Akademik Rexhep Ismajli, Prishtinė:
PĖR ZHVILLIMET NĖ FUSHĖN E GJUHĖS STANDARDE
/Ligjėratė e mbajtur nė Konferencėn e mėsuesve tė gjuhės amtare shqipe, 10 - 11 mars 2005 Landskrona, Suedi/
Tė nderuar pjesėmarrės tė Konferencės,
Qysh nė fillim dua tė shpreh kėnaqėsinė qė mu dha rasti tė marr pjesė nė njė Konferencė tė organizuar kaq mirė pėr mėsuesit e gjuhės shqipe nė Skandinavi. Para se tė vija kėtu pata rastin tė vizitoja dy shkolla kėtu nė Landskrona. Nuk mund tė mos e shpreh kėnaqėsinė time tė madhe pėr ēka pashė atje, jo vetėm pėr punėn e shkollave nė pėrgjithėsi, po edhe pėr trajtimin e mėsimit tė gjuhės shqipe. Dua tė shpreh falėnderimin tim pėr qėndrimin e Qeverisė suedeze ndaj mėsimdhėnies sė shqipes dhe gjuhėve tė pakicave. Janė hapa tė rėndėsishėm nė drejtim tė formimit tė qytetarit suedez si qytetar i Evropės sė ardhme tė bashkuar. Pėr ne kjo ėshtė ndihmė nė drejtim tė ruajtjes sė identitetit tė mbi 7.000 fėmijėve. Sigurisht se ēėshtja e identitetit dhe e mbrojtjes nga asimilimi ėshtė mė komplekse dhe kėrkon edhe mė shumė angazhim nga ne, por kjo tashmė ėshtė njė mbėshtetje. Kėtu po dėgjoj se hapa tė ngjashėm janė ndėrmarrė ose po ndėrmerren nė tėrė Skandinavinė dhe nė Evropėn perėndimore. Dua tė shpreh respektin tim dhe pėr faqen nė internet qė ėshtė krijuar me ndihmėn e autoriteteve suedeze dhe programin e paraparė pėr tė ardhmen. Uroj edhe mė shumė suksese. Duket qartė se nė rrugėn e formimit tė qytetarit tė ardhshėm evropian ēėshtja e gjuhėve minoritare po shikohet drejt. Ndoshta mund tė pritet nė tė ardhmen tė bėhen pėrpjekje mė tė mėdha pėr sigurimin e njė statusi mė tė qėndrueshėm tė mėsimit tė shqipes, tė integruar tėrėsisht nė sistemin e lėndėve tė obligueshme, nė mėnyrė qė fėmija tė mos e ndjejė atė si barrė qė duhet tė bartė pėr shkak tė identitetit tė tij, ndryshe ka rrezik qė efektet tė jenė frymėshkurta.
Kam pėrshtypjen se pas adoptimit tė Konventės pėr gjuhėt minoritare synimi drejt respektit dhe zhvillimit tė gjuhėve, jo drejt konservimit, hibernimit tė tyre, po merr gjithnjė e mė shumė hapėsirė. Kam vėrejtur lėvizje shumė pozitive nė Sicili e nė Kalabri kėto vitet e fundit. Mendėsia pas sė cilės sa mė shumė gjuhė tė dijė njeriu aq mė shumė vlen po ze gjithnjė e mė shumė hapėsirė nė kohėn tonė. Po brenda njė gjuhe tė vetme, si qėndron puna me varietetet e ndryshme? Si qėndron puna me shqipen dhe varietetet e saj eventuale?
Kam pasur raste tė dėgjoj interpretime tė ndryshme pėr arsyet qė kanė shkaktuar reagime lidhur me gjendjen nė pėrdorimin e shqipes standarde pas rėnies sė komunizmit nė Shqipėri dhe gjatė 15 vjetėve tė fundit nė Kosovė. Disa janė nisur nga vlerėsimi se reagimet po vinin si pasojė e identifikimit tė vendimeve nė fushėn e gjuhės standarde si vepėr tė komunistėve; tė tjerė kanė kėrkuar arsye personale apo tė tjera. Mė duket se pėr tė tilla ēėshtje duhen shpjegime mė komplekse dhe mė thelbėsore. Do tė jap mė poshtė disa shpjegime nė formė tė pasqyrimit tė gjendjes sė shoqėrisė nė Kosovė nė kohėn kur po shtrohej ky problem dhe nė funksion tė jetės sė gjuhės standarde.
*
Nė shekullin kur zhvillimet nė fushėn e standardizimit tė shqipes do tė merrnin rrugėn pėrfundimtare drejt pamjes qė ka ajo sot, Tirana pėrjetoi njė urbanizim me ritme relativisht tė qėndrueshme, rritje tė vazhdueshme, ndėrsa nė dekadėn e fundit ndodhi shpėrthimi demografik i ardhjes sė popullatės me shprehi shpesh jourbane, duke margjinalizuar nė njė shkallė shtresat mė herėt tė urbanizuara. Tirana tani po merr pamjen, zhvillimet dhe funksionet e njė qyteti me mundėsi rrezatimi rajonal. Kjo ka rėndėsi pėr zhvillimet nė fushėn e shqipes standarde nė rrafshin kombėtar. Nė hapėsirat e tjera shqiptare po ndodhin gjithashtu zhvillime. Ky dinamizėm po shoqėrohet me hapje gjithnjė e mė tė madhe ndaj shprehive tė secilit mjedis nė raport me tė tjerėt dhe me rritje tė nevojės pėr zgjerim tė aftėsive komunikative.
Prishtina nė dekadėn e parė tė sh. XXI po pėson ndryshime tė thella shoqėrore e demografike. Nė fillim tė sh. XX ajo ishte qytet oriental tregtar me ēarshi tė mbuluar, me rritje tė ngadalshme dhe me elemente tė vogla modernizimi. Gjuha shqipe nuk pėrdorej nė institucione, nė shkolla, nuk kishte gjė tė botuar shqip, tė gjitha kėto hapėsira ishin rezervuar pėr serbishten, ndėrsa turqishtja vijonte tė pėrdorej nė qytete si Shkupi, Prizreni, Prishtina, etj. Nė breza tė mėhershėm ky ndryshim mund tė shihej nga afėr. Kam njohur njerėz nga ata qė dinin shkrim-lexim arabisht, tė cilėt nė leksikun e tyre tė zakonshėm kishin fjalė si: beledije, rixha, kadi, efendi, asker, askeri, qė pak mė vonė kishin qenė tė detyruar tė mėsonin njė tjetėr regjistėr pėr tė tilla fjalė, si opshtinė, sudi, mollbė, zhallbė, uverenje, knizhicė, potvėrdė, etj. (komunė, gjyqtar, lutje, ankesė, dėftesė, librezė, vėrtetim), e qė kishin arritur qė nė atė regjistėr tė pėrdornin fjalė pėrkatėse shqipe.
Nė pjesėn e parė tė shekullit XX nė Prishtinė flitej shqip, serbisht dhe turqisht. Serbishtja ishte gjuhė e shtetit. Turqishtja flitej nė shumė hapėsira tė jetės sė qytetit, ndėrsa shqipja kryesisht nė hapėsirat e gjuhės sė familjes, nė lagje dhe paralagje e nė fshatrat pėrreth. Nė periudhėn 1941-45 shqipja po bėhej gjithnjė e mė shumė gjuhė e jetės urbane, sadoqė ndėr zanatēinj ende pėrdorej gjerėsisht turqishtja. Administrata e lartė shtetėrore, qarqet partiake, shėrbimet publike, kuadri pėr shkollim tė lartė, policėt, ushtarakėt, parapėlqehej tė flisnin serbokroatisht. Serbishtja ishte gjuha kryesore e jetės publike: gjuha e raporteve tė punės, gjuhė e mbledhjeve. Shqipes i rezervohej njė vend i dorės sė dytė. Megjithatė, nė kėtė kohė nisi tė ndjehej gjithnjė e mė shumė pėrdorimi i shqipes nė shumė aspekte tė jetės sė kryeqytetit. Duke qenė qendėr e tė gjithė shqiptarėve, Prishtina bėhej vendi i pėrmbushjes sė shumė funksioneve shoqėrore-kulturore shqip.
Vala tjetėr e ndryshimeve nė jetėn urbane tė Prishtinės ndodhi pas vitit 1966, kur filluan tė vinin tė rinj shqiptarė nga tė gjitha anėt pėr tė studiuar, a pėr tė punuar, kur shqiptarėt zunė tė merrnin frymė mė lirisht dhe ndodhi njė liberalizim i jetės. Pėrdorimi i shqipes nė jetėn publike po merrte pėrmasa tė reja, sadoqė nė shtresat e administratės sė lartė, nė polici, nė ushtri, nė organet e pushtetit, nė mbledhjet e punės, tė partisė, tė sindikatės a mekanizmave tė tjerė, flitej dhe serbisht; kur flitej shqip nė mbledhjet e punės, duhej tė kishte pėrkthim serbisht, e kundėrta ndodhte mė rrallė, sepse tė gjithė kuptojnė, tė mos humbasim kohė, thuhej. Kjo ishte kohė kur gjithnjė e mė zėshėm shtrohej kėrkesa pėr tė folur shqip nė tėrė jetėn publike, kohė kur shqipja po zinte vendin qė i takonte nė shoqėri dhe pėr kėtė nuk kishte nevojė tė bėhej kauzė.
Prishtina pas vitit 1970 nisi tė rritej me ritme tė shpejtuara drejt qytetit me rreth 30.000 studentė, me shumė shkolla tė mesme, me teatėr profesionist shqip, me gazetė tė pėrditshme, me radio e televizion shqip, me pėrdorime gjithnjė e mė tė plota tė shqipes nė tė gjitha poret e jetės shoqėrore, urbane dhe tė kulturės. Nisėn manifestime tė pėrdorimit tė shqipes nė jetėn urbane qė as prishtinasit as popullata shqiptare nė ish-Jugosllavi nuk i kishin njohur ndonjėherė, nė veprimtaritė ekonomike pėrtej bujqėsisė familjare e tregtisė sė vogėl, zanateve, nė ndėrmarrjet e mėdha ekonomike, deri te filmi e kinematė dhe manifestimet e muzikės rok. Nė qytet nė kėtė kohė ishte krijuar tashmė njė shtresė e gjerė e pėrdorimit tė shqipes sė kultivuar nė funksione publike: kjo gjuhė ishte gegnishte e kultivuar dhe e normuar, e mėsuar nė shkolla, e ndryshme nga e folmja prej nga vinin njerėzit.
Mė 1968 ndodhi ndryshimi i bazės sė gjuhės standarde. U hoq dorė nga gegnishtja, u pėrvetėsua shqipja e njėsuar letrare me bazė nė toskėrishten. Megjithė vėshtirėsitė, nė formėn e shkruar, pėrvetėsimi nisi tė shėnonte suksese. Nė formėn e folur zbatimi realizohej kryesisht nė nivelet formale, pak mė mirė nė emisionet e redaktuara me folės zyrtar radioteleviziv. Nė shkollė, edhe pse jo plotėsisht dhe mirė, pėrdorej gjuha e njėsuar letrare, nė mėsimet e gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe mė shumė e mė mirė, ndėrsa mė pak nė mėsimet e tjera. Nė punė pėrdorej nė mbledhjet dhe takimet formale, por jo nė kontaktet e drejtpėrdrejta tė prodhimit nė punishte. Nė familje e nė shoqėri, kur delte nevoja pėr njė gjuhė tė selitur, nė qarqet e elitės, vazhdonte tė pėrdorej forma e folur e gegnishtes letrare, e ndryshme nga e folmja lokale gege. Shqipja e njėsuar letrare, pėr shkak tė nxėnies ende tė ēalė, pėr shkak tė pasigurisė dhe nevojės pėr kujdes tė vazhdueshėm, pėr shkak tė karakterit libresk, ndjehej artificiale. Me kohė, sė paku kompetenca pasive e shqipes sė njėsuar letrare u rrit ndjeshėm.
Derisa praktika nxirrte vėshtirėsi, gjithandej ndeshej vullnet i madh pėr ta nxėnė sa mė mirė shqipen letrare; vlerėsoheshin lart ata qė kishin arritur ta zotėronin. Si varietet i tė kultivuarės, i bashkimit kombėtar, ajo gėzonte prestigj tė lartė shoqėror. Realitetet ishin tė tjera: mėsimdhėnėsit e brezave tė mėparmė, as ata tė gjuhės, nuk kishin pasur rastin ta mėsonin drejtpėrdrejt shqipen e njėsuar; po tė lėmė anash mėsimdhėnėsit e gjuhės shqipe, njė pjesė e madhe nga tė tjerėt studimet i kishte bėrė serbokroatisht; nėse kishin arritur tė mbaronin nė Prishtinė, gjithnjė me standardin gegėrisht. Shtresat e nėpunėsve ishin nė gjendje mė tė vėshtirė. Mungonin ndėrmarrjet shoqėrore pėr pėrvetėsimin e gjuhės standarde, si ato tė Qeverisė sė Shqipėrisė, po edhe mė elementare. Ēdogjė i lihej vullnetit tė qytetarit. Qė ajo rrjedhė e zhvillimeve me vlerat simbolike tė gjuhės standarde tė jepte mė tepėr rezultate, duhej tė zgjaste mė shumė.
Proceset shoqėrore morėn rrjedhė tjetėr pas vitit 1981. Nisi stagnimi, kriza, pasiguria, shtypja e re e sforcuar dhe nė vitet '90 kemi sėrish njė valė tė ardhurish serbokroatishtfolės (nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Kroacia) nė funksionet e administratės sė lartė sunduese tė vendosur nė Prishtinė e qytete tė tjera. Shqiptarėt dhe shqipja sėrish pėrjetuan margjinalizim dhe tėrheqje nė lagjet e qytetit e nė fshatra, sadoqė tani ishte e pamundur qė ky fenomen tė arrinte pėrmasat qė kishte pasur dikur. U krijua distancė e prerė midis gjuhės sė pushtetit okupues dhe gjuhės sė vet, pavarėsisht nga forma a varieteti i folur. Shqipja dhe tė folurit shqip u bėnė sėrish kauzė, mjet dhe mjedis i rezistencės dhe kjo nuk fshihej. E gjithė kjo shoqėrohej me kthimin nga popullorja, burimorja, fshatarja si autentike, ndėrsa gjuha simbol i okupuesit vendosej nė qendrat administrative tė qytetit e nė mediat indoktrinuese. Kjo situatė ndėrlidhej me shtampat e ideologjizuara qė kishin depėrtuar pėrmes letėrsisė sė viteve 60-70 tė krijuar nė Shqipėri. Folklori dhe folklorizmi po bėheshin prestigjiozė, por kishte shtresa qė mund tė kishin shije tė tjera. Artet figurative, letėrsia, kėnga e lehtė, muzika e tė rinjve me rrjedhat e rokut, etj., sikur sugjeronin diēka tė tillė. Tė gjitha kėto shtyheshin nė rend tė dytė, sepse ajo kohė kishte njė kauzė mbrojtjen e qenies kombėtare dhe kjo nxirrte nė rend tė parė faktin e tė folurit shqip, pavarėsisht se ēfarė varieteti. Kjo ndikoi ndjeshėm nė legjitimimin e gjerė tė varieteteve jostandarde, duke lėnė tė kuptohet se bėka kėshtu dhe duke ritheksuar nevojėn e zgjerimit tė standardit.
Pėr ta paraqitur gjendjen komplekse nė shoqėrinė shqiptare nė Kosovė dhe nė ish-Jugosllavi, janė tė nevojshėm parametra dhe analiza shoqėrore mė tė gjera. Kėtu mjafton tė theksohet se ajo gjendje nuk ishte njėdimensionale. Ajo gjendje ka prodhuar mekanizma tė rėndėsishėm pėr mbijetesėn e rezistencėn, pėr zhvillimet nė drejtime tė caktuara dhe nė fushė tė standardizimit tė gjuhės, por ka mundur tė krijonte vėshtirėsi sa u pėrket zhvillimeve tė dėshiruara nė fushėn e standardizimit.
Krijoni Kontakt