Close
Faqja 21 prej 69 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 686
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    JO marcus, nuk pajtoj me atë qe ti thua, kam mjaft deshmi qe mund ta deshmoj arsyen.

    Per ndryshe, si e shpjegon ti sipas botkuptimeve tua personale, apo doktrinore këtë rresht? psh:

    Jezusi, kur pa nënën e vet dhe, pranë saj, nxënësin që donte, i tha nënës:

    “Grua, ja, yt bir!”

    Pastaj i tha nxënësit:

    “Ja, nëna jote!”

    Prej asaj ore nxënësi e mori me vete.
    Unë e shpjegoj se Jezusi donte që dikush të kujdesej për nënën e Tij, dhe personi më i përshtatshëm ishte Gjoni.

    Për sa i përket Adamit dhe Evës, ti e di shumë mirë se Dhjata e Vjetër është e mbushur me piktura të Krishtit dhe Kishës. Një nga këto është dhe Adami me Evën. Ashtu si Perëndia nxori nga brinja e Adamit Evën, ashtu nxori edhe nga Brinja e Adamit të Ri (Krishtit) Evën e Re, Nusen e Ti, Kishën. Kisha, e ka moshën e saj të përhershme, Ajo ka qenë e fshehur në brinjën e Krishtit, që para se të themelohej bota.

    E parë në këtë aspekt, nuk mund të themi se Kisha lindi Krishtin.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #202
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    marcus1, a është Maria nënë e gjymtyrve të Jezusit dhe a linden ato gjymtyrë nga barku i sajë?
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    marcus1, a është Maria nënë e gjymtyrve të Jezusit dhe a linden ato gjymtyrë nga barku i sajë?
    Sigurisht! Unë nuk kam thënë se Maria nuk është Nëna e Jezusit.

    Ajo që unë them është se Eva është një pikturë e Kishës, jo e Maries.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #204
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin

    marcus1 sinçerisht kam deshirë personalisht me ty të debatoj lidhur me këtë dhe kerkoj t'më pergjigjesh tekstualisht pytjes ashtu sikurse unë pyeta, mos u largo të lutem, ti e din pak a shumë se ku jam dhe ku qendroj unë, por Maria eshte Eva sipas bindjeve te mia. Pra fjala eshte ta dij nga ti se;

    a është Maria nënë e gjymtyrve të Jezusit dhe a linden ato gjymtyrë nga barku i sajë?
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 16-04-2010 më 11:00
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    marcus1 sinçerisht kam deshirë personalisht me ty të debatoj lidhur me këtë dhe kerkoj t'më pergjigjesh tekstualisht pytjes ashtu sikurse unë pyeta, mos u largo të lutem, ti e din pak a shumë se ku jam dhe ku qendroj unë, por Maria eshte Eva sipas bindjeve te mia. Pra fjala eshte ta dij nga ti se;

    a është Maria nënë e gjymtyrve të Jezusit dhe a linden ato gjymtyrë nga barku i sajë?
    Nuk e kam zakon t'i devijoj pyetjeve qi më bahen. Kur nuk di me u përgjgj them nuk di. Përgjigjen ta kam dhanë dhe asht kjo:

    Citim Postuar më parë nga marcus
    Sigurisht!
    Pra, po, e besoj!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #206
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Nuk e kam zakon t'i devijoj pyetjeve qi më bahen. Kur nuk di me u përgjgj them nuk di. Përgjigjen ta kam dhanë dhe asht kjo:

    Pra, po, e besoj!

    hahhaa, vëlla të kam.

    Mirë marcus1, a jemi na gjymtyret e Krishtit?
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    hahhaa, vëlla të kam.

    Mirë marcus1, a jemi na gjymtyret e Krishtit?
    Hahahaha, tani e kuptova ku ke dash me dal! Po, ne jemi gjymtyrët frymorë, (shpirtërorë) të Krishtit. Tjetër gja njana, tjetër tjetra! Na kena dalë prej brinjës së Tij. Po të mos ishte për sakrificën qi Ai bani për ne, do ishim nji hiq.

    Ati zgjodhi Marien qi Krishti të zbriste ktu në tokë. Por nuk ishte Maria qi na zgjodhi ne. Ne kemi ekzistue në brinjën e Krishtit qi para se të themelohej bota, bashkë me të shejten Mari.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #208
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Unë e shpjegoj se Jezusi donte që dikush të kujdesej për nënën e Tij, dhe personi më i përshtatshëm ishte Gjoni.
    .
    Edhe kjo qe ti ke thënë nuk mund të thuhet se ia ke qelluar, janë dy arsye te cilat e godasin këtë thënje - shprehje tënden, sinçerisht.

    e para; Per ty personalisht nuk e di sepse nuk e kam degjuar nga ti, por me perjashtim të katolikëve dhe ortodoksve, të tjerët deklarohen se Maria kishte fëmijë të tjerë pos Jezusit!

    Prandaj shtrohet pytja se, si u dasht qe Jezusi të lej nënen në dorë të dikujtë tjeter derisa ajo të ketë fëmijë? E pa mundur llogjikisht, dhe e pa mundur per asrye te traditave të hebrenjeve te asajë kohe, e pa mundur nga do se ta shiqojsh. Sikurse te ishte ashtu, me siguri se ajo do të kundershtonte dhe do të rrinte me fëmijët e vet. Por Bibla na shpjegon se; "Prej asaj ore nxënësi e mori me vete"! Kjo vertetë është interesant!

    e dyta; Nëse pra ajo qe thotë Jezusi; “Grua, ja, yt bir!” Pastaj i tha nxënësit: “Ja, nëna jote!” qe e shpjegoj ti se "Jezusi donte që dikush të kujdesej për nënën e Tij, dhe personi më i përshtatshëm ishte Gjoni". Atëher shumë gjëra të Ungjillit marcus1 duhet të shpjegohen ne të njëten mënyrë. Pra edhe këtë qe thotë Jezusi se; "ju jeni kripa e botes" Ai pra me siguri sipas asajë paska patur per qellim qe ta krip gjellen e romakëve dhe hebrenjëve të asaj kohe me trashigimtarët e Tij - Kishen!!

    Jo marcus1 - vëlla, nuk mendoj se ishte aty qellimi i Jezusit, Gjoni simbolizon shumë në Kishë dhe per Kishen por tash kjo është temë e tjeter.

    Jezusi nënen - Marinë, e deshmoj para të tjerëve nënë të Kishes. Vetem ky shpjegim mund të thuhet se është real mbi këtë rresht biblik.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 16-04-2010 më 11:34
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Toni
    e para; Per ty personalisht nuk e di sepse nuk e kam degjuar nga ti, por me perjashtim të katolikëve dhe ortodoksve, të tjerët deklarohen se Maria kishte fëmijë të tjerë pos Jezusit!
    Po, edhe unë e besoj se Maria kishte edhe fëmijë të tjerë!

    Citim Postuar më parë nga Toni
    Prandaj shtrohet pytja se, si u dasht qe Jezusi të lej nënen në dorë të dikujtë tjeter derisa ajo të ketë fëmijë? E pa mundur llogjikisht, dhe e pa mundur per asrye te traditave të hebrenjeve te asajë kohe, e pa mundur nga do se ta shiqojsh. Sikurse te ishte ashtu, me siguri se ajo do të kundershtonte dhe do të rrinte me fëmijët e vet. Por Bibla na shpjegon se; "Prej asaj ore nxënësi e mori me vete"! Kjo vertetë është interesant!
    Kjo asht primend intersante. Nuk di qka me than. Nuk kam nji përgjigjigje të kjartë në mendjen time. Por kjo nuk don me than se Jezusi e konsideroi Marien nanën e Kishës. Për mue ky asht nji interpretim qi nuk del nga ky varg.

    Citim Postuar më parë nga Toni
    e dyta; Nëse pra ajo qe thotë Jezusi; “Grua, ja, yt bir!” Pastaj i tha nxënësit: “Ja, nëna jote!” qe e shpjegoj ti se "Jezusi donte që dikush të kujdesej për nënën e Tij, dhe personi më i përshtatshëm ishte Gjoni". Atëher shumë gjëra të Ungjillit marcus1 duhet të shpjegohen ne të njëten mënyrë. Pra edhe këtë qe thotë Jezusi se; "ju jeni kripa e botes" Ai pra me siguri sipas asajë paska patur per qellim qe ta krip gjellen e romakëve dhe hebrenjëve të asaj kohe me trashigimtarët e Tij - Kishen!!
    Ky spjegim qi dhe më duket krejt pa lidhje, ose unë nuk kam arrit me të kuptue se qka don me than. Fjalët e Jezusit "Ja, nëna jote!" kanë kuptimin se Gjoni duhet me u kujdes për të, si me ken nana e vet.

    Citim Postuar më parë nga Toni
    Jezusi nënen - Marinë, e deshmoj para të tjerëve nënë të Kishes. Vetem ky shpjegim mund të thuhet se është real mbi këtë rresht biblik.
    Unë për vedi besoj se Maria, ashtu si të gjithë të tjerët asht nji nga gjymtyrët e trupit të Krishtit.

    P.S. Dil e burr i dheut e mos u msheh ashtu si e bajnë Seminaristi e Penieli. Prej kujt ke frigë me u dukë se je online?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #210
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Po, edhe unë e besoj se Maria kishte edhe fëmijë të tjerë!
    Per besë je gabim. Nuk te them asgjë tjeter vetem se të lutna, lutu qe Zoti ta zbuloj këtë mister vëlla.

    Maria është gjithmonë VIRGJER. Jam i kujdesshem gjithmonë, jam ai i cili kam patur mendim sikurse e ke ti sot lidhur me Marinë por Zoti ka dashtë dhe Ai më ka bindur, - me zbulesë se nuk është ashtu. Betohna se po flas te verteten o vëlla.

    vazhdon
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 21 prej 69 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •