Kam munguar këto ditë nga Forumi dhe nuk kam pasur mundësi të postoj për shkak të kohës së paktë që kam patur. Ju falenderoj për urimet edhe këtu në këtë temë dhe ju uroj çdo bekim nga Zoti ynë Jezu Krisht.
Nën Hirin e Tij,
ns
Kam munguar këto ditë nga Forumi dhe nuk kam pasur mundësi të postoj për shkak të kohës së paktë që kam patur. Ju falenderoj për urimet edhe këtu në këtë temë dhe ju uroj çdo bekim nga Zoti ynë Jezu Krisht.
Nën Hirin e Tij,
ns
קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ
I Shenjtë I Shenjtë...
Jo nuk shihet,Por merret si te duash!
Kete nuk e shpika une :
Pastaj vdekja dhe Hadesi u flaken ne liqenin e zjarrit.Kjo eshte vdekja e dyte.Zb20;14
Tani,ti si mendon : Mundimi i perjetshem ne zjarr(e shpirtrave)dhe Vdekja e dyte(e shpirtrave)
A nuk jane e njejta gje?
Pastaj sa pa zemer qe behesh!?
Ne fund te fundit le te vdesin e te mbledhin mendjen, ne zjarr qe ne zjarr do te digjen se sa te vuajne perjete te jeteve (po ne zjarr) !
Dhe ne e leme barazim??
Kete pyetjen tjeter, qe duket interesante,e leme per neser!
Ndryshuar për herë të fundit nga Luani33 : 22-04-2010 më 19:02
Ne fillim po ju them se, asnjehere nuk kam lexuar rreth kesaj herezie dhe asqe me intereson. Une besoj se Jezusi ishte plotesisht NJERI, si ty e si mua, por jo i korruptuar ne mekat si njeriu, ky eshte dhe ndryshimi thelbesor midis Tij dhe Njeriut.
matrix te ftoj te me thuash se cfar mendon ti rreth fjaleve te Palit tek filipianet.2. ku thote se Ai u be porsi njerzit ne PERNGJASIM, duke u gjendur ne fytyre porsi NJERI.
Po keshtu cfar mendon tek gjon.1 ku gjoni thote se, Fjala u be MISH.
Po keshtu tek 1Gjon:4 Gjoni thote se, nga kjo e njihni Frymen e Perendise, cdo fryme qe rrefen, se Jezusi erdhi ne MISH.
Sa per besimin tim, une edhe njeher e pranoj dhe deshmoj se Jezusi ishte plotesisht NJERI, me te gjitha faktultetet njerzore. Por duhet te dime se cfar do te thote MISH, gjithmone simbas kuptimit biblik.
Natyrisht qe ne shkrimet e mia kame bere nje "ndarje", e cila nuk mudn te ndahet, por e kam bere kete per efekt shpjegimi, qe te duket dallimi midis NJERIUT(ADAMI tokesor), dhe Jezusit, ADAMIT QIELLOR. Me ane te tokesorit, ne morim vdekjen e perjetshme, ndersa me ane te Adamit Qiellor, morem jeten e perjetshme me Atin.
Bibla na tregon se fjala 'MISH" nuk ka thjesht kuptimin MATERJAL. Nese lexojme tek galatasit, ku Pali na jep nje rezume te qarte rreth VEPAVE te MISHIT, duket qarte se, ne fjalen MISH, permblidhet e gjithe qenia e koruptuar e njeriut te rene ne mekat. Edhe njehere ju shpjegoj se, "ndarjet" qe une kem bere ne shkrimet e mesiperme, jane thjesht vetem menyra per te shpjeguar sa me drejt dhe sa me qarte. Kur ne themi se njeriu eshte nje qenie shpriterisht i vdekur, kjo nuk do te thote se ai ska shpirt, apo Shprti eshte nje "pjese" tjeter e ndare nga mishi. nese ne bejme nje ndarje, kjo eshte thjesht vetem per efekt diskutimi. Fjala: i "vdekur", do te thote: te qenit jashte Perendise, dhe JASHTE Perendise eshte VDEKJA, sepse Perendia eshte JETA. Pra SHPRITI i Njeriut , ne te cilin jane NDJENJAT, intelekti, vullneti dhe UNI apo egoja, po keshtu dhe MISHI, ( dmth te dyja bejne NJERIU), jane "jashte" Perendise, dhe nuk e njohin Ate. Kjo fatkeqesi ndodhi ne Eden, qysh ne momentin qe njeriu theu urdheresen e Perendise. Te qenit "JASHTE" Perendise, do te thote, te qenit nen Skllaveri te mekatit dhe satanit. Pra JEzusi erdhi dhe e "veshi" njeriun, duke u MISHEZUAr ne kete MISH njerzor, ne te cilin vepronte fuqishem VDEKJa dhe MEKATI, por ai asjnehere nuk ju bind. Pese? sepse ishte Biri i Perendise, Jeta e perjetshme.
Jezusi u vu para proves ne shkretetire. Satani permes FUQISE dhe pushtetit te mekatit, me te cilin ka skllavosur NJERIUn, e tundoi Jezusin plotesisht TRI here, por nuk e mundi. Perse: Sepse ne Fryme Jezusi ishte Biri i Perendise, i bindur plotesiht vullnetit te Atit. Ja perse kam bere nje "ndarje" ne shkrimet e mesiperme, ne menyre qe te kutpojme se cdo te thote Bir i Perenise, dhe biri i njeriut. Se cdo te thote Adami tokesor dhe Adami qiellor. Duhet te kuptojme se gjithmone kur Jezusi e shpall veten bir te njeriut, na tregon se Ai doli prej njeriut, dhe Pali tek romaket thote se Ai ishte pasardhes nga fara e Devidit, por ne Fryme ishte BIR Perendie. Vereje me kujdes, Palin si thote. Ai nuk thote se, Jezusi ishte pasardhes nga fara a ADAMIT. Perse, sepse ADAMI eshte NJERIU i RENE nen mekat, i destinuar te vdese. Ndesa Davidi ishte nje i perzgjedhur nga Perendia. Por kjo nuk na con ne mendimin se Davidi nuk vinte nga pasardhja e Adamit, sepse dihet se i gjithe njerzimi mbare rjedh prej Adamit dhe Eves. Pra Pali nuk flet per nje "david" si pasardhes i Adamit. Ai flet per Davidin e perzgjedhur nga Perendia, dhe kur Zoti te Perzgjedh, natyrisht qe te shpeton, te pastron dhe te shenjteron. Kjo eshte "FARa e Davidit prej gna erdhi dhe Jezusi pas Mishit.
Te gjithe ata qe nuk kane arritur te marin kete mesazh ne shkriemt e mia, i ftoj ta marin. Shpesh here na duhet qe te bejme edhe ndojne "ndarje" apo shembuj qe per dike mbase duken te pakuptueshem, por duhet pare qellimi se perse eshte mare ky apo ai shembull. Tjetra gje eshte dhe fakti se, pak a shume ne kemi nje kohe relativisht te gjate ne kete forum krisitan, dhe kemi arritur te njohim njeritjetrin si dhe besimin tone. Pra perpara se te gjykojme dhe sulmojme, eshte e udhes qe te shfaqim dashurine dhe te diskutojme pa inate apo pecarje. E di se per disa , te cilet mendjojne se i dine te tera, menjehere nxjerin "shpatat", por mbase kjo eshte per turpin e tyre.
Zoti ju bekofte.
Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 22-04-2010 më 21:33
I lexova me plot vemendje te gjitha shkrimet tuaja, edhe te atyre qe tregohen me dashuri te Krishtit ndaj meje, por edhe te atyre qe mejnehere e vendosin doren tek "shpata."
Gjithsesi nuk dua te paragjykoj askend ketu ne kete sofer te krishtere. E rendesishme eshte te shpallim drejt Jezusin Zotin tone.
E shoh se nuk jam shprehur qarte, dmth ne ate menyre qe te kutpohet thelbi i asaj cka une dua te them
Une shpall e deklaroj se, Jezusi eshte jo 100% NJERI, por 1000%njeri. Ne asnje shkrimin tim nuk kam thene se JEzusi nuk eshte 100%njeri. E gjithe kjo psikoze vjen nga paragjykimi i toni77, i cili diku me thote se, sipas tij, une nuk pranoj qe Jezusi eshte 100%njeri. Pra u desh kjo "shkendije" nga Toni77, qe te" tjerre" seminaristi "bluzen e heretikut. Vertet ndjehem keq, jo se une jam me i mire se ju, por perpiqem te gjej kristiane qe kane ne thelb dashuri dhe dine te diskutojne apo te bisedojne si vellaj me vellane.
Ne shkrimet e mia, kam bere nje lloj ndarje, midis shpritit dhe Mishit, per efekte te shpjegimit te temes. Dhe e kuptoj se shume prej jush, nuk kane kapur cka une dua te them. Por disa prej jush, qe perpiqen te jene "shkopi", nuk ta pertojne me cfardo fjale dhe akuze, bile arirjne deri atje sa te te quajne heretik. Fali o Jezus sepse dhe une i kam falur. Une mendoj se kjo nuk ju nderon, nese ju pretendoni se kini Krisht. Asjnehere nuk e kam menduar veten me te mire se tjetri, e as me te zgjuar. Jezusi me deshmon dhe me thote se, po su bere si nje femije, nuk do ta shohesh mbreterine e qiejve, dhe nje nga dukurite qe ka femija, eshte pikerish se pranon qe nuk di, dhe kjo ben qe ai te mesoje dhe te rritet ne dituri.
Une ne kete faqe te krishtere, kam pothuajse reth 10vjet, qe kontriboj , qysh kur u hap Abasauli. Kete nuk e them si nje merite, por ju tregoj se kam kontribuar pasi kam deshire te ndaj me te tjeret Krisht. dhe ndjehem vertet jo ti trishtuar, por i befasuar , duke pare se si ju menjehere te vini ne shinjester, mjafton qe dikush tju vije kunder mesimeve te religjionit apo mendiemve tuaja. bile arini deri atje se fyeni edhe kishen e Krishtit, pasi ajo, simbas jush, meqense nuk eshte orth.apo katol. atehere keta protestntet e ungjilloret, jana heretike. Nuke e di se ku buron deshira dhe zelli juaj, por jam i sigurte se ato nuk vijne nga Krishti.
Arsyeja se perse vendosa te shkruaj ketu, nuk eshte per ata qe me vendosin ne nje "rreth" heretik, por per te gjithe ata qe me te vertete me inkurajojne dhe kane mare Krisht, permes shkrimve dhe kontributit tim ne kete forum te krishtere shqiptar.
Besoj ne Jezusin NJERI dhe Perendi, prej MISHIT nga fara e Davidit dhe ne Fryme Biri i Perendise. U kryqezua ne kryq dhe vdiq per mekatet e mija dhe te gjith botes. Te treten dite u ringjall, sepse nuk u gjend mekat ne te, dhe permes ringjalljes se Tij une u drejtesova, dhe fitova jeten e perjetshme ne Atin Perendi. Te faleminderit Jezus, qe e zbraze veten per tu bere si une, ne menyre qe te me besh si vetja jote, Jeta e Perejetshme. Te falenderoj per ate qe bere per mua, jo se une e meritoja, por sepse ti je Dashuria, hir, Paqe dhe Meshire. Sepse ti je Vete Jeta. Amin
Zoti ju bekofte.
Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 22-04-2010 më 23:04
Si të Drejtohesh nga Perëndia
Ti më pyet se si mund të bësh dallimin midis drejtimit të Perëndisë brenda teje dhe mendimeve dhe ideve të tua. Fatkeqësisht, nuk ka ndonjë mënyrë pozitive për të ditur këtë! Nëse do kishte, transformimi yt do ishte shumë më i lehtë, duke ditur se qëllimet e tua janë të pastra. Ti duhet të ecësh me Perëndinë me ndjenjën e një pasigurie dhe braktisje të plotë. Duhet të rrezikosh bërjen e gabimeve të cilave nuk mund t'i shmangesh dot nëse do që të ecësh në këtë mënyrë të brendshme. Gjithashtu dua të të them se nëse ti po kërkon zbulim hyjnor të madh për gjëra që mund t'i kuptosh me mendjen tënde, nuk po bën gjë tjetër veçse po mashtron veten.
Besimtari duhet të veprojë me thjeshtësi dhe pa pasur siguri, duke qenë i sigurtë se çdo gjë e mirë vjen nga Perëndia dhe çdo gjë jo e mirë vjen nga vetja. Ndërsa aktiviteti i vetes pakësohet, ti do pastrohesh më shumë. Gabimet do ndodhin pak e më pak. Do vijë koha që do e kuptosh shumë lehtë atë që është nga Perëndia. Kjo ndodh sepse ti po bëhesh më shumë një instrument që Zoti që banon brenda teje do përdorë, kështu vetja pakësohet përherë e më shumë. Zoti që banon brenda teje, me tërë urtësinë e Tij, di si të flasë në çështje serioze. Ai themelohet më thellë në ty ndërsa ti i dorëzohesh plotësisht Atij. "Kur ata t'ju çojnë para sinagogave, gjykatësve dhe autoriteteve....do t'ju jepet në atë orë se çfarë të thoni."
Sepse Perëndia të drejton në këtë mënyrë -një herë në kohë - të lejon të jesh i lirë dhe i paprekur, gjithmonë i gatshëm për frymën më të vogël të Zotit. Kjo frymë në ty është si një fllad i butë dhe jo si një stuhi që dund tokën. Mos u përpiq të presësh atë që Peërndia do komunikojë në ty, as mos u përpiq të kuptosh vullnetin e Tij para kohe. Pas vitesh përvoje në këtë çështje, kam parë se Perëndia ta zbulon vullnetin e Tij kur Ai do që ti të veprosh sipas tij.
Nëse ti, i nënshtruar tërësisht Perëndisë, fillon të bësh diçka që nuk është vullneti i Tij, do të ndjesh një tërheqje të vogël brenda teje. Atëhere ti duhet të ndalosh menjëherë. Nëse nuk e ndjen një paralajmërim të tillë, vazhdo përpara dhe vepro, thjesht në besim.
Një nënë vëzhgon fëmijën e saj ndërsa ecën; por nëse fëmija fillon të largohet nga rruga, ajo do e thërrasë fëmijën që të kthehet. Kjo thirrje e butë në frymën tënde është pikërisht se thirrja e nënës ndaj fëmijës që ta largojë atë nga rreziku.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Alban1, qe te marresh pergjigje, mund te pyesim paralelisht, PERSE Jezusi, qe u kerkoi dishepujve ti luteshin ATIT, s'u kerkoi ASNJEHERE Dishepujve etj qe ti luteshin vete Krishtit apo Frymes se Shenjte. A mos do te thote kjo se ne nuk e kemi te nevojshme ti lutemi Birit edhe Frymes se Shenjte? (Penieli ka deklaruar se si lutet Birit e as Frymes!!!!).
Po te zbatojme logjiken tende me siper, i bie qe te mos iu lutetmi.
Pse Jezusi i kerkoi dishepujve qe te kerkonin Zotit te te korrave qe te dergoje punetore ne te korrat dhe nuk u tha qe ti luteshin ndonje profeti apo marise qe ajo te ndermjetesonte?
E habitshmja ne kete logjike eshte ndarja, thermizimi i besimit: punetore te te korrave versus shenjtoret!!!!!!
Po te ndjekim nje logjike te tille, do e masakrojme mesimin Biblik. Jam gati te te jap shembuj te shumte se si.
Të Merresh me të Metat
Kohët e fundit kam kuptuar se sa kënaqet Perëndia me ty. Ai ka plane të pafundme për ty për sa i përket Vetes së Tij dhe Lavdisë së Tij. Besoj se e pash qartë vëndin ku Perëndia do të të sjellë. E shoh, në një masë, si Ai po përdor pengesat në rrugën tënde. Përderisa kemi mjaft simpati dhe besim tek njëri tjetri, shpresoj se gjithmonë do qëndrojmë të hapur dhe të lirë të themi gjithçka që do ishte në ndihmën tonë.
Ti më pyet për "gjërat e çuditshme" në përvojën time. Më lejo të përpiqem të sqarohem. Ti thua se nuk duket që unë të shqetësohem kur më tërhiqet vërejtje për ndonjë të metë. Përgjigja ime është e thjeshtë: I shoh të metat e mia si pislliqe të cilat Ati im i heq me një të fshirë.
Mos mendo se jam e verbër ndaj të metave të mia. Të jetosh në dritën e të vërtetës së Tij bëhet kaq preçise dhe kaq depërtuese saqë duket edhe e meta më e vogël. Ata që jetojnë sipas jetës së tyre natyrale kanë të meta, por asgjë nuk bëhet që t'i heqin ato. Ata që transformohen nga Perëndia kanë të meta - të meta që janë si të shkruash në rërë gjatë një stuhije! Era i fshin ato sapo paraqiten. Kështu edhe Perëndia, në urtësinë e Ti, punon me ata që janë në unitet me Të. A nuk është kjo një e vërtetë e thjeshtë? Është kaq e thjeshtë saqë bota nuk e kupton dot!
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Qe te jete me e qarte:
- I lutemi vetem Zotit me adhurim.
- U lutemi shenjtoreve per ndermjetim. Por shenjtoreve, atyre pra qe e arriten plotesine e pjekurise ne Krishtin, mundet tu jepet edhe lavd per LAVDINE qe vete Krishti ua dha atyre.
Nqs une them psh "Oj Mari, me e lumura nder grate", nuk jam duke bere gje tjeter vecse po i njoh Marise, ate qe Zoti ia njohu me pare.
Nqs une them, "O Pjeter, qe me besimin tend, Zoti te denjoi te behesh GURI mbi te cilin ndertohet Kisha", une jam duke rrefyer lavdin qe Zoti ia dha Pjetrit.
Kisha eshte NJE, ne toke e qiell, e ne te nuk ka te gjalle e te vdekur. Lujta dhe ndermjetimi jane celesi i gjithe jetes shpirterore mistike te Kishes. Duam apo sduam ne, e kuptojme apo jo, ndermjetimi eshte menyra se si funksionon jeta e Kishes.
Marcus1,
na sill ndonje shkrim te Gijon ku te thote "Boll me letersi"..![]()
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Krijoni Kontakt