Close
Faqja 5 prej 26 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 256
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Gimche ,nese te bie ne dore ose edhe kerkoje librat e psikologut me te madh te shek.20 Sigmund Freud,dhe aty mund te lexosh dhe ta kuptosh me mire sjelljen dhe mendjen e femijeve.
    Keta ne Danimarke nuk i kane bere keto gjera vetem pse i teket dikujt,mirepo jane analiza dhe diskutime nga ekspert te te gjitha lemive ,e me pastaj vendoset per nje gje te caktuar,pra edhe per kete lende.
    Une thashe qe ata e kane pasur kete lende ne nje shkalle me te larte,mirepo qe nja 3 jave kane filluar ne disa shkolla kete projekt,pra aplikimin e kesaj lende qe nga klasa e dyte,pasiqe edhe arsyetimi i pedagogeve per kete lejonte te kuptohej se mund te realizohej nje gje e tille.Nuk eshte e thene qe duhet te ngarkohet truri i ketyre femijeve te kl.se dyte qe te spjegohet dhe demonstrohet me kondome,mirepo ka edhe mesime tjera per kete fenomen ose edukate.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    faktikisht këtë nuk e di, por mund të jetë e saktë, meqë ndryshiomet fiziologjike tash po fillojnë më herët, jetesa më e mirë, sigurisht kanë bërë që pjekja të bëhet më herët.
    edhe në fakt në shkollën ku jam duke punuar ( shkollë 7 vjecare ) orarin mësimor askund nuk shoh se ekziston si lëndë e vecantë. ta zëmë shoh në orar lëndët: matematikë, kimi, fizikë, biologji, histori, por seksologji nuk kam parë si lëndë të vecantë. mbase mbahet si ndonjë lloj kursi, ndoshta në kuadër të bilogjisë apo edhe si e vecantë. Por se kanë për të parë nxënësit në detale gjithcka që ka të bëjë me seksin kjo është e vërtetë.
    Mire Adem,kete fakt dhe lajm qe po e flas eshte 100% i sigurte sepse e kam degjuar nga 2 burime te ndryshme ,nga BBC anglisht si dhe Zeri i Amerikes shqip.
    A mund ta pyesesh dike nga koleget tuaj danez lidhur me kete qeshtje dhe te na e sqarosh ndonjehere tjeter?
    Pershendetje

  3. #43
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    ne shqiperi edukata seksuale mendoj se ben pjese ne program arsimor. une e kam pas bere ne klase te 7-te apo te 8-te. pra 13-14 vjec.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #44
    Kodi:
    Edukata Seksuale është temë në vete, në Danimarkë sa kam njohuri është edhe Edukata Fetare që ketu tek ne po kundershtohet kategorikisht, pra kjo lënë të kuptohet se kemi edhe shumë për të biseduar rreth ketyre çështjeve dhe se ende Ministria jonë e Arsimit nuk ka arritur atë shkallë sa që t'i fus të dyjat (apo njërën) nëpër kurrikulumet e shkollave tona.
    Gimche se ende jam në shkollë dhe edhe pak do nisem për në shtëpi, mbase atje do të shkruja pak më shumë. po të përgjigjem vetëm në këtë pjesën që e citova.

    E pra të falsim pa emocione dhe pe hidhërim.

    Po në Danimarkë mësohet edhe religjioni, por mësohet një religjion shumë i butë që të ka ëndja edhe ti si pjesëtar i një feje tjetër ta dëgjosh. Në Danimarkë ka tjetër mentalitet. Këta nuk janë fanatikë të fesë. Fenë dhe besimin e mabn për vete, jo për t'ia imponuar tjetrit. Nuk shprehin dhunë, sepse ai e di që religjioni është dicka personale, madje shumë personale dhe ai e di që nuk duhet t'i përzihesh tjetrit në presonalitet, në intimitet e në shpirt.
    te ne është pak më ndryshe. ta zëmë ky agresivitet i komunitetit tonë mysliman është shumë i dëmshëm. me këto sjellje bëjmë duke shprehur agresivitet bëjmë që ndoshta dikush të heqe dorë nga kjo fe shumë pastër. Në fakt me sjelljet tona po japim shembuj të këqinj se kjo fe është fe e dhunës.
    Unë hë për hë nuk jam i mendimit që feja të futet nëpër shkolla. dhe tjetra. mbase ju mendoni se po u fut feja në shkolla, kjo do të thotë: në shkollë të ketë imama, hoxhallarë, të falet besh vakti. Jo, jo, jo, gimche i dashur, jo! Për këto është xhamia. Në shkollë duhet shumë të zgjidhet cka të mësohet dhe jo të lëshohet gjithcka pa karar!

    Unë fola pa nervozizëm, të lutem edhe ti edhe të tjerët flisni kështu, se fundja unë edhe mund të mos flas fare, por m'u duk e udhës të flisja, sepse fatkeqësisht është një momement para së cilit nuk duhet të heshtim.

    Ju përshëndes,
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 26-04-2010 më 08:58
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #45
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Mire Adem,kete fakt dhe lajm qe po e flas eshte 100% i sigurte sepse e kam degjuar nga 2 burime te ndryshme ,nga BBC anglisht si dhe Zeri i Amerikes shqip.
    A mund ta pyesesh dike nga koleget tuaj danez lidhur me kete qeshtje dhe te na e sqarosh ndonjehere tjeter?
    Pershendetje
    Fatlum, nesër do t'i pyes, sepse sapo e lexova shkrimin tënd u nisa për në sallën e arsimtarëve, por nuk kishte njeri të gjallë aty. Unë edhe pak po i vendos librat nëpër dollap dhe po nisem për shtëpi.
    Besoj nesër do të marr një përgjigje.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #46
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Kodi:
    Edukata Seksuale është temë në vete, në Danimarkë sa kam njohuri është edhe Edukata Fetare që ketu tek ne po kundershtohet kategorikisht, pra kjo lënë të kuptohet se kemi edhe shumë për të biseduar rreth ketyre çështjeve dhe se ende Ministria jonë e Arsimit nuk ka arritur atë shkallë sa që t'i fus të dyjat (apo njërën) nëpër kurrikulumet e shkollave tona.
    Gimche se ende jam në shkollë dhe edhe pak do nisem për në shtëpi, mbase atje do të shkruja pak më shumë. po të përgjigjem vetëm në këtë pjesën që e citova.

    E pra të falsim pa emocione dhe pe hidhërim.

    Po në Danimarkë mësohet edhe religjioni, por mësohet një religjion shumë i butë që të ka ëndja edhe ti si pjesëtar i një feje tjetër ta dëgjosh. Në Danimarkë ka tjetër mentalitet. Këta nuk janë fanatikë të fesë. Fenë dhe besimin e mabn për vete, jo për t'ia imponuar tjetrit. Nuk shprehin dhunë, sepse ai e di që religjioni është dicka personale, madje shumë personale dhe ai e di që nuk duhet t'i përzihesh tjetrit në presonalitet, në intimitet e në shpirt.
    te ne është pak më ndryshe. ta zëmë ky agresivitet i komunitetit tonë mysliman është shumë i dëmshëm. me këto sjellje bëjmë duke shprehur agresivitet bëjmë që ndoshta dikush të heqe dorë nga kjo fe shumë pastër. Në fakt me sjelljet tona po japim shembuj të këqinj se kjo fe është fe e dhunës.
    Unë hë për hë nuk jam i mendimit që feja të futet nëpër shkolla. dhe tjetra. mbase ju mendoni se po u fut feja në shkolla, kjo do të thotë: në shkollë të ketë imama, hoxhallarë, të falet besh vakti. Jo, jo, jo, gimche i dashur, jo! Për këto është xhamia. Në shkollë duhet shumë të zgjidhet cka të mësohet dhe jo të lëshohet gjithcka pa karar!

    Unë fola pa nervozizëm, të lutem edhe ti edhe të tjerët flisni kështu, se fundja unë edhe mund të mos flas fare, por m'u duk e udhës të flisja, sepse fatkeqësisht është një momement para së cilit nuk duhet të heshtim.

    Ju përshëndes,
    I nderuar!
    Me edukatë fetare asnjëherë nuk kemi kerkuar fenë Islame nëpër shkolla, PD-ja ka ofruar modelin e Zvicres për edukatën fetare, andaj ska pse të brendoset njeriu se çfarë duhet të mësohet aty.
    Në Graçanicë mësohet edukata fetare (tek Serbet), madje profesorat (që më sa kam njohuri janë klerik) paguhen nga Beogradi dhe Prishtina, për këtë të jeni të bindur.
    I nderuar zotëri Gashi, siç po e sheh titullin e temes për dallim nga krejt Evropa në jemi më Islamofob, përjashtohet vajza shkaku i shamisë kjo ndodhi në Ferizaj, një tjetër rast kishte ndodhur në Viti para ca muajsh dhe paramendo çka ndodhi Ombudspersoni doli në krahë të vajzes, gjykata në Gjilan poashtu, ndërsa drejtori vendosi të mos i përfillë keto vendime të gjykatës, pyetja shtrohet nga kush po nxitën konfliktët fetare?!
    Kosova është shumë e qetë sa i përket fesë, personalisht kam raporte të mira me të Krishterët dhe nuk janë të njohura ekceset ndër-fetare ketu tek ne, mirpo të kthehemi tek edukata fetare, a nuk do të ishte kjo lëndë njësi mbrojtëse nga ekstremizmi fetar?! pos kësaj për edukatën fetare është edhe përkrahja e Ipeshkvisë së Kosovës dhe çdo njeri normal duhet ta përkrahë.

    Çdo të mirë
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  7. #47
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin

    e kam dhënë sqarimin në shkrimin e parë.
    Nëse është e përcatuar me ligj-drejtori ka thyer ligjin.
    pranadj duhet pasur një ligj për këtë dhe duhet të rrespektohet ligji.

    P.s. Përderisa sheh shkrime të këtilla agresive, derisa lexon se ndodh edhe dhunë ka vend për të dyshuar nëse është e qetë a jo, sidomos fatkeqësisht kur kjo ngjet në komunitetin të cilit edhe unë i përkas
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #48
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    e kam dhënë sqarimin në shkrimin e parë.
    Nëse është e përcatuar me ligj-drejtori ka thyer ligjin.
    pranadj duhet pasur një ligj për këtë dhe duhet të rrespektohet ligji.

    P.s. Përderisa sheh shkrime të këtilla agresive, derisa lexon se ndodh edhe dhunë ka vend për të dyshuar nëse është e qetë a jo, sidomos fatkeqësisht kur kjo ngjet në komunitetin të cilit edhe unë i përkas
    Ama kjo nuk ka të bëjë me edukatën fetare, ngase edukata fetare do të udhëhiqej nga profesoret e jo ekstremistët
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  9. #49
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    Kam mbi 9 vjet që lexoj në forumin shqiptar...
    Ketu kam frike se e ke ekazagjeruar pak fare...

  10. #50
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Pike se pari duhet respektuar ligjin e shtetit. Nese dikuj nuk i pelqen atehere duhet te beje kerkes per ndryshim, por jo te shkaktojne trazira etj.
    Ata qe kerkojne tu lejohet vajzave te mbuohen ne shkolle mire e dine se ne shum vede vajzave nuk u lejohet shkollimi ( per kete nuk heshtin). Ne vendet te ashtuquajtura muslimane vajzat dhe grate diskriminohen ( ne perjashtim te 2-3 vendeve).

    Nje dite ne nje klase ku kishte veçse vajza(kl e 6) kishte shkuar nje imam dhe u kishte sqaruar se vajzat kur kan menstruacione leshojne nje ere te keqe dhese eshte rrezik te jene afer djemve.

    Nje imam tjeter kishte thene se termetet ndodhin perse femrat nuk mbulohen ( ashtu sia ato te Afganistanit)

    Ne nej shkolle tjeter vajzat i kishin helmuar se sipas ekstremve taleban, keto nuk duhet te shkojne ne shkolle.

    Kush i percakton rregullat? Kush ka te drejte? Ky eshte problem qe kurr ska per tu zgjedhur.
    E di qe veçse ngatrresa do te kete per kete pune. Zgjedhja me mire eshte qe vajzat si kjo te shkojne ne shkolla fetare.
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

Faqja 5 prej 26 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •