Close
Faqja 39 prej 110 FillimFillim ... 2937383940414989 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 1091
  1. #381
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    ( Sipas kesaj qe shofim ne shoqerit e krishtera , un e kuptoj sikur kjo gje esht e lejuar ose e preferuar , sipas statistikave gati cdo femer ne kto shoqeri ka pasur marredhenie seksuale para se te hyj ne martes ).
    Ti e paske nxjerre nje konkluzjon pse pyt kot?

  2. #382
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Kam nje pytje per te krishteret : A e besoni Dhjaten e Vjeter ??

  3. #383
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Kam nje pytje per te krishteret : A e besoni Dhjaten e Vjeter ??
    Fjala "besim" nenkupton mungesen e sigurise apo te "evidences", pra , tregon nje gjendje mendore te shkeputur nga realiteti.
    Individi qe "beson", ne nje rrefim apo ne nje aftesi te paprovueshme te dikujt apo diçkaje, thjesht bind vetveten ne vertetesine e tyre, duke i hequr vetvetes domosdoshmerine e proves.

    Prandaj pyetja qe shtron ketu, nuk para ka kuptim.
    Dhiata e Vjeter egziston si permbledhje ligjesh dhe traditash, keshtuqe nuk ka neboje te "besosh" ne egzistencen e saj.
    Nese don te dish nese i besojme burimit hyjnor te saj, nuk ke per te pasur asnjehere pergjigje te vlefshme, per arsyen se nuk ka asnje prove historike te nje gjasie te tille.
    E njejta gje vlen edhe per Kuranin.

  4. #384
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Me fal jarigas pytje ka per te krishteret e jo per ata qe kane hamendje .

    Mos u mundo me i ik pytjes rrethe e rrotull .

    Perseri e bej te njejten pytje : A i besoni Dhjates se Vjeter sikurse te Rejes ???

  5. #385
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Me fal jarigas pytje ka per te krishteret e jo per ata qe kane hamendje .

    Mos u mundo me i ik pytjes rrethe e rrotull .

    Perseri e bej te njejten pytje : A i besoni Dhjates se Vjeter sikurse te Rejes ???
    Per arsye te kohes nuk mu dha mundesia te shkruaj ma gjansisht, por te jam pergjigjur njeher shkurtimisht, ndekohë do te marresh edhe ndonji pergjigje nga unë apo nga ndonjëri nga te krishteret. Kaloja mirë. toni

    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Do të pergjigjem per Xhamia sepse e kena simpatik edhe si person edhe si emer


    Por shkurt sa per të ja shue oreksin deri ne ni pergjigje me te zgjeruar, besojmë se në Bibel Zoti ka shfaqur vetem ne të dhe ato i besojmë pa dallime, e Vjetra apo e Reja, por qe e Reja është ajo qe ka plotesuar të vjeteren dhe sikurse puna e nuses së shtepisë, kur vjen nusja e re ne shtepi, ajo e mëparshmja veq behet e vjeter, jo pse eshte e pa vlerë, por ajo e reja e ze vendin e nuses së re dhe është e re dhe luan rrolin e nuses ndersa evjetra luan rrolin e sajë.

    Bibla permbanë mbi veti Bes-Lidhjet e Zotit me popullin e Tij, prandaj Bes-Lidhja me Gjakun e Jezus Krishtit është permbeledhja e çdo Bes-Lidhje dhe profecie.

    Kur pyeten Jezusin se pse Ai sheronte te shtunden dhe sipas ligjeve nuk lejohet, Ai u pergjigj se: " Ai (Jezusi) ishte më i Madh se sa e shtuna dhe, e shtuna është per Të (Jezusin) dhe jo Ai per te shtunden", Keshtu qe Jezusi është më i madh se Bibla, Beslidhja e Vjeter dhe Beslidhja e Re është per Jezusin dhe njeriun, Belidhje mes të Zotit dhe njeriut; Jezusi është mbi te gjithë dhe te gjitha, mbi te shtuna dhe gjithçka ka ne kete botë; Ai është ZOTI i Vertetë, është Hyj dhe Njeri.

    Prandaj si perfundim; FJALA perfundimtare e Perendisë është JEZUSI dhe Ai erdhi në botë, nau shfaq në trajtë njeri dhe me gjakun e vet lidhi Bes-Lidhjen me njeriun - gjak i shtrenjtë, tani jo ajo Bes-Lidhje me gjakun e kafshes sikurse më parë, por tash Zoti erdhi vet dhe lidhi Bes-Lidhjen me popullin me gjakun e Tij - Vet Perendia - është Vula e çdo Beslidhje, çdo Profeti dhe çdo Shkrimi; Krishti ZOT dhe njeri.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #386
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga Luani33 Lexo Postimin
    Ti e paske nxjerre nje konkluzjon pse pyt kot?
    Ajo esht realiteti , por me intereson a lejohen kto gjera ose jo :


    Cili esht pozicioni krishter ne lidhje me lidhjet jashtmartesore , respektivisht me provat paramartesore ose marrdheniet seksuale para marteses ? ( Sipas kesaj qe shofim ne shoqerit e krishtera , un e kuptoj sikur kjo gje esht e lejuar ose e preferuar , sipas statistikave gati cdo femer ne kto shoqeri ka pasur marredhenie seksuale para se te hyj ne martes ).
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  7. #387
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Ajo esht realiteti , por me intereson a lejohen kto gjera ose jo :


    Cili esht pozicioni krishter ne lidhje me lidhjet jashtmartesore , respektivisht me provat paramartesore ose marrdheniet seksuale para marteses ? ( Sipas kesaj qe shofim ne shoqerit e krishtera , un e kuptoj sikur kjo gje esht e lejuar ose e preferuar , sipas statistikave gati cdo femer ne kto shoqeri ka pasur marredhenie seksuale para se te hyj ne martes ).
    Kjo është pergjigja e te krishterëve, jo ajo e veprave apo opinioneve te njerzve.
    Lexo te Tema; "Të Vërtetat Dhe Normat E Jetës Së Krishterë"

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...8&postcount=11
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 30-11-2009 më 16:47
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #388
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Toni je sill rrethe e rrotull pytjes time por nuk i ke ren asaj qe kam pyt une .
    Ndoshta vet pytja ke e veshtir edhe pse mu nuk me duket , sepse eshte vetem nje fjali me fjal shum te kuptueshme .

    Toni pyejta ke a i besoni dhjates se vjeter ashtu si te rejes , po apo jo ??


    Sigurisht se I besojmë Beslidhje së Vjeter, nuk marr me mend nëse dikush mundet të dyshoj atë, mirpor, qendrimi dhe zbatimi i te krishterve ndaj BV dhe ligjeve eshte sikurse Jezusi na mëson pasi qe Krishti është FJALA, Ai është Fjala perfundimtare e Perendisë dhe qe Ai është permbushja dhe persosmeria e ligjeve dhe shkrimeve.

    Unë kam dhënë një pergjigje te shkurtë, verejta qe nuk ke kuptuar pergjigjen,më ke akuzuar duke me thene se; “I ke ra rrotull”, ktu nuk mund te ndihmoj, është diçka tjeter te kuptuarit apo mos te kuptuarit me ato qe unë them. Ndoshta edhe kjo qe tash po shkruaj nuk mund të ndihoj ty por unë per ata nuk jam fajtor, thjeshtë unë po pergjigjna. Ti mundesh te japesh pytje ma konkretisht se çka po don me ditë. Mendoj se ky është edhe problemi pasi qe ju nuk bëni pytje të informohi mbi diçka por keni opinonet dhe paragjykimet e juaja te formuara dhe asnjë pergjigje e te krishterve nuk u kënaqë sepse nuk perputhet me akuzat dhe ato qe jane krijuar në frymzimin e muslimanit.

    Tash dua të jap një pergjigje edhe pse nga ti nuk e kam degjuar por duke u bazuar në ato qendrimet e muslimanëve ndaj te krishterve lidhur me ligjet dhe BV.

    Qendrimi I muslimanve perafersisht nuk dallon nga bindjet dhe qendrimi I hebrenjeve qe kishin ndaj Jezusit lidhur me Beslidhjen e Vjeter, kjo tash është bartur nga judenjët-kundershtar te Jezusit tek muslimanët dhe muslimanët I akuzojnë te krishterët kinse ata sot nuk zbatojnë ligjet e BV. Këtë nuk ma ke thënë ti dhe ndoshta po gaboj, por shuher e kan thënë muslimanët dhe shumher kam lexuar edhe ne shkrime te tyre.

    Kjo mund te jetë një bindje e krijuar ne ju por realisht te krishterët besojnë Beslidhjene Vjeter dhe kjo as qe vihet ne dyshim dhe zbatojnë Beslidhjene Vjeter dhe as qe vihet ne dyshim, por gjithçka ashtu sikurse Jezusi na meson sepse Krishti është Fjala perfundimtare e Perendisë. Krishti është Alfa dhe Omega.

    Per të dhënë një pergjigje dhe kuptim qendrimit te muslimanëve ndaj te krishterëve lidhur me ligjet dhe tradidat te shenuara ne Beslidhjene Vjeter, mund te lexohet nga disa qendrime të Jezusit ndaj Beslidhjes së vjeter dhe Ligjeve, kështu qe secili mundet të kuptoj se pse thuhet se i besojmë dhe zbatojmë ashtu sikurse na ka mësuar Jezusi.

    PSH, Jezusi dhe ligji i Beslidhjes së Vjeter?

    Kur lexojmë Biblen, Jezusi na paraqitet si njohes i mire i ligjeve te Izraelit. Aty shohim se Ai meson neper sinagoga dhe polemizon me kundershtar mbi zbatimin e normave etike, kulturore dhe politike.
    Meson mbi Mesine dhe ngjalljen e te vdekurve. Vendimi dhe mendimi i tij kerkohet edhe ne zgjidhjet e problemeve familjare (Lk 12, 13). Jezusi ishte Mesues. Mesuesi tek hebrenjte ishte teolog dhe jurist.

    Konfliktet qe i takojme ne Ungjij nuk duhet te na mashtrojne, sepse Jezusi asnjehere nuk e keputi bashkesine ne mesime me shkrimet e farisenjve ne menyre definitive: shpeshhere e gjejme ne shtepi te tyre duke biseduar... Duhet thene se Jezusi nuk u largua nga Ligji dhe letrat, themeli i jetes dhe besimit te hebrenjve. Qendrimin e Jezusit ndaj Ligjit e shohim tek Mateu (5, 17), ku shkruan "Mos t'iu shkoj nder mend se erdha per ta shlyer Ligjin e Profetet! Jo s'erdha te shlyej, por te perkryej".

    Ligji eshte shprehje e vullnetit hyjnor, per kete askush nuk ka te drejte ta anuloje vleren e tij.

    Megjithese Jezusin e akuzuan porsi armik te Ligjit, si nje njeri i cili Ligjin nuk e respekton, ai nuk kishte kete qellim qe te ishte kunder Ligjit. Hebrenjte Ligjin e kuptonin dhe e pranonin porsi fjale definitive dhe te pandryshueshme gati si personifikim hyjnor. Jezusi thote se nuk eshte ashtu. Ne Beselidhjen e Vjeter Hyji nuk foli ne kete menyre definitive. Fjala definitive e Hyjit eshte Jezusi; "E Fjala u bë njeri e banoi ndër ne. Ne e pamë lavdinë e tij, atë lavdi që prej Atit i përket Birit të vetëm plot hir e të vërtetë". (Gjn 1, 14). Pasi qe Jezusi ishte fjala definitive, ka pushtet dhe detyra e tij eshte ta plotesoje dhe perkryej Ligjin.

    Perkryerja te cilen e ben Jezusi eshte ne dy forma:

    ligjeve te BV, te cilet vleren e vet e mbajne edhe me tutje; Jezusi, (kujdes) - Vet ZOTI mund t'i shtoje ligje te reja, dimensione me te thella, shpjegime te reja me qellim qe besimin ta bej te brendshem.

    Forma e dyte eshte ajo qe Krishti ka pushtet t'i anuloje ato ligje te BV te cilat ishin historikisht te kufizuara; ne qofte se ishin vetem per nje periudhe historike, vetem per nje popull, i cili atehere do te ishte popull i Hyjit. Shumëmir dihet se Beslidhja e Vjeter ishte vetem per nj popull, Mesia erdhi n popullin qe u kishte premtuar dhe aty ua shpalli fillimisht te gjitha ato te mira qe I kishte pergaditrur me shekuj, por qe Beslidhja me Kryqin dhe Gjakun e Krishtit ësht per te gjith popujt.

    Ne menyre konsekuente, Ligji eshte i vjeter dhe i ri
    . Ne forme te vjeter, i papersosur dhe i kufizuar, arriti deri te Gjoni (Lk 16, 16). Ne formen e re, te cilen ia dha Jezusi eshte i persosur.

    Persosmeria e Ligjit eshte dhenie e nje Fryme, Shpirti te ri, Ngushlluesi dhe e Verteta, Shpirti I së Vertetes I cili zbriti mbi Kishen diten e Rreshajve – Shpirti I Shenjt, nje kuptim me te thelle te marredhenieve ndaj njeriut dhe Hyjit. Tash jo më nga ligji por maradhënje e drejt per drejt mes te nejriut dhe Zotit; Njeriu tempull I Zotit ku pas pagëzimit ai rilindë në Krishtin I cili është Fjala perfundimtare Hyjit-Zoti me ne.

    Kur eshte fjala per Ligj, atehere Jezusi ka parasysh Dekalogun (Mt 5, 17-20); Lk 16, 17).

    Pasi qe BV u zbatua ne Beselidhje te Jezusit, ashtu edhe Ligji i vjeter u zbatua ne Ligjin e ri. 'Deri sa Dekalogu ne menyre negative u shpreh, Jezusi vuri Ligj te Ri me sakrifikimin e vetvetes': “ky është trupi im qe flijohet per ju… “Pini prej tij të gjithë, sepse ky është gjaku im ‑ gjaku i Besëlidhjes ‑ që do të derdhet për të gjithë në shpërblim të mëkateve.” Kjo është Bes-Lidhja e Re dhe perfundimtare, e perjetshme.

    Shkurt. psh le te shohim dy shembuj biblik në persosmerine e Ligjeve qe i beri Jezusi.


    Ligji lejonte qe i martuari ta ndj gruan dhe te martohet me tjeteren, mirpor Jezusi urdheron qe mos te lejohet:

    Ndersa une po ju them: kush e leshon gruan e tij - perveç ne rast te felligeshtise, ai ben kurorethyerje: poashtu edhe ai qe martohet me gruan e ndare (e divorcuar), ben kurorethyerje (krah. Mt 19, 8-9).

    Siç shihet Jezusi nuk sjell asgje te re, perveç se marteses ia kthen vleren dhe rendesine qe e kishte ne fillim nga Hyji.

    Me hakmarrje kuptohej ndeshkim i njeriut ashtu sic e kishte bere krimin, ne te njejten menyre meritonte edhe denimin. Urdheri ishte: jeta per jete, syri per sy, dhembi per dhemb, dora per dore, kemba per kembe, diegia per diegie, plaga per plage, mbresa per mbrese.

    Ndersa tani: "Mos u kacafytni me te keqin, por atij qe te bie shuplake ne faqen e djathte, ktheja edhe tjetren. Atij qe do nxjerr para gjyqit per ta marre kemishen, jepja edhe pallton. ....." (Mt 5, 38-42).

    Ligji dhe Mbretëria e Hyjit
    Që prej ditëve të Gjon Pagëzuesit e deri tani Mbretëria e qiellit po depërton me vështirësi e vetëm të fortët e shtijnë në dorë. Vërtet të gjithë Profetët dhe vetë Ligji paralajmëruan deri te Gjoni. (Mt 11, 12 13)

    "Deri te Gjoni" ktu permbushet dhe perfundon gjithçka nga BV, tash e ka radhen Jezusi ta permbush, apostujt dhe Kisha e Hyjit të realizoj çka u profetizua në Beslidhjen e Vjeter.

    Të lexojmë shembullin e tjeter se çka thotë Jezusi:

    "Të gjitha këto po i dëgjonin farisenjtë që s’i ngin gjë me para dhe e përqeshnin.
    Jezusi u tha:
    “Ju dini të paraqiteni para njerëzve të drejtë, porse Hyji i njeh zemrat tuaja! Veçse, çka është e madhërueshme para njerëzve, është ndyrësi para Hyjit.
    Ligji e profetët arrinë deri në kohën e Gjonit. Që atëherë shpallet Mbretëria e Hyjit dhe gjithkush nxiton me forcë të hyjë brenda.
    Më lehtë është të mbarojnë qielli e toka se të bjerë poshtë edhe një vizë nga Ligji.
    Secili që lëshon gruan e vet e merr një tjetër, shkel kurorën. Po ashtu edhe ai që martohet me gruan e shkurorëzuar, bën kurorëthyerje.” (Lk 16; 14-18)


    Ky ishte një shembull i mirë ku Jezusi thotë; "Më lehtë është të mbarojnë qielli e toka se të bjerë poshtë edhe një vizë nga Ligji". Mirpor ngjitur, menjihet pas ketij rreshti thotë; "Secili që lëshon gruan e vet e merr një tjetër, shkel kurorën" Kur dihet se ne ligjet e Beslidhjes së Vjeter ligji ka lejuar qe personi ta leshoj gruan dhe te martohet me tjetren. Krishti tregon se ky dhe disa ligje te BV ishin historikisht te kufizuara, vetem per nje periudhe historike, vetem per nje popull, i cili atehere do te ishte popull i Hyjit.

    E gjithë kjo u tha per te dhënë të kuptoj secilin se te krishterët besojnë dhe zbatojnë pikë per pikë Beslidhjen eVjeter sikurse na ka mësuar dhe frymzuar Jezusi vet FJALA e PERENDISË.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 30-11-2009 më 22:12
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #389
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Përgjigje shumë e goditur Toni77, faleminderit!

    Unë do shtoja edhe diçka tjetër. Është e vërtetë, ashtu siç e tha edhe Toni77, se Perëndia ja dha ligjet një populli të caktuar. Por, nuk duhet të harrojmë se në urtësinë e Tij, Perëndia faktikisht fliste për një Popull tjetër që Ai kishte në mendjen e Tij dhe gjithçka në Dhjatën e Vjetër ishte një hije, një pikturë e Popullit të vërtetë që do krijohej me vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit. Pra, në faqet e Dhjatës së Vjetër fshihej me mijëra vjet, që nga krijimi i njeriut e "deri te Gjoni" një mister, mister të cilin Perëndia na e ka zbuluar sot neve.

    Kështu pra, shumë ngjarje që kanë ndodhur në Dhjatën e Vjetër, kanë ndodhur vetëm për Izraelitët, por nga ato ngjarje ne mund të shohim Krishtin dhe Popullin e Tij pothuajse në çdo moment. Ne mund të nxjerrim mësime frymore shumë të vlefshme, të cilat mund të na zbulohen vetëm nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Kjo është pra arsyeja që ata që nuk kanë Frymën nuk mund të kuptojnë se si mund të lidhet Dhjata e Vjetër me Dhjatën e Re.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #390
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    teksa lexoj dhiaten e vjeter gjej nje kritike te madhe ndaj popullit hebre per mos perzierjen e riteve te tyre me ritet paganeve kurse nuk gjej nje argument biblik qe te lejoje ikonat, perkundrazi thuhet mos beni shembelltyra te asnje gjallese.Ka ndonje argument per kryerjen e ikonave qe bejne katoliket?
    "Shoku Mjekesise"

Faqja 39 prej 110 FillimFillim ... 2937383940414989 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •