Kjo teme eshte konceptuar si nje sofer ku te krishteret jane te ftuar te bejne pyetje rreth besimit islam dhe besimtaret mulimane jane te ftuar te japin pergjigje.Pjesemarrje te kendshme:
Kjo teme eshte konceptuar si nje sofer ku te krishteret jane te ftuar te bejne pyetje rreth besimit islam dhe besimtaret mulimane jane te ftuar te japin pergjigje.Pjesemarrje te kendshme:
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
sigurisht qe po ILMGAP, isha duke e hapur kur ti po beje pyetjen,![]()
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Mirë i nderuar, do të sugjeroje që të na ipje disa sqarime në lidhje me temën (temat) që ke hapur, sepse pyetje përgjigje, nuk është i gjithë spjegimi, p.sh., nëse kjo temë është hapur për të bërë pyetje të Krishterët mbi gabimet e Kur'anit etj., atëherë nuk besoj që është e këndshme, sepse shumë tema të tilla kanë përfunduar në Koshin e Plehrave të Forumit, andaj besoj qëllimi i hapjes së këtyre temave është pyetje përgjigje tjera p.sh., cilat fjalë duhet përdorur kur ..., apo cfarë duhet bërë nëse ... etj.
?!
Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.
ILMGAP
Kuptohet se qellimi i ketyre sofrave nuk eshte te "gjejme gabimet" ne Kuran apo Bibel, prandaj dhe i quajtja "sofra" sepse ne shqiptaret e respektojme mikun qe kemi ne sofer por dhe miku ne sofer e respekton te zotin e sofres dhe nuk mundohet ta provokoje,
Ne kete sofer jane "zot shtepie" muslimanet dhe nqs shohin pyetje provokative mund t'i anashkalojne.
Por s'eshte e thene qe tema te jete thjesht pyetje-pergjigje por mund te pasurohet me shkrime te ndryshme sipas deshires te "zoterve te sofres"
Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 28-10-2009 më 17:28
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Matrix, te pershendes per temat qe ke hapur, është e qelluar. Unë së shpejti do te paraqitna ne sofren e tradites shqiptare ku njëkohsisht edhe do të bëjë mikpritje me zemer ata qe do të vinë në sofren tonë. Unë besoj se shumë njerez-anëtar te ketij forumi do ta mirpresin kete pasi qe disaher kam hasur ne disa tema dhe muhabete ku ishin te interesuar të mësojnë, dhe kerkonin shpjegime, kjo tash na jep mundesinë per një debat të mirë gjithsesi në sofrat e njëri tjetrit ku edhe do te jetë edhe pasqyrë e vlerave.
respekte dhe uroj suksese
toni77
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Kjo teme kaloi ne Kryeteme, bashke me sofrat e tjera.
Tani, kam une nje pyetje per besimtaret muslimane.
Sipas besimit Islam, cfare ndodh me te krishteret pas vdekjes? A jane ata te shpetuar apo te denuar? (po flas per te krishteret e devotshem, qe kane bere vepra te mire dhe qe kane ndihmuar muslimanet, jo per ata qe thone se jane te krishtere dhe kryejne mekate).
Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 30-10-2009 më 03:37
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Nuk eshte shume e lehte t'i pergjigjesh kesaj pyetje, duke pasur parasysh qe duhet shpjegim me i thelle per te arritur tek nje perfundim i sakt.
Ne Kur'an thuhet:
"Thuaj: Allahu eshte nje i vetem, Allahu eshte i plotfuqishem, nuk ka lindur ke dhe nuk eshte i lindur dhe Ai nuk ka nevoje per askend" [Suretu Ihlas]
Dhe ne e dime qe te krishteret nuk e kane te njejtin besim per Zotin, ngase mendojne se Zoti ka bir.
Ne Islam (gjithmone sipas Islamit) rreziku me i madh qe i kanoset besimit eshte pikerisht ky, t'i pershkruash Zotit dicka qe nuk e ka.
All-llahu ne Kur'an thote se cdo gje mund t'i falet robit te Tij, por jo edhe shirku (t'i pershkruash dikujt culesi sikurse te Zotit).
Se cgo te ndodh ne boten tjeter per ata qe nuk jane muslimane, sipas botkuptimit tone do ndodh ajo qe do t' ndodh me jo te krishteret sipas botkuptimit kristian.
Pjestaret e cdo besimi besojne se ata do e fitojne parajsen, perndryshe s'kish me qene edhe aq i rendesishem besimi i caktuar tek individi. Ndersa te tjeret nese do Zoti i fal, nese do nuk i fal, eshte ne vullnetin e Tij.
Pershendetje!
Nese e ke marre Matrix pergjigjen qe e ke dashur, do te doja te shtroja nje pyetje tjeter per shtjellim.
Shpesh degjoj se te krishteret e kane korruptuar Biblen. Mirepo sipas shkrimeve te teologeve te hershem te krishtere, shekulli 3-4, tekstet nga Ungjilli te cilave ata u referohen jane te njejta me ato qe ne lexojme sot. Per me teper Beselidhja e Vjeter perbehet nga libra te Judaizmit, te cilet jane te pandryshuar edhe sot e kesaj dite, e qe flasin fare qarte per pritjen e popullit hebre te Mesise. Sigurisht, shkrimet qe kemi na flasin se Jezusi i ka misheruar te gjitha ato cilesi qe i jane dhene Krishtit.
Po me intereson te di, ku i bazoni ju myslimanet idete tuaja se faktet ne bibel nuk jane te sakta?
Faleminderit!
Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!
Krijoni Kontakt