Close
Faqja 116 prej 119 FillimFillim ... 1666106114115116117118 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,151 deri 1,160 prej 1190
  1. #1151
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Shkruan kalorėsi i Fundit i
    Rilindjes sonė Kombėtare: Rexhep Qosja ( 12 qershor i vitit 1997)

    Pėrgjigjet e Porositura politike

    Mė nė fund, pa iu dhėnė pėrgjigje tė qarta, objektive dhe tė ndershme pyetjeve, tė sipershtruara, nė jetėn poltike shqiptare nuk do tė krijohen kushte pėr mposhtjėn e politikės sė papėrgjegjshme, qė ėshtė bėrė politkė e vazhdueshme nė jetėn tonė dhe pėr krijimin e politikės sė pėrgjegjshme, prej sė cilės varen edhe rendi, edhe qetesia, edhe demokracia, por edhe prestigji i Shqiperisė dhe i populit shqiptar nė botė.
    Nuk ka dyshim qė nė pyetjet e mėsipėrme do tė ketė shumė pėrgjigje tė ndryshme. Disa pėrgjigje tanimė kanė filluar tė jepėn. Nuk ėshtė vėshtirė tė shihen qė disa nga kėto janė pėrgigje tė porositura politike, qė, nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, kanė pėr qėllim rehabilitimin e pushtetarėve qė janė gjetur nė krye tė shtetit nė kohėn e shpėrthimit tė revoltės gjithėpopullore dhe tė fatkeqėsive qė kanė goditur Shqiperinė!

    ( Qosja e quan 1997-ten edhe si fatkeqėsi por kėlyshėt e Sinan hasanit kishin tjetėr detyrė dhe i nxorėn vetėm njė pasus duke e fshehur tė tjerėn, por ka nga ata qė deri n'fund shpalosin njė tė vėrtetė - vėrejtja e P.sherrit)

    " Nuk ėshtė shumė e ēuditshme, prandaj, pse skaqet dhe shkaktarėt e tė gjitha atyre qė ngjanė dhe vazhdojnė tė ngjasin kėrkohen ose nė tė armiqtė e jashtėm tė lidhur me armiqtė e mbrendshėm - te Greqia dhe SHBA-tė, madje tė krejt vendeve perendimore( eshtė Komunikata qė Presidenca nėn berishėn lėshuan duke akuzuar qak edhe SHBA-tė pėr pėrzierje tė mbrendshme nė ngjarjet e vitit 1997-tė);ose te individualizmi i njohur shqiptar, qė shqet lehtė nė anarki; ose te homogjenizmi i pamjaftueshėm kombėtar; ose te qėndrimi nė vazhdimėsi armiqėsor i opozitės ndaj regjimit!
    E tė tjera.
    Megjithėse - siē po shihet - pėrgjigjet qė do tė jepen nė ato pyetje do tė mbėshtetėn nė tė dhėna tė ndryshme, kur e kur plotėsisht tė trilluara, pėrgigjet objektive dhe tė ndershme nė asnjė rast nuk do tė mund t'i shmangen pajtimit me parimin; sa mė shumė pushtet aq mė shumė pėrgjegjėsi.
    Dhe, megjithėse pėrgjigjet qė do tė jipen nė ato pyetje do tė mbėshtetėn nė tė dhėna tė ndryshme, kur tė njėmenda e kur tė trilluara, janė disa tė dhėna tė cilave pėrgigjet objektive dhe tė ndershme nė asnjė rast nuk do tė mund t'u shmangen. pa njohjėn e tyre, pa marrjen e tyre parasysh pa pėrimitimin e tyre, nuk do tė mund tė emėrtohen saktė, objektivisht dhe ndershėm shkaqet dhe shkaktarėt kryesorė tė dramės sė Shqiperisė shtetėrore dhe tė popullit shqiptar, nė pėrgjithėsi nė fillim tė kėtij viti.

    Cilat janė ato tė dhėna?

    pas pėrmbysjes sė diktaturės komuniste, sidomos pas zgjedjeve parlamentare, nė vitin 1992, Shqiperia gjendje nė udhėkryq; nė nisej rrugės sė Pajtimit KOmbėtar dhe tė bashkėmarrėveshjes sė forcave politike ose rrugės sė mospajtimit, tė hakmarrjės dhe tė konfrontimeve.
    Mjerisht, njė mijė herė mjerisht, disa prijės partiak tė cilėt ishin nė ngritje e sipėr, do tė zgjedhin rrugėn e dytė; rrugen e mospajtimit, tė hakmarrjės, dhe tė konfrontimeve, qė kanė ndjekur ata, e ka sjellė Shqiperinė ku ėshtė; E dėrrmuar politikisht, ekonomikisht dhe moralisht e dėrmuar dhe e pėrrulur, nėn protektoratin e bashkimit Europian!
    Pse them kėstu? Cilat janė dėshmitė qė e pohojnė kėtė? Cilėt janė ata prijės partiak qė atėherė nė fillim tė vitit 1992, zgjodhėn rrugėn e mospajtimit Kombėtar, tė hakmarrjeve dhe tė konfrontimeve brenda kombėtare?


    ( pėrgigjet nė kėto do t'i lexoni nė vazhdim)
    12 qershor 1997

    Shkruan Rilindasi i Fundit Kombėtar
    Prof: Rexhep Qosja

    Nė vjeshtė tė vitit, njė grup intelektualėsh nga Tirana do t'i fillojė pėrpjekjet pėr pajtim Kombėtar nė Shqipėri. Pėr kėtė qėllim ata do tė krijojnė Kėshillin Organizues tė Kuvendit pėr pajtim dhe Bashkim Kombėtar, i cili do tė ketė pėr detyrė tė bashkėrendis punėt pėr Mbajtjen e Kuvendit. Tė bindur se pėr kėtė qėllim mund t'u ndihmojnė shumė, sidomos vėllezrit nga Kosova, mė 24 tetor tė vitit 1991, Ata do t'i dėrgojn njė letėr Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės bashkė me njė thirrje drejtuar Opinionit shqiptar, nė tė cilėn i shpjegojnė arsyet qė njė Kuvend tė tillė e bėjnė tė domosdoshėm!

    ( Nė kėtė Kohė LDK-ja kishte bėrė programin e saj me tė cilėn njihte Jugoslalvin si shtetė dhe dėrgonte Programin e saj Pro-Jugosllav pėr t'u rexhistruar si parti ( qertifikuar) nė Beograd te sekretari i at'hershėm Vllado kambovski, kėshtu qė nisma pėr Pajtim dhe bashkim Kombėtar do t'u prishte punė hartuesve tė roberis sė re tė kosovės - shenim i imi P. Sherri).


    " Nė thirrjen pėr Mbajtjen e Kuvendit pėr Pajtim dhe Bashkim Kombėtar, pėrpos tė tjersash ata shkruajnė:<< Nė ēastin kur sapo ka aguar perspektiva e Rilindjes sė vėrtetė demokratike dhe e ngritjės sė shpejtė nė nivelin e vendeve europiane atdheut po i troket nė derė shthurja e pėrgjitthshme, degradimi dhe kaosi, po pėrhapet me shpejtėsi gjithandej vjedhja, korrupsioni, banditizmi, pasiguria e njerėzve. Vendi po rrėshqet me tė shpejt drejt luftės vėllavrasėse, vetasgjėsuese, pėr tė cilėn tė githa forcat politike pa pėrjashtim, por sidomos partitė, qė marrin pjesė nė Qeverinė e stabilitetit, kanė pėrgjegjėsi tė rėndė pėr kėtė gjendje para kombit dhe historisė.>>
    Duke mos patur mundėsi qė me anėtarėt e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės tė lidhen me telefona a me telefaks, ata do tė caktojn njė takim nė OHėr mė 9 nėntor 1991. Nė letėr qė i dėrgojn Akademisė ata i ftojnė bashkėkombasit nga Prishtina qė tė marrin pjesė nė atė takim: >> Kėrkojmė pėrkrahjen dhe mbėshtetjen tuaj pa tė cilėn nuk i dilet mbanė kėsaj pune. Stabilizimi i gjendjes nė Shqipėri ėshtė njėsoj i dobishėm e i domosdoshėm pėr Shqiperinė, ashtu edhe pėr Republikėn e Kosovės.>>

    Takimet nė Prishtinė, Ohėr dhe Selanik
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  2. #1152
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    120
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    has..


    kto shkrime nuk jan thas cimentoje qe po ti vnojn ty ne shpin me i bajt..
    le te jen aty se kan lidhje me temen..

    a te nguci ndopak mendjen psh reagimi ramizit per shishen e ilacit?
    eshte shum interesant ai episod qe tregon doktor Popa.

    ja dhe nji shkrim tjeter me vlera..


    --


    "Ju rrefej per Shqiperine time"

    Bisedoi: Tom Thercaj
    E Hene, 12 Tetor 2009


    Interviste ekskluzive me ish-ambasadorin italian ne Shqiperi (1993-1997), Paolo Foresti. Flet per fillesat diplomatike te paspluralizimit, operacionin "Pelikan" dhe si e sheh Shqiperine tani, 12 vjet me pas

    Z. Foresti, ju keni 12 vjet qe keni lene Shqiperine pas kryerjes se misionit tuaj diplomatik si ambasador i Italise ne Shqiperi, por konstatojme se nuk na keni braktisur, madje vini here pas here ne vendin tone.

    Te jesh ambasador ne nje vend do te thote te jesh qytetar i huaj ne nje vend tjeter. Te vish kur nuk je me ambasador do te thote te vish si mik, dhe ndoshta ne rastin tim, si bashkeqytetar.

    Natyrisht, pasi ju keni titullin qytetar nderi, ne Shkoder, ne Vlore dhe ne disa qytete te tjera, madje deri ne komunen e skajshme te Shqiperise, ne Kelmend?

    Po, eshte e vertete, Shqiperia eshte nje vend sa i vogel, aq edhe i madh, ne te cilin jam gjendur ne vite te veshtira, te veshtira mbi te gjitha per ju Shqiptaret, ne te cilin jam ndjere edhe une pjese e juaja.

    Duke u kthyer mbrapa ne kohe, pikerisht ne vitin 1993, kur ju sapo keni marre misionin e perfaqesuesit te larte diplomatik te gadishullit Apenin ne vendin tone si ambasador i Italise. Cilat jane mbresat tuaja nga ajo kohe?

    Sic thashe, une kam ardhur ne nje periudhe teper te veshtire, ne te cilen Shqiperia ringrihej nga veshtiresi te nje vendi qe kishte mbetur i mbyllur pas nje lufte boterore, rreth 50 vjet mbrapa nga pjesa tjeter te botes. Dhe une gjeta nje Shqiperi te jashtezakonshme ne disa aspekte, e jashtezakonshme sepse ishte si nje laborator. Gjeta nje popull dhe nje vend qe ishin ruajtur nga ndotja, ne te mire dhe ne te keqe, nese mund te thuhet keshtu. Me kujtohet se, pasi kisha ardhur ne Tirane si ambasador dhe shetisja neper Shqiperi, kisha pershtypjen sikur gjendesha ne nje vend qe nuk ishte pjese e kesaj bote, sikur gjendesha ne nje ishull. Shqiperia kishte jetuar sindromen e rrethimit, shikonte armiq nga te gjitha anet. Duhej te mbrohej e luftonte me ta, madje ruhej edhe nga qielli. Ishte i vetmi vend qe kishte mohuar edhe Zotin. Kam shetitur ne gjithe Shqiperine, ne Kelmend, Tropoje, Bize, ne jug dhe ne veri dhe kam pare gjithandej bunkere te panumert qe percillnin ndjesine e rrethimit dhe te luftes.

    Cfare kishit mesuar per Shqiperine, vendin e izoluar komunist per pothuajse 50 vjet, perpara se te vinit ne Tirane?

    Natyrisht, si diplomat dhe profesionist i marredhenieve nderkombetare, kisha njohje per boten afer Italise dhe kisha njefare njohjeje edhe per Shqiperine. Por nuk ishte keshtu per te gjithe, perkundrazi, pjesa me e madhe e njerezve, jo vetem ne Itali, por edhe ne bote, dinin shume pak per Shqiperine. Une faktikisht kisha patur fatin qe ne te shkuaren te kisha marredhenie te ndryshme me te, direkte apo indirekte, pasi eksperienca ime e pare profesionale, kur isha vetem 25-26 vjec, ka qene ne Beograd, dhe une duhet te merresha me te gjithe ish Jugosllavine e si rrjedhim me pothuajse te gjithe Ballkanin, keshtu qe s'mund te lija pas dore Shqiperine, aq me teper si Italian. Per me teper une kaloja neper Kosove dhe nepermjet saj kisha mundesine te krijoja nje ide se si mund te ishte pertej kufirit. Nese ne te ashtuquajturen "Jugosllavi e lire", ne vitet 1969-1970 , Kosova mund te konsiderohej nje krahine relativisht e lire, dhe faktikisht asokohe kishte njefare emigracioni, nga ana tjeter ishte Shqiperia e mbyllur. Me pas, gjate eksperiences time diplomatike, ka patur episode te tjere qe me kane afruar me Shqiperine. Me kujtohet qe isha drejtor i kabinetit te zv/ministrit te jashtem kur ndodhi episodi i vellezerve Popa, ndoshta me i njohur ne perendim sesa ne Shqiperi. Behet fjale per 5 vellezerit qe gjeten menyren per tu bashkuar perpara ambasades Italiane, ne kohen kur po hapeshin portat per te hyre ambasadori, dhe arriten te futen brenda me shpejtesi e te strehohen aty. Histori e ketyre 5 vellezerve ishte nje histori qe tregonte se cfare mund te ishte Shqiperia. Keta 5 vellezer kishin patur "fajin" te ishin femijet e dy shqiptareve, intelektuale, mjeke, profesore universiteti qe kishin studiuar ne Itali. Ata gjithashtu kishin dhene mesim ne universitetin Italian, dhe me sa kujtoj, ne ate periudhe, para luftes se dyte boterore, nuk kishte nje universitet ne Shqiperi. Dhe keshtu, menjehere pas luftes, ata kthehen ne Shqiperi, ku konsideroheshin si bashkepunetore te fashizmit, dhe internohen. Kryefamiljari, nese nuk gaboj u pushkatua, gruaja me femijet me te vegjel u derguan ne kampe perqendrimi, ndersa femijet me te medhenj ne kampe pune. Histori kjo si shume te tjera ne ate epoke, madje ne Shkoder di se ka patur shume te persekutuar politik. Ia vlen te thuhet rreth ketyre 5 vellezerve, te cilet nuk paten nje jete normale si "bashkemoshataret e tyre", se femija me i vogel ishte motra e tyre, e cila kishte lindur me 1943, dhe nuk dinte as se c'ishte lufta, as c'ishte antifashizmi e as c'ishte komunizmi. Gjithsesi, keta 5 vellezer ishin rritur ne kampe pune e nuk ishin dhe aq normal, e ne fakt kush mund te ishte normal ne ato kushte, por ama nuk ishin budallenj. Ata arriten te ribashkohen, edhe duke patur prejardhje te ndryshme, ne te njejten dite, ne te njejten ore, perpara portave te ambasades Italiane ne Tirane, qe asokohe gjendej ne rrugen e Elbasanit aty ku sot ndodhet ambasada e SHBA. Ne momentin kur u hapen portat per te hyre ambasadori, ata hyne qe te 5-te ne ambasade dhe nuk dolen me, deri kur moren lejen per te shkuar ne Itali.

    Nje problem i madh ky, z. ambasador, per regjimin e kohes, ndoshta dhe nje problem qe mori permasa nderkombetare...

    Sigurisht qe qe nje problem teper i madh, madje nje problem i madh edhe per Italine pasi na vuri ne nje pozite teper te veshtire, sepse pretendohej qe ne t'i jepnim lejen dhe t'i linim te dilnin nga ambasada keta refugjate politik. Ambasadorin e asaj kohe, te cilin, duke mos qene i mesuar me nje situate te tille e kapi paniku, e thirren ne Rome per te dhene shpjegime mbi ate qe kishte ndodhur. Edhe une u thirra nga ministri i jashtem i atehershem, Giulio Andreotti, dhe mu kerkua te vi ne Tirane per te kuptuar se c'po ndodhte. Edhe ky pra qe nje tjeter rast kur une pata kontakt me Shqiperine, por qe per mua edhe nje moment prej te cilit mesova shume. Ndonese ambasada Shqiptare ne Rome dhe Ministria e Jashtme ne Tirane i thane ambasades Italiane se viza ime ishte gati per tu leshuar, pas 3 muajsh une akoma nuk e kisha marre ate. E ne fund, qeveria vendosi te hiqte dore nga misioni im ne Tirane. Natyrisht qe nga e gjithe kjo nxora nje mesim, por mesova dicka edhe per Shqiperine. Nje tjeter histori, menjehere pas renies se regjimit, eshte edhe episodi i tmerrshem i anijes me 50 mije refugjate Shqiptare qe i drejtohej brigjeve te Italise, nje nga ato anijet qe kemi pare edhe ne filmin e Amelios mbi Shqiperine, "L'America", nje film te cilin ja keshilloj te gjithe atyre qe nuk e kane pare pasi eshte nje film me te vertete i mrekullueshem. Keshtu, keto persona u strehuan ne stadiumin e Barit, ne kushte higjiene dhe jete te papranueshme, kujtoj qe ishte mesi i veres, bente shume nxehte, kujtoj qe mes ketyre refugjateve, kishte edhe shume eksponente te armatosur te ish sigurimit, te cilet kishin arritur te krijojne shume c'rregullsi per arsye te ndryshme, ndoshta sepse donin te merrnin ndihma, dhe kujtoj qe president i republikes ne ate kohe ishte Cossiga. Une isha keshilltar diplomatik i ministrit te mbrojtjes Rognoni. Ishte nje nate vere, pas nje dite te gjate, Rognoni me kishte shoqeruar per ne shtepi rreth mesnates, dhe une po behesha gati per te fjetur, kur ra telefoni. Ishte Rognoni qe me tha: "Paolo, ende nuk ke rene per te fjetur, apo jo?" -"Jo, jo - i thashe une - po behesha gati, sapo bera nje dush..." - "Atehere shiko, vishu dhe po kaloj te te marr sepse duhet te shkojme tek Quirinale, sepse Cossiga - qe ishte me pushime ne alpe - kthehet ne Rome dhe do te na takoje se bashku me Sekretarin e Shtetit te Mbrojtjes, ministrin e Jashtem - nuk me kujtohet ke tjeter - sepse quan te papranueshme ate qe po ndodhte ne stadiumin e Barit, dhe do qe te gjendet ndonje zgjidhje dhe te ndihmohet Shqiperia". Me kujtohet qe Cossiga ate nate mberriti rreth ores 3 te nates tek Quirinale, dhe gjeja e pare qe tha ishte: "Kjo eshte nje situate qe nje shtet civil nuk mund ta toleroje, pastaj mos harroni se nje vend qe del nga diktatura pas 45 vjetesh dhe qe kerkon ndihme, duhet te ndihmohet, dhe duhet te ndihmohet ne shtepine e tij, duhet te ndihmohet qe te kuptoje se komuniteti nderkombetar ekziston, qe ata te cilet jane konsideruar si armiq, e qe ne nje lufte te shume viteve me pare nuk kane qene miq, sot jetojne ne nje stine tjeter, Evropa ka ndryshuar, bota ka ndryshuar". Dhe qe ate nate te Cossiga, dhe me duhet te them se qe fale inteligjences perceptive te tij, kur lindi operacioni "Pelikan". Kujtoj se Sekretari i Shtetit te Mbrojtjes ishte dakord qe t'i vihej ne ndihme Shqiperise dhe tha: "Si te shkojme ne Shqiperi, ne nje vend qe per here te pare pas 45 vjetesh hapet, zgjohet, zgjohet pas 8 shtatorit 1943 dhe shikon ushtaraket Italiane, cfare do te mendojne?"

    Z. Ambasador, perse u quajt operacioni "Pelikan", cfare simbolizon emri i ketij shpendi?

    Per nje arsye mjaft te thjeshte por edhe mjaft te rendesishme. Pelikani eshte, ndoshta i vetmi shpend, i cili mban ne sqepin e tij te madh ushqimin per te ushqyer te vegjlit e tij. Dhe ndryshe nga shpendet e tjere, ai ushqen jo vetem te vegjlit e vet, por edhe te te tjereve. Kjo ishte arsyeja perse operacioni u quajt keshtu. Kete na propozuan ushtaraket tane para se te niseshin ne misionin per te ndihmuar Shqiperine te rifitonte dinjitetin e saj.

    Ju jeni shprehur se Shqiperia ishte e pashembullt, si ne varferine e saj, ashtu edhe ne dinjitetin e saj njerezor.

    Shqiperia, pervec vuajtjeve dhe plageve, ne varferine e saj te imponuar, tregonte se ishte nje popull krenar, qe e dinte rendesine e te jetuarit ne kete bote, dhe aspironte per nje mireqenie ashtu si te gjithe popujt e tjere te Evropes, dhe donte te ndjehej edhe ajo pjese e saj. Dhe kjo Shqiperi qe nuk e kisha njohur drejtperdrejt me beri menjehere per vete. Ketu zbulova nje popull qe kishte vlerat mbi te cilat ndertohet gjithcka. Zbulova ato qe si kisha pare ne vende te tjera, nderin, mikpritjen, krenarine, marredhenien e nje morali te ndershem, te qenit njerez te fjales, te beses, dinjitetin per te qene te ndergjegjshem per varferine e vet. Kjo ishte dicka mallengjyese qe me beri te ndihem vella mes vellezerve.

    Z. Ambasador, ndonese vetem rreth 15 vjet nga ai realitet, a ju duket si nje kohe shume e larget tashme kur jane ndertuar pafundesisht rruge te reja, si ajo qe lidh Shqiperine me Kosoven, nje aeroport modern, nje numer i madh universitetesh, ka nje stabilitet ekonomik dhe bejme pjese te NATO?

    Dua t'i pergjigjem kesaj pyetje me nje shprehje qe e perdor shpesh. Kur mbarova misionin dhe me pyesnin sa vjet kisha qene ambasador ne Shqiperi, u pergjigjesha: "Kater vjet e disa muaj qe vlejne sa per 45". Arsyeja eshte brenda pyetjes tuaj. Dyzetepese vjet sepse 4 vjet e gjysme jane shume pak per te permbajtur ato eksperienca te jashtezakonshme qe kam jetuar ne ate periudhe.

    Ju jeni rektor i universitetit "Wisdom" ne Tirane. Pse zgjodhet vendin tone?

    Shkolla, dituria, njohuria, universiteti, jane themelore per edukimin e te rinjve, te atyre qe duhet te kontribuojne ne integrimin europian. Jane themelore per te qene te barabarte me vendet e tjera anetare, per te luftuar me te njejtat arme dhe per te ofruar te njejtin kontribut ne progresin e perbashket dhe ne ndertimin e nje bote paqesore. Shqiperia me ka dhene gjithcka, me ka mesuar shume, i ndihem borxh, ndaj edhe dua te jap dicka. Mendoj se ky kontribut vjen nepermjet universitetit.

    Z. ambasador, ju kujtoj se nje pjese te Shqiperise qe doni aq shume e keni me vete, e keni prane edhe pertej Adriatikut...

    Po, eshte e vertete. Kam mjaft vepra te artisteve Shqiptare. Shqiperia ka njerez te medhenj ne te gjitha fushat. Kam patura fatin e madh t'i njoh e t'i kem miq edhe disa prej atyre qe nuk jetojne me. Dua te kujtoj dy prej tyre, dy njerez te shquar, perkthyesin Jusuf Vrioni dhe piktorin Kel Kodheli. Shqiperia ka intelektuale me te cilet mund te krenohet.

    Z. ambasador, a do te vine kujtimet tuaja te shumta ne nje liber?

    Une kam shkruar dicka tashme dhe i kam te mbyllura ne kasaforten e nje noteri. Ato jane vleresime me shume sesa kujtime, por gjithsesi te fituara gjate jetes. Ndoshta nje dite ato do te shohin driten e botimit. Por do te mbeten te mbyllura deri kur une ta mendoj te arsyeshme dhe te konsideroj te pershtatshem nje moment per t'i publikuar.

    Kur do ta kemi ne duar kete "Best seller"?

    Nese do te isha nje shkrimtar i mire dhe te kisha kapacitetin e duhur per te pershkruar Shqiperine time, duke nxjerre me ne pah vlerat njerezore, sadisfaksionin qe kam perjetuar, ndoshta do te ishte neser, por meqenese kam shkruar edhe gjera qe kane te bejne me jeten politike Shqiptare, keto gjera do te publikohen vetem kur faza e demokracise se re Shqiptare te permbushet dhe do te kemi kaluar ne nje demokraci te pjekur e te afte per te pranuar ato kujtime, episode e vleresime te cilat jo gjithmone jane te pelqyeshme.
    Brari,

    Une nuk e di nese je nga Kosova apo Shqiperia,por gjithesesi pozicioni juaj ,ashtu si del nga shkrimet eshte mjafte konfuz.Ti nga njera ane tere platformen tende politike e nderton ne nje ndasi konfrontuese idelogjike mes te majtes dhe te djathtes edhe pse as sot e kesaj dite ne spektrin politik shqiptare jo vetem se nuk ekziston nje ndasi e tille por eshte shum e veshtire te percaktohet ne baze te programeve dhe ne baze te veprimtarive cila parti i perket spektrit te majte e cila te djathtit.
    Nese je nga Kosova dhe jeni me i vjeter se dyzet vjete ,atehere me siguri edhe ti vete e din se shqiptaret e Kosoves nuk kane pase zgjidhje te treta politike.Ose kane qene mbeshtetes te regjimit titist dhe sherbetoreve te tij ,qe ne nje menyre i bene edhe ata te njete pra vazale te okupatorit ose rruga tjeter shume e rrezikshme qe kerkonte guxim e sakrifice qe don te thote nacionaliste e iridentiste ,ata qe angazhoheshin duke rrezikuar jo vetem karieren por edhe jeten per te nxjerre token dhe popullin e Kosoves nga kthetrat e roberise serbosllave.
    Keta te dytet jane ata te cilet ti i akuzon si enveriste. Po Brari te gjithe patriotet ,atdhetaret, ata qe nuk jane pajtuar me roberine serbosllave vertete e kane dasht Enver Hoxhen.Ata nuk e kane dashte Enver Hoxhen per ideologjine e tij te majte.Jo.. jo.. dhe jo... vetem trutredhurit si ti mund ti ngatrrojne gjerat dhe te fusin pyka te luksit ideologjik e partiak mes pjestareve te nje populli ne roberi.
    Per nacionalistet dhe veprimtaret e qeshtjes kombetare Enver Hoxha ishte i vetmi prijes i popullit dhe shtetit shqiptare, pra Shqiperise si shteti ame per te gjithe shqiptaret nga e cila i ndane me dhune dhe me padrejtesi pjese te saje (pothuajse gjysmen) qendrat europiane te vendosjes me fajin edhe te njerzeve te sojit tuaj ,pra njerzeve qe bejheshin argate te te huajve per pozita dhe privilegji .
    Soji juaj ne Kosove gjithemone ka qene ne anen e titizmit ,madje edhe sot e kesaj dite te gjitha keto broqkullat tua antienveriane e antimajtiste nuk jane gje tjeter perveqse vazhdimsi e veprimeve te atyre shqiptareve qe memzi pritnin te gjenin padron te huaj per tu shitur sherbimet e tyre qe nga Esat Toptani e deri te I. Rugova . Ky soj me mshtrime e improvizime mashtruese dhe te demshme per vete popullin shqiptare behet edhe me dreqin e zi ,madje duke u masku me maska ideologjike, kosmopolite, pragmatike e ne fakt ashtu masonet angazhohenper interesa klanore ne deme te kombetares,mvehtesise dhe vlerave kombetare te popullit tone.
    Ti sa per mua mund te sjellish edhe njemije shkrime e kopjime. Mund te sjellish shkrime qe nga koha e Krishtit se helbete edhe ne ate kohe kishte te majte e te djathte,mos ndoshta edhe Krishti e Muhamedi na dalin enveriste sipas teje por
    secilin qe mendon me koken e vete dhe ka pese fije mend nuk mund ta bindesh ne kete luften e klasave e ideologjive mes shqipatreve .Po populli jone hallemadh, i ndare e i coptuar ,i varfur e i izoluar ka probleme shum me te medha se te merret me grindjet dhe ndasite ideologjike. Po ku mund te jene te djathte lideret si Saliu e Rugova ku deri dje njeri i sherbeu Enverit e i dyti titos.
    Ne ne kete teme nuk e kishim fjalen per lufte idelogjishe e klasash por per letersine shqipe dhe dekleraten e Akademikut dhe shkrimtarit te madh Rexhep Qosja.
    Ke te drejte se keto shkrimet tua nuk jane thase te mbushur me cimento edhepse po te ishin te tille do te ishin me te dobishem.per fat te keq jane thase te mbushur me gjera qe nuk kane asnje vlere dhe asnje dobi per shqiptaret.Kotesira pra dhe une e kam gjete ilaqin; shkrimet e tilla nuk i lexoj fare se jane aq konfuze sa vete autori ,i cili pothuajse nuk ka asgje me realitetin.
    Ke mbete vare ore Brari mes hipotezave tua qe ngrite dhe kjo urrejtja patologjike ndaj enverizmit te njerre lakuriq si nje titist te shkollave te Kumrovcit.
    te cileve ua kane shperla edhe ato pake mend qe kane pase dhe sot e gjithe diten vetem perserisin te njejtat gjera si papagaj dhe nuk kuptojne se qe nga viti 1999 u ka skadu afati.

  3. #1153
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Sa mir qė po i din burrat ti Doruntin.

    Kjo far bija tė lavdėroi , tha e madhja Doruntin.
    Cka e madhja se.
    Futet nė temm sikur dikush ta kishte zgjuar nga gjumi nė mesnat kur nė dhomėn tjetėr ka filluar zjarr!
    Fort e madhe kjo.

    E kam lexuar nė tema tė tjera dhe mendoj se nuk ėshtė aq trullavic , qe thojn ka ana e Ferizajit , po mos ka far jaranije me brarin e haj po futemne tem e po them dicka.
    Nuk ėshtė personi i vetėm qė mė ka befasu nė kėtė temė.
    Shikoni se cfarė shkruan gimi i docve...uffff

    Haj Dorunitna e madhe , haj flej se ka qen alarm i rrejshėm .
    Me kėsi ndĖrhyrej , nuk ma merr mendja se din ti ndash burrat nė tė mir e tė kqi ti , jo!

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  4. #1154
    Citim Postuar mė parė nga tomaras Lexo Postimin
    Dydrinas, je kundėrthėnės nė argumentimin qė bėn. Nė qoftė se pati krime gjatė diktaturės komuniste, pati qindra e mijėra tė pushkatuar e tė varur qė nuk ju dihej varri, mijėra tė internuar qė nuk kishin ku tė kalonin natėn, si mund tė thuash qė nuk pati luftė civile. Lufta civile nuk ka brirė. Kur njė krah politik pėrpiqet ta shkatėrrojė njė krah tjetėr politik, kėsaj i thuhet luftė civile. Ajo filloi qė nga prishja e marrėveshjes sė Mukjes dhe nuk ka pushuar akoma formalisht, njėsoj si Greqia qė nuk e ka suspenduar ligjin e luftės me Shqipėrinė edhe pse luftė formale nuk ka. Dhe Qosja me idealizmin e tij shembullor, duke pasur parasysh momentin historik qė kalonte kombi shqiptar nė tėrėsi, veēanėrisht Kosova dhe viset tjera nė Jugosllavinė e atėhershme, dhe jo vetėm shqiptarėt e Shqipėrisė politike, ndėrmorri kėtė nisėm, duke u orvatur qė ky ndėrrim historik i sistemit tė bėhej me sa mė pak humbje energjishė kombėtare, por hasi nė politikanė shpirtngushtė dhe pa vizion. Nuk ėshtė fajtor Qosja qė tranzicioni politik nė Shqipėrinė politike nuk ka pėrfunduar qe 20 vjet pas rrėzimit tė murit tė Berlinit. Kjo vetėm tregon se sa largpamės ishte ai nė momentin kur shpalli idenė pėr nevojėn e pajtimit kombėtar. Po tė bėhej ky pajtim, edhe tranzicioni do zgjaste mė shkurt, edhe 1997-ta nuk do tė ndodhte. Nga pajtimi dhe uniteti themelor kombėtar ka vetėm tė mira, kurse nga pėrqarja dhe pengimi i njėri tjetrit ka vetėm ngecje dhe varfėri.

    Shqiptaret nuk kane patur mes veti asnjehere lufte civile, kjo duhet te jete e qarte per te gjithe!

    Por ka patur nje bande te kuqe, qe permes mjeteve titisto-stalinian erdhi ne pushtet dhe i hipi ne qafe me se pari atyre qe luftuan me pushke ne dore epr clirim kombetar, ju hipi ne qafe atyre qe u dhane buke e strehe, ju hipi ne qafe atyre qe mendonin ndryshe etj.

    Klika e kuqe nuk ishte populli shqiptar!

    Klika e kuqe ishte nje vegel e Tito-Rankovicit per te shkelur me kembe shqiptaret ne Kosove, Tetove, Diber, Gostivar e Malesi, ishte nje vegel e Stalinit per te shkuar ne zjarr e hekur shqiptaret ne Shqiperi, vetem e vetem per te mbajtur me cdo kusht pushtetin!

    Klika e kuqe kishte Sigurimin e saj te organizuar nga instruktoret serbe e me pas ata sovjetike, per ta mbajtur Shqiperine jashte deshires ne anen e "Ushtrise se Kuqe"!

    Klika e kuqe ja mblodhi armet shqiptareve dhe i la ata ne meshiren e serbo-maqedono-malazezve, per t'i shfarosur pa meshire!

    Klika e kuqe i mbylli syte para masakrave dhe terrorit, duke braktisur poshterisht Shaban Polluzhen e Mehmet Gradicen, duke perndjekur luftetaret e cetave te Muharrem Bajraktarit e te vellezerve Kryeziu, duke vene ne shenjester te pushkes luftetaret e Abaz Kupit e te Mithat Frasherit, duke mbytur ne gjak dhe terror Malesine e Shkodres, duke ndjekur Xhem Gostivarin, duke pushkatuar e varur deputet e opozites!

    Keto krime nuk rendojne mbi shqiptaret, por rendojne mbi kliken e kuqe qe manipuloi shqiptaret, qe mashtroi permes ideologjizimit ajken e rinise dhe te nacionalizmit shqiptar ne Kosove, Tetove, Gostivar, Diber e Malesi.

    Shqiptaret nuk ishin ne konflikt mes veti, por shqiptaret ishin ne konflikt me kliken e kuqe dhe Pajtimi Kombetar i sherbente vetem shpetimit te lekures se klikes se kuqe, i vlente vetem shpetimit te lekures se agjentures se Sigurimit brenda dhe jashte Shqiperise!

    E megjithate demokratet u treguan fisnike!

    As ngriten prita, as ngriten pushken, as moren hak, por u rikthyen plot dinjitet ne jete, u rikthyen ne bankat e shkollave te mohuara, u rikthyen ne jeten normale dhe nuk gjeten kohen te shikojne prapa!

    Qosja nuk kishte se ke te pajtonte!

    Mirepo ai u shfrytezua tinezisht dhe paturpesisht nga ata qe kishin mashtruar e manipuluar nje jete me shqiptaret!

    Qosja nuk ka pse te mbetet peng i atyre, qe individualisht i thuren atij himne e kolektivisht i shkaktuan Kosoves dhe kombit shqiptar shume e shume tragjedi!

  5. #1155

    Qosja per Titon, ne vitin 2008!

    ...

    Megjithatė, keni pasur njė deklaratė pėr Titon…

    -Tani po ju pėrgjigjem Ju. Kam dhėnė nė muajin maj mė 1980-ėn, nė vitin e vdekjes sė Titos dhe gati njė vit para demonstratave tė studentėve tonė nė mars tė vitit 1981, njė deklaratė pėr vdekjen e Titos, tė cilit nuk ia kam pėrmendur kurrė emrin pėr sė gjalli. Atė deklaratė natyrisht do ta nėnshkruaja edhe sot. Nuk kam qenė as titist, as enverist. Koncepti im mbi lirinė dhe humanizmin gjithmonė ėshtė frymėzuar nga veprat e filozofėve e shkrimtarėve tė mėdhenj e jo nga regjimet politike. Por, sot, kur po shoh ēka po shoh dhe kė po shoh nė politikė duke vjedhur e plaēkitur e shfrytėzuar mė vjen dėshirė tė flas mirė e mė mirė edhe pėr Titon edhe pėr Enverin. Titoja nuk e ka pushtuar Kosovėn - e ka gjetur tė pushtuar prej Serbisė. Titoja e ka thėnė menjėherė pas luftės nė bisedė me Enver Hoxhėn se do tė pajtohej me bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, por kėtė nuk do ta lejonte Serbia. Titoja i ka thėnė Fadil Hoxhės nė vitin 1968 se do tė pajtohej qė Kosova tė bėhej republikė, por kjo do ta ēonte nė kėmbė Serbinė. Nė sajė tė pėrkrahjes sė Titos, Fadil Hoxha me njė numėr tė udhėheqėsve tė tjerė shqiptarė, e ka ēuar Kosovėn deri aty ku e gjeti terrori serb posa vdiq Titoja: me autonomi tė vitit 1974, me Universitet, me Akademi tė Shkencave e tė Arteve, me Institutin Albanologjik dhe me Institutin e Historisė, me shumė botime, revista e gazeta, me urbanizim tė shpejtuar tė Kosovės, me gjuhė letrare kombėtare, me numėr tė madh tė shkollave fillore e tė mesme, me spitale e klinika , me arte dhe shkencė gjithnjė e mė tė zhvilluar, nė tė cilat nuk bėnte kėrdinė realizmi socialist. Pėr tė gjitha kėto arsye prej vdekjes sė tij e deri sot, nė Serbi nga autorė serbė dhe miq tė Serbisė janė botuar mija artikuj, studime, vjersha, drama, vepra historike pėrplot urrejtje pėr tė. Jo rastėsisht Lordi Kerington, pėrfaqėsuesi i Evropės nė pėrpjekjet pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Jugosllavisė nė vitin 1991, do tė deklarojė: tani po e kuptojmė se me kė krejt kishte punė Titoja dhe sa i madh ishte ai.

    ...


    Shkeputur nga nje interviste per Gazetes Shqiptare ne shtator 2008

  6. #1156
    fanatik i sė vėrtetės Maska e tomaras
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Shqiptaret nuk kane patur mes veti asnjehere lufte civile, kjo duhet te jete e qarte per te gjithe!

    Por ka patur nje bande te kuqe, qe permes mjeteve titisto-stalinian erdhi ne pushtet dhe i hipi ne qafe me se pari atyre qe luftuan me pushke ne dore epr clirim kombetar, ju hipi ne qafe atyre qe u dhane buke e strehe, ju hipi ne qafe atyre qe mendonin ndryshe etj.

    Klika e kuqe nuk ishte populli shqiptar!

    Klika e kuqe ishte nje vegel e Tito-Rankovicit per te shkelur me kembe shqiptaret ne Kosove, Tetove, Diber, Gostivar e Malesi, ishte nje vegel e Stalinit per te shkuar ne zjarr e hekur shqiptaret ne Shqiperi, vetem e vetem per te mbajtur me cdo kusht pushtetin!

    Klika e kuqe kishte Sigurimin e saj te organizuar nga instruktoret serbe e me pas ata sovjetike, per ta mbajtur Shqiperine jashte deshires ne anen e "Ushtrise se Kuqe"!

    Klika e kuqe ja mblodhi armet shqiptareve dhe i la ata ne meshiren e serbo-maqedono-malazezve, per t'i shfarosur pa meshire!

    Klika e kuqe i mbylli syte para masakrave dhe terrorit, duke braktisur poshterisht Shaban Polluzhen e Mehmet Gradicen, duke perndjekur luftetaret e cetave te Muharrem Bajraktarit e te vellezerve Kryeziu, duke vene ne shenjester te pushkes luftetaret e Abaz Kupit e te Mithat Frasherit, duke mbytur ne gjak dhe terror Malesine e Shkodres, duke ndjekur Xhem Gostivarin, duke pushkatuar e varur deputet e opozites!

    Keto krime nuk rendojne mbi shqiptaret, por rendojne mbi kliken e kuqe qe manipuloi shqiptaret, qe mashtroi permes ideologjizimit ajken e rinise dhe te nacionalizmit shqiptar ne Kosove, Tetove, Gostivar, Diber e Malesi.

    Shqiptaret nuk ishin ne konflikt mes veti, por shqiptaret ishin ne konflikt me kliken e kuqe dhe Pajtimi Kombetar i sherbente vetem shpetimit te lekures se klikes se kuqe, i vlente vetem shpetimit te lekures se agjentures se Sigurimit brenda dhe jashte Shqiperise!

    E megjithate demokratet u treguan fisnike!

    As ngriten prita, as ngriten pushken, as moren hak, por u rikthyen plot dinjitet ne jete, u rikthyen ne bankat e shkollave te mohuara, u rikthyen ne jeten normale dhe nuk gjeten kohen te shikojne prapa!

    Qosja nuk kishte se ke te pajtonte!

    Mirepo ai u shfrytezua tinezisht dhe paturpesisht nga ata qe kishin mashtruar e manipuluar nje jete me shqiptaret!

    Qosja nuk ka pse te mbetet peng i atyre, qe individualisht i thuren atij himne e kolektivisht i shkaktuan Kosoves dhe kombit shqiptar shume e shume tragjedi!
    Dydrinas, pajtimi kombėtar nuk ėshtė dashur tė bėhet pėr t'i falur kriminelėt, por pėr ta definuar njė platformė kombėtare ku do tė definoheshin prioritetet qė do tė respektoheshin nga tė dy krahėt e politikės shqiptare. Fatkeqėsisht, as nuk ndodhi pajtimi qė do t'i pėrshpejtonte shumė procese nė shoqėrinė shqiptare, e as nuk u dėnuan kriminelėt individualė qė i shkaktuan gjithė ato vuajtje kundėrshtarėve tė tyre ideologjikė. Gjithēka rrodhi me njė spontanitet kaotik ku, jo rrallė, komunistėt u shitėn pėr demokratė, e demokratėt u akuzuan pėr tė kuq.
    Sa pėr ta ilustruar sa shumė kohė ėshtė humbur kot preferoj tė bėj krahasimin e Shqipėrisė me Gjermaninė post-hitleriane. E dalur nga lufta shkatrrimtare nė vitin 1945, e poshtėruar dhe me miliona vejusha dhe fėmijė jetima, me katėr ushtri okupatore nė tokėn e saj, vetėm pėr 15 vjet gjermanėt, qė patėn ide tė qartė si mund tė ringriteshin, ēelėn aq shumė punė nė vendin e tyre sa qė u detyruan tė importojnė fuqi punėtore pėr t'u ardhur rreth atyre. Kėshtu pas vitit 1960 u erdhi radha edhe shqiptarėve tanė, pa asnjė ditė shkollė, qė tė shkojnė dhe tė punojnė pėr ndėrtimin e Gjermanisė.
    20 vjet pas rrėzimit tė komunizmit ku ndodhet Shqipėria. Sa ėshtė pėrqindja e papunėsisė. Krejt kjo ėshtė pasojė ecjes kaotike tė vendit pa prioritete tė qarta shtetėrore, dhe sidomos pa unitet minimal kombėtar.
    Ti po thua qė demokratėt nuk u hakmorėn. Pajtohem plotėsisht, sepse nuk u ndėshkuan kriminelėt, por u luftuan opozitarėt. Aq nė mėnyrė jodemokratike qeverisi Saliu deri nė vitin 1997 saqė pas rrėnimit tė institucioneve shtetėrore kundėr tij, e nė krah me eksponentėt e partive qė trashėguan drejtpėrdrejt Partinė E Punės u vendos edhe njė figurė madhore e antikomunizmit si Abas Ermenji.
    Tek tash me kėtė koalicion tė lidhur mes PD-sė dhe LSI-sė mund tė shpresojmė qė kapitulli i luftimit tė krahėve politik me njėri-tjetrin ėshtė mbyllur dhe nuk do tė kemi bjerrje tė kotė tė energjisė. Por ama u dashtėn 20 vjet, e ka mundur tė bėhet shumė mė shpejt.

  7. #1157
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    ...

    Megjithatė, keni pasur njė deklaratė pėr Titon…

    -Tani po ju pėrgjigjem Ju. Kam dhėnė nė muajin maj mė 1980-ėn, nė vitin e vdekjes sė Titos dhe gati njė vit para demonstratave tė studentėve tonė nė mars tė vitit 1981, njė deklaratė pėr vdekjen e Titos, tė cilit nuk ia kam pėrmendur kurrė emrin pėr sė gjalli. Atė deklaratė natyrisht do ta nėnshkruaja edhe sot. Nuk kam qenė as titist, as enverist. Koncepti im mbi lirinė dhe humanizmin gjithmonė ėshtė frymėzuar nga veprat e filozofėve e shkrimtarėve tė mėdhenj e jo nga regjimet politike. Por, sot, kur po shoh ēka po shoh dhe kė po shoh nė politikė duke vjedhur e plaēkitur e shfrytėzuar mė vjen dėshirė tė flas mirė e mė mirė edhe pėr Titon edhe pėr Enverin. Titoja nuk e ka pushtuar Kosovėn - e ka gjetur tė pushtuar prej Serbisė. Titoja e ka thėnė menjėherė pas luftės nė bisedė me Enver Hoxhėn se do tė pajtohej me bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, por kėtė nuk do ta lejonte Serbia. Titoja i ka thėnė Fadil Hoxhės nė vitin 1968 se do tė pajtohej qė Kosova tė bėhej republikė, por kjo do ta ēonte nė kėmbė Serbinė. Nė sajė tė pėrkrahjes sė Titos, Fadil Hoxha me njė numėr tė udhėheqėsve tė tjerė shqiptarė, e ka ēuar Kosovėn deri aty ku e gjeti terrori serb posa vdiq Titoja: me autonomi tė vitit 1974, me Universitet, me Akademi tė Shkencave e tė Arteve, me Institutin Albanologjik dhe me Institutin e Historisė, me shumė botime, revista e gazeta, me urbanizim tė shpejtuar tė Kosovės, me gjuhė letrare kombėtare, me numėr tė madh tė shkollave fillore e tė mesme, me spitale e klinika , me arte dhe shkencė gjithnjė e mė tė zhvilluar, nė tė cilat nuk bėnte kėrdinė realizmi socialist. Pėr tė gjitha kėto arsye prej vdekjes sė tij e deri sot, nė Serbi nga autorė serbė dhe miq tė Serbisė janė botuar mija artikuj, studime, vjersha, drama, vepra historike pėrplot urrejtje pėr tė. Jo rastėsisht Lordi Kerington, pėrfaqėsuesi i Evropės nė pėrpjekjet pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Jugosllavisė nė vitin 1991, do tė deklarojė: tani po e kuptojmė se me kė krejt kishte punė Titoja dhe sa i madh ishte ai.

    ...


    Shkeputur nga nje interviste per Gazetes Shqiptare ne shtator 2008
    Shkėputur nga " marinari"; na e komento pak kėtė gjė Ju Lutem: sė pari lexoje pastaj komentoje!
    lexim tė kėndshėm!
    Lexo me poshte:


    Tito nė letėrsinė shqipe nė Jugosllavi



    Nga Ibrahim Rugova

    Prishtinė, Dhjetor 1977






    Duke punuar nė kėtė temė, vetvetiu m‘u imponua problemi i njė vėshtrimi teorik tė ēėshtjes, apo ndoshta, po ashtu, vetvetiu m‘u imponua edhe nga interesimi im teorik, qė po e formuloj nė formė pyetėse - tezė: pėrse shkrimtarėt dhe artistėt, pėr objekt tė veprave tė veta i marrin shėmbėlltyrat e kohės sė vet, dhe madje pėrse nė mėnyrė tė vazhdueshme! Nė vijim do tė pėrgjigjem me shembullin e Titos dhe me praktikėn krijuese tė letėrsisė sonė.

    Qė nė fillim mund tė thuhet se shėmbėlltyra e Titos ėshtė mjaft e pranishme nė letėrsinė shqipe nė Jugosllavi, do tė thotė nė tė gjitha format e krijimit letėrar. Me kėtė rast ēėshtjen e pranisė duhet ta vėshtrojmė dhe ta pranojmė nė kuadėr tė procesit tė difirencimit qė ekziston midis formave letrare, e cila gjė i tregon dhe i vėrteton mundėsitė dhe validitetin e formave tė veēanta ndaj objektit. Ky shpjegim teknik letrar na sjell nė pėrfundimin se prania e objektit realizohet pėrmes shkallėve tė ndryshme, po me funksion e me qėllim tė njėjtė e tė pėrbashkėt. Po i theksojmė kėto ndryshime tė formave nė prosede, nė metodat e krijimit. Nė prozė, vėrtetė nė roman dhe nė tregim, fytyra e Titos dhe prania e tij identifikohen plotėsisht dhe nėnkuptohet me tė drejtė me ngjarjen e madhe tė revolucionit tė armatosur, tė cilėn ai e vuri nė lėvizje dhe ēka ėshtė e arsyeshme artistikisht dhe jetėsorisht. Nuk del fare si personazh i drejtpėrdrejtė nė mėnyrė deklarative, po pėrmes frymės sė veprės - aksionit - veprimit tė tij, tė njerėzve qė bėhen realizues tė ideve dhe tė ndėrmarrjeve tė veprės sė tij. Kjo ka tė bėjė me faktin se shkrimtarėt duan qė fytyrėn e tij ta realizojnė artistikisht, natyrshėm, ashtu ēfarė ėshtė e madhe nė realitetin historik dhe nė realitetin bashkėkohės.

    Pra, vetėm ajo qė jepet artistikisht mirė e me vlerė, ėshtė ekuivalente e reales, vėrtet vetė realja, e qė merret si njė nga ēėshtjet - ēelės, nė tė cilat sprovohet arti, e edhe letėrsia, nė rastin kur ka tė bėjė me fytyra tė njohura historikisht dhe bashkėkohėsisht, siē ėshtė Tito me kėtė rast.

    Ndėrsa po e shqyrtojmė kėtė ēėshtje duhet tė pėrmendim njė tė vėrtetė tashmė tė njohur e tė pranuar nė historinė dhe filozofinė e artit se, shkrimtarėt dhe artistėt, si idhtarė tė pėrhershėm tė njeriut, tė lirisė sė tij, te fytyrat historike tė jetės sociale - revolucionare, ndalen vetėm atėherė, kur nė to, brenda tyre, pos tjerash gjejmė figurėn- njeri tė plotė, i cili punon dhe vepra e tij i kushtohet plotėsisht njeriut, mirėqenies sė ekzistencės sė tij. Ky shpjegim teorik letrar, e njėkohėsisht filozofik bashkėkohės e vėrteton dhe e qartėson fortė mirė interesimin e shkrimtarėve tanė pėr Titon, sepse tek ai gjetėn, zbuluan njeriun e vėrtetė me tė gjitha cilėsitė qė e karakterizojnė veprimin e madh njerėzor, veprimin e pėrjetshėm. Mė shkurt, artistėt ndalen tek ata qė i zgjerojnė hapėsirat e realizimit tė njeriut nė jetė dhe nė vepėr, ashtu siē bėri Tito. Pra, njerėzit e tillė, qė shkenca i shpejgon si gjenialė, krijojnė vazhdimisht hapėsira tė reja pėr njeriun, pra janė krijues e jo dogmatė e statistė nė skenėn historike e shoqėrore, sepse ata, me aftėsi tė rrallė i shtrojnė dhe i zgjidhin kėrkesat dhe nevojat e kohės nė tė cilėn jetojnė e veprojnė, do tė thotė prekin nė pikat neuralgjike vendimtare tė shoqėrisė njerėzor duke i vėnė njerėzit nė lėvizje tė orientuar, tė drejtė, nė aksion.

    Pėrveē kėsaj, shkrimtarėt tanė e pėrjetėsojnė fytyrėn e Titos, sepse nė tė qė me kohė kanė gjetur me tė vėrtetė realizimin e vet nacional, social e intelektual, do tė thotė tri elementet qenėsore pėr ekzistencėn individuale e kolektive. Nėse pranohet e vėrteta e thėnė metaforikisht se artistėt-poetėt janė antena tė shoqėrisė, atėherė mund tė nxjerrim njė konstatim se, shkrimtarėt tanė, nė vizionin dhe nė praktikėn revolucionale tė Titos, gjetėn njė nga idealet e veta mė tė qėlluara dhe sinjalizuan nė mėnyrė arstitike vlerėn e vėrtetė tė pamohueshme tė tij.

    Pėrderisa nė prozė ėshtė i pranishėm, nė radhė tė parė, nė kuadėr tė mundėsive dhe tė efekteve artistike tė realizimit tė zhanrit, pra nė mėnyrė tė plotė qė na e sinjalifikojnė "Ditari..." i F. Hoxhės njė pjesė e prozės sė H.Sylejmanit dhe tė Sinan Hasanit, nė poezi, e cila konsiderohet si zhanėr dhe formė solemne mė komunikative, fytyra e Titos ngritet vazhdimisht, duke u bėrė objekt qėndror-poetik, nė dritėn e plotė tė veprės sė tij tė madhe. Kėshtu, poezia e kuptuar si formė mė komunikative, ka njė aftėsi dhe fuqi tė jashtėzakonshme pėr identifikim apo pėr simbolizimin e veprave tė mėdha nė histori dhe nė bashkėkohėsi, tė vizioneve tė tyre tė pandėrprera e thelluese.

    Thėnė historikisht, fytyra e Tito nė poezi bėhet objekt i rėndėsishėm qė nė krijimet e para gjatė Revolucionit tė armatosur dhe vazhdon deri nė ditėt mė tė vonshme. Ajo nuk qe vetėm inspirim, po edhe realizim i poezisė dhe i artit nė pėrgjithėsi.

    Nė njė pjesė tė mirė tė poezisė ku poezitė kushtuar Titos nga Esad Mekuli, Mehmet Hoxha, Tahir Jaha, Latif Berisha, Enver Gjergjeku e tė tjerė, shfaqet njė komunikim i drejtpėrdrejtė me tė dhe merret me tė drejtė nė kuptim tė gjerė tė krijuesit tė madh. Pėr shembull tė gjithė kėtė e shėmbėllen mė sė miri poezia e E.M, "Ty qė je liria jonė", ku Tito shfaqet si simbol i lirisė dhe i realizimit kombėtar e social tė shqiptarėve, krahas me atė tė kombeve dhe tė kombėsive tė tjera.

    Nė disa poezi tė tjera siē janė "Flamur shekujsh" (Ali Podrimja), "Dy ditėlindje" (Rrahman Dedaj) dhe "Flet Tito" (Mirko Gashi), kemi tė bėjmė me njė pėrpjekje tjetėr tė poetėve tanė, me atė qė pėrmes prosedeut poetik tė simbolizimit fytyra e Titos tė marrė kuptim universal tė gjithėkohshėm, si simbol i njė kreatori pėr tė mirėn e pėrgjithshme, se vepra e tij ėshtė model real, qė hyn nė fondin e pėrgjithshėm tė njerėzimit.

    Pėrveē identifikimit, si kusht i domosdoshėm i fuqisė poetike dhe i bindshmėrisė sė saj, nė poezinė e pėrmendur tė Ali Podrimjes, kemi simbolin flamur, i cili simbolizonte, emblemėn e ekzistencės kombėtare dhe atė shoqėrore, tė vendosur nė pėrjetėsimin e flamurit qė qėndron nė hapėsirat kohore tė shekujve tė historisė. Ndėrsa me simbolet e tjera si Diell, Bukė, Qiell, poeti simbolizon tri kushte tė rėndėsishme e tė domosdoshme tė ekzistencės, tė cilat me kėtė rast, nuk po i pėrkthej nė gjuhėn teorike.

    Nė vjershėm e Mirko Gashi, "Flet Tito", e cila pėrmes theksimit tė aktivitetit tė ligjėrimit tė Titos, qė gjithmonė i ka nė pajtim fjalėn dhe aksionet, poeti simbolizon qėndrueshmėrinė dhe vendosmėrinė e tij nė tė gjitha momentet e kohės. Kėshtu simboli i tij qėndror, Kepi i Shpresės sė Mirė (Tito) del si njė Parim i Shpresės dhe i realizimit real, siē do tė mund ta shpejgonim me filozofinė e paraqitur nė parimin e Shpresės tė E.Blochut.

    E kėtillė, fytyra e Titos shfaqet edhe nė letėrsinė pėr fėmijė, e qė do tė mund tė ishte objekt i njė studimi tė veēantė. Tito si simbol i sė Mirės, i heroit, i mėsuesit dhe i edukuesit trajtohet me sukses nė veprat e Maksut Shehut, Rifat Kukajt, Agim Devės e tė tjerėve.

    Nė fund, me qėllim qė tė pėrforcojė edhe me pėrgjigjen lidhur me pyetjen qė shtrova nė fillim tė kėsaj paraqitjeje po shtoj edhe kėtė se, mesazhi simbolik i artistit, i poetėve dhe shkrimtarėve tanė nė pėrgjithėsi, ėshtė plotėsisht adekuat me mesazhin e veprės sė Titos, i cili sot gėzon njė unanimitet tė jashtėzakonshėm e tė pėrgjithshėm, jo vetėm brenda, por edhe jashtė vendit, ēfarė e gėzonte vetėm Lenini. Adekuatėsia e kėtij mesazhi, pos momenteve tė tjera qė i pėrmenda mė sipėr, ka tė bėjė edhe me tė njohurėn teorike e historike se, poetėt dhe revolucionarėt e mėdhenj i lidhin vizionet dhe idealet mė tė thella pėr njeriun, pra bėhet bashkudhėtarė nė rrugėn e infinitumit pėr tė mirėn njerėzore. Kėtė lidhje midis artistėve dhe revolucionarėve, nė mėnyrė mė tė natyrshme dhe tė paimponuar, pra tė dalė nga situata reale historike, e gjejmė nė historinė mė tė re kur ėshtė fjalė pėr fytyrėn e Leninit. Le t'i kujtojmė me kėtė rast Majakovskin, Bllokun, Jeseninin e tė tjerė. Tė njėjtėn lidhje, po ashtu tė natyrshme dhe tė fuqishme, e gjejmė kur e vėshtrojmė fytyrėn e Titos nė veprat artistike, e sidomos nė ato poetike.

    Nė pėrfundim e sipėr tė theksojmė edhe njė fakt tjetėr mjaft tė rėndėsishėm se Tito, duke qenė vazhdimisht nė krye tė shoqėrisė sonė, krijoi njė liri tė vėrtetė arti e krijimi nė kuptim tė realizimit tė plotė tė lirisė, ēfarė nuk gjendet nė ndonjė vend tjetėr socialist, e cila ishte e pranishme vetėm nė kohėn e Leninit, kurse te ne kjo u bė parim shoqėror e kulturor.

    Pėrveē kėsaj, shkrimtarėt tanė e pėrjetėsojnė fytyrėn e Titos, sepse nė tė qė me kohė kanė gjetur me tė vėrtetė realizimin e vet nacional, social e intelektual, do tė thotė tri elementet qenėsore pėr ekzistencėn individuale e kolektive. Nėse pranohet e vėrteta e thėnė metaforikisht se artistėt - poetėt janė antena tė shoqėrisė, atėherė mund tė nxjerrim njė konstatim se, shkrimtarėt tanė, nė vizionin dhe nė praktikėn revolucionare tė Titos, gjetėn njė nga idealet e veta mė tė qėlluara dhe sinjalizuan nė mėnyrė artistike vlerėn e vėrtetė tė pamohueshme tė tij
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  8. #1158
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tomaras..

    mos u cudit..

    kur e perdorim thenjen e dikujt per nji ceshtje mire eshte ta citojme krejt cka thene ky dikushi.. pa ja prekur e krasitur e censuruar fjalet e mendimet..
    ne ate rastin qe ke cituar une kam postuar krejt intervisten e ylli popes dhe skam prekur asnje kime..kur thot poplli ..pra pa lujt as pik as presje..
    per mua aty eshte interesante ajo sjellja e mizit me ilacet qe ka sjell bajrami nga vjena..

    ajo thot shume..

    aq shume sa .. ububuja..
    tmerr..



    ..

  9. #1159
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    120
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    tomaras..

    mos u cudit..

    kur e perdorim thenjen e dikujt per nji ceshtje mire eshte ta citojme krejt cka thene ky dikushi.. pa ja prekur e krasitur e censuruar fjalet e mendimet..
    ne ate rastin qe ke cituar une kam postuar krejt intervisten e ylli popes dhe skam prekur asnje kime..kur thot poplli ..pra pa lujt as pik as presje..
    per mua aty eshte interesante ajo sjellja e mizit me ilacet qe ka sjell bajrami nga vjena..

    ajo thot shume..

    aq shume sa .. ububuja..
    tmerr..



    ..
    Ketu nuk eshte tema per Ramiz Aline dhe gjithesesi nuk ke pase nevoje te sjellish nje qerre kashte per te kerkuar nje kokerr gruri e cila edhe ashtu na qenka e kalbur.Une dy here e kam percjelle kete interviste dhe Ylli Popaj eshte ende gjalle e mund ta thote vete.
    Ai vete e ka skjaruar edhe ne kete interviste se shishja e ilaqit ishte e pa etikete, e pa mbyllur dhe ilaqi i panjohur. Pa pase fare ndermend te mbroje askend ,secili njeri qe logjikon do te vepronte njesoj. Kryetari dhe prijesi historik i nje shteti ishte ne mes jetes dhe vdekjes se pashmageshme, jo nje kodosh si ti te dhe cili do te ishte logjika ti jepej ilaqi pa etikete e pa shishe origjinale.
    Gjesti i ramiz alise eshte me se human per te shpetuar dy specialiste te shquar te mjekesise e dyta per te menjanua teorite e komploteve te cilat memzi presin ti lansojne qyftat tu .Ti edhe pse profesor Popaj e ka skjaruar ne emision ,prapseprap perpiqesh te lansosh teori te tilla te tmerrshme.

    Po cila eshte logjika more Brari? Cilit kryetar shteti do ti jepej nje ilaq i tille pa etikete,pa udhezime,i pa licensuar e lejuar nga institutet kompetentene?
    Sipas kesaj teorie na qenkan enveriste edhe keta OBSH-se qe nuk po lejuan
    vaksinimin me vaksinen kunder gripit te derrit pa testim e licensim.
    Urrejtja titiste te ka verberua ore Brari sa edhe humanizmi dhe gjerat normale
    te duken komplote .Po edhe per budallejt e ka skjarua prof. Popaj perse e beri kete gjest me ilaqin Ramizi e ty te rrok tmerri more trutredhur sepse nisesh nga logjika dhe vetedia e semuar personale.

  10. #1160
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gjesti i ramiz alise eshte me se human per te shpetuar dy specialiste te shquar te mjekesise ..

    thote hasi..

    o has ..po prej kujt po i shpeton keta dy mjek te shquar ramizi?

    pse duhen shpetuar dy mjek kur jan te perkushtuar per tja permirsuar shendetin pacientit..?

    Has.. pse dredhon or djal..

    Cfar do ishte sjellja normale e ramizit ..?

    psh.. ramizi do duhej te thoshte keshtu:

    shoqja nexhmije.. ka ardhur profesor bajrami nga vjena ku ka takuar profesorin e madh x y e ka sjelle kte ilacin.. mirpo shishja ska etiket dhe profesori e sqaron keshtu ceshtjen e etiketes.. dhe e linte bajramin te sqaroj pse shishja ska etikete e pastaj nexhi vet le te thoshte fjalen e saje.. si psh dicka e tille..
    po mire o shoku ramiz..crendesi ka etiketa perderisa profesori yn i mire shoku bajram e profesor ylli mendojne se ilaci eshte i mire e mund ti bej mire shokut enver.. le ta provojme.. sepse dhe profesori ne vjene nuk besoj se ka qellime armiqesore ndaj vendit tone e aq me pak ky profesor nuk e di se per ke eshte ilaci..

    dicka e tille do ishte nji bised mes miqsh mes shokesh me bashkpunim 40-50 vjecare..

    mirpo ramizi o has .. vepron tinzisht sic e pohon prof Popa e tinzarllyki mes shokesh e miqs me 50 vjet miqesi e shoqeri e bile dhe kryshqi.. nuk eshte shenj e mire o hasi yn i dogmatizuar.. pr tregon se as aty ne kupol te regjimit nuk kishte sinqeritet e as miresi e as besim reciprok njerzor..

    prandaj them..o has qe e kupton shum mire ceshtjen..se ajo cka tregon ylli tregon shume..

    tash per titizmin o has enveristi..

    le te marrim ne analize nje fakt..
    hasi sic e din ti o has.. eshte nje rajon fshatrat e te cilit shtrihen ne dy anet e ish kufirit.. pra ka katunde hasjane dhe ne kosove.. dhe ne shqiperi.. pra kemi hasjan qe banojne ne zonen e krum kukso hasit.. ketej kufirit.. pra ne zonen qe ishte pjes e shqiperise.. pra ku u instalua e u realizua e ku u jetua e cdo gje zhvillua sipas mesimeve te enverit.. kemi gjithashtu dhe hasjan qe fati historik i ra te jetojne ne nji zone te kosoves..ngjit me kufirin ku per fatin historik gjithcka u zhvillua sipas modelit titoist..

    pra kemi dy hasa.. qe per thjeshtim te analizes po i quajm hasi enveroist ketej kufirit e hasi titoist andej kufirit..

    le ti leme faktet te flasin..

    cfar qen kto dy hase per gjat 50 viteve .. cka ndodhi ne hasin enverist e cfar ne hasin titoist..
    le te dal dikush e te thote.. ne se ka dijeni.. se

    ku kishte me shum shkolla..
    ku kishte me shum drite..
    ku kishte me shum asfalt..
    ku kishte me shum buke e veshje..
    ku kishte me shum liri levizjeje e mundesi prosperiteti..
    ku kishte me shume shtepi te mira e me shum lop e dele e pula e kerra e traktora..e xhampera e maica e kundra e qylym- rrugica..(rrugic..ne shqiperi quajn nje sixhade apo qylym ne form drejtkendeshi te gjate..) me shume llampa elektrike e televizora.. me shum fishidera e frigorifera e makina larse e kafene berbera.. ku blihej milli me thas e zetini me bidona..e ku smushej me buk barku e tghahej per nje pik qumesht zorra..
    ku vill-catijat ishin flak te kuqe prej qoromidheve te reja.. e ku gati me ra e me i zan njerzit mrena..


    le te flasin njohesit e ktyre zonave..pra si te hasit nen enver.. si te hasit nen tito-kardel..

    e ne fund..

    kur frika nga kufitari e ramiz operativ enver burg spac hanxhari.. ra.. ( pra po flas tash per vitet 1990 e ca ) cilet hasjan te hasit titoisto kardeloist.. pra te hasit kosovar.. shkuan ne hasin enverist me ja u vjedh vllazenve e kushrive kundrat e delet e traktorat.. me ja lyp ne bodrume cka i kishin te vjetrat televizora e xhampera e qylyma e me ja punue jonxhen e barin a me ja vjedh kalin a gomarin..??

    te siguroj une o has se asnjeri nuk e beri kte veprim te ulet.. edhe se ky has kishte mbi 10 vjet e ca qe lengonte nen sllobodanizem..

    kurse djemte e hasit enveroist..pra te hasit qe kish qen 50 vjet nen enver e ramiz nen nexhmije e stalin.. dolen matan kufirit e morren tek vllaznit matan cka mujten me marr me leje e pa leje.. diten per diell e naten si cakej.. tuj fillu me lop kuaj e magara..e der tek xhamperat dysheket e kundrat te dera te diell e shi te thara..

    keshtu flitet or Has..
    me fakte..

    a na gezon ne kjo..
    sigurisht jo..

    por pse hasjani shqiptar nen regjim titist larg nga zyra e tites (kroatoslloven) 1000 km te kish ma shum buk se vllau ne hasin enverist larg pi zyres se enverit shqiptar.. jo ma shum se 200 km..

    cka i thue ti ksaj or taj..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 13-10-2009 mė 03:50

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •