Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet nė Bllog
    1

    Herezia katolike

    ORTHODHOKSIA DHE KATOLICIZMI

    Nga At Theodore Pulcini, PhD


    NJĖ PĖRPLASJE PIKĖPAMJESH

    Pas vitesh edukimi fetar si katolik, kisha arritur tė pranoja pikėpamjen e Romė-qėndėrzuar tė Historisė sė Kishės: qė Krishti kishte zgjedhur Pjetrin qė tė ish koka e Kishės, papa i parė, dhe qė kisha e themeluar nga Pjetri, kisha e Romės, qė nga fillimi kishte njė preminencė dhe superioritet mbi gjithė Krishtėrimin. Pėr mė tepėr, peshkopi i Romės qe pasoi Pjetrin trashėgoi fuqinė e tij si kreu i Kishės dhe vikar i Krishtit nė tokė, deri nė ditėt e sotme.

    Mua mė kishin mesuar se rebelimi i ēoi Protestantėt qė tė refuzonin kėtė strukturė tė autoritetit tė Kishės tė ngritur nė mėnyrė hyjnore, duke u hapur rrugėn mėsimeve tė tyre heretike dhe ndarjeve tė pafund. Nė trajnimin tim fetar, pikėpamja Katolike e historisė sė Kishės ishte nė kundėrshtim me pikėpamjen Protestante, qė prezantohej si seriozisht e mangėt.

    Nė kolegj ama, fillova tė kuptoj se historia shkruhet gjithmonė me njė kėndvėshtrim tė caktuar. Nuk ekziton njė gjė e tillė si histori objektive; tė gjithė historianėt e thonė historinė e tyre nga njė pikėpamje e caktuar. Prandaj, nė pėrpjekjet e mia pėr tė dalė me njė vlerėsim tjetėr tė ndershėm tė njė kėndvėshtrimi tjetėr tė Krishterė, fillova qė tė eksploroja qėndrimin e Protestantėve mbi Krishtėrimin e hershėm.

    Qė tė sigurohesha, zbulova gabime nė tė. M'u duke se, si njė reagim ndaj abuzimeve mesjetare tė Katolicizmit, Protestantėt kishin shkuar shumė larg; me fjalė tė tjera, "kishin flakur edhe foshnjėn me ujin e legenit". Pėr shembull, pikėpamja Protestante nuk zinte nė gojė siē duhet aspektet e hierarkisė dhe sakramentale tė Kishės sė hershme qė pėrshkruhen aq qartė nė doreshkrimet e hershme tė Krishtėrimit. I hidhte poshtė kėto si prova tė njė "korrupsioni" dhe "devijimi" tė hershėm. Megjithatė, kritika Protestante ndaj pikėpamjes Katolike mė detyroi mua qė tė perballem me disa pyetje serioze qė do ti kisha injoruar po tė mos isha njohur me tė.


    PYETJE SHQETĖSUESE

    Pėr shembull, edhe nėse Pjetri gėzonte njė lloj preminence nė rradhėt e Apostujev, a do tė thosh kjo se Krishti mendonte se ai duhet tė ishte primar nė rradhėt e peshkopėve dhe tė kishte pushtet universal mbi tė gjithė Kishėn, siē pretendonin papat qė erdhėn pas tij? Kur Krishti tha, "Ti je Pjetri, dhe mbi kėtė shkėmb unė do tė ngreh Kishėn Time" (Mateu 16:18), a ishte "shkėmbi" mbi tė cilin do tė ndėrtohej Kisha personi i Pjetrit dhe pasardhėsit e tij, apo ishte rrėfimi qė Pjetri sapo kishte bėrė: "Ti je Krishti, Biri i Perėndisė sė Gjallė" (Mateu 16:16)? Duket sikur edhe nėse Krishti la tė kuptohej qė Pjetri kishte njė lloj premeninence, kjo ishte falė virtutit tė rrėfimit tė besimit, dhe vetėm kjo mund tė shėrbente si themel i Kishės.

    Dhe nėse Krishti i dha Pjetrit fuqinė qė tė lidhi dhe tė zgjidhi ("Dhe do tė jap ēelėsat e mbretėrisė sė qiellit dhe ēfarėdo qė ti do tė lidhėsh mbi tokė do tė jetė e lidhur ehde nė qiell, dhe ēfarėdo qė ti do tė zgjidhėsh mbi tokė, do tė jetė e zgjidhur edhe nė qiell" Mateu 16:19), ai i dha tė njėjtėn fuqi tė gjithė apostujve gjithashtu ("Me tė vėrtetė, ju them, ēfarėdo qė tė lidhni mbi tokė do tė jetė e lidhur edhe nė qiell, dhe ēfarėdo qė tė zgjidhni mbi tokė do tė jetė e zgjidhur edhe nė qiell" Mateu 18:18).

    Po ashtu, ēfarėdo pozite tė privilegjuar qė Pjetri pati nė komunitetin e hershėm tė Krishterė, kjo pozitė nuk kish asgjė tė pėrbashkėt me privilegjet e veēanta qė u mbajtėn nga peshkopėt e mėpasėm tė Romės. Tė thuash se zyra e papatit ishte thjeshtė njė "mishėrim i mėtejshėm, njė zhvillim llogjik, i rolit tė Apostull Pjetrit nė kishėn primitive", mė duket gjithmonė e mė shumė si diēka qė nuk e mbron dot.

    Po nė lidhje me mėsimet Katolike qė precipituan nga Reformimi - doktrinat nė lidhje me favoret dhe purgatorin? Po nė lidhje me shpalljet dogmatike Romane mbi Shtatzaninė e Pamėkat, pagabueshmėrinė papale, dhe Lartėsimit sė Marisė, tė gjitha kėto tė hedhura poshtė nga Protestantėt?

    Nga njė anė, kritika Protestante ngriti pyetje shqetėsuese qė nxorrėn nė pah gabime nė kėndvėshtrimin Katolik. Nga ana tjetėr, kėndvėshtrimi Protestant nuk mu duk se prezantonte njė alternativė tė kėnaqėshme. Ngela nė vend numėro.

    Vetėm gradualisht fillova tė kuptoj se dilema ime ishte si rezultat i shikimit tė kėtyre pyetjeve nė raport me kontraditktat e Katolicizmit dhe Protestanizmit. Gjatė kohės qė po lexoja, pashė se njė perspektivė tjetėr - mė e vjetra nga tė gjitha - ishte me aktuale me kėrkimin tim: perspektiva e Kishės Orthodhokse.


    NJĖ PERSPEKTIVĖ E FRESKĖT

    Kush ishin kėta Orthodhoksėt njėherė? Kisha patur njė farė njohje me ta. Kishat e tyre janė tė dukshme nė peisazhin e Pensilvanise(shtet nė SHBA) perėndimore, vend ku unė u rrita. Kisha plot shokė orthodhoksė nė shkollėn fillore dhe 8-vjeēare. Por i kisha hequ vizė Orthodhoksisė si njė lloj Katolicizmi i "jo i zhvilluar sa duhet", qė ishte pėrqafuar nga disa grupe etnike tė veēanta, si rusėt, grekėt, serbėt, besnikėria e egėr fisnore e tė cilėve i motivoi qė tė ngrinin kishat e tyre kombėtare dhe tė refuzonin atė qė unė e konsideroja si mė tė pjekur, Krishtėrimin universal tė Katolicizmit.

    Teksa vazhdova tė lexoj, zbulova se pavarėsisht se si Krishtėrimi Orthodhoks ishte shpėrfytyruar nė enklavat etnike tė Pensilvanisė perėndimore, prapėsėprapi e shikonte veten si nj Fe universale - me tė vėrtetė Kisha e hershme Katolike - qė refuzonte tė bėhej pre e devijimeve serioze qė ishin zhvilluar nė Katolicizmin Roman.

    Kėto devijime ndaheshin nė pesė kategori: (1) tė kuptuarit e papatit; (2) filioque; (3) mėsimi nė lidhje me purgatorin dhe favoret; (4) "dogmat e reja" - Shtatzania e Pamėkat, pagabueshmėria papale, Lartėsimit sė Marisė; dhe (5) praktika tė ndryshme tė pėrforcuara nė Kishėn Romane, si pėr shembull Kungimi nėn njė lloj (besimtarėt e thjeshte marrin vetėm bukėn dhe jo verėn), ndarja e pagėzimit me konfirmimit (krizmimi), dhe celibati i detyrueshėm i klerit.

    Vura re se shumė nga kriticizmat qė kishte Protestanizmi kundėr Katolicizmit Roman i kish shpallur edhe vetė Orthodhoksia. Por u ndjeva i detyruar qė ta marr kritikėn Orthodhokse shumė mė seriozisht. Nė fund tė fundit, Protestantizmi u shfaq me forcė vetėm shekullin e XVI; Kisha Orthodhokse, nga ana tjetėr, e kish origjinėn qė nga vetė Apostujt. Edhe vetė Kisha Romane lėshonte pe, duke njohur vlefshmėrinė e sakramenteve tė Kishės Orthodhokse dhe vjetėrsinė e nderuar tė institucioneve tė saj. E konsideronte Kishėn Orthodhokse si "skizmatike" (tė ndarė), por jo "heretike" (qė mėson doktrinė tė gabuar).

    Kisha Orthodhokse, nga ana tjetėr, kishte guximin qė ta quante Kishėn Romane si skizmatike dhe heretike! Mbi ēfarė bazash mund tė bėnte kėto akuza? Fillova tė hetoj ndryshimet midis Orthodhoksisė dhe Katolicizmit Roman si njė pėrpjekje pėr tė dalluar se cili qėndrim ishte mė i mbrojtshmi.


    PAPATI

    Si njė surprizė pėr mua, Orthodhoksėt nuk e mohonin nė princip premacinė e papės sė Romės. Por dallonin me Kishėn Romane nė tė kuptuarit e kėsaj premacie.

    Sipas Orthodhoksėve, papa i Romės gėzonte njė status si "i parė nė mes tė barabartėsh". Qė do tė thotė, tė gjithė peshkopėt janė plotėsisht tė barabartė; nuk ekziston dika e tillė si "episcopus episcoporum", njė "peshkop i peshkopėve". Disa peshkopė nė Orthodhoksi - patriarkėt, mitropolitėt, kryepeshkopėt - gėzonin njė status tė veēantė nė rradhėt e vėllezėrve tė tyre peshkopė por nuk qėndronin mbi ta. Ata udhėheqin peshkopėt e tjerė duke formuar njė konsensus, dhe jo duke lėshuar dekrete tė pakundėrshtueshme. Me fjalė tė tjera, asnjė peshkop nė Orthodhoksi nuk ka tė drejtėn qė tė mėnjanojė njė vėlla peshkop dhe tė diktojė vullnetin e tij nė territorin e atij peshkopit tjėtėr. Papa i Romės, nga ana tjetėr, mbahet si i pakundėrshtueshėm.

    Cili qėndrim ishte i drejti? Mua mu duk se nė Kishėn e hershme ishte qėndrimi Orthodhoks ai qė triumfoi. Historianėt e Kishės e pranojnė se, kur ishte duke e organizuar veten, Kisha e hershme ndoqi atė qė quhet "principi i akomodimit". Qė do tė thotė, qytetet me rėndėsinė mė tė madhe nė Perandorinė Romake u njohėn si peshkopatat kryesore tė Kishės sė hershme.

    Gradualisht, pesė qytete tė njė rėndėsie tė madhe nė perandori u shfaqėn si pesė selitė "patriarkale" tė Kishės; Roma, Konstandinopoja, Aleksandria, Antioku, dhe Jeruzalemi. Roma gėzonte njė premaci influence midis tyre - jo sepse Kisha e Romės ishte themeluar nga Pjetri (nė fund tė fundit, Pjetri kish qėnė peshkopi i kishės sė Antiokut pėrpara se sytė e tij tė shihnin Romėn!) - por sepse ishte kisha e kryeqytetit tė perandorisė. Kjo ishte arsyeja pėrse Konstandinopoja mbante pozitėn e dytė nė rang nderi - sepse Konstandini e bėri atė nė shekullin e IV kryeqytetin e ri tė perandorisė.

    Prej pesė qendrave kryesore tė Kishės sė hershme, katėr prej tyre - Konstandinopoja, Aleksandria, Antioku dhe Jeruzalemi - ishin nė Lindje. Ato ruajtėn njė sistem tė kontrolleve dhe balancave midis tyre. Nėse njėra qendėr do tė mbahej si mė me influencė se tė tjerat, do tė sfidohej menjėherė nga qendrat e tjerave fqinje.

    Por nuk ndodhi kėshtu me Romėn. E izoluar nga qendrat e tjera, ishte e vetmia seli patriarkale nė Perėndim dhe gradualisht filloi qė tė zhvillonte njė ndjesi tė ekzagjeruar tė autoritetit tė vet. Nuk kish asnjė seli tjetėr patriarkale afėr qė ti sfidonte pretendimet e saj. Kėshtu Roma i caktoi autoritet gjithmonė e mė tė madh vetes.

    Gradualisht, si njė rezultat i zhvillimeve politike, u bė e mundur pėr papėn e Romės qė tė ushtronte ndikimin e tij gjithmonė e mė tė gjerė mbi gjithė Kishėn. Qė ta forconte kėtė pushtet tė sapogjetur, doktrina e juridiksionit universal papal u artikulua nė kundėrshti tė plotė me praktikat e Kishės sė hershme.

    U duk se doktrina Romane e premacisė papale ishte njė inovacion qė nuk kish asnjė preēedent nė Krishtėrimin e hershėm; ishte formuluar si njė "justifikim theologjik" pėr pushtetin politik tė cilin rrethanat historike kishin sjellė mbi kishėn Romane. Ishte e qartė pėr mua se qėndrimi Orthodhoks ishte shumė herė mė i konseguent me tė kuptuarit e autoritetit nė Kishėn e hershme.

    Pėr mė tepėr, mė bėri pėrshtypje vullneti i Kishės Orthodhokse edhe sot e kėsaj dite pėr tė njohur Romėn si tė parėn mes tė barabartėve nėse Roma do tė hidhte poshtė pretendimet e saja. Me fjalė tė tjera, nėse Roma do tė afirmonte pėrsėri tė kuptuarit e autoritetit tė Kishės sė hershtme, Kisha Orthodhokse do ta njihte pėrsėri premacinė e Romės. Kėshtu e kuptova se ndasitė midis kishave tė Lindjes dhe Perėndimit nuk kishin ardhur si rezultat i refuzimit kokėfortė tė Orthodhoksėve pėr tė njohur autoritetin papal, por si rrjedhojė e pretendimeve tė pajustifikueshme papale tė Katolicizmit Roman.


    FILIOQUE

    Pastaj ishte edhe kontradikta midis Orthodhoksėve dhe Katolikėve nė lidhje me filoque. Kjo fjalė latine, qė do tė thotė "dhe Birit," iu shtua nė mėnyrė tė njėanshme nga Kisha Katolike tekstit origjinal tė simbolit tė besimit qė u kompozua nė kėshillat ekumenike tė Nikeas (325) dhe Konstandinopojės (381). Ky simbol besimi qė nga fillim ishte, "Besoj nė Shpirtin e Shenjtė, Zot dhe Dhėnės i Jetės, qė rrjedh prej Atit." Kjo ishte ekzaktėsisht ajo qė na mėsoi edhe Jisui kur Ai tha: "Por kur Ndihmėsi tė vijė, tė cilin Unė do tua dėrgoj nga Ati, Shpirtin e sė vėrtetės qė rrjedh prej Atit, Ai do do tė mė dėshmojė Mua" (Joani 15:26).

    Gradualisht Kisha e Perėndimit shtoi filioque, dhe teksti tashmė lexohej, "Besoj nė Shpirtin e Shenjtė, Zot dhe Dhėnės i Jetės, qė rrjedh prej Atit dhe Birit." Prej kėtej lindi njė doktrinė Romane e "rrjedhjes sė dyfishtė", sipas sė cilės Shpirti i Shenjtė rrjedh jo vetėm nga Ati por nga Ati dhe Biri sė bashku.

    Mendimi i Etėrve Perėndimorė si Tertulliani (220 p. k.) dhe Augustini (430 p. k) shtruan udhėn pėr kėtė ndryshim. Duket se shtimi aktual i filoque u bė nė Kėshillin e Toledo, qė u mbajt nė Spanjė nė vitin 589. Shtimi nuk mbeti thjeshtė njė fenoment spanjoll ama. Gradualisht u pėrhap nė Francė dhe Gjermani.

    Pėrhapja e filoque ishte pjesė e agjendės sė Ēarlit tė Madh. Ai kapardisej me shtimin perėndimor qė iu bė simbolit tė besimit dhe pėrpara tė Krishterėve Lindorė tė shtangur me gojė hapur ai u pėrpoq pa pushim qė tė shtynte Papa Hadrian I qė ta shtonte tekstin zyrtarisht nė simbolin e besimit. Papa nuk u dorėzua pėrpara kėrkesave tė perandorit; ai i dha tė drejtė Ēarlit tė Madh se filoque ishte e pranueshme por insistoi se doktrina e rrjedhjes sė vetme (qė Shpirti rrjedh nga Ati vetėm) ishte nė harmoni si me Etėrit e hershėm edhe me Traditėn e Kishės sė Romės. Prapėsėprapi, Ēarli i Madh nuk hoqi dorė nga kėrkesat e tij. Gradualisht, pėrdorimi i filoque u pėrhap nė gjithė kishėn Perėndimore.

    Reagimi Lindor kundėr filoque ishte i dy-degėzuar. Nga njė anė, Grekėt kundėrshtuan ēdo lloj shtimi nė kredo. Kėshillat qė kishin krijuar ato fjalė tė simbolit tė besimit ndalonin fare hapur ēdo lloj shtimi ose heqje nė tekst. Nga ana tjetėr, Kisha Lindore ishte e bindur se, nga njė kėndvėshtrim theologjik, doktrina e filioque ishte e gabuar.

    Nė shekullin e IX, patriarku i Konstandinopojės, Foti, shkruajti njė qarkore ku dėnonte njė listė tė "inovacioneve" Perėndimore (doktrina dhe praktika qė nuk mbaheshin nga Kisha e hershme), nė mes tė sė cilės ishte edhe shtimi i filoque ne simbolin e besimit nga Roma. Ai nė fakt e akuzoi papėn e Romės, Nikollėn, pėr herezi nė kėtė ēėshtje dhe e ēkishėroi atė!

    Shtesa nė simbolin e besimit doli si nje pikė kontestimi e pėrhershme midis kishave tė Lindjes dhe Perėndimit, dhe vazhdon tė jetė e tillė edhe sot e kėsaj dite.

    Mė duhet tė pranoj se nuk i kuptova dot tė gjitha pikat e artikuluara bukur tė doktrinės Trinitariane qė u sollėn si argumente si nga Lindja dhe Perėndimi. Por njė gjė arrita ta shoh qartė: Kisha Orthodhokse edhe sot e kėsaj dite mban tekstin origjinal tė Simbolit tė Besimit Nikean, ndėrsa Kisha Romane pėrdor njė tekst tė ndryshuar.

    Teksa u binda gjithmonė e mė shumė nė lidhje me vlefshmėrinė e qėndrimit tė Kishės Orthodhokse mbi kėtė ēėshtje tė filoque, u inkurajova qė tė konsideroj kritika tė tjera Orthodhokse pėr Romėn. I ktheva sytė nė vazhdim nga purgatori dhe favoret.


    PURGATORI DHE FAVORET

    Jam sensibilizuar nė lidhje me problemin e purgatorit dhe favoret nėpėrmjet leximeve qė kam bėrė tė teksteve historike nė lidhje me sherrin midis Katolicizmit Roman dhe Protestantizmit. Nė fund tė fundit, ishte ēėshtja e shitjes sė favoreve qė ndezi shkėndijėn e zjarreve tė Reformimit nė shekullin e XVI. E dija qė Orthodhoksėt, ashtu si Katolikėt Romanė, luteshin pėr tė ndarėt nga jeta. Mos do tė thosh kjo se edhe ata e pranon purgatorin dhe mėsimet e favoreve qė kishin lidhje me tė?

    Pėrgjigjia e kėsaj pyetjeje ishte njė "jo" e bujshme. Katolikėt Romanė i justiifkonin praktikat e tyre tė tė luturit pėr tė vdekurit kėshtu: Edhe kur njė vepėr e mėkatshme falet, ngelet pėrsėri njė "ndėshkim i pėrkohshėm" falė atij mėkati qė duhet shlyer. Nėse dikush vdes pasi ėshtė falur (nė njė gjendje hiri) por para se tė kish mundėsi qė tė shlyente ndėshkimin e pėrkohshėm, ai person e ka siguruar qiellin. Por para se tė jete nė gjendje qė tė hyjė nė parajsė, duhet tė shpenzojė ca kohė nė purgator pėr tu pastruar nga mėkati - prej kėtej lind doktrina e purgatorit.

    Ky ndėshkim i pėrkohshėm falė mėkatit mund tė shlyet jo vetėm nėpėrmjet pėrpjekjeve tė vazhdueshme por edhe nėpėrmjet njė "dhurate" tė kishės. Nė kėtė mėnyrė kisha merr nga meritat e pafundme tė fituara nga Krishti dhe shenjtorėt dhe ua aplikon njė personi tė veēantė nė mėnyrė qė njė pjesė apo i gjithė ndėshkimi i pėrkohshėm i atij personi falė mėkatit tė mund tė shlyhet. Kjo "dhuratė" e ka emrin njė favor. Mund tė pėrdoret pėr tė shlyer ndėshkimin e pėrkohsėm tė njerėzve mėkatarė, ose mund tu aplikohet nėpėrmjet lutjeve ndėrmjetėsuese edhe tek njė "shpirt qė vuan" nė purgator, nė mėnyrė qė shpirti mund tė hyjė nė gėzimet e plota tė parajsės.

    Siē e zbulova, Orthodhoksia e shikon kėtė arsyetim si shumė mekanistik dhe si diēka tė huaj pėr shpirtin e ungjillit. Po, Orthodhoksia beson nė njė gjendje ekzistence ndėrmjet kohės sė vdekjes dhe lindjes sė Ditės sė Gjykimit, por ėshtė njė vend i ēlodhjes dhe shumė ndryshe nga purgatori i doktrinės sė Katolikėve Romanė. Ideja e purgatorit ėshtė bazuar nė nocionet e dukshme ligjore ku shpirti "duhet tė paguajė ato qė ka borxh" pėrpara se tė shijojė gjithė gėzimet e parajsės.

    Ky mėsim e bėn tė Krishterin Orthodhoks qė tė ndihet keq nė dy drejtime: Sė pari, Orthodhoksia i shmanget tė kuptuarit tė shpėtimit nė terma ligjore. Duke qėnė se Krishti bėri njė sakrificė tė plotė pėr faljen e mėkateve tona, kur jemi falur, mėkatet na janė falur. Nuk ėshtė nevoja qė tė shlyejmė borxhin e "mbetur" qė ngelet pasi jemi falur pėr mėkatin. Prandaj, Orthodhoksia e hedh poshtė tė gjithe idenė e ndėshkimit tė pėrkohshėm falė mėkatit.

    Sė dyti, Orthodhoksia na mėson se nuk do tė ketė pėrjetim tė "gjithė gėzimit" tė parajsės (tė cilin supozohet se shpirti do tė pėrjetojė pasi tė jetė pastruar nė purgator, sipas tė kuptuar Katolik Roman) derisa tė vijė Dita e Gjykimit. "Gjendja e ndėrmjetme", sipas botėkuptimit Orthodhoks, nuk ėshtė njė gjendje midis qiellit dhe ferrit nė tė cilin disa shpirtra duhet tė shpenzojnė kohė para se tė hyjnė nė parajsė. Pėrkundrazi, ėshtė njė gjendje e prehjes ku tė gjithė shpirtrat prehen nė pritje tė Ditės sė Gjykimit (lexo 1 Thesalonėve 4:13-17). Gjatė kėsaj prehje ata kanė mundėsi tė kenė njė parashijim tė shpėrblimit apo ndėshkimit tė tyre qė do tu jepet nė Ditėn e Gjykimit.

    Ndėrkohė, Kisha Orthodhokse na mėson se kėta shpirta pėrfitojnė nga lutjet e besimtarėve. Kėto lutje, si akte dashurie, i qetėsojnė shpirtrat e tė ndarėve nga jeta dhe i pėrgatisin ata mė mirė pėr tė qendruar me besim nė hirin dhe mėshirėn e Perėndisė kur tė jenė para fronit tė gjykimit tė Krishtit nė Ditėn e Gjykimit.

    Kisha Orthodhokse nuk jep asnje shpjegim mekanistik se si tė vdekurit pėrfitojnė nga kėtp lutje. Vetėm afirmon mėsimin e hershėm tė Krishterė se kėto lutje janė efikase nė pėrgatitjen e shpirtrateve tė tė vdekurve pėr ditėn e gjykimit. Pėr shembull, Shėn Pavli ndėrmjetėsoi pėr tė ndarin nga jeta Onesiforin kur shkruajti, "Perėndia pastė mėshirė pėr tė atė Ditė." (2 Timoteu 1:18). Me kėtė sjellje, Kisha Orthodhokse reflekton shumė mė mirė kėndvėshtimin e Kishės sė hershme dhe heq dorė nga justifikimet spekulative dhe ligjore pėr kėto lutje tė cilat karakterizojnė doktrinat Katoliko Romane nė lidhje me purgatorin dhe favoret.

    Kėto doktrina tė vona u dukėn si inovacione pa njė bazė tė fortė nė mėsimet e Shkrimit tė Shenjtė dhe tė Kishės sė hershme. Por teksa puna ime kėrkimore vazhdoi, zbulova se kėtp inovacione nuk ishin tė vetmet qė ishin futur nė mėsimet Katolike.


    "DOGMAT E REJA"

    Unė gjithmonė krenohesha me tre mėsime qė i kishin vetėm Katolikėt: dogmat e Shtatzanisė sė Pamėkat, pagabueshmėrisė papale, dhe Lartėsimit sė Marisė. Duke qėnė dogma, ato duhet tė pranohen nga tė gjithė Katolikėt qė duan tė jenė nė pozitė tė mirė me kishėn. Kėshtu qė edhe unė sigurisht, i pranova ato plotėsisht - deri atėherė kur zhvillova njė kėndvėshtrim historik se si kėto u bėnė pjesė e mėsimeve Katolike.

    U shokova kur zbulova se dogma e Shtatzanisė sė Pamėkat (qė do tė thotė se "qė nga momenti i shtatzanisė, Virgjėresha e Bekuar Mari ishte e pastruar nga njolla e mėkatit origjinal, falė hirit dhe privilegjit tė Perėndisė sė Plotfuqishėm, dhe falė meritave tė Jisu Krishtit, Shpėtimtarit tė njerėzimit.") ishte pėrkufizuar nė vitin 1854 nga Papa Pio IX nė mėsimet e tij tė "Ineffabilis Deus" (Zot i pagabueshėm). Kjo dogmė kish vetėm njė shekull! Dhe qė nga momenti i krijimit tė saj grupe tė ndryshme e kundėrshtuan orthodhoksinė e saj.

    Ajo qė mė shqetėsoi mė shumė se ēdo gjė nė leximet e mia ishte se Orthodhoksėt e kundėrshtuan kėtė doktrinė jo thjeshte se e shpallte Marinė si tė ēliruar nga mėkati origjinal (nė tė vėrtetė, liturgjia Orthodhokse nė mėnyrė tė vazhdueshme i referohet Marisė si e "Tėrėshenjtė", "Kulluar", dhe "Mė e bekuara"), por se ishte ndėrtuar mbi njė tė kuptim tė gabuar tė mėkatit origjinal.

    Siē e zbulova, Orthodhoksėt e kundėrshtuar tė kuptuarin Katoliko Roman tė mėkatit origjinaė si njė njollė tė trashėguar faji qė kalohet brez pas brezi tek gjithe njerėzimi qė nga koha e Adamit, si rezultat i mėkatit tė tij. Orthodhoksėt e panė kėtė nocion tė mėkatit origjinal si tė shtrembėruar te bazuar gati tėrėsisht mbi mėsimet e Shėn Agustinit. Ai i kishte injoruar mėsimet e Etėrve Lindorė qė e shikonin mėkatin origjinal jo si njė faj tė trashėguar por si njė "mallkim tė tė parėve" prej tė cilit njerėzit ishin larguar nga jeta hyjnore dhe detyrimisht i nėnshtroheshin prishjes dhe vdekjes.

    Ėshtė e lehtė qė tė kuptosh se pse Orthodhoksėt e hodhėn poshte doktrinėn e Shtatzanisė sė Pamėkat. Sepse ata e kuptonin mėkatin origjinal vetėm nė lidhje me mallkimin e vdekjes sė tė parėve, dhe dogma e papa Pios IX u pa si njė mbrojtje e idesė sė pavdekshmėrisė sė Marisė! Nė kėtė mėnyrė ajo nuk ishte si gjithė pjesa tjetėr e njerėzimit. Kjo ishte diēka qė asnjė Orthodhoks nuk mund tė pranonte. Nė fakt, Orthodhoksia e quan Marinė "tė shpenguarėn e parė" njeriu i parė qė mori bekimin e madh tė shpėtimit qė ėshtė i hapur tashmė pėr gjithė njerėzimin.

    Me trishtim arrita nė konluzionin se tė kuptuarit e gabuar Roman tė mėkatit origjinal na kishte nxjerrė njė mėsim tjetėr tė gabuar, dogmėn e Shtatzanisė sė Pamėkat. Ėshtė e qartė qė kjo dogmė ėshtė njė inovacion i pabazė.

    Ishte pothuaj se e njėjta gjė edhe me dogmėn e pagabueshmėrisė sė papės. Kjo doktroniė pohon se kur papa flet "ex cathedra", "nga froni", ose zyrtarisht, mbi ēėshtje tė besimit dhe moralit, ai na mėson nė mėnyrė tė pagabueshme. Prandaj e gjithė Kisha ėshtė e lidhur me mėsimet e tij.

    Kjo doktrinė, qė u pėrkufizua nė Kėshillin e Parė tė Vatikanit nė vitin 1870 (16 vjet pas dogmės sė Shtatzanisė sė Pamėkat), ėshtė po ashtu njė inovacion. Nuk e artikulon aspak tė kuptuarit e hershėm tė Krishterė tė rolit tė Selisė sė Romės nė Kishėn universale, dhe si rezultat, Kisha Orthodhokse e refuzoi. Unė u ēudita kur mėsova se fraksione brenda vetė Kishės Katolike nuk e pranuan doktrinėn, duke krijuar kėshtu tė ashtuquajturėn Kishat e Vjetra Katolike.

    Orthodhoksėt reagojnė mė pak negativisht ndaj dogmės Katolike tė Lartėsimit se sa ndaj dy tė tjerave qė sapo zura nė gojė mė lart. Kjo dogmė qė pohon se Maria, "pasi e pėrmbushi jetėn e saj mbi tokė, u ngjit me lavdi qiellore nė qiell me trupin dhe shpirtin e saj" u pėrkufizua nga papa Pio XII nė vitin 1950. Ngjarja pėrkujtohet nė 15 gusht tė kalendarit kishtar katolik - nė tė njėjtėn ditė qė Orthodhoksėt kremtojnė ditėn qė Maria fjeti, ose siē quhet Fjetja (vdekjen), se sa lartėsimin e saj trupor.

    Qė tė sigurohemi nė kėtė pikė, njė traditė e fortė e hershme ekziston si nė Lindje edhe nė Perėndim qė na mėson se pas vdekjes sė Marisė, Perėndia e mori atė nė parajsė. Nė Psallmin 45, njė psallm mesianik, Etėrit e Kishės e interpretuan frazėn, "Nė krahun e djathtė qėndron mbretėresha" (v. 9) si njė referencė ndaj pranisė sė Marisė me Perėndinė tani. Por lartėsimi i saj nė qiell nuk ėshtė njė besim i domosdoshėm pėr Orthodhoksin, edhe pse ėshtė njė mendim theologjik mjaft i respektuar. Pse, pyesin Orthodhoksėt, njė besim i tillė qė nuk ėshte aspak kryesore pėr shpalljen e shpėtimit duhet tė dogmatizohet dhe vendoset nė tė njėjtin nivel me dogmat e tjera kryesore si Trinia, Lindja e Virgjėr, dhe dy natyrat e Krishtit?

    Me pak fjalė, gjatė ekzaminimit nga afėr tė dogmave "tė reja" Katolike Romane, kritika Orthodhokse ndaj tyre mu duk shumė me vend.


    DALLIMET NĖ PRAKTIKĖ

    Nė mėnyrė tė ngjashme, zbulova se nė ato raste nė tė cilat praktikat Romano Katolike divergjojnė nga praktikat Orthodhokse, praktikat e Orthodhoksėve janė mė besnike ndaj praktikave tė hershme tė Krishtera se sa ato tė Katolikėve. Qė do tė thotė, qė dallimi i praktikave Romano Katolike zakonisht pėrbėn njė novacion.

    Mė lejoni tu jap disa shembuj.

    Orthodhoksėet u kanė dhėnė nė mėnyrė tė vazhdueshme Kungim tė tė dy llojeve; qė do tė thotė, tė dyja, si buka dhe vera e shenjtėruar u jepen tė gjithė kunguesve. Normalisht, Katolikėt Romanė i japin besimtarėve tė thjeshtė vetėm bukėn e shenjtėruar. Tradita Orthodhokse ėshtė deri mė sot mė e hershmja. Duke e pranuar kėtė gjė, Kėshilli i Dytė i Vatikanit rekomandoi qė tė rikthehej Kungimi i tė dy dhuratave tė shenjtėruara, edhe pse kjo nuk ėshtė bėrė akoma nė ēdo komunitet tipik katolik tė dielave.

    Orthodhoksėt i administrojnė sakramentet e fillimit - pagėzimin, krizmimin (konfirmimin), dhe Eukaristin sė bashku, ashtu siē bėnte edhe Kisha e hershme. Kisha Katolike Romane i ka ndarė sakramentet bile ndryshoi edhe rradhėn e tyre normale, duke administruar pagėzimin, pastaj Eukaristin, dhe pastaj konfirmimin (krizmimin). Nė disa vende, Katolikėt e njohin traditėn mė tė hershme tė Orthodhoksėve dhe jane duke u pėrpjekur ti rikthejnė praktikat e hershme brenda kishave tė tyre.

    Duke ndjekur praktikėn e Kishės sė hershme, Orthodhoksėt nuk insistojnė qė celibati tė diktohet si njė domosdoshmėri pėr tu dorėzuar prift. Shumica e priftėrinjve tė kishave orthodhokse janė burra tė martuar. Politika e celibatit tė detyruar pėr klerikėt e ndjekur nga Kisha Katolike Romane e ka origjinėn e vetė nė mesjetė. Pėrsėri, shumė Katolikė sot janė duke sfiduar urtėsinė e displinės aktuale dhe janė duke kėrkuar njė kthim nė njė disiplinė mė tė hershme siē mbahet nga Orthodhoksia.


    NJĖ "NDJESI" NDRYSHE

    Edhe po ti lėmė mėnjanė tė gjitha dallimet e veēanta midis Orthodhoksisė dhe Katolicizmit Roman, unė dallova njė orientim ndryshe nė tė dy besimet. Pėrjetimi Orthodhoks i Krishtėrimit, edhe pse ka shumė elementė tė pėrbashkėt me Katolicizmin, ka njė "ndjesi" dalluese, mėnyra se si i mendojnė dhe bėjnė gjėrat.

    Mbase ajo mė domethėnėsia ėshtė mėnyra se si Orthodhoksėt e shohin theologjinė, jo si njė ushtrim i arsyes por si njė pėrpjekje pėr tė shprehur njė mister tė parrėfyeshėm. Theologjia nė Perėndimin Katolik duket sikur ėshtė nė tė shumtėn e rasteve njė pėrkufizim preēiz dhe njė deduksion sillogjistik, tepėr filozofik dhe racional nė natyrė. Nė Lindjen Orthodhokse, theologjia duket sikur ėshtė nė tė shumtėn e rasteve njė ēėshtje dhoksologjie, e pėruljes me njė ēudi nderuese pėrpara tė parrėfyeshmes; ėshtė mė pak e shqetėsuar me prēizionin filozofik dhe mė shume e dhėnė pas pėrjtetimit tė tė pakuptueshmes. Ky qėndrim e gjejn shprehinė e vetė nė bukurinė dhe madhėshtinė e paaritshme tė adhurimit Orthodhoks.

    Pėr mė tepėr, pavarėsisht se unė e respektova dhe qėndrova i mahnitur pėrpara organizatės madhėshtore tė Kishės Romane, po mė lodhnin legalizmat qė mu duk se po e pushtonin pėrjetimin Katolik. Pėr tė qenė i sigurt, vura re se gjėrat nuk ishin kaq tė prera, kaq bardhė e zi, nė sistemin Orthodhoks. Pėrkundrazi, gjeta njė lloj lirie munduese nė tė, njė liri qė tė inkurajon tė jesh i pėrgjegjshėm, jo thjeshtė i bindur.

    Theksi ligjor i Kishės Katolike, siē e zbulova, kishte njė ndikim tė thellė jo vetėm mbi stilin administrativ por edhe nė orientimin theologjik. Shpėtimi, pėr shembull, shpjegohej nė terma ligjore; me vdekjen e Tij, Krishti pagoi dėnimin qė i ishte dhėnė me tė drejtė njerėzit si rezultat i mėkatit - vdekje dhe mallkim. Shpėtimi shpjegohej pra si njė shlyerje e borxhit dhe heqje e njė dėnimi tė drejtė - kategori ligjore.

    Pėr tu treguar i ndershėm, asnjėherė nuk e kisha parė kėtė botėkuptim si shumė tė kėnaqshėm. Pėrse njė Perėndi i dashur duhet tė kėrkonte njė ēmim tė tillė? Ishte Ati me gjithė mend kaq i nevrikosur dhe hakmarrės aqsa do tė kėrkonte vdekjen e Birit tė Tij nė mėnyrė qė tė paqėtohej? Po kėrkoja njė tė kuptuar mė tė mirė tė shpėtimit, dhe e gjeta tek Orthodhoksia.


    QĖ TĖ SHPĖTOSH DO TĖ THOTĖ TĖ TRANSFORMOHESH

    Nė botėkuptimin Orthodhoks, tė shpėtosh nuk do tė thotė qė tė ēlirohesh nga njė dėnim i vendosur nga Zoti. Por do tė thotė qė tė transformohesh prej Tij, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi! Mėsova principin mbi tė cilin e gjithė tradita shpirtėrore Orthodhokse ėshtė bazuar: Zoti u bė njeri nė mėnyrė qė njeriu tė bėhej hyjni. Ky proēes i hyjnizimit njihet si theosis. Pėr tu siguruar, ne njerėzit nuk mund tė bėhemi dot kurrė Zot nga natyra, por njeriu nuk u krijua qė tė ekzistonte i ndarė nga Perėndia. Shpėtimi duhet tė na kthejė pėrsėri nė kungim me Perėndinė.

    Vetėm duke qenė "i fuqizuar" nga hiri (qė pėr Orthodhoksėt nuk ėshtė njė komoditet i krijuar por vetė Prezenca e Tė Pakrijuarit e pėrcjellė tek krijesa e Tij) natyra njerėzore do tė mund tė jetė ajo pėr tė cilėn u krijua qė tė jetė. Kur flet pėr hyjnizimin, theologjia Orthodhokse ėshtė nė fakt duke folur pėr njerifikimin e vėrtetė, rikthimin e qėnies njerėzore nė gjendjen nė tė cilėn ishin krijuar. Nė kėtė kuptim, ne tė gjithė jemi krijuar pėr tė qenė "pjesmarrės tė natyrės hyjnore" (2 Peter 1:4).

    Theosis mė bėri mua qė tė rigjej dhe ēmoj lutjen dhe sakramentet si takime transformuese me Perėndinė. Fillova tė shikoj njė unitet tė pėrjetueshėm midis theologjisė dhe spiritualitetit. E vėrteta e ungjillit mu bė e dukshme me njė qartėsi tė re. Pavarėsisht se ēfarė ishte Orthodhoksia me aspektet e veta tė ndryshme, unė e pėrjetova at si thellėsisht tė vėrtetė.


    TĖ JETOSH BESIMIN APOSTOLIK

    Pavarėsisht nga tė gjitha vuajtjet e saj - dhe ka plot tė tilla - Kisha Orthodhokse ka ruajtur, pa ndryshim, shtim apo shpifje dėmtuese, Besimin e Apostujve, Besimin e Kishės sė hershme. Kjo ėshtė e mjaftueshme pėr mua, dhe ka qėnė pėr mua burimi i njė gėzimi tė heshtur por tė pėrhershėm.

    Kisha Orthodhokse nuk ėshtė politikisht e fortė, as e pasur, as ndonjė erudite e madhe. Por ka brenda saj Shpirtin qė dėshmon Krishtin, Shpirtin qė ushqen pėrjetimin e Zotit tė ringjallur qė ka ndihmuar tė gjithė tė Krishterėt qė tė besojnė. Tė jesh Orthodhokse do tė thotė tė kesh mundėsi tė shijosh jetėn dhe pėrjetimin e Krishterė nė njė formė tė kulluar. Sepse tė Krishterėt Orthodhoksė, pa vėnė nė dyshim asnjėherė mirėsinė dhe sinqeritetin e tė Krishterėve tė tjerė, afirmojnė atė se vetėm nė Kishėn Orthodhokse mund tė gjendet plotėsia e sė vėrtetės tė Krishterė.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet nė Bllog
    1
    Megjithese autori eshte munduar t'i trajtoje me tolerance katolicizmin dhe protestanizmin, nese do te flisnim me gjuhen e Eterve tane te Shenjte do t'i konsideronim keto te dyja me emrin e tyre te vertete: "Herezi".
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ilia spiro,
    kam lexuar...Shpresoj qė ta kem kuptuar mendimin e teologut qė ka shkruar.
    Unė mendoj se pas mė shumė se 1000 vjeteve, duhet ta mėsojmė ēeshtjen pa pasion.
    Nuk duhet ta mbrojmė veten, dhe tė vendosim kush e ka tė drejtė, por nė meditim, nė lutje, me pėrkushtim duhet tė kėrkojmė vetėm ēka Jezusi na ka zbuluar. Ashkush, mendoj unė, nuk ka kuptuar gjithēka.
    Atėherė do tė kuptojmė se tė gjithė, katolikė dhe ortodoksė, jemi larg nga njohja e pėrsosur e zbulimit biblik e se ndoshta, pėr sa u pėrket dogmave tė pėkujtuar mė sipėr, besojmė tė njejta gjėra. Ndoshta ka njė problemė pėr shėrbimin papnor, por nėse nė studim, nisemi nga Bibla, nga tradita kishtare dhe jo nga traditat tona tė ndryshme, atėherė bashkimi ynė do tė jetė mė afėr.

    Torrkerry

  4. #4
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Jo vetem ne besimet fetare, por kudo, nqs do nje kendveshtrim te sakte, mos i beso asnjehere vetem nje fonti te vetem, por bej krahasime e aty do te gjesh nepermjet mendjes tende te verteten duke seleksionuar ate qe te duket me e drejte
    La vita č bella...

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga torrkerry Lexo Postimin
    ilia spiro,
    kam lexuar...Shpresoj qė ta kem kuptuar mendimin e teologut qė ka shkruar.
    Unė mendoj se pas mė shumė se 1000 vjeteve, duhet ta mėsojmė ēeshtjen pa pasion.
    Nuk duhet ta mbrojmė veten, dhe tė vendosim kush e ka tė drejtė, por nė meditim, nė lutje, me pėrkushtim duhet tė kėrkojmė vetėm ēka Jezusi na ka zbuluar. Ashkush, mendoj unė, nuk ka kuptuar gjithēka.
    Atėherė do tė kuptojmė se tė gjithė, katolikė dhe ortodoksė, jemi larg nga njohja e pėrsosur e zbulimit biblik e se ndoshta, pėr sa u pėrket dogmave tė pėkujtuar mė sipėr, besojmė tė njejta gjėra. Ndoshta ka njė problemė pėr shėrbimin papnor, por nėse nė studim, nisemi nga Bibla, nga tradita kishtare dhe jo nga traditat tona tė ndryshme, atėherė bashkimi ynė do tė jetė mė afėr.

    Torrkerry
    E respektoj mendimin tend torrkerry, por nuk edhe po te dua, nuk mund te jem dakord me ty. Ceshtjet ne diskutim jane shume te thella, po te filloj te sqarohem do te duhet shume kohe, sepse pikerisht ketu qendron edhe ndryshimi mes nesh (duket ne qendrimin tend), se mendimi i kontaktit direkt me Biblen zgjidh gjithcka.
    Ajo qe quan ti dogme dhe qe e tille eshte, ketu qendron besimi i vertete dhe e cila ka bere edhe vete interpretimin e Bibles, ne Kishe, nepermjet Shpirtit te Shenjte. Pra eshte e Shenjte dhe nuk mund te preket.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga [era] Lexo Postimin
    Jo vetem ne besimet fetare, por kudo, nqs do nje kendveshtrim te sakte, mos i beso asnjehere vetem nje fonti te vetem, por bej krahasime e aty do te gjesh nepermjet mendjes tende te verteten duke seleksionuar ate qe te duket me e drejte
    Do te doja te isha ne mendimin tend era, por nuk mundem. Interpretimi yt eshte humanist. Pluralizmin le tja leme politikes. Kjo eshte fushe e besimit te gjitheseicilit.
    Prandaj eshte i kote diskutimi sepse fusha eshte e panjohur per ty.
    faleminderit
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Te jesh besimtar edhe realist nuk bie me doemos ne kundershtim!
    La vita č bella...

  8. #8
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    A e di ti ?

    Citim Postuar mė parė nga [era] Lexo Postimin
    Te jesh besimtar edhe realist nuk bie me doemos ne kundershtim!
    Qe perandori Kostantin ne beri krishterimin fe zyrtare dhe te ligjshme dhe paganizmin te paligjshem?
    A e di qe kjo solli ardhjen e njerezve besimtar ose jo ne kishe?
    Dhe a e di ti qe kjo solli ndarjen e kishes ne katolike dhe orthodhokse ?
    Sepse ne fillim kisha quhej , Kishe,ose kisha e Perendise, ose Asamble, ose bashkesi , shkurt ne shqip mbledhje besimtaresh.?

    Dhe me e bukura nuk varet nga emri se je kishe e mire apo jo por nga ajo cfare beson dhe praktikon.
    Ketu ndoshta ska nevoje dhe per aq njohuri historie, sepse perndryshe si i behet me ata qe nuk kane nje liber historie kishe?
    Ata nuk mund te dine asgje per kishen por ata kane Biblen qe eshte fjala e Perendise , dhe Perendia ka thene qe fjala ime nuk do te ndryshoje kurre.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  9. #9
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Kam edhe nje pyetje te fundit

    Sepse ndoshta sdo te kem kohe te pergjigjem me , do te kem pune me siguri.
    Ne bibel na thuhet qe Ata qe besojne tek Jezusi do te sherojne te semure me ane te venies se duarve, do te debojne demon, do te predikojne ungjillin ne cdo cep te botes jo vetem ne nje pjese te botes, dhe do te bejne dishepuj.
    A je duke i bere keto gjera ti personalisht?
    Sepse edh Apostujt i benin dhe ishin duke jetuar nje jete Apostolike.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  10. #10
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Albani do ta jap un pėrgjigjen

    Asnjė njeri (apostuj,prift..etj etj) nuk mund ta dėboj djallin ashtu si Jezusi! sepse Jezusi ka pas nji fuqi hyjnore qė i ka bo kto mrekullina sepse shėrimi i Jezusit nga djalli dallon nga ajo qė shėron nje Prift qoft ai Katolik apo qoft ai Orthodoks njerzit mund tė shėrojn njeriun i pushtuar nga Djalli duke bėrė lutje dhe duke perdorur metoda tė ndryshme mirpo me anė tė vėnies sė duarve si Jezusi qė e bėnte kėt gjė jo! e per predikimin e Ungjillit e bejne dishpepuj ke tė drejtė...

    (Mendimi im)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •