Close
Faqja 32 prej 82 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 311 deri 320 prej 820
  1. #311
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Drejt me thene as qe me shkon mendja te afrohem tek cadrat.
    Te mbushura me fshatare te lodhur e te raskapitur qe kane ardh ne Tirone pa u lare, cadrat me thane se vijne era bageti e djerse katunari.
    Pagesa behet nga 20000 deri ne 50000 sipas distances qe kane ardhur nga Tirana.
    Shoket e Partise kujdesen qe tu mbajne lart moralin, por mesa duket atyre nuk u ngrihet me.:
    Edi Rama kur shkoi tek cadrat , mbante hunden me dore.
    ahahahahahahha,sa kam qesh ......
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  2. #312
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    duam qoftet tona, duam qoftet tona....

    qisni qoftet nga kutite!

    qisni qoftet nga kutite
    u bone kutite si kinder surprize.

    vre ti ere se mos te bi nai pjeshke.

  3. #313
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    u bone kutite si kinder surprize.

    vre ti ere se mos te bi nai pjeshke.
    mu ma qiten ne dreke nji qofte xoxe,

    po thashe dua qoften time, s'marr qoften e Erjonit, se ska me ca ta pi biren...

    PLAKO,

    po erdhe te gjejme noj pjeshke anglie, nga kto te osbe-s, po duhet ti futesh tubin e birres nga mjesi deri ne darke...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #314
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Hej se jam shkëputur pak nga politika e Tiranës?
    Për çfarë arsye nuk i hap kutitë qeverria?
    Në rast se nuk janë bërë manipulime në zgjedhje, zgjidhja është shumë e thjeshtë, lejojini njerëzit të shohin votën e tyre.
    Është akt demokratik.
    Të tjerat janë fjalë boshe
    nuk do ishte keq ashtu sic thua ti,por shteti esht shtet ka ligje,komision qndror,prokurori,gjykata dhe kushtetute,ku kjo e fundit nuk lejon qe vendimet e gjykatave te kthehen mbrapsht!!

    e pave ndeshjen e futbollit France-Irlande..??e gjithe bota e pa se terry henrey kulifikoj francen me nje gol te shenuar me dore,madje dhe vete lojtari francez pranoj faktin se ndeshja duhet ripersritet!pamvarsisht kontestimeve te federates irlandeze dhe gjithe medjave nderkombetare,FIFA la ne fuqi rezultatin qe albitrat e ndeshjes vulosen,duke kudershtuar kerkesen e Irlandes per ripersritje ndeshje!pra Fifa respektoj vendimin e albitrave dhe ligjet e saja!!

    keshtu qe dhe socialistet shqiptar duhet te pajtohen me rezultatin perfundimtar te 28 qershorit,aq me teper qe nuk kishte manipulime,dhe te kthehen ne parlament!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga BEHARI : 21-11-2009 më 19:44

  5. #315
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Berisha: Edhe sikur Enveri te ngrihet, s’hap kutitë


    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar ndaj protestës maratonë që vazhdon para godinës së Kryeministrisë.

    Nga qyteti i Krujës, ku kishte vajtur për përurimin e një rruge, kreu i qeverisë ka deklaruar: “I bëj apel Ramës të vijë në Parlament. Jam i hapur për bashkëpunim. Nuk dal kundër vendimit të gjykatës. Edhe sikur Enver Hoxha të ngrihet nuk mund të dalë mbi gjykatat”.

    Pak para se të udhëtonte drejt qytetit të Krujës, kryeministri Berisha është parë duke përshëndetur me dy gishta protestuesit nga dritarja e Kryeministrisë. /BW/

  6. #316
    Postuar më parë nga flory80
    Hej se jam shkëputur pak nga politika e Tiranës?
    Për çfarë arsye nuk i hap kutitë qeverria?
    Në rast se nuk janë bërë manipulime në zgjedhje, zgjidhja është shumë e thjeshtë, lejojini njerëzit të shohin votën e tyre.
    Është akt demokratik.
    Të tjerat janë fjalë boshe

    Nuk behet fjale qe te hapen kutite,se ato u hapen njehera...por edushka kerkon te rihapen rishtas e te gjej qimen ne vez aty,pasi qe jan firmosur e certifikuar nga komisione zonale e qendrore, deri tek gjykata e kolegjit zgjedhore,pasi qe jan marr parayshe ankesat e bera.

    perse nuk i'a kerkon presidentit,prokuroris te njejten gje ???...sala po i thote hec ne parlament,e udhehiqe ti komisionin parlamentare,qe te mund ti rishikoje e ti kontrolloje kutite e procesverbalet...por miku do sebepe si puna atij femiut te llastuar,qe vec rrin duke kerkur nje gje te re cdo dite...shkurt,don te justifikoje humbjen e vet,dhe prandaj do rri te i fus shkopinj nder rrota ketij vendi...fatkeqesi kombetare jane keta gjakprishur,bije e bija vampiresh.

  7. #317
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Berisha: Edhe sikur Enveri te ngrihet, s’hap kutitë


    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar ndaj protestës maratonë që vazhdon para godinës së Kryeministrisë.
    dhe i thote vetes demokrat ky maskarai

    pse mos berisha ka mbeshtetje te plote nga greku

  8. #318
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    Nuk behet fjale qe te hapen kutite,se ato u hapen njehera...por edushka kerkon te rihapen rishtas e te gjej qimen ne vez aty,pasi qe jan firmosur e certifikuar nga komisione zonale e qendrore, deri tek gjykata e kolegjit zgjedhore,pasi qe jan marr parayshe ankesat e bera.

    perse nuk i'a kerkon presidentit,prokuroris te njejten gje ???...sala po i thote hec ne parlament,e udhehiqe ti komisionin parlamentare,qe te mund ti rishikoje e ti kontrolloje kutite e procesverbalet...por miku do sebepe si puna atij femiut te llastuar,qe vec rrin duke kerkur nje gje te re cdo dite...shkurt,don te justifikoje humbjen e vet,dhe prandaj do rri te i fus shkopinj nder rrota ketij vendi...fatkeqesi kombetare jane keta gjakprishur,bije e bija vampiresh.
    Po pikërisht pra këtë nuk po kuptoj unë, ai kur i ka kaq të rregullta këto kuti, me firma e me vula, pse e paska zënë tmerri tja tregojë popullit?
    Le tja u tregojë, edhe ai vet shkon në punë i qetë, por dhe ata të tjerët binden se ska parregullsi?
    Kur ju interesonte këtyre dy bajlozëve (Berisha - Rama) e shkelën kushtetutën për ligjin e zgjedhjeve, dhe tani pasi e bënë lëmsh, nuk e zgjidhkan dot.
    Të dy këta duhet të dërgohen në gjykatë, si fillim për tu dënuar si shkelës të kushtetutës, dhe pastaj të meren, jo e hapim po se hapim, jo e lagu po se lagu.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  9. #319
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Edi Rama apo Haxhi Qamili i shekullit 21?

    .

    Edi Rama apo Haxhi Qamili i shekullit 21?


    Gjithnjë në periudhat më të rëndësishme për kombin tonë kanë qenë vetë Shqiptarë të blerë apo të shitur që kanë shkatërruar shpresat e mëdha të Shqiptarëve për liri dhe integrim në botën e zhvilluar.Në një kohë kur intelektualë të shquar Shqiptarë kërkonin që ta shkëputnin Shqipërinë nga perandoria Turke që po shkërrmoqej dhe ta afronin me vendet perëndimore,doli Haxhi Qamili që me protestat e tij dhe bandat e tij therrisnin “Dum Babën (Sulltanin)”.Për ironi të fatit të kombit tonë,historia po përsëritet,pasi nuk ka patur moment në historinë e Shqipërisë,që Shqiptarët ta kenë parë veten më të integruar dhe shumë pranë Europës.Anëtarësimi në NATO dhe miratimi i statusit të vendit kandidat për në BE i bën të gjithë optimist për një Shqipëri Europiane.Por,jo,nuk është aq e thjeshtë,pasi hija e Haxhi Qamilit po vërtitet nëpër zyrat e PS-së dhe ka nxjerrë në shesh birin e vet
    më të denjë,sundimtarin e ngastrës së vet politike që quhet PS dhe që kërkon të ndalojë hovin e Shqiptarëve për të shkuar drejt Europës.Në një kohë që të gjithë shohin nga perëndimi Edi Rama ka kthyer sytë nga lindja,duke studiuar cdo lëvizje të republikave Ruse,për t’i përdorur artificialisht në Shqipëri.Edi Rama nuk po bërtet “Dum Babën” këtë herë,por po ulërin “Dum pushtet patjetër” dhe në krah të tij i ka dalë mjeshtri i revoltave alla Haxhi Qamil,komandanti i përgjithshëm i protestës më të fundit,Gramoz Ruci.
    Gramoz Ruci ishte krimineli që drejtoi operacionin e vrasjes të katër qytetarëve të Shkodrës dhe njëri prej tyre ka qenë një prej liderëve të studentëve të dhjetorit,miku i gjithë studentëve Arben Broci.Ky njeri,pra Ruci, kurrë nuk u penalizua për cfarë ai bëri thjesht për faktin, sepse në atë kohë ishte shumë e thjeshte të intimidoje prokurorinë.Eshtë po i njëjti njeri që është deklaruar si komandant i përgjithshëm i organizimit të protestës së opozitës.
    “Nesër të gjithë ndryshe”, ishte kjo deklarata më e rëndësishme e kreut të PS gjatë nisjes së mitingut pa motiv të Ramës përpara Kryeministrisë.Ky karagjoz i cuditshëm po e deklaron një gjë të tillë në një kohë kur Shqipërisë i është miratuar statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe diskutimi për liberalizimin e vizave ende vazhdon dhe në realitet varet shumë edhe nga vendimi i opozitës për të ndaluar së destabilizuari situatën.Pra, të jemi ndryshe sipas Ramës, mendoj se lideri i opozitës premton se Shqipëria nuk duhet të jetë Europiane.Ky është i vetmi ndryshim që mund të kërkohet nën deklaratën “Nesër të gjithë ndryshe” dhe kjo mbështetet me idenë që kërkesa për hapjen e kutive të votimit përmes dhunës,realizon mosrespektimin e vendimit të gjykatave Shqiptare për rezultatin e zgjedhjeve.Nën këtë konteks cdo zyrtar perëndimor ka deklaruar qartë se vendimi i gjykatës
    është i pakthyeshëm.Pra në realitet Rama po kërkon sërish një 1997 dhe nuk është e rastësishme që komandant i përgjithshëm është kreu i bandave mafioze të vitit 1997,Gramoz Ruci. Edhe tani si atëherë kërkohet destabilizimi i vendit vetëm për faktin se tetë vjet në opozitë i kushton shumë Ramës dhe Rucit.Tetë vjet në opozitë janë të mjaftueshme për qeverinë që me ritmet që ka marrë te kryejë integrimin e Shqipërisë në BE.Madje Rama dhe Ruci e dinë shumë mirë se tetë vjet janë shumë të mjaftueshme edhe për zërat ndryshe në PS për të bindur mbështetësit e të majtës se kjo dyshe nuk po kërkon të udhëheqë socialistët,por t’i sundojë ata dhe me forcë po kërkojnë që të shkatërrojnë ëndrrën e Shqiptarëve thjesht për interesat e tyre personale dhe egoizmin e sëmurë dhe etjen e shfrenuar për pushtet.Edi Rama e ka të qartë se Berisha nuk ka të drejtë të urdhërojë hapjen e
    kutive.Këtë të drejtë e kanë vetëm gjykatat dhe ndaj me protestën e vet në dyert e kryeministrisë ai thjesht po bën thirrje për destabilizmin e vendit dhe shkatërrimin e shpresës që ngriti studentët në dhjetor 1990 dhe më pas gjithë Shqiptarët kundër diktaturës komuniste,pjesë e së cilës ishte edhe komandanti i përgjithshëm i Ramës.Thirrja e 19 vjetëve më parë ishte “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa” dhe kurrë Shqiptarët nuk e kanë parë Shqipërinë më pranë Europës.Tashmë Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në NATO,ka nisur dhe vazhdon bisedimet për liberalizimin e vizave dhe c’është më e rëndësishmja i është miratuar statusi i vendit kandidat për të hyrë në BE.Sipas fakteve historike,vetëm një vendi i është refuzuar anëtarësimi në BE pasi ka patur statusin e kandidatit dhe ky ka qenë Maroku pasi nuk plotësonte kushtin gjeografik.Pra, anëtarësimi është thjesht
    cështje kohe dhe mendoj se nëse Rama,ky Haxhi Qamil i shekullit 21,të mendonte seriozisht për Shqipërinë Europiane do të vepronte ndryshe dhe me qetësi,nuk do të kërkonte përmbysje me dhunë të qeverisë dhe refuzim të dhunshëm të vendimit të pushtetit gjyqësor.Nëse një gjë e tillë do të realizohej atëherë kredibiliteti i një qeverisje tjetër do të ishte shumë i dyshimtë pasi do të vinte nga një lëvizje e dhunshme,pushteti gjyqësor do të shkatërrohej e do të duhej kohë që të stabilizohej dhe vetë demokracia në Shqipëri do të ishte shumë e dëmtuar. Të gjitha këto nuk të cojnë në një Shqipëri Europiane,por më shumë duket sikur Edi Rama dhe komandanti i tij i përgjithshëm, të thirrur nga nostalgjia e vjetër,kërkojnë më shumë ta shndërrojnë Shqipërinë në një republikë Ruse në gjunjë përpara Serbëve.


    Nga Redin Hafizi


    .

  10. #320
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Nga socialiste qe kan qene dje ne proteste, mora vesh qe skan qene mbi 3-4 mij veta.

    Kshu qe ato rruget e mbushura plot me njerez paskan qene me te vertete mashtrim.
    3-4 mije kane qene naten. Mjafton te shohesh vetem autobusat ke stadiumi dinamo e te llogaritesh minumi 50 veta per autobus e te dalin 5000 mije.

    Gjithesesi videot i ke te qarta dhe live. Nuk ka nevoje njeri te mashtroje per numrin, protesta do ja arrije qellimit

Faqja 32 prej 82 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •