Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 98
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    C'fare do thoshje ne qofte se te tregoja se Shen Andoni i Madh mund te mos kete egzistuar fare?
    Do te thosha qe ti je nje heretik me i keq se keta protestantet te cilet po mundohesh te korrigjosh pasi te verteten nuk e kerkon ne gjirin e Kishes, por jashte saj. Libri i Shen Athanasit, Peshkopit te Aleksandrise, mbi jeten e Atit te tij shpirteror, Shen Andonit, eshte libri me i lexuar ne historine e Krishterimit pas Ungjillit te Shenjte.

    Lexoje dhe mesoje Shen Andonin se ke shume se cfare meson prej tij ketu.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-04-2006 më 11:10

  2. #42
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga Manulaki
    A mund te quhen te krishtere ata qe benin ato gjera? A mund te thuhet "te krishtere digjnin te krishtere"?
    Per fat te keq po, Manulaki...
    Ata ishin te krishtere....

    (Eshte tjeter gje te thuash se Kisha e kishte humbur Jeten e shekujve te hershem, dhe tjeter gje te thuash se ata nuk ishin te krishtere)

    Ka nje parim ne Jeten e Zotit.
    Kur Ai ia jep jeten nje Kishe (lokale) apo nje te krishteri, Ai nuk ja merr serisht prapa, dhe sikur ky i fundit te filloje te djege te krishtere.

    Eshte e njejta gje si me farisejte.
    Krishti i kritikoi ashper, madje dhe i quajti te mjere, por asnjehere nuk e hodhi poshte autoritetin e tyre....

    Apo me Mbretin izraelit, Saulin.
    Ai ishte mbret i zgjedhur nga Zoti dhe pasi po persekutonte padrejtesisht Davidin.

    Kjo eshte nje teme shume e gjere dhe ka te beje me Universitetin e Thyerjes....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 06-04-2006 më 11:46
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #43
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Do te thosha qe ti je nje heretik me i keq se keta protestantet te cilet po mundohesh te korrigjosh pasi te verteten nuk e kerkon ne gjirin e Kishes, por jashte saj. Libri i Shen Athanasit, Peshkopit te Aleksandrise, mbi jeten e Atit te tij shpirteror, Shen Andonit, eshte libri me i lexuar ne historine e Krishterimit pas Ungjillit te Shenjte.
    Une me radhen time do te thoshja te jesh pak me i matur, kur fillon te mbjellesh heretike andej-ketej, dhe te lexoje pak Jeronimin, Sokratin (jo te lashtin) dhe Sozomenin.

    Sa per shkrimin e jetes se Andonit te Madh besohet se eshte i Shen Athanasit, nuk eshte e sigurte.

    eshte nje teme tjeter kjo

  4. #44
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Eshte kollaj te flasesh ne emer te ortodoksise, por le tia lejme fjalen nje me te mencuri, nje dogmaticieni ortodoks nga me te famshmit e shekullit 20, nje murgu athonit dhe nje prifti, me se fundmi nje shenjti.

    A eshte Bibla ushqim shpirteror? A eshte te lexuarit e Bibles ushqim shpirteror dhe shenjterim?



    Ja se si pergjigjet ai:


    'The Bible is not a book but life; because its words are "spirit and life" (John 6:63). Therefore its words can be comprehended if we study them with the spirit of its spirit, and with the life of its life.



    By reading the Bible you are adding yeast to the dough of your soul and body, which gradually expands and fills the soul until it has thoroughly permeated it and makes it rise with the truth and righteousness of the Gospel.

    In every instance, the Saviour's parable about the sower and the seed can be applied tp every one of us. The seed of Divine Truth is given to us in the Bible.

    By reading it, we sow that seed in our own soul. It falls on the rocky and thorny ground of our soul, but a little also falls on the good soil of our heart--and bears fruit.
    '




    Te gjithe artikullin mund ta gjeni ketu
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 06-04-2006 më 11:48

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Me te vertete! ata qe interpretojne drejte Biblen ngelen katekumene. Qe te behen pjestare te Kishes duhet edhe te pagezohen.
    Shume shkurt i jep përgjigjet. Më i qartë a mund të bëhesh? Apo mos vallë po imiton Krishtin?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Përgjigjia orthodhokse për protestantët

    TRADITAT APO SHKRIMI?

    1. Kisha Orthodhokse ndjek shumë tradita të cilat nuk gjenden në Shkrimin e Shenjtë.
    Kisha Orthodhokse me të vërtetë mban tradita të cilat nuk gjenden shprehimisht në Shkrimet. Shën Pavli shkroi: “Prandaj, vëllezër, qëndroni dhe mbani traditat që mësuat, me anë të fjalës ose me anë të letrës sonë.” (2 Selanikasve 2:15). Kisha Orthodhokse i qëndron besnike mësimit të plotë apostolik, si në rastin kur gjendet në Bibël ose kur na vjen përmes traditës gojore në Kishë. Apostulli Pavël nuk shkroi “Mos mbani asnjë traditë që nuk gjendet në Shkrim.”

    TRADITAT E NJERËZVE APO FJALA E PERËNDISË?

    2. Jisui i dënoi farisenjtë sepse ndiqnin traditat e njerëzve në vend të Fjalës së Perëndisë (Marku 7:13). A nuk bën të njëjtën gjë dhe Kisha Orthodhokse?
    Jisui nuk i dënoi farisenjtë për faktin që kishin tradita; ai kundërshtoi traditat e shtirura që praktikonin farisenjtë (shih Marku 7:9-13) dhe i dënoi ata për bërjen e disa traditave të ligjshme më të rëndësishme se ndjekjen e mësimit të Fjalës së Perëndisë (shih Mateu 23:23). Farisenjtë ishin më tepër të interesuar në ndjekjen e praktikave të jashtme në detajet më të vogla dhe nga ana tjetër neglizhonin urdhërimet e Perëndisë. Jisui u mësonte dishepujve të tij që t’i mbanin traditat e ligjshme, por t’i shmangeshin hipokrizisë së farisenjve (shih Mateu 23:1-3). Ky është pikërisht qëndrimi i Kishës Orthodhokse. Kisha Orthodhokse i kundërshton traditat të cilat janë në kundërshtim me Shkrimet dhe praktikon vetëm ato të cilat janë shprehje e vërtetë e Besimit të Krishterë. Besnikët orthodhoksë paralajmërohen gjatë shërbesave të Kishës që të mos bien në të njëjtat gabime ashtu si farisenjtë.

    ADHURIMI I MARISË SI “NËNA E PERËNDISË”?

    3. Disa tradita orthodhokse janë pagane, si adhurimi i Virgjëreshës Mari si “Nëna e Perëndisë”.
    Para së gjithash, të krishterët orthodhoksë nuk e adhurojnë Marinë. Adhurimi i përket vetëm Perëndisë. Megjithatë, Maria vlerësohet dhe nderohet tepër si e zgjedhur nga Perëndia për të sjellur në botë Birin e Tij të Vetëmlindur. Për shkak të kësaj ajo është më e lavdëruara nga të gjithë krijesat. Ajo vetë profetizoi “Të gjithë brezat do më lumurojnë” (Luka 1:48).
    Jisu Krishti është një Person hyjnor i përjetshëm që mori mbi vete natyrë të plotë njerëzore përmes Virgjëreshës Mari (shih Joani 1:1,14). Ai është quajtur shprehimisht “Perëndi” në Shkrimet (shih Joani 20:28). Përderisa Maria lindi dhe mëndi një Person hyjnor, ajo me të drejtë quhet “Nëna e Perëndisë”. Kjo, sigurisht, që nuk nënkupton se ajo është nëna e Atit Perëndi. Shumë nga ata që venë në dyshim titullin “Nëna e Perëndisë”, janë ata që gjithashtu venë në dyshim dhe hyjninë e plotë të Jisu Krishtit. Nuk ka asgjë pagane në nderimin e Kishës për Nënën e Shpëtimtarit tonë.

    LUTJE NDAJ MARTIRËVE DHE SHENJTORËVE

    4. Orthodhoksët i luten Marisë dhe shenjtorëve të tjerë. A nuk është ky adhurim?
    Të krishterët orthodhoksë i kërkojnë Marisë dhe shenjtorëve të tjerë të ndërmjetojnë për ne përpara Perëndisë në lutje. Orthodhoksët besojnë se realiteti i Kishës i përfshin të dy, si të gjallët ashtu edhe ata që kanë vdekur dhe janë tani “me Krishtin” (Filipianët 1:23). Ata që kanë vdekur në Krishtin nuk kanë më pak kujdes për ne, as nuk pushojnë së luturi për ne meqenëse kanë kaluar në jetën e përjetëshme. Ne ju afrohemi shenjtorëve me nderim, gjersa kërkojmë lutjet e tyre. Në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohet një gjë e tillë me adhurimin që ne i ofrojmë Perëndisë Trinitare.

    A MUND TI DËGJOJNË SHENJTORËT LUTJET TONA?

    5. Si mund ta dini se shenjtorët mund t’u dëgjojnë?
    Eksperienca e Kishës konfirmon se ata na dëgjojnë. Perëndisë i ka pëlqyer të dhurojë shumë mrekullira dhe bekime përmes lutjeve të shenjtorëve. Lutjet e një personi të drejtë janë po aq efektive pas vdekjes sa edhe më parë, në mos më tepër. Perëndia i lavdëron shenjtorët e tij në Shpiritn e Shenjtë (shih Joani 17:22). Një murg rus, Siluani, e shpjegon këtë kështu: “Njëherë e një kohë nuk e kuptoja sesi ka mundësi që banorët e shenjtë të qiellit të shikonin jetët tona, por… e kuptova se ata na shohin ne në Shpirtin e Shenjtë dhe i dinë gjithë jetët tona…. Në Mbretërinë e Qiellit shenjtorët e shenjtë shikojnë mbi lavdinë e Zotit tonë Jisu Krisht; por përmes Shpirtit të Shenjtë ata shohin gjithashtu vuajtjet e njerëzve në tokë.” Është përmes bashkimit të tyre me Perëndinë që shenjtorët na shohin, na dëgjojnë dhe na njohin. Jisui e tregoi se të larguarit mund të jenë në dijeni të ngjarjeve në tokë kur pohoi: “Ati juaj Abraham gëzonte të shikonte ditën time. Ai e pa dhe u gëzua” (Joani 8:56).

    SHKRIMI DHE LUTJA NDAJ SHENJTORËVE

    6. Në një farë mase, një praktikë e tillë është e panjohur në Shkrimet dhe në Kishën e hershme.
    Shkrimi e bën të qartë se disa njerëz ishin veçanërisht ndërmjetues të fuqishëm tek Perëndia (Jakovi 5:16-18, Jobi 42:8). Megjithatë, një gjë e tillë nuk është e kufizuar vetëm në këtë jetë. Në librin e dytë të Makabejve, hequr nga Bibla prej protestantëve, profeti Jeremia përshkruhet duke u lutur vazhdimisht përpara Perëndisë për popullin e Izraelit (2 Makabejve 15:14). Kjo doktrinë ishte e njohur dhe e pranuar gjithashtu dhe në kishën e hershme; mbishkrime mbi varret e hershme të krishtera kërkojnë për lutjet e të larguarit dhe dokumente si “Martirizimi i Polikarpit”, dëshmojnë për këtë. Etërit e Kishës, që shpesh referohen prej protestantëve evangjelistë, si Shën Agustini, Shën Athanasi dhe Shën Joan Gojarti, të gjithë e pranonin këtë doktrinë katolike dhe orthodhokse.

    JISUI – I VETMI NDËRMJETËS

    7. Nëse jemi shpëtuar me gjakun e Krishtit, përse kemi nevojë t’u lutemi shenjtorëve? Jisui është i vetmi ndërmjetës midis Perëndisë dhe njeriut.
    Jisui është i vetmi Shpëtimtar i njerëzimit dhe Ndërmjetës midis Perëndisë dhe njeriut. Megjithatë, meqenëse është e vërtetë se Krishti na ka shpëtuar, nuk kemi më nevojë për lutjet e njëri-tjetrit? Shkrimi dhe tradita e krishterë dëshmojnë për nevojën dhe fuqinë e lutjes për të krishterët e tjerë (shih 2 Korintasve 1:11). Shenjtorët e larguar janë ndërmjetarë, jo ndërmjetës. Dhe lutjet e tyre janë shumë të fuqishme përpara fronit të Perëndisë.

    KANONIZIMI I SHENJTORËVE

    8. Shkrimi thotë se të gjithë të krishterët janë shenjtorë. Është gabim të kanonizosh vetëm disa.
    Letrat e Dhjatës së Re iu drejtohen të gjithëve të krishterëve si “shenjtorë”. Gjersa kjo pranohet plotësisht, Kisha Orthodhokse gjithashtu përdor titullin “shenjtor” në një mënyrë të veçantë për t’iu drejtuar personave të caktuar që kanë shfaqur virtut të krishterë në një shkallë të dukshme. Duke i kanonizuar si “shenjtorë”, Kisha nuk do të thotë se ata që nuk janë kanonizuar nuk janë shenjtorë sipas kuptimit Biblik. Kisha kanonizon shenjtorë, për të mbajtur individë të krishterë si imazhe të punës së Shpirtit të Shenjtë dhe shembuj të plotësisë së jetës në Krishtin. Edhe pse të gjithë të krishterët janë shenjtorë, sipas kuptimit të Dhjatës së Re, jo të gjithë janë shenjtorë sipas kuptimit dytësor të fjalës. Kisha na thërret të imitojmë virtutet e atyre që ajo i ka kanonizuar si shenjtorë.

    VETËM BIBLA?

    9. Besimi i vërtetë i krishterë është i mbështetur vetëm në Bibël.
    Bibla kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk nuk mund të jetë “vetëm”. Ishte Kisha e Përgjithshme Orthodhokse që përfundimisht vendosi se cilat libra i përkasin Biblës dhe cilat jo. Në periudhën pas vdekjes së apostujve, gjendeshin shumë libra që pretendonin të ishin Shkime Apostolike. Kisha vendosi se cilat libra ishin autentikë dhe cilat jo, nëse këta libra përputheshin me traditën gojore që ajo kish marrë nga apostujt. Pa Kishën nuk do të kishte Bibël. Herezitë dhe shtrembërimet vijnë kur Bibla është shkëputur nga Kisha ose është interpretuar privatisht jashtë traditës së përgjithëshme të Kishës (shih 2 Pietrit 3:16). I njëjti Shpirt i Shenjtë që i frymëzoi Shkrimet është premtuar të udhëheqë Kishën në të gjithë të vërtetën dhe ta ruajë atë nga gabimet (shih Joani 16:13). Bibla nuk është “vetëm” – ajo i përket Kishës.

    KISHA E PADUKSHME DHE EMËRTIMET

    10. Kisha e Krishtit është e padukshme. Unë nuk besoj në Kishën Orthodhokse ose në ndonjë emërtim tjetër.
    Kisha Orthodhokse nuk është thjesht një “emërtim”. Ajo është e njëjtë me Kishën që u themelua nga apostujt, e cila mundi herezitë e hershme si Gnostiçizmin dhe Arianizmin, që shpalli kanonin e Shkrimeve dhe që përcaktoi doktrinat e mëdha të krishtera lidhur me Trinitetin dhe me natyrat hyjnore dhe njerëzore të Krishtit. Historia e Kishës Orthodhokse mund të nxirret që nga Jisui vetë, drejtpërdrejt e në kohët moderne pa ndërprerje. Është e pamundur të thuash se Kisha është e padukshme. A ishin të padukshme kishat lokale të themeluara nga apostujt? A mos zuri vend jashtë historisë formimi i Biblës? A nuk u mundën herezitë e mëdha në histori nga Kisha historike? E vërteta është se Kisha është e dukshme, ka një histori dhe është e njëjtë me atë të Kishës së sotme Orthodhokse.

    BIBLA DHE TRADITA

    11. Por Kisha Orthodhokse nuk thekson Biblën dhe këmbëngul në rëndësinë e traditës.
    Nuk është e vërtetë se Orthodhoksia nuk thekson Biblën. Kisha Orthodhokse e pranon Biblën si hyjnishmërit të frymëzuar, pagabueshmërisht Fjala e Perëndisë. Bibla ka një autoritet të pakarahasueshëm në Kishën e Perëndisë, kur bëhet fjalë për besim dhe praktikë. Por Kisha Orthodhokse këmbëngul se Shkrimet duhet të interpretohen sipas traditës së përgjithëshme të Kishës. Kjo “traditë e përgjithëshme” është mbështetur në mësimin gojor të apostujve ashtu siç është pasuar në Kishë (shih 2 Selanikasve 2:15). Kjo është rezultat i faktit që Shpirti i Shenjtë jeton në Kishë (shih Joani 14:26). Ajo është mbajtur në mësimin e Sinodeve Ekumenike të Kishës dhe mësimeve të shenjtorëve dhe Etërve të Kishës. Ata që jetojnë në plotësinë e Shpirtit të Shenjtë janë udhëheqësit tanë më të mirë në Shkrimet; janë ata që dëshmojnë për bashkimin e thellë ndërmjet Shkrimit të Shenjtë dhe Traditës së Shenjtë në Kishë.

    IMAZHET NË KISHË

    12. Shkrimi ndalon bërjen e imazheve. Megjithatë kjo praktikohet në traditën Orthodhokse.
    Sipas Ligjit të Dhjatës së Vjetër, bërja e imazheve ishte e ndaluar. Megjithatë ky ndalim nuk ishte absolut. Vetë Perëndia urdhëroi që dy imazhe keruvimesh të bëheshin dhe të vendoseshin në fronin e mëshirës të Arkës së Besëlidhjes (shih Dalja 25:18). Ajo që dënon Shkrimi është bërja e imazhit të një perëndie të rreme dhe përulja në adhurim përpara tij. Perëndia ishte duke ndaluar idhujtarinë, jo bërjen e imazheve në vetvete.
    Shkrimi duket sikur ndalon bërjen e çdo lloj imazhi në fakt: “Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë” (Dalja 20:4). Megjithatë, në vargun tjetër është e qartë që bëhet fjalë për idhujtarinë (shih Dalja 20:5). Përndryshe, Perëndia nuk do të kish urdhëruar bërjen e imazheve.
    Megjithatë, këtu përfshihet një parim më i thellë. Ne “nuk jemi më nën Ligj, por nën hir” (Romakëve 6:14). “Dhe nëse kërkojmë të shfajsohemi me anë të ligjit, kemi rënë nga hiri” (Gal. 5:4). Fakti që Perëndia u bë njeri në Jisu Krishtin i ka ripërtërirë parimet e marrdhënies së Perëndisë me njeriun. Ligjet e Dhjatës së Vjetër sigurisht që nuk e marrin parasysh një gjë të tillë. Shën Joani i Damaskut, një nga etërit e mëdhenj të Kishës, shprehu mësimin e saktë që Perëndia, duke qenë i padukshëm, i paperceptueshëm dhe i pakufizuar, nuk mund që të paraqitet. Në të njëjtën kohë, Shën Joani, e kundërshton këtë, sepse Perëndia në Krishtin ka marrë natyrë njerëzore, Jisu Krishti Perëndi-njeriu mund që ligjshmërisht të pikturohet në formën e Tij njerëzore. Ky mësim u pranua nga e gjithë Kisha në Sinodin e VII-të Ekumenik, më 787.
    Sigurisht, nëse Dalja 20:4 do të merrej jashtë kontekstit dhe të interpretohej literalisht, do të ishte i pamundur pikturimi i çdo lloj gjëje, madje dhe të bëje fotografi! Por kjo, nuk është e ndaluar nga Perëndia. Vetëm idhujtaria është e dënuar, adhurimi i perëndive të rreme. T’i quash imazhet e Krishtit dhe të shenjtorëve të tij “idhuj”, një gjë e tillë mund të përshkruhej vetëm si blasfemi.

    LUTJE PËRPARA IKONAVE

    13. Njëherë pash një orthodhoks duke iu lutur një ikone. Një praktikë e tillë kundërshton direkt Shkrimet.
    Të krishterët orthodhoksë nuk u luten ikonave. Ti mund që të kesh parë një orthodhoks duke u lutur përpara një ikone, por jo duke iu lutur një ikone. Lutja i ofrohet Krishtit, ose kërkohen ndërmjetimet e shenjtorit të pikturuar. Lutja ndaj një ikone do të ishte një mëkat i madh supersticioni dhe si e tillë ajo është dënuar nga Kisha Orthodhokse.

    NDERIMI I IKONAVE

    14. Orthodhoksët gjithashtu përulen dhe i puthin ikonat. Kjo është idhujtari dhe neveri përpara Perëndisë.
    Nëse një person puth një fotografi të nënës së tij, a është duke nderuar një copë letër? Apo është një shprehje dashurie për nënën e tij? Idhujtari është atëherë kur një objekt adhurohet si perëndi në vetvete. Një gjë e tillë praktikohej nga njerëzit e lashtë dhe primitivë dhe nga disa hindu sot.
    Të krishterët bëjnë një akt nderimi përpara një ikone, për aq sa ajo është një simbol i personit të paraqitur. Shprehja e dashurisë dhe devocionit janë për Krishtin ose ndonjë shenjtor, jo për drurin, ose letrën apo bojën. Shën Joani i Damaskut shkroi: “Unë nuk adhuroi lëndën, por Atë që mori lëndë për hir të shpëtimit tim.” Kisha Orthodhokse e kupton se nderimi që i jepet një ikone i referohet personit të paraqitur në të.
    Vërejtja protestante për përdorimin e drejtë të ikonave në Kishë erdhi tetë shekuj me vonesë. Në vitin 787, Kisha e Krishterë përcaktoi dokrinën e saktë lidhur me përdorimin e ikonave në Kishë kundër herezisë së ikonoklastëve. Kisha që përcaktoi kanonin e Dhjatës së Re, doktrinën e Trinisë dhe doktrinën e Personit të Krishtit, gjithashtu themeloi doktrinën lidhur me nderimin e drejtë të ikonave. Doktrina u pranua nga e gjithë bota e krishterë, si në Lindje dhe në Perëndim. Në kundërshtim me këtë, protestantët janë shmangur nga e vërteta e krishterë.

    SHKRIMI DHE KISHA

    15. Në bazë të Shkrimit, nuk mund të pranoj një vendim të tillë të Kishës.
    Nëse nuk pranon autoritetin dhe pagabueshmërinë e Kishës, si mund të pranosh autoritetin dhe pagabueshmërinë e Shkrimeve? Ishte Kisha Orthodhokse që vendosi se cilat libra përbëjnë Shkrimin e Shenjtë. Në kohën kur Dhjata e Re u përfundua, kishte shumë “Ungjij” dhe libra të tjerë që pretendonin të ishin shkrime apostolike. Kisha i kundërshtoi disa si kallp dhe pranoi të tjerat si vërtetësisht apostolike dhe hyjnishmërisht të frymëzuara. Nëse Kisha ka gabuar në lidhje me ikonat, atëherë është e mundur që ajo gaboi edhe në lidhje me Shkimin. Kështu që ju keni mbetur si pa Shkrimin ashtu dhe pa Kishën.
    E vërteta është se Krishti premtoi të udhëheqë Kishën në të gjithë të vërtetën dhe se dyert e Ferrit nuk do ta mundnin dot (shih Joani 16:13, Mateu 16:18). Vendimet e Kishës ekumenike, siç u përcaktuan në Sinodet e Shenjta, duhet të pranohen nga të gjithë të krishterët. Pa Kishën, nuk ka Bibël.

    NDERIMI I KRYQIT

    16. Gjithmonë shoh orthodhoksë që puthin kryqe. Përse e bëjnë këtë gjë?
    Të krishterët orthodhoksë nderojnë kryqin si simbol i atij me anën e të cilit u krye shpëtimi ynë. Apostull Pavli shkroi: “Mos e dhëntë Perëndia që të mburrem për gjë tjetër, përveç kryqit të Zotit tonë Jisu Krisht…” (Galatianët 6:14).

    THIRRJA E PRIFTËRINJVE “AT”

    17. Orthodhoksët i thërrasin priftërinjtë “At”. Jisui e dënon këtë (Mateu 23:9).
    Krishti ishte duke mësuar përulësinë e krishterë dhe duke na kujtuar se Ati ynë i vetmi i vërtetë është Ati ynë në qiell. Sot, madje dhe evangjelistët fondamentalistë nuk hezitojnë ti quajnë etërit e tyre tokësorë “At”. Jisui sigurisht që nuk ishte duke folur për praktikat Katolike dhe Orthodhokse, pasi “At” nuk ishte një titull kishtar në kohën e Tij.
    Apostulli Pavël, të cilin vetë Jisui personalisht e zgjodhi për të shpallur ungjillin, nuk kishte turp të përdorte titullin “at” për vetveten. Ai shkroi: “Sepse, edhe sikur të kishit dhjetë mijë mësues në Krishtin, nuk do të kishit shumë etër, sepse unë ju kam dhënë jetë në Krishtin Jisus, me anë të ungjillit” (1Korintasve 4:15). Kisha Orthodhokse e ka vazhduar këtë zakon në lidhje me ata që janë “etër shpirtërorë”, siç Shën Pavli ishte për korintianët.
    Shën Pavli gjithashtu nuk nguroi ti quante prindërit meshkuj në Efes me titullin “at” (Efesianëve 6:4). Kështu, si Shkrimi ashtu dhe tradita e krishterë, dëshmojnë për faktin se fjalët e Jisuit nuk duhen marrë literalisht. Nëse po, atëherë titujt si “Reverend”, “Pastor” ose “Doktor” do të ishin njëlloj të papranueshëm për të krishterët në bazë të thënies së Jisuit. Por kur shqyrtojmë thënien në kontekst, shohim se Jisui ishte duke iu mësuar njerëzve t’i shmangeshin pompozitetit dhe të kërkonin përulësinë (shih Mateu 23:5-7, 11-12).

    TË GJITHË TË KRISHTERËT JANË PRIFTËRINJ!

    18. Bibla thotë se të gjithë të krishterët janë priftërinj. Përse Kisha Orthodhokse i quan pastorët e saj “priftërinj”?
    Nëse të gjithë të krishterët janë priftërinj, atëherë nuk do të ishte gabim të quheshin edhe pastorët e krishterë priftërinj. Titulli zyrtar i një prifti orthodhoks në greqisht është “presbiter”, që në shqip do të përkthehej “plak”. Megjithatë, fjala plak përdoret gjerësisht. Kisha Orthodhokse mëson mbi “Priftërinë Mbretërore” të të gjithë besimtarëve (shih 1 Pietrit 2:9), por kjo nuk do të thotë se të gjithë besimtarët mund të funksionojnë si priftërinj të dorëzuar. Është e qartë nga Shkrimi se Jisui iu dha apostujve të tij autoritet të veçantë dhe funksion të veçantë, që nuk u ishte dhënë të gjithë ndjekësve të tij (shih Mateu 16:19, 18:18, Joani 20:22). Kjo shërbesë apostolike është pasuar në Kishë me anë të vendosjes së duarve (shih Veprat 14:23, 1 Timotheut 4:13) dhe vazhdon sot në priftërinë e Kishës Orthodhokse.

    LITURGJIA NJË SAKRIFICË?

    19. Jisui është i vetmi Prift dhe si i tillë ofroi njëherë Vetveten për mëkatin. Si mund të besojnë orthodhoksët se Liturgjia është një sakrificë e ofruar nga prifti?
    Kisha Orthodhokse njeh dhe mëson doktrinën se ofrimi njëherë i Vetvetes nga Krishti është sakrifica e përsosur për mëkatin, të cilës asgjë nuk mund ti shtohet. Për më tepër, Kisha Orthodhokse kurrë nuk pranoi doktrinën “Sakrifica e Meshës”, siç mësohej në mesjestën Romano-Katolike.
    Megjithatë, Liturgjia Hyjnore gjithmonë është përshkruar si një sakrificë që nga kohët e hershme të krishtera. Në një dokument si ai “Didakia” (50-100 vjet pas Krishtit), përshkruhet si sakrificë e profetizuar nga profeti Malakia (Malakia 1:11). Ky është një mësim i vazhdueshëm i etërve të Kishës. Apostulli Pavël sjell këtë ngjyrim sakrifikues të Eukaristisë në 1 Korintianëve 10. Që Liturgjia është një sakrificë konsiston në faktin se ajo është sakrifica jonë e lavdërimit dhe e falenderimit (shih Hebrenjve 13:15). Në të, ne ofrojmë dhurata materiale tek Perëndia (shih Filipianëve 4:18), dhe gjithashtu dhuratën “veten tonë dhe njëri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë” (shih Romakëve 12:1). Por akoma më thellësisht, Liturgjia është një sakrificë, sepse në të sakrifica e Kalvarit bëhet mistikisht prezente në altar për shpëtimin tonë. Sakrifica e Krishtit nuk përsëritet, por ne ofrojmë sakrificën e Krishtit në Kalvar tek Perëndia në bashkim me lutjet dhe ndërmjetimet tona. Kjo është forma më e lartë e “kërkimit të gjakut të Jisuit” siç thonë edhe evangjelistët. Në këtë, Kisha si trupi i Krishtit hyn në aktin e Priftërisë së Lartë të Krishtit, të ofrimit të sakrificës së tij në ndërmjetim përpara Atit (shih Hebrenjve 7:24-5, 8:1-3). Kështu që Liturgjia është një sakrificë në të cilën Kisha ofron adhurimin dhe ndërmjetimin e saj në bashkim me sakrificën e vetë Krishtit: trupi që u thye për ne dhe gjaku i derdhur për shpëtimin tonë.

    “RITUALIZMI” ORTHODHOKS

    20. Përse është kaq e mbushur me pompozitet dhe ceremonialitet Shërbesa Orthodhokse? Adhurimi në Kishën e Dhjatës së Re ishte i thjeshtë.
    Perëndia nuk është në kundërshtim me ritualin ose me ceremonitë. Ai veçanërisht urdhëroi rite të hollësishme që të kryheshin nën Dhjatën e Vjetër. Libri i Zbulesës na tregon se veprimet fizike të adhurmit zenë një vend në mbretërinë qiellore (shih Zbulesa 5:6-14, 8:1-4, etj.). Kisha Orthodhokse beson se Kisha është prezencë e Mbretërisë së Perëndisë në tokë. Prandaj, adhurmi i saj reflekton lavdinë e kësaj Mbretërie.
    Megjithatë, ne e dimë se Liturgjia Orthodhokse është esencialisht e njëjtë me atë që festohej në Kishën e hershme. Ajo është përpunuar më tepër përgjatë shekujve, por ky është një rezultat i zhvillimit natyral historik. Ne e dimë nga dokumentet e hershme, si ai i Apologjisë së Justin Martirit (Apologjia 1:67), ku elementët bazik kanë mbetur të njëjtë.
    Fatkeqësisht, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për adhurmin protestant. Të krishterët e parë takoheshin ditën e parë të javës për të dëgjuar shpalljen e Fjalës së Perëndisë dhe të merrnin pjesë në Darkën e Zotit. Ata besonin se buka dhe vera kushtoheshin për t’u bërë trupi dhe gjaku i Krishtit. Duke kundërshtuar këtë si në teori dhe në praktikë, evangjelistët janë shkëputur nga tradita e Kishës së Dhjatës së Re.

    RITUALIZËM APO UNGJILLIZIM?

    21. Orthodhoksia thekson ritualin në vend që të fitojë shpirtra për Krishtin.
    Adhurmi Orthodhoks është adhurimi i një komuniteti të krishterë; kështu që ai është i orientuar ndaj atyre që tashmë besojnë dhe e njohin Krishtin. Në Kishën e hershme, jo-besimtarët nuk lejoheshin as të merrnin pjesë në adhurimin e krishterë. Praktika moderne evangjeliste e orientimit të adhurmit të së Dielës drejt ungjillizimit dhe të atyre që nuk e njohin Krishtin është një devijim nga praktika e saktë e krishterë.
    Kisha Orthodhokse nuk e neglizhon domosdoshmërinë e punës misionare. Nëse gjatë kohërave misionet orthodhokse kanë qenë relativisht inaktive, kjo ka qenë për shkak të dominimit mysliman ashtu si dhe atij komunist. Në vitet e fundit ka pasur një aktivitet misionar orthodhoks në vende tradicionalisht jo-orthodhokse si Japonia, Kina, Korea dhe disa vende moderne afrikane, si dhe në shtetin e Alaskës. Besimi i vërtetë orthodhoks, i thërret të gjithë të krishterët orthodhoksë të jenë misionarë dhe dëshmitarë për Krishtin.

    A JANË ORTHODHOKSËT TË “RILINDUR”?

    22. Jisui tha: “Ti duhet të lindësh sërish.” Megjithatë të krishterët orthodhoksë nuk janë besimtarë të “Rilindur”
    Dhjata e Re mëson se atyre që besojnë në Jisu Krishtin u dhurohet një “lindje e re” nga Shpirti i Shenjtë në pagëzim: “Nëse njeriu nuk lind nga uji dhe nga Shpirti, nuk mund të hyjë në mbretërinë e qiejve” (Joani 3:5). Apostulli Pavël paraqet të njëjtin mësim kur flet për Pagëzimin si “larje e rilindjes dhe ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë” (Titi 3:5). Kështu që një person që më parë ishte shpirtërisht i vdekur i jepet dhurata e pranimit të jetës së përjetëshme të Perëndisë. Kjo lindje shpirtërore është themelore për shpëtimin. Ky është mësimi i Kishës Orthodhokse dhe prandaj të krishterët orthodhoksë janë me të vërtëtë “të rilindur”.
    Shprehja “i krishterë i rilindur” sot shpesh përdoret për t’iu referuar dikujt që ka përjetuar një lloj të caktuar eksperience të një kthimi emocional. Ky nuk është një mësim Biblik. Lindja e re është një ngarje shpirtërore e cila mund ose nuk mund të shoqërohet me pasoja emocionale.

    A JANË BESIMTARËT TË “SHPËTUAR”?

    23. Përse Kisha Orthodhokse mohon se besimtarët e vërtetë janë të shpëtuar?
    Kisha Orthodhokse nuk mohon se një besimtar është “i shpëtuar”; por ajo vetëm mohon se një person mund ta dijë pagabueshmërisht se do të shkojë në qiell. Sipas Dhjatës se Re, kur një person pagëzohet më Krishtin, ai është i shpëtuar nga pushteti i errësirës dhe vdekjes dhe kalon nga pushteti i errësirës në mbretërinë e Krishtit (Kolosianëve 1:13). Megjithatë është gjithashtu e mundur të largohesh nga Krishti përmes mëkatit (shih Hebrenjve 6:4-6). Të krishterët nuk janë plotësisht të shpëtuar deri sa të hyjnë në mbretërinë e qiellit (1 Pietrit 1:5).

    DOKTRINA E SIGURISË

    24. E falenderoj Perëndinë për doktrinën e bekuar të sigurisë. E di se jam i shpëtuar dhe se jam duke shkuar në qiell.
    Ti mund ta falenderosh Perëndinë për një doktrinë të tillë, por fakti qëndron se një gjë e tillë është krejtësisht jashtë-shkrimit. Shkrimi fare qartë mëson se është e mundur për një besimtar të bierë për shkak të mëkatit ose mosbesimit dhe të humbasë shpëtimin. Shën Pavli paralajmëron: “Ai që mendon se qëndron, le të shohë që të mos bierë” (1 Korintianëve 10:12). Ai përdor shembullin e izraelitëve, të cilët kaluan përmes Detit të Kuq me Moisiun dhe më vonë ranë dhe u dënuan, ky si një paralajmërim për të krishterët. Libri i Hebrenjve përdor të njëjtin shembull dhe paralajmërim: “Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të ligë, mosbesimi, që të largohet nga Perëndia i gjallë” (Hebrenjve 3:12). Shpëtimi ynë i përjetshëm varet nga këmbëngulja jonë në Krishtin: “Sepse ne jemi bërë pjestarë të Krishtit, në qoftë se do ta ruajmë të palëkundur deri në fund fillimin e besimit” (Hebrenjve 3:14).
    Shën Pavli nuk e konsideronte veten të kish arritur “sigurinë e përjetëshme”, por e konsideronte të domosdoshëm këmbënguljen në arritje të qëllimit të ngjalljes (shih Filipianëve 3:9-14). Ai e disiplinonte trupin e tij, që pasi t’u kish predikuar të tjerëve, të mos përjashtohej vetë (shih 1 Korintianëve 9:27). Shpëtimi i krishterë nuk varet vetëm në një moment besimi; ai kërkon një ecje të përditëshme pendimi dhe besim të vazhdueshëm në Krishtin. Përndryshe do të ndodhte me ne si atyre të cilëve Pietri u tha: “Sepse ata që shpëtuan nga ndyrësitë e botës me anë të njohjes së Zotit dhe Shpëtimtarit Jesu Krisht, nëse përsëri ngatërrohen nga këto dhe munden, gjendja e tyre e fundit është më e keqe se e para. Sepse do të qe më mirë për ta të mos e kishin njohur udhën e drejtësisë, se sa, pasi e njohën, t’ia kthejnë shpinën urdhërimit të shenjtë që u qe dhënë” (2 Pietrit 2:20-21). Kështu pra, bëhet e qartë se është e mundur të njohësh Krishtin dhe më pas të mund të biesh. Nëse është kështu, si mund ta dimë atëherë se “jam i shpëtuar”? Është e mundur që secili nga ne të mund të bierë. E vetmja siguri kundrejt kësaj është besimi i vazhdueshëm i përditshëm në Krishtin dhe lufta kundër mëkatit. Le ti sjellim ndërmend fjalët e Krishtit: “Jo çdo njeri që më thotë: ‘Zot, Zot’ do të hyjë në mbretërinë e qieve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej” (Mateu 7:21). Ne, ashtu siç thotë Pietri, duhet “të përpiqemi që ta bëjmë të sigurt thirrjen dhe zgjedhjen tonë” (2 Pjetrit 1:10).

    SHPËTIMI VETËM ME ANË TË BESIMIT

    25. Por Shkrimi mëson se shpëtimi vjen vetëm me anë të besimit, jo me vepra (Efesianëve 2:8-9).
    Ne e marrim besimin tonë me anë të besimit dhe ruhemi në të duke vazhduar në besim. Dhjata e Re e bën të qartë se besimi i vërtetë shpëtues rezulton natyrshëm në vepra të mira (Efesianëve 2:10, Jakobi 2:17-26, 1 Joani 2:4).

    PRANIMI I JISUIT SI ZOTIN PERSONAL DHE SHPËTIMTAR

    26. Përse Kisha Orthodhokse nuk i mëson njerëzit të pranojnë Jisuin si Zotin dhe Shpëtimtarin e tyre personal?
    Kisha Orthodhokse nuk përdor pikërisht këto fjalë dhe gjithashtu as Dhjata e Re. Por Kisha Orthodhokse mëson për domosdoshmërinë e besimit personal në Krishtin. Në shërbesën e saj të pagëzimit kandidati pyetet: “A bashkohesh me Krishtin? A u bashkove me Krishtin?” Më pas kandidati përgjigjet pozitivisht, duke pohuar besimin e tij në Krishtin is “Mbret dhe Perëndi”. Gjithashtu, në Liturgjinë e saj eukaristike, prifti vazhdimisht nxit besimtarët me këto fjalë: “veten tonë dhe njëri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë, Krishtit Perëndi le t’ia parashtrojmë”. Kisha Orthodhokse nuk zbaton “thirrjet në altar”, por mëson se besimi në Krishtin është themeli i shpëtimit tonë.

    MISTERET DHE SHPËTIMI

    27. Por marrja e mistereve të Pagëzimit dhe të Kungimit nuk shpëton njeri.
    Fuqia shpëtimtare e Krishtit përcillet përmes mistereve, nëse ato merren sipas asaj që mëson Kisha. Marrja mekainke ose formale e mistereve nuk shpëton. Në fakt, nëse marrim pjesë padenjësisht, ne marrim dënimin, jo shpëtimin (shih 1 Korintasve 11:29). Megjithatë, hiri i Perëndisë është i mundshëm në misteret për ata që afrohen me besim të gjallë në Krishtin.

    PAGËMIMI I FOSHNJEVE

    28. Përse Kisha Orthodhokse praktikon pagëzimin e foshnjeve? Foshnjet nuk mund të kenë besim në Krishtin.
    Jo vetëm orthodhoksët, por pjesa më e madhe e të krishterëve në botë praktikojnë pagëzimin e foshnjeve. Romano Katolikët, Anglikanët, Luteranët, Metodistët, Presbiteranët dhe të tjerë, ndjekin këtë praktikë. Janë Baptistët dhe evangjelistë të tjerë të cilët janë novatorë në këtë çështje.
    Fëmijët e të krishterëve orthodhoksë pagëzohen, jo pas shpalljes së besimit, por në pritje të besimit. Nëse një fëmijë i vogël rritet në një familje me të vërtetë të krishtere, padyshim që ai do të besojë në Jisuin që në moshë të vogël. Kush mund të thotë se besimi i një fëmije dy-vjeçar, për shembull, nuk është shpëtues? Krishti iu referua besimit të fëmijve si shembull për të rriturit (shih Marku 10:15). Sigurisht, është e mundur për një të pagëzuar si foshnjë të largohet më vonë në jetë, por e njëjta gjë është e vërtetë edhe për ata që pagëzohen në moshë të rritur gjithashtu. Prindërit dhe nunët e foshnjës që do pagëzohet përkushtohen se fëmija do të “bashkohet me Krishtin”, ndërkohë që ai rritet në një shtëpi të krishtere dhe në familjen e Kishës.

    RRËFIMI TEK PRIFTI

    29. Përse orthodhoksët rrëfejnë mëkatet tek prifti? Vetëm Perëndia mund ta falë mëkatin.
    Kisha Orthodhokse mëson se me të vërtetë është vetëm Perëndia ai që fal mëkatin, në bazë të çlirimit tonë në Krishtin. Megjithatë, gjatë misionit të tij tokësorë Jisui fali mëkatet dhe Dhjata e Re qartë tregon se Ai u dha apostujve të tij pushtetin t’u falin ose mbajnë mëkatet (Joani 20:23). I njëjti autoritet zotërohet ende nga Kisha.
    Në kishën e hershme, ata që kryenin mëkat të rëndë ju kërkohej që të rrëfeheshin përpara gjithë kishës. Më vonë, u zhvillua praktika e rrëfimit privat tek një prift. Falja formale është e domosdoshme kur kryhet një mëkat i rëndë, pasi një mëkat i tillë pengon mardhënien e tij, jo vetëm me Perëndinë, por gjithashtu dhe me Trupin e Krishtit, Kishën e Tij. Prandaj, falja shpallet prej bariut të komunitetit, i cili është pasues direkt i apostujve. Megjithatë, rrëfimi nuk kufizohet vetëm në misterin formal. Kisha Orthkodhokse mëson se rrëfimi është një aspekt i rëndësishëm i ecjes së përditshme për të krishterët. Të krishterët duhet t’i rrëfejnë mëkatet përpara Perëndisë sapo ai të jetë kryer. Megjithatë, një mëkat serioz do të kishte për pasojë përjashtimin nga jeta mistike e komunitetit (1 Korintianëve 5:1-5) dhe kështu individi pranohet në komunitet me anë të faljes së priftit si provë e pendimit.

    KUNGIMI I SHENJTË
    VETËM SIMBOLIK?

    30. Buka dhe vera e Darkës së Zotit nuk mund të jenë trupi i vërtetë dhe gjaku i Jisu Krishtit. Ato janë vetëm simbole.
    Mësimi Evangjelist Protestant mbi këtë pikë nuk pasqyron Fjalën e Perëndisë, por më tepër mëismin dhe opinionin e njerëzve. Një mësim i tillë mbi Eukaristinë është plotësisht jashtë-shkrimit. Shkrimet thonë se kur Zoti mori bukën dhe e bekoi në Darkën e Fundit, ai tha: “Ky është Trupi im” (shih Mateu 26:26). Duke marrë kupën, ai tha fjalët: “Ky është gjaku im…” (Mateu 26:27). Shumë nga ata që e konsiderojnë veten “Fondamentalistë Biblik”, nuk mund ta pranojnë të vërtetën e qartë siç e tha Jisui. Megjithatë, mësimi i Jisuit është i qartë: “Ai që ha mishin dhe pi gjakun tim, banon në mua dhe unë në të” (Joani 6:56). Dhe gjithashtu: “Nëse nuk hani mishin e Birit të Njeriut dhe nuk pini Gjakun e Tij, nuk keni jenë në vetvete” (Joani 6:54). Ashtu si në të tashmen, kishte shumë atëherë të cilët e dëgjuan këtë mësim të Zotit, por nuk mund ta pranonin. Shkrimi na thotë se këta dishepuj nuk vazhduan ta ndjekin më Zotin, në vend që të pranonin mësimin e Tij (Joani 6:60-66). Ata në fakt ishin Protestantët e parë!
    Ky mësim i Zotit kurrë nuk ka qenë një temë debati në Kishën Orthodhokse. Doktrina e Kishës ka qenë e njëjta që nga kohët apostolike, gjatë gjithë kohës patristike e deri në kohën e tanishme. Të gjithë Etërit e mëdhenj të Kishës dëshmojnë për kuptimin literal të fjalëve të Krishtit.

    BUKË DHE VERË
    APO TRUP DHE GJAK?

    31. Por si mund që buka dhe vera literalisht të jenë trupi dhe gjaku?
    Kisha Orthodhokse, ndryshe nga disa kisha të perëndimit, kurrë nuk ka qenë e shqetësuar të ngrejë pyetjen “si”. Kisha e di se cili është mësimi i Zotit dhe e pranon atë me përulësi dhe besë. Ky është me të vërtetë një “mister”. Kisha mund të mos e dijë se “si”, por ngultazi beson se Krishti, përmes Shpirtit të Shenjtë, i merr këto dhurata të shenjta në Vetvete dhe komunikon Vetveten tek ne përmes tyre.

    KRISHTI DHE KANIBALIZMI

    32. Po përse duhej që Krishti të na ushqente me trupin dhe gjakun e tij? Një gjë e tillë duket kanibalizëm.
    Nëse mendon se është kanibalizëm, atëherë do të ishte më mirë që ankesën t’ia bëje Krishtit, sepse ishte Ai që na mësoi se duhej të hanim mishin e Tij dhe të pinim Gjakun e tij. Duke marrë pjesë në trupin e Tij, sakrifikuar për ne në kryq dhe gjakun e Tij, të derdhur për shpëtimin tonë, ne marrim pjesë plotësisht në realitetin e shpëtimit tonë. Krishti personalisht na ushqen me Jetën e Tij të ringjallur, duke na bashkuar me njëri-tjetrin në Atë.

    LUTJE PËR TË VDEKURIT

    33. Përse luten orthodhoksët për të vdekurit? Është tepër vonë për lutje pasi të ketë vdekur personi.
    Kisha Orthodhokse mëson se të gjithë njerëzit janë të varur në mëshirën e Perëndisë, të gjallë ose të vdekur. Të krishterët, ashtu si edhe jo-besimtarët, do të qëndrojnë përpara “gjykatores së frikëshme të Krishtit”. Sipas Shën Pavlit, veprat tona do të “provohen me anë të zjarrit” (shih 1 Korintasve 3:13). Ne do të ishim përgjegjës për “çdo fjalë të kotë” që kemi nxjerrë (shih Mateu 12:36). Përpara një gjykimi kaq të rreptë, lutja jonë drejtohet tek Perëndia për ata që janë ndarë nga kjo jetë.

    FALJA PËRMES GJAKUT TË JISUIT

    34. Por të krishterët janë të pastruar përmes gjakut të Jisuit.
    Po, janë dhe ne lutemi që çfarë do lloj mëkati dhe paudhësie me të cilën një person ka vdekur t’i falet në bazë të gjakut të derdhur të Jisuit. Një person nuk është përfundimisht ose plotësisht i shpëtuar derisa të hyjë në Mbretërinë e Qiellit.

    ORTHODHOKSIA DHE EMËRTIMET E TJERA

    35. Përse Kisha Orthodhokse sulmon besimet e emërtimeve të tjera?
    Kisha Orthodhokse nuk është e interesuar në “sulmin” ndaj të krishterëve të tjerë. Ajo është e bindur se ajo ka mbajtur plotësinë e besimit dhe jetës së krishterë. Nëse të krishterë të tjerë janë ndarë nga kjo plotësi, Kisha Orthodhokse shpreson t’u tregojë atyre se cila është plotësia dhe rruga e kthimit tek ajo. Kështu, Kisha Orthodhokse aktivisht bashkëpunon me të krishterët e tjerë në lëvizjen ekumenike.

    ORTHODHOKSIA DHE QËLLIMI I JETËS

    36. Cili është qëllimi i jetës sipas Kishës Orthodhokse?
    Kisha Orthodhokse beson se qëllimi i jetës për burrat dhe gratë është që të ribashkohen me Perëndinë tani e përgjithmonë. Kjo gjë përmbushet duke qenë shpirtërisht i “lindur sërisht” dhe i transformuar në ngjashmëri me Perëndinë nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë. Shpirti i Perëndisë merret personalisht, duke u pagëzuar në Jisu Krishtin, vetë-zbulimi i Perëndisë në njerëzimin. Të gjitha doktrinat e Kishës Orthodhokse mbështeten mbi këtë mësim themeltar.

    * * * * *

    I KRISHTERË ORTHODHOKS! Është e qartë se nuk mjafton të jesh orthodhoks nga lindja ose prejardhja. Kisha nuk mund të kufizohet në funksion të prejardhjes etnike të dikujt. Nuk mund të praktikosh orthodhoksinë thjesht duke ndjekur formalisht disa rituale, as nuk është e mundur që të përjetosh vërtetësisht plotësinë e Orthodhoksisë ndërkohë që qëndron injorant në lidhje me besimin. Kisha na thërret në një jetë të re, e cila vjen nga një besim i gjallë në Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë. Ne jemi pjestarë të familjes së Perëndisë, një komunitet i cili kapërcen si qiellin dhe dheun. Le të përmbushim thirrjen e Orthodhoksisë, duke u bërë pikërisht ata që Kisha na thërret: persona të transformuar në ngjashmëri me Krishtin përmes fuqisë së Shpirtit të Shenjtë.

    I KRISHTERË EVANGJELIST: I krishteri orthodhoks mund ta kuptojë entuziazmin tënd për Krishtin dhe çfarë beson ti se është Ungjilli. Por disa qëndrime, të përbashkëta për evangjelistët, shfaqin konfuzion të madh në mënyrën e të menduarit të tyre. Ka nevojë për më tepër balancë nga ana e shumë evangjelistëve, një afrim historik ndaj Kishës Orthodhokse të Lindjes. Gjithashtu, mësimet e evangjelistëve-fondamentalistë kanë nevojë serioze të rishqyrtohen nën dritën e Shkrimit dhe traditës autentike të krishterë. Është bindja e orthodhoksëve se Kisha e tyre është në fakt Kisha e vërtetë e Krishtit. Është për hir të plotësisë së saj që ju jeni thirrur dhe plotësia e saj është plotësia e jetës më Krishtin.

  7. #47
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezi.
    Qe do te thote zgjedhje, dmth te marresh Shkrimin e Shenjte dhe te zgjedhesh pjeset qe te interesojne ty ose te mohosh Hyjnine e Shkrimit te Shenjte, pikerisht kjo ka ndodhur ne protestanizem me gjithe bijezat e tij, qe s'ka nevoje t'i permendim sepse jane shume.
    Mendoj se duhet vene emri i sakte (me falni se po e permend shume), pra HEREZI.
    Dhe duhet luftuar me keto ashtu sic luftuan Eterit tane te Shenjte me herezite e Ariosit, Nestorit, etj. Nuk duhet bashkepunuar me keta, ne asnje nivel.
    Doktrina jone Orthodhokse eshte Doktrina e Shenjte dhe e Verteta.
    Per te mbrojtur keto, jane vrare dhe martizuar Martiret tane te Shenjte, jane torturuar, rrjepur te gjalle, iu jane copetuar kockat, e gjithe tmerret e tjera. Eshte mbrojtur ne 7 Sinode te Shenjte gjithcka doktrinare, dhe cdo gje qe del kunder tyre eshte pisllek qe duhet hedhur tutje me neveri.
    Nuk duhet futur ne debate dhe "dialoge" me heretiket por te forcojme besimin tone kunder gjithckaje djallezore qe vjen nga protestanizmi, anglikanizmi, kalvinizmi,.....e pa fund...., katolicizmi,....
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 20-07-2009 më 05:34
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #48
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    [
    QUOTE]Herezia e pare protestante.

    --------------------------------------------------------------------------------

    TRADITAT APO SHKRIMI?

    1. Kisha Orthodhokse ndjek shumë tradita të cilat nuk gjenden në Shkrimin e Shenjtë.
    Kisha Orthodhokse me të vërtetë mban tradita të cilat nuk gjenden shprehimisht në Shkrimet. Shën Pavli shkroi: “Prandaj, vëllezër, qëndroni dhe mbani traditat që mësuat, me anë të fjalës ose me anë të letrës sonë.” (2 Selanikasve 2:15). Kisha Orthodhokse i qëndron besnike mësimit të plotë apostolik, si në rastin kur gjendet në Bibël ose kur na vjen përmes traditës gojore në Kishë. Apostulli Pavël nuk shkroi “Mos mbani asnjë traditë që nuk gjendet në Shkrim.”

    Me fjalen "Tradite", permblidhet gjithcka e lene nga Eterit tane te Shenjte, Shenjtoret, Martiret, Oshenaret, ... Sinodet e Shenjta, te frymezuara te gjitha nga Zoti une Jisu Krisht, nepermjet Hirit te Shpirtit te Shenjte qe buron prej Atit dhe derdhet ne Kishe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 21-07-2009 më 07:07
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #49
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e dyte protestante

    TRADITAT E NJERËZVE APO FJALA E PERËNDISË?

    2. Jisui i dënoi farisenjtë sepse ndiqnin traditat e njerëzve në vend të Fjalës së Perëndisë (Marku 7:13). A nuk bën të njëjtën gjë dhe Kisha Orthodhokse?
    Jisui nuk i dënoi farisenjtë për faktin që kishin tradita; ai kundërshtoi traditat e shtirura që praktikonin farisenjtë (shih Marku 7:9-13) dhe i dënoi ata për bërjen e disa traditave të ligjshme më të rëndësishme se ndjekjen e mësimit të Fjalës së Perëndisë (shih Mateu 23:23). Farisenjtë ishin më tepër të interesuar në ndjekjen e praktikave të jashtme në detajet më të vogla dhe nga ana tjetër neglizhonin urdhërimet e Perëndisë. Jisui u mësonte dishepujve të tij që t’i mbanin traditat e ligjshme, por t’i shmangeshin hipokrizisë së farisenjve (shih Mateu 23:1-3). Ky është pikërisht qëndrimi i Kishës Orthodhokse. Kisha Orthodhokse i kundërshton traditat të cilat janë në kundërshtim me Shkrimet dhe praktikon vetëm ato të cilat janë shprehje e vërtetë e Besimit të Krishterë. Besnikët orthodhoksë paralajmërohen gjatë shërbesave të Kishës që të mos bien në të njëjtat gabime ashtu si farisenjtë.

    ilia spiro
    Po me siper u trajtua se me fjalen "Tradite", permblidhet gjithcka e lene nga Eterit tane te Shenjte, Shenjtoret, Martiret, Oshenaret, ... Sinodet e Shenjta, te frymezuara te gjitha nga Zoti une Jisu Krisht, nepermjet Hirit te Shpirtit te Shenjte qe buron prej Atit dhe derdhet ne Kishe.
    Protestantet ketu dalin haptas kunder shenjtoreve e te gjitheve, ndoshta edhe kunder vete apostujve. Jisu Krishti u tha apostujve: "C`te lidhni mbi dhe do te jete e lidhur ne qiell dhe c`te zgjidhni mbi dhe do te jete e zgjidhur ne qiell". Autoriteti i Apostujve eshte i padiskutueshem dhe ky autoritet u trashegua brez pas brezi ne Kishen Orthodhokse, duke krijuar traditen.
    A thua ta bejne nga padituria kete gabim protestantet? Nuk besoj.
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #50
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e trete protestante

    ADHURIMI I MARISË SI “NËNA E PERËNDISË”?

    3. Disa tradita orthodhokse janë pagane, si adhurimi i Virgjëreshës Mari si “Nëna e Perëndisë”.
    Para së gjithash, të krishterët orthodhoksë nuk e adhurojnë Marinë. Adhurimi i përket vetëm Perëndisë. Megjithatë, Maria vlerësohet dhe nderohet tepër si e zgjedhur nga Perëndia për të sjellur në botë Birin e Tij të Vetëmlindur. Për shkak të kësaj ajo është më e lavdëruara nga të gjithë krijesat. Ajo vetë profetizoi “Të gjithë brezat do më lumurojnë” (Luka 1:48).
    Jisu Krishti është një Person hyjnor i përjetshëm që mori mbi vete natyrë të plotë njerëzore përmes Virgjëreshës Mari (shih Joani 1:1,14). Ai është quajtur shprehimisht “Perëndi” në Shkrimet (shih Joani 20:28). Përderisa Maria lindi dhe mëndi një Person hyjnor, ajo me të drejtë quhet “Nëna e Perëndisë”. Kjo, sigurisht, që nuk nënkupton se ajo është nëna e Atit Perëndi. Shumë nga ata që venë në dyshim titullin “Nëna e Perëndisë”, janë ata që gjithashtu venë në dyshim dhe hyjninë e plotë të Jisu Krishtit. Nuk ka asgjë pagane në nderimin e Kishës për Nënën e Shpëtimtarit tonë.

    ilia spiro
    Kjo herezi eshte teper e rende. Te mohosh Perendilindesen dhe gjithmone virgjeren Mari, nepermjet se ciles u krye misherimi i Fjales se Perendise qe u be njeri duke ruajtur Hyjnine e saj, do te thote perfundimisht te mos jesh i Krishtere. Do te thote te mos besosh as ne misherimin, ndonese kjo nuk thuhet haptas.
    protestanizmi eshte satanizem ashtu si edhe islamizmi, madje me keq.
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çlirimi i Frymës
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  2. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  3. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •