Close
Faqja 6 prej 59 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 583
  1. #51
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Nuk është von.......

    Një jetë dhe dashuria nuk m'u thinj,
    Për shpirtin tënd,kjo zemër nuk shterojë.
    Prano nga mua të vetmin ngushëllim,
    Se vitet ecin dhe ne fluturojmë.

    Çfardo kujtim të thjesht kur të kujtosh,
    Në atë vetmi ku shkatërron.
    Fillo nga pak, nga pak, më buzëqesh,
    Se asnjëherë për ne të dy, s'është von.....

  2. #52
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë......

    Du t'u vjedh korrupsionin.......


    Zyrtarëve të lartë
    Do t'u vjedh korrupsionin
    Për të ndërtuar shtëpi
    Unë i pastrehu,
    Poeti varfanjak
    Për të shkruar pak poezi....
    Që lotët e fëmijve të thahen
    Për pak bukë,
    Lodra
    Dhe fantazi.....


    Do të vjedh amoralitetin
    E deputetëve mediokër,
    Që ligjet mos të dalin shtiranikë.
    Do të vjedh padrejtësinë
    Që ligji të eci në shtratin e tij.
    Do të vjedh heshtjen,
    Ku gëlon urrejtja
    Për të ndërtuar kala
    Dhe nga fërngjitë
    Do të gjuaj në ballë tradhëtinë
    Që nënën ma përdali
    Dhe po më var në greminë,

    Do të vjedh........

  3. #53
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Mendova Nënën......


    S'e përgjova veten, kur fola pa dashje,
    Muzgut anës pyllit,mbrëmjes atë natë,
    Si një bujk i regjur,lodhur nga telashet,
    Mbjell,korr e plugo,mbjell e korrur prapë.

    S'e dëgjova lumin, kur fliste përçark,
    Nga vrulli furishëm atë mes dhjetori,
    Rrija tek oborri,vija rreth e qark,
    Si një prostitutë me pranga tutori.

    S'e dëgjova zërin folur ndaj të gdhiri
    Dhe mëri nuk mbajata përkëtë dëgjesë.
    Veç mendova nënën mos kërkon të birin,
    Ta puthi në ballë para se të vdesë.

  4. #54
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...


    Miqve të mi......

    Ç'far më kërkoni? Ç'far mund tu jap?
    Dëshirat për ju unë i treta.
    Medaljet e reja,dot nuk po i kap,
    Kam ngelur tek relikat e vjetra.

    I shkrojta vargjet me mushtin e zemrës,
    Në gota ua mbusha gëzimin.
    Pijeni! Për ju unë jam nxënës,
    Me gërma të arta ua shkruaj nderimin.....

  5. #55
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Për të Dy.....

    Me mijra herë këto buzë i kam puthur,
    Kaq herë më ke puthur dhe ti.
    Asnjëherë njëri-tjetrit s'i jemi lutur,
    Jemim puthur se kemi patur dashuri.

    Edhe sot që buzët janë rreshkur,
    Këto puthje s'mungojnë kurrsesi.
    Sot puthia na vjen duke qeshur
    Dhe puthemi të dy si fëmi.

    Do puthemi sa herë të rrahi zemra,
    Duke e parë njëri-tjetrin në sy.
    Do puthemi dhe natën në ëndrra,
    Kur të mos jem unë ose ti.....

  6. #56
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Varfëria dhe Ndershmëria.......


    Varfëria është bujare
    Gjer në shpirt;
    I hap zemrës çdo dritare
    Për çdo mik.

    T'i jep çelsat e shtëpisë
    Livadhis,
    T'i hap dyert kat e kat
    Bjer e vdis.

    Kur dëbora mbulon dhenë
    Në çdo anë
    Edhe zogu më i sertë
    Të rri pranë....

    Ajo zbutet,të vjen pas
    Si manare,
    Luanesha e ul kreshtën
    Aq krenare.....

    Çdo gjë bëhet mik i dashur
    Pa zarar
    Edhe kripa në çdo gjellë
    Me karar...

    Mos u bëj, more zotri
    Urë e vig,
    Të kalojë përmbi ty
    Çdo lloj mik.

    Varfëria s'del i dashur
    Në pazar
    Që të jesh me dinjitet
    Ji krenar!

  7. #57
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Mos eja e dashur,mos eja........

    Mos eja e dashur ,mos eja,
    Jam kthyer i tëri rrënojë.
    Si shi i shkarkuar nga reja,
    Që bije dhe bën çfar të dojë.

    Kam ngelur si hiri në vatër
    Dhe prush i fikur në të.
    Si kukull që lot në teatër
    Dikush imiton tjetër zë.

    E ndjej në frymarrje vetminë
    Dhe kollën e vjetër e ndjej.
    E ndjej,por s'e kuptoj çudinë,
    Që syret më shikojnë në terr.

    Loti më ndjek në humnerë,
    Nga faqet strehoet në gushë.
    Më thotë: S'do të lë ndonjëherë
    Që akulli shpirtin të ta mbushë.....

    Nuk besoj, e di që ti s'mundesh,
    Hijet nga shpirti ti m'i largosh.
    Më kot përpara meje tundesh
    Dhe me sytë e mjeruar loz.

    Mos eja e dashur,mos eja,
    Jam kthyer i tëri rrënojë.
    Me qeshje që dikur të dehja,
    Sot si një pupac, të tmerroj.......

  8. #58
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Kam frikë.....

    Kam frikë të të ledhatoj ballin,
    Nga rrudhat si brazda parmënde.
    Kam frikë se mos zgjuaj djallin,
    Nga ëndrrat e zotrisë tënde.

    Kam frikë të të shikoj në sy,
    Nga thinjat në qepallat e lodhura.
    Kam frikë të rri aty,
    Nga ndodhitë që janë të pandodhura.

    Kam frikë të të puth në buzë,
    Se mos tronditet gjithësia.
    Kam frikë nga ty moj muzë,
    Se mos më shai historia..........

  9. #59
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    ********

    Dallëndyshe,erdhët....
    Dritaren ma gjetët si mikesha të vjetra,,
    krijesa besnike.
    Ju më të vuajturat,
    më të lodhurat,të thara si kashtë,
    gëzoni që më gjetët gjallë,
    të këndojmë si dikur,prapë bashkë......

  10. #60
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Iku dhe kjo ditë.....


    Iku dhe kjo ditë. Erdhi nata prapë.
    Asgjë nuk shijova. Vetëm prapësi.
    Dielli më sjell ftohtë,Dimri më sjell vapë,
    Nata më sjell frikë edhe pabesi.

    Iku dhe kjo mbrëmje,pa yje në qiell,
    Enesërmia sjell,vetveten e saj.
    Prap s'besoj të ngrohem nga ky "palo" diell,
    Sërisht do vërtitem nga skai në skaj.

    Ikin vetëm ikin,asgjë nuk rikthehet,
    Ikën koha ime si një vetëtimë.
    Zihem shpesh me veten dhe me veten grihem.
    Zemra e dalldisur vetëm psherëtin....

    Vetëm zërat çirren si grifshat mbi pemë
    S'pyesin për ditët si ikin, si shkojnë.
    Edhe në mesnatë nga gjumi të ngrejnë.
    Të rroi partia vetëm din të thonë......

Faqja 6 prej 59 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •