Kodi:
Edukata Seksuale është temë në vete, në Danimarkë sa kam njohuri është edhe Edukata Fetare që ketu tek ne po kundershtohet kategorikisht, pra kjo lënë të kuptohet se kemi edhe shumë për të biseduar rreth ketyre çështjeve dhe se ende Ministria jonë e Arsimit nuk ka arritur atë shkallë sa që t'i fus të dyjat (apo njërën) nëpër kurrikulumet e shkollave tona.
Gimche se ende jam në shkollë dhe edhe pak do nisem për në shtëpi, mbase atje do të shkruja pak më shumë. po të përgjigjem vetëm në këtë pjesën që e citova.
E pra të falsim pa emocione dhe pe hidhërim.
Po në Danimarkë mësohet edhe religjioni, por mësohet një religjion shumë i butë që të ka ëndja edhe ti si pjesëtar i një feje tjetër ta dëgjosh. Në Danimarkë ka tjetër mentalitet. Këta nuk janë fanatikë të fesë. Fenë dhe besimin e mabn për vete, jo për t'ia imponuar tjetrit. Nuk shprehin dhunë, sepse ai e di që religjioni është dicka personale, madje shumë personale dhe ai e di që nuk duhet t'i përzihesh tjetrit në presonalitet, në intimitet e në shpirt.
te ne është pak më ndryshe. ta zëmë ky agresivitet i komunitetit tonë mysliman është shumë i dëmshëm. me këto sjellje bëjmë duke shprehur agresivitet bëjmë që ndoshta dikush të heqe dorë nga kjo fe shumë pastër. Në fakt me sjelljet tona po japim shembuj të këqinj se kjo fe është fe e dhunës.
Unë hë për hë nuk jam i mendimit që feja të futet nëpër shkolla. dhe tjetra. mbase ju mendoni se po u fut feja në shkolla, kjo do të thotë: në shkollë të ketë imama, hoxhallarë, të falet besh vakti. Jo, jo, jo, gimche i dashur, jo! Për këto është xhamia. Në shkollë duhet shumë të zgjidhet cka të mësohet dhe jo të lëshohet gjithcka pa karar!
Unë fola pa nervozizëm, të lutem edhe ti edhe të tjerët flisni kështu, se fundja unë edhe mund të mos flas fare, por m'u duk e udhës të flisja, sepse fatkeqësisht është një momement para së cilit nuk duhet të heshtim.
Ju përshëndes,
Krijoni Kontakt