Close
Faqja 114 prej 119 FillimFillim ... 1464104112113114115116 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,131 deri 1,140 prej 1190
  1. #1131
    E di qeni ku fle lepuri. Maska e lepurush
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    190
    Citim Postuar mė parė nga hasjani 51 Lexo Postimin
    Mos moj lepurushe mos pjerdhe keshtu se po te zemrohet A. Doci .Nuk ka faj djali qe eshte nga katuni e sa per spiune e ka pase nga halli se e kish lene Llambi ne burg te Spaqit.Kohe te veshtira ishin ato.
    Nga cili fshat ishe mbase nuk je katundare.

    I pifsh ti pordhet e mija ,te ngeli mendja tek A.Doēi sikur ta ka ba nanen ,po ne jemi nga Tirona o katunar do kishim degju ndonje gje po te ishte e vertete ,ju e njifkeni mire ,ēudi ,po nga qe i keni be vete doni ti fusni te gjith me nje thes .
    Spijunet e qelbet qe po beni gam gam ketu keni gjithe kete kohe ,nuk te behet te futesh ne forum.
    Si nuk keni neveri nga vetja ,po tani jeni pa pune dhe zanati i vjeter nuk harrohet kollaj ,shkruni neper forume tani .
    Ai zotnia qe permende ti po ti digjte ndonje gje nuk dilte me emrin e vertete ketu ,po dilte me pseudonim siē dilne ju o vermje .
    Por kur ju lejojne moderatoret ju te merrni neper goje njerez te nderuar tallni menderen e palare ju mire e keni ,me keq se grate e keqia jeni mos te them k....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lepurush : 10-10-2009 mė 17:00
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  2. #1132
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    120
    Citim Postuar mė parė nga lepurush Lexo Postimin
    I pifsh ti pordhet e mija ,te ngeli mendja tek A.Doēi sikur ta ka ba nanen ,po ne jemi nga Tirona o katunar do kishim degju ndonje gje po te ishte e vertete ,ju e njifkeni mire ,ēudi ,po nga qe i keni be vete doni ti fusni te gjith me nje thes .
    Spijunet e qelbet qe po beni gam gam ketu keni gjithe kete kohe ,nuk te behet te futesh ne forum.
    Si nuk keni neveri nga vetja ,po tani jeni pa pune dhe zanati i vjeter nuk harrohet kollaj ,shkruni neper forume tani .
    Ai zotnia qe permende ti po ti digjte ndonje gje nuk dilte me emrin e vertete ketu ,po dilte me pseodonim siē dilne ju o vermje .
    Por kur ju lejojne moderatoret ju te merrni neper goje njerez te nderuar tallni menderen e palare ju mire e keni ,me keq se grate e keqia jeni mos te them k....
    Une vetem nje keshille te dhashe moj llapaqene. Te tregon fjalori kulturen tende moj rrugaqe. Ne Tirane tani ka edhe mbeturina sa te duash. Vendi nuk te bene njeri kur nuk je ore e pacipe.Mbushu se me bere te vjelle.

  3. #1133
    E di qeni ku fle lepuri. Maska e lepurush
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    190
    Citim Postuar mė parė nga hasjani 51 Lexo Postimin
    Une vetem nje keshille te dhashe moj llapaqene. Te tregon fjalori kulturen tende moj rrugaqe. Ne Tirane tani ka edhe mbeturina sa te duash. Vendi nuk te bene njeri kur nuk je ore e pacipe.Mbushu se me bere te vjelle.

    Ik more RRUGAQ ,mbushu ti se i kishe mbush kupen ,mua me ka kap disanteria me ato qe shkrun ti ,ngela ne banjo .
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  4. #1134
    E di qeni ku fle lepuri. Maska e lepurush
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    190
    E harrova ,mbushu bashke me ate Qosen orientalistin ,katunar e kalu katunarit .
    ēfare keni me florinjt e zotit Pjeter Arbnorit ,mos ju a vodhi gje juve .
    Nje here i kam pare nje interviste ketij Qoses kishte nje shtepi si nje keshtjelle ,me stil antik ,atehere ēfare duhet te them une doli dhe intervisten aty gjith ajo shtepi ,hajde llogjike hajde ,po mendja juaj primitive e semure ēfare nuk pjelle ...
    As i kam lexuar asnje rresht dhe as kam ndermend ta lexoj ''myslymanin''komunist .
    Tani shkruj sa te duash dhe lexoi vete ...
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  5. #1135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    120
    Citim Postuar mė parė nga lepurush Lexo Postimin
    E harrova ,mbushu bashke me ate Qosen orientalistin ,katunar e kalu katunarit .
    ēfare keni me florinjt e zotit Pjeter Arbnorit ,mos ju a vodhi gje juve .
    Nje here i kam pare nje interviste ketij Qoses kishte nje shtepi si nje keshtjelle ,me stil antik ,atehere ēfare duhet te them une doli dhe intervisten aty gjith ajo shtepi ,hajde llogjike hajde ,po mendja juaj primitive e semure ēfare nuk pjelle ...
    As i kam lexuar asnje rresht dhe as kam ndermend ta lexoj ''myslymanin''komunist .
    Tani shkruj sa te duash dhe lexoi vete ...
    Lere mori ti Qosen se mire bene qe nuk e lexon ,profesori merret me gjera serioze,shkrimet e tij edhe po ti lexoje zor se i kupton ti. Por pa prekje, me beri pershtypje fotografia e kesaj femres bionde,pata pershtypjen se kam te bej me nje bukuroshe gjentile e ti me dole tranvestit ,me shave edhe me nene thua se nuk te lindi nena edhe ty. Si keshtu?

  6. #1136
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Doruntina , oj vajz , cka ki , mos je paqef?

    Cfarė kafesh , atje ku ti vallzon rreth njė shufre matalike a?

    Jo ,jo me ke pėrzi me dikėn tjetėr .

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  7. #1137
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ylli Popa: Ramizi fshehu ilaēet e Enverit

    E Diel, 30-12-2007, 03:15am (GMT+1)



    Ylli Popa
    INTERVISTA / Akademiku i njohur 77-vjeēar rrėfen jetėn e tij. Si u bė mjek i Enver Hoxhės, si mjekohej diktatori, takimi me Nexhmijen e Ramizin natėn e fundit tė Hoxhės, kur vdiq Enver Hoxha dhe si u njoftua kjo

    Nė cilin vit jeni diplomuar pėr mjekėsi?
    “Nė vitin 1954”.

    Pse zgjodhėt mjekėsinė? Kishte ndonjė lidhje tė ngushtė mes jush edhe kėtij profesioni?
    “Po kishte njė lidhje shumė tė ngushtė”.

    Qė ishte...?
    “Sepse unė jam prej njė familjeje elbasanase, ku nė rrethin tim tė ngushtė, madje shumė tė afėrt, kisha 5 mjekė”.

    Pesė mjekė nė Shqipėri nė vitet ‘50?!
    “Po”.

    Para viteve ‘50?
    “Po, para ‘50-ės, sepse unė e fillova fakultetin nė vitin 1948 dhe e mbarova nė 1954, gjashtė vjet ishte mjekėsia nė atė kohė, nė Rumani, Bukuresht”.

    Si ishin pesė mjekė nė familjen tuaj?
    “Vėllai i gjyshit tim nga nėna, ishte mjek. Filip Papajani quhej. Ka qenė njė nga mjekėt e Pogradecit, unė kėshtu tė paktėn e mbaj mend atė, tė vendosur nė Pogradec. Prej Elbasanit kishte shkuar nė Pogradec, ishte zhvendosur atje. Filip Papajani ishte mjek, ndoshta mjeku i parė i Pogradecit pėr atė kohė. Ai edhe shkruante, ishte edhe shkrimtar, poet domethėnė, me pseudonimin Lipi. Janė librat e tij tė kohės qė ka shkruar. Pastaj kisha vėllanė e babait mjek, ishte mjek ushtarak, ishte major qė nė kohėn e Zogut, Petraq Popa. Pastaj kisha njė mjek tjetėr, Simon Popa, ishte i ati i Kol Popės, qė ka qenė nėnkryetari i Akademisė sė Shkencave mė parė. Pastaj kisha njė mjek tjetėr, i cili ishte, Stilian Nosi, nga familja e njohur Nosi tė Elbasanit, qė ishte mjek edhe ka qenė shumė i dashur, i preferuar nga populli, shumė zemėrmirė, dėshironte tė ndihmonte njerėzit. Pastaj kisha vėllanė e Kol Popės, i cili ishte mjek nė Nju-Jork. Njė nga anesteziologėt e parė tė Amerikės. Ai mbaroi fakultetin nė kohėn e luftės italo-greke, e mbaroi nė Bolonjė e nuk erdhi mė nė Shqipėri, po iku drejt nė Amerikė dhe u vendos atje”.

    Pra, kishit pesė mjekė nė familjen tuaj dhe ju shkuat nė atė qė mund tė quhet rrugė familjare...?
    “Po, pak a shumė”.

    E pėrzgjodhėt vetė mjekėsinė?
    “Po, madje kur unė bėra kėrkesėn pėr bursė nė atė kohė, kėrkoheshin 3 fusha ku duhet tė zgjidhje, unė qė tė tre i vura pėr mjekėsi. Mjekėsi, mjekėsi dhe mjekėsi. Dhe fitova mjekėsinė”.

    Fati solli qė tė ishit student i mjekėsisė?
    “Ka edhe njė fenomen tjetėr, ėshtė pėr tė qeshur kjo. Ne nė Elbasan e kishim zakon, nuk e di a ėshtė mė sot apo jo, qė fėmijėt e vegjėl, ditėn kur bėhen motakė ata vihen nė syni, dhe nė njė ēarēaf tė madh tė bardhė, ku nė mes vihej fėmija e rreth tij viheshin objekte tė ndryshme, tė profesioneve tė ndryshme, njė ēekiē, njė fletore, njė stilolaps. Meqenėse njė nga xhaxhallarėt e mi ishte mjek, dikush nga ato vuri stetoskopin. Unė, fėmija, lihem nė mes edhe njerėzit janė rreth e pėrqark dhe shikojnė se ē’do tė kapi fėmija nė ato momente”.

    Dhe ju kapėt stetoskopin?
    “Unė kisha kapur stetoskopin, ma thanė ata. Unė qė fėmijė, kur nuk e mbaj mend, mua mė thėrrisnin mjeku i vogėl dhe psikologjikisht unė isha i pėrgatitur pėr mjekėsi”.

    Profesor, ju shkollėn e mesme e keni mbaruar nė Elbasan?
    “Po, nė Elbasan”.

    Edhe nga shkolla e mesme nė Elbasan shkuat nė Bukuresht apo jo?
    “Po, shkova nė Bukuresht”.

    Cila ishte diferenca midis Shqipėrisė dhe Rumanisė nė atė kohė?
    “Kishte diferencė tė madhe”.

    Nė ē’kuptim?
    “Nė sensin se Elbasani nė atė kohė kishte 14 mijė banorė, kurse tani ėshtė rritur disa herė mė tepėr. E dyta ėshtė se nė kohėn e Zogut kishte njė varfėri tė madhe, kėshtu qė, kjo ndjehesh. Por, kishte nga ana tjetėr njė korrektėsi tė madhe nga njerėzit, varfėria pėrballohej me dinjitet. Familjet, kishte shok tė mi nė shkollė atje, tė cilėt e dija qė ishin tė varfėr shumė, e vinin tė arnuar, por ishin tė pastėr si tė thuash. Mėsoheshin nga familja, nga nėna e nga baba, mėnyrėn e sjelljes sė tyre, me korrektesė. Edhe mėsuesit nė atė kohė ishin shumė tė pėrkushtuar”.

    Cila ishte diferenca me Rumaninė?
    “Rumania ishte goxha e zhvilluar. Bukureshti nė atė kohė quhej Parisi i vogėl”.

    A ishte e vėshtirė pėr njė djalė qė vinte nga Elbasani me 14 mijė banorė tė orientohej nė njė qytet tė madh, siē ishte Bukureshti?
    “Jo, nuk ishte shumė e vėshtirė”.

    Pėrse?
    “Sepse kurioziteti tė bėnte tė shėtisje, tė shikojė, tė regjistroje. Nė atė kohė qė vajta nė Rumani, dija italisht. Qė nė moshė tė vogėl, unė e kisha praktikuar italishten dhe e dija mirė. Rumanishtja ėshtė gjuhė neolatine, shumė e ngjashme, shumė e afėrt edhe unė me tė thėnė tė vėrtetėn as nuk e mbaj mend se sa kohė zgjati qė unė tė mėsoja gjuhėn rumune. Kėshtu qė, ato i kapa shpejt. Pastaj edhe komunikimi, me shokėt rumunė nė fakultet ishte pak a shumė e njėjta psikologji si e jona”.

    Ju jeni kthyer nė Shqipėri nė vitin 1954?
    “Po”.

    Cili ishte niveli i mjekėsisė nė momentin qė ju u kthyet nga Rumania?
    “Sigurisht, po ta krahasosh me sot ėshtė shumė mė mbrapa. Edhe sot mund tė jetė shumė mbrapa me vendet e tjera shumė mė tė zhvilluara. Mbrapa pėr sa u pėrket pajisjeve, por se dija e mjekėve ėshtė mė pėrpara sesa ajo qė ka qenė nė ato vite”.

    Nė 1954 si ishte gjendja? Sa mjekė kishte Shqipėria nė atė kohė?
    “Nuk e di me tė thėnė tė drejtėn. Nėpėr spitale, unė isha nė spitalin qendror, ose mė mirė me thėnė se unė sa erdha kėtu mua mė thėrret ministri i Shėndetėsisė nė atė kohė, Medar Shtylla, i cili mė njoftoi qė unė do tė emėrohesha nė Fakultetin e Mjekėsisė pėr tė dhėnė biokiminė. Kiminė biologjike. Unė kiminė e kam dashur shumė nė atė kohė. Veēanėrisht kimia biologjike mua mė shkonte shumė sipas shijes sime, sepse ajo mė sqaronte shumė mekanizma, shumė gjėra, nga sėmundjet mjekėsore. Kishte shumė mekanizma qė po tė dije biokiminė e kuptojė mė mirė. Prandaj unė iu pėrkushtova kėsaj. Megjithatė, unė i thashė qė kam mbaruar pėr mjekėsi, por ai mė tha qė dua qė ta bėsh”.

    Si u specializuat pėr kardiologji?
    “Mbas 4 vitesh, nė 1958 deri nė 1962, nė Moskė”.

    Pra, keni kompletuar atė qė mund tė quhet kuadri i vendeve tė Lindjes, Rumani dhe Moskė, keni shpenzuar 10 vjet tė jetės suaj apo jo?
    “Po, po”.

    Ku u specializuat nė Moskė?
    “Ėshtė interesante, sepse unė u specializova nė njė klinikė qė quhej “Pjataja Savjetskaja Balnica”, qė nė shqip do tė thotė “Spitali i Pestė Sovjetik”, ku profesor ishte njė shumė i njohur atje, Llukomski, ishte polak me origjinė. Edhe thoshin se ishte nga njė familje e ngritur poloneze, pėrveē asaj, ai kishte qenė nė atė ekipin e mjekėve tė Stalinit”.

    Nė atė ekipin qė u pushkatua apo nė ekipin tjetėr?
    “Jo, ky nuk u pushkatua, sepse ky erdhi pas zbulimit tė komplotit tė mjekėve nė atė kohė. Erdhi grup tjetėr mjekėsh, por unė nuk e di nėse ajo ėshtė e vėrtetė apo jo, sepse ėshtė shumė misterioze. Por, ky Llukomski ishte njė njeri me autoritet dhe ishte njė njeri qė jetonte vetėm, ishte i pėrkushtuar ndaj mjekėsisė. Por, unė tentoja tė zhbiroja, tė kuptoja dhe gjėra tė tjera nėpėrmjet tij. Madje, njė herė e pata pyetur pse Stalini e mban njė dorė nė gjoks, nga krahu i majtė, e pata parė edhe nė fotografi dhe filmimet e kohės. Mė shpjegoi qė Stalini vuante nga njė sėmundje hipertensioni arterial, sėmundje hipertonike. Hipertensioni nė atė kohė nuk kishte mjekim, kishte barna tė cilat kur erdha unė kėtu, i gjeta edhe ato ilaēet, tė cilat sot as nuk pėrdoren mė. Sipas tij, Stalini bėnte hemorragji tė vogla cerebrale, si pasojė e hipertensionit edhe kėto shkaktuan ndryshime tė karakterit tė tij, ndryshime qė konsistonin nė shtimin e mosbesimit tė tij ndaj njerėzve tė afėrt”.

    Pra, kishte njė shpjegim shėndetėsor mosbesimi i tij?
    “Po, edhe tė izolimit tė tij, u bė shumė rrezik domethėnė, mė i egėr, nuk qe pa pasoja pėr popullin nė atė kohė”.

    Profesor, cilat ishin diferencat midis Bashkimit Sovjetik dhe Rumanisė, ju i njihnit tė dyja vendet nė atė kohė...?
    “Rumania nė atė kohė ishte njė vend i lidhur shumė me Perėndimin, veēanėrisht me Francėn. Unė kisha profesor, tė cilėt shkonin edhe jepnin mėsim, qė nė atė kohė nė Paris, qė jepnin mėsim atje edhe njiheshin, edhe librat qė kishin botuar ishin tė shtėpive botuese franceze”.

    Ndėrsa Bashkimi Sovjetik ishte mė i izoluar?
    “Ishte mė i izoluar pėr tė paktėn nga ana e tyre, pastaj Bashkimi Sovjetik nė atė kohė, thoshin kėta qė kishin rrėmbyer tokė nga Rumania, kishin njė armiqėsi tė madhe. Pavarėsisht se kur erdhi regjimi komunist i asaj kohe, u bė njė propagandė e madhe pėr t’i afruar, pėr t’i sheshuar mosmarrėveshjet”.

    Nė cilin vit u vendosėt pranė grupit qė merrej me mjekimin e Enver Hoxhės dhe si ndodhi kjo?
    “Kjo ka ndodhur gradualisht, sepse unė mė pėrpara, kam zbatuar disa porosi nga Enveri. Pėr shembull, profesor Fejzi Hoxha, i cili ka qenė njė mjek nga Gjirokastra, shumė i mirė dhe profesionist, e mė duket se ka pasur njė miqėsi me Enver Hoxhėn tė mėparshme, pasi ishin pothuajse tė sė njėjtės moshė, pak a shumė. Mė thonė qė duhet tė shkojmė nė Korēė pėr tė vizituar profesor Kondėn. Profesor Konda ishte njė profesor qė merrej me albanologjinė dhe veēanėrisht ai punonte pėr origjinėn tonė pellazgjike dhe kishte mbledhur argumente nė kėtė drejtim dhe i kishte botuar nė njė libėr, qė kishte bėrė emėr. Pėr kėto arsye, Enverit i takonte tė interesohej pėr shėndetin e tij. Si i tillė, Enveri donte qė tė tregohesh karshi tij”.

    Ju nisi direkt Enver Hoxha pėr ta vizituar?
    “Po. Jo direkt, por dėrgoi haber domethėnė. Ajo qė ishte mė interesantja ishte se Enveri kishte edhe tė ėmėn gjallė, aty nė shtėpi, nė atė kohė. Ishte e moshuar, kishte disa probleme shėndetėsore, e njė ditė, mjekėt qė e mjekonin, mė thanė qė do tė bėhet njė konsultė pėr mamanė e shokut Enver. Shkoj dhe unė atje dhe mora vesh qė ėshtė sėmurė, e vizitova edhe u thashė: ēfarė ka kėtu ndonjė gjė tė veēantė se mua mė duket e thjeshtė diagnoza kėtu. Kjo ka qenė mbasi isha kthyer nga Bashkimi Sovjetik si kardiolog. Ē’kishte ndodhur? Ajo nė kuadrin e sėmundjes sė zemrės, kishte bėrė edhe njė grumbullim likuidi, uji nė pleurė, tha radiologu qė e kishte marrė nė Spitalin Ushtarak pėr ta ekzaminuar. Nė fakt jo radiolog, por njė ndihmės qė lante filmat. Ai i dėrgon njė letėr Kardi Hazbiut dhe bėn njė lloj denoncimi qė mjekėt nuk po e mjekojnė mirė, tė ėmėn e Enver Hoxhės, edhe sepse ai dyshonte qė kjo tė ishte tuberkulare, pasi edhe ndodhte qė grumbullimi i ujit ishte me origjinė tuberkulare, kurse pėr mua ishte kardiake. Edhe pėr mjekėt e tjerė qė e mjekonin ishin pėr nga ana kardiake e saj. Por, ky denoncimi mori rrugė, e ata mė thirrėn pėr tė sqaruar diagnozėn. Unė pa e ditur kėtė, sepse pastaj mė thanė se si ishte puna. E kuptova pastaj qė ishte nga zemra, pasi ishin shenjat, pulsi, rrahjet e zemrės, mėlēia e zmadhuar, marrja e frymės e kėshtu me radhė. Edhe i thashė qė kjo ėshtė njė diagnozė pėr studentėt tė viteve tė larta tė mjekėsisė”.

    Dhe nga ky moment, ju vendosėn pranė grupit tė Enver Hoxhės?
    “Jo, iku kjo, pastaj pas kėsaj, nė vitin 1973, Enveri bėn njė krizė kardiake, sepse ai vuante prej vitesh nga diabeti i sheqerit, domethėnė qė nga 1948, ndoshta. Mirėpo, diabeti njihet si njė sėmundje qė i godet enėt e gjakut kudo qofshin, nė zemėr, nė tru, nė veshka, nė aortė e kėshtu me radhė. Pėrveē asaj, ai pinte duhan shumė, ai kishte edhe mbipeshė tė trupit. Pėr ne, mjekėt, kėto janė tre gjendje qė predisponojnė pėr sėmundjet e zemrės”.

    Nė cilin muaj pėsoi atak Enver Hoxha?
    “Nė kohėn qė vajta unė. Mė thėrrasin nė klinikėn speciale dhe atje rastin e Enverit ma paraqiti Nexhmije Hoxha, e shoqja e Enverit. Mė bėri pėrshtypje nė atė kohė se Nexhmija qė fliste kur drejtohesh pėr Enverin, i drejtohesh shoku Enver. Pėr mua, ishte anormale qė bashkėshortja t’i drejtohej ashtu, sikur ishte nėpunėse nė atė familje. Nė fakt, aty kam kaluar 12 vjet ndoshta”.

    Keni qėndruar 12 vjet pranė Enver Hoxhės?
    “Po, edhe Nexhmija ka qenė gjithmonė shumė e kujdesshme, si nėpunėse nė shtėpi”.

    A ėshtė e vėrtetė se ajo qė e drejtonte realisht Enver Hoxhėn ishte Nexhmija?
    “Jo. Ajo e ndihmonte. Pėr shembull, Enveri pėr shkak tė diabetit kishte probleme tė syrit, tė leximit, e duhej dikush qė t’i lexonte letrat qė vinin nga ambasadat e huaja apo tė tjera”.

    Sa i rrezikshėm ishte ataku qė Enver Hoxha kaloi nė 1973?
    “Infarkti i miokardit ėshtė gjithmonė i rrezikshėm nė fillim. Pėrveē asaj, Enverit sėmundja iu zgjat njė ēikė. Ai ishte vendosur nė vilėn numėr 4, nga liqeni, rezidenca qeveritare aktualisht. Atje ishte edhe Garda e Republikės. Ai u bllokua atje se ndėrkohė po ndėrtohej shtėpia e re kėtu dhe nuk kishte ku tė kthehej. Ne vazhduam tė qėndronim atje, i gjithė ekipi mjekėsor”.

    Prej sa vetash ishte i pėrbėrė ekipi mjekėsor?
    “Shumė ishin. Ishte Fejzi Hoxha, qė ishte kryemjeku. Ishte Nikolla Shurbani, qė ishte njė kardiolog i mirė edhe nė spital drejtonte klinikėn, i cili ishte gjithmonė i pranishėm aty. Pastaj ishte mjeku i familjes qė ishte Isuf Kalo. Pastaj ekipi erdhi duke u shtuar”.

    Sa ishte numri maksimal i ekipit qė mbani mend ju, i kalonte 10 vetat?
    “Jo nuk i kalonte 10 vetat”.

    A ėshtė e vėrtetė qė nė vitin 1973, kur Enveri kaloi infarktin e miokardit, profesor Fejzi Hoxha i dha njė mjekim gabim?
    “Jo, nuk ėshtė e vėrtetė”.

    Gjė qė ėshtė komentuar nė shtyp si njė gjė pėr ta eliminuar...?
    “Fejzi Hoxha, nė asnjė mėnyrė. Pėr herė tė parė e dėgjoj kėtė”.

    Ka qenė e shkruar mė parė nė gazeta?
    “Gazetat duan sensacione”.

    Sa kohė Enver Hoxha mbeti i pamundur pėr tė ndjekur zhvillimet nė vend?
    “Ne atje vazhduam deri nė muajin prill tė vitit 1974, katėr muaj”.

    Qė nga kjo kohė keni vazhduar ta ndiqni rregullisht gjendjen shėndetėsore tė Enver Hoxhės?
    “Po, po, me shumė kujdes”.

    A ishte e vėshtirė tė ishe mjek i Enver Hoxhės?
    “Shumė prej mjekėve tė Stalinit, apo tė diktatorėve tė tjerė, kanė pasur njė fat tragjik. Por, Enveri dinte t’i krijonte vetė marrėdhėniet e mira me mjekėt e tij, sepse nė dorė tė mjekėve ishte. Nuk kishte aty pėr tė treguar as superioritet, as kokėfortėsi, as mosbindje. Ai ishte i bindur nė porositė tona. Ai nuk donte qė tė ekzagjerohej nė kėtė drejtim”.

    Ju personalisht a kishit frikė?
    “Kisha frikė”.

    Nga se?
    “Nė njė krizė tė Enverit, kjo vazhdoi edhe mė tutje. Vendosėm ta ndiqnim nėpėrmjet monitorit tė elektrokardiografit dhe iu vendosėn elektrodat nė gjoks. Nė ekran aktiviteti i zemrės regjistrohet, ēdo rrahje e zemrės regjistrohet”.

    Pėr 10 vjet Enver Hoxha flinte me elektroda?
    “Jo, jo ēdo natė. Nė raste nevoje, kur paraqitesh rasti, sipas indikacioneve mjekėsore, ai pranonte kėtė dhe sigurisht ne nuk rrinim nė dhomė, por kishim rregulluar nė mėnyrė tė tillė qė fijet e elektrodave tė ishin tė gjata edhe aparati tė ndodhej jashtė dhomės sė tij. Por, ato elektrodat regjistronin aktivitetin. Tė them tė vėrtetėn kur bėhej njė veprim i tillė, mua mė pėlqente”.

    Pėrse?
    “Mė pėlqente sepse Enveri flinte atje, unė e kuptoja nga aparatura qė ai ishte i qetė e po flinte dhe e ndiqja tė gjithė aktivitetin e zemrės. Por, vendi jonė ku ndiqnim aktivitetin e Enverit ishte nė bibliotekėn e tij, me libra shumė tė mrekullueshėm”.

    Nė ē’gjuhė?
    “Nė frėngjisht kryesisht. Ai madje porosiste libra nga jashtė, qė herė pas herė i vinin pakot e librave edhe ai kėnaqesh vetė. E kishte si ditė feste hapjen e librave, sepse ishin libra luksozė, tė tipave tė ndryshme dhe kėnaqej me to. Ai lexonte shumė vetė edhe kishte njė kulturė, njė bagazh shumė tė mirė. E pra, ne vendosnim atė aparatin nė darkė se do tė rrinim gjithė natėn atje. Vendosej njė termos me kafe tė ngrohtė, edhe njė pjatė me mollė, edhe mund tė pinim kafe qė tė mos flinim. Unė nuk doja tė flija, sepse doja tė shėtisja nė bibliotekė. Njė natė, isha vetėm tek aparati. Duke parė raftet, mė kap dora njė libėr, ishte nė frėngjisht ai libėr. Ishin kujtimet e Berjas, ministrit tė Brendshėm tė Bashkimit Sovjetik, Berja. Ishte gruzin, nga Gruzia, nga Gjeorgjia, si vetė Stalini. Kujtimet e Berjas, u bėra kurioz edhe e mora librin, e fillova tė lexoja disa gjėra. Formova bindjen sikur nuk ishin tamam kujtime tė vėrteta tė tij. Duke kaluar fletėt, kur shikoj nga mesi i librit njė faqe tė nėnvizuar”.

    Ishte nėnvizuar nga Enver Hoxha?
    “Duket nga Enveri. Ishte e nėnvizuar e gjithė faqja dhe u bėra kurioz se ēfarė i ka interesuar Enverit. Kur ēfarė gjeta, njė gjė jashtėzakonisht kurioze. Duke lexuar mė kapi syri emrin e Llukomskit, profesorit tim nė Moskė. E lexova me kujdes. Tregonte Berja: Thirra nė zyrė profesor Llukomskin. E i thoshte qė unė tė kam thirrur kėtu pėr njė ēėshtje shumė sekrete edhe pėr kėtė qė do tė bisedohet kėtu nuk do t’ia tregosh njeriu. Po qė nga kjo kohė qė do tė dalėsh kėtu, do tė jesh i ndjekur, i survejuar. Ai u tremb, thoshte pėr Llukomskin, u zverdh edhe u vesh me djersė, e natyrshme kjo. I thotė di ti ndonjė ilaē qė mund tė shkaktojė ngritjen e pėrnjėhershme tė tensionit tė gjakut. Unė tė thashė mė sipėr qė Stalini vuante nga hipertensioni. Por, i thoshte qė nuk ta kėrkoj tani, hajde mbas njė jave, mendohu edhe tė ma sjellėsh atė ilaēin nėse ekziston. Por, kur doli ky, i tha qė tė kesh kujdes se do tė jesh i survejuar. Ky nuk kishte rrugė tjetėr vetėm qė ta ēonte ilaēin. Edhe e ēoi ilaēin. Nė atė kohė Stalini bashkė me anėtarė tė tjerė tė Byrosė Politike, ishte mbas Luftės sė Dytė Botėrore, mblidheshin tė gjithė bashkė nė njė tavolinė tė madhe, e hanin darkėn bashkė, shikonin filma tė kohės sė luftės, dėgjonin edhe melodi tė vjetra tė kohės, bisedonin pėr luftėrat, betejat etj., etj. Njė natė, thotė Berja, unė isha ulur nė krahun e djathtė tė Stalinit, nė krahun e majtė ishte Molotovi. Gota e tij me verė, ishte pak e prekur. Na kėrkoi falje se shkoi nė banjė mė duket. Unė pashė majtas-djathtas, thotė Berja, i shpėtova shikimit tė njerėzve, e nxora nga xhepi ampulėn, e theva edhe e hodha nė gotė. Vjen Stalini, ulet edhe ngre gotėn dhe thotė: Hajde tė pimė. Nė njė moment tė caktuar i drejtohet Berjas, mos mė ke hedhur gjė kėtu brenda. Ky u tmerrua, por e mbajti veten edhe i tha: Jo shoku Stalin, si ta bėj kėtė. Pastaj Stalini i tha, qė bėra shaka edhe e piu gotėn”.

    Kjo qe nata e fundit e Stalinit?
    “Mė duket se kjo qe nata e fundit, sepse unė kam lexuar edhe librin e tė bijės sė Stalinit, Svjetllana Alilujeva, “23 letra njė mikeshe”, madje duhet ta kem nė shtėpi. Ajo tregon qė Stalini nuk ishte i rregullt nė mjekimin e hipertensionit. Madje, kishte njė shėrbyese atje nė apartament qė i mbante ilaēet nė njė komodinė, edhe i jepte kokrrat. Ajo kur shkoi tė nesėrmen nė mėngjes, Stalini ishte nė tokė, nė buzė tė krevatit kishte rėnė dhe ishte nė gjendje koma”.

    Kjo ishte pjesa qė Enver Hoxha kishte nėnvizuar?
    “Po, kjo ishte”.

    U tmerruat nė ato moment?
    “Sigurisht dhe ja thashė Petrit Gaēes, nė radhė tė parė. Edhe ai mė tha: O bo bo, jemi nė rrezik”.

    Profesor, po flisnim mė parė pėr frikėn qė ekzistonte te grupi i mjekėve tė diktatorit Hoxha. A kishte raporte personale midis jush dhe liderit komunist, apo ishin vetėm raporte pune?
    “Nė pėrgjithėsi ishin marrėdhėnie pune. Domethėnė, ne shkonim kur na thėrrisnin, kur kishte ndonjė shqetėsim, ose thjesht pėr t’i bėrė njė matje tensioni, njė kontroll tė zemrės e kėshtu me radhė. Unė e kuptoja qė ai nuk e ka mendjen te ne, nė kokė kishte problemet e tij tė mėdha, edhe ikte: Tungjatjeta, tungjatjeta. Por, kishte raste kur vetė Enveri tė ngacmonte qė tė flisje, nė sensin qė ai donte tė dinte, pėr shembull, sigurisht kur ai bėnte pyetje, nė lidhje me spitalin ose kur dėshironte tė bisedonte pėr libra”.

    Pėr ēfarė lloj librash bisedonit?
    “Mė nxiste vetė pėr libra dhe ai kishte njė memorie tė jashtėzakonshme, mbante mend shumė emra, autorė, ngjarje, ata tė luftės i dinte, shtėpitė ku kishin qenė tė strehuar nė kohėn e luftės, i dinte tė gjitha. Ēėshtjen e librave e kishte shumė qejf, ai kishte kuptuar qė edhe unė kisha lexuar, qė e kisha pasion dhe qė e kam edhe tani pėr librat dhe leximin”.

    Cila ishte pjesa qė i interesonte mė shumė nga letėrsia apo nga librat nė pėrgjithėsi?
    “Ai edhe romanet i dinte, edhe librat historikė, edhe librat filozofikė, i shikoja nga biblioteka”.

    A kishte ndonjė admirim pėr ndonjė personazh tė caktuar historik?
    “Jo, nuk e kishte shprehur. Pėr tė thėnė tė vėrtetėn, ai emocionohej shumė pėr Kosovėn. Unė kam dėgjuar shumė gjėra qė e shiti e bėri. Duhet ta kesh qė ta shesėsh, kur nuk e ke, nuk ke ēfarė mund tė shesėsh”.

    Grupi i mjekėve qė merrej me mjekimin e Enver Hoxhės ishin vetėm shqiptar apo edhe mjekė tė huaj?
    “Jo, ka pasur edhe mjekė tė huaj”.

    Qė ishin?
    “Ishte njė mjek francez qė ishte Pol Miljezi, qė vinte. Para se tė shkoja unė, ai takohesh me tė, nuk e di nėse e vizitonte apo jo, por gjithsesi kishte dijeni pėr shėndetin e tij. Mė kujtohet qė nė njė vizitė qė mė thirrėn mua tė bėj nė shtėpinė e vjetėr ne kishim transferuar shėrbimin tonė mjekėsor nė njė dhomė, qė tė ishte afėr atje. Ky ishte nė njė dhomė qė kishte njė vatėr, njė oxhak tė ndezur, ka disa ditė qė ka dalė nėpėr gazeta, Enveri aty me njė shall me ngjyra katrore dhe zjarri ndezur. Unė po kėrkoja veten time aty se mos e gjeja. M’u kujtua episodi qė po tė pėrshkruaj tani. Mė thirri Enveri atje, ishte edhe Nexhmija. Ishte gjithmonė e pranishme aty. Gjatė asaj kohe kishte njė dobėsi, njė kėputje. Unė e pashė me stetoskop, pashė qė i kishte shumė tė ērregullta rrahjet e zemrės. Ne i themi bigemini, kishte njė rrahje normale dhe njė rrahje jonormale. Ky ėshtė njė fenomen qė ndodh shumė edhe te njerėzit e shėndoshė e nuk preokupohemi shumė. Por, kur ndodh te njė i sėmurė qė sapo ka kaluar infarktin e miokardit ėshtė shumė e rėndė pėr neve, sepse ajo mund tė transformohet nė ēdo ēast, themi ne, nė ēdo moment, nė fibrilacion ventrikular. Domethėnė, qė zemra nuk rreh mė, por fibrilon. Unė e pashė, qė ai po mė shikonte me kujdes. U mundova qė ta mbaj veten. Aty e pashė veten qė u mbulova me djersė tė ftohta”.

    Pėrse?
    “Nga gjendja e tij, edhe nga rreziku qė mund tė paraqitesh nga kjo bigemini. Pastaj vendosėm qė tė bisedoj me Miljezin. Miljezi krijoi njė grup specialistėsh francezė, njė ekip si tonin kėtu, tė cilėt do tė ishin nė korrent me ndryshimet qė do tė kishte Enveri gjatė sėmundjes. Tė gjitha analizat tona kėtu shkonin atje, ato i analizonin dhe dėrgonin mendimin e tyre. Nė njė moment tė caktuar mė thėrret Hysni Kapo, nė zyrė. Ai mė thotė: Duam qė tė sjellim mjekė nga jashtė, si thua tė sjellim nga Perėndimi apo nga Kina, Lindja. Unė i them qė ata tė Perėndimit qė unė i njoh mė mirė, janė specialistė shumė tė mirė, sigurisht, por kanė disavantazhin, qė ata vijnė edhe ikin. Kurse mjekėt kinezė mund tė vendosen pėr njė farė kohe kėtu, i ke nė dispozicion. Kjo na interesonte mė shumė. Edhe ata e vendosėn mė vonė vetė, qė tė vijė njė ekip nga Kina”.

    Sa mjekė?
    “Katėr mjekė”.

    Kardiologė?
    “Jo, njėri ishte kardiolog. Njė mjek shumė i dėgjuar kardiologjie qė kishte mbaruar nė SHBA, sepse ata kėshtu e kishin. Ai kishte qenė edhe mjeku i Hoshiminit, Sekretari i Parė i Vietnamit, pasi edhe ai kishte bėrė infarkt miokardi pėrpara pak kohėsh e ai shkonte e vinte me avion special te Hoshimini pėr ta mjekuar”.

    Pėr sa kohė qėndroi grupi kinez?
    “Grupi kinez qėndroi gjatė, ndoshta dy muaj”.

    Me ilaēet e Enver Hoxhės merreshit ju apo kishte njerėz tė besuar?
    “Kjo ishte e rregulluar nė kėtė mėnyrė. Neve si ekip mjekėsor vendosnim qė duhet ky ilaē, edhe jepnim indikacionin. Ilaēi blihesh nga njė grup tjetėr njerėzish, ku kishte edhe njerėz tė Sigurimit brenda e sillesh ilaēi kėtu, depozitohesh nė farmacinė e familjes. Atje kishin njė infermiere shumė tė mirė, shumė tė besės, qė e donte seriozisht Enverin edhe vetėm ajo mund tė futesh nė farmaci”.

    Vetėm ajo ishte personi i besuar qė mund tė depėrtonte nė farmacinė e familjes dhe t’i jepte ilaēe Enver Hoxhės?
    “Ajo hynte dhe dilte aty. Ajo i jepte infermieres sė turnit, qė t’ia jepte Enverit. Kishte njė kontroll shumė tė fortė”.

    Nė ē’kuptim? Ka pasur fjalė qė sikur mjekėt kanė ndikuar pėr tė pėrshpejtuar vdekjen e Enver Hoxhės?
    “Nuk ka mundėsi. Ne ishim 10 mjekė atje. Propozimi i ilaēit qė do tė jepej, njė paracetamol, njė vitaminė, do tė shtrohej nė konsultė. Ilaēe pa konsulta nuk jepeshin”.

    Nė disa kujtime tė nxjerra nė njė gazetė, ju jeni shprehur qė nė njė moment para vdekjes sė tij, ju edhe profesor Bajram Preza keni sjellė njė ilaē pėr parkinsonin e nuk ja dhatė. A mund tė ma shpjegoni kėtė detaj?
    “Po, ia kam kujtuar edhe Ramiz Alisė nė njė konferencė, ai nuk e mbante mend dhe pastaj u kujtua. Domethėnė, neve kishim diagnostikuar, Bajram Preza, se ishte njė sėmundje neurologjike parkinsoni, njė sėmundje e rėndė”.

    E kishte tė rėnduar parkinsonin Enver Hoxha?
    “E kishte tė rėnduar. Bajram Preza ngulte kėmbė qė ka parkinson. Kjo u shkoi mjekėve francezė dhe neurologu francez mendoi qė nuk i dukej se ishte ashtu, duke mos e parė tė sėmurin, por e mendoi nga pėrshkrimet, nga ekzaminimet. Atėherė u vendos qė Bajram Preza dhe unė tė shkojmė nė Vjenė. Atje ishte njė profesor shumė i dėgjuar, me famė botėrore, pėr parkinsonin, Birkmajer, kėshtu quhej. Mirėpo, pse shkova edhe unė kėtu, se unė isha kardiolog, por ilaēet qė jepeshin pėr parkinsonin kishin veēori qė irritonin anomalitė e rrahjeve tė zemrės. Domethėnė, ato jepnin bigeminira, ekstrasistola. Unė i thosha: Hė more Bajram. Ai mė thoshte: Ky ėshtė ilaēi. Po ēfarė ilaēi, i thosha, se mė prish punė mua. Atėherė shkuam ne tė dy te Birkmajeri, ai e konfirmoi diagnozėn e parkinsonit, nga pėrshkrimi, nga tė gjitha tė dhėnat edhe i thashė unė: Dakord i jepni ilaēe, por kėto i japin shtime tė rrahjeve tė zemrės. Shiko, mė thotė, unė kam njė ilaē qė po e provoj vetė tani. Sipas propozimit tė tij, ishte prodhuar ky ilaēi. Mė thotė qė ka mjekuar 70 vetė deri tani edhe e shikoj qė ka rezultate tė mira nė kėtė drejtim. Po tė doni, na tha, mund t’ju jap disa kokrra qė ta provoni edhe ju. Dakord, i thamė, faleminderit. E shkon ai edhe sjell njė shishe peniciline, pak mė tė madhe, por me tapė llastiku, peniciline. Aty kishte 10 kokrra nga ky lloj ilaēi dhe i thamė: Faleminderit. Kur erdhėm ne nga Vjena, nė aeroport na priste makina e Sulo Gradecit. U futėm nė shtėpinė e Enverit. Aty nė bibliotekė na priti Ramiz Alia dhe Nexhmija. U ulėm tė katėr nė tavolinė. Filloi profesor Preza tė tregojė pėr profesor Birkmajer dhe nė njė moment bie zilja e telefonit tė shtėpisė. Pastaj na thotė Nexhmija qė mė kėrkon Enveri lart, ishte nė shtrat Enveri sipėr. Edhe na tha qė ne tė vazhdojmė se do tė vinte shpejt. Bajrami vazhdoi tė bėnte shpjegimin e tij, kjo rastisi me ilaēin qė na dha profesori nė Vjenė, e nxori ilaēin edhe ia dha Ramizit. Nexhmija nuk ishte aty, ishte sipėr. Ramizi e mori ilaēin, e pa. Ishte pa etiketė, pa emėr, njė tapė qė mund tė hapej, edhe i thotė Bajramit, pasi pa njė herė nga dera: Fute nė ēantė ilaēin. U ēudit Bajrami se ishte njeri shumė i ndershėm edhe i thotė Ramizit qė ishte njė profesor i madh, e ka provuar kėtė ilaēin dhe ka veēori tė mira. Pa prapė nga dera Ramizi dhe i thotė pėrsėri: Bajram fute nė ēantė atė ilaēin. Nuk donte ta shikonte Nexhmija”.

    Pėr ēfarė arsye?
    “Jua tregoj unė pėrse... Pastaj herėn e tretė po ashtu, i tha: O Bajram fute ilaēin se ta shpjegoj unė se si ėshtė puna. E mori ilaēin e futi nė ēantė. Pastaj erdhi Nexhmija edhe nuk e pa kėtė skenė. O Bajram, i thashė kur dolėm jashtė, se ai pėrsėri edhe jashtė filloi tė shpjegonte qė ti e pe vetė se ai ishte i zoti nė punėn e tij e kėshtu. O Bajram, i thashė, nuk ėshtė problemi i ilaēit, por ky ilaē po t’i jepej shokut Enver tani, ai ėshtė nė fund tė jetės dhe nuk ka ēfarė mund t’i bėjė njė ilaē. Pastaj do tė fillonte muzika se ēfarė i dhatė, ēfarė ilaēesh i dhatė, sepse do tė lidhej fundi i tij me ilaēin pastaj”.

    Dhe ju do akuzoheshit qė e helmuat...
    “Ramizi e kapi kėtė punė. Unė e pyeta Ramizin nėse do tė na shpėtosh ne?! Po, po, mė tha”.

    Kur u pėrkeqėsua gjendja e Enver Hoxhės? Kur e mėsuat lajmin qė ai po vdiste?
    “Shenjat e parkinsonit u theksuan shumė. Ai kishte periudha, ku nuk mund tė ngrinte dot as dorėn mbi kokė, por nga ana mendore ishte nė rregull”.

    Kur ka vdekur realisht?
    “Enveri ka vdekur mė duket nė mbrėmje. Madje, ndodhi qė ishte me perfuzione nė atė kohė qė ishin tė domosdoshme pėr tė mbajtur tė ngritur tensionin e gjakut etj., etj. Punonin infermierėt, mjekėt e tjerė po ashtu ishin tė shpėrndarė. Aty nė dhomė u ndodha unė dhe Petrit Gaēja kur vdiq Enveri. Ne e konstatuam kėtė dhe e dinim qė te dhoma fqinj ishte Ramiz Alia me njė anėtar tė Byrosė Politike atėherė. Edhe atėherė na thanė qė duhet t’i thuash shokut Ramiz. Shkuam atje dhe ata prisnin pas derės edhe na pyetėn: Hė si ėshtė... I thotė Petriti qė shoku Enver mbaroi. Atėherė ky anėtari i Byrosė i thotė Ramizit: Tė na rrojė Partia. Ishte formulė kjo nė atė kohė. Me njė interval disa sekondash i thotė: Tė rroni ju shoku Ramiz”.

    Cili ishte ky?
    “Hekuran Isai”.

    Pra, qė nė momentin qė Enver Hoxha vdiq kishte ardhur drejtuesi i ri...
    “Edhe unė kėtė kujtova. Atė tė Luigjit XIV. Mbreti vdiq, rroftė mbreti”.

    Mbas kaq kohėsh jeni i sigurt profesor qė nuk ka pasur asnjė ndėrhyrje pėr vdekje tė parakohshme tė Enver Hoxhės?
    “Jo, jo, asnjė. Kėtė e vėrtetoi autopsia. Shyqyr qė u bė autopsia, sepse nuk u bė autopsia e Mehmet Shehut, ka fjalė sa tė duash tani”.

    Ju keni qenė mjeku i tij dhe keni qėndruar 12 vjet mjek i Enverit. A e ndani tani mjekimin si njė pacient nga aksioni i tij politik, a jeni kritik ndaj aksionit tė tij politik si njė ndėr njerėzve mė diktator tė Shqipėrisė?
    “Po. Madje unė e rekomandoj kėtė, ato qė prononcohen ndryshe dhe shkruajnė ndryshe. Duhet ndarė veprimi mjekėsor nga veprimi politik”.

    A kishit rezerva politike pėr Enver Hoxhėn nė atė kohė?
    “Po, kisha rezerva. Edhe kishte, se po ta mendoje, unė personalisht nuk isha dakord me egėrsinė e luftės sė klasave, nuk isha dakord me politikėn ekonomike, me izolimin e vendit. Kishte edhe shumė gjėra qė u bėnė mirė, duke filluar nga drita dhe uji”.

    Guxonit t’i thoshit ndonjė nga kėto rezerva Enver Hoxhės?
    “Jo, nuk hapesha, as nuk diskutohej”.

    Ylli Popa: Si ka ndryshuar Berisha

    Akademiku i njohur 77-vjecar rrefen njohjen me Kryeministrin aktual, bisedat per sistemin komunist dhe veprimet e Ramiz Alise ne vitin 1990. Si shkroi artikullin “Ne kerkim te kohes se humbur” ne “Zerin e Popullit”

    Profesor, ju keni qene deputet, si ndodhi?

    “Une kam qene njeri qe punoja shume. Ato kerkesa qe duheshin per ate pune, une i plotesoja. Por ka te ngjare qe edhe Enveri te kete ndikuar, mund te kete qene edhe porosi”.

    Ne cilin vit jeni zgjedhur deputet?

    “Kane qene dy legjislatura 1982-1986 dhe 1987-1991”.

    Ne cilin vit e keni njohur Kryeministrin aktual, Sali Berishen?

    “Qe kur ka qene student. Qe ne vitet ‘70”.

    Cilat kane qene raportet tuaja me te?

    “Raporte shume, shume te mira”.

    Ne c’kuptim?

    “Po, sepse mua Saliu me pelqente ne ate kohe. Ishte nje djale shume energjik, shume punetor, lexonte shume. Une i kam dhene shume libra atij qe ishin libra te ndaluar te kohes domethene. Per shembull, kam dhene “Pavijonin e kancerozeve” te Sorxhenicin, e shume libra te tjere, qe ai i perpinte, i lexonte me qejf. Prandaj me pelqente Saliu, se ishte multilateral ne kete drejtim”.

    Si ishte cilesia e ketij si mjek?

    “Ishte e mire. Edhe per te semurit interesohesh, edhe per kerkim shkencor”.

    A ka qene ndonjehere Sali Berisha ne grupin mjekesor te Enver Hoxhes?

    “Jo, nuk ka qene”.

    Ne asnje rast?

    “Jo. Ne asnje rast”.

    Po interes politik shprehte ne ate kohe?

    “Me Saliun, une bisedoja. Ishim kritike per shume gjera. Po une e theksoj kete qe, duhet me e ndare poziten tone politike ose mendimin tone, gjykimin tone, per mendimin e te semurit dhe cfaredo qe do te perfaqesoje ai ne vetvete. Per neve, i semuri eshte i semure, kushdo qofte”.

    Cili ishte mendimi juaj per regjimin, a kishte kritika, a bisedonit me njeri-tjetrin, a e kritikonit regjimin ne biseda informale me njeri-tjetrin?

    “Bisedonim me nuanca. Pastaj nuk kishte ndodhur qe te bisedonim me shume njerez. Do te bisedosh me nje edhe me ate mund te bisedosh hapur, ndersa me nje tjeter mund te bisedosh pak me mbyllur. Por, une me Saliun bisedoja hapur”.

    Rreth c’vite, qe ne fillim?

    “Qe ne fillim, pothuajse qe ne fillim”.

    Si kane qene raportet tuaja te mepastajme?

    “Jo si perpara. Sigurisht, ai u mor me politike, une vazhdova ne rrugen time, ai kishte preokupimet e tij dhe kohe nuk kishte me qe te takoheshim, qe te bisedonim. Por, edhe kur u be President, une isha te Komiteti i Helsinkit, shkoja te zyra e tij e pija ndonje kafe atje, me Kujtim Cashkun, me shoke te tjere te Helsinkit. Pas viteve 1994, pati nje ndryshim. Une them qe Saliu i tanishem nuk eshte me ai i asaj kohe”.

    Ne c’kuptim?

    “Te ketyre kontakteve tona, te ketyre bisedave tona. Pastaj une them qe Saliu ka ndryshuar shume. Ne sensin qe kur Saliu mendohet se duhet bere nje reforme ne Akademine e Shkencave, jemi dakord, ti je Kryeminister dhe te lejohet te besh kete. Por, une kam 10 vjet qe drejtoj Akademine e Shkencave dhe kam filluar reformen ne Akademine e Shkencave bashke me koleget e mi te Kryesise, qe javen e pare kur ne u emeruam ketu. Sepse neve donin te na emeronin, kurse ne thame jo, do te ndryshojme rregulloren e kesaj akademie dhe do ta demokratizojme. Do te bejme zgjedhje te fshehura dhe aplikuam keto ndryshime. Saliu as nuk pyeti, te me thote domethene: O Ylli do te bej nje reforme, ti si mendon?. Une 3 here kam kerkuar me leter nga Akademia e Shkencave, me firmen time i kerkoj takim, asnjehere nuk mora gje. Saliut duket i kane transmetuar disa kritika ne drejtim te punes se tij shteterore. Por, une kete nuk e ndryshova, keshtu isha edhe ne kohen e Enverit me Saliun. Une me Saliun bisedoja per gjera qe ishin kunder. Qe ne kohen e Enverit. Pse une do te ndryshoja tani, do te kisha frike nga Saliu?!”.

    Kane qene kritika publike apo jo?

    “Me shoket ketu, me njerezit. Ne shtyp jo. Ka dicka, dicka kam folur. Te ne ka denoncues sa te duash. Nuk doja t’i beja publike keto marredhenie per shkak te raporteve qe une kam pasur me Saliun. Por, te veprosh ne kete menyre, tani ka ndodhur skandali me i madh ne Akademine e Shkencave. Tani ky institucion me ligjin e dyte qe ka dal pas ketij viti, sepse doli nje ligj qe reformonte, qe u moren institutet, u quajt se institutet i ka Akademia Sovjetike, tipi bolshevik, keshtu eshte shprehur. Kur e degjova ne Parlament nje nate, qe foli Neritan Ceka, ne mbrojtje te Akademise dhe degjoj Saliun, qe thote se ajo eshte Akademi e tipit sovjetik etj., etj. Thashe une: O bo bo, mua me akuzon Saliu qe dashkam te mbaj nje Akademi te tipit sovjetik”.

    Kjo eshte ceshtje personale profesor qe lidhet me konceptet?

    “Nuk e di”.

    Profesor, nje nga gjerat te cilat ka mbetur nje pjese e rendesishme e historise se transformimeve ne Shqiperi eshte artikulli qe ju botuat ne gazeten “Zeri i Popullit”, ne dy numra. Behet fjale per nje artikull te botuar ne prill te vitit 1990. Si ju lindi ideja per kete shkrim?

    “Ti me kujtove mua dicka tjeter, qe une dua ta permend ketu, sepse nuk mund ta permend ne asnje vend tjeter. Dy vjet perpara ketij artikulli, ‘Ne kerkim te kohes se humbur’, qe beri buje ne ate kohe, une kam shkruar nje artikull tjeter, ne mars te vitit 1988. Edhe ai shkrim paraqiti shume interes ne ate kohe, cuditerisht per mua. Si ishte puna...? Na thote drejtori i spitalit, ishte zakon atehere ne spital qe nje here ne jave shefat e klinikave mblidheshin dhe diskutonin per probleme te ndryshme, se po afron koha qe duhet bere raporti vjetor i spitalit. Une u cova dhe thashe qe nuk jam dakord me kete raport vjetor, ne i kemi bere raportet per cdo klinike te vecante dhe mua nuk me interesonte se cfare problemi ka dermatologu apo okulisti. Per mua eshte humbje kohe, i thashe, prandaj nuk do te marr pjese ne kete. Po jo duhet te behet, me thoshte ai, edhe une i thosha qe nuk behet e ngulja kembe. Nje nate me merr ne telefon pas dy-tre ditesh. Shiko me thote, se do te vije shoku Manush Myftiu, do te vij ne mbledhjen tone, te lutem shume ju jeni klinika me e madhe ne spitalin tone dhe ju keni rezultate, thote drejtori, merrni pjese ne kete. U ula per gjithen naten edhe shkrova, nuk fjeta fare. Shkrova nje artikull dhe doli ne gazeta. Por, para se te dilte ne gazete, shkuam atje, ne nje salle te madhe i gjithe spitali, mjeket e infermiere. Kishte ardhur sekretari i pare i rajonit. Eshte vellai i ambasadorit tone qe kemi pasur ne Greqi heren e fundit. U ulem aty ne nje tavoline te gjate dhe lexova shkrimin tim, e pati shume sukses. Ai shkrim ishte ndertuar ne dy pjese, njera ishte jo thjesht per kardiologjine, por edhe per probleme te tjera shendetesore, ndersa ne pjesen e dyte une kisha kapur kryesisht aftesine dhe paaftesine e kuadrit. Une e kisha kryesisht per klinikat ose per mjeket, shefat ne ate kohe qe merrnin kuader te dobet, sepse te dobetin e komandoje me lehte, kurse me te aftin dhe me te zotin do te kishte me shume probleme. Une nuk pyesja fare per problemet e tyre, merrja gjithmone kuadro te mira. Mirepo, duke e trajtuar ne kete menyre, une kalova edhe pak kufijte e spitalit, e kapa dhe si parti, si shtet, kuadrot ne pergjithesi si caktoheshin. Kur u ktheva une ne vend, thote ky Hajro Zeneli, qe ishte sekretar i pare i rajonit: Profesor, mire ishte kjo, por duhet te kesh bere shume armiq me kete referatin. Armiq nga kush, i thashe une. Nga te paaftet, me tha, se i godite me shume. Nuk me shqeteson, i thashe, se i paafti nuk e kupton dhe eshte i paafte. Ne fakt edhe kur dolem jashte, njerezit qe me dhane te paret doren per fjalimin e mire, ishin te paaftit. Kete artikull e moren. Ishte Musa Ulqini, qe ishte gazetar te “Zeri i Popullit”. Ishte cun i ri dhe vinte shpesh ne spital per te kerkuar artikuj, pasi mbulonte shendetesine. Une vete nuk shkruaja dhe e dergoja te koleget e mi. Pastaj jo vetem kaq, por mbas dy ditesh me thone qe na lejo qe kete artikull ta perkthejme ne anglisht dhe frengjisht per t’ia dhene revistes “Albani Nouvelle”, qe ishte per boten e jashtme. Pastaj me thirren ne nje zyre ne Komitetin Qendror dhe me pergezuan per kete. U habita edhe vete se c’ishte ky reagim. Sidoqofte, dukej qe partia ne ate kohe donte nje mbeshtetje qe ka edhe zera nje cike kritike, me te ndryshem ne ambientin tone.

    Kurse per shkrimin ‘Ne kerkim te kohes se humbur’ u stimulova nga nje Plenum i Komitetit Qendror qe u be ne ate kohe, ne vitin 1990 ndoshta, ne muajt e pare. Nuk e di sipas radheve, por Ramiz Alia ne ate kohe dha disa teza me liberale, me te shtendosura. Atehere une thashe qe po shkruaj edhe une dicka dhe filloj te shkruaj. Rastesisht takoj Teodor Kekon, afer shtepise sime, ai ishte ne ate kohe ne gazeten “Drita” dhe me kerkoi nje artikull. Une i thashe qe kam filluar te shkruaj nje artikull, e kam te perceptuar, pasi kisha filluar ta shkruaja, pergjysme ishte. I thashe se po te donte mund ta vinte ta shikonte. Ai erdhi ne shtepi, pasi aty afer ishim. E lexoi dhe vuri duart ne koke: Bo bo, me tha, po kjo eshte nje bombe! Te nesermen me tha: Shiko, gazeta ime nuk ka tirazh e do te humbase ky kryeartikull dhe eshte me mire qe ta dergosh te “Zeri i Popullit”. Me dha edhe keshill qe ne fund fare, pjesa e fundit te lidhet me pjesen e fillimit nga ana teknike, pasi une nuk e dija dhe e bera si me tha ai. Meqenese ishte dicka artikulli e mund te paraqiste rrezik per njerezit e shtepise, une i mblodha gruan, vajzen edhe dhendrin qe eshte Mihal Tase, mjek kardiolog. I thashe, merreni kete artikull edhe shikoni, ta jap kete apo jo!”.

    Dhe cila ishte pergjigjja?

    “Po, jepe”.

    Po me strukturat e Partise se Punes e kishit konsultuar artikullin?

    “Me askend”.

    Cili qe reagimi pas botimit?

    “Reagimi ka qene interesant shume, sepse shume njerez u treguan tejet te entuziazmuar. Pastaj, pas disa ditesh e moren veten si me thene nga ky shok, se ishte nje shok i vertete. Filloi nje situate xhelozie, qe kete artikull mos e ka shkruar Ramiz Alia, edhe e ka vene ky emrin...”.

    Po reagimi i Ramiz Alise cili ishte?

    “Jo vetem reagimi i Ramiz Alise, por i gjithe Byrose Politike ne ate kohe ishte qe, mire ai dha mendimin e tij, nese keni nje mendim tjeter uluni e shkruani per te dhene nje pergjigje”.

    A keni pasur besim se Ramiz Alia mund te kishte dore ne transformimin e sistemit ne ate kohe?

    “Ky ka qene nje opinion i pergjithshem, qe une e mbaj mend shume mire ne ate kohe. Pasi vdiq Enveri, njerezit kishin shume shprese se Ramiz Alia do te bente ndryshime. Por, kaloi nje vit, dy vjet, tre vjet dhe ndryshime nuk ndodhen”.

    Per cfare arsyesh sipas jush?

    “Ishte disiplina e partise, kishte anetar byroje qe ishin shume te eger. Mua me ka ndodhur ne ate kohe, se une beja vizita edhe neper shtepi. Shkova te nje oficer i vjeter, per shembull, i cili ishte i semure nga zemra dhe pasi piva kafen e shtepise, sipas zakonit, me thote: Ajo qe pritesh shume nga ai ne ate kohe, nuk po realizohet. Nese ka frike ndonje gje ose e pengon njeri, te dali e te na thote me ze te larte ne televizor, ne qe kemi luftuar edhe pushken mund ta kapim prape per ta ndihmuar!”

    Ju keni marre pjese ne takimin e Ramiz Alise me intelektualet, si e mbani mend ate takim?

    “E kam shume te qarte. Une ate dite kam qene me temperature 39 grade, ndonje viroze apo gjendje gripale, por megjithate vendosa te shkoj. Gjate rruges takoja njerez te njohur qe shkonin ne mbledhje, asnje nuk e dinte se per cfare behej mbledhja”.

    Askush nuk kishte biseduar me te paraprakisht?

    “Jo. Shoku Ramiz mori nje karrige dhe u ul mes nesh aty. Mes 40 vetash qe ne ishim aty, nuk e dinim as vete ne, se per cfare ishte. Ashtu sic e ka Ramizi me shaka: He more shoke do filloni ju perpara apo te filloj une. Por, per cfare te fillonim ne?! Ai perpara foli per arritje te partise dhe per presionet qe behen, thirrjet per ndryshime dhe qe ne duhet t’i mbrojme. Foli ne menyre te ashper per armikun e klases etj., etj. Pastaj na pyeti ne, se si e mendoni kete pune per pluralizmin. Aty pati nje tutje te pergjithshme”.

    A eshte e vertete qe asnje nga ju nuk i kerkoi atij ndryshime?

    “Jo, ishte problemi qe te kete pluralizem mendimi, apo pluralizem partiak”.

    E permendi dikush aty fjalen pluralizem partiak?

    “Po, po, qe te gjithe thane qe nuk eshte koha per pluralizem. Por, ne ate kohe dihej se partia deshironte pluralizem mendimi. Ismail Kadare, per shembull, iu drejtua direkt: Shoku Ramiz - i tha - une jam shkrimtar dhe nuk merrem me politike. Saliu foli per pluralizem mendimi, nuk eshte koha akoma per pluralizem partiak. Me nje fjale nuk u dha ndihme. Kur dola qe aty, takova nje mjek, dhe i thashe: Mor Beni, cfare beri shoku Ramiz keshtu. Po kjo mbledhje donte edhe nje pergatitje. Nese ti mendon qe duhet pluralizem partiak, merreni nja 4 ose 5 vete aty edhe i thuaj perpara qe nuk ecet me keshtu”.

    Ju mendoni se Ramiz Alia donte apo nuk donte pluralizem?

    “Deri aty nuk donte”.

    Jeni i sigurt?

    “Po, po, jam i sigurt”.

    Atehere, cila ishte arsyeja e mbledhjes?

    “Po druhesh, druhesh nga te tjeret. Ne ate kohe u fol qe do behen demonstrata, do derdhet gjak. Ai druhesh nga keto veprime. Per shembull, ne artikullin tim, kishte reparte ushtarake ne Vlore apo ne Korce qe kerkonin te vije filani se cfare ka dashur te thote ‘Me kohe te humbur’. Domethene ishte nen presion”.

    Si i keni pritur ndryshimet e viteve 1990 per krijimin e PD-se e me pas...?

    “Si nje ngjarje shume te madhe, qe patjeter do te kishte pasoja”.

    Pas 17 vitesh pluralizem, mendoni se demokracia shqiptare eshte ende problematike?

    “Po, kete e mendoj”.

    Ne c’kuptim?

    “Ka shume veprime qe nuk perputhen me demokracine sot. Prape tranzicioni nuk ka mbaruar tek ne. Nga vitet ‘87 apo ’88, une isha deputet ne ate kohe dhe vjen nje deputet nga Holanda apo Belgjika, nuk e di. Keta per ta nderuar, sic behej ne ate kohe, i benin nje shetitje me makine deri ne Vlore, ne Sarande dhe rruga kendej nga Gjirokastra. Kete deputetin e shoqerova une ne Sarande. Ne mbremje, ne Sarande, pame ne nje kryqezim rruge aty nga bregu nje grup femijesh te nje kopshti me bluza te bardha, te pastra, te kapur bluza nga bluza secili, si ecje tradicionale dhe kendonin nje kenge. Ky i huaji u mahnit dhe me tha: Sa e lezetshme. Gjithashtu me tha se cfare thote kenga e une ia perktheva ne frengjisht. Interesant, me tha, por keta tha kur te rriten do te jene besnik te medhenj te partise”.

    Ne c’kuptim?

    “Ajo qe merret ne ate moshe do te ngeli shume gjate”.

    Pra, ju po thoni se formimi qe ne kemi marre eshte shume e veshtire te transformohet?

    “Po, shume e veshtire”.

    Ky eshte defekti me i madh qe kemi, sipas jush?

    “Po, ky eshte nje nga defektet tona. Shume nga veprimet tona te sotme jane te asaj kohe”.

    Derivati i deformimit qe kemi marre ne ate kohe?

    “Po. I tille eshte edhe militantizmi partiak edhe sot”.

    Cili eshte niveli i mjekesise apo nuk shkoni me?

    “Jo, nuk shkoj me”.

    Prej sa vitesh?

    “Prej 15-18 vitesh”.

    Si eshte dita juaj, me se e kaloni kohen?

    “Ketu une tani po pres prej 6 muajsh, te dorezoj Akademine e Shkencave, sepse mua me ka mbaruar mandati. E kemi caktuar vete ne per 2 mandate nga 4 vjet, jane maksimalja dhe do te dorezohet pa asnje kompleks. Edhe une pres ta dorezoj kete. Por, gjate kesaj kohe ndodhin edhe gjera te papelqyeshme. Ka disa dite qe del nje artikull ne nje gazete. Gazetarja me citon mua se une kam dhene nje interviste atje, goxha te gjate, kur une s’e kam dhene kete interviste. Por, si ka mundesi xhanem. Per probleme shume te rendesishme, ku une jap rekomandime qe anetaret e Akademise se Shkencave te jene shefat, e instituteve etj., etj,. Dhe qe une javen tjeter do te jap emrat e Akademise se Shkencave, kush jane keta?! Une kritikoj Ministrin e Arsimit qe pse reformen studentore po e ben ne kete menyre”.

    Nuk e keni dhene ju kete interviste?

    “Absolutisht asgje. Madje, mora ne telefon dhe i thashe. Mire do te interesohem une me thote shefi i saj. Pastaj me bien ketu gazetaren. Ajo erdhi dhe filloj te qaje e shkreta, nje vajze e re. Moj vajze, i thashe, si ka mundesi qe ti me citon mua, sikur ke biseduar me mua dhe ti je ne fillim te karrieres tende. Keshtu do ta vazhdosh karrieren tende...?”.

    Cila ishte pergjigjja qe moret?

    “Ajo filloi te qaje: Me fal, me fal, me fal”.

    Profesor, keni jetuar ne tre kohe. Kohen e mbreterise, nuk po e fus luften, kohen e komunizmit dhe aktualisht. Cila ka qene me mbreselenese?

    “Ka qene koha e luftes, interesante”.

    Perse?

    “Sepse ka pasur nje orientim te tille dhe nje pjesemarrje te tille te popullates qe ka qene shume e rendesishme. Une si fis vij edhe nga familja Nosi, qe ishte Lef Nosi dhe qe nje personazh shume i njohur dhe u pushkatua ne ate kohe. Ai gjyshen time e kishte mbese. Ai bie vellai i stergjyshes sime dhe per te pare mbesen vinte ne shtepi te ne. Ne ate kohe une isha 12 vjec, kalama akoma. Kisha rastisur ne cardakun e shtepise. Ka ardhur Lefi dhe pinte kafe, ishte edhe Kol Paparisto, nje personalitet biolog, si dhe pjesemarres i Luftes Nacionalclirimtare. Kola ishte i majte dhe Lefi ishte i djathte, si tani e mbaj mend qe Lefi i jepte argumente qe, shiko se komunizmi ishte keq, ata nuk kane familje, motra martohet me vellane etj.. Kola mundohej ta shpjegonte qe nuk eshte ashtu, keto jane shpifje dhe ato kane familje etj., etj. Ky debat midis tyre edhe u acarua pak. Por, aq sa mund te lejohet me acarimin. Mua me mbeti ne mendje qe atehere. Domethene, kishte nje pjesemarrje ne jeten politike te kohes, shume te fuqishme. Llogarit qe une isha 13 vjec dhe djali i pare i shtepise. Mua me lane qe te benim propagande ne zonat e Cermenikes, te tjeret ishin te armatosur, por une isha 13-vjecar ne ate kohe edhe kam kaluar nga Funari i Elbasanit deri ne Orenje te Cermenikes, fshat me fshat, per 2 jave me radhe. Paraqitnim nje skec, nje pjese teatrale gjoja, ku mblidheshin fshataret qe shikonin se une luaja rolin e nje bariu te vogel, i cili me ne fund u vra. Kur do me varrosnin, me vinin ate flamurin e kuq ne trup dhe me thoshin: Aman mos qesh ketu, sepse mos dilte keq. Ishte e gjithe popullata e perzier”.

    Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, ka kerkuar dekorimin e Lef Nosit per faktin qe eshte nje nga firmetaret e aktit te Pavaresise se Shqiperise?

    “Ai ka marre pjese ne kete akt, ka qene ministri i Postes dhe ka qene shume aktiv, njeri me dinjitet. Une kur erdha ne Akademi, nje nga reformat qe doja te beja, edhe e bisedova me koleget, njerezit te cilet jane perzier me politiken ne ate kohe, por nuk kane lyer duart me gjak, te rishikoheshin. Ai mund te kete qene me Ballin apo me Zogun, ka marre pjese gjashte muaj apo nje vit, ka punuar gjithe jeten me kontributin e tij, si ta humbasim kete njeri neve. Kam biseduar me koleget e mi ketu, me Kristo Frasherin, me Rexhep Meidanin me Shaban Demirajn, Jorgo Bulon, Eduard Sulstaroven etj., dhe kane qene te gjithe dakord. Beme nje konference per Ernest Koliqin, se ai ka qene nje figure qe donim ta preknim dhe Jorgo Bulo e paraqiti ne nje menyre shume dinjitoze dhe nuk e permendi fare ate bashkepunimin e tij me italianet, por kontributin qe ka dhene ai per letersine. Asnjeri s’e permend kete si nje reforme ne Akademi dhe qe do te vazhdonte edhe me tutje”.

    Intervistoi: Blendi Fevziu - Opinion (Koha Jone)

  8. #1138
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2009
    Postime
    116
    Te gjithe e keni mire!!!

    Por, mos harroni , neve vet e beme hero Kapllan Resulin!!!???
    Dhe ne fund ne vend qe t'a pshtynim vetevetn per injorancen qe kishim hidhnim vner mbi ate njeri qe nuk kishte bere asgje tjeter perveq se kishte kry detyreimin ndaj partise dhe atdheut te vet -kuptohet!!!
    Ne, ashtu sikur jemi shume ,shume te vonuar ne histori ashtu edhe gjerat i mesojme shume vone por asnjehere te mbushemi mesim prej tyre!
    Nga fakrti se ktu nuk ka debat te mirefillt e te mbeshtetur ne fakte por nje "lufte " te ndyte ,une, ju le ne kete llum ku jeni zhytur!!

  9. #1139
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga Preng Sherri Lexo Postimin
    - Pse, pothuaj tė gjitha krahinat e Shqiperisė shtetėrore u ēuan nė revoltė kundėr regjimit?
    - pse shqiptarėt shprehėn aq shumė pezmė kundėr institucioneve tė regjimit dhe, nė disa krahina kundėr pushtetmbajtėsve kryesorė?
    - Pse shqiptarėt i thyen depot ushtarake dhe i rrėmbyen armėt?
    - Pse shqiptarėt i thyen depot e ushqimit dhe morėn miellin dhe artikujt e tjerė ushqimorė qė ruheshin nė ato?
    - Pse shqiptarėt bėnė aq shumė rrėnime, nė Veri mė shumė se nė JUG, sa qė u habitėn opinioni botėror dhe e habitėn vetveten?
    - pse aq shumė shqiptarė u larguan ose provuan tė largohen nga Atdheu shpesh duke rrezikuar jetėn e vet dhe tė familjarėve tė tyre?
    - Pse edhe pas formimit tė Qeveris sė pajtimit Kombėtar Jugu i Shqiperis nuk pranoi t'i dorėzojė armėt, as tė lėshojė pushtetin vendor qė u krijua pas revoltės popullore?
    - Pse nė kėtė pjesė tė Shqiperisė vazhdoi tė kėrkohet me kėmbėngulje dorėheqja e kryetarit tė Shqiperisė, Sali Berishės?
    - Pse nė Tiranė dhe nė disa krahina tjera nė Veri, u krijuan tė ashtuqujturat komitete tė shpetimit Kombėtar si kundėrvenie komiteteve nė JUg dhe kush e nxiti krijimin e tyre?
    - Pse nė Shqipėri po vazhdon vrasja e ndėrsjellė e grupeve duket tė organizuara paraushtarake partiake?
    - pse Kryetari u rethua nga garda e tij pretoriane?
    - Cila ėshtė ajo politikė dhe cila ajo ideologji qė ia shkaktoi Shqiperisė kėtė fatkeqėsi?
    - Cila ėshtė ajo ajo politikė dhe cila ėshtė ajo ideologji qė popullin shqiptar, pėr herė tė parė nė hitorinė e tij, e solli nė prag tė luftės qytetare? Kėto janė disa pyetje qė sot pashmangshėm u shtrohen jo vetėm politikanėve dhe politikologėve, por edhe studjuesve tė Historisė Shqiptare



    Shkruan Rilindasi ynė i fundit
    dhe nderi i Kombit: Rexhep Qosja



    Kėto janė disa pyetje nė tė cilat ėshtė tepėr e nevojshme dhe e ngutshme qė tė jepen pėrgjigjet. Pėr ardhmerinė e shtetit shqiptarė, pėr ardhmerinė e Kombit shqiptarė, pėr mundesit e ndertimit tė demokracis nė Shqipėri ėshtė tepėr e nevojshme dhe e ngutshme qė sė paku nė disa nga kėto pyetje tė jepen pėrgjigje - natyrisht tė drejta, objektive e tė ndershme. Them kėshtu sepse prej cilėsisė sė pėrgjigjeve, qė do tė jepen pashmangėshmėrisht, do tė varet githēka e shumė ēka nė jetėn politke, madje, nė jetėn kombėtare shqiptare sot dhe nesėr.
    Them kėshtu pėr shkak tė bindjes se;
    " Nė qoftė se kėsaj radhe nuk i emertojm qartė, deri nė fund qartė dhe objektivisht, ndershėm pa kurrfarė animesh partiake, politike, ideologjike dhe krahinore shkaqet dhe shkaktarėt qė e shkaktuan revoltėn gjithėpopullore, qė sollėn rrėnimin e institucioneve themelore shtetėrore , qė e kompremetuan tėrėsisht njė ushtet me gjithė bartėsit e tij; nė qoftė se kėsaj radhe nuk i emertojm qartė dhe objektivisht dhe ndershėm shkaqet dhe shkaktarėt qė e sollėn Shqiperinė shtetėrore nė pragun e luftės vėllavrasėse, qė i sollėn goditje tė rėndė edhe ēėshtjes sė pazgidhur Kombėtare shqiptare, prandaj edhe ēėshtjes sė Kosovės; nė qoftė se nuk i emertojmė qartė, objektivisht dhe ndershėm shkaqet dhe shkaaktarėt qė sollėn njė komprometim ta pa provuar tė mendjes politike dhe shtetmbajtėse shqiptare sa qė u desht tė thirren dhe tė vijnė forcat e armatosura tė 8 vendeve europiane, me mandatin e OKB-ės, pėr tė siguruar shperndarjen e ndihmave humanitare, e kjo domethanė edhe pėr tė krijuar rendin dhe qetesinė nė Shqipėri; nė qoftė se, pra, nuk i emertojmė qartė, objektivisht dhe ndershėm shkaqet dhe shkaktarėt e kėtyre, do tė jetė shumė e vėshtirė tė gjendet rruga qė Shqiperinė dhe shqiptarėt do t'i ēojė nė ardhmėri demokratike nė jetė tė qetė e tė sigurtė.
    Pėr mė tepėr:
    nė qoftė se deri nė fund qartė, objektivisht dhe ndershėm nuk i emertojmė shkqaet dhe shkaktarėt e revoltės gjithėpopullore, qė pėrfshiu Shqiperinė shtetėrore nė shkurt dhe mars tėm kėtij viti( 1997) dhe nė qoftė se prej tė gjitha qtyre qė ngjanė dhe po ngjajnė nė kaosin dhe anarkinė e krijuar nuk nxirret mėsimi i duhur historik, fatkeqesitė shqiptare mund tė pėrseriten, motivet e tyre mund tė jenė edhe mė tragjike, kurse pėrjetėsimet edhe mė tė mėdha.

    Nė vazhdim si nėn kapitull Qosja vazhdon me: Pėrgjigjet e porositura Politike!

    P.S.
    Rexhep Qosja mė 12 qershor tė vitit 1997 foli qartė objektivisht dhe ndershėm duke emėruar shkaktarėt qė sollėn Revolucionin tepėr tė vonuar ( shumė -shumė tė vonuar- P.Sherri) Demokratik!
    Shkaktarėt kryesor nepermjet kėlyshėve tė tyre partiak u sulėn nė sulme ndajė Qosjes duke mos botuar nė tėrėsi veshtrimin e tij pėr ngjarjet por duke dashtė tė nxjerrin vetėm njė pasus i cili edhe si i tillė ishte i saktė, i drejtė dhe e dokumentuar!
    Prenga e sjellė nė tėrėsi veshtrimin e Qosjes tė qartė tė ndershėm dhe objektiv duke emėruar shkaktarėt!
    " Pėrgjigjet e porositura politike"

    Shkruan kalorėsi i Fundit i
    Rilindjes sonė Kombėtare: Rexhep Qosja ( 12 qershor i vitit 1997)

    Pėrgjigjet e Porositura politike

    Mė nė fund, pa iu dhėnė pėrgjigje tė qarta, objektive dhe tė ndershme pyetjeve, tė sipershtruara, nė jetėn poltike shqiptare nuk do tė krijohen kushte pėr mposhtjėn e politikės sė papėrgjegjshme, qė ėshtė bėrė politkė e vazhdueshme nė jetėn tonė dhe pėr krijimin e politikės sė pėrgjegjshme, prej sė cilės varen edhe rendi, edhe qetesia, edhe demokracia, por edhe prestigji i Shqiperisė dhe i populit shqiptar nė botė.
    Nuk ka dyshim qė nė pyetjet e mėsipėrme do tė ketė shumė pėrgjigje tė ndryshme. Disa pėrgjigje tanimė kanė filluar tė jepėn. Nuk ėshtė vėshtirė tė shihen qė disa nga kėto janė pėrgigje tė porositura politike, qė, nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, kanė pėr qėllim rehabilitimin e pushtetarėve qė janė gjetur nė krye tė shtetit nė kohėn e shpėrthimit tė revoltės gjithėpopullore dhe tė fatkeqėsive qė kanė goditur Shqiperinė!

    ( Qosja e quan 1997-ten edhe si fatkeqėsi por kėlyshėt e Sinan hasanit kishin tjetėr detyrė dhe i nxorėn vetėm njė pasus duke e fshehur tė tjerėn, por ka nga ata qė deri n'fund shpalosin njė tė vėrtetė - vėrejtja e P.sherrit)

    " Nuk ėshtė shumė e ēuditshme, prandaj, pse skaqet dhe shkaktarėt e tė gjitha atyre qė ngjanė dhe vazhdojnė tė ngjasin kėrkohen ose nė tė armiqtė e jashtėm tė lidhur me armiqtė e mbrendshėm - te Greqia dhe SHBA-tė, madje tė krejt vendeve perendimore( eshtė Komunikata qė Presidenca nėn berishėn lėshuan duke akuzuar qak edhe SHBA-tė pėr pėrzierje tė mbrendshme nė ngjarjet e vitit 1997-tė);ose te individualizmi i njohur shqiptar, qė shqet lehtė nė anarki; ose te homogjenizmi i pamjaftueshėm kombėtar; ose te qėndrimi nė vazhdimėsi armiqėsor i opozitės ndaj regjimit!
    E tė tjera.
    Megjithėse - siē po shihet - pėrgjigjet qė do tė jepen nė ato pyetje do tė mbėshtetėn nė tė dhėna tė ndryshme, kur e kur plotėsisht tė trilluara, pėrgigjet objektive dhe tė ndershme nė asnjė rast nuk do tė mund t'i shmangen pajtimit me parimin; sa mė shumė pushtet aq mė shumė pėrgjegjėsi.
    Dhe, megjithėse pėrgjigjet qė do tė jipen nė ato pyetje do tė mbėshtetėn nė tė dhėna tė ndryshme, kur tė njėmenda e kur tė trilluara, janė disa tė dhėna tė cilave pėrgigjet objektive dhe tė ndershme nė asnjė rast nuk do tė mund t'u shmangen. pa njohjėn e tyre, pa marrjen e tyre parasysh pa pėrimitimin e tyre, nuk do tė mund tė emėrtohen saktė, objektivisht dhe ndershėm shkaqet dhe shkaktarėt kryesorė tė dramės sė Shqiperisė shtetėrore dhe tė popullit shqiptar, nė pėrgjithėsi nė fillim tė kėtij viti.

    Cilat janė ato tė dhėna?

    pas pėrmbysjes sė diktaturės komuniste, sidomos pas zgjedjeve parlamentare, nė vitin 1992, Shqiperia gjendje nė udhėkryq; nė nisej rrugės sė Pajtimit KOmbėtar dhe tė bashkėmarrėveshjes sė forcave politike ose rrugės sė mospajtimit, tė hakmarrjės dhe tė konfrontimeve.
    Mjerisht, njė mijė herė mjerisht, disa prijės partiak tė cilėt ishin nė ngritje e sipėr, do tė zgjedhin rrugėn e dytė; rrugen e mospajtimit, tė hakmarrjės, dhe tė konfrontimeve, qė kanė ndjekur ata, e ka sjellė Shqiperinė ku ėshtė; E dėrrmuar politikisht, ekonomikisht dhe moralisht e dėrmuar dhe e pėrrulur, nėn protektoratin e bashkimit Europian!
    Pse them kėstu? Cilat janė dėshmitė qė e pohojnė kėtė? Cilėt janė ata prijės partiak qė atėherė nė fillim tė vitit 1992, zgjodhėn rrugėn e mospajtimit Kombėtar, tė hakmarrjeve dhe tė konfrontimeve brenda kombėtare?


    ( pėrgigjet nė kėto do t'i lexoni nė vazhdim)
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  10. #1140
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    120
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Ylli Popa: Ramizi fshehu ilaēet e Enverit

    E Diel, 30-12-2007, 03:15am (GMT+1)



    Ylli Popa
    INTERVISTA / Akademiku i njohur 77-vjeēar rrėfen jetėn e tij. Si u bė mjek i Enver Hoxhės, si mjekohej diktatori, takimi me Nexhmijen e Ramizin natėn e fundit tė Hoxhės, kur vdiq Enver Hoxha dhe si u njoftua kjo

    Nė cilin vit jeni diplomuar pėr mjekėsi?
    “Nė vitin 1954”.

    Pse zgjodhėt mjekėsinė? Kishte ndonjė lidhje tė ngushtė mes jush edhe kėtij profesioni?
    “Po kishte njė lidhje shumė tė ngushtė”.

    Qė ishte...?
    “Sepse unė jam prej njė familjeje elbasanase, ku nė rrethin tim tė ngushtė, madje shumė tė afėrt, kisha 5 mjekė”.

    Pesė mjekė nė Shqipėri nė vitet ‘50?!
    “Po”.

    Para viteve ‘50?
    “Po, para ‘50-ės, sepse unė e fillova fakultetin nė vitin 1948 dhe e mbarova nė 1954, gjashtė vjet ishte mjekėsia nė atė kohė, nė Rumani, Bukuresht”.

    Si ishin pesė mjekė nė familjen tuaj?
    “Vėllai i gjyshit tim nga nėna, ishte mjek. Filip Papajani quhej. Ka qenė njė nga mjekėt e Pogradecit, unė kėshtu tė paktėn e mbaj mend atė, tė vendosur nė Pogradec. Prej Elbasanit kishte shkuar nė Pogradec, ishte zhvendosur atje. Filip Papajani ishte mjek, ndoshta mjeku i parė i Pogradecit pėr atė kohė. Ai edhe shkruante, ishte edhe shkrimtar, poet domethėnė, me pseudonimin Lipi. Janė librat e tij tė kohės qė ka shkruar. Pastaj kisha vėllanė e babait mjek, ishte mjek ushtarak, ishte major qė nė kohėn e Zogut, Petraq Popa. Pastaj kisha njė mjek tjetėr, Simon Popa, ishte i ati i Kol Popės, qė ka qenė nėnkryetari i Akademisė sė Shkencave mė parė. Pastaj kisha njė mjek tjetėr, i cili ishte, Stilian Nosi, nga familja e njohur Nosi tė Elbasanit, qė ishte mjek edhe ka qenė shumė i dashur, i preferuar nga populli, shumė zemėrmirė, dėshironte tė ndihmonte njerėzit. Pastaj kisha vėllanė e Kol Popės, i cili ishte mjek nė Nju-Jork. Njė nga anesteziologėt e parė tė Amerikės. Ai mbaroi fakultetin nė kohėn e luftės italo-greke, e mbaroi nė Bolonjė e nuk erdhi mė nė Shqipėri, po iku drejt nė Amerikė dhe u vendos atje”.

    Pra, kishit pesė mjekė nė familjen tuaj dhe ju shkuat nė atė qė mund tė quhet rrugė familjare...?
    “Po, pak a shumė”.

    E pėrzgjodhėt vetė mjekėsinė?
    “Po, madje kur unė bėra kėrkesėn pėr bursė nė atė kohė, kėrkoheshin 3 fusha ku duhet tė zgjidhje, unė qė tė tre i vura pėr mjekėsi. Mjekėsi, mjekėsi dhe mjekėsi. Dhe fitova mjekėsinė”.

    Fati solli qė tė ishit student i mjekėsisė?
    “Ka edhe njė fenomen tjetėr, ėshtė pėr tė qeshur kjo. Ne nė Elbasan e kishim zakon, nuk e di a ėshtė mė sot apo jo, qė fėmijėt e vegjėl, ditėn kur bėhen motakė ata vihen nė syni, dhe nė njė ēarēaf tė madh tė bardhė, ku nė mes vihej fėmija e rreth tij viheshin objekte tė ndryshme, tė profesioneve tė ndryshme, njė ēekiē, njė fletore, njė stilolaps. Meqenėse njė nga xhaxhallarėt e mi ishte mjek, dikush nga ato vuri stetoskopin. Unė, fėmija, lihem nė mes edhe njerėzit janė rreth e pėrqark dhe shikojnė se ē’do tė kapi fėmija nė ato momente”.

    Dhe ju kapėt stetoskopin?
    “Unė kisha kapur stetoskopin, ma thanė ata. Unė qė fėmijė, kur nuk e mbaj mend, mua mė thėrrisnin mjeku i vogėl dhe psikologjikisht unė isha i pėrgatitur pėr mjekėsi”.

    Profesor, ju shkollėn e mesme e keni mbaruar nė Elbasan?
    “Po, nė Elbasan”.

    Edhe nga shkolla e mesme nė Elbasan shkuat nė Bukuresht apo jo?
    “Po, shkova nė Bukuresht”.

    Cila ishte diferenca midis Shqipėrisė dhe Rumanisė nė atė kohė?
    “Kishte diferencė tė madhe”.

    Nė ē’kuptim?
    “Nė sensin se Elbasani nė atė kohė kishte 14 mijė banorė, kurse tani ėshtė rritur disa herė mė tepėr. E dyta ėshtė se nė kohėn e Zogut kishte njė varfėri tė madhe, kėshtu qė, kjo ndjehesh. Por, kishte nga ana tjetėr njė korrektėsi tė madhe nga njerėzit, varfėria pėrballohej me dinjitet. Familjet, kishte shok tė mi nė shkollė atje, tė cilėt e dija qė ishin tė varfėr shumė, e vinin tė arnuar, por ishin tė pastėr si tė thuash. Mėsoheshin nga familja, nga nėna e nga baba, mėnyrėn e sjelljes sė tyre, me korrektesė. Edhe mėsuesit nė atė kohė ishin shumė tė pėrkushtuar”.

    Cila ishte diferenca me Rumaninė?
    “Rumania ishte goxha e zhvilluar. Bukureshti nė atė kohė quhej Parisi i vogėl”.

    A ishte e vėshtirė pėr njė djalė qė vinte nga Elbasani me 14 mijė banorė tė orientohej nė njė qytet tė madh, siē ishte Bukureshti?
    “Jo, nuk ishte shumė e vėshtirė”.

    Pėrse?
    “Sepse kurioziteti tė bėnte tė shėtisje, tė shikojė, tė regjistroje. Nė atė kohė qė vajta nė Rumani, dija italisht. Qė nė moshė tė vogėl, unė e kisha praktikuar italishten dhe e dija mirė. Rumanishtja ėshtė gjuhė neolatine, shumė e ngjashme, shumė e afėrt edhe unė me tė thėnė tė vėrtetėn as nuk e mbaj mend se sa kohė zgjati qė unė tė mėsoja gjuhėn rumune. Kėshtu qė, ato i kapa shpejt. Pastaj edhe komunikimi, me shokėt rumunė nė fakultet ishte pak a shumė e njėjta psikologji si e jona”.

    Ju jeni kthyer nė Shqipėri nė vitin 1954?
    “Po”.

    Cili ishte niveli i mjekėsisė nė momentin qė ju u kthyet nga Rumania?
    “Sigurisht, po ta krahasosh me sot ėshtė shumė mė mbrapa. Edhe sot mund tė jetė shumė mbrapa me vendet e tjera shumė mė tė zhvilluara. Mbrapa pėr sa u pėrket pajisjeve, por se dija e mjekėve ėshtė mė pėrpara sesa ajo qė ka qenė nė ato vite”.

    Nė 1954 si ishte gjendja? Sa mjekė kishte Shqipėria nė atė kohė?
    “Nuk e di me tė thėnė tė drejtėn. Nėpėr spitale, unė isha nė spitalin qendror, ose mė mirė me thėnė se unė sa erdha kėtu mua mė thėrret ministri i Shėndetėsisė nė atė kohė, Medar Shtylla, i cili mė njoftoi qė unė do tė emėrohesha nė Fakultetin e Mjekėsisė pėr tė dhėnė biokiminė. Kiminė biologjike. Unė kiminė e kam dashur shumė nė atė kohė. Veēanėrisht kimia biologjike mua mė shkonte shumė sipas shijes sime, sepse ajo mė sqaronte shumė mekanizma, shumė gjėra, nga sėmundjet mjekėsore. Kishte shumė mekanizma qė po tė dije biokiminė e kuptojė mė mirė. Prandaj unė iu pėrkushtova kėsaj. Megjithatė, unė i thashė qė kam mbaruar pėr mjekėsi, por ai mė tha qė dua qė ta bėsh”.

    Si u specializuat pėr kardiologji?
    “Mbas 4 vitesh, nė 1958 deri nė 1962, nė Moskė”.

    Pra, keni kompletuar atė qė mund tė quhet kuadri i vendeve tė Lindjes, Rumani dhe Moskė, keni shpenzuar 10 vjet tė jetės suaj apo jo?
    “Po, po”.

    Ku u specializuat nė Moskė?
    “Ėshtė interesante, sepse unė u specializova nė njė klinikė qė quhej “Pjataja Savjetskaja Balnica”, qė nė shqip do tė thotė “Spitali i Pestė Sovjetik”, ku profesor ishte njė shumė i njohur atje, Llukomski, ishte polak me origjinė. Edhe thoshin se ishte nga njė familje e ngritur poloneze, pėrveē asaj, ai kishte qenė nė atė ekipin e mjekėve tė Stalinit”.

    Nė atė ekipin qė u pushkatua apo nė ekipin tjetėr?
    “Jo, ky nuk u pushkatua, sepse ky erdhi pas zbulimit tė komplotit tė mjekėve nė atė kohė. Erdhi grup tjetėr mjekėsh, por unė nuk e di nėse ajo ėshtė e vėrtetė apo jo, sepse ėshtė shumė misterioze. Por, ky Llukomski ishte njė njeri me autoritet dhe ishte njė njeri qė jetonte vetėm, ishte i pėrkushtuar ndaj mjekėsisė. Por, unė tentoja tė zhbiroja, tė kuptoja dhe gjėra tė tjera nėpėrmjet tij. Madje, njė herė e pata pyetur pse Stalini e mban njė dorė nė gjoks, nga krahu i majtė, e pata parė edhe nė fotografi dhe filmimet e kohės. Mė shpjegoi qė Stalini vuante nga njė sėmundje hipertensioni arterial, sėmundje hipertonike. Hipertensioni nė atė kohė nuk kishte mjekim, kishte barna tė cilat kur erdha unė kėtu, i gjeta edhe ato ilaēet, tė cilat sot as nuk pėrdoren mė. Sipas tij, Stalini bėnte hemorragji tė vogla cerebrale, si pasojė e hipertensionit edhe kėto shkaktuan ndryshime tė karakterit tė tij, ndryshime qė konsistonin nė shtimin e mosbesimit tė tij ndaj njerėzve tė afėrt”.

    Pra, kishte njė shpjegim shėndetėsor mosbesimi i tij?
    “Po, edhe tė izolimit tė tij, u bė shumė rrezik domethėnė, mė i egėr, nuk qe pa pasoja pėr popullin nė atė kohė”.

    Profesor, cilat ishin diferencat midis Bashkimit Sovjetik dhe Rumanisė, ju i njihnit tė dyja vendet nė atė kohė...?
    “Rumania nė atė kohė ishte njė vend i lidhur shumė me Perėndimin, veēanėrisht me Francėn. Unė kisha profesor, tė cilėt shkonin edhe jepnin mėsim, qė nė atė kohė nė Paris, qė jepnin mėsim atje edhe njiheshin, edhe librat qė kishin botuar ishin tė shtėpive botuese franceze”.

    Ndėrsa Bashkimi Sovjetik ishte mė i izoluar?
    “Ishte mė i izoluar pėr tė paktėn nga ana e tyre, pastaj Bashkimi Sovjetik nė atė kohė, thoshin kėta qė kishin rrėmbyer tokė nga Rumania, kishin njė armiqėsi tė madhe. Pavarėsisht se kur erdhi regjimi komunist i asaj kohe, u bė njė propagandė e madhe pėr t’i afruar, pėr t’i sheshuar mosmarrėveshjet”.

    Nė cilin vit u vendosėt pranė grupit qė merrej me mjekimin e Enver Hoxhės dhe si ndodhi kjo?
    “Kjo ka ndodhur gradualisht, sepse unė mė pėrpara, kam zbatuar disa porosi nga Enveri. Pėr shembull, profesor Fejzi Hoxha, i cili ka qenė njė mjek nga Gjirokastra, shumė i mirė dhe profesionist, e mė duket se ka pasur njė miqėsi me Enver Hoxhėn tė mėparshme, pasi ishin pothuajse tė sė njėjtės moshė, pak a shumė. Mė thonė qė duhet tė shkojmė nė Korēė pėr tė vizituar profesor Kondėn. Profesor Konda ishte njė profesor qė merrej me albanologjinė dhe veēanėrisht ai punonte pėr origjinėn tonė pellazgjike dhe kishte mbledhur argumente nė kėtė drejtim dhe i kishte botuar nė njė libėr, qė kishte bėrė emėr. Pėr kėto arsye, Enverit i takonte tė interesohej pėr shėndetin e tij. Si i tillė, Enveri donte qė tė tregohesh karshi tij”.

    Ju nisi direkt Enver Hoxha pėr ta vizituar?
    “Po. Jo direkt, por dėrgoi haber domethėnė. Ajo qė ishte mė interesantja ishte se Enveri kishte edhe tė ėmėn gjallė, aty nė shtėpi, nė atė kohė. Ishte e moshuar, kishte disa probleme shėndetėsore, e njė ditė, mjekėt qė e mjekonin, mė thanė qė do tė bėhet njė konsultė pėr mamanė e shokut Enver. Shkoj dhe unė atje dhe mora vesh qė ėshtė sėmurė, e vizitova edhe u thashė: ēfarė ka kėtu ndonjė gjė tė veēantė se mua mė duket e thjeshtė diagnoza kėtu. Kjo ka qenė mbasi isha kthyer nga Bashkimi Sovjetik si kardiolog. Ē’kishte ndodhur? Ajo nė kuadrin e sėmundjes sė zemrės, kishte bėrė edhe njė grumbullim likuidi, uji nė pleurė, tha radiologu qė e kishte marrė nė Spitalin Ushtarak pėr ta ekzaminuar. Nė fakt jo radiolog, por njė ndihmės qė lante filmat. Ai i dėrgon njė letėr Kardi Hazbiut dhe bėn njė lloj denoncimi qė mjekėt nuk po e mjekojnė mirė, tė ėmėn e Enver Hoxhės, edhe sepse ai dyshonte qė kjo tė ishte tuberkulare, pasi edhe ndodhte qė grumbullimi i ujit ishte me origjinė tuberkulare, kurse pėr mua ishte kardiake. Edhe pėr mjekėt e tjerė qė e mjekonin ishin pėr nga ana kardiake e saj. Por, ky denoncimi mori rrugė, e ata mė thirrėn pėr tė sqaruar diagnozėn. Unė pa e ditur kėtė, sepse pastaj mė thanė se si ishte puna. E kuptova pastaj qė ishte nga zemra, pasi ishin shenjat, pulsi, rrahjet e zemrės, mėlēia e zmadhuar, marrja e frymės e kėshtu me radhė. Edhe i thashė qė kjo ėshtė njė diagnozė pėr studentėt tė viteve tė larta tė mjekėsisė”.

    Dhe nga ky moment, ju vendosėn pranė grupit tė Enver Hoxhės?
    “Jo, iku kjo, pastaj pas kėsaj, nė vitin 1973, Enveri bėn njė krizė kardiake, sepse ai vuante prej vitesh nga diabeti i sheqerit, domethėnė qė nga 1948, ndoshta. Mirėpo, diabeti njihet si njė sėmundje qė i godet enėt e gjakut kudo qofshin, nė zemėr, nė tru, nė veshka, nė aortė e kėshtu me radhė. Pėrveē asaj, ai pinte duhan shumė, ai kishte edhe mbipeshė tė trupit. Pėr ne, mjekėt, kėto janė tre gjendje qė predisponojnė pėr sėmundjet e zemrės”.

    Nė cilin muaj pėsoi atak Enver Hoxha?
    “Nė kohėn qė vajta unė. Mė thėrrasin nė klinikėn speciale dhe atje rastin e Enverit ma paraqiti Nexhmije Hoxha, e shoqja e Enverit. Mė bėri pėrshtypje nė atė kohė se Nexhmija qė fliste kur drejtohesh pėr Enverin, i drejtohesh shoku Enver. Pėr mua, ishte anormale qė bashkėshortja t’i drejtohej ashtu, sikur ishte nėpunėse nė atė familje. Nė fakt, aty kam kaluar 12 vjet ndoshta”.

    Keni qėndruar 12 vjet pranė Enver Hoxhės?
    “Po, edhe Nexhmija ka qenė gjithmonė shumė e kujdesshme, si nėpunėse nė shtėpi”.

    A ėshtė e vėrtetė se ajo qė e drejtonte realisht Enver Hoxhėn ishte Nexhmija?
    “Jo. Ajo e ndihmonte. Pėr shembull, Enveri pėr shkak tė diabetit kishte probleme tė syrit, tė leximit, e duhej dikush qė t’i lexonte letrat qė vinin nga ambasadat e huaja apo tė tjera”.

    Sa i rrezikshėm ishte ataku qė Enver Hoxha kaloi nė 1973?
    “Infarkti i miokardit ėshtė gjithmonė i rrezikshėm nė fillim. Pėrveē asaj, Enverit sėmundja iu zgjat njė ēikė. Ai ishte vendosur nė vilėn numėr 4, nga liqeni, rezidenca qeveritare aktualisht. Atje ishte edhe Garda e Republikės. Ai u bllokua atje se ndėrkohė po ndėrtohej shtėpia e re kėtu dhe nuk kishte ku tė kthehej. Ne vazhduam tė qėndronim atje, i gjithė ekipi mjekėsor”.

    Prej sa vetash ishte i pėrbėrė ekipi mjekėsor?
    “Shumė ishin. Ishte Fejzi Hoxha, qė ishte kryemjeku. Ishte Nikolla Shurbani, qė ishte njė kardiolog i mirė edhe nė spital drejtonte klinikėn, i cili ishte gjithmonė i pranishėm aty. Pastaj ishte mjeku i familjes qė ishte Isuf Kalo. Pastaj ekipi erdhi duke u shtuar”.

    Sa ishte numri maksimal i ekipit qė mbani mend ju, i kalonte 10 vetat?
    “Jo nuk i kalonte 10 vetat”.

    A ėshtė e vėrtetė qė nė vitin 1973, kur Enveri kaloi infarktin e miokardit, profesor Fejzi Hoxha i dha njė mjekim gabim?
    “Jo, nuk ėshtė e vėrtetė”.

    Gjė qė ėshtė komentuar nė shtyp si njė gjė pėr ta eliminuar...?
    “Fejzi Hoxha, nė asnjė mėnyrė. Pėr herė tė parė e dėgjoj kėtė”.

    Ka qenė e shkruar mė parė nė gazeta?
    “Gazetat duan sensacione”.

    Sa kohė Enver Hoxha mbeti i pamundur pėr tė ndjekur zhvillimet nė vend?
    “Ne atje vazhduam deri nė muajin prill tė vitit 1974, katėr muaj”.

    Qė nga kjo kohė keni vazhduar ta ndiqni rregullisht gjendjen shėndetėsore tė Enver Hoxhės?
    “Po, po, me shumė kujdes”.

    A ishte e vėshtirė tė ishe mjek i Enver Hoxhės?
    “Shumė prej mjekėve tė Stalinit, apo tė diktatorėve tė tjerė, kanė pasur njė fat tragjik. Por, Enveri dinte t’i krijonte vetė marrėdhėniet e mira me mjekėt e tij, sepse nė dorė tė mjekėve ishte. Nuk kishte aty pėr tė treguar as superioritet, as kokėfortėsi, as mosbindje. Ai ishte i bindur nė porositė tona. Ai nuk donte qė tė ekzagjerohej nė kėtė drejtim”.

    Ju personalisht a kishit frikė?
    “Kisha frikė”.

    Nga se?
    “Nė njė krizė tė Enverit, kjo vazhdoi edhe mė tutje. Vendosėm ta ndiqnim nėpėrmjet monitorit tė elektrokardiografit dhe iu vendosėn elektrodat nė gjoks. Nė ekran aktiviteti i zemrės regjistrohet, ēdo rrahje e zemrės regjistrohet”.

    Pėr 10 vjet Enver Hoxha flinte me elektroda?
    “Jo, jo ēdo natė. Nė raste nevoje, kur paraqitesh rasti, sipas indikacioneve mjekėsore, ai pranonte kėtė dhe sigurisht ne nuk rrinim nė dhomė, por kishim rregulluar nė mėnyrė tė tillė qė fijet e elektrodave tė ishin tė gjata edhe aparati tė ndodhej jashtė dhomės sė tij. Por, ato elektrodat regjistronin aktivitetin. Tė them tė vėrtetėn kur bėhej njė veprim i tillė, mua mė pėlqente”.

    Pėrse?
    “Mė pėlqente sepse Enveri flinte atje, unė e kuptoja nga aparatura qė ai ishte i qetė e po flinte dhe e ndiqja tė gjithė aktivitetin e zemrės. Por, vendi jonė ku ndiqnim aktivitetin e Enverit ishte nė bibliotekėn e tij, me libra shumė tė mrekullueshėm”.

    Nė ē’gjuhė?
    “Nė frėngjisht kryesisht. Ai madje porosiste libra nga jashtė, qė herė pas herė i vinin pakot e librave edhe ai kėnaqesh vetė. E kishte si ditė feste hapjen e librave, sepse ishin libra luksozė, tė tipave tė ndryshme dhe kėnaqej me to. Ai lexonte shumė vetė edhe kishte njė kulturė, njė bagazh shumė tė mirė. E pra, ne vendosnim atė aparatin nė darkė se do tė rrinim gjithė natėn atje. Vendosej njė termos me kafe tė ngrohtė, edhe njė pjatė me mollė, edhe mund tė pinim kafe qė tė mos flinim. Unė nuk doja tė flija, sepse doja tė shėtisja nė bibliotekė. Njė natė, isha vetėm tek aparati. Duke parė raftet, mė kap dora njė libėr, ishte nė frėngjisht ai libėr. Ishin kujtimet e Berjas, ministrit tė Brendshėm tė Bashkimit Sovjetik, Berja. Ishte gruzin, nga Gruzia, nga Gjeorgjia, si vetė Stalini. Kujtimet e Berjas, u bėra kurioz edhe e mora librin, e fillova tė lexoja disa gjėra. Formova bindjen sikur nuk ishin tamam kujtime tė vėrteta tė tij. Duke kaluar fletėt, kur shikoj nga mesi i librit njė faqe tė nėnvizuar”.

    Ishte nėnvizuar nga Enver Hoxha?
    “Duket nga Enveri. Ishte e nėnvizuar e gjithė faqja dhe u bėra kurioz se ēfarė i ka interesuar Enverit. Kur ēfarė gjeta, njė gjė jashtėzakonisht kurioze. Duke lexuar mė kapi syri emrin e Llukomskit, profesorit tim nė Moskė. E lexova me kujdes. Tregonte Berja: Thirra nė zyrė profesor Llukomskin. E i thoshte qė unė tė kam thirrur kėtu pėr njė ēėshtje shumė sekrete edhe pėr kėtė qė do tė bisedohet kėtu nuk do t’ia tregosh njeriu. Po qė nga kjo kohė qė do tė dalėsh kėtu, do tė jesh i ndjekur, i survejuar. Ai u tremb, thoshte pėr Llukomskin, u zverdh edhe u vesh me djersė, e natyrshme kjo. I thotė di ti ndonjė ilaē qė mund tė shkaktojė ngritjen e pėrnjėhershme tė tensionit tė gjakut. Unė tė thashė mė sipėr qė Stalini vuante nga hipertensioni. Por, i thoshte qė nuk ta kėrkoj tani, hajde mbas njė jave, mendohu edhe tė ma sjellėsh atė ilaēin nėse ekziston. Por, kur doli ky, i tha qė tė kesh kujdes se do tė jesh i survejuar. Ky nuk kishte rrugė tjetėr vetėm qė ta ēonte ilaēin. Edhe e ēoi ilaēin. Nė atė kohė Stalini bashkė me anėtarė tė tjerė tė Byrosė Politike, ishte mbas Luftės sė Dytė Botėrore, mblidheshin tė gjithė bashkė nė njė tavolinė tė madhe, e hanin darkėn bashkė, shikonin filma tė kohės sė luftės, dėgjonin edhe melodi tė vjetra tė kohės, bisedonin pėr luftėrat, betejat etj., etj. Njė natė, thotė Berja, unė isha ulur nė krahun e djathtė tė Stalinit, nė krahun e majtė ishte Molotovi. Gota e tij me verė, ishte pak e prekur. Na kėrkoi falje se shkoi nė banjė mė duket. Unė pashė majtas-djathtas, thotė Berja, i shpėtova shikimit tė njerėzve, e nxora nga xhepi ampulėn, e theva edhe e hodha nė gotė. Vjen Stalini, ulet edhe ngre gotėn dhe thotė: Hajde tė pimė. Nė njė moment tė caktuar i drejtohet Berjas, mos mė ke hedhur gjė kėtu brenda. Ky u tmerrua, por e mbajti veten edhe i tha: Jo shoku Stalin, si ta bėj kėtė. Pastaj Stalini i tha, qė bėra shaka edhe e piu gotėn”.

    Kjo qe nata e fundit e Stalinit?
    “Mė duket se kjo qe nata e fundit, sepse unė kam lexuar edhe librin e tė bijės sė Stalinit, Svjetllana Alilujeva, “23 letra njė mikeshe”, madje duhet ta kem nė shtėpi. Ajo tregon qė Stalini nuk ishte i rregullt nė mjekimin e hipertensionit. Madje, kishte njė shėrbyese atje nė apartament qė i mbante ilaēet nė njė komodinė, edhe i jepte kokrrat. Ajo kur shkoi tė nesėrmen nė mėngjes, Stalini ishte nė tokė, nė buzė tė krevatit kishte rėnė dhe ishte nė gjendje koma”.

    Kjo ishte pjesa qė Enver Hoxha kishte nėnvizuar?
    “Po, kjo ishte”.

    U tmerruat nė ato moment?
    “Sigurisht dhe ja thashė Petrit Gaēes, nė radhė tė parė. Edhe ai mė tha: O bo bo, jemi nė rrezik”.

    Profesor, po flisnim mė parė pėr frikėn qė ekzistonte te grupi i mjekėve tė diktatorit Hoxha. A kishte raporte personale midis jush dhe liderit komunist, apo ishin vetėm raporte pune?
    “Nė pėrgjithėsi ishin marrėdhėnie pune. Domethėnė, ne shkonim kur na thėrrisnin, kur kishte ndonjė shqetėsim, ose thjesht pėr t’i bėrė njė matje tensioni, njė kontroll tė zemrės e kėshtu me radhė. Unė e kuptoja qė ai nuk e ka mendjen te ne, nė kokė kishte problemet e tij tė mėdha, edhe ikte: Tungjatjeta, tungjatjeta. Por, kishte raste kur vetė Enveri tė ngacmonte qė tė flisje, nė sensin qė ai donte tė dinte, pėr shembull, sigurisht kur ai bėnte pyetje, nė lidhje me spitalin ose kur dėshironte tė bisedonte pėr libra”.

    Pėr ēfarė lloj librash bisedonit?
    “Mė nxiste vetė pėr libra dhe ai kishte njė memorie tė jashtėzakonshme, mbante mend shumė emra, autorė, ngjarje, ata tė luftės i dinte, shtėpitė ku kishin qenė tė strehuar nė kohėn e luftės, i dinte tė gjitha. Ēėshtjen e librave e kishte shumė qejf, ai kishte kuptuar qė edhe unė kisha lexuar, qė e kisha pasion dhe qė e kam edhe tani pėr librat dhe leximin”.

    Cila ishte pjesa qė i interesonte mė shumė nga letėrsia apo nga librat nė pėrgjithėsi?
    “Ai edhe romanet i dinte, edhe librat historikė, edhe librat filozofikė, i shikoja nga biblioteka”.

    A kishte ndonjė admirim pėr ndonjė personazh tė caktuar historik?
    “Jo, nuk e kishte shprehur. Pėr tė thėnė tė vėrtetėn, ai emocionohej shumė pėr Kosovėn. Unė kam dėgjuar shumė gjėra qė e shiti e bėri. Duhet ta kesh qė ta shesėsh, kur nuk e ke, nuk ke ēfarė mund tė shesėsh”.

    Grupi i mjekėve qė merrej me mjekimin e Enver Hoxhės ishin vetėm shqiptar apo edhe mjekė tė huaj?
    “Jo, ka pasur edhe mjekė tė huaj”.

    Qė ishin?
    “Ishte njė mjek francez qė ishte Pol Miljezi, qė vinte. Para se tė shkoja unė, ai takohesh me tė, nuk e di nėse e vizitonte apo jo, por gjithsesi kishte dijeni pėr shėndetin e tij. Mė kujtohet qė nė njė vizitė qė mė thirrėn mua tė bėj nė shtėpinė e vjetėr ne kishim transferuar shėrbimin tonė mjekėsor nė njė dhomė, qė tė ishte afėr atje. Ky ishte nė njė dhomė qė kishte njė vatėr, njė oxhak tė ndezur, ka disa ditė qė ka dalė nėpėr gazeta, Enveri aty me njė shall me ngjyra katrore dhe zjarri ndezur. Unė po kėrkoja veten time aty se mos e gjeja. M’u kujtua episodi qė po tė pėrshkruaj tani. Mė thirri Enveri atje, ishte edhe Nexhmija. Ishte gjithmonė e pranishme aty. Gjatė asaj kohe kishte njė dobėsi, njė kėputje. Unė e pashė me stetoskop, pashė qė i kishte shumė tė ērregullta rrahjet e zemrės. Ne i themi bigemini, kishte njė rrahje normale dhe njė rrahje jonormale. Ky ėshtė njė fenomen qė ndodh shumė edhe te njerėzit e shėndoshė e nuk preokupohemi shumė. Por, kur ndodh te njė i sėmurė qė sapo ka kaluar infarktin e miokardit ėshtė shumė e rėndė pėr neve, sepse ajo mund tė transformohet nė ēdo ēast, themi ne, nė ēdo moment, nė fibrilacion ventrikular. Domethėnė, qė zemra nuk rreh mė, por fibrilon. Unė e pashė, qė ai po mė shikonte me kujdes. U mundova qė ta mbaj veten. Aty e pashė veten qė u mbulova me djersė tė ftohta”.

    Pėrse?
    “Nga gjendja e tij, edhe nga rreziku qė mund tė paraqitesh nga kjo bigemini. Pastaj vendosėm qė tė bisedoj me Miljezin. Miljezi krijoi njė grup specialistėsh francezė, njė ekip si tonin kėtu, tė cilėt do tė ishin nė korrent me ndryshimet qė do tė kishte Enveri gjatė sėmundjes. Tė gjitha analizat tona kėtu shkonin atje, ato i analizonin dhe dėrgonin mendimin e tyre. Nė njė moment tė caktuar mė thėrret Hysni Kapo, nė zyrė. Ai mė thotė: Duam qė tė sjellim mjekė nga jashtė, si thua tė sjellim nga Perėndimi apo nga Kina, Lindja. Unė i them qė ata tė Perėndimit qė unė i njoh mė mirė, janė specialistė shumė tė mirė, sigurisht, por kanė disavantazhin, qė ata vijnė edhe ikin. Kurse mjekėt kinezė mund tė vendosen pėr njė farė kohe kėtu, i ke nė dispozicion. Kjo na interesonte mė shumė. Edhe ata e vendosėn mė vonė vetė, qė tė vijė njė ekip nga Kina”.

    Sa mjekė?
    “Katėr mjekė”.

    Kardiologė?
    “Jo, njėri ishte kardiolog. Njė mjek shumė i dėgjuar kardiologjie qė kishte mbaruar nė SHBA, sepse ata kėshtu e kishin. Ai kishte qenė edhe mjeku i Hoshiminit, Sekretari i Parė i Vietnamit, pasi edhe ai kishte bėrė infarkt miokardi pėrpara pak kohėsh e ai shkonte e vinte me avion special te Hoshimini pėr ta mjekuar”.

    Pėr sa kohė qėndroi grupi kinez?
    “Grupi kinez qėndroi gjatė, ndoshta dy muaj”.

    Me ilaēet e Enver Hoxhės merreshit ju apo kishte njerėz tė besuar?
    “Kjo ishte e rregulluar nė kėtė mėnyrė. Neve si ekip mjekėsor vendosnim qė duhet ky ilaē, edhe jepnim indikacionin. Ilaēi blihesh nga njė grup tjetėr njerėzish, ku kishte edhe njerėz tė Sigurimit brenda e sillesh ilaēi kėtu, depozitohesh nė farmacinė e familjes. Atje kishin njė infermiere shumė tė mirė, shumė tė besės, qė e donte seriozisht Enverin edhe vetėm ajo mund tė futesh nė farmaci”.

    Vetėm ajo ishte personi i besuar qė mund tė depėrtonte nė farmacinė e familjes dhe t’i jepte ilaēe Enver Hoxhės?
    “Ajo hynte dhe dilte aty. Ajo i jepte infermieres sė turnit, qė t’ia jepte Enverit. Kishte njė kontroll shumė tė fortė”.

    Nė ē’kuptim? Ka pasur fjalė qė sikur mjekėt kanė ndikuar pėr tė pėrshpejtuar vdekjen e Enver Hoxhės?
    “Nuk ka mundėsi. Ne ishim 10 mjekė atje. Propozimi i ilaēit qė do tė jepej, njė paracetamol, njė vitaminė, do tė shtrohej nė konsultė. Ilaēe pa konsulta nuk jepeshin”.

    Nė disa kujtime tė nxjerra nė njė gazetė, ju jeni shprehur qė nė njė moment para vdekjes sė tij, ju edhe profesor Bajram Preza keni sjellė njė ilaē pėr parkinsonin e nuk ja dhatė. A mund tė ma shpjegoni kėtė detaj?
    “Po, ia kam kujtuar edhe Ramiz Alisė nė njė konferencė, ai nuk e mbante mend dhe pastaj u kujtua. Domethėnė, neve kishim diagnostikuar, Bajram Preza, se ishte njė sėmundje neurologjike parkinsoni, njė sėmundje e rėndė”.

    E kishte tė rėnduar parkinsonin Enver Hoxha?
    “E kishte tė rėnduar. Bajram Preza ngulte kėmbė qė ka parkinson. Kjo u shkoi mjekėve francezė dhe neurologu francez mendoi qė nuk i dukej se ishte ashtu, duke mos e parė tė sėmurin, por e mendoi nga pėrshkrimet, nga ekzaminimet. Atėherė u vendos qė Bajram Preza dhe unė tė shkojmė nė Vjenė. Atje ishte njė profesor shumė i dėgjuar, me famė botėrore, pėr parkinsonin, Birkmajer, kėshtu quhej. Mirėpo, pse shkova edhe unė kėtu, se unė isha kardiolog, por ilaēet qė jepeshin pėr parkinsonin kishin veēori qė irritonin anomalitė e rrahjeve tė zemrės. Domethėnė, ato jepnin bigeminira, ekstrasistola. Unė i thosha: Hė more Bajram. Ai mė thoshte: Ky ėshtė ilaēi. Po ēfarė ilaēi, i thosha, se mė prish punė mua. Atėherė shkuam ne tė dy te Birkmajeri, ai e konfirmoi diagnozėn e parkinsonit, nga pėrshkrimi, nga tė gjitha tė dhėnat edhe i thashė unė: Dakord i jepni ilaēe, por kėto i japin shtime tė rrahjeve tė zemrės. Shiko, mė thotė, unė kam njė ilaē qė po e provoj vetė tani. Sipas propozimit tė tij, ishte prodhuar ky ilaēi. Mė thotė qė ka mjekuar 70 vetė deri tani edhe e shikoj qė ka rezultate tė mira nė kėtė drejtim. Po tė doni, na tha, mund t’ju jap disa kokrra qė ta provoni edhe ju. Dakord, i thamė, faleminderit. E shkon ai edhe sjell njė shishe peniciline, pak mė tė madhe, por me tapė llastiku, peniciline. Aty kishte 10 kokrra nga ky lloj ilaēi dhe i thamė: Faleminderit. Kur erdhėm ne nga Vjena, nė aeroport na priste makina e Sulo Gradecit. U futėm nė shtėpinė e Enverit. Aty nė bibliotekė na priti Ramiz Alia dhe Nexhmija. U ulėm tė katėr nė tavolinė. Filloi profesor Preza tė tregojė pėr profesor Birkmajer dhe nė njė moment bie zilja e telefonit tė shtėpisė. Pastaj na thotė Nexhmija qė mė kėrkon Enveri lart, ishte nė shtrat Enveri sipėr. Edhe na tha qė ne tė vazhdojmė se do tė vinte shpejt. Bajrami vazhdoi tė bėnte shpjegimin e tij, kjo rastisi me ilaēin qė na dha profesori nė Vjenė, e nxori ilaēin edhe ia dha Ramizit. Nexhmija nuk ishte aty, ishte sipėr. Ramizi e mori ilaēin, e pa. Ishte pa etiketė, pa emėr, njė tapė qė mund tė hapej, edhe i thotė Bajramit, pasi pa njė herė nga dera: Fute nė ēantė ilaēin. U ēudit Bajrami se ishte njeri shumė i ndershėm edhe i thotė Ramizit qė ishte njė profesor i madh, e ka provuar kėtė ilaēin dhe ka veēori tė mira. Pa prapė nga dera Ramizi dhe i thotė pėrsėri: Bajram fute nė ēantė atė ilaēin. Nuk donte ta shikonte Nexhmija”.

    Pėr ēfarė arsye?
    “Jua tregoj unė pėrse... Pastaj herėn e tretė po ashtu, i tha: O Bajram fute ilaēin se ta shpjegoj unė se si ėshtė puna. E mori ilaēin e futi nė ēantė. Pastaj erdhi Nexhmija edhe nuk e pa kėtė skenė. O Bajram, i thashė kur dolėm jashtė, se ai pėrsėri edhe jashtė filloi tė shpjegonte qė ti e pe vetė se ai ishte i zoti nė punėn e tij e kėshtu. O Bajram, i thashė, nuk ėshtė problemi i ilaēit, por ky ilaē po t’i jepej shokut Enver tani, ai ėshtė nė fund tė jetės dhe nuk ka ēfarė mund t’i bėjė njė ilaē. Pastaj do tė fillonte muzika se ēfarė i dhatė, ēfarė ilaēesh i dhatė, sepse do tė lidhej fundi i tij me ilaēin pastaj”.

    Dhe ju do akuzoheshit qė e helmuat...
    “Ramizi e kapi kėtė punė. Unė e pyeta Ramizin nėse do tė na shpėtosh ne?! Po, po, mė tha”.

    Kur u pėrkeqėsua gjendja e Enver Hoxhės? Kur e mėsuat lajmin qė ai po vdiste?
    “Shenjat e parkinsonit u theksuan shumė. Ai kishte periudha, ku nuk mund tė ngrinte dot as dorėn mbi kokė, por nga ana mendore ishte nė rregull”.

    Kur ka vdekur realisht?
    “Enveri ka vdekur mė duket nė mbrėmje. Madje, ndodhi qė ishte me perfuzione nė atė kohė qė ishin tė domosdoshme pėr tė mbajtur tė ngritur tensionin e gjakut etj., etj. Punonin infermierėt, mjekėt e tjerė po ashtu ishin tė shpėrndarė. Aty nė dhomė u ndodha unė dhe Petrit Gaēja kur vdiq Enveri. Ne e konstatuam kėtė dhe e dinim qė te dhoma fqinj ishte Ramiz Alia me njė anėtar tė Byrosė Politike atėherė. Edhe atėherė na thanė qė duhet t’i thuash shokut Ramiz. Shkuam atje dhe ata prisnin pas derės edhe na pyetėn: Hė si ėshtė... I thotė Petriti qė shoku Enver mbaroi. Atėherė ky anėtari i Byrosė i thotė Ramizit: Tė na rrojė Partia. Ishte formulė kjo nė atė kohė. Me njė interval disa sekondash i thotė: Tė rroni ju shoku Ramiz”.

    Cili ishte ky?
    “Hekuran Isai”.

    Pra, qė nė momentin qė Enver Hoxha vdiq kishte ardhur drejtuesi i ri...
    “Edhe unė kėtė kujtova. Atė tė Luigjit XIV. Mbreti vdiq, rroftė mbreti”.

    Mbas kaq kohėsh jeni i sigurt profesor qė nuk ka pasur asnjė ndėrhyrje pėr vdekje tė parakohshme tė Enver Hoxhės?
    “Jo, jo, asnjė. Kėtė e vėrtetoi autopsia. Shyqyr qė u bė autopsia, sepse nuk u bė autopsia e Mehmet Shehut, ka fjalė sa tė duash tani”.

    Ju keni qenė mjeku i tij dhe keni qėndruar 12 vjet mjek i Enverit. A e ndani tani mjekimin si njė pacient nga aksioni i tij politik, a jeni kritik ndaj aksionit tė tij politik si njė ndėr njerėzve mė diktator tė Shqipėrisė?
    “Po. Madje unė e rekomandoj kėtė, ato qė prononcohen ndryshe dhe shkruajnė ndryshe. Duhet ndarė veprimi mjekėsor nga veprimi politik”.

    A kishit rezerva politike pėr Enver Hoxhėn nė atė kohė?
    “Po, kisha rezerva. Edhe kishte, se po ta mendoje, unė personalisht nuk isha dakord me egėrsinė e luftės sė klasave, nuk isha dakord me politikėn ekonomike, me izolimin e vendit. Kishte edhe shumė gjėra qė u bėnė mirė, duke filluar nga drita dhe uji”.

    Guxonit t’i thoshit ndonjė nga kėto rezerva Enver Hoxhės?
    “Jo, nuk hapesha, as nuk diskutohej”.

    Ylli Popa: Si ka ndryshuar Berisha

    Akademiku i njohur 77-vjecar rrefen njohjen me Kryeministrin aktual, bisedat per sistemin komunist dhe veprimet e Ramiz Alise ne vitin 1990. Si shkroi artikullin “Ne kerkim te kohes se humbur” ne “Zerin e Popullit”

    Profesor, ju keni qene deputet, si ndodhi?

    “Une kam qene njeri qe punoja shume. Ato kerkesa qe duheshin per ate pune, une i plotesoja. Por ka te ngjare qe edhe Enveri te kete ndikuar, mund te kete qene edhe porosi”.

    Ne cilin vit jeni zgjedhur deputet?

    “Kane qene dy legjislatura 1982-1986 dhe 1987-1991”.

    Ne cilin vit e keni njohur Kryeministrin aktual, Sali Berishen?

    “Qe kur ka qene student. Qe ne vitet ‘70”.

    Cilat kane qene raportet tuaja me te?

    “Raporte shume, shume te mira”.

    Ne c’kuptim?

    “Po, sepse mua Saliu me pelqente ne ate kohe. Ishte nje djale shume energjik, shume punetor, lexonte shume. Une i kam dhene shume libra atij qe ishin libra te ndaluar te kohes domethene. Per shembull, kam dhene “Pavijonin e kancerozeve” te Sorxhenicin, e shume libra te tjere, qe ai i perpinte, i lexonte me qejf. Prandaj me pelqente Saliu, se ishte multilateral ne kete drejtim”.

    Si ishte cilesia e ketij si mjek?

    “Ishte e mire. Edhe per te semurit interesohesh, edhe per kerkim shkencor”.

    A ka qene ndonjehere Sali Berisha ne grupin mjekesor te Enver Hoxhes?

    “Jo, nuk ka qene”.

    Ne asnje rast?

    “Jo. Ne asnje rast”.

    Po interes politik shprehte ne ate kohe?

    “Me Saliun, une bisedoja. Ishim kritike per shume gjera. Po une e theksoj kete qe, duhet me e ndare poziten tone politike ose mendimin tone, gjykimin tone, per mendimin e te semurit dhe cfaredo qe do te perfaqesoje ai ne vetvete. Per neve, i semuri eshte i semure, kushdo qofte”.

    Cili ishte mendimi juaj per regjimin, a kishte kritika, a bisedonit me njeri-tjetrin, a e kritikonit regjimin ne biseda informale me njeri-tjetrin?

    “Bisedonim me nuanca. Pastaj nuk kishte ndodhur qe te bisedonim me shume njerez. Do te bisedosh me nje edhe me ate mund te bisedosh hapur, ndersa me nje tjeter mund te bisedosh pak me mbyllur. Por, une me Saliun bisedoja hapur”.

    Rreth c’vite, qe ne fillim?

    “Qe ne fillim, pothuajse qe ne fillim”.

    Si kane qene raportet tuaja te mepastajme?

    “Jo si perpara. Sigurisht, ai u mor me politike, une vazhdova ne rrugen time, ai kishte preokupimet e tij dhe kohe nuk kishte me qe te takoheshim, qe te bisedonim. Por, edhe kur u be President, une isha te Komiteti i Helsinkit, shkoja te zyra e tij e pija ndonje kafe atje, me Kujtim Cashkun, me shoke te tjere te Helsinkit. Pas viteve 1994, pati nje ndryshim. Une them qe Saliu i tanishem nuk eshte me ai i asaj kohe”.

    Ne c’kuptim?

    “Te ketyre kontakteve tona, te ketyre bisedave tona. Pastaj une them qe Saliu ka ndryshuar shume. Ne sensin qe kur Saliu mendohet se duhet bere nje reforme ne Akademine e Shkencave, jemi dakord, ti je Kryeminister dhe te lejohet te besh kete. Por, une kam 10 vjet qe drejtoj Akademine e Shkencave dhe kam filluar reformen ne Akademine e Shkencave bashke me koleget e mi te Kryesise, qe javen e pare kur ne u emeruam ketu. Sepse neve donin te na emeronin, kurse ne thame jo, do te ndryshojme rregulloren e kesaj akademie dhe do ta demokratizojme. Do te bejme zgjedhje te fshehura dhe aplikuam keto ndryshime. Saliu as nuk pyeti, te me thote domethene: O Ylli do te bej nje reforme, ti si mendon?. Une 3 here kam kerkuar me leter nga Akademia e Shkencave, me firmen time i kerkoj takim, asnjehere nuk mora gje. Saliut duket i kane transmetuar disa kritika ne drejtim te punes se tij shteterore. Por, une kete nuk e ndryshova, keshtu isha edhe ne kohen e Enverit me Saliun. Une me Saliun bisedoja per gjera qe ishin kunder. Qe ne kohen e Enverit. Pse une do te ndryshoja tani, do te kisha frike nga Saliu?!”.

    Kane qene kritika publike apo jo?

    “Me shoket ketu, me njerezit. Ne shtyp jo. Ka dicka, dicka kam folur. Te ne ka denoncues sa te duash. Nuk doja t’i beja publike keto marredhenie per shkak te raporteve qe une kam pasur me Saliun. Por, te veprosh ne kete menyre, tani ka ndodhur skandali me i madh ne Akademine e Shkencave. Tani ky institucion me ligjin e dyte qe ka dal pas ketij viti, sepse doli nje ligj qe reformonte, qe u moren institutet, u quajt se institutet i ka Akademia Sovjetike, tipi bolshevik, keshtu eshte shprehur. Kur e degjova ne Parlament nje nate, qe foli Neritan Ceka, ne mbrojtje te Akademise dhe degjoj Saliun, qe thote se ajo eshte Akademi e tipit sovjetik etj., etj. Thashe une: O bo bo, mua me akuzon Saliu qe dashkam te mbaj nje Akademi te tipit sovjetik”.

    Kjo eshte ceshtje personale profesor qe lidhet me konceptet?

    “Nuk e di”.

    Profesor, nje nga gjerat te cilat ka mbetur nje pjese e rendesishme e historise se transformimeve ne Shqiperi eshte artikulli qe ju botuat ne gazeten “Zeri i Popullit”, ne dy numra. Behet fjale per nje artikull te botuar ne prill te vitit 1990. Si ju lindi ideja per kete shkrim?

    “Ti me kujtove mua dicka tjeter, qe une dua ta permend ketu, sepse nuk mund ta permend ne asnje vend tjeter. Dy vjet perpara ketij artikulli, ‘Ne kerkim te kohes se humbur’, qe beri buje ne ate kohe, une kam shkruar nje artikull tjeter, ne mars te vitit 1988. Edhe ai shkrim paraqiti shume interes ne ate kohe, cuditerisht per mua. Si ishte puna...? Na thote drejtori i spitalit, ishte zakon atehere ne spital qe nje here ne jave shefat e klinikave mblidheshin dhe diskutonin per probleme te ndryshme, se po afron koha qe duhet bere raporti vjetor i spitalit. Une u cova dhe thashe qe nuk jam dakord me kete raport vjetor, ne i kemi bere raportet per cdo klinike te vecante dhe mua nuk me interesonte se cfare problemi ka dermatologu apo okulisti. Per mua eshte humbje kohe, i thashe, prandaj nuk do te marr pjese ne kete. Po jo duhet te behet, me thoshte ai, edhe une i thosha qe nuk behet e ngulja kembe. Nje nate me merr ne telefon pas dy-tre ditesh. Shiko me thote, se do te vije shoku Manush Myftiu, do te vij ne mbledhjen tone, te lutem shume ju jeni klinika me e madhe ne spitalin tone dhe ju keni rezultate, thote drejtori, merrni pjese ne kete. U ula per gjithen naten edhe shkrova, nuk fjeta fare. Shkrova nje artikull dhe doli ne gazeta. Por, para se te dilte ne gazete, shkuam atje, ne nje salle te madhe i gjithe spitali, mjeket e infermiere. Kishte ardhur sekretari i pare i rajonit. Eshte vellai i ambasadorit tone qe kemi pasur ne Greqi heren e fundit. U ulem aty ne nje tavoline te gjate dhe lexova shkrimin tim, e pati shume sukses. Ai shkrim ishte ndertuar ne dy pjese, njera ishte jo thjesht per kardiologjine, por edhe per probleme te tjera shendetesore, ndersa ne pjesen e dyte une kisha kapur kryesisht aftesine dhe paaftesine e kuadrit. Une e kisha kryesisht per klinikat ose per mjeket, shefat ne ate kohe qe merrnin kuader te dobet, sepse te dobetin e komandoje me lehte, kurse me te aftin dhe me te zotin do te kishte me shume probleme. Une nuk pyesja fare per problemet e tyre, merrja gjithmone kuadro te mira. Mirepo, duke e trajtuar ne kete menyre, une kalova edhe pak kufijte e spitalit, e kapa dhe si parti, si shtet, kuadrot ne pergjithesi si caktoheshin. Kur u ktheva une ne vend, thote ky Hajro Zeneli, qe ishte sekretar i pare i rajonit: Profesor, mire ishte kjo, por duhet te kesh bere shume armiq me kete referatin. Armiq nga kush, i thashe une. Nga te paaftet, me tha, se i godite me shume. Nuk me shqeteson, i thashe, se i paafti nuk e kupton dhe eshte i paafte. Ne fakt edhe kur dolem jashte, njerezit qe me dhane te paret doren per fjalimin e mire, ishin te paaftit. Kete artikull e moren. Ishte Musa Ulqini, qe ishte gazetar te “Zeri i Popullit”. Ishte cun i ri dhe vinte shpesh ne spital per te kerkuar artikuj, pasi mbulonte shendetesine. Une vete nuk shkruaja dhe e dergoja te koleget e mi. Pastaj jo vetem kaq, por mbas dy ditesh me thone qe na lejo qe kete artikull ta perkthejme ne anglisht dhe frengjisht per t’ia dhene revistes “Albani Nouvelle”, qe ishte per boten e jashtme. Pastaj me thirren ne nje zyre ne Komitetin Qendror dhe me pergezuan per kete. U habita edhe vete se c’ishte ky reagim. Sidoqofte, dukej qe partia ne ate kohe donte nje mbeshtetje qe ka edhe zera nje cike kritike, me te ndryshem ne ambientin tone.

    Kurse per shkrimin ‘Ne kerkim te kohes se humbur’ u stimulova nga nje Plenum i Komitetit Qendror qe u be ne ate kohe, ne vitin 1990 ndoshta, ne muajt e pare. Nuk e di sipas radheve, por Ramiz Alia ne ate kohe dha disa teza me liberale, me te shtendosura. Atehere une thashe qe po shkruaj edhe une dicka dhe filloj te shkruaj. Rastesisht takoj Teodor Kekon, afer shtepise sime, ai ishte ne ate kohe ne gazeten “Drita” dhe me kerkoi nje artikull. Une i thashe qe kam filluar te shkruaj nje artikull, e kam te perceptuar, pasi kisha filluar ta shkruaja, pergjysme ishte. I thashe se po te donte mund ta vinte ta shikonte. Ai erdhi ne shtepi, pasi aty afer ishim. E lexoi dhe vuri duart ne koke: Bo bo, me tha, po kjo eshte nje bombe! Te nesermen me tha: Shiko, gazeta ime nuk ka tirazh e do te humbase ky kryeartikull dhe eshte me mire qe ta dergosh te “Zeri i Popullit”. Me dha edhe keshill qe ne fund fare, pjesa e fundit te lidhet me pjesen e fillimit nga ana teknike, pasi une nuk e dija dhe e bera si me tha ai. Meqenese ishte dicka artikulli e mund te paraqiste rrezik per njerezit e shtepise, une i mblodha gruan, vajzen edhe dhendrin qe eshte Mihal Tase, mjek kardiolog. I thashe, merreni kete artikull edhe shikoni, ta jap kete apo jo!”.

    Dhe cila ishte pergjigjja?

    “Po, jepe”.

    Po me strukturat e Partise se Punes e kishit konsultuar artikullin?

    “Me askend”.

    Cili qe reagimi pas botimit?

    “Reagimi ka qene interesant shume, sepse shume njerez u treguan tejet te entuziazmuar. Pastaj, pas disa ditesh e moren veten si me thene nga ky shok, se ishte nje shok i vertete. Filloi nje situate xhelozie, qe kete artikull mos e ka shkruar Ramiz Alia, edhe e ka vene ky emrin...”.

    Po reagimi i Ramiz Alise cili ishte?

    “Jo vetem reagimi i Ramiz Alise, por i gjithe Byrose Politike ne ate kohe ishte qe, mire ai dha mendimin e tij, nese keni nje mendim tjeter uluni e shkruani per te dhene nje pergjigje”.

    A keni pasur besim se Ramiz Alia mund te kishte dore ne transformimin e sistemit ne ate kohe?

    “Ky ka qene nje opinion i pergjithshem, qe une e mbaj mend shume mire ne ate kohe. Pasi vdiq Enveri, njerezit kishin shume shprese se Ramiz Alia do te bente ndryshime. Por, kaloi nje vit, dy vjet, tre vjet dhe ndryshime nuk ndodhen”.

    Per cfare arsyesh sipas jush?

    “Ishte disiplina e partise, kishte anetar byroje qe ishin shume te eger. Mua me ka ndodhur ne ate kohe, se une beja vizita edhe neper shtepi. Shkova te nje oficer i vjeter, per shembull, i cili ishte i semure nga zemra dhe pasi piva kafen e shtepise, sipas zakonit, me thote: Ajo qe pritesh shume nga ai ne ate kohe, nuk po realizohet. Nese ka frike ndonje gje ose e pengon njeri, te dali e te na thote me ze te larte ne televizor, ne qe kemi luftuar edhe pushken mund ta kapim prape per ta ndihmuar!”

    Ju keni marre pjese ne takimin e Ramiz Alise me intelektualet, si e mbani mend ate takim?

    “E kam shume te qarte. Une ate dite kam qene me temperature 39 grade, ndonje viroze apo gjendje gripale, por megjithate vendosa te shkoj. Gjate rruges takoja njerez te njohur qe shkonin ne mbledhje, asnje nuk e dinte se per cfare behej mbledhja”.

    Askush nuk kishte biseduar me te paraprakisht?

    “Jo. Shoku Ramiz mori nje karrige dhe u ul mes nesh aty. Mes 40 vetash qe ne ishim aty, nuk e dinim as vete ne, se per cfare ishte. Ashtu sic e ka Ramizi me shaka: He more shoke do filloni ju perpara apo te filloj une. Por, per cfare te fillonim ne?! Ai perpara foli per arritje te partise dhe per presionet qe behen, thirrjet per ndryshime dhe qe ne duhet t’i mbrojme. Foli ne menyre te ashper per armikun e klases etj., etj. Pastaj na pyeti ne, se si e mendoni kete pune per pluralizmin. Aty pati nje tutje te pergjithshme”.

    A eshte e vertete qe asnje nga ju nuk i kerkoi atij ndryshime?

    “Jo, ishte problemi qe te kete pluralizem mendimi, apo pluralizem partiak”.

    E permendi dikush aty fjalen pluralizem partiak?

    “Po, po, qe te gjithe thane qe nuk eshte koha per pluralizem. Por, ne ate kohe dihej se partia deshironte pluralizem mendimi. Ismail Kadare, per shembull, iu drejtua direkt: Shoku Ramiz - i tha - une jam shkrimtar dhe nuk merrem me politike. Saliu foli per pluralizem mendimi, nuk eshte koha akoma per pluralizem partiak. Me nje fjale nuk u dha ndihme. Kur dola qe aty, takova nje mjek, dhe i thashe: Mor Beni, cfare beri shoku Ramiz keshtu. Po kjo mbledhje donte edhe nje pergatitje. Nese ti mendon qe duhet pluralizem partiak, merreni nja 4 ose 5 vete aty edhe i thuaj perpara qe nuk ecet me keshtu”.

    Ju mendoni se Ramiz Alia donte apo nuk donte pluralizem?

    “Deri aty nuk donte”.

    Jeni i sigurt?

    “Po, po, jam i sigurt”.

    Atehere, cila ishte arsyeja e mbledhjes?

    “Po druhesh, druhesh nga te tjeret. Ne ate kohe u fol qe do behen demonstrata, do derdhet gjak. Ai druhesh nga keto veprime. Per shembull, ne artikullin tim, kishte reparte ushtarake ne Vlore apo ne Korce qe kerkonin te vije filani se cfare ka dashur te thote ‘Me kohe te humbur’. Domethene ishte nen presion”.

    Si i keni pritur ndryshimet e viteve 1990 per krijimin e PD-se e me pas...?

    “Si nje ngjarje shume te madhe, qe patjeter do te kishte pasoja”.

    Pas 17 vitesh pluralizem, mendoni se demokracia shqiptare eshte ende problematike?

    “Po, kete e mendoj”.

    Ne c’kuptim?

    “Ka shume veprime qe nuk perputhen me demokracine sot. Prape tranzicioni nuk ka mbaruar tek ne. Nga vitet ‘87 apo ’88, une isha deputet ne ate kohe dhe vjen nje deputet nga Holanda apo Belgjika, nuk e di. Keta per ta nderuar, sic behej ne ate kohe, i benin nje shetitje me makine deri ne Vlore, ne Sarande dhe rruga kendej nga Gjirokastra. Kete deputetin e shoqerova une ne Sarande. Ne mbremje, ne Sarande, pame ne nje kryqezim rruge aty nga bregu nje grup femijesh te nje kopshti me bluza te bardha, te pastra, te kapur bluza nga bluza secili, si ecje tradicionale dhe kendonin nje kenge. Ky i huaji u mahnit dhe me tha: Sa e lezetshme. Gjithashtu me tha se cfare thote kenga e une ia perktheva ne frengjisht. Interesant, me tha, por keta tha kur te rriten do te jene besnik te medhenj te partise”.

    Ne c’kuptim?

    “Ajo qe merret ne ate moshe do te ngeli shume gjate”.

    Pra, ju po thoni se formimi qe ne kemi marre eshte shume e veshtire te transformohet?

    “Po, shume e veshtire”.

    Ky eshte defekti me i madh qe kemi, sipas jush?

    “Po, ky eshte nje nga defektet tona. Shume nga veprimet tona te sotme jane te asaj kohe”.

    Derivati i deformimit qe kemi marre ne ate kohe?

    “Po. I tille eshte edhe militantizmi partiak edhe sot”.

    Cili eshte niveli i mjekesise apo nuk shkoni me?

    “Jo, nuk shkoj me”.

    Prej sa vitesh?

    “Prej 15-18 vitesh”.

    Si eshte dita juaj, me se e kaloni kohen?

    “Ketu une tani po pres prej 6 muajsh, te dorezoj Akademine e Shkencave, sepse mua me ka mbaruar mandati. E kemi caktuar vete ne per 2 mandate nga 4 vjet, jane maksimalja dhe do te dorezohet pa asnje kompleks. Edhe une pres ta dorezoj kete. Por, gjate kesaj kohe ndodhin edhe gjera te papelqyeshme. Ka disa dite qe del nje artikull ne nje gazete. Gazetarja me citon mua se une kam dhene nje interviste atje, goxha te gjate, kur une s’e kam dhene kete interviste. Por, si ka mundesi xhanem. Per probleme shume te rendesishme, ku une jap rekomandime qe anetaret e Akademise se Shkencave te jene shefat, e instituteve etj., etj,. Dhe qe une javen tjeter do te jap emrat e Akademise se Shkencave, kush jane keta?! Une kritikoj Ministrin e Arsimit qe pse reformen studentore po e ben ne kete menyre”.

    Nuk e keni dhene ju kete interviste?

    “Absolutisht asgje. Madje, mora ne telefon dhe i thashe. Mire do te interesohem une me thote shefi i saj. Pastaj me bien ketu gazetaren. Ajo erdhi dhe filloj te qaje e shkreta, nje vajze e re. Moj vajze, i thashe, si ka mundesi qe ti me citon mua, sikur ke biseduar me mua dhe ti je ne fillim te karrieres tende. Keshtu do ta vazhdosh karrieren tende...?”.

    Cila ishte pergjigjja qe moret?

    “Ajo filloi te qaje: Me fal, me fal, me fal”.

    Profesor, keni jetuar ne tre kohe. Kohen e mbreterise, nuk po e fus luften, kohen e komunizmit dhe aktualisht. Cila ka qene me mbreselenese?

    “Ka qene koha e luftes, interesante”.

    Perse?

    “Sepse ka pasur nje orientim te tille dhe nje pjesemarrje te tille te popullates qe ka qene shume e rendesishme. Une si fis vij edhe nga familja Nosi, qe ishte Lef Nosi dhe qe nje personazh shume i njohur dhe u pushkatua ne ate kohe. Ai gjyshen time e kishte mbese. Ai bie vellai i stergjyshes sime dhe per te pare mbesen vinte ne shtepi te ne. Ne ate kohe une isha 12 vjec, kalama akoma. Kisha rastisur ne cardakun e shtepise. Ka ardhur Lefi dhe pinte kafe, ishte edhe Kol Paparisto, nje personalitet biolog, si dhe pjesemarres i Luftes Nacionalclirimtare. Kola ishte i majte dhe Lefi ishte i djathte, si tani e mbaj mend qe Lefi i jepte argumente qe, shiko se komunizmi ishte keq, ata nuk kane familje, motra martohet me vellane etj.. Kola mundohej ta shpjegonte qe nuk eshte ashtu, keto jane shpifje dhe ato kane familje etj., etj. Ky debat midis tyre edhe u acarua pak. Por, aq sa mund te lejohet me acarimin. Mua me mbeti ne mendje qe atehere. Domethene, kishte nje pjesemarrje ne jeten politike te kohes, shume te fuqishme. Llogarit qe une isha 13 vjec dhe djali i pare i shtepise. Mua me lane qe te benim propagande ne zonat e Cermenikes, te tjeret ishin te armatosur, por une isha 13-vjecar ne ate kohe edhe kam kaluar nga Funari i Elbasanit deri ne Orenje te Cermenikes, fshat me fshat, per 2 jave me radhe. Paraqitnim nje skec, nje pjese teatrale gjoja, ku mblidheshin fshataret qe shikonin se une luaja rolin e nje bariu te vogel, i cili me ne fund u vra. Kur do me varrosnin, me vinin ate flamurin e kuq ne trup dhe me thoshin: Aman mos qesh ketu, sepse mos dilte keq. Ishte e gjithe popullata e perzier”.

    Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, ka kerkuar dekorimin e Lef Nosit per faktin qe eshte nje nga firmetaret e aktit te Pavaresise se Shqiperise?

    “Ai ka marre pjese ne kete akt, ka qene ministri i Postes dhe ka qene shume aktiv, njeri me dinjitet. Une kur erdha ne Akademi, nje nga reformat qe doja te beja, edhe e bisedova me koleget, njerezit te cilet jane perzier me politiken ne ate kohe, por nuk kane lyer duart me gjak, te rishikoheshin. Ai mund te kete qene me Ballin apo me Zogun, ka marre pjese gjashte muaj apo nje vit, ka punuar gjithe jeten me kontributin e tij, si ta humbasim kete njeri neve. Kam biseduar me koleget e mi ketu, me Kristo Frasherin, me Rexhep Meidanin me Shaban Demirajn, Jorgo Bulon, Eduard Sulstaroven etj., dhe kane qene te gjithe dakord. Beme nje konference per Ernest Koliqin, se ai ka qene nje figure qe donim ta preknim dhe Jorgo Bulo e paraqiti ne nje menyre shume dinjitoze dhe nuk e permendi fare ate bashkepunimin e tij me italianet, por kontributin qe ka dhene ai per letersine. Asnjeri s’e permend kete si nje reforme ne Akademi dhe qe do te vazhdonte edhe me tutje”.

    Intervistoi: Blendi Fevziu - Opinion (Koha Jone)
    Kisha lutur moderatoret te mos lejojne keso shkrimesh te pershkrimeve te emisioneve televizive si Opinion,Top show,Shqip, etj qe jane me dhjetra emisionr te ngjajshme neper televizione shqiptare ne jave te cilat po i perdorin disa forumiste per te devijuar temat kur ju mungojne argumentet.
    Gjeja me e lehte eshte te bejme kopje te ketyre intervistave e emisioneve te gjata nga gazetat dhe revistat ditore e javore dhe ti sjellim te gjitha ne forum,por atehere si do te dukej forumi.Une ta zeme dy here e kam percjlele biseden e Fevziut me Y. Popajn. Eshte normale te citohet ndonje citat lidhur me ndonje argument konkret e jo te sjellish tere biseden per nje mori temash qe asnjera nuk ka lidhje me permbajtjen e temes.
    Brari ka mbetur pa argumente i mbeshtetur per muri se nuk din i gjori ne eshte i majte apo i djethte dhe sjelle nje emision te tere televiziv qe zgjate me ore te tera i cili nuk ka asnje lidhje me Rexhep Qosen dhe dekleraten e tij per letersine shqiptare.
    Ēfare lidhje ka ne e ka marre ilaqin Enver Hoxha apo jo me Qosen? Pune e madhe kjo?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hasjani 51 : 11-10-2009 mė 11:43

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •