Close
Faqja 33 prej 69 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 686
  1. #321
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Toni77,

    Une pajtoj me Marcusin ...

    hahahha, edhe unë pra po pajtoj me ty! Ku je bre matrix se nuk po degjohesh? Luani na mbyti krejt hahhaaaaa

    Pershendetje!
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #322
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Edhe ketu qendron nje mesim tejet i gabuar. Nje kompromis i korruptuar.

    Ne nuk e pranojme dikend thjeshte ne baze te fjaleve qe ka then dikur, POR ne ate se personi, duke jetuar ne Krishtin, me fjale e vepra, eshte, jo vetem atehere, POR edhe SOT e pergjithmone, nje Krisht ne Krishtin, secili sipas ngjashmerise qe ia arriti.

    Per Marine kemi nevoje per ate qe Ajo eshte SOT dhe jo thjeshte per shembullin e saj qe shohim ne ungjill.
    Kemi nevojë për Marinë që ajo është sot ashtu sikurse dhe për të gjithë shënjtorët për atë që ata janë sot, kanë qenë apo jo ata pjesë e kishës katolike apo ortodokse. Këtë e pranon? Nëse jo, atëhere je ti ai që po e ndan trupin e Krishtit.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #323
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Toni77,

    Une pajtoj me Marcusin qe thote se para se te etiketohet dikush si heretik duhet pare fryma e shkrimeve te tij dhe jo thjesht nje shprehje qe mund te thote diku.

    Une jam i sigurt se Deshmuesi beson se Perendia u misherua realisht, dhe jo thjesht ne dukje. Besoj se kete ai mund te na e sqaroje dhe vete kur te hyje ne forum
    Kete mos e thuaj Matrix. Sic e ke pare ne forum, ungjilloret ne menyre inkonshiente perkrahin realisht mesime heretike dhe bazohen fort ne mesime te tilla.

    Psh, sepse Njeriu eshte i KEQ, del konkluzioni se Krishti, jo vetem qe su be tamam Njeri, por i ngjashem, vetem ne dukje, por edhe se si i tille Krishti distancohet nga Maria dhe e quan ate thjeshte GRUA. Pse? Sepse, ne vetvete Ai nuk eshte pjelle e Marise, por vetem ne dukje dhe Maria thjeshte nje GRUA qe sherbeu qe Krishti te mund te shembellente si njeri!!!!!!

  4. #324
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    sepse Njeriu eshte i KEQ, del konkluzioni se Krishti, jo vetem qe su be tamam Njeri, por i ngjashem, vetem ne dukje, por edhe se si i tille Krishti distancohet nga Maria dhe e quan ate thjeshte GRUA. Pse? Sepse, ne vetvete Ai nuk eshte pjelle e Marise, por vetem ne dukje dhe Maria thjeshte nje GRUA qe sherbeu qe Krishti te mund te shembellente si njeri!!!!!!
    Natyrisht qe kjo gje eshte herezi. Por a jemi te sigurt se ungjilloret vertet e besojne kete. Si mendon ti Marcus?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #325
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Psh, sepse Njeriu eshte i KEQ, del konkluzioni se Krishti, jo vetem qe su be tamam Njeri, por i ngjashem, vetem ne dukje, por edhe se si i tille Krishti distancohet nga Maria dhe e quan ate thjeshte GRUA. Pse? Sepse, ne vetvete Ai nuk eshte pjelle e Marise, por vetem ne dukje dhe Maria thjeshte nje GRUA qe sherbeu qe Krishti te mund te shembellente si njeri!!!!!!
    O ZOT Mëshirë per ne! Si ka mundesi qe dikush të besoj kështu?!
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #326
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Natyrisht qe kjo gje eshte herezi. Por a jemi te sigurt se ungjilloret vertet e besojne kete. Si mendon ti Marcus?
    Unë besoj se Maria nuk është një grua dosido, por nëna e Krishtit dhe ajo ka meritat e veta për këtë dhe prandaj edhe do lumturohet brez pas brezi. Por dëshmuesi ka dhënë një shembull shumë të bukur në lidhje me këtë.

    Jezu Krishti e kapërcen kaq shumë llogjikën njerëzore sa që dashuron me të njëjtën dashuri si lypsaren në rrugë ashtu edhe Marien, nënën e Tij.

    Ky është mesazhi që duhet të marrim dhe ta falenderojmë Atë ditë e natë, për një dashuri të cilën nuk mund ta konceptojë dot mendja njerëzore.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #327
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    e pershendes Sofren e përbashkët e krishterë
    Matrix , te pershendes edhe ty ... pse njeri ma ki qit nje pik te kuqe edhe spo hjeket !!???

  8. #328
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ironia eshte se inkonshienca tek ungjilloret eshte shume e forte. Vete Marcus1, i dukej SHUME interesante ideja e dhene nga Deshmuesi mbi te thirrurit gRUA te Marise dhe jo Nene nga Krishti!

    Pastaj, nuk eshte e thene se Marcus1 te kete te njejtin besim ungjillor me Deshmuesin. Jo vetem me te, por as edhe me ndonje tjeter. Gjithsekush ketu ka perkufizimin vetjak. Ata bashkohen vetem per shkak te rrymave te ngjashme ungjillore ne te cilat bejne pjese!

  9. #329
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Ironia eshte se inkonshienca tek ungjilloret eshte shume e forte. Vete Marcus1, i dukej SHUME interesante ideja e dhene nga Deshmuesi mbi te thirrurit gRUA te Marise dhe jo Nene nga Krishti!

    Pastaj, nuk eshte e thene se Marcus1 te kete te njejtin besim ungjillor me Deshmuesin. Jo vetem me te, por as edhe me ndonje tjeter. Gjithsekush ketu ka perkufizimin vetjak. Ata bashkohen vetem per shkak te rrymave te ngjashme ungjillore ne te cilat bejne pjese!
    Ajo që më ndan nga ungjillorët është mënyra e funksionimit të kishës, që sipas meje nuk është aspak biblike. Por jo mësimet bazë të tyre. Mund të kem shumë diferenca me ta në gjëra doktrinore, ashtu siç kam edhe me katolikët dhe ortodoksët, por nuk kam diferenca në mësimet themelore të besimit të Krishter.

    Ajo që na bashkon të gjithëve ne, që pretendojmë të jemi të Krishtit është Krishti!
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 21-04-2010 më 11:02
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #330
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Një pyetje kisha unë, patët kohë të lexoni shkrimin që ju dedikova?

    Nëse jo, po jua sjell edhe një herë.

    Këtë shkrim ja dedikoj të gjithë intelektualëve që kanë postuar në debatet tona.

    Të Flasësh Thjeshtë

    Kohët e fundit vëzhgoja dikë për të cilin besoj se Perëndia donte që të çlirohej nga fuqia e vetes së tij natyrore. Është bindja ime se megjithëse gjithçka thoshte ishte e vërtetë dhe vinte nga një vepër e brendshme e frymës në zemrën e tij, intelekti i tij është kaq i fuqishëm sa mbizotëronte veprën e butë të hirit pa e kuptuar ai këtë gjë. Prandaj, një pjesë nga e vërteta që ai thotë, ka humbur. Njerëzit fitohen më shumë nga vajosja që rrjedh nga një zemër plot me hir - nga arma që quhet dashuri - sesa nga argumentet e fuqishme.

    A nuk analizohen të vërtetat që thua më shumë se duhet nga intelekti dhe llustrohen më pas nga imagjinata? Efekti i tyre duket se po humbet sepse atyre u mungon thjeshtësia dhe sinqeriteti. Ato dëgjohen të bukura, tamam si një këngë, por ato në thelb nuk arrinë dhe nuk prekin zemrën. Nuk ka vajosje atje.

    A nuk po kërkon për diçka më të zgjuar apo nobel për të thënë? A nuk po përpiqesh të nxjerrësh në pah fuqinë e intelektit tënd në vend që të qëndrosh dhe të lejosh të vërtetën e thjeshtë të flasë vetë? Mendo për këto që po të them dhe drita do të të zbulojë mjaft. Të duket se po flas shumë thjeshtë? Unë dua gjithmonë të them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 33 prej 69 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •