Close
Faqja 31 prej 110 FillimFillim ... 2129303132334181 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 1091
  1. #301
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Gv, pershendetje,
    Zoti ka patur mundesi por njeriu nuk ka patur mundesi të lirohet nga roberia e mëkatit. E keqja është se mëkati erdhi në boten njerëzore, por ajo jo vetem se erdhi, por mëkati vetem sa shkoj duke e renduar njeriu edhe më shumë ne këtë botë.

    Ardhja e Jezusit në njeri ka mision per njeriun, per shpetimin e njeriut nga roberia e vet njerzores dhe mesazhe te tjera siç është fjala e Tij drejt per drejt njeriut.... Pra këtu (në ato qe ti pyete) nuk është në pytje dobësia e Zotit por dobësia e njeriut sepse bëhet fjalë per njeriun.

    Prandaj, jo pse Zoti nuk ka mundur të bëjë diçka, por njeriu nuk ka mundur dhe nuk mundet as sot as kurr, pavarsisht se njerzit shpjegojnë edhe ndryshe. Per ata Zoti e uli veten dhe u zbrit në njeri, jo per arsye te dobësive të Zotit, por per arsye te pozicionit te njeriut dhe kjo u arrit nga dashuria qe pati Zoti per njeriun. Dobësitë ishin dhe janë në njeriun aq të mëdha sa qe njeriu është I kufizuar dhe nuk mund të lirohet vetvetiut. Edhe sot, asnjëri nga njerëzit nuk mundet ta perballoj dobësitë - arsyen njerzore, nuk mundet ti perballoj vetvetes por është Krishti Ai qe e mundi dhe Ai i perballon njeriut dhe ngadhnjen kunder mëkatit në njeri, sepse veq e ka mundur mëkatin në njeri dhe këtë pikërisht neper mes Kryqit. Kjo është edhe arsyeja e Kryqit. Ajo qe varet nga njeriu është vetem nëse ne kemi vullnetin per Jezusin, qe ti pergjigjemi ‘PO”. Vullnet ky I cili nuk arrihet edhe aq lehtë, por, realisht, shpetimi në Jezusin nuk ndodhë pa vullnetin e njeriut. Unë kur them se pa Krishtin s’ka shpetim, nuk e them prej fanatizmit apo pse jam I krishter dhe I ngarkuar me inate dhe fanatizem, besom Nexhat se jo, por pikrisht pse unë njo unin e njeriut, njo veset e njeriut, dobsitë, mëkatet, shkurt Nexhat unë jam njeri, jetoj në mes njerëzve dhe njoh njeriun, jam I bindur se as unë dhe asnjë person nuk është në gjendje ta shpetoj veten nga vevetja dhe mëkatet qe e rrethojnë ne këtë botë, por Krishti është shpetimtari I njeriut. Vetem Krishti ka mundur - mundet dhe kjo nëse ia lejojmë të vij në mbrendësinë tonë , Ai do të veproj dhe do të sheroj, dhe si perfundim do te shpetoj at person, edhe a e din se pse? Vetem se Ai është Zoti dhe vetem fuqia hyjnore mund ta nxerr njeriun nga fuqia natyrore e kesaj bote. Ajo qe kerkohet nga njeriu është vullneti I mire dhe tit hemi Zotit PO. Është krejt lehtë nëse marrim guximin dhe I besohemi Atij.

    Tung GV dhe keloja mirë
    Askush nuk tha se ti jeton ose beson me fanatizem! Te pakten kete nuk e thash une. Secili fene ose Perendine e percepton sipas botekuptimit te tij.
    Per botekuptimin tend Jezusi eshte Bir i Perendise, per botekuptimin tim Jezusi ishte vetem nje profet ne mesin e listes se gjate te profeteve para tij dhe pas tij.
    Ti, jam i bindur qe ke shpjegime per te sqaruar poziten tende, pse beson se Jezusi eshte Bir i Perendine, une kam shpjegimet e mija me te cilen mund te sqaroj poziten time pse besoj se Jezusi ka qene vetem profet.
    Kush ka te drejte ti ose une, kjo eshte teme tjeter dhe pergjigje definitive ne kete bote nuk do te marri kurre, sepse kush e di cfar faktesh te me sjellish ose cfar faktesh te te sjell une ty, as ti nuk leshon pe nga qendrimet e tua dhe as une nuk leshoj pe nga qendrimet e mija.
    Per ty Jezusi do te mbesi Zot deri ne vdekje, per mua do te mbesi profet deri ne vdekjen time, ne botekuptimin tim Jezusi kurre nuk do te behet Perendi.

    Si do qe te jete Toni, une ju parashtrova edhe nje pyetje tjeter per te cilen nuk kam marre pergjigje, e kam fjalen jo ty personalish por komunitetit kristijan.
    Ajo qe une dua te dij eshte sipas fese suaj, dmth sipas besimit tuaj pse vdesin njerezit?!!

    A ka mundesi te me sqarojsh kete ceshtje ose, ti ose dikush tjeter?!!!


    Me Respket
    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  2. #302
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Askush nuk tha se ti jeton ose beson me fanatizem! Te pakten kete nuk e thash une. Secili fene ose Perendine e percepton sipas botekuptimit te tij.
    Ajo qe une dua te dij eshte sipas fese suaj, dmth sipas besimit tuaj pse vdesin njerezit?!!

    A ka mundesi te me sqarojsh kete ceshtje ose, ti ose dikush tjeter?!!!


    Me Respket
    GV_USA
    Për shkak të mëkatit! Që në momentin që u fut mëkati në botë, njeriu u bë i vdekshëm.

    Ti tani me radhën tënde do pyesësh. Përse vdiq Jezusi, përderisa Ai nuk mëkatoi?

    Unë do të të përgjigjem, sepse Ai mori të gjithë mëkatin e botës mbi veten e Tij.

    E parashikova mirë pyetjen tënde të ardhshme?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #303
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Për shkak të mëkatit! Që në momentin që u fut mëkati në botë, njeriu u bë i vdekshëm.

    Ti tani me radhën tënde do pyesësh. Përse vdiq Jezusi, përderisa Ai nuk mëkatoi?

    Unë do të të përgjigjem, sepse Ai mori të gjithë mëkatin e botës mbi veten e Tij.

    E parashikova mirë pyetjen tënde të ardhshme?
    Gabim Markus, gabim , nuk ke parashikuar pyetjen time te ardheshme.
    Tani do tju pyes pse njerezit vdesin akoma perderisa Jezu Krishti me vdekjen e Tij i lau mekatet e njerezve?!!!
    Pse vdesim akoma Markus ?!!! Pse?!!

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  4. #304
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin

    Si do qe te jete Toni, une ju parashtrova edhe nje pyetje tjeter per te cilen nuk kam marre pergjigje, e kam fjalen jo ty personalish por komunitetit kristijan.
    Ajo qe une dua te dij eshte sipas fese suaj, dmth sipas besimit tuaj pse vdesin njerezit?!!

    A ka mundesi te me sqarojsh kete ceshtje ose, ti ose dikush tjeter?!!!


    Me Respket
    GV_USA
    GV, pershendetje dhe respekte,
    Kjo pytje e jotja paraqet edhe thelbein, rendesinë e besimit, pra thjeshtë kjo qe ke pyetur ti është gjëja më e rendesishme në jeten dhe besimin e njeriut. Nuk mendoj se mund të pergjigjna ashtu sikurse kerkohet per arsye se kjo është një temë e gjërë dhe shumë e rendesishme, nuk mund te permblidhet me një shkrim timin, por gjithsesi dua te postoj diçka ku perafersisht mund të jetë një pergjigje e shkurtë.

    Nëse flas thjeshtë me ni rresht them; Sepse e meritojmë vdekjen dhe sikurse mos të ishte vdekja, ah more Nexhat çka kishim ditur të bëjmë!!!!


    Dua të postoj disa rreshta të shkëputur nga një liber ku janë të pershkruara arsyet e vdekjes së njeriut.
    Autori i librit është një i krishter - katolik, quhet Dedë Abazi, ndersa libri; "Si na është zbuluar Zoti"!


    *********
    6. Zoti e provon njeriun!
    Në simbolikën e krijimit të Zotit, vendi qëndërorë i takoi njeriut dhe të qenurit e tijë.

    Zoti krijoi njeriun, pra, e krijoj mashkull dhe femër, Adami dhe Eva.
    Njeriu ishte i lumtur, Hyji e kishte pajisur me një dhuratë të pashoq, me hirin shenjtërues. Njeriu që në fillim ishte në vullnet të lirë, njeriut që nga fillimi ju tregua rruga, “e jotja është gjithqka…”, por edhe: “këtu mos…...”, por njeriu që nga fillimi u tregua i pa besë ndaj Zotit, lakmiqar, i ligë në qendresë nën urdhërin e Zotit dhe si pasojë, ai që nga krijimi humbi hirin e Zotit. Ai as që e muar me mend se është në provë dhe se syri i Zotit e shiqon çdo herë.

    Adamai dhe Eva, edhe pse jetonin në miqësi me Hyjin në kopshtin e Paraisit të tokës, ata aty zgjodhën mëkatin. Dobësia më e madhe e njeriut ishte kur u nxitë në mëkat nga lakmia atëherë kur i kishte të gjitha!

    Sipas Bibles, Hyji atyre ju tha: “Ha bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit; por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri" (Zanafilla 2 v 16-17).

    Njeriu në fillim dështoi, dhe kështu solli mbi vete dënimin e vdekjes. Adami dhe Eva u tunduan nga propozimi i gjarpërit - djallit, rrjedhimet e kësaj padëgjese qenë të mëdha.

    Ne, të gjithë njerëzit, humbëm hirin shenjtërues, miqësinë me Zotin, u dëbuan nga kopshti i Parajsës të tokës, dhe njeriut, si pasojë të këti veprimi, Hyji i vendosi; vuajtje, gjamë dhe ndjerës, dhe pas mjerimeve në këtë jetë, një ditë edhe vdekja porsi përmbyllje e një jete të jetuar.

    Fjala e fundit nuk është vdekja, por është Ringjallja, na mëson vet Jezu Krishti me dëshminë e jetës së vet.


    7. Zoti dënoi njeriun, mëkati dhe vdekja!
    Zoti na ka zbuluar se mëkati është mosbesim i fjalës së Tij, dhe mosbindje ndaj dëshirës së Tij. Efektet e mëkatit janë universale. Ndërsa vdekja është ndëshkimi për mëkatin. “Shpirti që mëkaton ka për të vdekur” (Ezekiel 18; 4).

    Njeriu i prirë nga lakmia zgjodhi mëkatin, sië u tha edhe më parë, me këtë fitoi vuajtje dhe mundime të ndryshme. Njeriu duke lakmuar që ti hapen sytë dhe të bëhet i ngjajshëm me Zotin, atëherë iu hapën sytë dhe e pau lakuriqësinë e vet, e pa turpin dhe u turpërua para Zotit: “ata qepën gjethe fiku dhe bënë breza për t`u mbuluar”. Kjo pra është ajo që sjelli mëkati; lakuriqësinë e njeriut.

    Fakti pra, që kemi përpara na tregon se, Krijuesi jo vetëm që e krijoi njeriun të lirë, por i dha atij edhe njohuri të plotë (përmes urdhëresës) në mënyrë që njeriu të provonte të qenit e tij i lirë.

    Këtë fakt duhet ta mbajmë paramendësh porsi themelorë dhe të rendësishëm. Aktualizimi i këtij fati duhet të jetë gjithmonë i vlefshëm dhe aktual në ëdo moment të jetës sonë.

    Njeriu vendosi të hajë nga pema e ndaluar, pa menduar për pasojat. Ky fakt bëri që Njeriu të binte nën denim. Para tij tani humbi njëherë e pergjithmonë jeta me Zotin duke i lënë vendin vdekjes. Pra, ai u nda perjetë me Perendinë, duke u mbyllur në skllavëri të mëkatit.

    Përzgjedhja e tij e lirë solli skllaverinë dhe vdekjen.
    Mund ta pyesim pandërpre vetvetën se: a e meritonte njeriu këtë fund?
    Për mendimin tim, me plot gojë them se, po, e meritonte.
    Afirmimi i kësaj përgjegjeje është se, liri nuk do të thotë, të bëjshë at që duam dhe atë që mundesh, por liri do të thotë: të bëshë atë që duhet të bëshë mirë, me përgjegjësi të plotë dhe me vyrtyt të shëndoshë.
    Shën Pali lidhur me këtë thotë: “Jam i lirë për gjithëka, por jo ëdo liri më bën mirë".

    Njeriut që atëher pra ju shqiptua denimi; “Unë do të shumëzoj në masë të madhe vuajtjet e tua”!

    Pastaj si pasojë e mosdëgjesës ndaj Zotit, njeriu mori edhe këtë denim; “hëngre nga pema për të cilën të kisha urdhëruar duke thënë: “Mos ha prej saj”,toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd, prej saj me mund do ta nxjerrësh kafshatën e gojës për ëdo ditë të jetës sate deri sa të rikthehesh në dhe prej të cilit qe nxjerrë, sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh”. (Zan 3;17-19).

    Pra, paga e denimit është vdekja, njeriu u bë i vdekshëm. Gjithsesi duhet të kujtojmë dhe është i thjeshtë ky pohim se: MËKATI SJELL VDEKJEN.

    Prandaj, është e një rëndësie parësore të zbulojmë se ëfarë është mëkati, nëse duam të gjejmë një mënyrë për të shpëtuar nga vdekja e përjetshme."Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë". (Romakëve 2 v 23). Adami dhe Eva ia kaluan këtë tendencë fatale të gjithë pasardhësve të tyre. Si rrjedhoj te njeriu, formon natyrën njerëzore, ose atë që Bibla e quan mish dhe gjak, ose mendje trupore e njeriut. Hyji na ka zbuluar përmes Shkrimit Shenjtë se natyra njerzore sjellë shumë pasoja; "Dhe veprat e mishit janë zbuluar dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja, idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përëarjet, tarafet, smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto" (Galatasve 5 v 19-21).

    Kështu, pra, nga Adami dhe Eva të cilët përmbledhen në fjalën njeri erdhi mëkati në botën njerzore. Sikurse një burim i ujit që po të helmohet aty ku buron, do të helmohet në tërësi. Apo, pasi që ata ishin "rrënja", ne sot (dmth. mbarë njerezimi) jemi "degët", dhe natyrisht që edhe "degët" do te kenë të njëtën natyrë me "rrënjët". Pra, ne, duke qenë pasardhës të tyre, sepse prej njeriut vjen njeriu, natyrisht që do të jemi të njëjtë në të gjitha parametrat të qenies “Njeri”.

    Tani pasi kemi njohur se kush është njeriu si dhe në ëfare pozite ai ndodhet, e kemi më lehtë për të kuptuar drejt, se çdo njeri, që nga mosha e foshnjës e sapo lindur është “mëkatare”!

    Meqë se mora si shembull "burimin e ujit" - Adam, e cila më pas bëhet "Pema" njerzore, do ta përdor përsëri këtë shembull në mënyrë që të bëj sa më të qartë dhe të tregoj se, cila është pozita e një foshnje në lidhje me mëkatin. Natyrisht që frutet e "pemës" në çdo degë që ti keputësh përmbajnë të njëjten natyrë.

    Nëse "Pema" ka natyrë të egër, keshtu do të jenë edhe të gjitha frutat e saj. Pra ky fakt na tregon se, nëse "pema" Njeri (Adam) ka natyrë të rënë nën denim të mëkatit, të njëjten natyrë do të kenë të gjitha frutat e saja. Natyra jonë nuk kushtëzohet nga mosha, qoftë ajo foshnjore apo madhore. Natyra jonë vjen nga trashigimija dhe prejardhja nga ku dhe kemi rjedhur. Ëdo njeri që vjen në botë, ka në thelb të tij të njëjten natyrë me Njeriun Adam; (Pemë e egër dhe duhet shortuar).

    Kështu, pra, sipas shkrimeve Adami dhe Eva, shpejt i sprovuan vuajtjet, rrjedhimin e mëkatit. Ata me sy të vet arriten të shohin vdekjen, ata me sy të vet e panë djalin e vet Kainin se e vrau vëllaun e vet Abelin e drejt. Mëkati pra shtyri vëllaun të vret të vëllain! Menjëher filloj vdekja dhe me dhunë të lagët toka me gjak, i shtyrë nga smira dhe urrejtja.

    8. Zoti na fton në besim!
    Sië tham më parë, pra, mëkati është mosbesim i fjalës së Zotit, dhe mosbindje ndaj dëshirës së Tij. Efektet e tij janë universale. Ndërsa vdekja është ndëshkimi për mëkatin. Mirë, por, Zoti për nga mëshira e Tij na fton në pendim dhe besim. Shkrimi Shenjtë thotë se Njeriu mund të fitojë faljen e mëkateve, duke besuar Fjalën e Zotit dhe duke ju bindur dëshirës së Tij. Falja e mëkateve ëhtë filli i jetës së perjetëshme. Jeta e përjetëshme është dhuratë e Zotit nepër Krishtin dhe do t'u jepet fëmijëve të Tij besnikë - atyre që i besojnë.

    "Duke qënë se mendimet e mia nuk janë mendimet tuaja, dhe as rrugët tuaja nuk janë rrugët e mia, thotë Zoti. Ashtu si qiejtë janë më të lartë se toka, kështu rrugët e mia janë më të larta se rrugët tuaja dhe mendimet e mia janë më të larta se mendimet tuaja" (Isaia 55; 8-9).

    Është e qartë jo vetëm pse njeriu vdes, por dhe pse ai duhet të vdesë. Zoti është i drejtë dhe drejtësia e tij nuk mund t'i lejojë mëkatarët të jetojnë përgjithmonë. Dy nga shumë tiparet e tij janë; mëshira e Tij dhe falja e mëkateve....*********



    respekte
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 05-11-2009 më 09:15
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #305
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Gabim Markus, gabim , nuk ke parashikuar pyetjen time te ardheshme.
    Tani do tju pyes pse njerezit vdesin akoma perderisa Jezu Krishti me vdekjen e Tij i lau mekatet e njerezve?!!!
    Pse vdesim akoma Markus ?!!! Pse?!!

    GV_USA
    Ne nuk vdesim jo! Vdes trupi ynë i korruptuar, por ne do marrim një trup të ri frymor dhe do jetojmë gjithmonë në praninë e Tij. Krishti tha: Unë jam Ringjallja dhe nëse vdisni, ju do jetoni. Ai gjithashtu na mësoi që të mos kemi frikë nga ata që mund të na marrin jetën, pasi ata nuk kanë pushtet t'i bëjnë asgjë shpirtit tonë.

    Kështu pra, vdekja jonë, nuk është fundi për ne, por fillimi i një jetë të përjetshme me Krishtin.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #306
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Tani seriozisht pse ju myslimanet mundoheni te tregoni "lartesine" e fese tuaj duke sulmuar fete e tjera sidomos ate krishtere, duke qene feja me e madhe konkurente per ju, edhe jo duke "mbrojtur" , e ve ne thonjza se spo gjej nje fjale te sakte, fene tuaj ne pyetjet e drejtuara ndaj ju ne sofren myslimane. Kjo me te vertete tregon dobesite edhe mangesite tuaja si besimtare edhe jo "lartesine" e fese tuaj.

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  7. #307
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Ne nuk vdesim jo! Vdes trupi ynë i korruptuar, por ne do marrim një trup të ri frymor dhe do jetojmë gjithmonë në praninë e Tij. Krishti tha: Unë jam Ringjallja dhe nëse vdisni, ju do jetoni. Ai gjithashtu na mësoi që të mos kemi frikë nga ata që mund të na marrin jetën, pasi ata nuk kanë pushtet t'i bëjnë asgjë shpirtit tonë.

    Kështu pra, vdekja jonë, nuk është fundi për ne, por fillimi i një jetë të përjetshme me Krishtin.
    Si nuk vdesim ?!!! Ca ftet ore cun ca flet!!! E di ti ce cfar dmth vdekja ose jo?!!
    Nuk vdes dikush qe nuk ka lind, e ato qe kane lind, te gjithe vdesin, perfshi ketu EDHE UNIVERSIN!!!

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  8. #308
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Si nuk vdesim ?!!! Ca ftet ore cun ca flet!!! E di ti ce cfar dmth vdekja ose jo?!!
    Nuk vdes dikush qe nuk ka lind, e ato qe kane lind, te gjithe vdesin, perfshi ketu EDHE UNIVERSIN!!!

    GV_USA
    Po, universi vdes e gjithçka e rënë vdes, kështu që edhe trupi ynë vdes. Por për ne nuk ka shumë rëndësi kjo, pasi Zoti na ka pregatitur një trup të ri frymor dhe me atë do jetojmë përjetësisht.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #309
    i/e regjistruar Maska e tulipanonero
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Postime
    226
    Ti tani me radhën tënde do pyesësh. Përse vdiq Jezusi, përderisa Ai nuk mëkatoi?

    Unë do të të përgjigjem, sepse Ai mori të gjithë mëkatin e botës mbi veten e Tij.
    Me falni se po nderhy por kisha nje pyetje pasi lexova kete fjali?

    Shihet e drejte qe Isai a.s i te marri mekatin e botes mbi veten,pra qe per mekatet e njerezimit te denohet i pafajshmi?

    Quhet kjo drejtesi,sipas teje?
    Ndryshuar për herë të fundit nga tulipanonero : 06-11-2009 më 09:01

  10. #310
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Po, universi vdes e gjithçka e rënë vdes, kështu që edhe trupi ynë vdes. Por për ne nuk ka shumë rëndësi kjo, pasi Zoti na ka pregatitur një trup të ri frymor dhe me atë do jetojmë përjetësisht.
    Zoti kishte ose ka mundesi qe te pregadisi per ne kete trupin frymor pa mos perjetuar vdekjen ashtu?!! Pse ne si njerez akoma perjetojme vdekjnen , nqs se Jezu Krishti me vdekjen e tij i ka la mekatet tona ?!!
    Pse Markus
    WE WILL NOT GO DOWN!

Faqja 31 prej 110 FillimFillim ... 2129303132334181 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •