
Postuar mė parė nga
DYDRINAS
Ministri Lulėzim Basha i ka premtuar homologut kosovar se pėr tre vjet do tė ndėrtohet aksi kryesor rrugor
Basha: Brenda 2008-ės pėrfundon Durrės-Kukės
Qeveria po intensifikon pėrpjekjet pėr ta kthyer Portin e Shėngjinit nė njė port tė lirė pėr pasagjerėt kosovarė
Gladiola Bendaj
TIRANĖ-Rruga Durrės-Morinė do tė pėrfundojė ndėrtimin e saj brenda vitit 2008. Ka qenė ky njė nga premtimet qė ministri i Punėve Publike dhe Transporteve, Lulėzim Basha, i ka bėrė homologut tė vet kosovar, Qemal Ahmeti, gjatė takimit tė djeshėm. Pėrveē kėsaj, nė takim u fol pėr heqjen e taksės nė Portin e Shėngjinit pėr automjetet qė lėviznin drejt Kosovės dhe anasjelltas, si dhe uljen e ēmimit tė biletės sė avionėve nė udhėtimin Rinas-Prishtinė. Diskutimi midis dy minstrave ka hedhur edhe idenė e ndėrtimit tė njė linje tė re hekurudhore qė do tė lidhė tė dy vendet nėpėrmjet segmentit Prizren-Rrėshen. Gjatė diskutimit, Basha i ka bėrė tė ditur ministrit tė Kosovės se rruga qė do tė lidhė Shqipėrinė me Kosovėn, nėpėrmjet segmentit Durrės-Morinė, do tė ndėrtohet brenda mandaturės Berisha. Vendosėm tė intensifikojmė pėrpjekjet tona pėr zhvillimin e kėtij projekti nga tė dyja anėt nė njė kohė sa mė tė shkurtėr, pėr tė kapėrcyer kėshtu pengesat e trashėguara apo tė krijuara nė secilin prej segmenteve dhe pėr fillimin e punimeve veēanėrisht nė anėn e territorit tė Republikės sė Shqipėrisė, veēanėrsiht nė segmentin Milot-Rrėshen dhe Kalimash-Kukės, - u shpreh ai pėr mediat. Pėrveē kėsaj, ministri Basha pėrmendi mundėsinė e kryerjes sė marrėveshjeve koncesinare pėr segmente tė ndryshme tė rrugės, si nga pala shqiptare, ashtu dhe ajo e Kosovės. Sipas tij, variant tjetėr i mundshėm ėshtė krijimi i partneritetit publik privat ose ai i kreditimit nga institucionet ndėrkombėtare. Ėshtė shfaqur interes nga njė numėr i madh kompanish me peshė specifike nė rajon pėr marrjen me koncesion tė segmenteve tė veēanta tė kėsaj rruge, tė cilat pėrbėjnė edhe bazėn e konsiderimeve tė qeverisė, qoftė pėr politikė tė pastėr koncesionare, qoftė pėr partneritetin publik privat, - ka shpjeguar Lulėzim Basha, duke shtuar mė tej se, Shteti do tė marrė pjesė nė kėto koncesione me skema ose pėr tė lehtėsuar, apo stimuluar interesin e kompanive koncesionare, ose aty ku ėshtė me interes pėr tė qenė njė aksioner nė ndėrtimin e akseve strategjike si ai Durrės-Prishtinė. Nga ana e tij, ministri i Kosovės, Qemal Ahmeti, bėri tė ditur se brenda temės kryesore tė bisedės me homologun shqiptar, e cila i takonte ndėrtimit tė autostradės Prishtinė- Durrės, u trajtuan tė gjitha mundėsitė pėr pėrfundimin e saj brenda kėtij katėrvjeēari. Ne nė Kosovė kemi hartuar tashmė projektin bazik dhe tani jemi duke pritur zhvillimin e hapave tė tjerė tė vazhdimėsisė sė punės lidhur me kėtė projekt tė pėrbashkėt, - tha ai. Ndėrkaq, pėrveē diskutimit pėr pėrfundimin e kėtij segmenti rrugor, ministrat Basha dhe Ahmeti u ndalėn nė liberalizimin e transportit detar dhe atij ajror midis dy vendeve.
Porti i Shėngjinit
Ministri i Transporteve, Lulėzim Basha, pohoi se qeveria shqiptare po intensifikon pėrpjekjet pėr ta kthyer Portin e Shėngjinit nė njė port tė lirė pėr pasagjerėt kosovarė. Ne trajtuam nė veēanti ēėshtjen e pėrdorimit tė Portit tė Shėngjinit si njė port i lirė pėr Kosovėn me tė gjitha avantazhet ekonomike tė kėtij kualifikimi si dhe tė intensifikimit tė trafikut tė mallrave e tė pasagjerėve nė Portin e Durrėsit, - tha ai. Nga ana tjetėr, ministri Basha nė emėr tė qeverisė konfirmon heqjen e taksės pėr automjetet kosovare dhe taksės sė plotė pėr kosovarėt nė Portin e Shėngjinit. U angazhova nė emėr tė qeverisė shqiptare pėr heqjen e taksės pėr automjetet kosovare qė hyjnė nė territorin tonė, fenomen ky i cili shkakton jo pak shqetėsim vonesash dhe shpeshherė lė vend pėr abuzime, shpjegoi ai lidhur me kėtė temė. Sipas ministrit tonė tė transporteve, me heqjen e taksės pėr automjtetet qė hyjnė nga Kosova, do tė rritet volumi i shkėmbimit tė mallrave, njerėzve dhe shėrbimeve tė tjera midis dy vendeve. Gjatė takimit tė djeshėm, i cili u konsiderua si shumė i frytshėm nga tė dyja palėt, u fol gjithashtu pėr rolin qė duhet tė luajė infrastruktura aeroportuale, dhe nė veēanti pėrgatitja e aeroportit tė Kukėsit. Nė atė qė ministrat e quajtėn urė ajrore midis dy vendeve, njė tjetėr pikė me interes gjatė diskutimit, ishte dhe liberalizimi i transportit ajror, nėpėrmjet rritjes sė frekuencės midis Tiranės dhe Prishtinės, pėrmirėsimit tė shėrbimit nė trafikun ajror, si dhe nė uljen e ēmimit tė biletės sė avionėve. Ndėr perspektivat e ardhshme tė transportit midis Shqipėrisė dhe Kosovės, mendohet gjithashtu tė krijohet edhe njė linjė hekurudhore nė segmentin Prizren-Rrėshen.
26/10/2005
Krijoni Kontakt