
Postuar më parë nga
toni77_toni
Gv, pershendetje,
Zoti ka patur mundesi por njeriu nuk ka patur mundesi të lirohet nga roberia e mëkatit. E keqja është se mëkati erdhi në boten njerëzore, por ajo jo vetem se erdhi, por mëkati vetem sa shkoj duke e renduar njeriu edhe më shumë ne këtë botë.
Ardhja e Jezusit në njeri ka mision per njeriun, per shpetimin e njeriut nga roberia e vet njerzores dhe mesazhe te tjera siç është fjala e Tij drejt per drejt njeriut.... Pra këtu (në ato qe ti pyete) nuk është në pytje dobësia e Zotit por dobësia e njeriut sepse bëhet fjalë per njeriun.
Prandaj, jo pse Zoti nuk ka mundur të bëjë diçka, por njeriu nuk ka mundur dhe nuk mundet as sot as kurr, pavarsisht se njerzit shpjegojnë edhe ndryshe. Per ata Zoti e uli veten dhe u zbrit në njeri, jo per arsye te dobësive të Zotit, por per arsye te pozicionit te njeriut dhe kjo u arrit nga dashuria qe pati Zoti per njeriun. Dobësitë ishin dhe janë në njeriun aq të mëdha sa qe njeriu është I kufizuar dhe nuk mund të lirohet vetvetiut. Edhe sot, asnjëri nga njerëzit nuk mundet ta perballoj dobësitë - arsyen njerzore, nuk mundet ti perballoj vetvetes por është Krishti Ai qe e mundi dhe Ai i perballon njeriut dhe ngadhnjen kunder mëkatit në njeri, sepse veq e ka mundur mëkatin në njeri dhe këtë pikërisht neper mes Kryqit. Kjo është edhe arsyeja e Kryqit. Ajo qe varet nga njeriu është vetem nëse ne kemi vullnetin per Jezusin, qe ti pergjigjemi ‘PO”. Vullnet ky I cili nuk arrihet edhe aq lehtë, por, realisht, shpetimi në Jezusin nuk ndodhë pa vullnetin e njeriut. Unë kur them se pa Krishtin s’ka shpetim, nuk e them prej fanatizmit apo pse jam I krishter dhe I ngarkuar me inate dhe fanatizem, besom Nexhat se jo, por pikrisht pse unë njo unin e njeriut, njo veset e njeriut, dobsitë, mëkatet, shkurt Nexhat unë jam njeri, jetoj në mes njerëzve dhe njoh njeriun, jam I bindur se as unë dhe asnjë person nuk është në gjendje ta shpetoj veten nga vevetja dhe mëkatet qe e rrethojnë ne këtë botë, por Krishti është shpetimtari I njeriut. Vetem Krishti ka mundur - mundet dhe kjo nëse ia lejojmë të vij në mbrendësinë tonë , Ai do të veproj dhe do të sheroj, dhe si perfundim do te shpetoj at person, edhe a e din se pse? Vetem se Ai është Zoti dhe vetem fuqia hyjnore mund ta nxerr njeriun nga fuqia natyrore e kesaj bote. Ajo qe kerkohet nga njeriu është vullneti I mire dhe tit hemi Zotit PO. Është krejt lehtë nëse marrim guximin dhe I besohemi Atij.
Tung GV dhe keloja mirë
Krijoni Kontakt