1. Ndërsa pritej, në mënyrë të arsyeshme, që zgjedhjet e vitit 2009 të mos kontestoheshin nga humbësi, opozita vendosi të kundërtën. Vendimi i saj për mosnjohjen e legjitimitetit të rezultatit zgjedhor sfidon vendimet e të gjithë sistemit institucional e ligjor të administrimit të zgjedhjeve deri në nivelin gjyqësor, në të cilin sistem, opozita ka gëzuar dhe/ose ka ushtruar të gjitha të drejtat organizative, informative, vëzhguese, vendimmarrëse, ankimuese. Vendimi i opozitës sfidon konkluzionet e institucioneve të specializuara ndërkombëtare mbi këto zgjedhje. Ky vendim, i pasuar nga aksioni politik i bojkotit të Kuvendit dhe protestat, po sfidon në tërësi sistemin kushtetues.
2. Të bojkotosh është një e drejtë, të protestosh një e drejtë edhe më e lartë. Por ushtrimi i të dy të drejtave, aq më shumë kur me to sfidohet sistemi kushtetues kërkojnë: I) një arsye madhore; II) përdorim i mjeteve e mënyrave më të përshtatshme, proporcionale e të përshkallëzuara. Aksioni opozitar duhet t‘i shërbejë dobisë neto publike dhe jo dëmit neto publik. Dobisë publike i shërbehet kur harmonizohen mes tyre qëllimi dhe mjeti. E njëjta kërkesë vlen edhe për mazhorancën. Natyrisht, secila palë mendon dhe/ose shpall se qëndrimet dhe veprimet e veta janë në shërbim të dobisë publike dhe ai i palës tjetër është në dëm të interesit publik.
3. Qëndrimet dhe veprimet e palëve janë mpiksur tashmë në mënyrë anektodike apo "të portokalltë" te shprehja "Të hapen apo të mos hapen kutitë e zgjedhjeve". Opozita kërkon hapjen e tyre nga një komision
Artan Hoxha - Instituti për Studime Bashkëkohore (Shqip)
Krijoni Kontakt