Close
Faqja 57 prej 110 FillimFillim ... 747555657585967107 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 561 deri 570 prej 1091
  1. #561
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Une kam pershtypjen se ti Marcus1 nuk po kupton dhe me vjen keq se une jam nga ata forumiste qe i le te pakta shanset per tu keqkuptuar.
    Ne kuotimin tim qe i kam bere Luanit frymor33, kam theksuar me bold ate qe ai quan dogma te kalbura te kishes.

    Nderkohe ti je ai qe shprehesh se

    Citim Postuar më parë nga Marcus1
    edhe unë besoj se dogma, jo rituali, është e saktë edhe në kishat institucionale.


    Shikoje edhe nje here me germa italike:

    Postuar më parë nga Luani33
    Semi-narist!
    A e kupton qe je fara e atyre inkujzitorve qe persekutonin ne mesjete te krishteret qe besonin ne Zotin e Tyre ndryshe nga dogmat e kalbura ty mykura me felliqesira pagane(dhe mua s'me kercet fare te ta them prap : -Se Zoti Im(Jezus Krishti) jo i joti! s'ka te beje fare me ato hedhjen e nje kryqi ne nje lume a deti ne mes te ngrices nga njerez qe se kane haberin e besimit!



    Atehere, ku e sheh ti ne kete kuote se une po sulmoj Luanin frymor33 per ate se sa serioz ne besim jane ata qe zhyten per te kapur kryqin ne uje?


    Le te jemi serioz ne ato qe themi. Midis teje edhe Luanitfrymor duket sheshit se ka nje mos-perputhje serioze!

    Mos po e mbron ate per tifozllek? Se luanifrymor e kam te qarte se nuk di te bej gje tjeter!

    Luanifrymor do ishte mire te merrte pjese ne ndonje kopsh zoologjikfrymor...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 26-12-2009 më 14:17

  2. #562
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Seminarist, duhet ta marresh shkrimin brënda kontekstit dhe jo të veçosh një apo dy fjalë.

    Megjithëse Luani ka përdorur gabim termin "dogmë" në shkrimin e tij, unë e kam kuptuar se ai e ka fjalën për ritualet pagane në kishat institucionale dhe jo për dogmat kryesore të kishave përkatëse.

    Edhe unë pajtohem me të se kishat institucionale, për sa i përket funksionimit të tyre janë të mbushura me praktika pagane. Por kur vjen puna në teori, në doktrinën në sensin teologjik, të gjitha dogmat e krishtera kanë doktrinën e saktë.

    Kjo doktrinë ama, nuk është e mjaftueshme për dikë që të prekë Krishtin. Doktrina pa Krishtin, pa Jetën, është e vdekur.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #563
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Le te jemi serioz ne ato qe themi. Midis teje edhe Luanitfrymor duket sheshit se ka nje mos-perputhje serioze!

    Mos po e mbron ate per tifozllek? Se luanifrymor e kam te qarte se nuk di te bej gje tjeter!

    Luanifrymor do ishte mire te merrte pjese ne ndonje kopsh zoologjikfrymor...
    Do ishte mirë që t'i linim fyerjet, ironirat dhe sulmet personale. Le të japim mendimin tonë për çështjet që po diskutojmë pa sulmuar personin. Ka raste që edhe unë shoh në debate të ndryshme shenja hipokrizie, shmangie etj, por nuk u vë epitet bashkëbiseduesve të mi. Thjesht u bëj të qartë se shoh shenja të tilla dhe uroj dhe shpresoj që të jenë bërë pa qëllim. Kush jam unë që të gjykoj zemrën e tjetrit, apo edhe të sulmoj (me fjalë ofenduese) tjetrin?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #564
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Megjithëse Luani ka përdorur gabim termin "dogmë" në shkrimin e tij, unë e kam kuptuar se ai e ka fjalën për ritualet pagane në kishat institucionale dhe jo për dogmat kryesore të kishave përkatëse.
    Nuk me takon mua te marr asgje ne kontekst. Ajo qe une marr eshte ajo qe shoh te shkrojtur. S'na ka lene mendja te ulemi e te kuptojme kontekstet e gjithe njerezve kunder asaj qe shkruajne. I duhet atij te shkollohet te shprehet me sakte si ne mish ashtu edhe ne fryme!

  5. #565
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Nuk me takon mua te marr asgje ne kontekst. Ajo qe une marr eshte ajo qe shoh te shkrojtur. S'na ka lene mendja te ulemi e te kuptojme kontekstet e gjithe njerezve kunder asaj qe shkruajne. I duhet atij te shkollohet te shprehet me sakte si ne mish ashtu edhe ne fryme!
    Dhe të duhet ty të jesh i durueshëm dhe më i hapur në ato që thonë të tjerët. Kështu mendoj unë, të paktën.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #566
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ti po thua se e kam une fajin per pakujdesine e luanit?!


    Kalojme tek tema se ata qe hidhen ne det per te kapur kryqin nuk e njohin besimin, keshtu qe sipas konkluzionit tuaj kjo i bie te jete praktike e kote dhe madje pagane.

    Kjo ide e mesiperme bie ndesh-kundra ideve qe ke dhen ti se:

    Citim Postuar më parë nga Marcus1
    Unë nuk them se Jezusi tha gjëra në kundërshtim me Dh.V., por ama ato që thoshte Jezusi e kishin më të lehtë t'i pranonin analfabetët dhe njerëzit e thjeshtë se sa teologët.
    Sic shprehesh ti ne kuote, ne kohe te Krishtit dhe gjate gjithe historise se Izraelit, misioni profetik, shpetimtar nuk varej nese ata qe e degjonin, qe reagonin ishin te ditur ne doktrine apo jo. Sepse sic e shohim dhe sic e pranon ti vete, ishin pikerisht ata qe sia kishin haberin nga teologjia qe e pranonin Krishtin!


    Ne akuzen tuaj se meqe ata qe hidhen per te kapur kryqin ne uje jane te paditur ne besim dhe se si rrjedhim riti eshte i kote edhe pagan, a nuk i ngjani farisejve qe mund te akuzonin me te njejten forme psh te verberin qe pohonte Krishtin se ata e dinin me mire se per cfare po flisnin, se ishin nxenes te Moisiut?

  7. #567
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Ti po thua se e kam une fajin per pakujdesine e luanit?!


    Kalojme tek tema se ata qe hidhen ne det per te kapur kryqin nuk e njohin besimin, keshtu qe sipas konkluzionit tuaj kjo i bie te jete praktike e kote dhe madje pagane.

    Kjo ide e mesiperme bie ndesh-kundra ideve qe ke dhen ti se:



    Sic shprehesh ti ne kuote, ne kohe te Krishtit dhe gjate gjithe historise se Izraelit, misioni profetik, shpetimtar nuk varej nese ata qe e degjonin, qe reagonin ishin te ditur ne doktrine apo jo. Sepse sic e shohim dhe sic e pranon ti vete, ishin pikerisht ata qe sia kishin haberin nga teologjia qe e pranonin Krishtin!


    Ne akuzen tuaj se meqe ata qe hidhen per te kapur kryqin ne uje jane te paditur ne besim dhe se si rrjedhim riti eshte i kote edhe pagan, a nuk i ngjani farisejve qe mund te akuzonin me te njejten forme psh te verberin qe pohonte Krishtin se ata e dinin me mire se per cfare po flisnin, se ishin nxenes te Moisiut?
    Falemindierit për pasën që më dhe duke bërë këtë arsyetim logjik por të gabuar. Me këtë rast po më jep mundësinë të të shpjegoj pikërisht se thënja ime nuk është kontradiktore, por ti nuk më ke kuptuar.

    Kur unë them se njerëzit e pashkolluar ishin ata që tërhiqeshin nga fjalët e Jezusit, do të thotë se ata pranonin më lehtë fjalët e Tij se vetë teologët e asaj kohe. Pra, një "jobesimtar" bëhej "besimtar" duke pranuar fjalët e Krishtit dhe Atë vetë.

    Ndërsa në rastin e kryqit që hidhet në ujë, kemi të bëjmë me njerëz që thonë se janë të krishterë, por në fakt nuk ja kanë idenë, nuk ja kanë haberin fare, në sensin e të përjetuarit me Krishtin, jo e të shkolluarit në mësime teologjike. E kupton se çfarë dua të them? Është si nata me ditën. Për më tepër në rastin e kryqit, nuk kemi një person që po shpall Krishtin dhe ata që deri tani nuk kanë besuar, u hapen sytë dhe besojnë, por kemi të bëjmë me një rit fetar, që nuk bën asgjë vetëm sa u thotë, në të vërtetë, njerëzve që nuk janë të krishterë (në zemër) se janë të krishterë.

    Nuk e di nëse jam shpjeguar qartë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #568
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Natyrisht qe dy rastet kane dallim. Por e perbashketa eshte shume thelbesore. Ne Izrael ekzistonin po ashtu njerez qe sia kishin idene e besimit, packa se ishin pjese e popullit te zgjedhur Hebre dhe se tek keta misioni i Krishtit dha frut.

    Nje i krishtere qe se njeh besimin, me nje akt besimi si kapja e kryqit ne uje mund te thellohet po aq ne besim.

    I gjithe riti i hedhjes se kryqit ne uje ka ne qender pagezimin e Krishtit dhe misionin shpetimtar te tij.

    Me kujtohet nje histori shenjti katolik qe sia mbaj mend emrin qe u be katolik nga anti qe ishte me ane te shpetimit nga nje stuhi detare duke u mbajtur ne nje kryq druri. Ai pa ne kete providencen e mesazhin e Zotit.

  9. #569
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Natyrisht qe dy rastet kane dallim. Por e perbashketa eshte shume thelbesore. Ne Izrael ekzistonin po ashtu njerez qe sia kishin idene e besimit, packa se ishin pjese e popullit te zgjedhur Hebre dhe se tek keta misioni i Krishtit dha frut.

    Nje i krishtere qe se njeh besimin, me nje akt besimi si kapja e kryqit ne uje mund te thellohet po aq ne besim.

    I gjithe riti i hedhjes se kryqit ne uje ka ne qender pagezimin e Krishtit dhe misionin shpetimtar te tij.

    Me kujtohet nje histori shenjti katolik qe sia mbaj mend emrin qe u be katolik nga anti qe ishte me ane te shpetimit nga nje stuhi detare duke u mbajtur ne nje kryq druri. Ai pa ne kete providencen e mesazhin e Zotit.
    Jo, unë nuk e besoj se me kapjen e kryqit që hidhet në ujë një i krishter mund të thellohet në besim.

    Por më thuaj me sinqerititet, cilat janë motivet e atyre që hidhen për të kapur kryqin. Si mendon ti?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #570
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pse mos e besosh?

    Ja me thuaj, ne kohe te turqve apo ne kohe te komunizmit, nje qe persekutohej sepse mbante kryqin, a nuk persekutohej per Krishtin?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •