veçse në Greqi dhe gjetiu në Europë, kjo shpjegohet me mungesë rritje ekonomike, kurse në Shqipëri paradoksalisht rritja ekonomike mbi 2% dyfishon deficitin e vendit! Ky deficit vjetor duhet paguar, dhe këtë e gjë e bën borxhi. Sa më i madh dhe i shpeshtë është deficiti, aq më shumë fryhet borxhi si një shumë e deficiteve të akumuluara. Por, dhe borxhi nga ana e tij krijon deficit me anë të interesave që duhen paguar çdo vit. Vendi hyn kështu në një spirale të pandalshme deficit / borxh siç do ta shohim me poshtë.
    Për të përballuar deficitin e vitit 2008, Tirana morri borxh 230 milionë euro nga Alpha Bank dhe banka kombëtare e Greqisë. Në vitin 2009, sërish deficit, dhe sërish borxh i ri : 250 milionë euro të tjera kësaj herë tek Deutsche Bank dhe serish Alpha Bank që i imponuan popullit shqiptar interesa fajdesh thuajse 11% (euribor + 9,65%). Viti 2010 serish deficit dhe Tirana i fut marshin e pestë, duke hedhur eurobonde në tregjet botërore si shishet e të pashpresëve në det të hapur. Plot 364 milionë euro të tjera borxh me 2010, nga të cilat 300 milionë shpreson t'i marrë drejtpërdrejt në tregjet financiare me operacionin eurobond. Atë që qeveria kërkon ta paraqesë si një sukses, nuk është veçse një guxim në komunikim. Në ç'vend të botës mund t'i mburresh popullit tënd se po merr para borxh, në shuma dhe me interesa marramendëse? Gjermania dhe një sërë vendesh nordike e ndalojnë me ligj të kenë deficit publik. Në Shqipëri, qeveria e kthen ketë anomali në një objekt krenarie kombëtare...

    Nëse deficiti mbushet menjëherë me borxh, po vetë borxhin që është me afatgjatë kush e lan? Milionat e deficiteve akumulohen dhe formojnë për gjatë viteve për një shtet atë që quhet borxhi publik, ose borxhi sovran në gjuhën e tregjeve financiare. Më 2007, borxhi publik i Shqipërisë i akumuluar që nga ardhja e demokracisë ishte baras me 53% të prodhimit të brendshëm të saj bruto. Rreth 5 miliardë euro borxh! Më 2010 borxhi publik pritët të jetë sa 63% e prodhimit të brendshëm bruto! Në tre vjet borxhi publik është renduar 10% ose me 1 miliard euro borxh më shumë! Ku do të na shpjerë ky ritëm? Përballë kësaj situatë delikatë për financat e shqiptareve, eksperti i FMN-së për Shqipërinë, çeku Jiri Jonas, boton para një muaji një studim të detajuar mbi borxhin e Shqipërisë, si rast i një vendi që ka vendosur të avancojë pa ndihmën e FMN-së. Studiuesi thotë shprehimisht, se në krahasim me vendet e tjera të ngjashme me të, Shqipëria karakterizohet nga të ardhura të ulëta fiskale që nuk mund t'i lejojnë asaj të ketë një borxh publik të lartë. Ai e vendos kufirin e arsyeshëm të borxhit për vendin tonë në masën 41% të prodhimit të brendshëm bruto. Shqipëria ndodhet shumë më lartë se ky nivel, me një borxh publik aktual në masën 63% të prodhimit të brendshëm bruto. Duket sikur qeverisë i intereson më pak të dijë sa borxh ka, sesa borxh mund të marrë. Duket sikur zbulimi i mundësisë se vetëfinancimit drejtpërdrejt në tregjet financiare, po e ngazëllon si fëmijën që ka rënë në një pus me bonbone pa e kuptuar rrezikun. Duhet të ngjitësh prape sipër, por organizmin e ke të helmuar nga sheqeri.

    Konkluzion

    Shqipëria nuk është në gjendjen e Greqisë. Por, kjo nuk është një arsye që ky vend të marrë rrugën e Greqisë, duke u thelluar në deficite dhe borxhe. Për më tepër që Greqia ka ende shumë e miq e shokë në botë. Shqipëria, pasi i dha duart FMN-së që të hyjë në borxhe pa ia tërhequr kush veshin, është thuajse e vetme. Në këto kushte, vetëm kundra-pushtetet e brendshme mund të luajnë një rol moderues në maratonën e borxheve. Opozita duhet ta ushtrojë kontrollin sot dhe jo nesër kur mund të jetë tepër vonë. Sa ia vlen tani që Papandreu e trajton si kriminele qeverinë e kaluar të Karamanlisit? Kreditoret që qeveria jonë po fut në vathë nuk janë filantrope dhe duhet një pedagogji maksimale për të informuar shqiptarët për avantazhet dhe pasojat e huamarrjes në tregjet botërore. Për hir të transparencës duhet ta pranojmë se financat e Shqipërisë në raport me standardët ndërkombëtare nuk janë në agoni, por gripi më i vogël mund t'i marrë ato me vete. Një vit thatësirë fiskale kombinuar me refuzim të tregjeve financiare për të na huazuar me interesa të arsyeshme dhe Shqipëria rrezikon skenarin e një Greqie bis. Në këto kushte, më e mençura është të kesh në ditë të mirë sa më pak borxhe për t'i lenë vendit hapësirë veprimi në ditë të keqe. Ky është mesazhi i këtij shkrimi. Veçse dhe në ditë të mirë po i djegim xhokerat njëri pas tjetrit. Fitojmë 2,5 miliardë euro në vit dhe harxhojmë 3 miliardë. Paratë nuk bien nga qielli, dikush duhet ta financojë deficitin. Për sa kohë do të vazhdojmë kështu? A do t'i rezistonim gjatë, rënies së të ardhurave siç u paraqit papritur ky skenar më 2009? A duhet të shesim mend e të huazojmë në tregjet financiare me interesa të larta, apo të ulim kokën dhe të kërkojmë kredi të buta nga FMN-ja, duke pranuar rregullat e saja të rrepta, por nikoqire? Këto pyetje ekonomisti janë të pandashme nga ato të një filozofie politike dhe drejtësie sociale. A janë shqiptarët për më shumë shpenzime dhe rrjedhimisht me shumë taksa? Apo duan shqiptarët me pak taksa dhe më pak punonjës në administrata? Me pak taksa e borxhe dhe me pak rrugë me fonde vendi, ku pjesën më të madhe mund ta zënë fondet e BE-së nëse politikanët përshpejtojnë reformat për integrim? Spanja dhe Portugalia, Irlanda dhe Greqia, Bullgaria dhe Rumania kantieret e shtrenjta të rrugëve i hapën vetëm kur siguruan mbështetje financiare nga BE-ja, dhe ekonomitë e tyre nuk mund të thuhet se ishin në kolaps pa autostrada... Së fundi, nëse duhet luajtur leva fiskale, a duhen forcuar të ardhurat me rritjen e kostos së shërbimeve publike për të gjithë njësoj? A duhet që të varfrit të paguajnë me shumë për energjinë, arsimin, shëndetësinë, apo u duhet kërkuar një kontribut më i madh të pasurve, ata që fundi i fundit kanë makina luksoze për të përfituar nga rrugët që po fusin gjithë shqiptarët në borxh? Përgjigjet mund të vijnë vetëm nga shtabet politike. Të qeverisesh është të parashikosh, dhe sa më parë ta zbulosh programin e ta diskutosh në shkallë të gjerë me opinionin, aq më e lehtë do të jetë për të gjithë. Përndryshe, përgjigjja do të vijë nga tregjet financiare. Dhe atyre, në rast problemi nuk janë kutitë tona të votimit që do t'u interesojnë, por arka e shtetit, domethënë xhepat e shqiptarëve. Le të pyesim grekët, mund të na e tregojnë...

    Genc Burimi\Shekulli

  4. #104
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    A mendoni se duke mare borxhe per te shlyer borxhet,rrezikojme te perfundojme si fqinji yne jugor,Greqia?

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    O shoku pasojat e kesaj do te jene shume me keq se ajo e grekut.

    Deri tani Shqiperin e ka mbajtur gjalle leku i emigrantit qe hidhej ne treg e me mburrim tregohej nga qeveria si te ardhura nga ekonomia qe rritej me 9% ne vit.

    Te marresh borxhe sot me emrin falso te bondeve qeveritare,qe nuk kane mbulese financiare,eshte vetevrasje.Shpresa e vetme e qeverise eshte heqja e vizave dhe ri-emigrim masiv si ne vitet 90'.Kjo do te sillte valute te fresket ne treg.

    Ne vitin 20111-2012 do te plasi edhe kjo gjasa e borxheve.
    Akoma edhe pak durim.Deri kur ne te tjeret te kemi mendjen tek kutite dhe protestat qeveria ben çfare te doje.Fatkeqesisht jemi nje popull me shume pak dije dhe akoma me pak kureshtje per fatin e te nesermes.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Shpresa e vetme e qeverise eshte heqja e vizave dhe ri-emigrim masiv si ne vitet 90'.Kjo do te sillte valute te fresket ne treg.

    .
    Shqiptaret akoma nuk e kuptojne se heqja e vizave nuk do sjelle aasnje punesim jashte per shum arsye duke filluar qe nga kriza, perqindja e larte e papunesise ne Evrop, eliminimi i punes se zeze, lirimi i vizave do jete si fillim vetem turistik dhe jo per te drejte pune, sepse ate e fiton vetem kur behesh antar me te drejta te plota, e shum te tjera.
    Keshtu qe buria e vizave eshte nje slogan mashtrues per popullin Shqiptar, por kur ndodhesh ne Shqiperi nuk e kupton kete gje, kete do ta kuptojne kur te lirohen vizat dhe dalin ketej.

  7. #107
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin

    Te marresh borxhe sot me emrin falso te bondeve qeveritare,qe nuk kane mbulese financiare,eshte vetevrasje.Shpresa e vetme e qeverise eshte heqja e vizave dhe ri-emigrim masiv si ne vitet 90'.Kjo do te sillte valute te fresket ne treg.
    Dmth,duhet ta quajme veten me fat qe nuk e mori kush ne konsiderate borxhin tone.
    Po a eshte normale qe nje vend te vare gjithmone shpresat te remitancat dhe a ka potencial te brendshem Shqiperia per te zhvilluar ekonomine e saj pa koncensione te tipit "atomik"?

    ps.shqiptaret brenda vendit nuk jane shume entuziaste ne lidhje me liberalizimin e vizave sepse jane te vetdijshem qe ky nuk eshte nje liberalizim qe te lejon te emigrosh,edhe nese do te kete tentativa per te qendruar me teper se afati i caktuar 3 mujor,do jene ne dem te atyre qe do i kryejne+ edhe faktoret qe shpjegoi dardajani me siper..

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Problemi eshte se askush nuk i ka shpjeguar akoma shqiptareve se heqja e vizave nuk do ti ndryshoje jeten askujt.

    Kush donte te dilte jashte Shqiperise dhe kush kishte mundesine mund ta bente.Kjo eshte loje psikologjike me nje popull qe per 40 vjet nuk mundi te kalonte kufijte e vendit.

    Ne nuk kemi ekonomi,ne bejme tregti dhe ketu qendron diferenca.
    Ne nuk prodhojme,por jemi shitbleres.
    Blejme makinat me 2 dhe i shesim me 3,blejme mollen me 2 leke dhe e shesim me 3.
    Sa mendonin qe reziston kjo pseudo ekonomi?
    Nuk e di nese keni vene re hapjen e supermarketeve gjigande dhe pika shitje gjithmone e me te medha.Keto te hapin 2 mije vende pune por nuk te zgjidhin asnje problem,sepse jane menyra per te hequr edhe ate 2 leke qe ke ne xhep.Nuk i sherbejne aspak shoqerise.
    Investimet duhet te perqendrohen ne materiet e para,mineralet,nafta.
    Bota po shkon drejt nje sistemi ku ai qe prodhon ne vendin e tij do te kete mundesi te mbijetoje.Kush blen gjithçka duke i shtuar fitimin e duke e hedhur ne treg nuk ben rruge.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Problemi eshte se askush nuk i ka shpjeguar akoma shqiptareve se heqja e vizave nuk do ti ndryshoje jeten askujt.

    Kush donte te dilte jashte Shqiperise dhe kush kishte mundesine mund ta bente.Kjo eshte loje psikologjike me nje popull qe per 40 vjet nuk mundi te kalonte kufijte e vendit.

    Ne nuk kemi ekonomi,ne bejme tregti dhe ketu qendron diferenca.
    Ne nuk prodhojme,por jemi shitbleres.
    Blejme makinat me 2 dhe i shesim me 3,blejme mollen me 2 leke dhe e shesim me 3.
    Sa mendonin qe reziston kjo pseudo ekonomi?
    Nuk e di nese keni vene re hapjen e supermarketeve gjigande dhe pika shitje gjithmone e me te medha.Keto te hapin 2 mije vende pune por nuk te zgjidhin asnje problem,sepse jane menyra per te hequr edhe ate 2 leke qe ke ne xhep.Nuk i sherbejne aspak shoqerise.
    Investimet duhet te perqendrohen ne materiet e para,mineralet,nafta.
    Bota po shkon drejt nje sistemi ku ai qe prodhon ne vendin e tij do te kete mundesi te mbijetoje.Kush blen gjithçka duke i shtuar fitimin e duke e hedhur ne treg nuk ben rruge.

    Ke te drejte lec,
    por edhe nga nafta a mineralet s'duhet shpresuar shume. Rasti me i mire ishte ai i turizmit, por mendoj se Shqiperia e ka humbe. Mbete ai i uljes se shpenzimeve te politikes, por as ketu s'ka shprese.
    Persa i perket borxheve, do ndikojne ne shtetin social, por shqiptaret jane mesuar pa spitale si duhet, pa shkolla, pa sherbime e keshtu s'do i duket se jemi ne krize.

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Ne nuk kemi ekonomi,ne bejme tregti dhe ketu qendron diferenca.
    Ne nuk prodhojme,por jemi shitbleres.
    Blejme makinat me 2 dhe i shesim me 3,blejme mollen me 2 leke dhe e shesim me 3.
    Sa mendonin qe reziston kjo pseudo ekonomi?
    Nuk e di nese keni vene re hapjen e supermarketeve gjigande dhe pika shitje gjithmone e me te medha.Keto te hapin 2 mije vende pune por nuk te zgjidhin asnje problem,sepse jane menyra per te hequr edhe ate 2 leke qe ke ne xhep.Nuk i sherbejne aspak shoqerise.
    Dhe nuk eshte vetem kjo sepse ne (qeveria) tatojme prodhuesit vendas nuk i ndihmojme, ja u bejme jeten dhe punen sketer, qe te mos e shese dot me pak se 3 lek se i ben konkurenc atij qe e sjell nga jasht. Dhe kjo vetem per arsyen e thjesht se ata qe sjellin nga jasht jane gjithmon pushtetaret pra politikanet tane nga te gjitha ngjyrat. Prandaj dhe marrja e pushtetit eshte nje lufte per jete a vdekje midis tyre.
    Por kjo loje nuk do zgjase dhe shume .

Faqja 11 prej 20 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •