Po
Jo
Nuk kam qendrim
Ndoshta
Epo ketu është gabimi që bënë ti sepse vet Shqiptarizmi është krijuar në baza fetare (kujto ata që i ceka më lart) por edhe të gjithë të parët tanë, ata nuk ishin Ateist por kishin njërën nga keto dy fe (Krishterim apo Islam).
Keto fe tradicionalisht janë pjesë e Kombit tonë, pastaj nuk është vetëm Xhamia mirpo që edhe shtepia e Nënë Terezes (Katolike), por edhe të shumë objekteve të kultit Shqiptarë.
Ndoshta është keqkuptuar pyetja mirpo ajo që thashë unë ka të bëjë a do ti ndihmonit Shqiptarëve të Maqedonisë të cilët kanë si përkatësi dhe bindje fetare fenë Islame? Kjo ishte ajo pavarësisht se për çka hyhet në luftë qoftë edhe për gjësendin më të vogel, qoftë edhe për një fëmijë që diskriminohet atje
Projekti “Shkupi 2014” shkon në Gjykatën Kushtetuese
Edhe Projekti “Shkupi 2014” do të gjendet para Gjykatës Kushtetuese dhe kjo do të pasojë pas një nisme të ngritur nga një arkitekt maqedonas, Miroslav Grçev.
Ai ka bërë të ditur se nisma e tij për anulimin e këtij projekti qeveritar dhe të autoriteteve komunale dhe qytetit të Shkupit bëhet, për shkak se plani për pamjen e re të kryeqendrës është bërë në bazë të rregullave joekzistuese ligjore dhe mosrespektim të procedurave ligjore.
“Procedura e shkurtuar e miratimit të këtij plani nuk ekziston në legjislacionin tona. Procedura e shkurtuar për miratimin e planeve urbanistike ishte shlyer nga ligji në qershor të vitit 2009. Qeveria në këtë rast gaboi pikërisht në procedurat që ajo vetë i krijoi”, ka theksuar arkitekti Grçev.
Ndërkohë, edhe organizatat joqeveritare shqiptare si “ZGJOHU!” dhe “Realiteti” të dorëzojnë nismën për anulimin e këtij projekti pranë Gjykatës Kushtetuese. (INA)
ZGJOHU reagon ndaj pohimeve të Iljaz Halimit
Lëvizja Qytetare "ZGJOHU!" reagoi ndaj deklaratës së nënkryetarit të PDSH-së, Iljaz Halimi, dhënë në emisionin "Rruga drejt..." në Televizionin kombëtar ALSAT M. Lëvizja ZGJOHU! konsideron që vetëm një joshqiptar mund të dakordohet me ndërtimin e kishës ortodokse mbi shtëpinë e lindjes së nobelistes shqiptare Nëna Terezë. Në komunikatën e ZGJOHUT thuhet se “Vetëm një joshqiptar mund të pajtohet me zhdukjen e gjurmëve shqiptare nga qendra e Shkupit dhe t'i bashkangjitet fushatës së shfarosjes së frymimit shqip të kryeqytetit të vilajetit të Kosovës dhe kryeqendrës së Dardanisë, siç ndodhi me Manastirin, Ohrin dhe vendbanime tjera shqiptare në Maqedoni. Më tej në komunikatën e Zgjohut thuhet “Me neveri ndoqëm lehtësinë me të cilën z. Halimi justifikonte miratimin e projektit për ndërtimin e kishës ortodokse mbi truallin më domethënës shqiptar në sheshin e Shkupit”.
ZGJOHU shprehet e bindur se “qëndrimet e Iljaz Halimi nuk i ndan asnjë shqiptar i Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, Çamërisë dhe diasporës. Një komb mund t'i durojë të marët e vet, bile edhe ato më ambiciozët, por nuk mund t'a durojë tradhëtinë”.
“Halimi gjithashtu tha se Tetova është kryeqytet i shqiptarëve dhe që nuk i intereson se çka ndodh në Shkup dhe pajtohet me ndërtimin edhe të kishave të tjera në sheshin e Shkupit. Nëse ndodh që z. Halimi edhe njëherë në jetën e tij të prononcohet për mediat, e lusim t'ia bëjë të qartë opinionit para emisionit që nuk flet si shqiptar! Njëkohësisht e ftojmë që kryqin në Vodno ta dërgojë në shtëpinë e vet”, thuhet në reagimin e Lëvizjes ZGJOHU.
Lëvizja ZGJOHU! është e bindur që subjekti të cilit i përket z. Halimi nuk i ndan qëndrimet e tij./alsat-m/
BDSH: Qëndrimet e Iljaz Halimit janë të PDSH-së
Bashkimi Demokratik Shqiptar i Bardhyl Mahmutit ka reaguar ndaj deklaratave të Iljaz Halimit në emisionin “Rruga drejt”, duke thënë se qëndrimet e tij nuk janë personale të Halimit, por të PDSH-së.“Deklaratat e përfaqësuesit të lartë dhe aparatçikut të PDSH-së dhënë në emisionin "Rruga drejt..." në ALSAT M më 11 shkurt të këtij viti dhe përpjekjet për të arsyetuar pjesëmarrjen aktive të PDSH-së në vendimet antishqiptare “të pyllëzimit” të territoreve shqiptare me kisha ortodokse sllavo-maqedonase, nuk janë vetëm deklarata të z. Iljaz Halimi, por nxjerrin në shesh politikën antishqiptare që zihet në Kuzhinën Dora (selia zyrtare) e PDSH-së. Siç thotë një fjalë e urtë popullore shqiptare “Çka ka shpija kallëzon fëmija!”, thuhet në reagimin e BDSH-së./alsat-m/
Krijoni Kontakt