Close
Faqja 16 prej 119 FillimFillim ... 614151617182666116 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 1190
  1. #151
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    TI shen Alban!
    Me te vertete po behesh i bezdisshem tani...Ti te perkulesh deri ne toke kur te permendesh Gazeten "Bota Sot"..
    Edhe sikur te paguhesh nuk do kishe shkruar me kaq zell per nje njeri qe vete me koken e tij e ka vendosur veten ne llumin e inteligjencies shqiptare?

    Tani kam vetem dy pyetje per ty?

    - Ata tre gishtat e Qoses ne Vlore (ne 97-en) krahas Fatos Nanosit cfare simbolizojne sipas teje? dhe e dyta:

    - A mendon se populli i Kosoves nuk di te vleresoje figurat Kombetare qe i dha Qoses vetem 0.034 % te votave?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 14-09-2002 mė 08:09
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    QUOTE]Postuar mė parė nga Shėn Albani
    Actec,

    Kjo eshte i nderuar Actec, ne kete forum i cili ne menyre pompoze quhet forum shqiptar, mund te deshprohesh keq dhe shpesh mund te shkoje mendja se je ne nje forum Serbie.
    Kjo do te ndodh keshtu derisa keta , ketu, nuk e kuptojme se piramida qe po ngrit ketu Shkosovari nuk eshte piramide shqiptare, por si ato te galicave qe u shemben ne Shqiperi. Per kete jam i bindur se nje dite do ta kuptojne se Shkosovari ishte ketu, jo per shkembim mendimesh, por per rritjen e tensioneve dhe perhapjen e propagandes antishqiptare.
    [/QUOTE]
    -------------
    Hazdreti Alban,

    Mė vjen gjynah kur tipat si ti flasin vetemevete. Mė vjen keq prej teje qė ke pranuar tė regjistrohesh nė njė forum tė Serbisė, siē e trajton ti Forumin Shqiptar.

    Unė kam dėshmuar qė nuk jam Ashkali sepse nuk e kam votuar Thaēin nė Parlament, pra nuk kam votuar institucionalizimin e krimit nė Institucionet e Kosovės. Ata qė bėnė kėtė paēin vetėn nė qafė. Sidoqoftė, nuk kam fare urrejtje ndaj Ashkalive siē e manifeston ti. Nuk kam urrejtje fare, siē e manifeston ti, as ndaj feve tė ndryshme tė shqiptarėve. E di qė njė ditė do t'i urrjesh edhe gjermanėt qė ta japin bukėn, por ende nuk ke muskuj te fortė.

    Hazdreti Alban,

    Unė jam deklaruar me kohė se kam prferenca politike NDSH-iste, dhe fare nuk turpėrohem pėr atė. Ti si enverist qė je, apo qė ia mbanė anėn asaj rryme idioteske qė prishi gjenin e shqiptarit si qenje tė Zotit, e jo tė Darvinit, mund tė vazhdosh ende atė rrugė. Kush pėrpara nuk tė delė. Unė jua njoh mllefin juve, sepse u delė duhmi nga koka.

    Qosja politikisht ka vdekur. Tash me librin e fundit ku popullin shqiptar tė Kosovės, apo gjsmėn e kombit shqiptar, e trajton "qen dhe kudra", po vdes ngadale edhe si shkrimtar.

    Kjo nuk mė gėzon. Pėrkundrazi. Por, edhe sikur t'ia falte populli gjithė gjynahet pėr traumat qė i kanė shkatuar tre grushtat e tij nė Volrė dhe teoria e tij makabre e "revolucionit demokratik tė vonuar", Zoti do te hakmerret nė te. Edhe ka filluar te hakmerret. A ka hakmarrje mė tė madhe se vetmia qė po pėrjeton Rexha i Vuthajve.

    Pastė vetėn nė qafė!

    Ndėrsa juve qė po u vjen era nė kokė sikur Rexhes, Zoti u shpėtoftė, se Darvini nuk mundet!

    Pėr lexuesit e Forumit Shqiptar (jo tė Serbisė sipas Hazdreti Albanit) do te spjegohem me sa vijon: Tė gjithė ata qė mohojnė Zotin si krijues tė Gjithėsisė janė me DARVININ dhe konsiderojnė qė njeriu e ka prejardhjen prej majmunit ndėrsa shqiptarėt prej "qenve dhe kudrave". Prandaj, sa herė kanė nevojė tė pėrgadisin apo mbrojnė teza tė rrejshme, zbresin nga degėt pėr t'ia mbushur mendjen popullit shqiptar ku shumica jane "qene dhe kudra" tė Rexhep Qosjes. Problemi ėshtė se populli as nuk po i do, as nuk po i njeh, asnuk po i respekton. Pra as nuk u bindet.

    Pra Qosja qė thoshte se nuk "di tė sillet si politikan", tash nuk po di tė sillet as si shkrimtar, neser nuk do tė di tė sillet as si njeri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 14-09-2002 mė 10:54


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Permbajuni temes:
    Ju lutem te mos e sulmoni njeri-tjetrin me fjale ofenduese.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Ismail Kadare

    SHKRIMTARI I POPULLIT TŹ NDALUAR

    (Nga parathėnia pėr botimin frėngjisht tė romanit "Vdekja mė vjen prej syve tė tillė" tė Rexhep Qosjes)


    Njė nga librat e Rexhep Qosjes titullohet "Populli i ndaluar". Kėshtu e ka quajtur ai atė pjesė tė popullit shqiptar qė jeton nė Kosovė dhe nė viset e tjera tė Jugosllavisė. Kjo nuk ėshtė njė shprehje metaforike por njė e vėrtetė tronditėse, njė nga tė vėrtetat mė tragjike tė kohės sė sotme. Tė mėsuar me shprehjen
    shkrimtar i ndaluar i njė populli gjithsesi na tingėllojnė tė cuditshme fjalėt shkrimtar i popullit tė ndaluar . Pėr fat tė keq, kjo ėshtė njė e vėrtetė. Nė Evropė ka njė popull tė ndaluar! Kjo ėshtė thirrja, kjo ėshtė klithma e shkrimtarit. Ka njė cerek shekulli qė ai e pėrsėrit kėtė thirrje, por pak njerėz e dėgjojnė. Nė Evropė ka njė popull qė s'ka kurrfarė tė drejtash, qė s'ka shkolla, gazeta, radio, televizion, qė ka vetėm terror dhe polici tė huaj, qė e shtyp.
    Dhe ky ėshtė njė nga popujt mė tė lashtė tė kontinentit, moshatar dhe fqinj me grekėrit e vjetėr, pjesėmarrės nė krijimin e disa thesareve tė kulturės antike me tė cilat krenohet qytetėrimi botėror.

    Ashtu sic ndodh shpeshherė me krimet e mėdha, ka mundėsi qė pak kohė mė pas njerėzit tė thonė: si ėshtė e mundur qė kėto tmerre kanė ndodhur pėrbri nesh, si ėshtė e mundur qė ka patur njė mesjetė dy hapa larg, qė ne nuk e shihnim, si ėshtė e mundur qė midis popujve tė Evropės, njėri prej tyre ka qenė i ndaluar dhe ne nuk e dinim?

    Romani i Rexhep Qosjes do tė jetė ndėrkaq aty pėr tė dėshmuar. Pėr tė thėnė se mė shumė se pėr mosdijeni nganjėherė ėshtė fjala pėr mungesė dėshire pėr tė ditur. Ai ka njėzet vjet qė ėshtė botuar dhe qė ėshtė bojkotuar. sepse ai ėshtė njė roman qė prish qetėsinė, qė prish gjumin, dhe zakonisht vepra tė tilla janė tė padėshirueshme pėr ata qė duan tė flenė tė qetė, packa se jashtė ėshtė terr dhe tmerr.

    Vite me radhė emri i Kosovės as qė njihej. Kohėt e fundit dicka nga tragjedia e saj ka nisur tė shfaqet aty-kėtu. Dicka nga tmerri, nga masakrat, nga torturat, nga ankthi i saj. Por ajo qė shfaqet ėshtė ende pak, shumė pak, nė krahasim me tė vėrtetėn.

    Heshtja pėr njė kohė tė gjatė e Evropės i ka vrarė shqiptarėt mė fort se terrori serb. Dhe aq mė fort i ka vrarė heshtja e dyfish e turpshme e vendit amė, Shqipėrisė. Kjo heshtja e fundit tregonte se pėr komunistėt shqiptarė e serbė, ashtu si pėr shumicėn e komunistėve atdheu i vėrtetė ishte doktrina cnjerėzore e Marksit dhe e Leninit, pėr tė cilėn ata ishin gati tė flijonin gjithcka, madje dhe popujt e tyre.

    Heshtja pėr Kosovėn vazhdon qysh prej dyzet vjetėsh. Me pėrjashtim tė njė periudhe tė shkurtėr pas plenumit tė Brionit mė 1966, kur Titoja u detyrua ta zbuste disi gjendjen, Kosova ka qenė nėn terror tė vazhdueshėm e tė papėrfytyrueshėm. Ndėrkaq Jugosllavia vlonte nga takimet ndėrkombėtare, festat, delegacionet, kongreset e botės sė tretė, aq sa njė gazetė evropiane e quajti shtet-festival .
    Butaforia komuniste nuk kishte arritur ndonjėherė njė paroksizėm tė tillė si nė Jugosllavi. E magjepsur prej liberalizmit jugosllav, bota harronte se ndihmėsi kryesor i Titos, ministri i brendshėm Rankovici, ishte njė nga kriminelėt mė tė mėdhenj tė kėtij shekulli. Mirėpo Rankovici ishte njėkohėsisht xhelati mė i madh i shqiptarėve. Dhe tė torturojė, tė vrisje e tė burgosje shqiptarė nė Jugosllavi ishte e lejushme. Madje quhej njė meritė.

    Kur Titoja u detyrua ta largonte mė 1966 kėtė xhelat, qė ia pėrgjakte sallat e pritjes dhe festivalet e tij, kjo s'ishte vecse njė kozmetikė. Rankovici nuk u dėnua pėr krimet kundėr shqiptarėve. Kjo do tė thoshte se krimi vazhdonte.

    Romani "Vdekja mė vjen prej syve tė tillė" i Qosjes, u botua pikėrisht nė kėtė periudhė zbutjeje. Mirėpo romani pėrshkohet fund e krye nga njė parandjenjė e keqe. Autori nuk ngazėllohet aspak nga liberalizmi mashtrues. Ai paralajmėron se nė Kosovė do tė ketė prapė terror dhe masakėr.

    U desh tė vinte pranvera e pėrgjakshme e vitit 1981 qė profecia e Rexhep Qosjes tė vėrtetohej. Kosova prapė u pėrgjak. Bota dicka foli pėr tė, por me rezervė. Gjaku i popullit tė ndaluar , me sa dukej, s'e kishte peshėn e tė tjerėve. Shumė miqėsira kishin lidhur jugosllavėt nėpėr botė, shumė politikanė e artistė kishin pushuar nė vilat qeveritare tė shtetit-festival, shumė ngjyrė rozė ishte hargjuar pėr tė mbuluar kobet e tij, kėshtu, e gjithė kjo, s'mund tė zhbėhej aq lehtė pėr njė masakėr!

    Masakra nė Kosovė u pėrsėrit mė 1989. Me atė masakėr Milloshevici nisi karrierėn e tij. Kosovės iu hoq autonomia. Ndėrsa Kosova lante plagėt TV jugosllav tregonte se si nė Beograd festohej me shampanjė mbytja e Kosovės. Dhe prapė bota foli dicka, por shumė pak nga ajo qė duhej.

    Duhej tė vinte viti 1992 qė bota tė llahtarisej nga ato qė ndodhėn nė Kroaci e Bosnjė. Por asgjė s'mund tė ishte e papritur. Krimi kishte nisur nė Kosovė dhe ka prirjen tė kthehet nė Kosovė, pėr tė arritur apogjeun e vet. Serbėt midis tyre nuk e mohojnė kėtė. Ata mezi c'presin ditėn e Kosovės.

    Si kėshtu? Nga doli papritur kjo egėrsi primitive, ky kanibalizėm, ky ferr?

    Kėto pyetje pėrsėriten kudo kur nė ekranet e TV shihen tmerret e luftės nė ish-Jugosllavi.

    Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: nga askund! Dhe egėrsia, dhe kanibalizmi, dhe ferri janė aty. Tė mbuluar me kujdes, nė pritje pėr tė shpėrthyer. Qėllon qė ata qė duan tė qetėsojnė ndėrgjegjen pėr verbėrinė dhe shurdhėrinė e tyre tė gjatė, iu pėlqen tė thonė: S'ke c'i bėn, ballkanas janė kėta, kėshtu e kanė patur zakon pėrherė. Dhe vazhdojnė nėnqeshjet dhe aforizmat cinike, dhe fjalėt "ballkanizacion", "luftė fshatrash", "grindje barinjsh", etj. Por harrohet se nė kėto vise e nga kėta vendės lindi dikur drita e qytetėrimit tė sotėm evropian.
    .................................................. ...............................................
    .................................................. ...............................................
    .................................................. ................................................
    .................................................. ...............................................

    Vepra e Rexhep Qosjes, jo vetėm romani i tij, i cili u shkrua e u botua shumė vite mė parė nė kushte tė vėshtira, por krejt krijimtaria e tij ėshtė njė thirrje paralajmėruese kundėr apokalipsit qė po i kėrcnohet Ballkanit. Ajo ėshtė njė thirrje sa dramatike aq e fisme. Nė tė nuk gjendet as histeri nacionaliste e as urrejtje, pėrkundrazi, ajo pėrshkohet fund e krye nga ai ton i rėndė, por pėrherė sublim, qė diktojnė tragjeditė e mėdha. Me kėtė ai dėshmon edhe njė herė jo vetėm klasin e tij intelektual i madh, por edhe pėrkatėsinė e tij ndaj njė kulture tė caktuar, qė bėn pjesė nė kulturėn e gadishullit tė mocėm, ku u shfaq pėr herė tė parė pendimi njerėzor. Mė shumė se kurrė gadishulli Ballkanas sot ka nevojė pėr atė pendim.

    Paris, 1993

    __________________________________________________ __

    Edhe dy fjalė borgj ia kam Kosovarit:

    E vertetė se jam baba i pesė femijėve: Donikės, Drilonit, Rozafės, Ermirės dhe Gjergjit.

    Jam krenar qė babai im ,ndjesė pastė, para 43 vjetsh, mė vuri emrin Afrim, e jo LARGIM, Sylejman Ali, Shefqet e Sefedin.

    Pėrshendetje,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 14-09-2002 mė 16:42

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    I DASHURI Lum,

    Ashkalia me emrin Kosovar nuk i beson ketij shkrimi. Ke bere mire qe ke sjellur kete shkrim, por Ashkalia eshte me i madh se Kadare dhe eshte me i dijshme dhe ne fund cfare rendesie ka cka thot Kadare per Qosen. Ashkalia eshte ai qe peshon dhe shpeshon. Ai eshte qe tregon ne kete forum se kush eshte patriot, kush tradhtar, kush shqiptar, kush proserb.

    Jam i bindur se edhe ky shkrim nuk ndryshon dot qendrimin e Ashkalise. Une kam shprese ne mendjen e shendoshe te administratoreve. Kam shprese se nje dite do ta kuptojne se ky Ashkali nuk ehste ketu per te polemizuar me fakte, por per te krijuar urrejtje ndershqiptare. Kur kete , keta ta kuptojne, atehere forumi do te jete me i mire!

    Mos u brengos, e verteta vjen ngadale, por ajo vjen, ashkalite vijen e shkojne. Ai po thot se nuk eshte ashkali, po cili ashkali do te thonte se eshte i tille, kur prodhon tensione te tilla...

    Sidoqofte ne duhet ta respektojme edhe kete ashkali, por ky nuk duhet ta fshehe lekuren e vete...duhet te jete krenar me perkatesine e vete nacionale....

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    I DASHURI Shėn Alban!

    Nuk kam pretendime qė t'ia ndryshojė bindjen e Kosovarit. Gjė qė nuk bėhet. E solla sa pėr t'u ndihmuar anėtarėve tjerė tė forumit, pra tė rinjėve qė tė gjykojnė drejt dhe tė mos bėhen pre e njė propagande ogurzezė dhe tėrėsisht antikombėtare qė ka zėnė tė mbillet nė kėtė forum dhe nė disa faqe elektronike tjera.

    Kosovari nuk ėshtė ashkali, por do vijė njė ditė qė ai tė skuqet pėr pozicionin e tij dhe rreshtimin aktual antikombėtar. Ndoshta ai nuk e kupton kėtė!

  7. #157
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    TEMA : POPULLI « QEN DHE KUDRA » I REXHEP QOSJES

    - Nėn tema : Ēka ėshtė kombėtare dhe antikombėtare sot pėr shqiptarėt ?
    (Kjo nėn temė do bėhet Temė e Re nė Forumin « Ēeshtja Shqiptare »)

    1. A ka mė antikombėtare se tė pijsh gjakun e policėve shqiptarė (1997), siē ka ndodhur nė Vlorė, me pretekst se ata janė policė tė Sali Berishės?

    a) A ka mė krim dhe antikombėtare se t'i inkurajosh kėta gjakpirės siē bėri nė atė kohe Rexhep Qosja? A ka mė antikombėtare se tė pėrkrahėsh tre gishtat e Beogradit, tė instaluar nė Vlorė nga Janallutosėt e Greqisė dhe Shėn Pavlosėt e Beogradit ?

    b) A ka mė antikombėtare se sa tė pėrkrahėsh flamurin e bardhė me shqiponjė tė zezė, apo edhe mė thjeshtė, flamurin grekė, tė valojė mbi fregatatė dhe flotėn e marinės sė Shqipėrisė me himnin e « revolucionit tė vonuar demokratik »

    A ka mė antikombėtare se tė mbrosh pozitat gjakpirėse tė Rexhep Qosjes?

    2) A ka mė antikombėtare se tė mbrosh krimin e organizuar nė Kosovė, siē ka bėrė Rexha juaj kur ka thėnė se pėr tė « ardhur nė pushtet duhet bėrė edhe gjėra tė liga ». Kjo me transkiptim modern do tė thotė se, pėr te ardhur nė pushtet duhet pėrdorur tė gjitha mjetet. Pra edhe pushkėn.
    a) A ka mė antikombėtare dhe mė krim se sa tė gjindesh nė tė njėtėn notė solmizimi me Qosjen, siē po bėni ju dhe t’i pėrdorni tė njėjtat reēeta sikur tė Rexhes pėr tė shpallur tradhėtarė, serbė, ashkali, muslimanė ( ?) e ēka jo tjetėr, kundėrshtarėt politik.

    b) A ka mė antinjerėzore ( edhe antikombėtare) se sa tė pėrkrahėsh tezėn darviniste se « njeriu e ka prejardhjen prej majmunit, e nė kėtė konekstė (sipas Hazdreti Tupanit) edhe shqiptarėt qė kanė pasur fatin tė mos lindin « qene dhe kudra », megjithatė, nuk i kanė shpėtuar mallkimit darvinist-Hazdreto Tupanist dhe kanė lindur majmunėr?

    c) A ka mė antikombėtare se sa ta quajsh popollin e Kosovės "qen dhe kudra" dhe « darvino-majmun ?

    A ka mė antikombėtare se sa t'i mbrosh kėto qendrime tė njerėzve "tė mdhenj", tė cilėt pėr shkaqe tė mosdhėnies sė votės i turren popullit sikur qen tė ēartur qė ēirren ēarshive te qyteteve tė ēoroditura ku ēafkat presin te qerasen me viktimat ēika-ēika tė ēorbės politike Qsiane.! A ka mė antikombėtare se sa ta masakrosh popullin e vrarė ? Masakrimi i viktimės ėshtė i ndaluar edhe qysh nga Greqia Antike.

    KONKLUSIONI : S’KA !
    -----
    lum lumi, mua mė vjen mirė qė ti e paske emrin Afrim dhe ndoshta je nga Skeneraj, sepse njėherė ke folur pėr « bajraktarizmin e komandantėve tė Drenicės, tė cilėt janė rritur s’bashku » (parafrazim). Kjo edhe nuk ėshtė relevante. Por unė deshta tė them se nuk i urrej prindėrit tu qė tė kanė pagėzuar me emėrin Afrim. Qė i ke 5 fėmijė, unė nuk e kam ditur. I paē shėndosh e mirė dhe me jetė tė gjatė !

    Por, a ka mė mjerim se sa t'i urresh prindėrit e mij pėr emėrin qė mė kanė vėnė? Kėtė e bėjnė vetėm ata qė nė gjene kanė tė mishėruar urrejtjen e Qosjes ndaj atyre qė nuk mendojnė sikur ai. Kėtė e bėjnė vetėm ata qė popullin e Kosoves e konsiderojnė « qen dhe kudra »

    A ka mė mjerim se ta urresh Qosjen qė ka emėr musliman (Rexhep)? A ka mė krim se sa ta adhurosh Rexhepin edhe kur populllin e Kosovės e quan "qen dhe kudra", pasi ky popull ka guxuar ta sjellė Skėnderbeun nė Kosovė, pa pėlqimin e tij?

    A ka mė antikombėtare se ta urrejsh Kadaren pse emėrin e ka Ismajl ?

    A ka mė antikombėtare se sa ta urresh Ismail Qemajlin, pse kishte emėr dhe mbiemėr musliman?

    E shihni sa tė padijshėm, tė mjerė dhe tė vegjel duken ata, qė nga pozita tė gabuara, gabimisht mbrojnė ēeshtjen lidhur me pagėzimet?

    Pagėzimi i njė fėmije tė posalindur ėshtė njė marrėveshje nė mes tė prindėrve, tė anėtarėve tė familjes, apo nė tė shumtėn e rasteve, thjesht, i ndrikullės. Prindėrve tė mij, meq janė nė pėrtej botė, unė ua kam bėrė hallall pėr tė gjitha, prandaj edhe pėr “gabimin” qė kanė bėrė rreth pagėzimit tim! Mua nuk mė pengon emri im.

    Unė nuk do tė ndihesha keq edhe si „ashkali“ i Kosovės, por i ndershėm dhe i pastėr-pa durė tė pėrgjakurra me gjak shqiptarėsh. Pra shumė mė keq do tė ndihesha po tė isha shqiptar kriminl. Fundja as ashkalitė e Kosovės popullin shqiptar nuk e kanė quajtur “qen dhe kudra“. Pėrndryshe, kriminelėt kombė e atdhe nuk kanė. Kombi dhe atdheu i tyre eshte krimi! Ata janė bashkėmendimtarė dhe pashkėpatriotė tė kastės marksiste-enveriste-titiste… Ata e pėshtyjnė Zotin!


    ** Unė as nuk do t'ju quaj serbė as ashkali apo hashkali. Gjakftoftėsinė time e spjegon sllogani qė pėrcjell shkrimet e mija.

    Unė nuk iu quajta as nuk iu quaj tradhėtarė, serbė, ashkali. Vetėm shtrova problemin se ēka ėshtė komėtare apo antikombėtare.

    Pėrfundim:

    Por, nga ana tjetėr, unė nuk i takoj shkollės sė juaj meskine. As taborrit qė nxit, shkakton apo pėrkrah krimin e gjakpirėsve. Unė them se ju jeni shqiptarė, qė nga nervoza, vetėm dini tė shani dhe ofendoni, sidomos Hazdreti Tupani, i cili urren jo vetėm ata qė nuk pajtohen me Qosjen e tij, por edhe ata qė nuk pajtohet me tezėn darviniste se “njeriu e ka prejardhjen prej majmunit”. A ka mė mundim se sa tė jesh i detyruar tė zbritėsh nga degėt pėr tė bindur shqiptarėt e Rexhes “qen dhe kudra”, se ata nuk janė qenje nerėzore tė Zotit, por qenje majmuno-darviniste?

    Edhe mua vdekja mė vjen prej fjalėve tė Qosjes, me tė cilat ai e ka pagėzuar popullin shumicė tė Kosovės : « qen dhe kudra »

    Ndėrsa me ju, ky ka qenė shkrimi im i fundit, pėrderisa nuk i ndryshoni nickat. Tash pėr tash mė dukeni sikur…. Ēka tė ju them?…Jeni prindėr... Thjesht, po shprehem me sė buti qė meritoni, Jeni tė karashtisur!

    Po a jeni ju ata qė e pėrkrahshit Llapin, I cili shante me radhė nė emėr tė luftės dhe nė cilėsinė e “ēlirimtarit” edhe kur e shau Nėnėn Tereze!!! “ēka bėri ajo pėr kombin shqiptar” Po fundja kush jeni ju qė i keni rėnė kombit kaq keq e pamshirshėm nė qafė?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 15-09-2002 mė 15:47


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  8. #158
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Kosovar!

    Pėrseri vazhdon me insinuata, por tash edhe mė perfide:

    E para, se unė i kam pėrmend "komandantėt e Drenicės".Ku?
    Nese mendon pėr atė pėrgjegjen qė ia bėra Brarit nė lidhje me deklaratėn e Kryesisė se LDK-sė nė Skenderaj, dhe ku si gjithnjė akuzohet "hipokriti" Qosja, jo nga LDK-ja por nga Brari, aty unė nuk pėrmenda kurrfarė komandantesh, por kryesinė e LDK-sė dhe PDK-sė, dhe tendencat bajraktarste tė tyre qė e kthejnė "gėzofin nga fryen era". Lexoje mirė dhe akuzo se unė nuk tė lė qė nga ai koment imi ,si bėre nė librin e fundit tė Qosjes tė nxerresh fjalė nga konteksti dhe pastaj tė shpifesh.

    E dyta, unė nuk kam urrejtje ndaj prinderve tuaj, as ndaj teje, as ndaj askujt.Ti nė Zhilivodė e unė nė Kopiliq .Asnjė kungull imi nuk i ka shtri lozėt (degėt) deri nė bahce tėnde, pėr t'u bėrė shkak urrejtje.Shih se ku ka vajtur mendja e semurė dhe egocentrizmi juaj.Nuk di se cka tė djegi nė njė postim mė lart, se ishe ti qė pėrmende se unė jam babė i pesė fėmijėve. Unė aty nuk e thash asnjė fjalė pėr ty. Ti e pėrmende at fakt e unė tė plotėsova qė tė dish edhe mė mirė se kush jam,apo se kush ka guxim ta mbrojė Qosjen nga sulmet e paskrupullta tė atyre qė i pėrmenda me emra mė lart. Shihni nėpėr mediat elektronike tjera dhe janė tė njejtit persona qė ndjellin vrerė dhe pėrqarje. Ata pėrsona i kanė futur hundet edhe kėtu me propaganden shkatėrruese e jo pajtuese edhe nė kėtė Forum. Jam i bindur 100%. Lehtė ėshtė tė futėsh me njė "nick" dhe tė pėrbaltesh gjithcka, edhe Qosjen, edhe Uck-nė, edhe tė gjithė tė tjerėt qė guxojnė tė hidhėrohen kur pėrbalten me akuza mė poshtėruese njė pjesė e intelegjencisė kulturore dhe politike shqiptare nė pėrgjithsi.

    E treta, se unė kam mbrojtur Llapin kur "shau Nėnė Terezen"!!!
    Ku? Kur?Pse po genjen? Gjeje njė shkrim timin se unė paskna pėrkrahė dike, e le mė Llapin kur kanė sharė tė tjerė? Unė nuk pėrkrahė as ata qė shajnė Qosjen,as Rugovėn, Sali Berishen, Nėnė Terzėn, Xhavit Halitin, Ahmet Krasniqin, Fatos Nanon e as HEROIN E POPULLIT Azem Hajdarin. Unė nuk shaj pėrsonalitetet, edhe po tė paguhem si ti. Unė nuk iu kam vurė kombit nė qafė o kosovar, unė nuk kam nevojė tė bėhem prokurorė dhe akuzues i pėsonaliteteve dhe personave tjerė. Ato punė ua lė atyre qė paguhen pėr tu mirrė me kėto cėshtje edhe nė Shqiperi dhe nė Kosovė. Shyqyr qė ka kush tė merret , pra institucionet pėrkatėse, se po tė mbetet nė duart tua, ti dhe disa tjerė vec i kishit vė nė litar pa gjygj, edhe Qosjen.

    E katėrta, thue se jam i "karashtisur"(hahahaha)!!! E saktė!!Nė njė shkrim mė lart tė jam lutur qė tė ofrojmė bindjet dhe tė reflektojmė arsyeshem. Ti je futur shumė thellė. E shoh se ėshtė bėrė vonė pėr ty. Zoti qoftė me ty dhe me zemrimin tėnd. Mirėpo, mos harro, se nuk je vetėm ti qė ke humbur tė dashur nė katrahurėn e Kosovės, por mos harro edhe njė se hakmarrja jote nuk pėrkon as me ligj e as me kanun. Nuk arrihet asgjė me viktimizimin e viktimave, ashtu se si je duke bėrė ti dhe tė tjerė. Asgjė nuk mbetėt mister, e verteta ka me triumfue. Amin!

    Nė fund, unė nuk pėrkrahė anarhi, por do kem respekt pėr Institucionet. Unė nuk heq e ngre bajrak, nuk merrem me politikė dhe nerskamca, nuk akuzoj e nuk mbroj, por thjeshtė jam rrenqethur nga prirja inkuziociniste e disave edhe nė Forum dhe jashtė.

    Zoti qoftė me ty!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 15-09-2002 mė 12:39

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Nje observim NEutral:

    Nu kuptoj se pse e quani njeri-tjetrin me fjale ofenduese. C'fare rendesie ka se cfare eshte dikush--ashkali apo hashkali, nese ai person nuk eshte pro-mendmit juaj. Qellmi i forumit eshte debati. Nga kjo natyre debatike, ne edhe mesojme nga njeri -tjetri. Tash, nese dikush ka mendim te kundert me ate timin, ajo nuk do te thot se une e kam te drejte, dhe ai personi e ka gabim.

    RExhep Qosja eshte shkrimtar i talentuar. Shumica jane te vetedijshem per kete gje. Ne anen tjeter, fakti qe ai eshte shkrimtar i talentuar nuk duhet te na verboje realitetin se Qosja ka bere shume gabime ne karierene tij politike. Cka nese ai eshte shkrimtar i madh? Kjo nuk do te thot se une duhet te perkulem para tij.

    Kam pas respekt te madh per Qosen. Mirepo nuk e di se a e dini, ne vitin 1997 apo 1998, nuk jam i sigurte, QOsa u godit me Domate nga populli, ne tregun e madh te prishitnes, apo ne pazarin e gjelbert. Populli e kuptoj se kush eshte Qosa. ME mire do te kishte qene qe Qosa ti permbahej profesionit te tij--te shkruante, e jo te merrej me politike.

    Qe nga ajo dite dhe qe nga e kuptova se kush eshte Qosa, respekti im per te ka ra ne nivel te ulte. Aq shume eshte i verbuar me politike, sa qe kete e verejme dhe ne librin e tij te fundit.

    O NJerez, shumica e popullates KOsovare e kame kuptuar se ksuh eshte Qosa. Qosa eshte shkrimtar i talentuar dhe akademike i larte. Qosa eshte nje politikan i pa-experiencuar. Kete e verteton kariera e tij politike.

    Une nuk jam dy-ftyresh. Por realiteti eshte i tille. me librin e tij te fundit, Qosa edhe njehere tregoi pa-aftesite e tij politike. Kur e quan populllin SHumice te Kosoves "qen dhe kudra." ME kete gjest ai edhe e baltos karakterin e tij.

    Ariani
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  10. #160
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Qeni eshte kafshe besnike, dhe shqiptaret popull i beses, ndoshta nga kjo.......

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •