Close
Faqja 29 prej 110 FillimFillim ... 1927282930313979 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 1091
  1. #281
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Toni77,

    Në kët sofër të shijon primend gota e rakisë me nji fije djath e me nji kokërr qep. Dhe a e dini pse? Sepse prej jush marr primend Krisht. Knaqem tuj ju lexue. Të tjerat ta po ja u them në privat, kur të gjej ifije kohë se jam shumë i zanum.

    Paqja e Krishtit kjoftë me jue!
    Gjithaty ku nuk ke lexuar Krisht, te lutna ma thuaj publikisht, bile unë ashtu kam deshirë sepse Krishti është publik.

    Ndersa sa i perketë sofres, jam ka sjellna nganjiher dhe po e marr nga një gotë nga po sillna, por jam disi i pa thyeshem markus1. Them keshtu burr i dheut pasi qe ne Zvicerr ina dhe e festoja festen me miq dhe në traditeb tonë, meze dhe raki dhe muhabet shqiptarësh të vendit ku unë jam i lindur dhe i rritur. E tash jam në Prishtinë.
    Vitin e parë pas lufte, ne Prishtinë, kur u tuabuam rreth sofrave, sikurse e kena traditë të themi uraten dhe të lavdojmë Krishtin, disa katolik per hater te muslimanëve qe ishin aty, per hirë të respektit ata prituan të bashkangjiten në uratë dhe lavde Krishtit, më kritikuan kinse nuk duhet sonte. Nderhyna unë dhe u thash;
    "mir se jeni ardhur dhe u falemnderoj shumë, mirpor një mos e harroni, jam malsor i Malsisë së Gjakoves, turk dhe shkja me ka sulmuar, por asnjëher nuk e leviza këtë traditë, prandaj, as keta vëllezer shqiptar qe kan ardhur sonte, nuk besoj se deshirojnë të mohoj unë sonte atë qe e kam me shekuj".
    Prandaj, mendoj se ne duhet ti respektojmë te tjerët, në veqanti shqiptarët te cilet jemi të pa ndarë dhe gjymtyrë e perbashket e Kombit, ti nderojmë, por nuk u bëjmë nder as respekt nëse ata thonë se Krishti dhe Bibla është gënjeshter e njerzve dhe ne tua rrehim krahin. Unë nuk ia lejoj vetit at lluks marcus1. As per ty as per askënd. Më shumë se vetveten (tonin) nuk e dua askë, por unë vetvetit (tonit) i kam thënë STOP se ti je asgjë dhe Krishti gjithçka - ZOT, ti je i vdekur dhe Krishti është i gjallë dhe Ai e jo ti. Ai është ghitghçka. Nëse dikush më mohon para syve të mi mua këtë VERTETË dhe nuk ka turp, atëher as sofer as komb as kurgja nuk më bashkon me të.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 04-11-2009 më 08:38
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #282
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Toni, je burrë e shkuem burri, e nuk ta mohon kush nji kyt gja. Jam dakort pothujse me gjithçka ke thanë e bashkohem me ty. Nji gja vetem due me theksue.

    Nuk asht se u rrahim krahin as unë e as Dielli, atyne qi dalin në kundërshtim me besimin tonë. E kena deklarue haptas besimin tonë e nuk po kena frigë njeri. As nuk po bajm kurrfarë kompromisi. Unë e di, ti ke frigë se po bahet ndonji kompromis për hir të tolerancës fetare, por në gjanat e Krishtit nuk bahet kompromis e nuk mendoj se ndonjani prej nesh të ket ba ndonji kompromis. Por asht tjetër gja kompromisi e tjetër gja me nderue ate qi t'ka shkel pragun e deres. E mund ta them se tjetri mund të nderohet pa ba kurrfarë kompromisi. Si? Tuj i thanë të Vërtetën. Do thuesh ti, vjen miku musliman në sofër tande e pa pik turpi fillon e të shan fenë e Krishtin. I dashtun vlla, ani he burr i dheut se vjen tjetri e bahet zot n'shpin tande. Ai koritet e jo ti. Por niveli jonë qëndron lart vetëm nga mënyra si do reagojmë na.

    Ka dy mënyra reagimi. Reagimi i parë asht kur fillon tjetri me t'sha fen, me fillue edhe ti me ja sha. Reagimi i dyt asht kur fillon tjetri me t'sha fenë me fillue e me i thanë se asht gabim e se nuk e ka kyt t'drejt me e sha.

    Ky asht i vetmi ndryshim me ty i dashtun vlla. Nu ka çka m'duhet mue se çka ka ba Muhamedi me vashat e me gratë e huja. E nuk ka çka m'duhet mue se ku i kanë ata gabimet e tyne. Mjafton për mue mos me ba kompromis e me ju dhanë Krishtin unë atyne. Në rasë se ata e pranojnë, mirë, në rasë se jo, prap mirë. Por si zot shpie, m'duhet me e rrespektue ate qi m'ka shkel pragun e derës qi kur të dalin prej shpie mos me thanë lart e poshtë se filani nuk m'priti e nuk m'qiti por rrinte tuj më sha fenë e tuj më ofendue besimin.

    Shpresoj të m'kesh kuptue vlla.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #283
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    I dashur vella Toni,

    As po e diskuton njeri dashurine mes nesh . Njihemi aq edhe per fytyre saqe te lexojme edhe neper rreshta e te mirekuptohemi. E pastaj e kemi Krishtin ne mesin tone.

    Krejt ne rregull cka po shkruan. Por te mos harrojme se secilit i jane dhuruar talente te ndryshme, e per rrjedhoje ti e une jemi te ndryshem. E jetojme dhe e shpallim Krishtin ne menyra qe jane te ndryshme, sipas talenteve dhe thirrjes qe kemi, por kjo nuk nenkupton se jetojme nje Krisht tjeter, apo se e mohojme te Verteten.

    Ti je thirrur te jetosh ne te tjera kushte, e une ne te tjera kushte. Mua me forcon ne fe cdo vella apo moter qe e deshmon Hyjin me jete e vepra, e jo vec me fjale. Vete Krishti e ka thene se shume thone 'o Zot, o Zot', por pak e bejne vullnetin e Atit.

    Le t'i leme tash vend vellezerve e motrave myslimane ne sofer. Urdheroni, ka cka t'ju doje e bardha zemer .

    Te fala ne Krishtin!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  4. #284
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Nje pyetje tjeter per miqte e mij te krishter .

    Sipas besimit tuaj, Jezusi (Zot - Perendi - I Gjithfuqishem etj etj ) qe njekohesisht eshte krijuesi i Universit, krijuesi i cdo gjeje qe shikojme, ndjejme dhe perceptojme duheshte me patjeter te vritet per mekatet tona.
    Ajo qe me intereson mua, duke pasur parasysh gjith kete fuqi jashnjerezore qe ka Jezusi si Zot, krijues i universit, a kishte mundesi tjeter Ai ne repertoarin e fuqive te tija qe ti cliroj njerezit nga mekatet pervec vdekjes se tij ne kryq?!!

    Me Respekt
    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  5. #285
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Kjo teme eshte konceptuar si nje sofer ku te krishteret mirepresin miqte muslimane te cilet mund te bejne pyetje per besimin e krishter dhe te krishteret te pergjigjen. Pjesemarrje te kendshme
    Nese ju besoni te njejtin ZOT sic besojm ne,dhe besoni ne urdheresat e ZOTIT sic besojm ne,dhe besoni te derguarit e ZOTIT sic i besojm ne,atehere perse nuk e ndiqni urdherin e ZOTIT drejtuar mbare njerezve ne gjith boten te pranojn islamin dhe ti nenshtrohen ZOTIT nje e te vetem.Feja islame ka ardhe per gjith njerzimin dhe jo cdo kush te thote une kam fene time,fene e cakton ZOTI se ke duhet te kete njeriu dhe jo vete njeriu,sepse po te ndjekim mendjen e njeriut akoma ne keto dite miljona njerez besojn ne statuja.Kaloni mire

  6. #286
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    GV_USA,

    Le t'i kthehemi kohes kur u kryqezua Jezusi. Pra, le ta shikojme kontekstin sikur te jetonim ne ate kohe. Akuza per blasfemi ishte me e uleta. Poshterimet qe iu bene atij ishin me te uletat. Rrahja ishte nga me cnjerezoret. Shume i rende ishte edhe kryqezimi me cuba, kur ishte i pamekat. Por, ajo cfare ishte me e zeze ishte vrasja jashte mureve te Jerusalemit. Kush ka jetuar ne ate kohe e di shume mire se cfare do te thoshte kjo per nje judeas. Kjo nenkuptonte se ishe i deklasuar, hedhur tutje, i pavlere, pa asnje fije dinjiteti, i zhveshur nga gjithcka, jo vetem nga jashte, por me se pari moralisht, aq sa nuk gjej dot fjale ta pershkruaj poshterimin qe i behej te denuarve te tille. Ndoshta nje i denuar tjeter mund te jete trajtuar me mire se ai. Kjo ishte vetem sa per te ta sqaruar pak kohen dhe kushtet e ngjarjes.

    Tash t'i kthehemi pyetjes tende. Po, Zoti ka mundur te zgjedhe nje menyre tjeter, por ne varesi te kohes se ngjarjes, Ai do te zgjidhte menyren me te fundit, me te ulet dhe me te padeshiruar te denimit. Pse? Sepse, Zoti deshiron te na tregoje se nuk ka mekat qe nuk e merr mbi vete vetem e vetem per te na e dhene faljen, nese ne pendohemi me gjithe zemer. Ai kerkon vetem kthimin tone nga ai. Ne jemi bij e bija te Atit, te ndare nga Ai prej mekatit tone. Zoti i na e ka dhene Pagezimin per te na bere serish bij e bija te Tij, dhe e therret mbare njerezimin qe te kthehet e ta njohe si Ate e te jetoje sipas urdhrit te Tij te dashurise, pasi Hyji eshte Dashuri.

    Krishti u ringjall te treten dite dhe na tregoi se jeta e mund vdekjen. Ai eshte udha jone drejt Atit. Te krishteret shohin te Jezusi modelin per perballimin e te gjitha veshtiresive te jetes. Nuk ka jete pa kryq (mundim), dhe perballimi i kryqit tone personal me dashuri dhe shprese ne Zotin, behet mjet shelbimi per cdo njeri. I krishteri nuk i shmanget veshtiresive, por e lut Zotin qe t'i jape force t'i perballoje ato me fe, shprese e dashuri.

    Paqja me ne!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  7. #287
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga Dielli_ime Lexo Postimin

    Okay, edhe nje pyetje. Sipas krishterimit pse vdesin njerezit ?!!

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  8. #288
    Nese ju besoni te njejtin ZOT sic besojm ne,dhe besoni ne urdheresat e ZOTIT sic besojm ne,dhe besoni te derguarit e ZOTIT sic i besojm ne,atehere perse nuk e ndiqni urdherin e ZOTIT drejtuar mbare njerezve ne gjith boten te pranojn islamin dhe ti nenshtrohen ZOTIT nje e te vetem.Feja islame ka ardhe per gjith njerzimin dhe jo cdo kush te thote une kam fene time,fene e cakton ZOTI se ke duhet te kete njeriu dhe jo vete njeriu,sepse po te ndjekim mendjen e njeriut akoma ne keto dite miljona njerez besojn ne statuja.Kaloni mire
    Revolution 1848

  9. #289
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Nje pyetje tjeter per miqte e mij te krishter .

    Sipas besimit tuaj, Jezusi (Zot - Perendi - I Gjithfuqishem etj etj ) qe njekohesisht eshte krijuesi i Universit, krijuesi i cdo gjeje qe shikojme, ndjejme dhe perceptojme duheshte me patjeter te vritet per mekatet tona.
    Ajo qe me intereson mua, duke pasur parasysh gjith kete fuqi jashnjerezore qe ka Jezusi si Zot, krijues i universit, a kishte mundesi tjeter Ai ne repertoarin e fuqive te tija qe ti cliroj njerezit nga mekatet pervec vdekjes se tij ne kryq?!!

    Me Respekt
    GV_USA
    >>> Me lejo te te pergjigjem me aq sa mundem.
    > Them me aq sa mundem sepse keto nuk jane pyetje koti. Dhe jo vetem kaq por jane si ato perlat e rralla qe kerkojne teolog per tu pergjigjur.
    > Sa per pergjigjen mendoj se nuk ka pasur rruge tjeter. Sepse ajo qe harrojme gjithmone eshte funksioni i shumfishte i gjerave qe ben Zoti. Ai nuk erdhi vetem per nje arsye. Pra jo vetem per te na shpetuar me jeten e tij por dha mesazhet dhe menyren e jeteses qe duhet te ndjekim.
    > Djalli gjithmone ka akuzuar qe ajo qe kerkon Zoti eshte e pamundur. Pra qe nuk mund te falesh, nuk mund te jesh i drejte ne kete bote, gjera si keto. Shembulli me i mire do te ishte qe vete Zoti te vinte si njeri dhe ti tregonte jo vetem te ligut por edhe njerezve qe eshte e mundur dhe nuk po kerkon gjera te pa mundura.
    > Ky eshte njeri nga aspektet qe duhej te vinte vete Krishti besoj.
    Mund te sjelle edhe arsye te tjera por per efekt mos zgjatjeje shume te postimit po le hapesire edhe per te tjeret.Kush mund te me plotesoje ose korrigjoje eshte i lutur te vazhdoje.
    La verita' ti rendera' libero!

  10. #290
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Pershendetje sofra!

    Nje pyetje kam une:
    Jezusi vdiq i kryqezuar, dhe me pas u ringjall (deri ketu besoj se jam i sakte)
    Me duket se nga vdekja deri ne ringjallje zgjati tre dite...(ketu nuk e di se sa i sakte jam)

    Pyetja ime eshte: Ku vajti Jezusi gjate kohes qe ishte i vdekur? U ngjit ne parajs, apo.... ?
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

Faqja 29 prej 110 FillimFillim ... 1927282930313979 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •