
Postuar më parë nga
Dielli_ime
GV_USA,
Le t'i kthehemi kohes kur u kryqezua Jezusi. Pra, le ta shikojme kontekstin sikur te jetonim ne ate kohe. Akuza per blasfemi ishte me e uleta. Poshterimet qe iu bene atij ishin me te uletat. Rrahja ishte nga me cnjerezoret. Shume i rende ishte edhe kryqezimi me cuba, kur ishte i pamekat. Por, ajo cfare ishte me e zeze ishte vrasja jashte mureve te Jerusalemit. Kush ka jetuar ne ate kohe e di shume mire se cfare do te thoshte kjo per nje judeas. Kjo nenkuptonte se ishe i deklasuar, hedhur tutje, i pavlere, pa asnje fije dinjiteti, i zhveshur nga gjithcka, jo vetem nga jashte, por me se pari moralisht, aq sa nuk gjej dot fjale ta pershkruaj poshterimin qe i behej te denuarve te tille. Ndoshta nje i denuar tjeter mund te jete trajtuar me mire se ai. Kjo ishte vetem sa per te ta sqaruar pak kohen dhe kushtet e ngjarjes.
Tash t'i kthehemi pyetjes tende. Po, Zoti ka mundur te zgjedhe nje menyre tjeter, por ne varesi te kohes se ngjarjes, Ai do te zgjidhte menyren me te fundit, me te ulet dhe me te padeshiruar te denimit. Pse? Sepse, Zoti deshiron te na tregoje se nuk ka mekat qe nuk e merr mbi vete vetem e vetem per te na e dhene faljen, nese ne pendohemi me gjithe zemer. Ai kerkon vetem kthimin tone nga ai. Ne jemi bij e bija te Atit, te ndare nga Ai prej mekatit tone. Zoti i na e ka dhene Pagezimin per te na bere serish bij e bija te Tij, dhe e therret mbare njerezimin qe te kthehet e ta njohe si Ate e te jetoje sipas urdhrit te Tij te dashurise, pasi Hyji eshte Dashuri.
Krishti u ringjall te treten dite dhe na tregoi se jeta e mund vdekjen. Ai eshte udha jone drejt Atit. Te krishteret shohin te Jezusi modelin per perballimin e te gjitha veshtiresive te jetes. Nuk ka jete pa kryq (mundim), dhe perballimi i kryqit tone personal me dashuri dhe shprese ne Zotin, behet mjet shelbimi per cdo njeri. I krishteri nuk i shmanget veshtiresive, por e lut Zotin qe t'i jape force t'i perballoje ato me fe, shprese e dashuri.
Paqja me ne!
Krijoni Kontakt