Close
Faqja 7 prej 59 FillimFillim ... 567891757 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 583
  1. #61
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    S'kam faj.......

    Vërtet jam bërë shum i çuditshëm.
    Sa nuk besoj në këtè dhe.
    Shikoj syrrete krejt të frikshëm,
    Njerëz pa moral,pa komb,pa fe....

    Trokas,trokas në derën e Zotit,
    Trokitjen time nuk e njeh.
    Vërtet jetokam kot së koti,
    Si mëkatar gjithmonë më le.

    Unë,nuk kam faj, e them i bindur,
    Në Zot besoj dhe kërkoj ndjesë.
    Vërtet pa fe kam qënur i lindur,
    Por këtë fat s'e marr për pjesë.

    Vërtet jam bërë shum i çuditshëm,
    Si i hakrryer,si mëmdjelënë.
    Si krrimba plehu kokën t'ua shtypësh,
    Bashibozukve që sjellin gjëmë.

  2. #62
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Udhëkryq.........


    Unë i lindur në k'to anë,
    Jam mërzitur me vetveten.
    Rri e dëgjoj budallanë,
    Një të lënë sa nuk vret veten.

    Ja dhe mora harratinë,
    Prap rehat s'kam për të gjetur.
    Sa të dëgjoj batakçinë,
    Gjak në trup s'ka për të mbetur.

    Në udhëkryq vërtet na lanë,
    Këta horra brekëgrisur.
    Një kolerë,tjetri murtajë,
    Që të gjith' mëndjevidhisur.....

  3. #63
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Shpesh me thonebaje veten
    Por ce do se mbakam dot
    Ne k'te brenge e shkoj jeten
    Humbas kohen kot me kot.


    Riza shume e goditur, shume e bukur, shume aktuale, te lexosh nga ti meson shume, frymezohesh shume, dhe c'eshte me kryesorje qetesohesh shume.
    Mos u ndal mik.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #64
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga INDRITI Lexo Postimin
    Shpesh me thonebaje veten
    Por ce do se mbakam dot
    Ne k'te brenge e shkoj jeten
    Humbas kohen kot me kot.


    Riza shume e goditur, shume e bukur, shume aktuale, te lexosh nga ti meson shume, frymezohesh shume, dhe c'eshte me kryesorje qetesohesh shume.
    Mos u ndal mik.

    Përshëndetje Indrit! Janë poezi saterike ku përpiqem të godas fenomenin "politikë" që është kthyer në një kolerë të vërtet këto muajt e fundit në Shqipëri nga të dy kampet e majta dhe e djathta. Luftë karrikesh e as gjë për popullin që e ka pllakosur mjerimi. Respekte Indrit...

  5. #65
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    A më besoni?!........

    Lumi i thellë përpara meje,
    Dallga e qetë,po e pabesë.
    Të rrëmben si perde reje
    Dhe të flak në breg si thes.

    Pres në breg, si gur i flakur,
    As përvete nuk bëj hije.
    Rri menduar, shum' i matur,
    Se mos hidhem me pa vetëdije.

    Veç trishtim rrjedh nëpër deje,
    Sa e harroj thellësinë.
    Merrëm pranë,më mbyt pa leje,
    Kthem ushqim për peshqërinë.

    Po ç'far pate? Si të ndodhi?
    Rrjedha e lumit është harbi.
    Ti në brg.Poshtë kush të hodhi?!
    Pranë teje s'kish njeri......!

    Ç'far tu them? A më besoni?!
    Zgjodha lumin për më mirë.
    Në vetmi më masakronin
    Ca kopila, sahanlëpirë......

  6. #66
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Për keq u mësuam.....

    Ndër vite i grisa këpucët nga rruga
    Dhe mëngët i grisa nga zyra e vjetër.
    U grisa nga gurët,nga rruga me gunga,
    Nga letrat që shkruajta për jetën.

    Nga do që kalova,s'dëgjova bilbila,
    Veç zhaba në ujra kënete.
    U ndesha,u vrava veç me ca kopila,
    Dobiça me me tinguj gërrnete.

    Për keq u mësova me zhaba ugari,
    Me këngë bretkoskash mjerane.
    Betohem: S'e ndjej kur pëllet gomari,
    Që rrotull i vjen një pu......e.....

  7. #67
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Sa keq.......

    Gotën e rakisë e ktheva me fund.
    Mbi gotë gjumi më mori.
    Dimri i acartë kallkanet i tund,
    Sa dehjen ma nxorri.

    Pa fjalë ngela e sytë mbetën mbyllur.
    Ëndrrat më shpien gjithkund.
    Sa keq që kjo jetë kaq na ka ndrydhur,
    Sa fjalët i nxjerrim si cung.

  8. #68
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Ndihmë.........!

    O Zot , të lutem mbyllua gojën,
    Se njeri tjetër s'ua mbyll dot.
    Ndërhy me shpejt e prishua lojën,
    Se loja e tyre po na sjell ndot.

    Pres që kjo lutje,mos të më lodhi,
    Se boll jam lodhur nga kjo jetë.
    Në bot e pres çdo gjë të ndodhi,
    Kur zihen dy,për një pushtet.

    Ne tjetër hall,ata tjetër avaz.
    E bënë vëndin lesh e li.
    Ti mbyllim veçmas në kafaz,
    Që ta kuptojnë çdo të thotë LIRI.....

    Të lutem zot,bëje për mua,
    Ty të kam jetë e perëndi.
    Si dy kaposha këta s'i dua
    Dhe popullin tim si bagëti.

    Veç për argat ata m'i ruaj,
    Ndoshta çoban, a bujk s'e di.
    Për nderin tim,karrocë me kuaj,
    Ose hamall se kanë fuqi.

    Bëj si të dish, e si të duash.
    Më mirë se ti s'e di njeri.
    Aman o Zot,nga ta na ruaj,
    Janë bërë gogol,për çdo fëmi....

    Ky është një nder që ta kërkojmë
    Dhe këtë nder e bën veç ti.
    Veç nga të dy le të shpëtojmë,
    Pa le të hamë bukë me hi.....

  9. #69
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Drit e Muzg......


    Veç ky shpirt e di se si,
    Veç ky shpirt e di si vuan.
    Jo nga dimri,o njeri,
    Por nga njerzit e droguar.

    Me kujdes flet shpirti im
    Dhe në zi zhytet i tëri.
    Rend si shpend në shtegëtim,
    Fati i jetës,fije peri.

    Muzg e dritë e dritë e muzg,
    Si një kovë në fund të pusit.
    Bie,ngrihem si në luftë
    Dhe me thonj të mbytem, lusin.....

  10. #70
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Nëse......


    Nëse ka ngelur pak nga shpirti im,
    Nuk do të thot' që unë falimentova.
    Un' rilind dhe prap gjëj frymëzim
    Nga ti,nga natyra,nga koha....

    Nëse ka ngelur pak nga malli im,
    S'do të thot që malli u shua.
    Në ëndrra sjell kujtim për kujtim,
    Çdo arë,çdo gur,lumë edhe përrua.

    Nëse ka ngelur pak nga gjaku im,
    S'do të thot' që zemra ndaloi.
    Unë regëtij,çapitem dhe prap vetëtij,
    Ndriçoj rrugë,gufa e troje.....

Faqja 7 prej 59 FillimFillim ... 567891757 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •