Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 98
  1. #51
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    ilia me sa di une shume besimtar ortodoks edhe kishat ortodokse mbajne ikona te marise.
    I LOVE GOD

    j&g

  2. #52
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e katert protestante.

    LUTJE NDAJ MARTIRËVE DHE SHENJTORËVE

    4. Orthodhoksët i luten Marisë dhe shenjtorëve të tjerë. A nuk është ky adhurim?
    Të krishterët orthodhoksë i kërkojnë Marisë dhe shenjtorëve të tjerë të ndërmjetojnë për ne përpara Perëndisë në lutje. Orthodhoksët besojnë se realiteti i Kishës i përfshin të dy, si të gjallët ashtu edhe ata që kanë vdekur dhe janë tani “me Krishtin” (Filipianët 1:23). Ata që kanë vdekur në Krishtin nuk kanë më pak kujdes për ne, as nuk pushojnë së luturi për ne meqenëse kanë kaluar në jetën e përjetëshme. Ne ju afrohemi shenjtorëve me nderim, gjersa kërkojmë lutjet e tyre. Në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohet një gjë e tillë me adhurimin që ne i ofrojmë Perëndisë Trinitare.

    ilia spiro
    Vazhdojne protestantet ne herezine e tyre per konceptet mbi "traditen". Shenjtoret jane prane Krishtit, ata ndermjetojne per ne prane Zotit tone Jisu Krisht, jane vellezer te tij dhe ne i nderojme dhe i adhurojme ata.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 21-07-2009 më 15:40
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #53
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e peste protestante

    A MUND TI DËGJOJNË SHENJTORËT LUTJET TONA?

    5. Si mund ta dini se shenjtorët mund t’u dëgjojnë?
    Eksperienca e Kishës konfirmon se ata na dëgjojnë. Perëndisë i ka pëlqyer të dhurojë shumë mrekullira dhe bekime përmes lutjeve të shenjtorëve. Lutjet e një personi të drejtë janë po aq efektive pas vdekjes sa edhe më parë, në mos më tepër. Perëndia i lavdëron shenjtorët e tij në Shpiritn e Shenjtë (shih Joani 17:22). Një murg rus, Siluani, e shpjegon këtë kështu: “Njëherë e një kohë nuk e kuptoja sesi ka mundësi që banorët e shenjtë të qiellit të shikonin jetët tona, por… e kuptova se ata na shohin ne në Shpirtin e Shenjtë dhe i dinë gjithë jetët tona…. Në Mbretërinë e Qiellit shenjtorët e shenjtë shikojnë mbi lavdinë e Zotit tonë Jisu Krisht; por përmes Shpirtit të Shenjtë ata shohin gjithashtu vuajtjet e njerëzve në tokë.” Është përmes bashkimit të tyre me Perëndinë që shenjtorët na shohin, na dëgjojnë dhe na njohin. Jisui e tregoi se të larguarit mund të jenë në dijeni të ngjarjeve në tokë kur pohoi: “Ati juaj Abraham gëzonte të shikonte ditën time. Ai e pa dhe u gëzua” (Joani 8:56).

    ilia spiro
    pse nuk pyesim me mire protestantet: A mund t`i degjoje Zoti lutjet tona?
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #54
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e gjashte protestante

    SHKRIMI DHE LUTJA NDAJ SHENJTORËVE

    6. Në një farë mase, një praktikë e tillë është e panjohur në Shkrimet dhe në Kishën e hershme.
    Shkrimi e bën të qartë se disa njerëz ishin veçanërisht ndërmjetues të fuqishëm tek Perëndia (Jakovi 5:16-18, Jobi 42:8). Megjithatë, një gjë e tillë nuk është e kufizuar vetëm në këtë jetë. Në librin e dytë të Makabejve, hequr nga Bibla prej protestantëve, profeti Jeremia përshkruhet duke u lutur vazhdimisht përpara Perëndisë për popullin e Izraelit (2 Makabejve 15:14). Kjo doktrinë ishte e njohur dhe e pranuar gjithashtu dhe në kishën e hershme; mbishkrime mbi varret e hershme të krishtera kërkojnë për lutjet e të larguarit dhe dokumente si “Martirizimi i Polikarpit”, dëshmojnë për këtë. Etërit e Kishës, që shpesh referohen prej protestantëve evangjelistë, si Shën Agustini, Shën Athanasi dhe Shën Joan Gojarti, të gjithë e pranonin këtë doktrinë katolike dhe orthodhokse.


    ilia spiro
    protestantet pra nuk i njohin shenjtoret, ky eshte konkluzioni
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #55
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e shtate protestante

    JISUI – I VETMI NDËRMJETËS

    7. Nëse jemi shpëtuar me gjakun e Krishtit, përse kemi nevojë t’u lutemi shenjtorëve? Jisui është i vetmi ndërmjetës midis Perëndisë dhe njeriut.
    Jisui është i vetmi Shpëtimtar i njerëzimit dhe Ndërmjetës midis Perëndisë dhe njeriut. Megjithatë, meqenëse është e vërtetë se Krishti na ka shpëtuar, nuk kemi më nevojë për lutjet e njëri-tjetrit? Shkrimi dhe tradita e krishterë dëshmojnë për nevojën dhe fuqinë e lutjes për të krishterët e tjerë (shih 2 Korintasve 1:11). Shenjtorët e larguar janë ndërmjetarë, jo ndërmjetës. Dhe lutjet e tyre janë shumë të fuqishme përpara fronit të Perëndisë.

    ilia spiro
    protestantet nuk njohin apostujt. Une pyes: A besojne ata ne Kishen e Krishtere? Them se jo. Me c'po shoh ata deshirojne marredhenie personale me Zotin, gje krejtesisht e pamundur, sepse vete Zoti Krisht ngriti Kishen e Tij mbi shkembin Apostullin Petro.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #56
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e 8 protestante
    KANONIZIMI I SHENJTORËVE

    8. Shkrimi thotë se të gjithë të krishterët janë shenjtorë. Është gabim të kanonizosh vetëm disa.
    Letrat e Dhjatës së Re iu drejtohen të gjithëve të krishterëve si “shenjtorë”. Gjersa kjo pranohet plotësisht, Kisha Orthodhokse gjithashtu përdor titullin “shenjtor” në një mënyrë të veçantë për t’iu drejtuar personave të caktuar që kanë shfaqur virtut të krishterë në një shkallë të dukshme. Duke i kanonizuar si “shenjtorë”, Kisha nuk do të thotë se ata që nuk janë kanonizuar nuk janë shenjtorë sipas kuptimit Biblik. Kisha kanonizon shenjtorë, për të mbajtur individë të krishterë si imazhe të punës së Shpirtit të Shenjtë dhe shembuj të plotësisë së jetës në Krishtin. Edhe pse të gjithë të krishterët janë shenjtorë, sipas kuptimit të Dhjatës së Re, jo të gjithë janë shenjtorë sipas kuptimit dytësor të fjalës. Kisha na thërret të imitojmë virtutet e atyre që ajo i ka kanonizuar si shenjtorë.

    ilia spiro
    protestante! ju besoni vetem ne veten tuaj
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #57
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e nente protestante

    VETËM BIBLA?

    9. Besimi i vërtetë i krishterë është i mbështetur vetëm në Bibël.
    Bibla kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk nuk mund të jetë “vetëm”. Ishte Kisha e Përgjithshme Orthodhokse që përfundimisht vendosi se cilat libra i përkasin Biblës dhe cilat jo. Në periudhën pas vdekjes së apostujve, gjendeshin shumë libra që pretendonin të ishin Shkime Apostolike. Kisha vendosi se cilat libra ishin autentikë dhe cilat jo, nëse këta libra përputheshin me traditën gojore që ajo kish marrë nga apostujt. Pa Kishën nuk do të kishte Bibël. Herezitë dhe shtrembërimet vijnë kur Bibla është shkëputur nga Kisha ose është interpretuar privatisht jashtë traditës së përgjithëshme të Kishës (shih 2 Pietrit 3:16). I njëjti Shpirt i Shenjtë që i frymëzoi Shkrimet është premtuar të udhëheqë Kishën në të gjithë të vërtetën dhe ta ruajë atë nga gabimet (shih Joani 16:13). Bibla nuk është “vetëm” – ajo i përket Kishës.

    ilia spiro
    e qarte aluzioni protestante? Ju jeni vetem heretike
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #58
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e dhjete protestante

    KISHA E PADUKSHME DHE EMËRTIMET

    10. Kisha e Krishtit është e padukshme. Unë nuk besoj në Kishën Orthodhokse ose në ndonjë emërtim tjetër.
    Kisha Orthodhokse nuk është thjesht një “emërtim”. Ajo është e njëjtë me Kishën që u themelua nga apostujt, e cila mundi herezitë e hershme si Gnostiçizmin dhe Arianizmin, që shpalli kanonin e Shkrimeve dhe që përcaktoi doktrinat e mëdha të krishtera lidhur me Trinitetin dhe me natyrat hyjnore dhe njerëzore të Krishtit. Historia e Kishës Orthodhokse mund të nxirret që nga Jisui vetë, drejtpërdrejt e në kohët moderne pa ndërprerje. Është e pamundur të thuash se Kisha është e padukshme. A ishin të padukshme kishat lokale të themeluara nga apostujt? A mos zuri vend jashtë historisë formimi i Biblës? A nuk u mundën herezitë e mëdha në histori nga Kisha historike? E vërteta është se Kisha është e dukshme, ka një histori dhe është e njëjtë me atë të Kishës së sotme Orthodhokse.

    ilia spiro

    protestante, ju desheroni te jeni te padukshem dhe te fshiheni si satanai
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #59
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e njembedhjete protestante

    BIBLA DHE TRADITA

    11. Por Kisha Orthodhokse nuk thekson Biblën dhe këmbëngul në rëndësinë e traditës.
    Nuk është e vërtetë se Orthodhoksia nuk thekson Biblën. Kisha Orthodhokse e pranon Biblën si hyjnishmërit të frymëzuar, pagabueshmërisht Fjala e Perëndisë. Bibla ka një autoritet të pakrahasueshëm në Kishën e Perëndisë, kur bëhet fjalë për besim dhe praktikë. Por Kisha Orthodhokse këmbëngul se Shkrimet duhet të interpretohen sipas traditës së përgjithëshme të Kishës. Kjo “traditë e përgjithëshme” është mbështetur në mësimin gojor të apostujve ashtu siç është pasuar në Kishë (shih 2 Selanikasve 2:15). Kjo është rezultat i faktit që Shpirti i Shenjtë jeton në Kishë (shih Joani 14:26). Ajo është mbajtur në mësimin e Sinodeve Ekumenike të Kishës dhe mësimeve të shenjtorëve dhe Etërve të Kishës. Ata që jetojnë në plotësinë e Shpirtit të Shenjtë janë udhëheqësit tanë më të mirë në Shkrimet; janë ata që dëshmojnë për bashkimin e thellë ndërmjet Shkrimit të Shenjtë dhe Traditës së Shenjtë në Kishë.

    ilia spiro
    protestante, bibla juaj eshte satanai
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #60
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e dymbedhjete protestante

    IMAZHET NË KISHË

    12. Shkrimi ndalon bërjen e imazheve. Megjithatë kjo praktikohet në traditën Orthodhokse.
    Sipas Ligjit të Dhjatës së Vjetër, bërja e imazheve ishte e ndaluar. Megjithatë ky ndalim nuk ishte absolut. Vetë Perëndia urdhëroi që dy imazhe keruvimesh të bëheshin dhe të vendoseshin në fronin e mëshirës të Arkës së Besëlidhjes (shih Dalja 25:18). Ajo që dënon Shkrimi është bërja e imazhit të një perëndie të rreme dhe përulja në adhurim përpara tij. Perëndia ishte duke ndaluar idhujtarinë, jo bërjen e imazheve në vetvete.
    Shkrimi duket sikur ndalon bërjen e çdo lloj imazhi në fakt: “Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë” (Dalja 20:4). Megjithatë, në vargun tjetër është e qartë që bëhet fjalë për idhujtarinë (shih Dalja 20:5). Përndryshe, Perëndia nuk do të kish urdhëruar bërjen e imazheve.
    Megjithatë, këtu përfshihet një parim më i thellë. Ne “nuk jemi më nën Ligj, por nën hir” (Romakëve 6:14). “Dhe nëse kërkojmë të shfajsohemi me anë të ligjit, kemi rënë nga hiri” (Gal. 5:4). Fakti që Perëndia u bë njeri në Jisu Krishtin i ka ripërtërirë parimet e marrdhënies së Perëndisë me njeriun. Ligjet e Dhjatës së Vjetër sigurisht që nuk e marrin parasysh një gjë të tillë. Shën Joani i Damaskut, një nga etërit e mëdhenj të Kishës, shprehu mësimin e saktë që Perëndia, duke qenë i padukshëm, i paperceptueshëm dhe i pakufizuar, nuk mund që të paraqitet. Në të njëjtën kohë, Shën Joani, e kundërshton këtë, sepse Perëndia në Krishtin ka marrë natyrë njerëzore, Jisu Krishti Perëndi-njeriu mund që ligjshmërisht të pikturohet në formën e Tij njerëzore. Ky mësim u pranua nga e gjithë Kisha në Sinodin e VII-të Ekumenik, më 787.
    Sigurisht, nëse Dalja 20:4 do të merrej jashtë kontekstit dhe të interpretohej literalisht, do të ishte i pamundur pikturimi i çdo lloj gjëje, madje dhe të bëje fotografi! Por kjo, nuk është e ndaluar nga Perëndia. Vetëm idhujtaria është e dënuar, adhurimi i perëndive të rreme. T’i quash imazhet e Krishtit dhe të shenjtorëve të tij “idhuj”, një gjë e tillë mund të përshkruhej vetëm si blasfemi.


    ilia spiro
    me shtohet dyshimi, a thua keto jane thjesht gabime te protestanteve? Ketu mund te them qartesisht: Jo! Kjo herezi mohon misherimin e Fjales se Perendise, dmth qe Fjala eshte bere Njeri ne Personin e Zotit tone Jisu Krisht, pra ikonat jane te domosdoshme dhe te ligjshme. Vete Perendise i pelqeu keshtu.
    Perfundimisht protestantet nuk njohin asgje
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çlirimi i Frymës
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  2. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  3. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •