Close
Faqja 73 prej 110 FillimFillim ... 2363717273747583 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 721 deri 730 prej 1091
  1. #721
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Pse dhe ku bazohesh ti apo islami qe Jezusi te ketë paralajmruar ardhejn e Muhamedit?

    Pergjigju të lutem se bash po kam deshirë të bisedojmë per këtë qe ju e thuani. Pergjigju shkurt dhe jo me copy&paste dhe me shkrime te gjata.

    Pres pergjigje te shkurtë dhe konkrete

    Ne Kuran dhe ne Bibel

    61:6.
    Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët".


    16 Dhe unë do t'i lutem Zotit dhe ai do t'ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,
    17 Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju. John 14:16
    "Shoku Mjekesise"

  2. #722
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Ja se pse ndodhë kjo Seminarist:

    6.Suretu El-En'ame
    101. Ai (All-llahu) është që krijo (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën (e duke qenë i tillë), e si do të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? çdo send e krijoi Ai, dhe është më i dijshmi për të gjitha sendet e krijuara.


    Kurani kur flet 6.Suretu El-En'ame lidhur me Krishtin, Marine te ciles I referohet si “bashkshorte e Zotit”, apo ideja e lindjes së Jezusit nëpërmjet mardhënieve fizike, këtë nuk e thot Bibla dhe as nuk besojnë te krishteret. Ky ajet kuranor verteton keqinterpretim dhe një mungesë njohurish mbi shkrimet biblike, besimet dhe e vërteta të krishtera nga ana e Muhamedit, Muhamedi muar nga paganet sepse: paganet ne arabi besonin në lidhje me perënditë e tyre ishte ideja që këto perëndi kishin mardhënie me njëri-tjetrin (pra meshkujt me femrat), dhe që si rezultat ata kishin fëmijë. Në këto vargje Kurani mundohet që të korrigjojë dhe kritikojë sugjerimin e gabuar të paganëve (jobesimtarëve) që Allahu kishte fëmijë apo bashkshorte ashtu si perënditë e tyre. Por problemi me këtë kritikë të Kuranit, nuk është ideja që Allahu nuk ka fëmijë, por fakti që ky kundërshtim (apo kritikë) bëhet në të njejtën mënyrë kundra të krishterëve te cilet ne asnje shkrim nuk kan te shenuar kete besim, kjo deshmon se Muhamendi u sherbye nga paganët dhe hyjnitë pagane sepse këto perëndi kishin mardhënie me njëri-tjetrin, pra meshkujt me femrat!!
    O teknolog kristiani

    Marredhenie seksuale kishin perendite greke dhe qe kristianet i futen ne fene e tyre


    E degjon si argumentohet seminaristi per trinine

    Nje Shqiptar ben seks me nje amerikane dhe lind nje djale.Pra kujton se Zoti e beri djalin me ane te seksit megjithe ne mendjen e tij nuk eshte kjo gje por une e supozova per te thene se shembulli ishte absurd.

    Kurani thote per te llogjikshmit se


    Zoti ska femije dhe as bashkeshorte.Si mund te thoni per Zotin qe ka femije nderkohe ai nuk kishte bashkeshorte.A nuk eshte kjo kundra teorise se seminaristit per djalin shqiptar dhe vajzen amerikane.he seminarsist ta dha pergjigjen toni se shembulli jot nuk vlen pasi djali dhe vajza amerikane jane bashkeshorte qe lindin nje femije shqiptar kurse Zoti ska bashkeshorte.

    Faliminderit Toni per ndihmen me ajetet e Kuranit.
    "Shoku Mjekesise"

  3. #723
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin

    16 Dhe unë do t'i lutem Zotit dhe ai do t'ju japë një Ngushëllues tjetër,
    Krishti këtu po thotë "Ngushllues" Çka ka lidhje emri Ngushllues me Muhamedin?


    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,
    "përgjithmonë me ju": Edhe ti vet po deshmon pra se Krishti po thotë se “që do të qëndrojë përgjithmonë me ju”: Mirpor kur erdhi Muhamedi, nuk qëndroi me popullin e tij përgjithmonë, por vdiq në vitin 632 pas Krishtit dhe varri i tij është në Medinë ku trupi prehet për mëse 1300 vjet.


    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    17 Frymën e së Vërtetës,
    Krishti po thotë "FRYMË" në tekstet katolike thuhet Shpirti i së Vertetes, s'ka ndonji problem, po shkojna me këtë qe ti e ke thënë "Frymë". Këtë edhe ti vet po e deshmon se Krishti ka thënë; "Frymën e së Vërtetës"! Pra te gjithë e dimë se Muhamedi ishte njeri me frymë (shpirt) dhe jo FRYMË!

    Në anen tjeter, Krishti po thotë se Fryma e së VERTETES, kush është e Verteta? E vereta është Perendia dhe kjo dmth se Krishti foli per Shpirtin e Hyjit sepse u premtoi dishepujve të Tij se Perëndia do t’ua dërgonte në emere të Tij. Do t’ia dërgonte Shpirtin e së Vërtetës Pjetrit, Gjonit dhe dishepujve të tjerë dhe jo banorëve të Mekës, Medinës apo arabëve pas shtat shekujve, bile u tha se "pritni ne qytet".

    “Qëndroni, prandaj, në qytet ...”: Jezusi u tha apostujve të qendrojnë në qytet derisa të vishen me Shpirtin e Hyji; sigurisht se nuk ishte fjala per Muhamedin sepse ai erdhi 560 vite më vonë kështu qe sikurse të ishte ashtu ata do të pritshin gjatë në qytet, sepse Ai u tha;”Qëndroni në qytet”.


    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    17 Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni,
    “Ju e njihni”: Përderisa Muhamedi lindi 560 vjet më vonë, sigurisht që nuk mund të ishte ai, Jezusi nxënësve të vet u tha; "Ju e njihni"! Apostujt nuk e njohen Muhamedin, ai 5 - 600 vjet pas apostujve ka lindur, nga paten me e njoftë apostujt?!



    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë ju. John 14:16
    “Ai do të jetë ju”: Krishti po thotë se do të jetë "në ju" dhe kjo do të thotë “pikërisht brenda”. Ashtu siç ishte në Jezusin, ashtu pra Muhamedi nuk mund të jetë branda apostujve, Krishti këtu foli per Shpirtin e Shenjt qe do të ishte edhe pikërisht brenda dapostujve dhe as qe kishte kjo lidhje me muhen e juaj!!!.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 23-01-2010 më 12:29
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #724
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Tono Lexoje kete temen

    http://www.forumishqiptar.com/showth...07#post2557307

    Tani jam duke dale nese do kem kohe do te pergjigjem neser ose pasner.Mos merr si debulese nuk eshte hera e pare qe i pergjigjem pyetjeve tuaja por me duhet te shkoj ne spital.Flasim
    "Shoku Mjekesise"

  5. #725
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Se harrova

    Krishti këtu po thotë "Ngushllues" Çka ka lidhje emri Ngushllues me Muhamedin?
    Ka aq lidhje sa ka fjala Krisht me fjalen Mesia?
    Ka aq lidhje sa emri Jezus me emrin Emanuel!
    "Shoku Mjekesise"

  6. #726
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    O toni montana

    Nje pyetje kisha une, para se te filloj te tregoj pse Jezusi ka fol ne ate mynyre.

    Sa fryma te shenjta ka gjithsej?

    Nje apo dy?
    "Shoku Mjekesise"

  7. #727
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Nga ankthi qe ke per ta paraqit krishterimin si nje fe qe s'kuptohet, ti e ke heq trurin fare...
    Jo aspak nuk e paraqes une , por ke ti qe e pshtjelle aq bukur , qe ne fund doli pa pik kuptimi

  8. #728
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin


    E degjon si argumentohet seminaristi per trinine

    Nje Shqiptar ben seks me nje amerikane dhe lind nje djale.Pra kujton se Zoti e beri djalin me ane te seksit megjithe ne mendjen e tij nuk eshte kjo gje por une e supozova per te thene se shembulli ishte absurd.

    Natyrisht qe ti je duke mashtruar, Mjeksia!

    Pyetja u shtrua se si te kuptojme se:

    1. Jezusi eshte Zot
    2. Edhe Bir i Zotit
    3. Se Maria eshte Nena e Zotit.


    Ne funksion te ketij identiteti te trefishte te Jezusit une mora shembullin e nje femije te lindur nga nje baba shqiptar e nje nene amerikane.

    Ky shembull sherben deri atje sa ne ti pergjigjemi pyetjes se bere ne tre pikat dhe nuk ka te beje me temen e marredhenieve seksuale.
    Keshtu, me kete shembull, ne mund te kuptojme se, sikurse ne rastin e nje femije nga nje cift shqiptaro-amerikan, ku femija eshte 1. shqiptar 2. bir shqiptari 3. nena e tij quhet nene shqiptari edhe pse vete s'eshte shqiptare, po ashtu Krishti eshte njekohesisht 1. Zot 2. Bir i Zotit 3. Nena e Krishtit eshte Nena e Zotit.

  9. #729
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Jo aspak nuk e paraqes une , por ke ti qe e pshtjelle aq bukur , qe ne fund doli pa pik kuptimi
    E po ti je ndricuar ne te madhnueshmin Ramazan, mujin e begative.
    Cfaredo qe te them une, ske per ta marrur vesh..

  10. #730
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Natyrisht qe ti je duke mashtruar, Mjeksia!

    Pyetja u shtrua se si te kuptojme se:

    1. Jezusi eshte Zot
    2. Edhe Bir i Zotit
    3. Se Maria eshte Nena e Zotit.


    Ne funksion te ketij identiteti te trefishte te Jezusit une mora shembullin e nje femije te lindur nga nje baba shqiptar e nje nene amerikane.

    Ky shembull sherben deri atje sa ne ti pergjigjemi pyetjes se bere ne tre pikat dhe nuk ka te beje me temen e marredhenieve seksuale.
    Keshtu, me kete shembull, ne mund te kuptojme se, sikurse ne rastin e nje femije nga nje cift shqiptaro-amerikan, ku femija eshte 1. shqiptar 2. bir shqiptari 3. nena e tij quhet nene shqiptari edhe pse vete s'eshte shqiptare, po ashtu Krishti eshte njekohesisht 1. Zot 2. Bir i Zotit 3. Nena e Krishtit eshte Nena e Zotit.
    Sinqerisht eshte shume e ambsurde ta mbrosh trinitetin me keto shembuj.

    Nje kristian nje dite me ofroi dhe shembullin e vezes(I Kuqi, Bardhi dhe Levozhga) bejne vezen.Per te nxjerr numrin tre mund te marrim shume shebuj sikur mund te marrim per te njerre dhe numra te tjere 5 , 6 e me rradhe.

    Te marresh shembuj etnicitetin e njeriu per te argumentuar Zotin me duket shume shume absurde.

    Ti more shembull dhe the nje shqiptar dhe nje amerika linden nje femije dhe biri dhe babai jane shqiptar kurse nena ngeli amerikane.

    Pyetja ime e pare eshte pse mendon ti se biri eshte Shqiptar?
    Po parardhesit e Babit shqiptar ose farafisi i tij cfare jane ?(Zotra)

    Pse nuk e more kete shembull me nje Te bardhe dhe nje Zezake? Dhe te lidheshin dhe te lindin nje femije.Babi i bardhe, nena zezake, po femija cfare ngjyre do kete?


    PSe shembujt e tu nuk mund te perdoren per Zotin?

    Se pari Zoti nuk argumentohet me keto shembuj, pasi te tre qeniet qe ti more jane krijesa dhe njerez.Pra shqiptari dhe amerikanja jane te dyje qenie te njejta.Kurse Zoti dhe Maria nuk jane qenie te njejta.Zoti eshte qenie Unike e patjetersueshme, krijuesi i gjithesise dhe i pakrijuar, kurse Maria eshte njeri e Krijuar krijese e vdekshme dhe prej mishi.Nuk mjafton mbiemri shqiptar qe te tre keto qenie te vendosim shenjen e barazimit.

    Sepse sipas teje
    Meqe toka eshte e Zotit, Hena e Zotit, dielli i Zotit atehere te tre kete qenie Toka, Hena dhe Dielli qenken te barabarta.


    Ska pike llogjike.

    Zoti ishte Zot dhe do jete Zoti pambarimisht pa e futur ne suazat e asnje kohe dhe hapesire.
    Jezusi ishte Bir i Merjemes, Bir njeriu dhe nuk mund te dale nga qenia e tij si Krijese e Krijuar prej Zotit.
    Maria ishte nje grua e ndershme qe lindi me fuqine e Zotit sikurse Ademi dhe Eva.

    Monoteizmi ka si besim qe Zoti eshte nje.Jezusieshte profet dhe i derguar i Zotit tek populli Izraelit, Maria eshte nena e Jezusit, krijesa e Zotit e cila eshte e nderuar nga te gjitha grate e botes.

    Cdo lloj shembulli per te dale nga ky natyralitet biblik eshte shembull i devijuar nga mesimet dhe veprat e Jezusit.Nje Jezus qe Lut Zotin nuk mund te jete vete Zoti.
    Nje Jezus qe e quan veten e tij bir njeriu nuk mund te jete Biri i Zotit.
    Maria nuk mund te jete Nena e Zotit sepse Zoti ska as nene e as Babe as femije e as grua.Eshte Ehad i VETEM si qenie pa shembuj ne qeneshmerine e TIJ.

    Jezusi nuk mund te jete njekohesisht dhe Bir i Zotit dhe vete Zoti sepse eshte absurde se keshtu nese Jezusi eshte Zoti po Rabb kush eshte?Eshte Zoti sigurisht dhe nese Rabb eshte Zoti jezusi nuk mund te jete Zoti.

    Si thote Jezusi ne Bibel nuk mund tui sherbehet dy zotrave, Perendise dhe Mamonit.

    24 Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do t'i qëndrojë besnik njerit dhe do të përçmojë tjetrin; ju nuk mund t'i shërbeni Perëndisë dhe mamonit.Mateu 6


    Si thote Jezusi ne bibel asnje nxenes nuk eshte me i madh se mesuesi dhe asnje sherbetori me i madh se Zoteriu.

    24 Dishepulli nuk del mbi mësuesin, as shërbëtori mbi zotin e tij. Mateu 10

    Ose kur deshmon per Monoteizmin(Njeshmerine e Zotit)


    29
    Dhe Jezusi u përgjigj: ''Urdhërimi i parë i të gjithëve është: "Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë,
    është i vetmi Zot",
    30
    dhe: "Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde,me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde!". Ky është i pari urdhërim.
    31
    Dhe i dyti i ngjan këtij: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten". Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta''.
    32
    Atëherë skribi i tha: ''Mirë, Mësues. The, sipas së vërtetës, se ka vetëm një Perëndi dhe s'ka asnjë tjetër përveç tij;
    33
    dhe ta duash me gjithë zemër, me gjithë mendje, me gjithë shpirt dhe me gjithë forcë, dhe ta duash të afërmin porsi vetvetja vlen më tepër se sa gjithë olokaustet dhe flijimet''.
    34
    Dhe Jezusi, duke parë se ai ishte përgjigjur me mend,
    i tha: ''Ti nuk je larg nga mbretëria e Perëndisë''.Marku 13
    Ndryshuar për herë të fundit nga _Mersin_ : 28-01-2010 më 02:38
    "Shoku Mjekesise"

Faqja 73 prej 110 FillimFillim ... 2363717273747583 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •