Close
Faqja 81 prej 110 FillimFillim ... 3171798081828391 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 801 deri 810 prej 1091
  1. #801
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    sopra, rri i qetë dhe merre një gotë raki! Ndersa kur bënë pytje dhe bisedon me shqiptar fol shqip.

    Gëzuar me konjak

    Edhe mishi (berxolla) po pjeket;

    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 20-02-2010 më 14:54
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #802
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    A pe sheh Toni se cfare injoranti dhe njeriu i pandershem eshte ky 'Medicina', ky poston foto, pastaj citon vargje nga Bibla qe i ndalon keto gjera, por ky ne te njejten kohe akuzon besimin krishter. Sdo te mund t'i kuptoni keta njerez.

    Edhe Konjakun do ta fute allahu ne xhenet, ndoshta keta do te thone se pas qejfit me hyrija shkon nje gote se allahu e bon kabull nje gote raki.

  3. #803
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga sopra Lexo Postimin
    חִכּוֹ, מַמְתַקִּים, וְכֻלּוֹ, מַחֲמַדִּים; זֶה דוֹדִי וְזֶה רֵעִי, בְּנוֹת יְרוּשָׁלִָ
    Hiko mamtakim vé khulo Mahamad im , zé dodi vé zé réi , bnot yarushalaim .

    Përkthema kete dhe me thuaj se ku gjindet ? Nese nuk je i aft, un ta perkthej dhe te shpjegoj me detajisht se per cfar behet fjal.

    Pa hë njëherë të shohim se çfarë xhevahiresh do të nxjerrësh nga goja. Me këtë varg biblik nga Kantiku i Kantikëve pretendon se është një profeci për Muhamedin? Çdo bullallëk që ju servirin arabët ju e gëlltisni me vrap?

    Kantiku i Kantikëve kapitulli 5 vargu 16:

    Në hebraisht e përkthyer fjalë për fjalë në anglisht:

    Ai vargu që ke sjellë ti së bashku me shqiptimin e ke krejtësisht fallco or çun. Taktika të njohura këto tuajat. Dhe pretendimi që keni në lidhje me vargun e keni pikërisht me atë që ke shkruar edhe me shkronjë në të madhe: 'Mahamad' dhe rëndësinë ia jepni 'im' duke pretenduar se kjo e fundit 'im' i jep të drejtën një personi të pretendojë për titullin e tij fisnik si sundimtar ose që i përket një shtrese të lartë shoqërore dhe në këtë rast flet për Perëndinë ose për mbajtësin e fronit, në rang monarku në gjuhën njerëzore.

    Për më tepër në hebraisht shkruhet 'mchmdim' dhe jo ashtu siç pretendon ti apo bashkëbesimtarët e tu. Aq më tepër përkthimi i asaj fjale. Kujt pretendoni se doni t'ia hidhni me këto përpjekje të dështuara? Kur do vini mend o njerëz të mjerë.

    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ

    I Shenjtë I Shenjtë...

  4. #804
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-02-2010
    Postime
    136
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    sopra, rri i qetë dhe merre një gotë raki! Ndersa kur bënë pytje dhe bisedon me shqiptar fol shqip.

    Gëzuar me konjak

    Edhe mishi (berxolla) po pjeket;

    Tu rrit nera toni, po un s'kam nevoj te dehem per ti ik keti realiteti.

    E sa per mishin, un do i referohem biblës :

    "Foluni bijve të Izraelit dhe u thoni: Këto janë kafshët që do të mund të hani nga tërë kafshët që janë mbi tokë.

    ...derrin, sepse është dythundrak dhe e ka këmbën të ndarë, por nuk është ripërtypës; për ju është i papastër.

    Levitiku 11, 1-2, 7
    Te befte mir.

  5. #805
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga sopra Lexo Postimin
    Tu rrit nera toni, po un s'kam nevoj te dehem per ti ik keti realiteti.

    E sa per mishin, un do i referohem biblës :

    Te befte mir.
    Po, është mirë nëse I referohesh BIbles por nuk dij nëse I referoshesh Bibles apo jo sepse lexo se çka thotë Bibla:

    17 Vërtet, Ligji u dha nëpër Moisiun, porse hiri dhe e vërteta erdhën nëpër Jezu Krishtin.
    18 Hyjin kurrë askush nuk e pa: Biri i vetëm që është Hyj, një natyre me Atin, Ai bëri të njihet.

    36 Kush beson në Birin ka jetën e pasosur, përkundrazi, ai që nuk beson në Birin nuk do ta shohë jetën: hidhërimi i Hyjit peshon mbi të.”

    Prandaj, më duke kotësi nëse ushqehesh me mish derri apo jo po qe se nuke pate Krishtin. Ti qe I “referohesh” Bibles, pse nuk mendon per këtë qe thotë Bibla; “ai që nuk beson në Birin nuk do ta shohë jetën: hidhërimi i Hyjit peshon mbi të.” Sa mirresh me perrallat pagano-arabe te shekullit te gjashtë!

    “hidhërimi i Hyjit peshon mbi të”!
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #806
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-02-2010
    Postime
    136
    Citim Postuar më parë nga Peniel Lexo Postimin
    Pa hë njëherë të shohim se çfarë xhevahiresh do të nxjerrësh nga goja. Me këtë varg biblik nga Kantiku i Kantikëve pretendon se është një profeci për Muhamedin? Çdo bullallëk që ju servirin arabët ju e gëlltisni me vrap?

    Kantiku i Kantikëve kapitulli 5 vargu 16:

    Në hebraisht e përkthyer fjalë për fjalë në anglisht:

    Ai vargu që ke sjellë ti së bashku me shqiptimin e ke krejtësisht fallco or çun. Taktika të njohura këto tuajat. Dhe pretendimi që keni në lidhje me vargun e keni pikërisht me atë që ke shkruar edhe me shkronjë në të madhe: 'Mahamad' dhe rëndësinë ia jepni 'im' duke pretenduar se kjo e fundit 'im' i jep të drejtën një personi të pretendojë për titullin e tij fisnik si sundimtar ose që i përket një shtrese të lartë shoqërore dhe në këtë rast flet për Perëndinë ose për mbajtësin e fronit, në rang monarku në gjuhën njerëzore.

    Për më tepër në hebraisht shkruhet 'mchmdim' dhe jo ashtu siç pretendon ti apo bashkëbesimtarët e tu. Aq më tepër përkthimi i asaj fjale. Kujt pretendoni se doni t'ia hidhni me këto përpjekje të dështuara? Kur do vini mend o njerëz të mjerë.

    Nën Hirin e Tij,

    ns
    Pershendetjem e mia Paniel,

    חִכּוֹ, מַמְתַקִּים, וְכֻלּוֹ, מַחֲמַדִּים; זֶה דוֹדִי וְזֶה רֵעִי, בְּנוֹת יְרוּשָׁלִָ

    Ja disa perkthime qe mund te hasim, ato e vejn vullnetin e tyre ne relief per ta fshehur emrin Mu h ammad duke e perkthyer kuptimin e saj.

    Kantiku i Kantikëve 5.16

    Goja e tij është vetë ëmbëlsia; po, ai është tërheqës në çdo pikpamje. Ky është i dashuri im, ky është miku im, o bija të Jeruzalemit. (Vërteto këtu)

    Prapashtesë "im" zakonisht shënon shumësin, por, këtu, ne jemi përballur me një shumës te ndonje madhërie, si ajo e Elohim (shumësi i Elua), ose të Adonai (shumës i adon). Ky tipar i disa gjuhëve të tilla si arabishtja, hebraishtja ose frëngjishtja,
    lejon një person që t'afirmon fisnikërinë e tij, ky është rast për Zotin apo një monark. Un qe e ushtroj deri diku gjuhën frenge, e di që "Ne të madhështisë" eshte përdorur edhe nga mbretërit e Francës.

    מחמדּ

    מַחמ

    מֻחמדּ

    Është shquar se kjo është transliterim i përsosur nga arabishtja محمد në hebraishte מחמד.
    Prapashtesa "im" si shtoic, ne lexojmë Mouhamad-im.

    Një tjetër gjë që do të jetë interesante për të marrë parasysh është fakti se kushtet "i dashuri" (Dodi) [1] (me përjashtim të Urta) dhe mik (RAI) [2], gjithashtu mund të përkthehet si xhaxhai dhe fqinjët.
    Në të vërtetë, Dodi është përkthyer nga xhaxhai 16 herë në gjithë Biblën. Dhe Rai është përkthyer në fqinjë 1o2 here, dhe vetëm dhjetë herë në mik.
    Nëse do të përkthehet si duhet nga lart: "Ky është xhaxhai im, kështu është fqinji im, bijat e Jeruzalemit! dhe bëhet një referim e qartë për pasardhësit e Ismailit.

    Tani sikur te ishte vetëm kjo, por ka edhe shume fakte tjera qe Isa a.s. përmend ardhjën e Muhamedit duke precizuar edhe vendin ! Dhe kete ju nuk e dini edhe pse e keni lexuar e ndoshta edhe rilexuar biblen, atëhere si mund ta dije nje analfabet nga arabia qe ta merrte kete detyr gjigantekse ?

    Un u trondita nga besimtaret e krishter kur than qe e verteta ka pakes peshe, kurse keto qe po ua shkruaj jan per ata njerez qe jan në kerkim të diturisë ! Ka fakte, argumente per nje popull qe mendon, qe logjikon.

  7. #807
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-02-2010
    Postime
    136
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Po, është mirë nëse I referohesh BIbles por nuk dij nëse I referoshesh Bibles apo jo sepse lexo se çka thotë Bibla:

    17 Vërtet, Ligji u dha nëpër Moisiun, porse hiri dhe e vërteta erdhën nëpër Jezu Krishtin.
    18 Hyjin kurrë askush nuk e pa: Biri i vetëm që është Hyj, një natyre me Atin, Ai bëri të njihet.

    36 Kush beson në Birin ka jetën e pasosur, përkundrazi, ai që nuk beson në Birin nuk do ta shohë jetën: hidhërimi i Hyjit peshon mbi të.”

    Prandaj, më duke kotësi nëse ushqehesh me mish derri apo jo po qe se nuke pate Krishtin. Ti qe I “referohesh” Bibles, pse nuk mendon per këtë qe thotë Bibla; “ai që nuk beson në Birin nuk do ta shohë jetën: hidhërimi i Hyjit peshon mbi të.” Sa mirresh me perrallat pagano-arabe te shekullit te gjashtë!

    “hidhërimi i Hyjit peshon mbi të”!
    Mir se kthehësh në temë, shpresoj te jesh qetësuar nga emocionet e tepërta.

    Së pari, un dua te precizoj qe i takoj fesë Islame. Të gjitha mësimët biblike që nuk pajtohën me mësimët e Gjithëkrijuesit, i shpalli te pavlefshme si psh: Trinitetin që ti beson e që vet bibla e kundërshton.

    Krishtin as ti se ke par, statujat e ndryshme dhe portretet e tia te dalura nga imagjinata e artistëve te kohes, jan deprimuese. Por eshte e drejta yte te besosh dhe te respektoj sic je.

    Un si besimtar i fesë Islame, besoj ne Krishtin, nënën e tij dhe Zotin e tij. Por jo ne "hyjninë" e tij. Sepse i kam argumentët qe ti refuzon ti degjosh.

    “hidhërimi i Hyjit peshon mbi të”!
    Po krishti eshte dashuri ? lol

  8. #808
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga sopra Lexo Postimin
    Mir se kthehësh në temë, shpresoj te jesh qetësuar nga emocionet e tepërta.

    Së pari, un dua te precizoj qe i takoj fesë Islame. Të gjitha mësimët biblike që nuk pajtohën me mësimët e Gjithëkrijuesit, i shpalli te pavlefshme si psh: Trinitetin që ti beson e që vet bibla e kundërshton.

    Krishtin as ti se ke par, statujat e ndryshme dhe portretet e tia te dalura nga imagjinata e artistëve te kohes, jan deprimuese. Por eshte e drejta yte te besosh dhe te respektoj sic je.

    Un si besimtar i fesë Islame, besoj ne Krishtin, nënën e tij dhe Zotin e tij. Por jo ne "hyjninë" e tij. Sepse i kam argumentët qe ti refuzon ti degjosh.

    Po krishti eshte dashuri ? lol
    "njerëz thjesht shtazorë – që nuk e kanë Shpirtin Shenjt"

    Aq, sa unë kam verejtur ne ty, ti kupton dhe dinë faqen e zezë e marren teper!!

    Bibla nuk lexohet sikurs ethua ti, Bibla ose besohet ose nuk besohet. Per ndryshe per tu kuptuar Bibla duhet lexuar me të njëtin Shpirtin e Hyjit qe edhe është shkruar sepse per ndryshe nuk kupton m'sa kafsha.

    Bibla thotë: "Njeriu thjesht natyror nuk i merr vesh gjërat që rrjedhin prej Shpirtit të Hyjit: ato për të janë marri dhe nuk është i aftë t’i kuptojë, sepse duhet të gjykohen në mënyrë shpirtërore" Prandaj çka din dhia se çka eshte tagjia?

    Në vazhdim Bibla na thotë:
    "Përkundrazi, njeriu shpirtëror i shqyrton të gjitha, por ai nuk mund të shqyrtohet prej askujt, sepse: ‘Kush e njohu mendimin e Zotit për ta mësuar Atë?’, por ne e kemi mendimin e Krishtit.

    E ne nuk kemi marrë shpirtin e botës, por kemi marrë Shpirtin që vjen prej Hyjit që ta dimë me ç’dhurata na ka pajisur Hyji. Këtë edhe e shpallim, jo me argumentime të mësuara nga dituria njerëzore, por me mësim të Shpirtit Shenjt, duke shtjelluar gjëra shpirtërore me terma shpirtërorë. .

    Ndersa per ata sikurse ty qe nuk e keni Shpirtin e Hyjit dhe sjellni perqarje, ja se çka thotë Bibla:
    Ju, o të dashur, kujtoni fjalët që ju paralajmëruan apostujt e Jezu Krishtit, Zotit tonë. Ata ju thoshin: »Në kohën e fundit do të ketë përqeshës që do të jetojnë sipas prirjeve të veta të ulëta«. Këta janë ata që mbjellin përçarje – njerëz thjesht shtazorë – që nuk e kanë Shpirtin Shenjt.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #809

    Interesant se sa shume mesoj nga ju, prijës të katoliçizmit.

    Bibla po deshka te besohet edhe para se te lexohet : Besove, tani lexon biblën ? Mos mor njeri mos ja fut kot ! C'jan keto budallaqe qe na thue ? A nuk eshte besimi Bindje para gjithash ? Dhe kjo bindje kultivohet duke ushtruar kerkimet drejt te vertetes !

    Ndersa per ata sikurse ty qe nuk e keni Shpirtin e Hyjit dhe sjellni perqarje, ja se çka thotë Bibla:
    Ju, o të dashur, kujtoni fjalët që ju paralajmëruan apostujt e Jezu Krishtit, Zotit tonë. Ata ju thoshin: »Në kohën e fundit do të ketë përqeshës që do të jetojnë sipas prirjeve të veta të ulëta«. Këta janë ata që mbjellin përçarje – njerëz thjesht shtazorë – që nuk e kanë Shpirtin Shenjt.
    A nuk ishe ti dhe mesia4.. qe na perqeshe duke na ofenduar ne, vetem pse mbrojtëm kauzen e Zotit 1, dhe të Vërtet ?

    Aman, mos u be kaq injorant por tregohu i drejt edhe ne gjykime ! Ti je i mirseardhur ne debate, dhe sincerisht te respektoj, por dua qe ky respekt te jet reciprok, cka per momentin eshte gje e pamundshme.

  10. #810
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin

    A mund te quhet kjo shtepia e Zotit apo shtepia e lakuriqesise pagane?
    Ti Mjekësia disaher e perseritur këtë shprehje dhe një foto me permabajtje te Kishes.

    Ti edhe sikurse të thoja mijra her se kush është “shtepia e Zotit” ti as qe e ke iden as per Zotin as per shtepinë e Zotit. Ti njeh vetem gjuhen e urrejtjes ndaj te krishterve dhe Krishtit, keqinterpretimet dhe gënjeshtrat dhe asgjë më shumë. Prandaj edhe per ata qe gënjejnë Krishti tregoj se te bijt e kujt janë.

    Bibla na thotë se ne jemi Tempulli I Hyjit, shtepia e Zotit është njeriu sepse Zoti banon në të: “Po ju a nuk e dini se jeni Tempulli i Hyjit dhe se Shpirti i Hyjit banon në ju?
    Nëse ndokush e rrënon Tempullin e Hyjit, Hyji do ta humbasë atë, sepse Tempulli i Hyjit është i shenjtë e ky Tempull jeni ju!” (1 Kor 3; 10-17)

    Ndersa, te sqaroj edhe me ato qe ke sjellur. Ajo në at foto është objekt kishtare, ku takohen te krishterët në Meshen e Shenjt, në lutje dhe adhurime ndaj Zotit.

    Në objektet kishtare, ka edhe simbole, mbishkrime, figura dhe trupore të shenjtërve qe besimtarët kujtojnë perherë ecjen dhe vepren e tyre me Krishtin si shembull jete. Thjeshtë, sikurse I kemi heronjët dhe deshmorët e Kombit, por qe këta janë deshmorët - deshmitarët e Krishtit dhe te Kishes katolike, qe ia kushtuan vetveten Zotit te cilët kujtohen perher.

    Krishterimi eshte Mbretëri e Zotit mbi tokë qe eshte e lidhur me Mbretërinë e Zotit në qiell dhe asnjëher nuk janë të ndara. "Ardhtë Mretëria e jote, si në qiell ashtu në tokë".

    Kisha katolike Adhuron dhe beson HYJIN.
    Figurat nuk adhuorohen. Hyji adhurohet në Kishen Katolike, Kisha dhe doktrinat kishtare nuk shpjegojnë as nuk mësojnë se duhet adhuruar truporet as figurat por te nderohen dhe kujtohet vepra e tyre në Zotin, per Zotin dhe njeriun.

    Puthjet dhe nderimet ndaj figurave në Kishen katolike nuk janë adhurim por keqinterpretim dhe keqkuptim. Psh; edhe unë edhe ti e puthim nënen tone apo te afermin tone, por, nuk jemi duke I adhuruar por shprehje e dashurisë, ajo ndodhë nga dashuria dhe respekti qe kena per ta. Gjithçka tjeter eshte shpifje dhe propagandë djallzore.

    Ndersa sa I perketë asajë se pse ata nuk kan kravata apo pse jane te zhveshur:

    Ne besojmë se Mbretëria e Hyjit është sikurse na thotë Krishti:
    Sepse, në ringjallje as meshkujt s’marrin gra as femrat burra, por janë porsi engjëjt e Hyjit në qiell.” (Mt 22; 24-32)

    E per dallim nga ju qe besoni se ne boten tjeter do të ketë seks - marëdhenje seksuale.
    Njeriu ne boten tjeter as nuk vishet as nuk dishet dhe as qe ka rroba. Ju keni koncept te gabuar dhe koncepti kuranor është gabim. Është pothuajse e pamundur të hasësh me vargjet kuranore që përshkruajnë parajsën dhe të mos kuptosh që parajsa është një vend i përmbushjeve fizike dhe sensuale ndër gjërat kryesore që përmenden si shpërblim për devotshmërinë e besimtarëve janë virgjëreshat, me sy të bukur, uji, vera, frutat e çdo lloji etj

    Unë habitna se si kan mulsimanët fytyrë të kritikojnë kurvërinë dhe flligshtinë sepse kurvëria dhe flligshtia më e madhe eshte e pershkruar në Kuran per parajsen islme:

    Su 55;
    70. Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).
    74. Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.
    76. Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.

    Su 37:48
    48. E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të pëulur

    Su 55:56,58.
    56. Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.
    58. Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqrremta në të bardhë.

    Su 78; 33
    Këto vasha do të jenë të një moshe (të reja)

    (Buhariu 4:54: 476; 6:60:402 dhe Al Tirmidhi 2562). Transmetohet nga Al – Tirmidhiu, e më vonë edhe nga Ibn Kathiri në komentimin kuranor të sures 55:72 “që;
    profeti Muhamed është dëgjuar duke thënë se shpërblimi më i vogël për banorët e xhehenetit do të jetë një vendbanim me 80 000 shërbëtorë dhe 72 gra, mbi të cilin gjendet një kube e dekoruar me xhevahirë, diamantë e rubinë, e gjerë sa distanca nga Al-Xhabia deri në Sana ” .

    Etjera e të tjera qe vetem kurveri dhe “shtepi kurverie (e nates)” qe pershkruhen ne shkrimet islame!

    Vertetë në shkrimet kuranore përshkruan kopshte si vende të kënaqësive sensuale, miepor, ajo qe duhet të pyesim është se si disa nga këto kënaqësi mohohen për myslimanët përderisa janë në tokë. Në tokë pra, meshkujt myslimanë janë të kufizuar sa i përket numrit të grave që mund t’i kenë në të njëjtën kohë, është kufizuar në katër (4) numri i grave qe mund ti martoj një musliman sipas Kuranit. Per dallim se në Parajs Kurani nuk permbahet ligjit te vet sepse premton një furnizim të pakufizuar të virgjëreshave që presin për ta në jastëkë kadifeje në tenda të mbrojtura.

    Prandaj është mire dhe e udhës të shqyrtojsh mire njëher se ku e ke mbeshtetur besimin tend para qe të gjykojsh ti krishterimin dhe besimin e tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 20-02-2010 më 20:27
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 81 prej 110 FillimFillim ... 3171798081828391 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •