Close
Faqja 57 prej 59 FillimFillim ... 7475556575859 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 561 deri 570 prej 583
  1. #561
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Kjo xhelozi


    Një xhelozi ka dalë në rrugë,
    Pa goma dhe pa frena fare,
    Si një që nuk ka ngrënë bukë,
    Si një që s'ka në xhep dy pare.

    Të fërshëllen, si erë deti,
    Ti ngren qepallat gjer në re.
    I duket vetia,si bijë mbreti,
    Si mbretëreshë mbi këtë dhe.

    I bën çorap nervat e shkreta,
    Ta ngre tensionin mbi njëzetë,
    Kontrooli i rreptë vjen tek kuleta,
    Sa dhe qindarka hidhet përpjetë.

    Të bën moral degjenerimi,
    Të kontrollon në çdo qelizë,
    Të thotë ti je vetëm i imi
    Dhe asnjë hap mos hidh pa vizë.

    Kjo xhelozi si ngricë Janari,
    Rrëshqet në zemrat e kristalta,
    Është pjellë e mëndjes së të marrit,
    Është pjesë e shpirtrave të tharta.

  2. #562
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Më shumë se kaq nuk dua

    Kështu si sot qofsha nga herë,
    Më shumë se kaq nuk dua,
    Një fjalë të ëmbël ma the prerë,
    Një puthje ta kam hua.

    Fillova qeshja nga gëzimi,
    Qeshnin dhe sytë e tu.
    Tëk syri yt ishte dhe imi,
    Qofsha gjithmonë kështu.

    Po flisje vetëm fjalë malli,
    Që shpirti fortë i donte,
    Dy sytë e mi ngulur tek balli,
    Buza puthjen tregonte.

    Më mirë se kaq ç'të dua tjetër,
    Jo nuk kam pretendim,
    Në qafë mu hodhe si një ketër,
    Aty kërkon strehim.

    Nga brënda zemra ndezi zjarre,
    Më shumë se kaq nuk dua,
    Nëse nesër nisem në varre,
    Prapë puthjen tënde dua.

  3. #563
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Ti mendon

    Ti mendon se s'do të vdesësh kurrë,
    Sytë dhe më ndjen i mban gjithmonë lart.
    I do çunat të të bëhen urë,
    Edhe hënën e do në krevat.

    Ti mendon se si ty s'ka tjetër,
    Bota është me ty në çdo sekont.
    S'po largohesh nga avazi i vjetër
    Dhe shikimet zë m'i hedh me spont.

    Ti mendon se je Zoti vetë
    Dhe pret të të falen të gjithë me radhë,
    Por harron një gjë të vërtetë,
    Se të gjithë i kanë sytë në ballë.

    Ti mendon vetëm gjunjëzime,
    Cmirra dhe lavdia janë për ty,
    Por harron ca qeliza trime,
    Që si lis më kanë mbirë në sy.

    Ti mendon sipas mëndjes tënde
    Dhe të duket mëndja më e artë,
    Mos harro se aspak s'më çmënde
    Dhe s'gënjehem nga kjo çorbë e thartë.

    Pse nuk pyet si je dhe ku ndodhesh,
    Mate pulsin me ritmin e jetës,
    Kot me veten,fare kot po lodhesh,
    Se ti s'je boshti i së vërtetës.

  4. #564
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Standarti im

    Standarti im pë çdo fitore,
    Një obligim për këtë popull,
    Veç punë dhe punë orë pas ore,
    Që të largohemi nga kjo strofull.

    Nëse dikush e shikon ndryshe,
    Gabon pa hipur në karrike,
    Një uragan vjen pa mëdyshje
    Dhe nuk ka më mik apo mike.

    S'po flas tani se është shumë herët,
    Po duarkryq kurrë s'do të rri.,
    Nëse punon për milionerët,
    Të gjithë në këmbë si një stuhi.

    Nëse na tall,na shtyp,na fyen,
    Ashtu siç kanë bërë të parët,
    Nëse me gjak duart i lyen,
    Të barazojmë me të marrët.

    Nëse kjo ditë quhet Rilindje,
    Ky popull duhet ta shijoi,
    Unë jam i majtë me shpirt dhe bindje,
    Por nuk jam për të pistën lojë.

    Nëse verdikti s'lexohet mirë,
    S'kemi nevojë për hipokritë,
    Ky popull do një jetë të lirë
    Dhe të jetoi mbi partitë.

  5. #565
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Verdikti Popull !

    Verdikti popull foli prerë :
    Nuk ka ç'na duhen Tiranitë !
    Ta dini se nuk hap më derë,
    Ç'do emër që të kenë paritë.

    Verdikti popull foli prerë:,
    Puno për popullin Qeveri !
    Në të kundërt të flak si plehrë,
    Të hedh në kosh për histori.

    Verdikti popull foli prerë:
    S'dua korrupsion,veç drejtësi !
    Urithët,vemjet dhe më gjerë,
    Largoi tutje me neveri.

    Verdikti popull foli prerë :,
    Fillo jeto Demokraci !
    Diktatet janë një gjë pa vlerë,
    Vetëm prodhojnë neveri.

    Verdikti popull foli prerë :
    Në këtë vënd Zot jam veç unë !
    Po s'e kuptove këtë herë,
    Mbi ju të gjithë vërshoj si lumë.

    Verdikti popull foli prerë :
    Punoni,punoni veç për ne !
    Nëse do vidhni si nga herë,
    Mbi ju do shkarkoj si rrufe.

    Verdikti popull foli prerë:
    Largo mjerimin Migjenian !
    Nëse ne ujë dhe ti pi verë,
    Mbi ju do vërshoj si vullkan.

    Verdikti popull foli prerë :
    S'dua ndasi Jug dhe Veri !
    Jemi shqiptarë me shpirtin erë,
    Një komb vital.... ,Demokraci !

    Na lodhi fort ky trazicion,
    Për teka të politikanëve,
    Ua them ta dini sa nuk është von :
    Ka ikur koha e mjeranëve !

  6. #566
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    S'jam dyzuar nga gëzimi

    Sa shpejt nisa të gëzohem
    ( Fëmijë të lumtur janë poetët).
    Sikur me Edin do martohem
    Edhe do pagëzoj profetët.

    Ç'ti bëj mëndjes bretharake,
    Që e qetë nuk më rri kurrë.
    Ah! Atdheu im më plake,
    Sa po linda, linda rrudhë.

    Jam si ju e ndjej gëzimin,
    Si dhe dhimbjen,varfërinë,
    Asnjëherë s'humbas besimin,
    Se e dua Shqipërinë.

    Por e dua siç e dua,
    Siç e donte Sejfullau(1).
    Jo vënd djerrë,lumë dhe përrua,
    Se besoj shumë tek Allahu .

    Ndaj brengosem,s'ndjehem mirë,
    Do një Zot kjo nëna ime,
    Populli të jetoi i lirë,
    Jo të ushqehet me thërrime.

    Jam krenar me ndjenjën time,
    Kombësinë po edhe po.
    S'dua të ngelet jetime,
    Shqipëria,jo or jo !

    S'jam dyzuar nga gëzimi
    Dhe arsyeja s'më mungon.
    Ishte i vlefshëm ndryshimi,
    Por nuk them që kaq mjafton.

    Nëna ime shqipja ime,
    Ka kohë që po lëmgon rëndë.,
    Duhen vite me mjekime,
    Që të ringrihet në këmbë.

    Nëse harrohet ky popull,
    Veshin shurdh e syrin qorr.
    Që nga Shkodra gjer në Dropull,
    Poshtë !- Do thërrasim në kor.

    Sa shpejt nisa të gëzohem,
    Mos gaboni nuk jam dehur.
    Me askërkënd nuk pajtohem,
    Nëse kot ka për të lehur.


    P.S. (Sejfullau) bëhet fjalë për poetin rrebel Sejfulla Malëshova .

  7. #567
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Gjelat dhe Kaposhat

    S'e di si t'jua them,
    S'di se si ta shkruaj,
    Gërma shpirti s'gjen,
    Por me shpirt e vuaj.

    U duheshin vite,
    Djersë,mund dhe gjak,
    Të thyheshin mitet,
    Nga i marri plak.

    Uragani popull,
    Të kthen qëngj të urtë,
    Ta sjell mëndjen rrotull,
    Ti rregullon trutë.

    Të thotë hape krahun,
    Pa zhurmë e pa bujë,
    Se unë e kap gjahun,
    Pa grepin në ujë.

    Gjelat dhe Kaposhat,
    Pula kakarisin,
    S'pyesin për moshat,
    S'di ku të degdisin.

    Nuk u befasova,
    Pse ujku qe dele,
    Uragani popull,
    Të flak si një zhele.

    Nuk po rri pa thënë
    Dhe një fjalë të mirë,
    Ajo humbje thellë,
    Thërret : Jetë të lirë !

    Humbësi i vërtetë,
    Nuk dihet akoma,
    Se demokracia,
    Ende është në koma.

    Gjynahet nuk lahen,
    Me lot korkodili,
    Gjaku i Janarit,
    Ndrin si lule Prilli.

    Nuk flas për hakmarrje,
    Por për drejtësi,
    Ligji të veproi,
    Kushdo qoftë Ai.

    Kam mal me merake,
    S'i them dot të tëra,
    Lexojeni popuulin,
    Se s'do gjëni vëra.

  8. #568
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Më shumë se sot

    Më shumë se sot çfar të kërkoj,
    Ambicjet le të flënë gjumë.
    Një gjë të re nëse zbuloj,
    Të gjithën do ta vë në punë.

    Po kush ti jep zbulimet vallë,
    As edhe unë që deklarohem,
    I mbajnë të fshehura sa janë gjallë,
    Edhe kanë frikë ,mos të zbulohen.

    Unë si zbulus, në vogëli,
    U'a shikoj sytë që përsëlargu.
    U them dhuroni pak liri,
    Që mos ju shai Qoftëlargu.

    Se Qoftëlargu është i pa cipë,
    I skuq pataet me gjak fshati.
    Hipën pa vënd rripë e pa rripë,
    Thotë kjo është hije lugati.

    Po lugetrit vështirë të njihen,
    Shkollë për ta është shkretëtira.
    Unë zbulusi më kot lodhem,
    Se jeta ka veç prapësira.

  9. #569
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Ka

    Ka fjalë që s'përsëriten kurrë,
    Ato peshojnë sa vetë jeta jote.
    Ato të quajnë, ose jo burrë,
    Mund të të flasin në emër, ose Zotrote.

    Ka fjalë që të vrasin më shpejtë se plumbi,
    Helmi të futet në gjak, si me shiringë.
    Pastaj do thuash : Po ky ku humbi ?!
    Si një pikë uji që bije në hingë.

    Ka fjalë që t'i shërojnë plagët,
    Pa ilaç doktori e ku ta di unë.
    Ka që me një rrokje të bëjnë të mangët,
    Dhe të hedhin, si gur në lumë.

    Ka e ka e çfar nuk ka,
    Të gjitha i kam provuar unë.
    Ndaj sot ju flas pa fjalë të mëdha,
    Që fjala tu vijë e dashur sa më shumë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 02-09-2013 më 15:02

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    KUJTIM CAMI (02-09-2013)

  11. #570
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Syri im ka misjon tjetër

    S'më shkon mëndja,hiç për ty,
    Iluzionare je në shpirt.
    Të gënjen i miri sy,
    Të thotë je si perënditë.

    Syri im ka misjon tjetër,
    Ta shikoj botën bardhë e zi,
    Poezinë një kryevepër,
    Lapidar në dashuri.

    Ti mendon se syri yt,
    Mund të çmëndi gjithë dynianë.
    Por harron që perënditë
    Edhe mua më kanë pranë.

    Perëndi me perëndi,
    Kuptohen me një të parë,
    Ndaj s'kam frikë nga ai sy,
    Se s'më bën dot, njeri të marrë.

    S'më shkon mëndja hiç për ty,
    Dikë tjetër po "legos".
    Atë e kam perëndi,
    Me atë si fëmi loz.

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    e panjohura (17-09-2013)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •