Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Thëniet e Etërve të Shkretëtirës

    ANDONI I MADH

    Andoni i Madh, i mbiquajtur "Babai i Murgjve", kish lindur në qëndër të Egjiptit rreth vitit 251 pas Vdekjes së Krishtit, dhe ishte i biri i prindërve të krishterë që jetonin si fermerë në fshat. Në vitin 269 ai dëgjoi Ungjillin teksa lexohej në kishë dhe ia aplikoi vetes fjalët e Ungjillit: "Shko dhe shit gjithçka ke dhe të ardhurat jepua të varfërave dhe hajde..." Ai ia përkushtoi veten një jete me asketizëm nën udhëheqjen shpirtërore të një plaku pranë fshatit të tij që jetonte i izoluar nga bota. Në vitin 285 shkoi vetëm në shkretëtirë që të bënte një jetë në vetmi të plotë. Reputacioni i tij tërhoqi pasues që u vendosën pranë tij, dhe në vitin 305 Andoni doli nga izolimi për t'u bërë ati i tyre shpirtëror. Pas pesë vjetësh ai u tërhoq përsëri në izolim e vetmi. Ai e vizitoi Aleksandrinë të paktën dy herë, njëherë gjatë kohës së persekutimit të të krishterëve, dhe herën e dytë për të mbeshtetur peshkopin Athanas kundër herezisë. Ai vdiq në moshën 105 vjeç. Jeta e tij u shkrua nga Shën Athanasi dhe ishte me shumë influencuese në përhapjen e idealeve të monasticizmit në gjithë Botën e Krishterë.


    1. Kur Abba i shenjë Andon jetonte në shkretëtirë e zuri dëshpërimi dhe e sulmuan shumë mendime plot mëkat. Ai i tha Zotit: "Zot, unë dua të shpëtoj nga këto mendime prandaj mos më ler vetëm. Çfarë duhet të bëj kur vuaj? Si mund të shpëtoj prej tyre?" Pas pak çastesh, kur u ngrit në këmbë që të dilte, Andoni pa një njeri si vetja që ishte duke punuar, ngrihej që të lutej dhe ulej përsëri për të thurur litarin, e ngrihej përsëri për tu lutur. Ishte një engjëll i Perëndisë që kish ardhur për ta korigjuar dhe për ta siguruar. Ai dëgjoi engjëllin t'i thosh atij: "Bëje këtë dhe do të shpëtosh." Sapo dëgjoi këto fjalë, Andoni u mbush me gëzim dhe kurajo. I bëri ato dhe shpëtoi.


    2. Kur i njëjti Abba Andon po mendonte për thellësinë e gjykimit të Perëndisë, ai pyeti: "Zot, si ka mundësi që disa vdesin të rinj dhe disa vdesin në nje moshë shumë të thyer? Pse ka njerëz që janë të varfër dhe të tjerë që janë të pasur? Pse njerëzit e këqinj jetojnë mirë dhe njerëzit e drejtë janë në nevojë?" Ai dëgjoi një zë që iu përgjigj: "Andon, mbaje vëmendjen mbi veten tënde. Këto gjëra janë për tu gjykuar nga Perëndia dhe nuk fiton gjë edhe sikur të mësosh rreth tyre."


    3. Dikush e pyeti Abba Andonin: "Çfarë duhet të bëjë njeriu që të kënaqi Perëndinë?" Plaku iu përgjigj: "Vëri veshin kësaj që po të them: kushdo qofsh, gjithmonë ki para syve të tu Perëndinë; çfarëdo që të besh, bëje ashtu siç të mësojnë Shkrimet e Shenjta; kudo që të jetosh, mos u largo kollaj prej andej." Mbaji këto tre këshilla dhe do të shpëtosh.


    4. Abba Andoni i tha Abba Poemenit: "Kjo është puna e madhe e njeriut: gjithmonë të pranojë fajin e mëkateve të tij përpara Perëndise dhe të presë tundime gjatë gjithë jetës së tij."


    5. Ai tha gjithashtu: "Kushdo që nuk ka provuar tundimin, nuk ka për të hyrë në Mbretërinë e Qiellit." Ai shtoi më tej: "Pa tundime, askush nuk mund të shpëtojë."


    6. Abba Pambo e pyeti Abba Andonin: "Çfarë duhet të bëj?" dhe plaku i tha: "mos ki besim në drejtësinë tënde, mos u shqetëso për të shkuarën, por kontrollo gjuhën dhe stomakun."


    7. Abba Andoni tha: "I pashë kurthet e armikut të shpërndara në të gjithë botën dhe thashë duke psherëtitur: "Kush mund tu shpëtojë këtyre kurtheve?" Pastaj dëgjova një zë që mu përgjgj: "Përulësia.""


    8. Ai tha po ashtu: "Disa njerëz e lodhin trupin me anë të asketizmit, por u mungon mprehtësia dalluese, prandaj janë larg Perëndisë."


    9. Ai tha gjithashtu: "Jeta dhe vdekja jonë është me fqinjin tonë. Nëse e bëjmë një vëlla për vete, kemi fituar Zotin, por nëse e skandalizojmë vëllanë, kemi mëkatuar kundër Krishtit."


    10. Ai tha gjithashtu: "Ashtu siç ngordhin peshqit po ndejtën për një kohë të gjatë pa ujë, ashtu edhe murgjit që hallakaten jashtë qelivë të tyre apo e kalojnë kohën me njerëzit e botës e humbin intensitetin e paqes së brendshme. Ashtu si ai peshku që shkon në drejtim të detit, edhe ne duhet të nxitojmë për në qelinë tonë, nga frika se nëse vonohemi jashtë, do të humbim vrojtimin tonë të brendshëm."


    11. Ai tha gjithashtu: "Ai që dëshiron të jetojë në vetmi në shkretëtirë, shpëton prej tre konflikteve: dëgjimit, fjalëve, shikimit. Ngelet vetëm një konflikt për të dhe është ai i kurvërimit."


    12. Disa vëllezër shkuan tek Abba Andoni që t'i rrëfenin atij disa vegime që kishin patur dhe të mësonin prej tij nëse vegimet ishin të vërteta apo me origjinë djallëzore. Ata kishin marrë me vete një gomar të vogël i cili u ngordhi rrugës. Teksa arritën tek At Andoni, Ai, duke qënë në pritje të tyre, u tha: “Si ju ngordhi gomari i vogël rrugeë?” “Nga e mësuat që gomari na ngordhi rrugës o At?” e pyetën vëllezërit. “Demonet ma rrëfyen.” Dhe ata iu përgjigjën atij: “Nuk erdhëm për këtë arsye për të të parë ty, por nga frika se mos mashtrohemi, pasi shohim vegime dhe shpesh herë dalin si të vërteta.” Duke u dhënë shembullin e gomarit të ngordhur, Abba u bëri të qartë vëllezërve se vegimet ishin të një natyre djallëzore.


    13. Një gjahtar e pa Abba Andonin duke bërë shaka me disa prej vëllezërve dhe u shokua. Duke dashur që ti tregonte gjahtarit se edhe shakaja ishte e nevojshme nganjëherë për nevojat e vëllezërve, Abba iu drejtua gjahtarit me fjalët: "Vër një shtizë ne harkun tënd dhe qëlloje në ajër." Dhe gjahtari e bëri. Abba i tha: "Qëllo edhe një tjetër" dhe gjahtari qëlloi përsëri. Pastaj Abba i tha: "Qëllo edhe një tjetër më fort" dhe gjahtari iu përgjigj "po e përtheva harkun kaq shumë do të më thyhet fare." Dhe Abba i tha: "Është e njëjta gjë edhe me punët e Zotit. Po i tërhoqëm vëllezërit më shumë se sa duhet, ata do të këputen një ditë. Nganjëherë është mirë që të vi poshtë dhe tu plotësoj nevojat e tyre." Kur dëgjoi këto fjalë, gjahtari u copëtua nga keqardhja dhe u largua i ngritur shumë moralisht nga plaku. Kurse vëllezërit shkuan në shtëpi të fuqizuar.


    14. Abba Andoni mësoi për një murg të ri në moshë që kish bërë një mrekulli rrugës. Kur kish parë disa pleq të moshuar rrugës që mezi ecnin, ai kish urdhëruar gomarët e egër të shkretëtirës qe ti merrnin dhe ti shpinin tek Abba Andoni. Pleqtë që erdhën të takonin Abba Andonin, ia rrëfyen se çfarë kish ngjarë. Abba u tha atyre: "Ky murg më duket mua si një anije e mbushur plot me mallra, por nuk e di nëse do të arrijë dot deri në port." Pak pak minutash, Abba Andoni filloi të qante, të vajtonte dhe të shkulte flokët e tij. Njëri nga dishepujt e pyet: "Përse po qan Abba?" dhe plaku i përgjigjet: "një shtyllë e madhe e Kishës sapo u rrëzua (e kish fjalën për murgun) por shko tek ai dhe shiko se ç'ka ngjarë." Dhe dishepulli shkoi dhe e gjeti murgun te ulur në një rrogozë duke vajtuar për mëkatin që kish bërë. Kur pa dishepullin e Abba Andonit, ai u tha: "Thuajini plakut që t'i lutet Zotit për mua që të më japi vetëm 10 ditë kohë dhe shpresoj se do të jem në gjendje t'ia shpërblej." Por pas 5 ditësh, ai vdiq.


    15. Njëri prej vëllezërve lavdëroi një murg në sy të Abba Andonit. Kur murgu erdhi ta takonte, Abba Andoni donte të shikonte se si ai i duronte ofendimet, dhe kur pa që nuk i duronte dot fare, i tha: "Ti je si një fshat i zbukuar në mënyrë magjepëse nga jashtë, por i shkatëruar përbrenda nga hajdutët."


    16. Njëri prej vëllezërve i tha Abba Andonit: "Lutu për mua." Plaku i tha atij: "Unë nuk do të tregoj mëshirë për ty dhe as Zoti nuk do të tregojë mëshirë për ty, nëse ti vetë nuk bën një përpjekje që t'i lutesh vetë Perëndisë."


    17. Një ditë, disa pleq erdhën që të takonin Abba Andonin. Në mes tyre ishte edhe Abba Josifi. Duke dashur ti testojë, Abba Andoni zgjodhi nje tekst nga Shkrimet e Shenjta dhe filloi me më të riun që ta pyeste se çfarë domethënie kish ai tekst. I pyeti të gjithë me rradhë dhe të gjithë dhanë mendimin e tyre ashtu siç e kuptonin. Por të gjithëve Abba u thosh se: "Nuk e ke kuptuar." Në fund fare pyet Abba Josifin: "Si do ta shpjegoje ti këtë thënie?" dhe ai iu përgjigj: "Nuk e di." Dhe pastaj Abba Andoni i tha: "Abba Josifi e ka gjetur rrugën me të vërtetë, pasi ai tha "Nuk e di"."


    18. Disa vëllezër po vinin nga Sketis për të takuar Abba Andonin. Kur ishin duke hipur në një varkë për të shkuar atje, takuan edhe një plak që do shkonte po atje. Vëllezërit nuk e njihnin atë. U ulën në varkë duke sjellë ndër mend gjatë gjithë kohës thëniet e Etërve, Shkrimeve, dhe punën e tyre të krahut. Kurse plaku rinte pa folur. Kur arritën në bregun tjetër, mësuan se edhe plaku ishte nisur për tek qelia e Abba Andonit. Kur arritën tek vendi i qelisë, Abba Andoni u tha atyre: "A ju bëri shoqëri të mirë ky plaku gjatë rrugës?" Pastaj iu drejtua plakut me fjalët: "Paske sjellë shumë vëllezër të mirë me vete o at." Plaku ia ktheu: "Duke që janë të mirë por nuk kanë një derë në shtëpinë e tyre dhe kushdo mund të hyjë në stallë dhe tua lëshojë hajvanët." Me këto fjalë ai donte të tregonte se vëllezërit flisnin çdo fjalë që u vinte në mendje.


    19. Vëllezërit erdhën tek Abba Andoni dhe i thanë: "Na thuaj një fjalë, si mund të shpëtojmë?" Plaku u tha atyre: "Ju i keni dëgjuar Shkrimet e Shenjta. Ato ju mësojnë se si mund të shpëtoni." Por ata i thanë: "Po duam ta dëgjojmë edhe nga ty o At." Pastaj plaku u tha atyre: "Ungjilli thotë, "Nëse dikush ju qëllon në faqe, kthejini edhe faqen tjetër"(Mat. 5:39)". Ata i thanë: "Nuk mund ta bëjmë dot atë." Plaku u thotë: "Nëse nuk ofroni dot faqen tjetër, të paktën lërini t'u qëllojnë në një faqe." "As atë nuk e bëjmë dot", i thanë ata. "Nëse nuk e bëni dot as atë, të paktën mos ua ktheni të keqen me të keq", u tha plaku. "Nuk e bëjmë dot as atë", i thanë murgjit. Pastaj plaku u tha dishepujve të tij, "Përgatitni pak çaj misri për këta invalidë. Nëse nuk e bëni dot as këtë dhe as atë, çfarë mund t'u bëj unë tjetër? Ajo për të cilën ju keni nevojë janë lutjet."


    20. Njëri prej vëllezërve hoqi dorë nga bota dhe ua dha të gjithë pasurinë të varfërve, por mbajti një pjesë të vogël të pasurisë për vete për shpenzime personale. Vajti që të takonte Abba Andonin. Kur ia rrëfeu Abba Andonit se çfarë kish bërë, plaku i tha: "Nëse do të bëhesh murg, shko në fshat, bli ca mish, mbuloje trupin tënd lakuriq me atë mish dhe hajde këtu ashtu siç je." Murgu bëri siç i tha plaku dhe qentë e zogjtë ia shqyen mishin rrugës. Kur u kthye plaku e pyeti nëse e kishte ndjekur këshillën e plakut apo jo. Ai i tregoi trupin e copëtuar nga plagët, dhe Abba Andoni i tha: "Ata që heqin dorë nga bota por duan që të mbajnë diçka për vete copëtohen në këtë mënyrë nga demonët të cilët bëjnë luftë kundër tyre."


    21. Bëri vaki që një ditë, njëri prej vëllezërve të manastirit ku rinte Abba Ilia të pushtohej nga tundimi. Kur e përzunë nga manastiri, murgu shkoi në mal tek Abba Andoni. Murgu jetoi aty afër tij për ca kohë dhe pastaj Abba Andoni e dërgoi prapë në manastir. Kur murgjit e manastirit e panë, e përzunë përsëri dhe ai u kthye tek Abba Andoni duke i thënë: "O At, ata nuk më pranojnë." Atëherë Abba Andoni u dërgon një mesazh atyre në manastir duke u thënë: "Një anije e zuri stuhia në det dhe e humbi gjithë ngarkesën e vetë të mallrave në det, mirëpo ajo që kish mbetur nga anija arriti me vështirësi në breg të detit. Por ju jeni duke flakur përsëri në det atë që gjetët në breg të detit." Kur murgjit mësuan se ishte Abba Andoni ai që e kishte dërguar murgun, ata e pranuan atë përsëri në manastir menjëherë.


    22. Abba Andoni tha: "Unë besoj se trupi gëzon një lëvizje natyrale, të cilës i është përshtatur, por të cilën nuk mund ta ndjeki dot pa mirekuptimin e shpirtit dhe përfaqëson në trup një lëvizje pa pasion. Është edhe një lëvizje tjetër që vjen nga të ushqyerit dhe të ngrohurit e trupit nga të ngrënit dhe të pirët, dhe kjo shkakton që ngrohtësia e gjakut të vërë në lëvizje trupin në punë. Prandaj apostulli tha: " Dhe mos u dehni me verë, sepse sjell shthurje." (Efes. 5.18) Dhe në ungjill, Zoti u rekomandon këtë gjë dishepujve të tij: "Kini kujdes që zemrat tuaja të mos rëndohen nga të llupurit, nga të dehurit." (Luka 21:34) Por është edhe një lëvizje tjetër që mundon ata që luftojnë dhe kjo lëvizje vjen nga veremi dhe xhelozia e demonëve. Duhet që ti kuptoni këto tre lëvizje të trupit: e para është natyrale, e dyta vjen nga të ngrënët shumë, e treta shkaktohet nga demonët."


    23. Ai tha gjithashtu: "Zoti nuk ua lejon të njëjtën luftë dhe tundime këtij brezi, ashtu siç lejoi brezit para nesh, sepse njerëzit janë më të dobët tani dhe nuk durojnë dot më aq shumë."


    24. Abba Andonit i ishte shfaqur nga lart në shkretëtirë se ekzistonte një njeri në qytet që ishte i barabartë me të për nga dija hyjnore. Ai ishte doktor në profesion dhe çdo gjë të tepërt për nevojat e jetës së tij ua jepte të varfërve, dhe çdo ditë ai këndonte Tri-shënjtorin së bashku me engjëjt.


    25. Abba Andoni tha: "Do vijë një kohë që njerëzit do të bëhen të marrë, dhe kur të shohin dikë qe nuk është i marrë si ata, do ti drejtohen atij me fjalët: "Ti je i marrë, ti nuk je si ne.""


    26. Vëllezërit erdhën të takonin Abba Andonin dhe i vunë përpara një pasazh nga libri i Levitikut. Plaku shkoi në shkretëtirë i ndjekur fshehurazi nga Abba Amonasi, qe e njihte zakonin e Abba Andonit. Abba Andoni shkoi shumë larg dhe qëndroi në këmbë duke u lutur dhe duke qarë me një zë të fortë: "O Zot, dërgomë Moisiun që të më shpjegojë këtë thënie." Pastaj erdhi një zë që i fliste atij Abba Andonit. Abba Amonasi tha se edhe pse e dëgjoi zënë nuk mundi ta kuptonte se çfarë tha.


    27. Tre Etër shkonin dhe e vizitonin Andonin e bekuar çdo vit, dhe dy prej tyre diskutonin me të mendimet e tyre mbi shpëtimin e shpirtit të tyre, kurse i treti rinte gjithmonë i heshtur dhe nuk i kërkonte asgjë. Pas një kohe të gjatë, Abba Andoni i tha atij: "Ti vjen shpesh që të me takosh, por nuk më pyet për asgjë", dhe plaku iu përgjigj: "Për mua mjafton që të takoj ty o Abba Andon."


    28. Tregojnë për një plak qe i kërkoi Zotit që ta lejonte që të takonte gjithë Etërit e Shenjtë, dhe ai i takoi të gjithë përveç Abba Andonit. Dhe ai e pyeti udhërrëfyesin e tij: "Ku është Abba Andoni?" Dhe udhërrëfyesi i tha si përgjigje: "Atje ku është Zoti, atje do jetë edhe Abba Andoni."


    29. Njëri prej vëllezërve në manastir u akuzua pa të drejtë për kurvërim, dhe ai u ngrit e vajti tek Abba Andoni. Po ashtu, edhe murgjit erdhën nga manastiri që ta korrigjonin dhe ta merrnin me vete në manastir përsëri. Murgjit e ardhur nga manastiri e akuzuan duke treguar se çfarë kishte bërë, por ai e hodhi poshtë akuzën e tyre duke thënë se ai nuk ka bërë një gjë të tillë. Tani, Abba Pafnuti, që e thirnin Qefal, qëlloi që të ishte prezent atje dhe u tregoi atyre këtë paravoli: "Kam parë njëherë një njeri të mbuluar me baltë deri në gju në bregun e një lumi dhe disa njerëz erdhën që ta nxirrnin nga balta por e shtynë më keq në baltë deri në grykë." Pastaj Abba Andoni tha këto fjalë për Abba Pafnutin: "Ja tek e keni një njeri që me të vërtetë kujdeset për shpirtrat dhe i shpëton ata." Të gjithë murgjit e ardhur nga manastiri u prekën thellë në zemër nga fjalët e plakut dhe i kërkuan falje murgut që pak më parë e akuzuan. Dhe të qortuar nga Etërit, ata e morën vëllanë e tyre dhe u nisën për në manastir.


    30. Disa thonë se Shën Andoni ishte "i mbartur nga Shpirti", që do të thotë, që lëviz së bashku me Shpirtin e Shenjtë, por ai vetë asnjëherë nuk ua kish thënë këtë gjë njerëzve të tij. Njerëz të tillë si Abba Andoni shikojnë jo vetëm se çfarë është duke ndodhur në botë, por edhe çfarë do të ndodhi në të ardhmen.


    31. Një ditë Abba Andoni mori një letër nga perandori Konstandin, në të cilën i kërkonte që të shkonte në Konstandinopojë, dhe Abba po vriste mendjen se çfarë të bënte. Dhe i tha Abba Pavlit, dishepullit të tij: "Duhet të shkoj apo jo?" Ai iu përgjigj: "Nëse shkon do të thërrasin Andon. Por nëse qëndron këtu do të thërrasin Abba Andon."


    32. Abba Andoni tha: "Nuk ia kam më frikën Zotit por e dua Atë. Sepse dashuria e flak tej frikën." (Joan 4.18)


    33. Ai tha gjithashtu: "Gjithmonë të kesh frikën e Perëndisë përpara syve të tu. Sille ndërmend atë që sjell vdekjen dhe jetën. Urreje botën dhe gjithçka që ajo përmban. Urreje gjithë paqen që vjen nga mishi i trupit. Hiq dorë nga kjo bote në mënyrë që të jesh i gjallë për Perëndinë. Kujto se çfarë i ke premtuar Perëndisë pasi do të t'a kërkojë në ditën e gjykimit. Vuaj nga uria, etja, lakuriqësia, ruaj shpirtin tënd dhe lësho plot psherëtima: qaj dhe rënko në zemër, testoje vetveten, që të shikosh nëse je i denjë për Perëndinë, përbuze mishin e trupit në mënyrë që të ruash shpirtin tënd."


    34. Abba Andoni shkoi njëherë të vizitojë Abba Amonin në malin Nitria dhe kur u takuan, Abba Amoni i tha: "Falë lutjeve të tua, numri i vëllezërve po rritet, dhe disa prej tyre duan të ndërtojnë më shumë qeli ku mund të jetojnë në paqe. Sa larg prej këtej mendon se duhet ti ngremë qelitë?" Abba Andoni tha, hamë njëhere bukë në orën e nëntë dhe pastaj do dalim të ecim në shkretëtirë për të eksploruar vendin." Dhe kështu shkuan në shkretëtirë dhe ecën deri në perëndim të diellit dhe atëherë Abba Andoni tha: "Hajde të lutemi dhe ta ngremë kryqin këtu, në mënyrë qe ata që duan ta ndërtojnë qelinë këtu. Kurse ata që kanë ngelur atje, nëse duan të vijnë për vizitë këtu, mund të marrin pak ushqim në orën e nëntë dhe mund të vinë këtu. Nëse e bëjnë këtë, di të jenë në gjendje që të mbajnë lidhje pa i shkëputur mendjen njëri-tjetrit." Distanca është 12 milje.


    35. Abba Andoni tha: "Kushdo që godet një copë hekur, në fillim vendos se çfarë do bëjë me të, një kosë, një shpatë apo një sëpatë. Po ashtu edhe ne duhet të mbledhim mendjen se çfarë virtyti duam të fakëtojmë se për ndryshe lodhemi kot."


    36. Ai tha gjithashtu: "Bindja me maturi i jep njeriut pushtet mbi kafshët e egra."


    37. Ai tha gjithashtu: "Nëntë murg u rrëzuan pasi punuan për një kohë të gjatë dhe u fiksuan me krenarinë shpirtërore, sepse besimin e bazonin në punët e tyre dhe duke u mashtruar nuk i kushtuan vëmendjen e duhur urdhërimit që thotë: "Pyet babanë tënd dhe ai do të ta tregojë" (Deut. 32.7)"


    38. Dhe ai tha këto fjalë: "Murgu që është në gjendje duhet ti tregojë pleqve të tij në konfidencë se sa hapa hedh dhe sa gllënqka ujë pi në qëlinë e tij, për të parë nëse është duke bëre ndonjë gabim."
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-06-2005 më 23:46

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    ARSENI


    Arseni kish lindur në Romë rreth vitit 360. Një njeri i arsimuar, nga rradhët e senatorëve, u emërua nga perandori Theodhos I, si mësues i princërve Arkadit dhe Honorit. Ai iku nga pallati perandorak në vitin 394 dhe shkoi me anije fshehurazi në Aleksandri. Prej andej ai shkoi në Sketis dhe u dorëzua nën udhëheqjen shpirtërore të Abba Joanit të Shkurtër. Ai u bë oshënar afër Petras në Sketis. Me sa duket ka patur vetëm tre dishepuj, Aleksandrin, Zoilisin dhe Danielin. Ai ishte i dëgjuar për vuajtjet e mëdha dhe heshtjen dhe këto të gërshetuara me dijen e tij e bënë këtë shenjtor pak si të ndaluar për murgjit Koptikë. Pas shkatërrimit të dytë të Sketis në vitin 434, ai shkoi në malin Troë ku edhe vdiq në vitin 449.


    1. Kur ishte ende duke jetuar në pallatin perandorak, Abba Arseni iu lut Zotit me këto fjalë: "Zot, më udhëhiq në udhën e shpëtimit." Dhe një zë erdhi duke i thënë: "Arsen, largohu nga njerëzit dhe ke për të shpëtuar."


    2. Kur ishte duke jetuar në vetmi, ai tha të njëjtën lutje si më lart dhe dëgjoi një zë si përgjigje që i tha: "Arsen, largohu, hesht, lutu gjithmonë, se këto janë burimet që nuk përmbajnë mëkat."


    3. Bëri vaki që kur Abba Arseni ishte ulur në qelinë e tij ai u ngacmua nga demonët. Shëbëtorët e tij nga ana e tyre qëndruan jashtë qelisë së tij dhe dëgjuan atë teksa i lutej Zotit me këto fjalë: "O Zot mos më lër. Unë nuk kam bërë asgjë të mirë në sytë e tu, por në emër të mirësisë tënde, më ler të bëj një fillim për mirë."


    4. Tregojnë për të se kur ishte në pallatin perandorak, asnjë njeri tjetër i oborrit nuk vishte veshje më të shkëlqyeshme se të tij, prandaj në Kishë askush nuk vishte rroba më të vjetra se sa Arseni.


    5. Dikush i tha Arsenit të bekuar: "Si ka mundësi që ne, me gjithë shkollimin dhe dijen e gjerë tonën nuk arrijmë dot asgjëkundi, kurse këta fshatarët egjiptianë arrijnë të fitojnë kaq shumë virtyte?" Abba Arseni i tha atij: "Ne nuk fitojmë asgjë nga arsimimi ynë laik me të vërvetë, por fshatarët egjiptianë i fitojnë virtytet falë punës së tyre të rëndë."


    6. Një ditë Abba Arseni u këshillua me një murg plak egjiptian në lidhje me mendimet e tija. Dikush e vuri re këtë dhe i tha atij: "Abba Arsen, si ka mundësi që ti me një shkollim kaq të madh në gjuhën greke dhe latine, e pyet këtë fshatar për mendimet e tua? Ai iu përgjigj: "Unë me të vërtetë kam mësuar gjuhën greke dhe latine, por unë nuk di as alfabetin e gjuhës së këtij fshatari."


    7. Kryepeshkopi i Bekuar Theofil, i shoqëruar nga një gjykatës, erdhi një ditë për të takuar Abba Arsenin. Ai e pyeti plakun në mënyrë që të dëgjonte një fjalë prej tij. Pas një heshtje të shkurtër, plaku iu përgjigj: "A do ta praktikosh atë që do të them?" Ata ia premtuan. "Nëse dëgjoni se Arseni është diku, mos shkoni atje."


    8. Njëherë tjetër kryepeshkopi, duke dashur ta takonte atë, dërgoi dikë për të parë nëse plaku do ta priste. Arseni i tha atij: "Nëse vjen, unë do të pres. Por nëse të pres ty, do të me duhet të pres të gjithë njerëzit e tjerë, e kështu që une nuk do të mund të jetoj më këtu." Kur dëgjoi këto fjalë kryepeshkopi tha: "Nëse e largoj duke i shkuar për ta parë, atërherë nuk duhet të shkoj më ta shoh fare."


    9. Njëri prej murgjve e pyeti Abba Arsenin që ti dëgjonte një fjalë që kish për ti thënë dhe plaku i tha "Përpiqu me gjithë fuqinë tënde që të sjellësh aktivitetin tënd të brendshëm në akord me Perendinë, dhe ke per ti kapërcyer pasionet e jashtme."


    10. Ai tha gjithashtu, "Nëse e kërkojmë Zotin, ai do të na e shfaqi veten, dhe nëse ne e mbajmë, ai do te na qëndrojë pranë."


    11. Dikush i tha Abba Arsenit, "Mendimet më mundojnë duke më thënë "Ti as nuk agjëron dhe as nuk punon, të paktën ik e vizito të sëmurët se edhe ajo është bamirësi."" Por plaku, duke dalluar sugjerimet e demonëve i tha atij, "Shko, ha, pi, fli dhe mos puno, por ama mos dil nga qelia jote." Sepse plaku e dinte që qëndrimi i patundur në qeli e mban murgun në rrugën e duhur.


    12. Abba Arseni thosh se murgu që udhëton jashtë nuk duhet të përzihet me asgjë, duke ruajtur kështu paqen e tij.


    13. Abba Marku i tha Abba Arsenit, "Perse na eviton ne?" Plaku i tha, "Zoti e di që ju dua ju, por unë nuk mund të jetoj me Zotin dhe me njerëzit në të njëjtën kohë. Ata mijra e dhjetra mijra trupa qiellore kanë vetëm një vullnet, kurse njerëzit kanë shumë vullnete. Kështu që unë nuk mund ta lë Zotin që të jetoj me njerëzit."


    14. Abba Danieli tregonte për Abba Arsenin se ai kalonte gjithë natën pa gjumë dhe herët në mëngjes kur natyra e shtynte që të binte në gjumë, ai i thoshte gjumit, "Hajde këtu, o shërbëtor i keq." Dhe pastaj, ashtu i ulur, do të merrte një sy gjumë dhe do të zgjohej përsëri pas pak.


    15. Abba Arseni thoshte se një orë gjumë mjafton për një murg, nëse ai është një luftëtar i zoti.


    16. Plaku na tregonte se si njëherë dikush shpërndahu fiq të thatë në Skitis. Duke qenë se fiqtë nuk ishin të një cilësie të mirë, askush nuk i shpuri fiq të thatë Abba Arsenit në mënyrë që të mos e ofendonin. Kur e mësoi këtë gjë, plaku nuk shkoi në sinaks duke thënë "Me keni përjashtuar duke mos më dhënë një pjesë nga bekimi te cilin Zoti u dha vëllezërve, nga ai bekim të cilin unë isha i padenjë që ta merrja." Të gjithë e dëgjuan këtë dhe u ngritën moralisht nga përulësia e plakut. Pastaj prifti vajti që t'i shpinte disa fiq të thatë dhe e solli atë në sinaks (liturgji) me gëzim.


    17. Abba Danieli na tregonte "Ai jetoi me ne për shumë vjet dhe çdo vit ne i çonim vetëm një shportë me buke dhe kur shkonim përsëri pas një viti, ne vetë do të hanim një pjesë të asaj buke që i kish tepruar."


    18. Tregojnë për të njëjtin Abba Arsen se ai e ndronte ujin e fletëve të palmave vetëm njëherë në vit, herët e tjera vetëm sa do të shtonte ujë. Një plak iu përgjërua me keto fjalë, "Përse nuk e ndron ujin e këtyre gjetheve të palmave kur kundërmon erë e keqe?" Ai i tha atij, "Në vend të parfumeve dhe aromave që hidhja kur isha në botë, tani më duhet të duroj këtë erën e keqe."


    19. Abba Danieli tregonte se si Abba Arseni, kur dëgjonte se të gjitha varietetet e frutave ishin pjekur, ai do të thosh, "Më sillni ca fruta". Do ti provonte të gjitha frutat me rradhë nga pak dhe vetëm njëherë dhe do të falënderonte Perëndinë.


    20. Njëherë në Skitis Abba Arseni ishte i semurë dhe pa asnjë fije liri. Duke qënë se nuk kish asnjë lek që të mund të blinte ca, ai mori lirin falë bamiresisë së dikujt, dhe kur e mori tha, "Të falenderoj o Zot, që më pe të denjë që të marr këtë bamirësi në emrin Tënd."


    21. Tregojnë për të se e kish qelinë 32 milje larg dhe nuk e largohej kollaj nga qelia e tij: në fakt, të tjerët i bënin punët e nevojshme jashtë qelisë. Kur Skitis u shkatërrua ai u largua duke qarë dhe duke thënë: "Bota humbi Romën dhe murgjit humbën Skitis".


    22. Abba Marku e pyeti Abba Arsenin, "A është mirë që të mos kesh asgjë të tepërt në qeli? Se njoh një vëlla që kish mbjellë disa perime dhe i shkuli fare nga toka." Abba Arseni iu përgjigj, "Padyshim që ajo është gjë e mirë por çdo gjë duhet të bëhet sipas kapacitetit të secilit. Sepse nëse ai murgu që njeh ti nuk e ka forcën e duhur për të bërë këtë gjë, së shpejti ai ka për të mbjellë rrënjë të tjera perimesh."


    23. Abba Danieli, dishepulli i Abba Arsenit, na rrëfeu këtë: "Një ditë rastisa që isha pranë Abba Aleksandrit dhe ai ishte shumë i brengosur. Ishte shtrirë dhe ia kishte ngulur sytë ajrit nga brengat. Qëlloi që i bekuari Arsen po vinte që ta takonte atë, dhe kur erdhi shkoi ti fliste, kur e pa të shtrirë përtokë. Gjatë bisedës që bënë bashkë, Abba Arseni e pyeti, "Kush ishte ai besimtari i thjeshtë që ishte shtrirë këtu në tokë?" Abba Aleksandri iu përgjigj, "Ku e pe?" Kur po zbrisja nga mali i hodha sytë nga guva dhe pashë një njeri të shtrirë gjerë e gjatë dhe i kish ngulur sytë ajrit". Abba Aleksandri u pendua duke i thënë, "Më fal por isha unë, më kishin pushtuar brengat." Abba Arseni iu drejtua me fjalët "Domethënë ishe ti? Mirë atëherë se kujtova se mos ishte ndonjë besimtar i thjeshtë, prandaj të pyeta.


    24. Një herë tjetër Abba Arseni i tha Abba Aleksandrit, "Kur të mbarosh së preri degët e palmave, hajde të hamë bukë bashkë, por nëse kanë ardhur miq, ha bukë bashkë me ta." Abba Aleksandri punoi ngadalë dhe me kujdes. Kur erdhi ora për të ngrënë, ai nuk kish mbaruar akoma punë së preri degët e palmave, kështu që bëri siç i tha plaku dhe vazhdoi derisa të mbaronte punë. Kur Abba Arseni e pa që ai u vonua, hëngri vetëm bukë pasi kujtoi se i kishin ardhur miq dhe kish ngrënë bukë me ta. Por Abba Aleksandri, pasi mbaroi punë, shkoi tek plaku. Dhe plaku e pyeti, "A pate miq sot?" "Jo", i tha ai. "Atëherë përse nuk erdhe për të ngrënë?" Abba Aleksandri iu përgjigj, "Ju më thatë që të vija pasi të mbaroja së preri degët e palmave dhe duke ndjekur këshillën tënde, unë nuk erdha se nuk kisha mbaruar punë." Plaku i mrekulluar nga përpikmëria e dishepullit të tij i tha, "Prishe agjërimin menjëherë dhe hajde të festojmë sinaksin të qetë, dhe pi ca ujë se përndryshe do të të vuajë trupi."


    25. Një ditë Abba Arseni shkoi në një vend ku kish kallama që u frynte era. Plaku u tha vëllezërve, "Çfarë është kjo lëvizje?" Ata i thanë, "Janë ca kallama". Pastaj plaku u tha, "Kur dikush që po jeton me lutje në heshtje dëgjon këngën e një zogu të vogël, zemra e tij nuk përjeton më të njëjtën paqe si më parë. Është shumë herë më keq kur dëgjon lëvizjen e atyre kallamave nga era."


    26. Abba Danieli na rrëfen se kur disa vëllezër po bënin plan që të shkonin në Thebaid për të gjetur ca li thanë: "Le të përfitojmë nga ky rast që të takojmë Abba Arsenin." Kështua Abba Aleksandri erdhi dhe i tha plakut: "Disa vëllezër që kanë ardhur nga Aleksandria duan të të takojnë." Plaku iu përgjigj: "Pyeti se përse kanë ardhur." Kur mësoi se ishin rrugës për në Thebaid për të blerë li, ai i tha plakut: "Ata me siguri që nuk kanë për të parë fytyrën e Arsenit pasi nuk kanë ardhur për mua por për punët e tyre. Bëji të pushojnë pak dhe nisi në paqe dhe thuaju që plaku nuk iu pret dot."


    27. Një vëlla erdhi tek qelia e Abba Arsenit në Skitis. Teksa priste jashtë ai e pa plakun të kthyer në një flakë të zjarrtë. (Ky vëlla ishte i denjë për të parë këtë). Kur trokiti në derë, plaku doli tek dera dhe pa vëllanë e mahnitur. I tha atij, "Ke shumë që i bie derës? A pe ndonjë gjë këtu?" Tjetri iu përgjigj, "Jo". Dhe pastaj plaku foli me të dhe e përcolli.


    28. Kur Abba Arseni banonte në Kanopus, një virgjëreshë që jetonte me frikën e Perëndisë dhe që ishte shume e pasur pasi ishte e bija e një senatori erdhi nga Roma për ta takuar. Kur Kryepeshkopi Theofil e takoi vajzën e re, ajo iu lut që ta bindte plakun që ta takonte atë. Dhe ai kështu bëri, shkoi tek plaku dhe iu drejtua me fjalët: "Një njeri nga rangu i senatorëve ka ardhur nga Roma dhe ka dëshirë të të takojë." Plaku refuzoi ta takonte atë. Kur kryepeshkopi i tha këto fjalë vajzës ajo e urdhëroi egërsirën e vuajtjeve që të ngarkohej duke thënë: "Kam besim tek Perëndia se do ta takoj, se nuk kam ardhur që të takoj një njeri (sepse ka plot të tillë në qytetin tonë), por kam ardhur të takoj një profet." Kur ajo arriti tek qelia e plakut, me urdhër të Zotit, plaku ishte jashtë. Kur e pa, ajo u hodh përmbys me kokën tek këmbët e tij. I nxehur, plaku e ngriti në këmbë dhe i tha duke e parë në sy. "Nëse duhet të shohësh fytyrën time me patjetër, ja tek e ke, shikoje." Ajo u mbulua nga turpi dhe nuk e nuk e pa fare në fytyrë. Pastaj plaku i tha: "A nuk ke dëgjuar nga goja e njërëzve mbi mënyrën time të të jetuarit? Duhet ta respektosh. Si guxon ti dhe bën një udhëtim të tillë? A nuk e kupton që ti je vajzë dhe nuk mund të shkosh dot kudo? Apo e bëre që kur të kthehesh në Romë tu tregosh grave të tjera: Takova Arsenin? Pastaj ato kanë për ta kthyer detin në një panair me gra që vinë për të më takuar mua." Ajo tha: "Dashtë Perëndia, nuk kam për të lënë asnjeri që të vijë këtu por lutur për mua dhe më kujto gjithmonë." Por ai iu përgjigj asaj: "Unë i lutem Perëndisë që të me largojë kujtesën tënde nga zemra ime." E tronditur kur dëgjoi këto fjalë, vaja u tërhoq. Kur u kthye në qytet, nga vajtimi i madh ajo u sëmur, e zunë ethet, dhe Kryepeshkopi i bekuar Theofil mësoi që ajo ishte sëmurë. Ai shkoi që ta takonte dhe i kërkoi që ti tregonte se si ishte puna. Ajo i tha atij: "Ah sikur të mos kisha shkuar fare atje! I kërkova plakut që të më kujtonte dhe ai më tha: "I lutem Perëndisë që të më largojë kujtesën tënde nga zemra." Kështu që unë tani po vdes nga vajtimi." Kryepeshkoi i tha asaj: "A e kupton që ti je një grua dhe nëpërmjet grave armiku lufton kundër Shenjtorëve? Ky është shpjegimi i fjalëve të plakut, kurse sa për shpirtin tënd, ai do të lutet për të vazhdimisht." Sapo dëgjoi këto fjalë shpirti i saj u shërua dhe ajo u kthye në shtëpi e gëzuar.


    29. Abba Davidi na tregoi këtë për Abba Arsenin. Një ditë një avokat erdhi dhe i solli plakut testamentin e një senatori që ishte i afërm familjar i plakut dhe i kishte lënë trashëgimi një pasuri shumë të madhe. Arseni e mori dhe ishte gati për ta grisur. Por avokati ra përmbys para këmbëve të tij duke i thënë: "Të lutem mos e gris, se po e grise kanë për të më prerë kokën." Abba Arseni i tha atij: "Po unë kam vdekur para këtij senatori që sapo ka vdekur, dhe ia ktheu testamentin avokatit pa pranuar asgjë."


    30. Tregojnë për të se të shtunave në mbrëmje, duke u përgatitur për lavdinë e së dielës, ai do ti kthente kurrizin diellit dhe do t'i shtrinte duart lart duke u lutur me fytyrë nga qielli derisa dielli do të shkëlqente përsëri në fytyrën e tij. Vetëm atëherë ai do të ulej.


    31. Tregojnë për Abba Arsenin dhe Abba Theodorin e Fermit, se më shumë se gjithë të tjerët, ata të dy urrenin mburrjen e njerëzve të tjerë. Abba Arseni nuk do të pranonte të takonte njerëz shpesh, kurse Abba Theodori rrinte si hekur kur takonte njeri.


    ...
    ...
    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-01-2015 më 15:46

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Disa vellezer shkuan tek At Antonios ti rrefenin atij disa vegime qe kishin patur dhe te mesonin prej tij nese vegimet ishin te verteta apo me origjine djallezore. Ata kishin marre me vete nje gomar te vogel i cili u ngordhi rruges. Teksa arriten tek At Antonios, Ai, duke qene ne pritje te tyre, u tha: “Si ju ngordhi gomari i vogel rruges?”

    “Nga e mesuat qe gomari na ngordhi rruges o At?” e pyeten vellezerit.

    “Demonet ma rrefyen.”

    Dhe ata iu pergjigjen atij: “Nuk erdhem per kete arsye per te te pare ty, por nga frika se mos mashtrohemi, pasi shohim vegime dhe shpesh here dalin si te verteta.”

    Duke u dhene shembullin e gomarit te ngordhur, Ati u beri te qarte vellezerve se vegimet ishin te nje natyre djallezore.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    I njejti At Antonios, duke menduar mbi menyren se si vepron Zoti, pyeti njehere: “O Zot, si ka mundesi qe disa vdesin ne moshe teper te re dhe disa te tjeter arrijne nje moshe shume te madhe? Si ka mundesi qe disa jetojne si te pasur dhe disa si te varfer? Dhe si ka mundesi qe te padrejtet vazhdojne te pasurohen me tej, teksa te drejtet ngelen te varfer?” Dhe pastaj ai degjoi nje ze qe iu drejtua me fjalet: “Antonios, kujdes se cfare mendon, se ato qe ti pyet kane te bejne me misteret e Perendise qe ty nuk te hyjne ne pune qe ti mesosh.”


    * * *

    Njehere At Antonios mori nje leter nga Perandori Konstandini i Madh ku i kerkohej qe te shkonte ne Konstandinopoje. Po vriste mendjen se cfare te bente. Dhe i tha dishepullit te tij, Vella Pavell: “Si mendon ti? Duhet te shkoj?” Dhe dishepulli iu pergjigj: “Nese shkon, do te therrasin ‘Antonios’; por nese nuk shkon, do te therrasin ‘At Antonios.’”

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Nje dite At Arsenios po shkembente mendime me nje plak Egjiptian dhe e pyeti ate se cfare mendonte. Kur nje dishepull e pa, i tha: “At Arsenios, ti ke kaq dije ne greqisht dhe latinisht, dhe pyet kete njeri qe eshte analfabet per mendimet e tua?”

    At Arsenios ia ktheu: “Pikerisht, une e njoh shume mire alfabetin grek dhe ate romak; por akoma nuk kam mundur te mesoj alfabetin e ketij plaku.”

  10. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Nje murg i ri ne moshe dhe teper i merzitur iu drejtua Poimen te Shenjte: “Trupi im o At, eshte dobesuar shume nga praktikat asketike, por pasionet akoma nuk me leshojne.”

    “Pasionet, biri im,” iu pergjigj Ati i urte, “jane si puna e gjembave; kur i shkul nga toka, duart e tua do te gjakosen pa dashur.”


    “Cfare duhet te bej o At, pasi pasionet dhe demonet me mundojne?” nje murg i ri pyeti Sisoes e Shenjte.

    “Mos thuaj qe demonet te mundojne o biri im” iu pergjigj plaku, “sepse pjesa derrmuese e jone jemi skllever te deshirave tona djallezore.”

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Ndersa ishte ende ne jete monstike, Moisiu i Zi (Etiopiani) po luftonte epshet trupore. Kjo beri qe ai te kalonte ne nje gjendje te turbullt shpirterore dhe iu rrefye At Isidoros.

    Ati e degjoi ate duke e simpatizuar dhe, kur e keshilloi sic duhet, i tha qe te kthehej ne dhomen e tij. Megjithate, nga frika se mos e pushtonin deshirat djallezore teksa kthehej ne dhome, At Isidoros e mori prej dore dhe e coi ne catine e dhomes ku ai ishte mbyllur per aq kohe.

    “Shiko ketu,” i tha atij, duke drejtuar me gisht nga Perendimi. Atje Moisiu pa nje ushtri shpirtrash djallezore qe kishin nxjerre shpatat, gati per lufte, dhe u tmerrua nga ajo qe pa.

    “Ktheji syte nga Lindja tani,” i tha plaku perseri. Mirazhe engjesh ne nje formacion ushtarak ishin gati te perballnin armikun.

    “Te gjithe keta,” i tha At Isodoris, “u eshte dhene detyre nga Ati qe te mbrojne njeriun ne nevoje. Nuk e shikon se sa me e madhe dhe me e forte eshte ushtria e engjejve krahasuar me ate te armikut?”

    Moisiu falenderoi Zotin me gjithe zemer per kete vegim dhe duke marre kurajo, u kthye ne dhomen e tij per te vazhduar betejen e tij me epshet e trupit.

  14. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Njehere, nje i ri i pushtuar nga demonet shkoi tek disa Eter qe te mund te sherrohej nga lutjet e tyre. Nga turpi, eterit u larguan. Keshtu qe femija vuajti per nje kohe te gjate, derisa njerit prej Eterve i erdhi keq, i beri kryqin me nje kryq te drunjte qe e mbante ne brezt duke nxjerre keshtu demonet nga trupi.

    “Meqe me nxorre nga trupi i tij,” i tha shpirti demon, “Une do te futem ne trupin tend.”

    “Futu,” iu pergjigh Ati me kurajo.

    Demoni u fut ne trupin e tij dhe e mundoi per plot 12 vjet. Ati i beri balle mundimeve me vendosmeri, duke e luftuar demonin me agjerim te jashtezakonshme dhe lutje te panderprera. Gjate gjithe ketyre viteve, ai asnjehere nuk futi buke ne goje, por pertypte ne goje vetem kumbulla dhe kaperdinte vetem lengun e tyre.

    Me ne fund, i mposhtur nga vendosmeria e Atit, demoni doli nga trupi i tij.

    "Perse po largohesh?” e pyeti Ati. “Askush nuk po te nxjerr jashte.”

    “Agjerimi yt me shkaterroi,” iu pergjigj demoni teksa u be i padukshem.

  15. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    “Une digjem nga pasioni per tu martirizuar per Dashurine ndaj Krishtit,” nje murg i ri i tha nje dite nje plaku me eksperience.

    “Nese ti merr mbi supet e tua barren e vellait tend atehere kur i vijne tundimet,” plaku iu pergjigj atij, “Eshte njesoj si te hidhesh ne furren e zjarrte se bashku me 3 Femijet e Shenjte.”

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    "Kur isha femije,” rrefente nje dite At Makarios “ruaja bagetite se bashku me disa shoket e mi. Nje dite ata shkuan qe te vidhnin fiq dhe me moren edhe mua me vete. Kur u kthyem tek tufa e bagetive, nje nga fiqte ra nga shporta dhe une e mora nga toka dhe e hengra. Edhe tani qe floket me jane thinjur, une e kujtoj ate mekat dhe pendohem per te.”

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-05-2009, 20:04
  2. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  3. Mendoj se nuk ka artikull me te mire se ky i Eterve ortodokse
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-11-2002, 02:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •