Close
Faqja 35 prej 37 FillimFillim ... 253334353637 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 364
  1. #341
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    E ku na qenka kontradikta ketu??Sekush e di se:"çka barku e nxjerr bardhaku".....
    kontradikta eshte e qarte se njehere bibla e ndalon veren si urdher te Zotit kurse njehere e lejon si nje pije qe i sjell kenaqesi Zotit.
    Nje postues i mesiperme ngatarron pijen e parajses me pijen e kesaj bote.Vete bibla flet per pijen e veres ne boten tjeter mirepo kristianet jane qerruar per ti pare argumentat biblike.Jam kurioz se cfare pershkruan bibla per parajsen dhe ferrin?
    Sa budalla eshte "Odisea"

  2. #342
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Arrnubi Lexo Postimin
    kontradikta eshte e qarte se njehere bibla e ndalon veren si urdher te Zotit kurse njehere e lejon si nje pije qe i sjell kenaqesi Zotit.
    Nje postues i mesiperme ngatarron pijen e parajses me pijen e kesaj bote.Vete bibla flet per pijen e veres ne boten tjeter mirepo kristianet jane qerruar per ti pare argumentat biblike.Jam kurioz se cfare pershkruan bibla per parajsen dhe ferrin?
    Kristianet jane te qerruar, kurse ti i ke syte hute......
    Tashi, meqe je kaq i zgjuar, merite kjo edhe e studimit te Kuranit prej zoterise tate, si ka mundesi qe nuk e kap dot ndryshim ndermjet ndalimit te pijes kur behet fjale per lidhjen e nje martese dhe lejimin e saj ne rastet e gezimit pa dem??????
    Nje postues ngaterron pijen e kesaj bote me ate te parajses??Ne cilen shure te Kuranit e ke lexuar kete ti i ndritur???A ngaterron edhe virgjereshat??Edhe lumenjte e qumeshtit?....hajde firaun, hajde......

    E shih, se "Odisea", nuk mund te jete budalla.....Muhamedi nuk e permend ne Kuran....hahahahah...

  3. #343
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga Arrnubi Lexo Postimin
    Une te sugjeroj librin e shenjave te kijametit sepse aty shpjegohen shenjat qe nga dalja e antikrishtit, zbritja e Isait birit te Merjemes, lindjen e Diellit nga perendimi, daljen e Jexhuxh Maxhuxheve, daljen e kafshes dhe te gjithe profecite qe ka shpjeguar profeti Muhamed a.s per te cilat Jezusi thote dhe do t'ju kumtojë gjërat që do vijnë gjoni 16.Shenja e kafshes nuk shpjegohet specifikisht ne kuran por vetem permendet 27:82.
    >>> Nuk e kam mundesine e leximit te atij libri qe me rekomandon por desha te pyes nese keni dijeni qe per keto shenja flitet edhe ne besime te tjera ose jo.
    Fjala Jexhuxh Maxhuxheve cfare nenkupton me sakte?
    > Faleminderit.
    La verita' ti rendera' libero!

  4. #344
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Volsiv, meqe je i interesuar per shenjat e Kijametit sipas Islamit, atehere po i sjell ne verzione me te zgjeruara, qe t'a kuptosh edhe kronologjine e tyre.
    Po i sjell vetem disa prej tyre (e qe gjithesejt jane 10-te medhate, ndersa te vogla ka shume), se mos po behet shume material, por nese je i interesuar i sjell edhe ato tjerat nje nga nje.


    Dalja e Dexhalit


    Dexhali eshte trazira dhe sprovimi me i madh ne historine njerezore. Dexhali eshte nje person çifut, shenje e kiametit, i verber ne njerin sy, ne ballin e tij shkruan kafir (jobesimtar). Emri Dexhal ka kuptimin genjeshtar i madh, sepse ai eshte mashtruesi i cili do te mashtroje shume njerez e disa prej tyre do ta pranojne edhe si zot. Ai do te pretendoje se eshte zot dhe do te beje gjera te çuditshme. Ai eshte shume i shpejte. Muhamedi a.s. u pyet per shpejtesine e Dexhalit ne toke e tha: "Sikurse shiu qe e ndjekin ererat…" Gjithashtu ai tregoi se Dhexhali do te shkele ne te gjitha vendet perveç ne Meke dhe ne Medine. Muhamedi alejhi selam tha: "…dhe nuk mbetet asnje vend ne toke qe nuk do ta shkele perveç Mekes e Medines, kurdo qe ai deshiron te depertoje nga ndonje ane e tyre, e ndalin ate engjujt me shpata te ndritura."

    Ai do te bashkepunoje me shejtanet. Muhammedi a.s. thote: "…dhe nga sprovimet e tij (Dexhalit) eshte se kur i thote ndonje fshatari: “Ç’ka thua nese une i ringjall babain dhe nenen tende, a do te deshmosh se jam zoti yt?” I thote ai: “Po.” Atehere i paraqitet nje shejtan ne formen e babait e nenes se tij, e thote: “O biri im! Pasoje ate se ai eshte Zoti yt."

    Urdhrave te Dexhxhalit u pergjigjen edhe materiet e ngurta dhe shtazet dhe pothuajse çdo gje, sepse ashtu eshte caktuar na Zoti per t’i sprovuar njerezit dhe na ka paralajmeruar qe te mos e pasojme ate genjeshtar te madh.

    Muhamedi alejhi selam tha: "Ai do te dale (në ballafaqim me muslimanet) ne nje vend mes Shamit (Sirise se sotme) dhe Irakut dhe do te beje fesad djathtas e majtas. O rober te Allahut, perqendrohuni!" Pra, fesadi i tij kunder muslimaneve fillon nga vendi mes Irakut dhe Sirise.

  5. #345
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Zbritja e Isait alejhis selam


    Do te zbrese Isai a.s. kur muslimanet do t'i kaploje nje bela e madhe dhe kur Dexhali do te beje fesad-shkaterrime neper toke dhe mundohet t'i shkaterroje besimtaret ne pergjithesi. Atehere zbret Isai a.s.
    Muhamedi a.s. tha: "Zbret Isai a.s. te minarja e bardhe ne lindje te Damaskut."
    Edhe ne ditet tona ekziston kjo minare e bardhe në lindje te Damaskut. Ne nje hadith tjeter, qe e transmeton Ebu Hurejra, thote Muhamedi a.s.:

    "Nuk ka mes meje dhe Isait a.s. te Derguar dhe ai do te zbrese. E kur ta shihni ate, njiheni: njeri mesatar (me gjatesi), anon nga ngjyra e kuqe dhe e bardhe, zbret mes dy qyteteve, duket koka e tij sikur pikon, por ajo nuk eshte e lagur."


    Isai a.s. do te gjykoje me Kuran dhe Sunet dhe do te veproje sipas Kuranit dhe Sunetit. Isai a.s. pas zbritjes dhe faljes se namazit niset me muslimanet ne drejtim te Mesxhidul Aksas ne Jerusalem, ku Dexhali ka rrethuar nje grup muslimanesh.

    Muhamedi a.s. thote: "…Kur ai largohet, thote Isai: “Hapeni deren (ku jane te rrethuar muslimanet).” E hapin ate dhe prapa saj eshte Dexhali me 70.000 hebrenj, te gjithe ata me shpata te ngritura dhe me mburoja (te armatosur). Kur ta shohe ate (Isain alejhi selam), Dexhali shkrihet sikurse kripa ne uje dhe leshohet duke ikur. E kap ate (Isai alejhi selam) te dera lindore Lud (e Jerusalemit) dhe e vret e i shkaterron Allahu çifutet."

    Pas kesaj ne toke do te mbreteroje paqja dhe siguria.
    Isai a.s. do te jetoje ne toke dyzet vjet, siç transmetohet nga Ebu Hurejra, se Muhamedi a.s. tha: "…Qendron ai (Isai a.s.) ne toke dyzet vjet, pastaj vdes dhe ia falin xhenazen e tij muslimanet.”
    Ndryshuar për herë të fundit nga uvejsa : 04-01-2010 më 10:12

  6. #346
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Dalja e je'xhuxheve dhe me'xhuxheve

    Je'xhuxhet dhe me'xhuxhet jane dy popuj shume te medhenj dhe me pasardhes te shumte. Ata jane njerez, mirepo do te bejne çrregullime ne toke dhe do te bejne krime te medha. Ata jane ne nje vend te ngujuar dhe do te dalin nga ai vend me lejen e Allahut kur t’u vije koha, mirepo atehere Dita e Kiametit eshte shume afer. Muhamedi a.s. thote:

    "Je'xhuxhet dhe me'xhuxhet germojne token çdo dite dhe gati sa e shohin driten e diellit. Thote i pari i tyre: “Kthehuni se do ta germojme neser.” E rikthen Allahu ate (token) me te veshtire seç ishte, keshtu derisa te vije koha e tyre dhe deshiron Allahu qe t'i dergoje te njerezit. E germojne ate gati sa e shohin driten e diellit dhe thote i pari i tyre: “Kthehuni, se neser, InshaAllah (nese do Zoti), do ta germojme.”
    Keshtu qe ata thane InshaAllah (nese do Zoti), e kur kthehen tek ai (vendi i germimit), e gjejne siç e kishin lene dje (pas germimit). E germojne ate dhe dalin te njerezit, e shterin ujin dhe njerezit mbyllen ne kalate e tyre…"


    Nuk eshte çudi te jene ata popuj qe ne nuk i kemi pare dhe nuk jane te zbuluar, kur dihet se kjo bote eshte perplot fshehtesi. Edhe sot e kesaj dite ne "Trekendeshin e Bermundeve" nuk eshte e qarte se ç'fshihet aty, edhe pse ekzistojne thenie te ndryshme. Ai eshte vendi ku u zhduken njerez, anije dhe aeroplane, por megjithate askush, perpos Allahut, nuk e di te verteten per ate vend.
    Sidoqofte, dalja e je'xhuxheve dhe me'xhuxheve eshte nje nga shenjat e medha te Kiametit dhe ajo gjithesesi do te realizohet kur te vije koha e caktuar nga Zoti.


    Nu Kur'an per kete popull tregohet keshtu:

    93. Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe mbrapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet).
    94. Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (një formë tagri a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?”
    95. Ai (Dhulkarnejni) tha: “Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më e mirë (nga ajo që më ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!”.
    96. Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: “Ndizni!” e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: “Më sillni bakër të shkrirë t’ia hedhë atij!”
    97. E ata as nuk arritën ta kapërcenin e as ta shponin.
    98. Ai (Dhulkarnejni) tha: “Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt.
    99. (Kur të vijë caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë.

  7. #347
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Dalja e shtazes-Dabbetu-l-Erdi

    Allahu e permendi ne Kuran, ku thote:

    “E kur kunder tyre do te behet fjala (e denimit) realitet. Ne do t’u nxjerrim nje shtaze nga toka qe do t’u flase (ose do t’i lendoje), sepse njerezit nuk ishin te bindur ne argumentet Tona.”

    Muhamedi a.s. per shtazen e tha: "Ajo gjate tere kohes ka tri dalje. Nje here ajo del larg ne shkretetire dhe nuk permendet ne Meke. Fshihet nje kohe te gjate e pastaj del edhe nje here dhe permendet ajo ne fshatra dhe ne Meke." Tha Muhamedi a.s.:

    "Pastaj, derisa njerezit jane ne xhamite me te medha te Zotit e me e nderuara dhe me fisnikja ne mesin e tyre El-Mesxhidul-Haram (Qabja), nuk eshte larg ata kur ajo fillon te pellet mes ruknit dhe mekamit (brenda ne Qabe) e shkund koken e saj, e njerezit ikin nga ajo ne çdo ane, perveç nje grupi besimtaresh qe e kishin te qarte se nuk mund t'i ikin Allahut. Ajo fillon me ata dhe ua ndrite fytyrat e i ben ato sikurse ylli ndriçues, pastaj fillon te levize neper toke, nuk mund ta zere ate ai qe e kerkon dhe nuk i shpeton asaj ikesi, saqe njeriu lutet ne namaz kunder saj, e ajo i vjen mbrapa e i thote: “O filan, a tani falesh?!” I afrohet ai asaj e i ve ajo nje shenje ne fytyren e tij, pastaj largohet. Njerezit bejne tregti dhe shoqerohen ne qytetet e tyre, njihet besimtari nga jobesimtari e thone: “O besimtar, ma jep hakun tim…”

  8. #348
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga uvejsa Lexo Postimin
    Dalja e shtazes-Dabbetu-l-Erdi

    Allahu e permendi ne Kuran, ku thote:

    “E kur kunder tyre do te behet fjala (e denimit) realitet. Ne do t’u nxjerrim nje shtaze nga toka qe do t’u flase (ose do t’i lendoje), sepse njerezit nuk ishin te bindur ne argumentet Tona.”

    Muhamedi a.s. per shtazen e tha: "Ajo gjate tere kohes ka tri dalje. Nje here ajo del larg ne shkretetire dhe nuk permendet ne Meke. Fshihet nje kohe te gjate e pastaj del edhe nje here dhe permendet ajo ne fshatra dhe ne Meke." Tha Muhamedi a.s.:

    "Pastaj, derisa njerezit jane ne xhamite me te medha te Zotit e me e nderuara dhe me fisnikja ne mesin e tyre El-Mesxhidul-Haram (Qabja), nuk eshte larg ata kur ajo fillon te pellet mes ruknit dhe mekamit (brenda ne Qabe) e shkund koken e saj, e njerezit ikin nga ajo ne çdo ane, perveç nje grupi besimtaresh qe e kishin te qarte se nuk mund t'i ikin Allahut. Ajo fillon me ata dhe ua ndrite fytyrat e i ben ato sikurse ylli ndriçues, pastaj fillon te levize neper toke, nuk mund ta zere ate ai qe e kerkon dhe nuk i shpeton asaj ikesi, saqe njeriu lutet ne namaz kunder saj, e ajo i vjen mbrapa e i thote: “O filan, a tani falesh?!” I afrohet ai asaj e i ve ajo nje shenje ne fytyren e tij, pastaj largohet. Njerezit bejne tregti dhe shoqerohen ne qytetet e tyre, njihet besimtari nga jobesimtari e thone: “O besimtar, ma jep hakun tim…”
    Ju jeni duke u talle me njerez, me keto besimet e juaja qe as per logjiken e femijeve nuk jane te pranueshme... ani emri i surej thirret 'Milingona' - bubrreci... pffffffffffffff....

    Mas pari keto fjalet ne kllapa nuk ndodhen ne Kuran (ne tekstin arabisht, po fale 'ekspertave' te juaj ju i fusni)

    27:82. E kur kundër tyre do të bëhet fjala (e dënimit) realitet. Ne do t'u nxjerrim një shtazë nga toka që do t'u flasë (ose do t'i lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona.

    82. And when the Word is fulfilled against them (the unjust), we shall bring forth from the earth a Beast to speak unto them because mankind had no faith in Our Signs.

    http://www.kuran.gen.tr/?x=s_main&y=...&kid=14&sid=27

  9. #349
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Ju jeni duke u talle me njerez, me keto besimet e juaja qe as per logjiken e femijeve nuk jane te pranueshme... ani emri i surej thirret 'Milingona' - bubrreci... pffffffffffffff....

    Mas pari keto fjalet ne kllapa nuk ndodhen ne Kuran (ne tekstin arabisht, po fale 'ekspertave' te juaj ju i fusni)

    27:82. E kur kundër tyre do të bëhet fjala (e dënimit) realitet. Ne do t'u nxjerrim një shtazë nga toka që do t'u flasë (ose do t'i lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona.

    82. And when the Word is fulfilled against them (the unjust), we shall bring forth from the earth a Beast to speak unto them because mankind had no faith in Our Signs.

    http://www.kuran.gen.tr/?x=s_main&y=...&kid=14&sid=27
    Zot mos e be t'ishtojme Kur'anit dicka, ne nuk jemi skribet keto ne kllapa jane per shkak se gjuha arabe eshte gjuha me e pasur ne bote dhe per te qene me e kjarte se c'po behet fjale behen keto ne kllapa.


    “Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t`ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t`ju kumtojë gjërat që do vijnë."

    Keto ndodhi nuk mund t'i besoj kushdo, keto i besojne vetem ata qe Zoti ka dashur t'i besojne, m'vjen keq qe nuk te ka zgjedhur Zoti ty

  10. #350
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Edhe dicka ne lidhje me MILINGONEN qe po e permend, lexo me vemendje cfare shkruan revista Times ne numrin e saj te 6 shkurtit 2009:

    Hulumtimet me te reja shkencore tregojne qe ne mes milingonave ekziston menyra shume me e persosur e komunikimit sesa eshte besuar deri me tani. Nepermes mikrofoneve ne miniature dhe shume preciz qe i kane vendosur ne vendbanimet e milingonave, shkencetaret kane mundur te shenojne sinjalet e qarta te zerit te cilet kane qene ne realitet urdhera te milingones ame ndaj milingonave punetore.

    Kur degjonin sinjalet (zerat), punetoret menjehere ngritnin antenat e tyre pranuese dhe me kujdes degjonin urdherat, e pastaj leviznin ne drejtim nga u kercenohej rreziku i jashtem.



    Ne shekullin XXI e kane kuptuar kete, kurse Kur'ani para 14 shekujsh thote:

    "Deri atëherë kur arritën mbi luginën e milingonave, një milingonë tha: "O ju milingona, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur." (En - Neml, 18)


    Akoma ke nevoje te rritesh ti per t'a kuptuar Kur'anin, i cili eshte Mrekulli mbi gjitha mrekullite.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •