E ke gabim.
Para se te lexoja shume per biblen Zoti ne qenien time ishte madheshtor, absolut e ndieja prezencen e Madheshtise se Tij dhe ne frymarrjen time.E ndieja Madheshtine e Tij nepermjet Krijesave dhe krijimeve te Tij.Kur fillova te lexoja biblen filloi zemra te ma prishe Madheshtine Zotit.Edhe pse nuk isha futur akoma ne Dhiaten e re e cila ajo eshte me shume qe flet per Zotin si njeri sesa dhiata e vjeter.
Detyrohen qe ta lej leximin biblik nje fare kohe per tu me rikthyer Madheshtia e Zotit.Bibla eshte shume njerzore dhe ka nje ndikim ne te kuptuarit e Zotit.
Kur Lexoja ne Bibel qe Moisiu i Bertiste Zotit.Thoja Ska mundesi nje njeri ti Bertasi Madheshtorit Absolut sidomos kur eshte profet.Kush eshte ai profet qe guxon ti bertase Zotit.Profetet e njihnin madheshtine e Tij me shume se cdo kush.Kur shikoja ne bibel qe Jakobi luftoi me Zotin dhe fitoi dhe pesoi vetem nje calim thashe ska mundesi te jete keshtu.Zoti madheshtor nuk eshte Zeusi qe luftoi me Herkulin.Kur lexoja se profete te Zotit benin incest me vajzat e veta, pinin vere, kapnin grate e gjeneraleve te tyre, martoheshin me hallat,adhuronin idhujt, etj etj thashe ska mundesi qe ky liber te jete hyjnor.Eshte nje liber qe te nxit te mendosh per nje Zot te vogel qe sa here hebrejte kane ndonje deshire ua ploteson.Eshte nje liber qe te nxit qe profetet e Zotit jane njerzit me pa moral ne rruzullin tokesor.Eshte nje liber qe flet me nje gjuhe njerzore dhe jo hyjnore.Ku secili shkrues e shkruan historine sipas stilit te tij letrar.
Ndersa Kurani!Ah Kurani ... .Sikur ta lexoshit dhe ta besoshit.Kurani percon tek Njeriu Madheshtine e Krijuesit,
Vetem Ajetin te lexosh
22:74.
Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që e meriton, All-llahu është i Fuqishëm, Ngadhënjyes.
OSe Ajetin
39:67.
Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa, në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!
Kur imagjinon Universin sa i madh qe eshte mendja nuk e kalon imagjinaten per tek Zoti sepse ai eshte i pashembullt ne forme dhe Qenie.I gjithe Universi do jete therrime ne dore te Zotit.E si mund te futet ky Zot madheshtor brenda nje Krijese te vogel sic eshte njeriu.Merre dhe fute diellin tek njeriu.Nuk hyn dot?
Nese do imagjinosh pastaj pastertine qe Islami percon per profetet e Zotit.Islami i pastron profetet nga shpifjet hebraike se Luti, Nuhu, Solomoni, Davidi, Ibrahimi etj etj kane kryer vepra te turpshme.Eshte cmenduri nje profet qe udhezon nje popull per tek Zoti te beje vepra nga ato qe e pershkruan bibla per keto profete.
Une mendoj se Kurani jo vetem qe zbriti prej Zotit per te rregulluar mendimin njerzor ne lidhje me ate se cfare eshte Jezusi, porse edhe per te bere korrigjimet bibles per veprat qe ajo ia pershkruan profeteve te Zotit.
Kurani erdhi si persosmeri per fene e Zotit.Shume prej te krishtereve e kuptojne se ai vjen me nje stil te larte letrar dhe kumtues ndryshe nga bibla qe eshte rrefyese.Stil qe shume sure tregojne per mrekullin e tij.
Nuk e kuptoj kur ju kristianet e kuptoni tashme se ndryshimi i krishterimit erdhi ne perkthimin e tij ne gjuhen greke dhe ne kredon e vendosur ne keshillin e Nikeas mirepo nuk ju len nje ego e brendshme per ta pranuar realitetin.Eshte egoja qe nuk i la cifutet ta pranonin Jezusin si profet por u munduan ta perndjekin dhe ta vrasin duke bashkepunuar me romaket.Te vetmit qe i ndeshkuan romaket dhe hebrejte ishin muslimanet.A nuk mendoni per kete?
A nuk mendoni se pershkrimi i Jezusit ne Kuran eshte nje cilesi qe Kurani eshte hyjnor.Pse do pershkruhej Jezusi ne Kuran dhe jo Babai i Muhamedit a.s.Pse do pershkruhej Maria dhe Nena e Muhamedit a.s. A ka per njeriun me te dashur se Nena e tij nga krijesat.Pse ne Kuran do pershkruhej Historia e Ademit, Nuhut, Ibrahimit, Ismalit, Isakut, Jakubit, Jusufit, Musait,Daudit dhe Sulejmanit,Lindja e Gjon pagezorit(Jahjes) dhe Lindja e Isait(Jezusit) Paqa e Zotit qoftembi ta.
Nese Kurani do ishte fjale njerzore do shkruante per Perset ose Arabet dhe te paret e tyre.Do shkruante per Kirin, mbretin persian, per Babilonine e kodet e hamurabit, Nuk do ti jepej vleresim Joshua Bin Nunit para Filsitejve pagane.Por Allahu, Krijuesi i Gjithesise i pershkruajti keto profete sepse rrjedha e shpalljes hyjnore kishte kaluar tek profeti i fundit Muhamedi a.s.Shpallje tek populli hebre ishte larguar per shkak se ato nuk i respektonin profetet e Zotit por i vrisnin dhe Zoti i beri xheloz me popullin e Ismalit, djalit te Ibrahimit.
Ne Islam besohen te gjithe profetet e Zotit, Kush do le ti pranoje ato me pastertine e tyre larg shpifjeve hebreje dhe ta adhuroje Zotin nje te vetem larg trinise ose politeizmit filozofik te mitologjive te popujve pagane greke dhe romake.
Paqa e Zotit qofte mbi besimtaret e drejte.
Krijoni Kontakt