Close
Faqja 31 prej 69 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 686
  1. #301
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Marcus1 - falenderoj Tonin per kete kuote - po ti a bie dakord me kete kuote prej deshmuesit?

    Une i ftoj te gjithe ungjilloret qe te mejtohen seriozisht per perkufizimin e besimit qe kane. Perkufizimi qe ka bere Deshmuesi eshte VULA e herezise. I ve vulen cdo aludimi qe kam bere une per ungjilloret si heretike: doketiste, arianiste, nestoriane e monofizit.

    Nqs, me te vertete keni dashuri per Krishtin, ju ftoj qe ta shihni seriozisht perkufizimin e besimit, se po humbisni kohen kot.


    Marcus1, perpiqet ti vre fre rigorizetit tim kundrejt ungjilloreve, megjithese une kam te drejte, ne nje kohe qe po te shohe se cfare shkruhet ketu, do ti duhej te vinte duart ne koke!
    Unë nuk e kam zakon t'i bëj bisht pyetjeve që më bëhen. Nuk kam pse të kem frikë për atë që unë besoj. Dhe nuk kam pse të kem frikë të them shprehjen "nuk e di" kur me të vërtetë nuk e di një gjë.

    Në lidhje me kuotimin që Toni i ka bërë Dëshmuesit. Ashtu si e ka formuluar Dëshmuesi, nuk bie dakort me të. Por, duke parë frymën e të gjitha shkrimeve të Dëshmuesit, e kuptoj shumë mirë se çfarë ka dashur të thotë ai me ato fjalë që ju ja keni bërë me të zeza.

    Ai ka dashur të thotë se Krishti u bë njeri, jo si njerëzit mëkatar, por pa mëkat. Pra, si Adami para rënjes, ose si Adami nëse do kishte zgjedhur të hante nga Pema e Jetës, duke mos harruar se Pema e Jetës është vetë Krishti. Dëshmuesi ka dashur të thotë se Jezu Krishti nuk u ngjiz nga sperma njerëzore dhe si i tillë nuk e trashëgoi mëkatin si të gjithë njerëzit e tjerë. Jam i bindur se këtë ka dashur të thotë Dëshmuesi, prandaj edhe unë e konsideroj vëlla në Krisht.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #302
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Dielli_ime Lexo Postimin
    Marcus,

    Te lutem mos m'i shtrembero fjalet. Nuk thashe gje per Gijonin si person, por per idete e saj. Nuk do te thote se pse e do Krishtin, ajo t'i kete edhe idete e sakta. Per vleresimin e ideve te saj, personalisht zgjedh te marr mendimin e Kishes.

    Ja po e shqyrtojme, jo sipas Kishes, por sipas mendjes time, ate cfare ka thene ajo ne shkrimin e saj lidhur me Marine dhe Gjonin. Ajo shkruan:

    Apostull Gjoni ishte ndoshta apostulli i pregatitur më mirë nga të gjithë apostujt e tjerë, të pranonte Fjalën e mishëruar brenda tij. Ishte në gjirin e Jezusit - i shtrirë shumë afër zemrës së Krishtit - që Gjoni njohu lartësitë dhe thellësitë e dashurisë hyjnore. Ishte kjo arsyeja që Jezusi, nga kryqi, ja dorëzoi nënën e Tij përkujdesjes së Gjonit. Ai e dinte se në zemrën e Gjonit ajo do gjente një vend për të qëndruar.

    Po si mund te ishte Gjoni apostull me i pergatitur se Maria per te pranuar Fjalen e Misheruar brenda tij, kur vete Fjala u MISHERUA ne trupin e Marise, mori mish nga mishi i saj?!?!? Si mund te krahasohet shtrirja e tij afer zemres se Krishtit me zemren e Krishtit qe rrahu per here te pare ne barkun e Marise??? Po te jete per keto arsye, Maria as qe kishte nevoje fare per Gjonin.

    Ti mund te vazhdosh t'i besosh ato qe thote Gijoni; nuk kam kurrfare paragjykimi. Mua nuk ma mbushin mendjen shpjegimet e saj si ky me lart.

    Per dashuri te Krishtit, mundohem per cdo dite qe t'i dua njerezit, te sillem mire me ta dhe t'u sherbej brenda ose jashte mundesive te mia, me aq sa mundem, dhe kete hir te sherbimit ia kerkoj Zotit per cdo dite. Por, kjo nuk do te thote qe duhet te pajtohem me cdo mendim apo ide qe iu lind njerezve ne koke. Po, i pranoj njerezit ne emer te Krishtit, por jo gjithmone dhe detyrimisht edhe idete e tyre. Besoj se jemi te qarte ne kete pike, pasi as ti nuk me pranon mua me te gjitha idete e mia .

    Te fala ne Krishtin,
    k.
    Dielli, sinqerisht të them se është shkrimi më i arsyshem qe kam lexuar tash shumë dit, Zoti te bekoftë. Veq Zoti qe din të flet ne mende te njeriut ne kete deshmi të gjallë;
    "Po si mund te ishte Gjoni apostull me i pergatitur se Maria per te pranuar Fjalen e Misheruar brenda tij, kur vete Fjala u MISHERUA ne trupin e Marise, mori mish nga mishi i saj?!?!? Si mund te krahasohet shtrirja e tij afer zemres se Krishtit me zemren e Krishtit qe rrahu per here te pare ne barkun e Marise??? Po te jete per keto arsye, Maria as qe kishte nevoje fare per Gjonin."!
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #303
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Dielli, sinqerisht të them se është shkrimi më i arsyshem qe kam lexuar tash shumë dit, Zoti te bekoftë. Veq Zoti qe din të flet ne mende te njeriut ne kete deshmi të gjallë;
    "Po si mund te ishte Gjoni apostull me i pergatitur se Maria per te pranuar Fjalen e Misheruar brenda tij, kur vete Fjala u MISHERUA ne trupin e Marise, mori mish nga mishi i saj?!?!? Si mund te krahasohet shtrirja e tij afer zemres se Krishtit me zemren e Krishtit qe rrahu per here te pare ne barkun e Marise??? Po te jete per keto arsye, Maria as qe kishte nevoje fare per Gjonin."!
    A ishte Maria një nga të 12 Apostujt?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #304
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Dielli, mbase të kam keqkuptuar, por këtu jemi, mund të sqarohemi. Të jesh e bindur se përdor të gjthë dëshirën time për të (mirë)kuptuar dikë që bisedon me mua, dhe jo të hidhem menjëherë sikur të dua ta kap mat me ato që tha.

    Për sa i përket Gijonit, ke të drejtën tënde të mos pranosh disa ide/bindje të saj. Kjo gjë është më se e natyrshme. Por, ajo që kam kuptuar unë, (këtu jemi, ti mund të ma sqarosh dhe unë kam të gjithë dëshirën të sqarohem) është se ti beson se ajo nuk është motër në Krisht, pra, nuk i takon Krishtit. Ti thua, (të paktën kështu e kam kuptuar. Uroj që ta kem kuptuar gabim) se përderisa kisha katolike e ka konsideruar atë heretike dhe e ka persekutuar, atëhere ti je e detyruar ta konsiderosh heretike, pra armike të Krishtit. Por nga ana tjetër, ti thua se ti i pranon të gjithë njerëzit në Krishtin, pra, e pranon edhe Gijonin edhe Marcusin edhe muslimanët në Krishtin për hir të dashurisë që Krishti ka për ta.

    Nëse të kam kuptuar mirë, i bie që të thuash se filani apo fisteku, nuk është i krishterë, sado që të thotë se është, por unë e pranoj në Krishtin, sepse edhe Krishti e ka pranuar, pa çka se filani apo fisteku i kanë kthyer shpinën Krishtit.

    Nëse është kështu, atëhere po të them, se nëse dikush është me të vërtetë i Krishtit, por ti e konsideron heretik, ti po konsideron heretik, vetë Krishtin.

    Në pritje të sqarimit tënd,

    marcus
    Shume mire qe erdhi biseda deri ne kete pike, Marcus, qe te sqarohemi njehere e mire .

    Vija paralele qe heq ti nuk eshte e sakte, te pakten ne ate qe po mundohem te shpjegoj. Shpresoj qe te jem sa me e qarte, e te mos kapemi per fjalesh. Se jane edhe te shkruara, per me teper .

    Kisha nuk denon njerezit, por idete. Pavaresisht se, ne gjuhen e thjeshte dhe te perditshme, njerezit me ide heretike quhen heretike (pasi jane bartes te ketyre ideve), Kisha nuk ka hequr kurre dore prej tyre qe ata te kthehen ne mesimet e saj. Pastaj, ka qene e drejta e tyre nese kane dashur te qendrojne me ne ate bashkesi, apo te jetojne sipas ideve qe kane me vete. Kjo ishte sa per te sqaruar ate se cfare ben Kisha. Nuk dyshoj qe njerez te caktuar mund te kene vepruar sipas ideve te tyre dhe jo sipas mesimit te Kishes dhe kjo mund te kete shfaqur pakenaqesi, hipokrizi, etj., pra shkandull ne syte e besimtareve, njesoj sic mund te behemi edhe ne sot shkandull per njerezit nese nuk sillemi dhe veprojme sipas mesimeve dhe dashurise se Krishtit.

    Dalim tash tek ajo qe besoj une dhe kjo le te mbetet ketu pergjithmone. Une e pranoj cdo njeri, i mire apo i keq qofte, ne emer te Krishtit. Kur Zoti ka meshire per mua, edhe une mundohem ta ushtroj meshiren ne cdo njeri. Se sa ia arrij, ate e di vec Zoti qe e njeh zemren time.

    Nuk ka njerez qe nuk mund te kthehen ne rrugen e Zotit, por ka ide qe e cojne njeriun ne rrugen e gabuar. Le ta lusim Zotin qe te na cliroje nga keto lloj idesh dhe ta shohim marredhenien me Te sa me personale dhe ta ushtrojme dashurine e meshiren e Zotit per cdo dite dhe ne cdo njeri.

    Larg asaj qe ta refuzoj dike per shkak te ideve te tij apo te saj mbi Zotin. Normalisht qe me disa njerez do te kemi marredhenie me te mira se me te tjeret, por kjo ndodh per shkak te sjelljes qe tregohet dhe jo te ideve. Ne fund te fundit, edhe vete Jezusi kishte marredhenie te ndryshme me apostujt. Ai e respektoi individualitetin dhe lirine e gjithkujt sa ishte ne toke dhe u dha aq sa dhe cka kerkonin. Debatoi me Pjetrin, pasi ky debatonte; i ofroi dashuri me te madhe Gjonit, pasi ky e kerkonte ate dashuri si me i riu qe ishte; edhe Juden e lejoi te bente ate qe beri, por kjo nuk do te thote se nuk e deshi Juden, apo se nuk u mundua qe ta kthente ne rruge te drejte. Tek e fundit edhe atij ia lau dhe ia puthi kembet!

    Shpresoj ta kem qartesuar me se miri qendrimin dhe mendimin tim. Por, per aq sa une e pranoj mesimin e Kishes Katolike dhe ti jo , e di se qendrimet tona nuk do te mund te pajtohen ashtu sic do te deshironim, edhe pse e kemi dashurine e Krishtit ne zemer. Me thuaj nese duhet te jap ndonje qartesim te metejshem.


    Te fala ne Krishtin!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  5. #305
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    A ishte Maria një nga të 12 Apostujt?

    Per Cilin nga 12 Apostojt eshte bere fjale e profetizuar qe nga fillimi e deri ne fund te Bibles, qe nga Gjeneza e deri tek Zbulesa, sikurse me GRUAN, Marien?...

  6. #306
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Unë nuk e kam zakon t'i bëj bisht pyetjeve që më bëhen. Nuk kam pse të kem frikë për atë që unë besoj. Dhe nuk kam pse të kem frikë të them shprehjen "nuk e di" kur me të vërtetë nuk e di një gjë.

    Në lidhje me kuotimin që Toni i ka bërë Dëshmuesit. Ashtu si e ka formuluar Dëshmuesi, nuk bie dakort me të. Por, duke parë frymën e të gjitha shkrimeve të Dëshmuesit, e kuptoj shumë mirë se çfarë ka dashur të thotë ai me ato fjalë që ju ja keni bërë me të zeza.

    Ai ka dashur të thotë se Krishti u bë njeri, jo si njerëzit mëkatar, por pa mëkat. Pra, si Adami para rënjes, ose si Adami nëse do kishte zgjedhur të hante nga Pema e Jetës, duke mos harruar se Pema e Jetës është vetë Krishti. Dëshmuesi ka dashur të thotë se Jezu Krishti nuk u ngjiz nga sperma njerëzore dhe si i tillë nuk e trashëgoi mëkatin si të gjithë njerëzit e tjerë. Jam i bindur se këtë ka dashur të thotë Dëshmuesi, prandaj edhe unë e konsideroj vëlla në Krisht.
    mir more Kont, kush e tha, apo kur e thash se Krishti u bë njeri si Adami? JO, kurr. Nuk është kjo ni shpifje ndaj meje?

    Kont, unë ty nuk du ate perziej me dshmuesin sepse nga ti nuk kam degjuar shkrime te atij niveli dhe vertetë je i ndergjegjshem gjate debateve, unë asnjë verejtje nuk e kam ne ty lidhur me sinqeritetin dhe korrekcinë tënde gjatë debateve, as ne shkrimet tua, eshte tjeter gje nese nuk pajtohemi në diçka të vogel dhe eshte diqka tjeter nese kalojmë nga binaret e te krishterit, aq largë sa duke e vue në dyshim Krishtin njer kur dihet se Ai-Zoti u misherua - ishte njeri dhe u lind nga nëna Mari ne grazhdin e shtalles në Betlehem, Realisht ai ne shkrimet e fundit eshte krejt katastorfë!


    Edhe unë kam lexuar shkrime te mira nga deshnuesi dhe nuk e mohoj, ishte personi i dyte ne kete forum qe (sipas shkrimeve te tij) une e çnoja s te krishtere nen Hir te Zotit, ajo me ka lenduar dhe me ka goditur, jo per faktin se me ka bere mua diqka te keqe, por per faktin se kur shoh se ni i krishter qe une kam bindje pozitive per të, dhe lexoj budallaqe nga ai, kjo me lendon jasht mase.

    Gjithsesi, unë shpresoj dhe lutna qe Zoti do të zbuloj të verteten e Tij dhe ato qe ende nuk na janë zbuluar edhe mua edhe ty edhe deshmuesit edhe të tjerve qe jemi duke debatuar.

    Krishti na don derisa jemi diten dhe naten me Të, AMEN.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #307
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    A ishte Maria një nga të 12 Apostujt?
    JO, as Krishti nuk ishte një nga 12 apostujt.

    Maria ishte edhe ma shumë se sa apostujt, apsotujt ishin edhe JUDË. Maria ishte dhe është nënë ZOTIT - e apsotujve - e kishes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 21-04-2010 më 10:28
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #308
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    A ishte Maria një nga të 12 Apostujt?
    Marcus,

    Pyetjes tende i pergjigjet kjo pyetja tjeter: A ishte Shen Pali apostull?

    Maria eshte Apostullja e pare dhe par exellence e Jezusit. Ajo eshte nxenesja e persosur e Birit te saj. Ajo e kuptoi dhe e jetoi porosine hyjnore qysh ne castin e pare te shpalljes nga engjelli Gabriel.

    E perseris edhe njehere ketu: "I krishteri mund te jetoje pa Marine, por ne kemi nevoje per Marine qe te mesojme se si ta duam Jezusin, pasi ajo e percolli Fjalen e Hyjit nga ngjizja deri ne kryq dhe ringjallje". E nuk e ka dashur e nuk e ka ndjekur kush me shume Jezusin se Maria ne kete jete tokesore, sado te mundohemi une e ti sot. E njekohesisht nuk e ka ndjekur kush me shume Jezusin se ajo. A i jepen krejt keto karakteristika fjales Apostull?


    Te fala ne Krishtin!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  9. #309
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Unë nuk e kam zakon t'i bëj bisht pyetjeve që më bëhen. Nuk kam pse të kem frikë për atë që unë besoj. Dhe nuk kam pse të kem frikë të them shprehjen "nuk e di" kur me të vërtetë nuk e di një gjë.

    Në lidhje me kuotimin që Toni i ka bërë Dëshmuesit. Ashtu si e ka formuluar Dëshmuesi, nuk bie dakort me të. Por, duke parë frymën e të gjitha shkrimeve të Dëshmuesit, e kuptoj shumë mirë se çfarë ka dashur të thotë ai me ato fjalë që ju ja keni bërë me të zeza.

    Ai ka dashur të thotë se Krishti u bë njeri, jo si njerëzit mëkatar, por pa mëkat. Pra, si Adami para rënjes, ose si Adami nëse do kishte zgjedhur të hante nga Pema e Jetës, duke mos harruar se Pema e Jetës është vetë Krishti. Dëshmuesi ka dashur të thotë se Jezu Krishti nuk u ngjiz nga sperma njerëzore dhe si i tillë nuk e trashëgoi mëkatin si të gjithë njerëzit e tjerë. Jam i bindur se këtë ka dashur të thotë Dëshmuesi, prandaj edhe unë e konsideroj vëlla në Krisht.

    Atehere, deshmuesit, qe i pelqen te 'dale' ne forum si njeri me zbulesa, i duhet te terhiqet e te kerkoje te falur!

    Ndreqja e formulimeve te tij:

    Njeriu (natyral) eshte sikurse ADAMI para renies. Ndersa njeriu pas renies eshte ne nj gjendje jo te natyrshme.

    Keshtu qe Krishti u be NJERI 100%, e jo i ngjashem apo vetem ne dukje njeri.

    Tjeter eshte shprehja tek Filipianet 2, ku thuhet se u be i ngjashem me njeriun.

    Keshtu qe pervec vargjeve te Bibles qe duhen lexuar ne kontekst, DUHET te mos nxirren konkluzione doktrinash bazuar ne interpretime AMATORE te bibles.

  10. #310
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Dielli_ime Lexo Postimin
    Shume mire qe erdhi biseda deri ne kete pike, Marcus, qe te sqarohemi njehere e mire .

    Vija paralele qe heq ti nuk eshte e sakte, te pakten ne ate qe po mundohem te shpjegoj. Shpresoj qe te jem sa me e qarte, e te mos kapemi per fjalesh. Se jane edhe te shkruara, per me teper .

    Kisha nuk denon njerezit, por idete. Pavaresisht se, ne gjuhen e thjeshte dhe te perditshme, njerezit me ide heretike quhen heretike (pasi jane bartes te ketyre ideve), Kisha nuk ka hequr kurre dore prej tyre qe ata te kthehen ne mesimet e saj. Pastaj, ka qene e drejta e tyre nese kane dashur te qendrojne me ne ate bashkesi, apo te jetojne sipas ideve qe kane me vete. Kjo ishte sa per te sqaruar ate se cfare ben Kisha. Nuk dyshoj qe njerez te caktuar mund te kene vepruar sipas ideve te tyre dhe jo sipas mesimit te Kishes dhe kjo mund te kete shfaqur pakenaqesi, hipokrizi, etj., pra shkandull ne syte e besimtareve, njesoj sic mund te behemi edhe ne sot shkandull per njerezit nese nuk sillemi dhe veprojme sipas mesimeve dhe dashurise se Krishtit.

    Dalim tash tek ajo qe besoj une dhe kjo le te mbetet ketu pergjithmone. Une e pranoj cdo njeri, i mire apo i keq qofte, ne emer te Krishtit. Kur Zoti ka meshire per mua, edhe une mundohem ta ushtroj meshiren ne cdo njeri. Se sa ia arrij, ate e di vec Zoti qe e njeh zemren time.

    Nuk ka njerez qe nuk mund te kthehen ne rrugen e Zotit, por ka ide qe e cojne njeriun ne rrugen e gabuar. Le ta lusim Zotin qe te na cliroje nga keto lloj idesh dhe ta shohim marredhenien me Te sa me personale dhe ta ushtrojme dashurine e meshiren e Zotit per cdo dite dhe ne cdo njeri.

    Larg asaj qe ta refuzoj dike per shkak te ideve te tij apo te saj mbi Zotin. Normalisht qe me disa njerez do te kemi marredhenie me te mira se me te tjeret, por kjo ndodh per shkak te sjelljes qe tregohet dhe jo te ideve. Ne fund te fundit, edhe vete Jezusi kishte marredhenie te ndryshme me apostujt. Ai e respektoi individualitetin dhe lirine e gjithkujt sa ishte ne toke dhe u dha aq sa dhe cka kerkonin. Debatoi me Pjetrin, pasi ky debatonte; i ofroi dashuri me te madhe Gjonit, pasi ky e kerkonte ate dashuri si me i riu qe ishte; edhe Juden e lejoi te bente ate qe beri, por kjo nuk do te thote se nuk e deshi Juden, apo se nuk u mundua qe ta kthente ne rruge te drejte. Tek e fundit edhe atij ia lau dhe ia puthi kembet!

    Shpresoj ta kem qartesuar me se miri qendrimin dhe mendimin tim. Por, per aq sa une e pranoj mesimin e Kishes Katolike dhe ti jo , e di se qendrimet tona nuk do te mund te pajtohen ashtu sic do te deshironim, edhe pse e kemi dashurine e Krishtit ne zemer. Me thuaj nese duhet te jap ndonje qartesim te metejshem.


    Te fala ne Krishtin!
    Dielli, e vlerësoj dashurinë të pastër që ke për Perëndinë dhe Ai ta shtoftë shumë e më shumë për sa kohë do jetosh këtu në tokë. Pikërisht, duke u bazuar në këtë dashuri që unë shoh në zemrën tënde, të konsideroj motër në Krisht, të konsideroj shenjotre (të pakurorëzuar duhet ta theksoj këtë që të mos e quash arrogancë ) dhe nuk bazohem në diferencat doktrinore që ne kemi.

    Nëse do bazohesha në diferencat doktrinore, unë nuk do të të konsideroja motër në Krisht, por të huaj për familjen e mbretërisë Qiellore.

    Prandaj unë përsëri kam përshtypjen se megjithëse ti i sheh të gjithë njerëzit nën dirtën që Ai të jep, pra me dashuri, ashtu siç na sheh edhe Perëndia, ti përsëri nuk guxon të shohësh një vëlla apo motër në Krisht që ndodhet jashtë kishës katolike. Të paktën këtë përshtypje më dhe edhe me shkrimin e fundit.

    Është tjetër gjë të duash akoma edhe armikun, të duash muslimanin, D.J., homoseksualin, etj, gjë që është mjaft e mirë dhe kjo mund të arrihet vetëm me hirin e Perëndisë, por është tjetër gjë të thuash me bindje të plotë se filani apo fisteku, megjithëse nuk janë katolikë, janë vëllezërit dhe motrat e mija, sepse unë kam njohur Krishtin që banon në ta.

    Është pikërisht disa nga mësimet e kishës katolike që të bëjnë ty të mos shohësh dhe të mos dallosh qartë Krishtin në ata që nuk i përkasin kishës katolike.

    E kam kuptuar drejt, apo jo?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 31 prej 69 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •