Mes meje dhe Teje.....
Mes meje dhe teje po ndodhin çudira.
Pasqyra në cep të dy na përgjon.
Lëviz nëpër dhomë shëmbëllen fytyra,
Shtrihem në krevat ëndrra cicëron.
Sa mirë që më vjen; qënkemi bashkuar,
Mallkuar qofshin vitet që pas lamë.
Tek shkëmbi i murrmë ëndrrat janë dërrmuar,
Pasqyra e shpirtit thyer si një xham.
Më mirë kështu, se natën e zgjuam
Dhe tokës së tharë i sollëm blerim.
Pasqyra e dhomës të nxjerr të shëmtuar,
Pasqyra e shpirtit si lule në brinj'......
Krijoni Kontakt